Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Vritet me arme zgjarri,per arsye te nje vajze!!

    Tronditet serish Tropoja, kete rradhe me nje ekzekutim makaber ne mes te shkolles se mesme. Eduart Alia, maturanti 18 vjecar, u perlesh me shokun e tij moshatar Artan Hyseni, per shkak te nje vajze, gjithashtu nxenese dhe kur ne mes hyri mesuesi i tyre kujdestar Ilir Alia, per t'i ndare, hapi zjarr ndaj tyre, me nje pistolete qe nxorri nga brezi. Te plagosurit u derguan ne Gjakove, por arsimtari nderroi jete. Paniku mes nxenesish dhe zhdukja e autorit, edhe ai ne Kosove

    TROPOJE - Nje ngjarje e rende ndodhi dje prane nje shkolle te mesme ne Zogaj te Tropojes, duke shkaktuar vdekjen e nje mesuesi, qe perpiqej te evitonte gjakderdhjen mes dy nxenesish. Ilir Alia 26 vjec lindur dhe banues ne fshatin Zogaj te Hasit ka gjetur vdekjen ne spitalin e Gjakoves, ndersa shoku i tij 18 vjecar Artan Hyseni eshte ne gjendje te rende shendetesore pas plageve te marra nga pistoleta e 18 vjecarit Eduart Alia. Ngjarja e rende ka ndodhur dje rreth ores 10.00, kur Eduart Alia nga fshati Zgjec i Hasit kishte shkuar ne fshatin fqinje Zogaj te Tropojes. Pas nje grindjeje ne afersi te shkolles se mesme te fshatit, Eduart Alia ka qelluar me pistoleten e tij dy bashkefshataret e tij.

    Grindja per nje vajze

    Gjithcka ka nisur pak para mesdites se djeshme. Ishte koha e pushimit te madh kur tre te rinj, mes tyre edhe mesuesi 26 vjecar, Ilir Alia, jane gjendur ne shkollen e fshatit Zogaj te Tropojes dhe prane saj kane nisur te grinden. Burimet policore, bene te ditur se Eduart Alia, 18 vjec me banim ne Zogaj, ishte nxenes maturant i shkolles se mesme te ketij fshati. Ai ka nisur te debatoje me shokun e tij te vitit te trete te kesaj shkolle, Artan Hyseni, 18 vjec. Policia referuar edhe deshmive qe mblodhi ne vendin e ngjarjes, tha se sherri mes dy te rinjve ka ardhur nga konflikti i lindur mes tyre per nje vajze po e kesaj shkolle, qe duket se pelqehej nga te dy djemte e rinj.

    Ekzekutimi

    Ne momentet qe Eduart Alia, ka debatuar me shokun e shkolles ARtan Hysenin, ka mberritur prane tyre edhe Ilir Aliaj. Ky i fundit, 26 vjec dhe banues ne fshatin Zogaj te Tropojes, ishte mesues i historise dhe gjeografise ne shkollen e mesme te fshati Zogaj. Sipas policise, mesuesi qe ishte edhe kujdestar ne klasen e te plagosurit qe mbijetoi, ka bere perpjekje qe te neutralizohet sherri mes dy djemve. Ne fakt situata vecse ka precipituar. Ne sherrin mes dy djemve per vajzen e shkolles qe kishin piketuar te pakten njeri prej tyre, eshte pleksur edhe mesuesi. Ne gjaknxehtesi e siper, Eduart Alia, ka nxjerre nga brezi nje pistolete TT dhe me te ka nisur te hape zjarr. Plumbat ishin fatale sepse shkaktuan plage te shumta dhe serioze, te mesuesi Ilir Alia dhe nxenesi Artan Hyseni.

    Dergimi ne Kosove

    I plagosur rende, 26 vjecari nga Zogaj i Tropojes, eshte derguar nga koleget dhe te aferm ne spitalin e Gjakoves, por nuk arriti te mbijetoje pasi nderroi jete pak ore me vone. Ndersa shoku i tij 18 vjecar Artan Hyseni eshte ne gjendje te rende shendetesore pas plageve te marra nga pistoleta e 18 vjecarit Eduart Alia.

    Zhduket autori

    Policia e Tropojes dhe forca te tjera policore nga Komisariati i Hasit kane mberritur ne vendngjarje nderkohe qe vrasesi ka mundur te ike nga zona prane krimit qe kreu. Per kapjen e tij, jane mobilizuar forca te shumta policore madje eshte njoftuar dhe policia e Kosoves pasi ai mund te kete kaluar kufirin qe eshte fare prane fshatit ku ndodhi ngjarja. Policia thote se ende nuk ka sqaruar motivet e vrasjes, por po heton dhe rreth grindjes qe mund te kene patur te rinjte per ndonje vajze te shkolles, ne te cilen mesojne dhe vajzat e fshatit Zgjec te rrethit te Hasit, pasi ky fshat eshte shume prane atij Zogaj qe i perket rrethit te Tropojes. Policia tha se dyshon shume qe nxenesi Ilir Alia, te kete qelluar mesuesin e tij me pistolete, nderkohe qe shenjestra e tij ishte Artan Hyseni.

    NGJARJA

    Viktimat

    I vdekur

    ILIR ALIA, 26 vjec

    Lindur dhe banues ne fshatin Zogaj te Tropojes

    Mesues i histori-gjeografise dhe mesues kujdestar i te plagosurit

    I plagosur

    ARTAN HYSENI, 18 vjec

    Lindur dhe banues ne fshatin Zogaj te Tropojes

    Nxenes ne vitin e trete te shkolles se Mesme Zogaj

    I dyshuar ne kerkim

    EDUART ALIA, 18 vjec

    Lindur dhe banues ne Zgjec te rrethit te Hasit

    Nxenes ne vitin e katert te shkolles se Mesme, Zogaj

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2005
    Vendndodhja
    te guri i shqipes
    Postime
    92
    Tragjedi pa dyshim.
    Edhe une e njoh nje njgjarje te ngjajshme qe ka ndodhur ne vitin 88-89 ne nje fshat ne afersi te Tetoves por eshte histori shume e gjate dhe ndoshta e tregoj nje here tjeter.
    Ngushllime familjes se Ilir Aliut dhe Artan Hysenit i deshiroj sherim sa me te shpejte.
    Fjala e urte,eshte fjale e zjarte

Tema tė Ngjashme

  1. Hakmarrja, vritet nėna e emigrantit
    Nga GiSHteZa nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 169
    Postimi i Fundit: 06-05-2009, 17:24
  2. Vritet adoleshentja, refuzoi trafikimin
    Nga iliria e para nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 10-11-2006, 19:28
  3. Londėr: Burg pėrjetė vrasėsit shkodran
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 21:34
  4. Vritet kėshilltari i Arbėr Xhaferrit
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-06-2004, 14:19
  5. A ben te vritet njeriu ne Ramazan ???
    Nga Shėn Albani nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 21-01-2003, 20:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •