NJU-JORK
Disa ditė mė parė, ambasadorja e SHBA-sė nė Tiranė, zonja Marsi Ris, nė takimin publik me 'FULBRIGHT'-istėt shqiptarė, i kushtoi gjithashtu pasion, inkurajim dhe vėmendje tė veēantė pikėrisht edhe faktit tjetėr dhe po aq tė rėndėsishėm, atij ēfarė pritet nga njė numėr gjithmonė e nė rritje studentėsh shqiptarė qė sot po shkollohen nė Amerikė. "Tashmė, - porositi dhe ftoi ajo, - kėta studentė duhet tė ndihen tė mirėpritur kėtu nė Shqipėri, nė mėnyrė qė tė sjellin dhe kultivojnė formimin perėndimor, arsimimin, kulturėn dhe praktikat komunitare amerikane".
Nė shkrimin e mėposhtėm, qė paraqet ecurinė dhe integrimin e shkėlqyer tė njė vajze shqiptare nė jetėn dhe shkollėn amerikane, nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet se njė porosi e tillė do tė vlejė mė vonė edhe pėr kėtė vajzė tė quajtur Alba Topallaj.
E djeshmja nė Shqipėri...
E lindur nė Tiranė mė 1988, e bija e prindėrve Majlinda dhe Marketin Topallaj, ish-nxėnėse e shkollės "Avni Rustemi" nė Tiranė, ka afro gjashtė vjet qė ėshtė larguar nga Shqipėria dhe banon nė SHBA, nė Kuins tė Nju-Jorkut. Megjithėse tashmė e integruar nė jetėn amerikane, ajo vazhdon tė thotė: "Shqipėria, natyrisht, mė pėlqen shumė. I ruaj ende tė freskėta kujtimet. Kujtoj me nostalgji Tiranėn time tė dashur, ku linda e u rrita. Mė merr malli pėr rrugėt dhe shkollėn atje, pėr tė afėrmit e mi tė dashur, pėr mėsueset aq tė mira, shokėt e shoqet e klasės, pėr tė gjithė, tė gjithė ... pėr shoqet e dashura tė mia atje. Megjithėse kėtu kam shumė nga tė afėrmit e mi dhe mjaft shoqe e shokė tė rinj, pėrsėri mė merr shumė malli pėr gjyshen, nėna Rozėn dhe 2 kushėrirat e mia, Vilmėn dhe Renatėn, mė merr malli pėr tė gjitha ato shoqe qė lashė nė Tiranė, pėr motrat Besforta dhe Endrita Mulleti, pėr motrat Larisa dhe Odeta Agovi dhe shumė shoqe tė tjera". Dhe mė tej Alba vazhdon tė tregojė se do ta ketė mjaft tė vėshtirė tė harrojė dhe tė shpėtojė edhe nga gjithė ajo ēka ka pėrjetoi me ngjarjet e vitit 1997: "...Vetėm Zoti e di, ai na shpėtoi ..., - vazhdon ajo. - " Kurrė nuk do tė mė fshihet nga mendja ajo ditė kur njė vajzė tė lagjes, gjatė njė pėrleshjeje me armė midis dy bandave nė lagjen tonė, dikush prej tyre e vrau nė pragun e shtėpisė sė vet ... Ishte humnerė plot tmerr ... panik ... trishtim ... Si tė ta shpreh ? ... Nuk ndieje mė as tė djeshme ... Nuk shihje mė as tė nesėrme ... ! Megjithatė ..."
E sotmja nė Amerikė...
Fillimi i mėsimeve nė klasėn e 6-tė tė shkollės "Ridgewood I. School-Queens" nė shtator tė vitit 1999, qe mjaft i vėshtirė. Gjuha, kultura e komunikimit, mangėsitė dhe diferencat e dukshme arsimore, vėshtirėsia pėr t'u integruar dhe pėr t'u kuptuar me mėsuesit dhe bashkėnxėnėsit e rinj amerikanė, patjetėr qė pėr t'u ndier pjesė e kėtij realiteti tė ri, e bėnė tė posaardhurėn tė 'djersisė mirė'. "Kisha mėsuar pak anglisht nė Shqipėri, - thotė Alba, - por gjuhėn e librave e jo atė tė amerikanėve. Nuk kuptoja thuajse asgjė, nuk dija as shprehjet mė tė thjeshta dhe tė pėrditshme qė pėrdornin amerikanėt ... Fillimisht, shkolla mė caktoi nė njė program pėrgatitor tremujor. Mė dukej vetja sikur isha jashtė gjithēkaje, por natyrisht me kalimin e kohės marrėdhėnia ime me shkollėn filloi tė normalizohej dhe mbas 3 muajsh mė kaluan nė klasat e rregullta ...". Njė vit mė pas, ajo filloi edhe mėsimin e gjuhės spanjolle dhe asaj italiane.
Megjithatė, mbas tre vitesh, nė 2002, pavarėsisht vėshtirėsive jo tė pakta tė kėtij realiteti sa tė ndryshėm, aq dhe tė larmishėm njujorkez, kur kjo vajzė pėrfundoi klasėn e 8-tė, drejtori i kėsaj shkolle nė ceremoninė e mbylljes sė vitit shkollor, duke e shpallur atė nxėnėsen mė tė mirė dhe "Valedictorian" e kėsaj ceremonie tė pėrvitshme, e vlerėsoi maksimalisht arritjen e kėsaj studenteje. Para njė numri tė madh prindėrish, studentėsh, mėsuesish dhe pjesėmarrėsish tė tjerė, ai deklaroi: "Shihni kėtė nxėnėse qė para tre vitesh erdhi nga Shqipėria, qė gjithēka e filloi nga e para dhe qė pėr njė periudhė kaq tė shkurtėr arriti tė bėhej nxėnėsja qė ka arritur gjatė tre viteve rresht rezultatet mė tė mira prej shumė vitesh nė kėtė shkollė. Kjo vajzė me pėrkushtimin e saj na nderoi tė gjithėve dhe ne do ta veēojmė si shembull tė shkėlqyer edhe pėr tė ardhmen".
Gjithēka kulmon pėr kėtė vajzė nė prill 2002, kur, me qėllim qė tė pranohet nė shkollėn e mesme 'Stuyvesant High School' nė Down Town, Manhattan - Nju Jork (shkollė publike kjo pėr tė cilėn duhet theksuar fakti se pėrfaqėson nivelin mė tė lartė tė sistemit arsimor nė tė gjithė territorin e SHBA-sė), konkurron dhe fiton, me gjithė habinė dhe mosbesimin e autoriteteve, tė cilėve mė parė ajo u refuzoi bursėn publike pėr shkollimin e mėtejshėm nė 'Queens Catholic College' (gjimnazi mė i mirė nė Kuins), bursė kjo tė cilėn ia akorduan si shpėrblim pėr rezultatet e arritura.
Kėshtu, nė fund tė shtatorit tė vitit 2002, duke qenė njėkohėsisht edhe i pari shqiptar qė pranohet nė kėtė shkollė superelitare amerikane, fillon shkollimin e saj tė mėtejshėm nė kėtė shkollė, qė ndodhet pikėrisht nė Chamber Street, dhe rreth 200 metra pranė vendit ku njė vit mė parė lartoheshin 2 Kullat Binjake, duke u ndeshur me vėshtirėsi edhe mė tė mėdha se tė parat.
Niveli i lartė i tė gjithė nxėnėsve - nė kėtė gjimnaz pranohen ēdo vit nxėnėsit mė tė mirė tė gjithė shtetit tė Nju-Jorkut - si dhe niveli jashtėzakonisht i lartė i mėsimdhėnies, kėrkonte pėrkushtim, kėmbėngulje dhe sakrifica akoma mė tė mėdha. Pėr kėtė vetė Alba tregon: "Pranimi im nė kėtė shkollė do tė thosha se ishte suksesi i parė i imi ... Ishte ajo qė unė dėshiroja tė arrija ... Mė kujtohet si sot mėsuesja e biologjisė, e cila qė ditėn e parė tė mėsimit nė kėtė shkollė, si pėr tė na shkundur, na tha copė: 'Ju keni qenė nxėnės shumė tė mirė nė tetėvjeēare, por kėtu ėshtė tjetėr dhe ju do tė jeni vazhdimisht si 'peshqit e vegjėl nė njė akuarium tė madh'". Megjithatė, qė nė fillim kjo vajzė starton duke marrė dy programe tė avancuara, megjithėse shumė tė vėshtira nė matematikė dhe histori. Studion shumė, deri edhe nė shtatė edhe tetė orė nė ditė, dhe rezultatet janė po ato. Nė fund tė vitit tė parė renditet ndėr mė tė mirat ndėr 700 studentėt edhe tė kėsaj shkolle. Nė vitin e dytė merr edhe programin special "WHP Europian History", i cili i dedikohet mėsimit tė zgjeruar tė historisė evropiane, pėr tė cilin pas provimit fiton edhe tė drejtėn e kreditit nė universitet. Nė tė njėjtėn linjė, ajo pėrzgjedh nė vazhdim edhe kreditimet universitare pėr matematikėn, gjuhėn spanjolle dhe atė italiane.
Gjatė gjithė kohės, si edhe mė parė, ajo ka shkruar edhe nė gazetėn e shkollės dhe ka fituar edhe disa ēmime tė para pėr shkrimin mė tė bukur. Alba ka njė aktivitet tė dendur kulturor e artistik nė shkollė. Ajo, sė bashku me njė studente dhe njė mėsues, mbulojnė pasqyrimin nė gazetė tė tė gjitha aktiviteteve kulturore dhe artistike qė zhvillohen nga kjo shkollė. Njė nga gazetat njyjorkeze e ka portretizuar si studente e shkėlqyer e kontesė sė Kuinsititt.
Nė 2004, nė mes tė vitit tė dytė shkollor, zgjidhet pėr tė konkurruar nė njė konkurs tė organizuar nga Organizata "League of Women Voters of New York", organizatė qeveritare kjo lobiste e Senatit tė shtetit federal tė Nju-Jorkut, e cila synon dhe punon pėr tė amplifikuar vullnetin publik tė votuesve amerikanė, si dhe pėr tė rritur pėr kėtė qėllim aktivizimin dhe pjesėmarrjen e sa mė shumė votuesve nė zgjedhjet e ndryshme nė Amerikė. Ky konkurrim, ku marrin pjesė me qindra pjesėmarrės tė parazgjedhur nga i gjithė shteti i Nju-Jorkut, bėhet ēdo vit pėr tė promovuar studentėt maturantė mė tė mirė tė zonave elektorale. Pėr tė fituar kėtė konkurs, ēdo konkurrues duhet tė shkruajė njė ese rreth vlerave, rėndėsisė dhe pjesėmarrjes sa mė tė madhe nė votime, rreth asaj se ēfarė duhet tė bėjnė qytetarėt e Nju-Jorkut pėr kėtė shtet federal, se ēfarė duhet tė bėjnė ata pėr t'u bėrė 100% qytetarė tė mirė amerikanė, se nė ē'formė dhe se si ata vazhdimisht duhet tė marrin pjesė gjallėrisht nė jetėn politike e shoqėrore amerikane. Sėrish Alba Topallaj, kjo vajzė 15-vjeēare shqiptare, u shpall fituese e kėtij konkursi.
Pas kėtij konkursi, me tė cilin si pėr ēdo vit Organizata "League of Women Voters of New York" zgjodhi kėtė grup me 25 maturantėt mė tė mirė tė shtetit tė Nju-Jorkut - ndėr ta sėrisht pėr herė tė parė edhe kjo vajzė shqiptare dhe pėr mė tepėr e vetmja 15-vjeēare - ky grup, nė vijim tė kėtij aktiviteti, u ftua me njė program prezantues 4-ditor qeveritar nė asamblenė e Qeverisė sė shtetit tė Nju-Jorkut, qė ndodhet nė kryeqytetin e tij, Albany, pėr t'u njohur nga afėr me aktivitetin konkret dhe mėnyrėn e organizimit tė qeverisjes sė kėtij shteti. Gjatė katėr ditėve qė qėndruan aty, ata u njohėn nga afėr me institucionet dhe mėnyrat e funksionimit tė sistemit legjislativ dhe qeveritar federal amerikan. Gjatė kėsaj vizite, ata u takuan me pėrfaqėsuesit legjistativė tė shtetit federal dhe mėsuan nga ata se si duhet tė praktikojnė nė jetė demokracinė amerikane, si t'i shtyjnė qytetarėt e tjerė tė bėhen pjesė aktive e demokracisė amerikane etj.
"Njė moment i paharruar dhe solemn, - vazhdon tė tregojė Alba, - ishte sidomos vizita jonė direkte pėr rreth 4 orė nė Senat, ku tė gjithė ne u pritėm me mjaft pėrzemėrsi nga senatorėt dhe kryetari i Senatit, tė cilėt na shpjeguan nga afėr dhe direkt nė zyrat e tyre se cila ishte konkretisht puna qė kryenin ata dhe stafet e tyre, dhe se si ėshtė i organizuar nė pėrgjithėsi i gjithė aparati shtetėror amerikan".
Krijoni Kontakt