Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Lypesja, 12 vjece prostitute dhe ... nene

    Lypesja, 12 vjece prostitute dhe ... nene
    E Premte, 22 Prill 2005

    Historia e lypeses-prostitute qe nuk mundi dot te riintegrohej ne jete. Fati i saj i zi dhe ne familjen e burrit, ku te gjithe anetaret jane lypesa. Sot 20 vjec dhe me nje femije ne krah, lyp rrugeve te kryeqytetit si dikur megjithe ndihmen e ofruar nga Sherbimi Social Nderkombetar

    Blerina Moka

    Nuk ka mundur t'i shpetoje dot fatit te saj sic duket te shkruar nga lart. E ka ndjekur rruga qe ne moshe fare te vogel dhe pse sot vetem nje gje ka ndryshuar, ardhja ne jete e nje krijese te pafajshme. Elona eshte nje nder te shumtat vajza shqiptare qe gjendja e keqe sociale dhe me keq akoma, dhuna fizike ne familje, fatkeqesisht nga nena, e detyron te prostituoje qe ne moshen 12 vjec. Nuk flet per ikjen e saj ne shtetin fqinj italian, nuk flet as per ata qe siguruan vajtjen e saj financiarisht atje, jo, per te gjithcka duket si e harruar, me te vetmin detaj jo pak te rendesishem, kthimin prej andej me nje foshnje s'dihet se ku e si, por nje fakt jo i patolerueshem. E rritur ne nje familje lypesish, e martuar po ne nje familje te tille, duket se cdo gje paska qene e thene qe ajo t'i rikthehet rruges dhe pse jo me deshire.

    Ngjarja

    Prinder te papune, te ndare mes tyre, sherri dhe dhuna ne familje detyrojne 12 vjecaren e vogel te lype rrugeve se bashku me motrat dhe vellezerit e saj. Rrihej keq nga e ema dhe kjo situate e detyron te bjere ne duart e trafikanteve te cilet e dergojne rrugeve te Italise, sepse vajza dhe pse e vogel kishte nje bukuri dhe zhvillim qe binte teper ne sy. Ne pranveren e vitit 19998, agjente te policise italiane e gjeten vajzen qe prostituonte ne rruge. Verifikimet mjekesore dhe me pas zyrtare hodhen poshte pohimet e vajzes qe kish mashtruar per moshen. Ajo ishte 12 vjec dhe jo 18 sa kishte rrefyer. Policia italiane dhe sherbimi social ne ate vend i japin vajzes se vogel gjithe ndihmen e nevojshme per t'u riintegruar dhe per dy vjet jeta dukej sikur rrodhi e qete. Ne qendren sociale italiane nuk dihet se si por ajo mbetet shtatezane dhe vendos te kthehet ne Shqiperi, se bashku me femijen e saj te mitur. Nuk ka preferuar vendin e huaj per te rritur femijen e mbetur jetim qe ne barkun e nenes, por i ka kerkuar autoriteteve kthim te menjehershem drejt familjes ku ka dashur te rrise te birin. Por ky vendim i saj nuk eshte mirepritur dhe aq nga autoritetet e sherbimit social nderkombetar, megjithate eshte respektuar deshira e Elones. Nga ana tjeter, sipas pohimeve te autoriteteve shqiptare, qendrimi i SHSN- nuk ka qene i pamotivuar. Frika se vajza mund te binte pre serish e trafikanteve te cilet dhe e cuan trotuareve te Italise, ishte shkaku kryesor me te cilin motivohej dhe frika e njefare dyshimi i autoriteteve shqiptare.

    Ne familje dhe sot, e njejta situate e pandryshuar

    Malli per familjen e motrat i eshte shuar shpejt sapo ka pare se situata ka mbetur e njejte pas 2 vitesh largim. Nuk kane dashur te integrohen ne projektet e ofruara nga Sherbimi Social Nderkombetar, asnje nga pjesetaret e familjes se saj, por te gjithe i jane sulur rruges, si i vetmi burim i te ardhurave per te mbijetuar. E detyruar t'i pershtatet serish jetes qe nuk e la te qete per asnje cast, dhe sot e kesaj dite itinerari i saj eshte po ai, tek sheshi "Avni Rustemi" ne kryeqytet-Pazari i Ri. Te gjithe qe e njohin, u duket sikur koha eshte ndalur dhe ajo eshte serish e vogel 12 vjec dhe kerkon lemoshe per te perballuar jetesen, por me nje ndryshim. Sot mban femijen e vogel ne krah qe ende nuk e di pse fati deshi qe ai te rritej ne nje familje te tille.

    E martuar ne nje familje lypesash

    Nuk ka qene e shkruar qe fati i saj te ndryshoje rrjedhe. Edhe pse e bukur nga natyra, vajza-nene nuk ka mundur t'i jape dot te birit nje familje te rregullt, por I ka falur vec...rrugen. E detyruar serish te lype ne rruge per te mbajtur femijen gjalle, vajza ka perfunduar ne nje familje te cilet "praktikonin" zanatin e lypesit. Te dhjete anetaret e saj, qe nga vjehrra e saj apo dhe nena e vajzes te cilet bashke me Elonen vazhduan te lypnin dhe pse ju ofrua nje ndihme jo pak e vogel nga Sherbimi Social Nderkombetar. Specialistet prane ketij sherbimi konfirmojne faktin se familjes se Elones i eshte ofruar kualifikim profesional per te rinjte e familjes, punesim te Elones, te nenes dhe vjehrres se saj, sistemimin i femijes se saj ne cerdhe futje e femijeve te tjere ne shkolle dhe keto ndihma jane shoqeruar edhe me nje pakete ushqimore, veshje, libra e lodra per femijet. Por asnje nga keto s'u bene realitet, sepse vete anetaret e familjes se saj nuk deshen. Nuk dihet nga se dhe pse kjo familje zgjodhi rrugen, por nje gje dihet e sakte. Elona sot eshte lypese si dikur, por dhe nje nene ku ne krah mban nje femije, te cilit eshte e bindur se nuk do dije t'i shpjegoje arsyen pse zgjodhi kete fat.

    Nje denoncim ne polici nga Sherbimi Social Nderkombetar
    E Premte, 22 Prill 2005

    Nje rast i rralle por ja qe ndodh. Nje denoncim ne polici per refuzim te ndihmes ekonomike dhe shfrytezim te te miturve. Dhe e gjitha kjo vetem nga nje familje e perbere prej 10 vetash. Prinderit, me te ashperit qe detyrojne femijet te lypin rrugeve, dhe me keq akoma nusen e djalit te tyre se bashku me nje femije ne krah. Sherbimi Social, megjithese i ofroi gjithcka, nuk pati asnje rezultat ne integrimin e femijeve dhe te rriturve te kesaj familje. Per kete SHSN vendosi te denoncoje rastin ne fjale, i pari i ketij lloji. Sipas nje raporti te ketij sherbimi drejtuar organeve te policise tregohet gjithe gama e sherbimeve ofruar qe nga dita kur u realizua kthimi i Elones ne Shqiperi. "Kthimi i saj u shoqerua me nje pakete ndihme per rintegrim. Per shkak te shtatzanise reintegrimi behej i veshtire por u ndihmua te perballonte mirerritjen e femijes. Me vone, Elona dhe familja e saj u futen ne projektin e ndihmes per parandalimin e trafikimit, projekt i realizuar per femijet e rruges. Elones dhe familjes se saj iu ofruan disa lloj alternativash per te dale nga situata e tyre e veshtire dhe keto ndihma u shoqeruan edhe me nje pakete ushqimore, veshje, libra e lodra per femijet. Me mbarimin e projektit, Sherbimi Social Nderkombetar kerkoi te vazhdoje ndihmen per Elonen dhe 150 femije te tjere duke kerkuar financime nga nje sere organizmash, por Elona gjendet perseri ne rruge, ne krahe ka femijen e saj te vogel dhe u kerkon kalimtareve lemoshe per te perballuar jetesen"-mbyllet raporti i SHSN-se derguar organeve te policise.

    Marre nag Korrieri

  2. #2
    vlonjate moj ti Maska e bija_e_detit
    Anėtarėsuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    ne zemren tende pa te cilen sjetoj dot
    Postime
    365
    jeta eshte bu..ter thone amerikanet , ja nje shembull
    ti gjithmone me thua jeta eshte e bukur ndaj te kam jete

  3. #3
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anėtarėsuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,946
    eh o zot thuj a ka nje dite qe mos ndodhin kto gjera ne kte jete ne kte bote qe jetojme?
    kur do ndalohen kto vrasje vetvrasje perdhunime prostitucione?
    kush eshte fajtor per te gjitha kto qe po ndodhin ne kte jete qe jetojme?

    dhe sa dhe sa akoma do vazhdoj kshu.
    Takohemi Ditėn e Gjykimit

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Fotzenland
    Anėtarėsuar
    23-04-2005
    Postime
    85
    Eduardo dukesh qe e ndjen thelle. Mos te ka ndodhur dicka e ngjashme ty?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fotzenland : 24-04-2005 mė 05:54

  5. #5
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anėtarėsuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,946
    Citim Postuar mė parė nga Fotzenland
    Eduardo dukesh qe e ndjen thelle. Mos te ka ndodhur dicka e ngjashme ty?
    nuk eshte se me ka ndodh mua por i ka ndodh popullit shqiptar
    ne qofte se ty ste prek ste vjen keq per kto qe i ndodhin popullit shqiptar atehere ky ehste mendimi juaj ,cdo njeri jep mendimin dhe ate qe ndjen per te then ktu

    Flm
    Takohemi Ditėn e Gjykimit

  6. #6
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Citim Postuar mė parė nga Fotzenland
    Eduardo dukesh qe e ndjen thelle. Mos te ka ndodhur dicka e ngjashme ty?

    Kush nuk e ndjen thelle dicka te tille ?

    Teper i dhimbshem fati i vajzes, por fatkeqesisht s'eshte e para e as e fundit,
    mjere ato femi qe lindin me rriskun te behen te tille, fatkeqesi e madhe.

Tema tė Ngjashme

  1. Flete nga ditari i nje prostitute
    Nga whisper nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 09-12-2015, 11:49
  2. Prostitutė me urdhėr tė vjehrrės
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 21-01-2007, 16:48
  3. Si u bera prostitute
    Nga Klevis2000 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 25-06-2005, 03:24
  4. Te punosh si prostitute shkatrron jeten!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 20-09-2004, 13:08
  5. Rrėfimi: Ėndrra ime ishte tė bėhesha prostitutė
    Nga Beqari002 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •