Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 68
  1. #31
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Engjellushke, edhe pse bie dakort ne disa pika, koncepti yt mbi moralin s'me duket i qarte. Ti thua qe "morali perben nje sere rregullash te vendosura nga njeriu ose natyra per te siguruar mbijetesen e qenies." Atehere, si ka mundesi qe kafshet, qe nuk kane moral, te ekzistojne ne lloj lloj speciesh? Ato hane njera tjetren apo jo?

    Une them se morali eshte nje marreveshje qe bejne njerzit midis tyre per te qene pjesetare te nje shoqerie te "te civilizuar." Morali vihet ne dukje vetem ne relatat tona me te tjeret.

    Veshtruese, nese une zgjedh te vras veten, eshte kjo e moralshme apo e pamoralshme?
    Summertime, and the livin' is easy...

  2. #32
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar më parë nga Cupke_pe_Korce
    Veshtruese, nese une zgjedh te vras veten, eshte kjo e moralshme apo e pamoralshme?
    Nqs e vret veten ne menyre te bukur, eshte e moralshme.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #33
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar më parë nga Cupke_pe_Korce
    Veshtruese, nese une zgjedh te vras veten, eshte kjo e moralshme apo e pamoralshme?
    Jam shprehur me pare se mendoj qe e moralshmja ekziston ne vend qe ti sherbej ekzistences se individit (dhe pastaj shoqerise). Nese dikush vret veten atehere si eshte duke i sherbyer ky njeri ekzistences se tij? Pra, arrim konkluzionin se vetvrasja eshte dicka e pamoralshme....

    naten e mire

  4. #34
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Ah po ju duhet Evropa juve!...

    Te me falni per nderhyrjen, po nje kafe desha une... as te embel e as te hidhur, vetem e zeze te jete...

    Nuk e di nga ka marre shkas Cupka per te hapur kete teme por une po marr shkas se me ka marre malli te haem me ndonje "koke"...

    Na ishte cna ishte nje fshatar qe ishte bere kapse e nuk dilte dot jashte i shkreti... Jep e merr, jep e merr (dha e morri, dha e morri...) i shkreti nuk dilte dot jashte, jo qe jo. Pas dy ditesh del fshatari, nga water closet, i bere dylle, kush e di ckishte hequr... Shkon ne shtepi kur cfare te shikoje... e gjithe familja eshte mbledhur dhe te tere po qajne njeri mbi supin e tjetrit. Kur e shikon e shoqja te shoqin makthet e tera : "Po ku ishe?..." e pyet gruaja te shoqin, fshatarin me nje llaf. "Po ne... ne... atje isha, i thote fshatari duke i bere nje shenje me koke." "Po dy dite per te bere m... burre i dheut, therret e shoqja, na ngrive gjakun o derdimen." "Ah po m... jam une, pergjigjet i shoqi."

    Eh ne fakt po te lexosh mire biografine et Flauberit, meson, nder te tjera, se "Madame Bovaryne" e ka shkrojtur ne nje kohe shume te shkurter, ku vete autori ishte ne nje gjendje midis skizofrenise, depresionit, dhe ekstazes... Dhe, per ti rene shkurt, kur eshte shprehur "Madame Bovary c'est moi.", nga cme kane mesuar, e nga ckam pare e degjuar, me duket se e ka thene "thjesht" per te bere te ditur faktin se ai si autor, pergjate shkrimit te vepres, kishte perjetuar (dhe asgje me pak) gjithçka qe kishte perjetuar personazhi i tij "Madame Bovary"...
    Besoj se konluzionin e nxirrni vete por megjithate po e them edhe une... apo jo lere fare!

    Me duket se kini "ekstrapoluar" (nuk ja di mire kuptimin ekstrapolimit keshtu qe mos ja vini veshin), pak si shume por sidoqofte...

    P.S. Cupke po pres kafen une!...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  5. #35
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Kurse une them se ideja ime mbi moralin pershin brenda saj pervec moralit individual, qe ti e mohon, edhe moralin per relatat midis njerezve.

    Citim Postuar më parë nga Cupke pe Korce
    Atehere, si ka mundesi qe kafshet, qe nuk kane moral, te ekzistojne ne lloj lloj speciesh? Ato hane njera tjetren apo jo?
    Te bej dy pyetje une? Kete trick-un ne kjo pyetja vete e vure, apo ishte logical fallacy?

    Kafshet hane specie te tjera, jo njera tjetren ne shumicen e rasteve. Edhe njeriu ha kafshe te tjera per t'u ushqyer.

    Nejse buh-bye, se vertet po i del lengu kesaj temes, apo ashtu me duket mua?
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  6. #36
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Eh? Me shastiset fare me duket. Pra ti e quan te moralshme kur nje specje ha nje tjeter, por jo llojin e vet. Bukur fort! Gjarpri ha bretkoca por jo gjarprinj. Bie dakort me ty- shume dakort! Po kur njerzit 'hane' njerez, a nuk eshte e njejta gje? (shembull konkret: amerikanet bombarduan irakenet!)

    Per me teper, kur ju me thoni se morali eshte individual, si ka mundesi qe ekzistojne ligje ne bote? Jo se, llogjikisht, nese do te kishim moral individual s'do na duheshin kushtetuta - c'do njeri do te dinte si te sillej apo vepronte ne menyre te moralshme.

    ps. ok, koha per armepushim.
    Summertime, and the livin' is easy...

  7. #37
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    gati tu! (i salut you all)

    Nuk e di si mund te krahasoni ekzistencen e kafsheve te tjera me ekzistencen e njeriut. Vete perparimi njerezor nga ana mendore nuk e ben te mundur ate krahasim ekzistence... Ndoshta duhet ta pyesim veten se cdo te thot te ekzistosh (e megjithate, e kam permendur me pare se Descartes e ka pershkruar me se miri se cdo te thot te ekzistosh)...

    Morali eshte i lidhur me individin (pastaj shoqerine) e jo me kafshet pa arsye Cupke... Nese i keni lexuar postet e meparshme kam then se morali poashtu eshte i lidhur me ndergjegjen, etc... (nuk kam kohe ti perseris...)

    Persa i perket ligjit, vetem se kam then qe morali eshte individual se pari, nuk do te thot se ai nuk i perket edhe shoqerise, se dyti...

    diten e mire

    ps: me uroni fat ne provim sot...

    ps 2: ne fakt tema do te ishte interesante edhe nese devijonte disi te perfshinte diskutimin e bombardimit te amerikes ndaj irakut... por kjo kerkon shume me shume kohe dhe shembuj...ndoshta me vone...

  8. #38
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Pi kafe ti pi, qe te pifte bukla...

    Harrova te tregoj nje episod : kaq e nderlikuar dhe madheshtore kishte qene nderlidhja, marredhenia midis autorit dhe personazhit sa qe kur personazhi i Emmas, pasi kishte kullufitur ato ilaçet (barbituriket a ku di une cfare qene...), e pra pasi kishte gelltitur ilaçet per te vrare veten, zgjohet ne nje moment dhe ja jep te vjellit, nxjerr jashte gjithe permbajtjen e stomakut, dhe ne te njejten kohe Flaubert-i ja dha gjithashtu te vjellit... se nuk duronte dot... Ku ishte nje nga episodet qe e beri Flaubert-in te thote : "Madame Bovary c'est moi."

    Keshtu qe, o artista te se ardhshmes, mendojeni mire marredhenien midis shkrimtarit dhe te shkruarit, midis atij qe shkruan dhe atij qe eshte i shkrojtur... Ne nga korça kemi nje shprehje : "O lalke, s'eshte akullore, e merr e lepin njehere dhe..."

    Nejse, nejse me te mira...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  9. #39
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar më parë nga korçar
    Pi kafe ti pi, qe te pifte bukla...
    Keshtu qe, o artista te se ardhshmes, mendojeni mire marredhenien midis shkrimtarit dhe te shkruarit, midis atij qe shkruan dhe atij qe eshte i shkrojtur... Ne nga korça kemi nje shprehje : "O lalke, s'eshte akullore, e merr e lepin njehere dhe..."

    Nejse, nejse me te mira...
    Se cfare ka dashur te thot autori ka rendesi. Por akoma me e rendesishme per mua eshte menyra se si i mendojm ato qe lexojm, jo vetem ne kontekstin qe i ka shkruajtur autori ato...

    ju uroj suksese te gjitheve

  10. #40
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Citim Postuar më parë nga Cupke_pe_Korce
    Po kur njerzit 'hane' njerez, a nuk eshte e njejta gje? (shembull konkret: amerikanet bombarduan irakenet!)
    Mundesia ekziston qe te rrime edhe brenda shinave, po te duam. Se nga nje specie qe ha nje tjeter u hodhem ne konflikte brenda per brenda species. Sidoqofte, ujkut pra, qe s'ka moral, i falet te haje ujq bebe te vegjel kur eshte i uritur, sepse ai s'ka moral, kur u ndane ashtu i rane dhe ukjut te shkrete. Kurse njeriu idealisht duhet te gjykohet me ashper ne raste te tilla, sepse ai i ka kushtet fiziologjike, psikologjike e ku di une per te pasur moral.

    Per me teper, kur ju me thoni se morali eshte individual, si ka mundesi qe ekzistojne ligje ne bote? Jo se, llogjikisht, nese do te kishim moral individual s'do na duheshin kushtetuta - c'do njeri do te dinte si te sillej apo vepronte ne menyre te moralshme.
    Pse po te thote ligji hidhu ne lume, apo si ne Indi qe i diskretitojne vejushat se ju duket sikur ju sjellin fat te keq njerezve rrotull, apo si ne Marok ku ju presin duart hajduteve me sopate, do ishe dakord ti?
    Duket qe s'po flasim njelloj per moralin bashke. Ke quan ti moral individual? Mos po e barazon me pagabueshmeri te njeriut? Une aspak! Edhe morali individual, po ashtu si ligjet dhe kushtetutat e vendeve "te civilizuara", perbehet nga rregulla (te pashkruara, por te ditura) per te drejtuar sjelljen e njeriut ne nje kah apo nje tjeter.

    Armepushim? Lufte? Une thashe se po benim nxemje deri tani. (Se shaka bej dhe une po he.)


    Korcar dakord. Tani, sa per kuriozitet, ajo madama ja futi ekstrem me arsenik. Me duket se njerezit filluan te vdesin nga varja prej barbiturateve ne kohe paksa me moderne, si Marilyn Monroe per shembull.

    Kam nje klase aq te gjate sot, sa me duhet nje nga keto kafet e zeza qe thoni ju, me patjeter, para se te shkoj atje. Au revoir!
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •