POGRADEC- Ka ardhur menjėherė nga emigrimi nė Greqi pasi ka mėsuar lajmin se pas tre vajzave gruaja e tij ka lindur djalė, por e ka gjetur tė vdekur bashkėshorten e tij. 38- vjeēarja Bedrie Avdullari, nga fshati Lin, ka gjetur vdekjen dy ditė mė parė, disa orė pas lindjes sė njė djali me peshė 4 kg. Si pasojė e njė hemorragjie tė brendshme, ndonėse nėn kujdesin e mjekėve dhe tė nje ndėrhyrjeje kirurgjikale, gruaja nuk ka mundur te shpėtojė nga vdekja duke lindur njė djalė te mbarė me peshė 4 kg.
Ngjarja ka futur nė dėshpėrim tė plotė tė afėrmit e gruas, nėnė e katėr fėmijėve, por ėshtė bėrė dhe objekt i hetimeve tė policisė sė Pogradecit. Oficeri i policisė gjyqėsore, Ilir Zhupa, tha dje pėr gazetėn se sipas ekspertizės rezulton se shkak i vdekjes sė nėnės 38-vjeēare ka qenė njė hemorragji e brendshme, qė nuk ka qenė e mundur tė ndalet nga mjekėt pas lindjes.
Nė shtėpinė e viktimės
Familja Avdullari banonte pranė xhamisė sė fshatit, nė njė shtėpi buzė liqenit, nė fshatin Lin, qė ndodhet rreth 20 km larg qytetit tė Pogradecit. Prej dy ditėsh aty ka rėnė zija. Tre vajzat e shtėpisė, mė e madhja e tė cilave 15 vjeē, u gėzuan shumė kur mėsuan se nėna e tyre u lindi njė vėlla dhe menjėherė kishin telefonuar babanė e tyre emigrant nė Greqi. Kryefamiljari Astrit Avdullari ka ndėrmarrė menjėherė udhėtimin drejt Shqipėrisė, pa e ditur se katėr orė pas lindjes, gruaja e tij kishte ndėrruar jetė. Mėsoi gjithēka kur mbėrriti nė oborrin e shtėpisė, teksa pa duke qarė tre vajzat e tij, Fabiolėn 15 vjeē, Orestėn 12 vjeē, dhe Ambrėn 10 vjeē. Dje nė dhomėn e burrave qėndronte babai i Bedries, Vezir Alla, bashkėshorti i saj Astriti dhe shumė tė afėrm tė tjerė. Sdimė ētė themi. U gėzuam qė vajza lindi djalė dhe kur na thanė se i duhej gjak u nisėm urgjent nga Rrajca (vendlindja e Bedries). Tė 6 vėllezėrit e Bedries dhanė gjak, por ajo nuk mundi tė shpėtojė,- thotė babai i 38-vjeēares. Ndėrsa Astriti pėrlotet dhe thotė se e keqja ska fund.
Mjekėt
Mjeku gjinekolog, Refki Pere, i cili u kujdes pėr nėnėn 38-vjeēare gjatė lindjes, ishte i tronditur nga ngjarja qė kishte ndodhur. Ka dy ditė qė nuk fle. Bėmė tė pamundurėn pėr ta shpėtuar,- thotė mjeku Pere. Sipas tij, shkak ka qenė njė hemorragji e brendshme qė nuk pushonte. Ne i dhamė gjak nėnės dhe mė pas e futėm dhe nė operacion, duke i hequr dhe mitrėn, por shpėtimi i jetės sė saj ishte i pamundur,- shpjegon mjeku. Sipas tij, fėmija lindi nė peshė shumė tė madhe. Po ashtu dhe mosha 38- vjeēare e Bedries Kėto kanė ndikuar nė hemorragji. Ne bėmė tė pamundurėn; pėrsėrit mjeku Refki Pere.
Krijoni Kontakt