Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 63
  1. #1
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Skema amerikane për Kongresin e PD.

    Një regji e veçantë për mediat, ja çfarë kanë menduar ekspertët nga SHBA për takimin e parë elektoral. Zbulohet projekti i BG&R për organizimin e fushatës.


    Kamerat të fiksuara në sallën e Pallatit të Kongreseve, monitor i madh në holl. Gjithçka do të ofrohet për mediat nga një sistem kamerash të drejtuara nga vetë organizatorët e Kongresit. PD me ndihmën e BG&R pritet të organizojë një Kongres me pamje të fushatave amerikane. Këto janë disa nga propozimet e bëra nga përfaqësuesit e BG&R, të cilët po merren me organizimin e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Organizimi i këtij aktiviteti nga amerikanët ka sjellë edhe një tjetër risi. Për herë të parë Partia Demokratike zhvillon Kongresin Kombëtar të saj në sallën e Pallatit të Kongreseve. Ndërkohë që është ndryshuar edhe orari i zhvillimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

    Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike pritet të mos ketë kamera televizive për të filmuar aktivitetin dyditor të tij. Për të bërë të mundur pasqyrimin e këtij aktiviteti, në mediat televizive do të instalohen kamera private të PD-së, si dhe një monitor i madhe në hollin e Pallatit të Kongreseve. Një gjë e tillë është propozuar nga përfaqësuesit e Barbor Grifit & Roger, të cilët po merren me organizimin e Kuvendit të Partisë Demokratike. Ky propozim është bërë për të shmangur "rrëmujën" që bëhet në të tilla aktivitete. Por nuk përfundon me kaq, përfaqësuesit e BG&R kanë kërkuar që mbledhja e Këshillimit Kombëtar, e lajmëruar për në orën dhjetë të ditës së sotme, do të shtyhet për në orën 17. Prej disa kohësh përfaqësuesit e BG&R kanë marrë në dorë organizimin e këtij aktiviteti, deri në imtësitë më të vogla.

    Pallati i Kongreseve.
    Në fakt është hera e parë që Partia Demokratike do ta zhvillojë kongresin e saj kombëtar në Pallatin e Kongreseve. Kongreset e tjera të kësaj partie janë zhvilluar historikisht në Teatrin e Operas dhe Baletit. Dje përfaqësuesit e BG&R kanë nisur rregullimet e sallës qendrore, e cila do të jetë në gadishmëri të plotë për Kuvendin Kombëtar të PD-së.

    Fushata.
    Për përfaqësuesit e BG&R organizimi i Kuvendit është detyra e parë që do të realizohet, më pas ata i presin të tjera gjëra. BG&R do të ndihmojë secilin prej kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për zhvillimin e fushatave të tyre. Kjo është një nga detyrat kryesore për të cilat përfaqësuesit e BG&R kanë ardhur në Shqipëri. Secili prej kandidatëve të PD-së do të ketë sllogane të ndryshme, të përgatitura nga BG&R. Në fjalimet e tyre që do të mbahen në takimet me popullin do të paraqiten mënyrat me të cilat kandidati do të zgjidhë problemet që ekzistojnë në komunitetin ku ai kandidon. Në fakt një gjë e tillë ka filluar që të aplikohet edhe me shpalljen e platformave të hartuara nga Komiteti i Orientimit të Politikave pranë PD-së.


    Statuti.

    - Zgjedhja e kryetarit të Partisë një herë në katër vjet.
    - Kandidatët për kreun e Partisë të paraqiten në konkurrim së bashku me stafin i cili do ta mbështesë në punën e tij.
    - Kandidati për kreun e partisë duhet të paraqesë platformën e tij të drejtimit, si dhe ta shpallë atë në të gjitha degët e PD-së.
    - Këshilli Kombëtar përbëhet nga 100 anëtarë.
    - Anëtarët e KOP-it, të cilët angazhohen në strukturat drejtuese e politike të PD-së, do të humbasin anëtarësinë.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kongresi i demokratëve: "Koha për ndryshim"

    FJALA E PLOTE KRYETARIT TE PDSH, PROF. DR. SALI BERISHA

    “Koha për ndryshim”

    Nga Sali Berisha

    Kuvendi ynë mblidhet në një moment kur në të katër anët e vendit, nga thellësitë e shpirtit të miliona shqiptarëve, burra dhe gra, djem dhe vajza, të rinj dhe të moshuar, të papunë dhe të punësuar, intelektualë dhe punëtorë ushton, jehon fuqishëm një thirrje, një SOS, një kushtrim kombëtar: Koha për ndryshim.

    Sot është koha për ndryshim dhe ne hapim Kuvendin kur Shqipëria po pret me etje të madhe dhe me padurim ndryshimin dhe kur shqiptarët, me një ujdi të gjërë sociale kombëtare e kanë firmosur atë si një agim të bardhë të ri kombëtar, për vehte dhe fëmijët e tyre. Partia Demokratike vjen në këtë Kuvend si një parti e hapur që ndryshoi vehten për të ndryshuar Shqipërinë, vjen si lokomotivë e fuqishme e ndryshimit të mbarë që presin shqiptarët.

    Për këtë qëllim, ajo shpalli linjë kryesore politike të saj hapjen dhe partneritetin e ngushtë me shoqërinë civile, botën akademike, universitare, mediat dhe biznesin e ndershëm. Fryt i këtij partneriteti ishte fitorja mbarëkombëtare në zgjedhjet lokale, është krijimi i Komitetit të Orientimit të Politikave të Partisë Demokratike të përbërë nga personalitete të shquara të institucioneve prestigjioze të kësaj shoqërie, nga drejtues të katedrave dhe fakulteteve të universiteteve tona. Gjatë disa muajve ata kanë paraqitur para shqiptarëve softin e reformave të thella, alternativat më të besueshme të luftës kundër korrupsionit, reformës fiskale, reformës arsimore, të mjedisit, shëndetit, bujqësisë, turizmit, energjisë, rendit, sigurisë, integrimit.

    Sot është koha për ndryshim, dhe Partia Demokratike paraqet para shqiptarëve projektin më të shkëlqyer për ndryshimin e Shqipërisë, projektin e reformave të mëdha, në të cilin ka vend për cdo shqiptar. Ndryshimi që vjen duhet të jetë një fillim i bukur, që rezullon nga thellësitë e pastërta të zemrës të qytetarëve që duhet të gëzojë dhe t’a gëzojnë mbarë shqiptarët. Le të bashkohemi të gjithë rreth vlerave të mëdha që ndajmë dhe të pastrojmë së bashku shtëpitë tona nga intoleranca, hakmarrja, babëzia, abuzimi, nepotizmi, brutaliteti, polarizimi, përjashtimi. Për ne nuk ka të shmangur, askush nuk do të mund të mbetet në mes të rrugës apo buzë saj. Me ne për ndryshim. Së bashku të ndryshojmë Shqipërinë!


    Fuqia transformuese e lirisë është edhe forca e projektit tonë të ndryshimit.

    Sot është koha për ndryshim. Projekti ynë i ndryshimit është projekti i epërsisë së vlerave dhe liria është ylli i tij polar, familja, puna, paqja, toleranca, mirëkuptimi, besimi i thellë tek njëri tjetri dhe tek Shqipëria, integrimi në BE, janë nenet themelore, konstelacioni i tij.

    Fuqia transformuese e lirisë është edhe forca e projektit tonë të ndryshimit.

    Prandaj dhe sot pohojmë edhe një herë zotimin dhe përkushtimin tonë për garantimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut dhe zgjerimin e tyre, konsolidimin e infrastruktures se demokracise, shtypit të lirë, partive politike, shoqerisë civile, universiteteve autonome, sindikatave te pavarura. Sot, 15 vjet pas renies se murit të Berlinit, janë në zhvillim dhjetra procese penale dhe civile nga qeveritarët kundër gazetarëve dhe mediave.

    Unë garantoj pushtetin e katërt dhe parlamentarët e fjalës së lirë se pas zgjedhjeve, mazhoranca e re, heq dorë nga cdo e drejtë padie civile dhe penale ndaj mediave dhe se liritë, pavarësia dhe mosdiskriminimi i tyre do të respektohen plotësisht.

    Shqipëria sot është vendi i tolerancës së shkëlqyer fetare. Unë ne emer te PD-së dua t’i siguroj përfaqësuesit e lartë të besimeve fetare se ne, duke iu përmbajtur sekularizmit si parim fondamental të shtetit tone, jemi shumë mirënjohës për rolin e tyre në ndërtimin e infrastrukturës shpirtërore të kombit dhe do të respektojmë plotësisht lirinë e besimit. Ne zotohemi për kthimin dhe kompensimin e plotë dhe me përparësi të madhe të pronave të komuniteteve fetare dhe mendoj se shoqëria shqiptare duhet t’i garantojë mbështetjen e tyre financiare.

    Ne krenohemi dhe i falemi Zotit për besimet tona. Në projektin tonë të ndryshimit unë, në emër të qevereisjes se re, i garantoj anëtarët e pakicave greke, arumune, rome, egjiptiane, sllave se liritë dhe të drejtat e tyre, origjina dhe besimet e tyre do të respektohen me rigorozitet të plotë, në përputhje me konventat ndërkombëtare mbi pakicat. Në veçanti më lejoni të garantoj egjiptianët dhe romët se nuk do të jenë më jetim të njerkës, por do të ndjehen krenarë me origjinën, kulturën dhe qytetërimin që trashëgojnë. Brenda 6-mujorit të parë, pas zgjedhjeve, qeveria do të miratojë një program të veçantë afirmativ për shkollimin, strehimin, punësimin e tyre.


    Koha për ndryshim, me ne për liritë dhe të drejtat tuaja.

    Votoni për ndryshimin!
    Do tu rikthejmë atdheun që u mungon emigrantëve

    Koha për ndryshim, do të thotë për ne përgjegjësi të reja ndaj emigracionit shqiptar kudo që ndodhet. Ne zotohemi se:
    - Do të garantojmë te drejten e votimit të emigrantëve, të rinj dhe të vjetër shqiptarë, kudo që ndodhen në Itali, Greqi, Alaske, Zelande e Re.
    - Do të krijojmë kuadër ligjor lehtësues për t’i mundësuar ata të rikthehen dhe të investojnë në vendin e tyre.

    Do të hapim qendra kulturore dhe në përputhje me ligjet e vendeve ku jetojnë, do të lëhtësojmë me mesues dhe libra mësimin e gjuhës shqipe, sikundër do hapim shkolla verore në Shqipëri për fëmijët e tyre Konsullatat dhe Ambasadat tona do jenë të hapura cdo fundjavë për plotësimin e kërkesave të tyre. Do të mbrojmë, në përputhje me konventat nderkombëtare, liritë dhe të drejtat e tyre dhe do të punojmë për legalizimin e tyre dhe bashkimin e familjeve, si dhe për një mjedis miqësor ndaj tyre në vendet ku jetojnë.

    Unë shfrytëzoj rastin për të falenderuar qeverinë e z. Karamanlis për ligjin e ri për legalizmet, për qëndrimin që mban ndaj tyre.

    Emigrantët janë malli ynë i pashuar. Ne i duam shumë ata.
    Zoti i bekoftë kudo që janë!


    Familje e fortë, shoqëri e fortë

    Koha për ndryshim, për ju dhe për mua, do të thotë forcim i familjes si qendër e jetës së njeriut, themeli i shoqerise si kushti me thelbesor qe cdo fëmijë të gëzojë sigurinë, ngrohtësinë, edukimin, dashurinë prindërore. Mirëpo sot, për shkak të emigracionit dhe divorceve, janë me mijra e mijra vogelushe që jetojnë pa baba ose jetojnë në mëshirë të fatit. Droga, analfabetizmi dhe tregtia si skllever janë fati i tyre.

    Në projektin tonë për ndryshim ne zotohemi:

    - Asnjë fëmijë nuk do të braktiset, çdo fëmijë do të ketë kujdesin që meriton.
    - Kujdes të veçantë për fëmijët me paaftësi dhe prindërit e paaftë që rrisin fëmijë.
    - Ndihmë për familjet e fëmijëve që ju mungon prindi dhe atyre me shumë fëmijë, kurse kualifikimi, grante kredi për familjet e reja dhe ato me shumë fëmijë.
    Familje e fortë, shoqëri e fortë – është motoja jonë. Vota për ndryshimin, është vota për familjen tuaj.
    Ne do të fitojmë!


    Ndryshim për ne do të thotë mirëqënie

    Sot është koha për ndryshimin dhe shqiptarët kanë vendosur ndryshimin, por unë dhe ju e dimë mirë se ata kanë marë këtë vendim jo se duan ndryshim për ndryshim. Jo dhe jo. Por ata kanë marrë këtë vendim para së gjithash, se ata duan mirëqënie dhe duan punë, duan që vetë dhe familjet e tyre të jetojnë si qytetarë europianë. Shqipëria sot, megjithë pasuritë e mëdha natyriore, ka mbetur në Europën e pasur, ishulli i varfërisë dhe mjerimit. Çdo vit, 100 mijë shqiptarë forcat më aktive të shoqërisë, emigrojnë jashtë dhe së bashku me ta, energjia dhe e ardhmja e saja, rinia. Projekti për ndryshim i Partisë Demokratike ka si shtylla të tij kryesore:

    - Rritjen e mirëqënies së qytetarëve shqiptarë dhe zhdukjen e mjerimit në Shqipëri
    - Krijimin me shpejtësi të vëndeve të punës, uljen e papunësisë në nivelin mesatar të vëndeve të zhvilluara, rivlerësimin e punës dhe njeriut (punëtor).

    Për Partinë Demokratike ekonomia e tregut të lirë eshtë porta e prosperitetit të individit, familjes dhe shoqërisë në tërësi.

    Prandaj, ne, rritjen e mirëqënies dhe punësimin e bazojmë në makinerinë dinamike të iniciativës së lirë dhe garantimin e lirisë së tregut, e konkurencës së lirë, e shanseve të barabarta për suksesin e individit si sipërmarrës, rritjen e shpejtë ekonomike. Ne do të ndezim motorrët e rritjes së shpejtë ekonomike, nëpërmjet:

    - Privatizimit të plotë dhe të shpejtë të ndërmarrjeve të mëdha, duke përdorur edhe letrat me vlerë dhe shndërruar shqiptarët në pronarë të pasurive të tyre kombëtare;
    - Shndërrimit të Shqipërisë në vendin më tërheqës për investimet e huaja dhe të vendit në rajon dhe më gjerë, me qëllim jo dyfishimin por shumëfishimin e investimeve të huaja katër vitet që vijnë.

    Për të realizuar këtë qëllim ne garantojmë:

    - Zbatimin me rigorozitet të ligjeve të konkurencës antimonopol, ligjit të konçensioneve dhe prokurimeve, amendimin e tyre për t’i sjellë ato plotësisht në standartet ndërkombëtare. Konkurenca e ndershme dhe e lire është zotimi ynë.
    - Zgjidhje përfundimtare të problemeve të pronësisë së tokës, amendim i ligjit aktual për të hequr kufizimet e tij klasore, rikthim kur është e mundur, kompensim i plotë në të gjitha rastet e tjera, me para ose me troje turistike, sipas çmimeve të tregut. Kombi – sytë nga deti, është deviza jonë.
    - Uljen e rëndësishme të taksave dhe thjeshtimin e sistemit fiskal, unifikimin e insitucionit të doganave dhe tatimeve. Në qeverisjen tonë askush nuk do të paguaje taksa më shumë se 1/3 e të ardhurave të tij. Ne kemi shpallur uljen e TVSH për ushqimet, energjinë në masën 70% dhe rreth 25% për të tjerat, uljen e sigurimeve shoqërore në masën 25%, ulje prej 15% të taksës së mbifitimit.
    - Thjeshtimi i të gjitha procedurave ligjore, administrative dhe instalimi i praktikës një ndalim në një sportel për regjistrimin e bizneseve.
    - Krijimi i zonave të lira dhe parqeve industriale, si gjenerator të fuqishëm punësimi, prodhimi dhe thithjes së teknologjive të reja.
    - Shumëfishim i nivelit aktual të ultë të kreditit dhe funksionim i bursës.
    - Krjimi i një mjedisi proeksport, orientimi i kapitaleve të huaja dhe të vendit drejt prodhimit dhe eksportit, aplikimi i stimujve mikroekonomik, zgjerimi i praktikave dute free për eksportet, linja krediti të favorshme për eksportet e siguruara, shërbime mbështetëse për eksportin e vogël dhe të mesëm.
    - Ndërtimi i infrastrukturës së rrugëve Durrës, Morinë, Lushnje, Vlorë, garantimi i furnizimit me ujë, energji elektrike, shtrirjen e internetit dhe telekomunikacionit në mbarë vendin, liberailizim të plotë të tregut të tyre.
    - Krijimi i databeizit kombëtar të informacionit.
    - Shkurtimin e shpenzimeve administrative dhe rritjen e nivelit të investimeve publike.
    - Zhvillimi i burimeve njerëzore, potencialit intelektual, si burimin më të fuqishëm të të gjitha zhvillimeve. Ne zotohemi që të përshtasim plotësisht shkollat tona me kushtet dhe kërkesat e tregut. Ne do të krijojmë Komitetet Kombëtare të Burimeve Njerëzore dhe do të hartojmë programe të posaçme për mbajtjen, thithjen dhe rikthimin e trurit ne Shqiperi. Ndryshim për ne do të thotë mirëqënie. Ndaj ftojmë shqiptarët të votojnë për mirëqënien e tyre.
    Ne do të fitojmë!


    Me ne për duar të pastërta

    Përveç rritjes së shpejtë ekonomike, lehtësimin dhe nxitjen e krijimit të vendeve të reja të punës, ne projektin tonë për ndryshim e bazojmë :

    - në vendosjen e marrëdhënieve favorizuese për punësimin me punëdhënësit privat.
    - Caktimi i një primi që do t’i paguhet sipërmarrsit për cdo të punësuar rishtaz, mbi bazën e kërkesës së tregut dhe lehtësim të ngarkesave që rëndojnë direkt cmimin e punës duke marrë përsipër kualifikimin dhe sigurimet shoqërore të të punësuarve rishtaz. Përparësi në punësim do të kenë të rinjtë, familjet që nuk kanë njeri në punë, si dhe ata që janë prej kohësh pa punë.
    - Përgjysmimin e taksës së biznesit të vogël, çka do të thotë dy herë para në xhepat e qytetarëve dhe kontot e afaristëve dhe krijim vëndesh pune.
    - Kredi me kushte të favorshme dhe lehtësi fiskale shtesë për ndërmarjet e prodhimit në përputhje me numrin e të punësuarve rishtaz.
    - Decentralizim te buxhetit duke rritur katër herë, pra nga 6 në 25% të ardhurat e komuniteteve lokale nëpërmjet reformës fiskale.
    - Zhvillimi i shpejtë i turizmit si përparësi kryesore e qeverisë sonë, me objektiv dyfishimin e numrit të turistëve brenda tre vjetëve.
    - Hapja e tregjeve për prodhuesit shqiptarë. Së fundi, për të hapur portën e prosperitetit dhe për të krijuar vende pune për shqiptarët, ne do të shembim monopolet private të qeveritarëve që sipas Bankës së Shqipërisë, kanë shkatërruar 196 mijë vende pune. Vetëm rryshfeti që biznesi i paguan administratës dhe qeveritarëve arrin në 1.4 miliard dollarë në vit. Unë jam këtu për t’u zotuar para jush se, duart e pastërta dhe forca e ligjit do të jenë leva e arkimedit për të shembur muret dhe monopolet dhe për të hapur për shqiptarët dyert e begatisë dhe punësimit.
    Me ne për duar të pastërta. Ne do të fitojmë.


    Ndryshim për ne do të thotë punë për shqiptarët

    Në projektin tonë të ndryshimit ne zotohemi të rivlerësojmë punën, njeriun punëtor. Në këtë kontekst ne:
    nuk mund të pranojmë paga që janë qartas nën minimumin jetik.
    nuk jemi për egolitarizëm, por nuk mund të pajtohemi me raportin cinik të pagave 1:20 në sektorin publik dhe nuk mund të pajtohemi me pensionet qesharake me të cilat pernsionistët nuk mbyllin dot javën. Jo dhe jo.
    Ne zotohemi për:
    rritjen e pagave mesatare dhe dyfishimin e pagave të ulta, derisa diferenca në paga në sektorin publik të zbresë 1:5.
    Dyfishimin e pensioneve dhe rritjen e tyre mbi minimumin jetik.
    të shpërblejmë mundësitë dhe suksesin personal, shkëlqimin e individit më shumë se sa lejon statusi i tyre. Merita do të jenë themeli i shpërblimit për funksionet publike.
    Vota për ndryshim është votë për fermat tuaja.


    Ndryshim për ne do të thotë punë për shqiptarët respekt për punën e tyre.

    Në projektin tonë të rritjes së mirëqënies një vend qendror zenë zhvillimi i qëndrueshëm rural dhe bujqësor. Sot, në fshat jetojnë 55% e popullatës. Të ardhurat mesatare për frymë, në fermat shqiptare janë 50 lekë të reja në ditë. Partia Demokratike konsideron zhvillimin e qëndrueshëm rural, shndërrimin e fermave tona nga ferma vetmjaftimi në njësi biznesi, vendimtar për zhvillimin e vendit në tërësi, daljen nga varfëria, krijimin e vendeve të punës. Projekti ynë parashikon:
    - Ngritjen e infrastruktures në fshatra dhe zona rurale, furnizimin e tyre me ujë, energji elektrike, asfaltimin e katër mijë kilometra rrugë rurale
    - Sistem kreditimi të leverdisshëm në mbarë vendin për fermerët dhe agrobiznesin, nafta me çmimin 40lekë/litër për fermerët.
    - Nxitjen e kulturave më fitim-prurëse sipas rajoneve, duke i dhënë përparësi perimeve, ullirit, vreshtave.
    - Krijimin e qendrave të grumbullimit dhe marketingut të prodhimit bujqësor, grumbullimin me çmim botëror i bimëve të arave.
    - Ristrukturimi i plote i sistemit te kullimit dhe vaditjes
    - Ngritja e rrjetit te shkollave bujqesore në mbarë vendin, do të subvencionohen farërat, shërbimet veterinare.
    - Respektim i marrëveshjeve të tregëtisë së lirë, por edhe rinegocijimi i këtyre marveshjeve sipas instrumentave te tyre ligjore.
    - Barazim i pensioneve të fshatit me ato të qytetit.
    Mbrojtja e tokës nga erazioni, betonimi, pyllëzimi masiv do të jenë përparësitë tona madhore.
    Vota për ndryshim është votë për fermat tuaja.
    Ne do të fitojmë!


    Gara e dijes është gara e zhvillimit

    Sot është koha për ndryshim sepse vetëm reforma e thellë do të shndërrojë shkollën tonë në një vatër të dijes, profesionit, kulturës qytetare demokratike dhe identitetin kombëtar. Sot, përqindja e fëmijëve analfabetë po rritet me shpejtësi dhe po kështu edhe numri i shkollave që nuk i mësojnë nxënësit. Mesatarja e viteve të arsimit të shqiptarëve ka rënë nga 11,6 ne 9,2 janë mbyllur 85% e shkollave të mesme në zonat rurale, shpenzimet për shkollimin e fëmijëve tanë nga 4.2% ne vitin 1996 kanë rënë në 2.8% të GDP. Rreth 30-70% e stafit akademik është larguar nga universitetet, autonomia e tyre është vetëm në letër.

    Për reformimin e sistemit arsimor dhe modernizimin e shkollës sonë në të gjitha ciklet, në projektin tonë të ndryshimit në zotohemi:

    - dyfishimin e buxhetit për arsimin publik, me qëllimin për ta nxjerrë atë zërin e parë në buxhet, nxitje, inkurajimin dhe lehtësira për arsimin privat në të gjitha nivelet.
    - shtrirjen e arsimimit parashkollor në 80% ë fëmijëve të grupmoshave përkatëse, frekuentimi i arsimit të detyruar nga 100% e fëmijëve të grupeve përkatëse, toleranca zero ndaj anafalbetizimit.
    - Internet dhe anglisht në çdo klasë, në mënyrë që fëmijët të klikojnë në moshën e imagjinatës së tyre dhe të përgatiten si qytetarë të ardhshëm të BE.
    - Dyfishim i numrit të nxënësve në shkollat e mesme për të ndjekur objektivin e BE-së, që kërkon që 88% e 22-vjeçarëve gjer në vitin 2010 të kenë kryer arsimin e mesëm.
    - Modernizimi i mësim-dhënies, teksteve, zvogëlim në 25-30 i numrit të nxënësve në klasa, shkolla të pajisura me të gjitha mjetet, rritja 50% e rrogave të mësuesve që dy vitet e para dhe dyfishim i tyre vitin e katër të mandatit që vjen.
    - Reformim të arsimit të lartë, sipas një masterplani të hartuar nga Këshilli Kombëtar i Arsimit të Lartë dhe të miratuar nga parlamenti.
    hapja e dyerve tetorin që vjen për të gjithë ata që duan të ndjekin shkollat e larta. Objektivi ynë do të jetë dyfishimi i numrit të studentëve, shpenzimeve për çdo student dhe investimeve për arsimin e lartë.
    - Nivelim i diplomave dhe zbatim i kërkesave të Kartës së Bolonjës.
    - Respektim i plotë i autonomisë së shkollave të larta, hapja e degeve të reja në universitetet tona, sipas kërkesave të tregut.
    - Programe të veçanta për stafet universitare si ato të 1000 shkencëtarëve të rinj të talentuar dhe programin e grupeve të ekselencës për studentët e shkëlqyer që kanë përfunduar studimet brenda dhe jashtë vendit, dhe për studjuesit e doktoruar jashtë. Ne do të përdorim kreditin afatgjatë për transformimin e sistemit të arsimit të lartë.
    Vota për ndryshimin është vota për shkolla moderne për fëmijët tanë.


    Për ne ndryshim do të thotë dritë, ujë për shqiptarët

    Punësimi dhe rritja e mirëqënies përbëjnë thelbin e paktit social të Partisë Demokratike me shqiptarët. Shteti social është shteti që themeloi Partia Demokratike dhe duam të konsolidojmë.

    Rritja e cilësisë së shërbimeve është objektivi ynë. Ne konsiderojmë emergjencë zgjidhjen e furnizimit të pandërprerë me energji dhe ujë të pijshëm. Furnizimin e energjisë ne do ta bazojmë së pari, në menaxhim më të mire të saj, zvogëlimin e humbjeve. Aplikimin e depozitimit të përkohshëm dhe importin e saj, jo me kontrate korruptive me cmim 45 cent kilovati, kur në bursë shitet me 21 cent, krijimin e burimeve të reja në jug dhe veri të vendit, duke respektuar plotësisht potencialet turistike të qyteteve tona. Brenda 9 muajve do zhdukim sistemin e gjobave afrofe, do bëjmë zero tvsh-ne e energjise elektrike dhe do të ulim cmimin e saj.

    Shqipëria është vend plot me ujë dhe që vuan më shumë se çdo vend tjetër për ujë. Ne zotohemi për ndryshim rrënjësor në furnizimin me ujë të popullatës, së pari, duke disiplinuar me mjete ligjore shpërdorimin e ujit të pijshëm, zgjidhur problemet e meanxhimit eficent dhe ndërtuar ujësjellësa të rinj. Brenda vitit të parë qytetet turistike, nga Saranda në Velipojë, do të kene ujë për 24 orë dhe në vitet në vijim, ujë pa ndërprerje për të gjitha bashkitë e vendit dhe përmirësim të rëndësishëm në të gjitha komunat e Shqipërisë.

    Për ne ndryshim do të thotë dritë, ujë për shqiptarët. Sot është koha për ndryshim. Në projetkin tonë ndryshim do të thotë politikë e qendrueshme për strehimin e qytetarëve, e cila sot ekziston vetëm për zyrtarët.
    Partia Demokratike angazhohet per nje politikë active strehimi qëndrore dhe locale e cila duhet të garantojë, së paku, pesë mijë apartamente banimi në vit për qytetarët. Realizimin e ketij objektivi e bazojmë në:

    - ristrukturimin e Entit të Banesave,
    - vendosjen e sistemit të kredive të buta hipotekore të banesave,
    - ndërtimin e banesave me tender të hapur nga sektorët privatë në trojet publike dhe përqindja që i takon qeverisë vendore, pronare e truallit, t’ju shitet me kredi të buta ose t’ju jepet me qera simbolike qytetarëve.
    Për ne ndryshim do të thotë strehim.

    Unë sot dua të garantoj të përndjekurit politikë se qeveria e ardhshme mer persiper demshperblimin e tyre në përputhje me ligjet e vendit, kodin penal të Shqipërisë dhe se përvec kësaj një program të vecantë për këtë shtresë në mënyrë që jetët e tyre të barazohen me të shqiptarëve të tjerë.

    Koha për ndryshim në projektin tonë do të thotë, rinia shqiptare, energjia, por edhe përparësia e projektit tonë të ndryshimit. Sot, mijëra të rinj dhe të reja shqiptarë që duan që Shqipëria të jetë shtëpia e ëndrrave të tyre më të bukura rinore, marrin çdo ditë me dhimbje dhe mall të madh, rrugët e botës, vetëm e vetëm se nëna e tyre e lodhur, fole nuk u jep. Ne garantojmë të rejat dhe të rinjtë shqiptarë se qeverisja e ardhshme do të hartojë një program, një politikë aktive, shkollim, punësim, shplodhje dhe dëfrim, mjedise sportive për të rinjtë tanë. Një vëmëndje e veçantë do t’i kushtohet problemeve të narkomanisë dhe trajtimit të saj, SIDA dhe patologji të tjera. Ne me rreptësinë më të madhe dhe forcën e ligjit do të ndëshkojmë trafikun e fëmijëve dhe vajzave të reja duke e barazuar si vepër penale me krimet e rënda kundër njerëzimit.
    Ndryshim do të thotë për ne mbrojtje e fëmijëve tanë.


    Sot është koha për ndryshim. Cilësi shërbimi shëndetësor më të mirë për çdo njeri është motoja jonë. Rritja e cilësisë së shërbimit falas, rritja e shpenzimeve dhe investimeve, lufta kundër korrupsionit, parandalimi i sëmundjeve, mbrojtja e shëndetit publik, kontrolli rigoroz i ilaçeve, zhvillimi i tregut të sigurimeve të shëndetit dhe sëmundjes, ulja e vdekshmërisë foshnjore në mesataren e vendeve të zhvilluara që sot është 45% kujdesi për të moshuarit, të gjitha mjekimet falas për pensionistët, bashkëpunim me sektorin privat janë objektivat tona në fushën e shëndetit.

    Sot është koha për ndryshim, sepse ndotja e mjedisit është alarmante. Sot, ndotja në sheshin”Skënderbej” është shumë herë më e lartë se në metropolet e tjera të Europës. Po kështu, Shqipëria sot është vendi me biodiversitetin më të madh në Europe, por edhe me shkallën më të lartë të shkatërrimit të tij. Për projektin tonë mjedisi është jeta, mbrojtja dhe zhvillimi i qëndrueshëm i tij, në përputhje me standartet ndërkombëtare, është objektivi ynë. Ligje të reja që mbrojnë të drejtën e autorit, lirinë e krijuesve në përshtatje me kushtet e tregut, subvencionim i institucioneve kulturore kombëtare, veprimtarive kombëtare dhe ndërkombëtare të shkrimtarëve dhe artistëve tanë, janë disa nga premtimet tona për kulturën shqiptare.

    Sot është koha për ndryshim, dhe për ne ndryshim do të thotë sporti si qëndër jetike e formimit të të rinjve dhe zhvillimit të shëndetit do të jetë një përparësi e qeverisjes sonë. Ne mbështesin sportin si një veprimtari për të gjithë si dhe sportistët e mirëfilltë apo profesionistët, veprimtaritë e tyre. Ne do të investojmë për qëndra dhe impjante sportive, terrene sportive në shkolla në mbarë vendin.


    Shqipëria vendi më i sigurtë në rajon është objektivi ynë

    Koha per ndryshim kerkon që rendi, siguria, lufta kunder krimit te organizuar dhe terrorizmit do jene peparesia jone madhore.

    Sot, terrorizmi ndërkombëtar është rreziku dhe armiku numër një i paqes, sigurisë, jetës së popujve. Lufta kundër tij, është për mazhorancën e re, përparësi e dorës së parë.

    Shqipëria vendi më i sigurtë në rajon është objektivi
    ynë.

    Ne do te garantojme rendin nëpërmjet:

    - Zero tolerance ndaj krimit te organizuar, trafiqeve kriminale, goditjen e tij me te gjithe forcen e ligjit.
    Reformë e Forcave te Rendit dhe institucioneve te zbatimit te ligjit per te rritur aftesite, profesionalizmin, guximin, kualifikimin, shperblimin e anetarve te tyre, depolitizimine plote dhe krasitjen e segmenteve të inkriminuara te tyre.
    - Vendosjen e një bashkëpunimi të ngushtë rajonal dhe ndërkombëtar me të gjitha agjensitë e specializuara në luftën kundër krimit të organizuar dhe zbatimin e ligjit.
    Vendosjen e nje pakete ligjore antikrim per figurat e krimit te organizuar ne te cilen veprat penale do te kene nje nivel te prere denimi.
    - Krijimi i xhandarmerise si arme e fuqishme per shtypjen e krimit
    Vendosjen e policisë ne blloqe dhe lagje ne zonat me kriminalitet te larte, natyrisht jo për qëllime personale të Ministrisë.
    - Integrimi i policise kufitare ne policine e rendit, duke i garantuar autonominë e nevojshme dhe mbrojtje të integruar rajonale dhe sigurim te kufijve tokësor, detarë dhe ajrorë, si kusht përcaktues për luftën kundër kontrabandës, trafiqeve kriminale dhe terrorizmit ndërkombëtar.

    Sot, terrorizmi ndërkombëtar është rreziku dhe armiku numër një i paqes, sigurisë, jetës së njerëzve dhe sigurisë kombëtare të vendeve të lira. Shqipëria ka dhënë dhe do të japë një ndihmesë reale në luftën kundër terrorizmit. Por, në rast se Durrësi dhe portet e tjera të Shqipërisë shndërrohen në porte private të klaneve mafjoze të qeverisë, sic janë sot ato për shkak të lidhjeve potenciale të krimit të organizuar me terrorizmin, bëhen një kërcënim real madhor për sigurinë e vendit dhe më gjerë.
    Ndryshim per ne do te thote rend, qetesi, siguri. Ne ftojme shqiptaret te votojne per sigurine e tyre.


    Sundim i ligjit, barazi e plotë e qytetarëve para tij.

    Sot është koha për ndryshim. Në Shqipëri, treguesi i zbatimit të ligjit, është vetëm 0.17, pra në kufijtë e shtetit të dështuar, tre herë më i ulët se sa ishte në vitin ’96 dhe katër herë më i ulët se sa është në Mongoli. Kjo, sepse ligji për qeveritarët dhe për zyrtarët nuk ekziston.

    Në projektin tone të ndryshimit ne zotohemi për barazi të plotë të të gjithë qyetarëve para ligjit, duke filluar nga kryeministri, deputetet dhe drejtuesit e te gjitha institucioneve te tjera gjer tek roja e shkollës në Vermosh apo fermeri ne Vurg.

    - konsolidimin dhe respektimin e institucioneve kushtetuese, dhe kushtetuetshmërisë dhe ndarjes se pushteteve
    - drejtesi të pavarur, vetekontrolle të pushtetit gjyqesor, zbatim rigoroz të vendimeve të gjykatave, reforma të thella të institucionit të akuzës.
    Funksionimi i shtetit ligjor, për mua dhe për ju, është kushti më vendimtar për sigurimin e jetes dhe të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, zevendesimin e sistemit te korrupsionit me sistemin e vlerave të demokracisë, garantimin e konkurencës së lirë dhe shanseve të barabarta, thithjen e inevstimeve te huaja dhe te vendit, shkeputjen nga varferia, luften kunder krimit të organizuar terrorizmit, integrimin e vendit ne BE dhe NATO, garantimin e te ardhmes sone dhe femijeve tane ne Shqiperi.

    Koha për ndryshim, për ne do të thotë sundim i ligjit, barazi e plotë e qytetarëve para tij.

    Ne projektin tone per ndryshim ne zotohemi per qeveri te vogel, eficente dhe në dietë të plotë. Historia ka provuar se kur qeveria zgjerohet liria per qytetaret ngushtohet.
    Sot shpenzimet e ministrive jane 6 here me te larta se ne vitin 96. Pergjysmimi i shpenzimeve eshte zotimi yne.
    Në këtë kontekst deklaroj se kam patur dhe kam respekt të veçantë për qindra dhe mijëra punonjës të administratës aktuale, të cilët kanë bërë çdo përpjekje për zbatimin e ligjit, dhe reformave. Qëndrimi ynë ndaj zyrtarëve aktualë, sikundër ndaj atyre që do të vijnë do të përcaktohet tërësisht : nga qëndrimi dhe përkushtimi i tyre ndaj ligjit, ndaj reformave.
    Koha për ndryshim do të thotë, për mua dhe për ju, koha e reformave të bllokuara, ngadalaësuara apo “a la karte” merr fund. Alfa dhe Omega e projektit tonë të ndryshimit janë reformat e gjithanshme, të cilat kanë për ne shqiptarët rëndësinë jetike që ka ajri për fluturimin e zogut.
    Me ne për reforma është thirrja jonë.
    Ne do të fitojmë!


    Vota për ndryshim është votë për legalizim

    Decentralizimi i pushtetit në përputhje me kuadrin ligjor ekzistues dhe përmirësimet që do t’i bëhen është një kusht tjetër vendimtar për, afrimin e shtetit me qytetarin, zhvillimin e qëndrueshëm rural, luftën kundër varfërisë dhe korrupsionit, nxitjen e punësimit, zbatimin e reformave të arsimit, shëndetësisë, të shërbimeve ndaj qytetarëve, vendosjen nën kontroll dhe administrimin në përputhje me ligjet të territorit.

    Koha për ndryshim kërkon legalizimin e banesave, administrimin dhe vënen nën kontroll me emergjencë të territorit. Ne jemi të vendosur që në një hark kohor prej 6 muajve të përfundojmë procesin e legalizimit të banesave, bazuar në projektin:
    - shteti merr përsipër kompensimin e pronarëve për tokën e zënë nga të shpërngulurit në të gjithë vendin.
    - qytetari i shpërngulur paguan një tagër 100-400 mijë lekë për procesin e legalizimit të banesave dhe për të fituar pronësinë mbi tokën e zënë.
    - legalizim i shtesave të pallateve në qytete, duke përcaktuar si tagër 4% të çmimit të tyre.
    Ndryshim do të thotë legalizim. Vota për ndryshim është votë për legalizim. Ne do të fitojmë!

    Sot është koha për ndryshim dhe ndryshim të shpejtë, sepse procesi i integrimit të vendit në BE dhe NATO, endrra më e bukur e shqiptarëve de facto është e ngrirë. Kjo ëndërr ka ngrirë jo se BE dhe NATO ka mbyllur dyert për Shqipërinë. E kundërta është e vërtetë, ato janë të hapura, por të bllokuara nga muri i korrupsionit qeveritar, monopolet e tyre private, dhunimi sistematik i vullnetit politik të qytetarëve, trafiqet kriminale, nga bllokimi i reformave apo reformat në letër.

    Prandaj ne zotohemi duke përmbushur kriteret , të firmosim pas zgjedhjeve Marveshjen e Associm Stabilizmit dhe të shpejtojmë antarsimin e Shqipërisë ne NATO dhe BE.

    Ne, demokratët, që përfaqësojmë vokacionin perëndimor të kombit që shembëm perden e hekurt në Shqipëri, që anëtarësuam Shqipërinë në Këshillin e Europës, Partneritetin për Paqe dhe që me kompromisin e zgjedhjeve të vitit 2001, bëmë të mundur hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Asocimit, shpallim sot publikisht se interesi kombëtar madhor i shqiptarëve është integrimi i tyre ne BE dhe NATO. Projekti ynë i shdnërrimit të ëndrrës europianë të shqiptarëve në realitet, përcakton plotësimin me rigorozitet të kritereve dhe standarteve të integrimit në BE dhe NATO nëpërmjet reformave të thella politike sociale, ekonomike dhe institucionale. Ne zotohemi që mandatin e ardhshëm :

    Shqiptarët të votojnë si gjithë qytetarët e Europës, në një process zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Hapësira të reja për rolin e opozitës së ardhshme në parlament dhe kudo qe ajo përfaqësohet, Decentralizim real i pushtetit në përputhje me Konventën Europiane të Autoriteteve Rajonale Fund i diskriminimit të bashkive dhe komunave sipas përkatësisë partiake të të zgjedhurve.

    Liri dhe pavarësi të vërtetë për mediat, legjislacioni, për të cilat do të jetë i standarteve më të mira europiane.

    Garantimi i lirive dhe të drejtave të njeriut dhe minoriteteve, në përputhje me Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën Ndërkombëtare për pakicat.

    Mbështetje të plotë dhe respekt për pavarësinë e organizatave të të drejtave të njeriut dhe Avokatit të Popullit që mbikqyrin sjelljen e forcave të rendit. Ndryshimi i shpejtë i situatës dramatike në sistemin e paraburgimit.
    Interpretim korrekt i imunitetit dhe heqje kolektive e tij për veprat e korrupsionit dhe krimit të zakonshëm.

    Garantimin e funksionimit të shtetit ligjor, pavarësisë, dhe transparencës në sistemit gjyqësor, luftën eficiente kundër korrupsionit dhe monopoleve dhe shkëputje nga varfëria.


    Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar

    Garantimin e sigurisë së kufijve,
    Reformën e institucionit të akuzës dhe institucioneve të tjera të zbatimit të ligjit,
    Përafrim i legjislacionit tonë me atë të vendeve të BE.

    Shqipëria ka një bashkëpunim ushtarak të qëndrueshëm me NATO-n. Ne jemi të vendosur të plotësojmë me rigorozitet kërkesat e Kartës së Atllantikut të Veriut, e Kartës së Adriatikut në rrafshin politik dhe ushtarak.

    Reformat në ushtri kanë njohur progress real. Sot, njësi të forcave tona të armatosura janë të integruara me njësitë e NATO-s dhe Euroforca në Bosnje dhe Afganistan. Njësitë tona gjenden krah trupave aleate në Irak. Nga kjo platformë, në emër tuaj, dua t’ju dërgoj një përshëndetje të përzemërt ushtarëve tanë në tërësi dhe në veçanti atyre që ndodhen jashtë atdheut, t’ju shpreh mirënjohjen për detyrën dhe misionin që përmbushin, t’i garantoj se ne jemi krenarë me misionin e tyre, e mbështesim plotësisht atë dhe se do të bëjmë të gjitha përpjekjet që Shqipëria të anëtarësohet së më shpejt në NATO.

    Për ne ndryshim do të thotë integrim. Vota për ndryshimin është votë për integrim. Me ne drejt Europës është ftesa jonë. Ne do të fitojmë!


    Prioritet anëtarsia në NATO dhe BE

    Shqiperia faktor paqe bashkepunimi miqesie dhe stabiliteti ne rajon anetare e BE dhe NATO është parimi drejtues i plotikes sonë të jashtme. Ne kete kontekst ne besojme se konributi me madhor i yni ne rajon dhe ne tërësi eshte permbushja e kerkesave dhe standarteve te integrimit euroatllantik dhe shnderrimi i Shqiperise ne porten e perendimit per Ballkanin. Ne jemi te vendosur per zhvillimin e miqesise dhe dhe bashkepunimin rajonal me vendet per rreth, Greqine, Turqine, Maqedonine, Kroacine, Bullgarinë, Rumaninë, dhe Serbinë. Ne përshëndesim konsolidimin e Marrëveshjes së Ohrit, si marrëveshje paqe dhe stabiliteti në Maqedoni. Partia Demokratike konsideron zgjidhjen e statusit te Kosoves si nje kusht jetik për konsolidimin e paqes dhe stabilitetit ne rajon. Ne mendojme se kjo zgjidhje duhet te bazohet ne marrveshje me garanci nderkombetare per lirite dhe te drejtat e serbeve dhe pakicave te tjera ne Kosove, njohja e kufinjve aktulae nderkombetare te Ballkanit dhe Kosoves, vendosja e statusit te Kosoves ne perputhje me vullnetin e qytetareve te saj per vetvendosje dhe ne bashkepunim me komunitetin nderkombetar, dialog konstruktiv dhe bashkepunimi midis Prishtines dhe Beogradit. Shqiptaret dhe serbet duhet te ndjekin shembujt e kombeve te tjera ne Europe qe kane arkivuar armiqësitë e zgjatura dhe zhvilluar miqesi dhe bashkepunim ne emer te integrimit euroatllantik.

    Per mazhorancen e ardhshme nje rendesi te vecante do kene mardheniet me vendet e medha te BE-se Franca, Gjermania, Britania e madhe Italia dhe vendet mike si Austria dhe te gjitha vendet e tjera anetare te BE-se. Ne angazhohemi te hapim perfaqesi diplomatike ne te gjitha keto vende dhe të intensifikojmë bashkëpunimin e gjithëanshëm me këto vende.

    Partia Demokratike konsideron prioritare bashkëpunimin dhe mardheniet e miqesise me SHBA, vendin kampion te lirise, vendin qe udheheq triumfin e ndergjegjes ne vendet ish komuniste dhe clirimin e Kosoves. Ne kemi qenë për 45 vjet populli më i shtyput dhe kemi vuajtur për liri më shumë se kushdo tjetër ndaj dhe kemi mbeshtetur dhe do të mbështesim plotësisht doktrinën e Presidentit Bush zgjerim të hapësirës së lirisë në botë. Ne kemi qendruar dhe qëndrojmë të palëkundur përkrah SHBA-së ne luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.


    Të hedhim bazat e forta të unitetit kombëtar

    Sot, ne demoktratët, jemi para një misioni të madh - misionit të rilindjes së shpresës dhe besimit, pastrimit të horizontit, vizionit të qartë për çdo shqiptar. Kjo, sepse frika për të nesërmen, frika nga papunësia, nga sëmundjet dhe spitalet e rrënuara, frika nga krimi dhe dhuna e rrugës, për vehten dhe fëmijën tënd, dobësia e madhe fizike dhe shpirtërore që sjell varfëria tek njeriu, kanë venitur shpresën dhe mbjellë zhgënjimin dhe dëshpërimin tek mjaft qytetarë.

    Megjithëkëtë, ata sytë i kanë tek ne, si promotor kryesorë i këtij ndryshimi. Por, për të përmbushur misionin tonë ne duhet të gjendemi midis tyre, para së gjithash, midis atyre që janë më të dëshpëruar, më në nevojë, më të vetmuar. Ne duhet të pushtojmë mendjet, zemrat e tyre, të shkrijmë ngricën e ndrojtjeve që ata kanë, të ndajmë me ta shpresën dhe besimin tonë. Ne së bashku le t’i sigurojmë shqiptarët se projekti ynë, para së gjithash, është projekti i ringjalljes së shpresës dhe besimit për çdo qytetar, i shpresës së rilindur për ata që e kanë humbur, por edhe i shpresës për të gjithë.

    Punë, arsimim dhe sukses, mundësi për çdo qytetar për të fituar një jetë më të mirë, një mbështetje më të sigurt për familjen e tij, një shpërblim dhe respekt më të merituar për karrjerën e tij. Për ne, ndryshim do të thotë të kthesh tek shqiptarët shijen e suksesit, ta bësh këtë të fundit një objektiv real, të mundshëm, të prekshëm, të parashikueshëm për të gjithë. Ndryshim do të thotë ndarje më e mirë e pasurive ekzistuese, krijim i pasurive të reja dhe ngushtim i hendekut të tmerrshëm që ndan sot dy Shqipëritë: Shqipërinë e pakicës qeveritare dhe klaneve të tyre, që rrezatohen tërë ditën në diellin e prosperitetit dhe pasurisë që krijojnë edhe duke fjetur, dhe Shqipërisë e qytetarëve të thjeshtë, të ndershëm, patriotë që jetojnë në të ftohtin Siberian të varfërisë.
    Për ne, ndryshimi që vjen duhet t’i përkasë sejcilit, pavarërisht nga e shkuara, bindjet apo vendi ku jeton. Me ndryshimin ne duam të hedhim bazat e forta të unitetit kombëtar. Le të lemë mbrapa kundërshtitë e shkuara, të bashkuar do të fitojmë, do të ndryshojmë Shqipërinë. Le të punojmë të gjithë së bashku, pa paramendime, për të ndërtuar të sotmen dhe të ardhmen tonë, për të shndërruar ndryshimin në mbarësi të madhe, në dritë dhe shpresë të vërtetë për vehten, fëmijët tane dhe mbarë shqiptarët.

    Prandaj dhe ju ftoj: së bashku drejt horizontit të ri për të shndërruar ëndrrën tonë në realitet.


    I pari qytetari

    Projekti ynë i Shqipërisë shpresëdhënëse ka në epiqendër të tij qytetarin shqiptar me hallet, dertet, familjen, të ardhmen e tij.

    I pari qytetari, është thelbi i vërtetë i projektit tonë të ndryshimit.
    Unë i siguroj qytetarët shqiptarë se si një njeri që kam kaluar çerek shekulli në shërbim të përpjekjeve, dhimbjeve, vuajtjeve, përballjes së tyre me sëmundjen dhe me të keqen, instikti im më i thellë është të gjendem midis shqetësimeve dhe derteve të tyre dhe në shërbim të tyre. Në politikë kam hyrë, ju e dini, si njeri i zemrës, i tillë mbetem gjithnjë. Vendimi më i rëndësishëm i jetës sime është të jetoj me problemet, dhimbjet, sakrificat, gëzimet e qytetarëve shqiptarë. Prandaj dhe unë zotohem se do të shkoj në shkolla dhe universitetet ku mësojnë dhe studjojnë fëmijët e tyre, në spitalet ku mjekohen njerëzit e tyre, në ndërmarrjet ku ju punoni, do të dialogoj me opozitën e ardhshme, me partnerët socialë, njerëzit e kulturës, biznesit, mediat, shoqërinë civile, fermerët, punëtorët, studjuesit, nxënësit, studentët, të rinjtë, të rejat, nëpunësit për të gjetur ide të reja, për të imagjinuar rrugë të reja, për të ndërmarrë reforma të reja, për të zbatuar projektin e ndryshimit, projekti do të bashkojë të gjithë shqiptarët.

    Kështu që, unë ftoj çdo qytetar shqiptar të më gjykojë mua nga ndjeshmëria ime, respekti, dashuria ndaj qytetarit.
    Ju më keni dëgjuar ndonjëherë të ngre zërin në parlament, të bëhem i ashpër dhe të tregoj me gisht apo të ver ndonjë nofkë. Unë ju betohem se kurrë nuk e kam bërë për inatin personal, por vetëm e vetëm nga dhimbja, ndjeshmëria që kam ndaj varfërisë të pamerituar, që mbyll para syve tuaj dyert e të ardhmes. E kam bërë këtë se për mua, atje ku ka vuajtje ka një lëndim, atje ku ka vështirësi ka një detyrim. Unë dua të jem i sinqertë me ju, zërin e kam ngritur dhe kam treguar me gisht, edhe sepse nga të gjitha rrobat e trupit, dorashkat janë të vetmet sa herë i kam blerë nuk i kam veshur ndonjëherë. Unë gjithashtu, nuk kam qenë dhe nuk do të jemë kurrë korbi grabitqar, zogu vetmitar që do të fluturoj lart mbi ju. Largohuni me shpejtësi nga unë, po u shpalla i tillë para jush. Unë jam Sali Berisha, gjithmonë midis jush, i etur për të ndarë me ju entuziazmin, energjinë, shpresën, përkushtimin, ndershmërinë, dashurinë, respektin për ju, për familjen, për punën, për kombin, për Shqipërinë.

    Unë nuk fluturoj mbi ju, por qëndroj me këmbë në tokë, marr forcë nga forca juaj, ndriçim nga mendja juaj, besim nga besimi juaj, vizion nga idetë tuaja, frymëzim nga karakteri juaj. Ju e dini, gjatë këtyre 15 vjetëve në politikë, së bashku përmbysëm diktaturën komuniste më të egër në Europë, nxorrëm Shqipërinë nga bunkeri i izolimit orvellian, me reformat më të thella hodhëm bazat e sistemit demokratik, mbrojtëm, pavarësisht nga çmimi në opozitë, vlerat dhe parimet që besojmë. Por, unë dua t’ju rrëfej se nuk kam punuar për asnjë cast, asnjë orë apo ditë për historinë. Historia ime janë liritë, mundimet, dhimbjet dhe të vërtetat e qytetarëve të thjeshtë dhe tuajat në tërësi. Në asnjë rast, në asnjë rrethanë nuk jam ndarë nga ju, nuk kam fluturuar dhe nuk do të fluturoj mbi ju, nuk jam shmangur as dhe në vendet e tjera, në çdo situatë kam qëndruar para ose midis jush. Prandaj, unë ju ftoj ju të më gjykoni para së gjithash, nga qëndrimi im ndaj problemeve tuaja, projekti që paraqes për zgjidhjen e tyre, qëndrimet që kam mbajtur dhe mbaj ndaj interesit tonë kombëtar e të më gjykoni nga fjala e dhënë.

    Ndryshim për mua do të thotë që fjalët e mira t’i shndërrosh në punë të mira. Ju garantoj se në qeverinë e ardhshme, qeveritarët që nuk mbajnë premtimet do të largohen. Unë nuk mund të pranojë që ata që ju iu besoni votën, ta përdorin atë për mashtrimin tuaj. Përgjegjësia për premtimin do të jetë përgjegjësia e parë për të cilën do përgjigjet qeveria e ardhshme. Unë besoj se detyra supreme e kryeministrit dhe kabinetit të ardhshëm është të mbroj qytetarët shqiptarë nga korrupsioni dhe me duart e pastërta sterile të kirurgut, forcën e drejtë të ligjit, rrezen e diellit të transparencës të shkulë nga trupi i lodhur i shoqërisë sonë këtë kancer që po shkreton, than shëndetin, bukurinë, imagjinatën, jetën e fëmijëve, të rinjve, burrave e grave, të moshuarve, por edhe të familjes dhe shoqërisë shqiptare në tërësi.

    Nga kjo platformë unë garantoj shqiptarët se beteja e parë që do të fitojmë së bashku do të jetë beteja kundër tij. Premtimi im është duar të pastërta dhe forca e ligjit dhe transparenca e plotë në mbrojtje të pasurive tuaja private dhe publike. Ligji i parë që do të amendohet është ligji i konfliktit të interesit. Unë zotohem para jush se asnjë qeveritar apo zyrtar në administratën e ardhshme nuk do mund të përdorë pushtetin, nuk mund të përdorë imunitetin për pasurimin e paligjshëm të tij apo familjes së tij pa u përballur me rreptësinë e ligjit. Unë ju siguroj ju se asnjë qeveritar apo zyrtar nuk do të mund të fshehë, transferojë pasurinë e përvetësuar nëpërmjet pushtetit tek familjarë dhe aq më pak bashkëshortja e tij. Ata mund ta kapërcejnë edhe ylberin apo të bëjnë edhe lifte, por nga puna do të largohen dhe me ligjin do të përballen. Duar të pastërta, barazi para ligjit - është zotimi ynë.


    Suksesi, është fëmija i guximit

    Shqipëria e sotme ngjet me një nënë në prag lindjeje, që është plot ndruajtje dhe jo pa dhimbje por plot shpresë dhe gëzim, që mezi pret të lindë fëmijën e saj, ndryshimin për të gjithë shqiptarët.

    Prandaj, ajo sot ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen, dashurinë, besimin, përkushtimin tonë. Prandaj ftoj shqiptarët le ta duam më shumë Shqipërinë, sepse kështu do të duam më shumë vehten, fëmijët dhe të ardhmen tonë. Së bashku në betejën elektorale të ndryshimit të madh, fillimit të madh.

    Ndryshimi do të thotë mbarësi, shpresë, mirësi, punë, prosperitet, shkolla moderne, rend, siguri, integrim, dinjitet, faqe të bardhë për çdo shqiptar dhe për Shqipërinë.

    Gjenerata jonë jetoi shtypjen më të egër. Me kurajon, guximin tonë, ne u bëmë njerëz të lirë, realizuam ëndrrën e lirisë. Me kurajon tonë le të realizojmë ëndrrën e bukur të demokracisë dhe integrimit.

    Agjenda jonë është fitorja e ndryshimit, fitorja e ideve të projektit tonë, e të gjithë atyre që kanë nevojë për mirëqënie dhe punësim, rend, siguri, dinjitet, e shkollimit, e fitores së integrimit në BE dhe NATO, e fitores së atyre që u qëndruan besnik këtyre parimeve, e fitores së atyre që duan të shohin përpara, e fitores së fëmijëve, vajzave, djemve, burrave, grave që duan ta shohin Shqipërinë – shtëpinë më të bukur të të gjithë shqiptarëve.

    Ne të gjithë jemi para një takimi të madh, takimi me ndryshimin, shpresën, fitoren dhe të ardhmen. Së bashku drejt tyre!. Suksesi, thotë Dysrale, është fëmija i guximit. Ne do të fitojmë!

    Le të ecim ne më të bashkuar se kurrë me shpirtin e modestisë drejt fitores. Fitorja jonë nuk është fitore e partisë, është fitore e shqiptarëve dhe e Shqipërisë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-04-2005 më 19:52

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Fillon punimet kuvendi kombëtar i Partisë Demokratike

    Kreu i PD-së shpall platformën e partisë së tij për qeverisjen, në rast ardhjeje të PD-së në pushtet

    Berisha shpallet si Kryeministër

    Kreu i PD-së: ”Dorashkat janë të vetmet, sa herë i kam blerë, nuk i kam veshur ndonjëherë”

    Nevila Përndoj

    TIRANË - Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri publike dje para Konventës programin politik të Partisë Demokratike, që do të jetë edhe shtylla kryesore e qeverisjes, në rast se ajo fiton zgjedhjet parlamentare të vitit 2005. Berisha ka deklaruar gjithashtu dje se ai do të jetë kryeministri i ardhshëm, në rast fitoreje. “Unë ftoj çdo qytetar shqiptar të më gjykojë mua nga ndjeshmëria ime, respekti, dashuria ndaj qytetarit. Ju më keni dëgjuar ndonjëherë të ngre zërin në Parlament, të bëhem i ashpër dhe të tregoj me gisht apo të vë ndonjë nofkë. Unë ju betohem se kurrë nuk e kam bërë për inatin personal, por vetëm e vetëm nga dhimbja, ndjeshmëria që kam ndaj varfërisë të pamerituar, që mbyll para syve tuaj dyert e së ardhmes. E kam bërë këtë se për mua, atje ku ka vuajtje ka një lëndim, atje ku ka vështirësi ka një detyrim. Unë dua të jem i sinqertë me ju, zërin e kam ngritur dhe kam treguar me gisht, edhe sepse nga të gjitha rrobat e trupit, dorashkat janë të vetmet, sa herë i kam blerë, nuk i kam veshur ndonjëherë”, - tha ai. Më pas, ai shtoi: “Unë nuk fluturoj mbi ju, por qëndroj me këmbë në tokë, marr forcë nga forca juaj, ndriçim nga mendja juaj, besim nga besimi juaj, vizion nga idetë tuaja, frymëzim nga karakteri juaj. Ju e dini, gjatë këtyre 15 vjetëve në politikë, së bashku përmbysëm diktaturën komuniste më të egër në Evropë, nxorëm Shqipërinë nga bunkeri i izolimit orvellian, me reformat më të thella hodhëm bazat e sistemit demokratik, mbrojtëm, pavarësisht nga çmimi në opozitë, vlerat dhe parimet që besojmë. Por, unë dua t’ju rrëfej se nuk kam punuar për asnjë çast, asnjë orë apo ditë për historinë. Historia ime janë liritë, mundimet, dhimbjet dhe të vërtetat e qytetarëve të thjeshtë dhe tuajat në tërësi. Në asnjë rast, në asnjë rrethanë nuk jam ndarë nga ju, nuk kam fluturuar dhe nuk do të fluturoj mbi ju, nuk jam shmangur as dhe në vendet e tjera, në çdo situatë kam qëndruar para ose midis jush. Përgjegjësia për premtimin do të jetë përgjegjësia e parë për të cilën do përgjigjet qeveria e ardhshme”, - tha ai.


    Platforma

    Kësaj here, Berisha ka konkretizuar me shifra dhe masa konkrete, programin politik, duke mënjanuar krejtësisht akuzat ndaj qeverisjes aktuale. Sipas Berishës, projekti për ndryshim i Partisë Demokratike ka si shtylla të tij kryesore: Rritjen e mirëqenies së qytetarëve shqiptarë dhe zhdukjen e mjerimit në Shqipëri, krijimin me shpejtësi të vendeve të punës, uljen e papunësisë në nivelin mesatar të vendeve të zhvilluara, rivlerësimin e punës dhe njeriut (punëtor), shndërrimit të Shqipërisë në vendin më tërheqës për investimet e huaja dhe të vendit në rajon dhe më gjerë, me qëllim jo dyfishimin, por shumëfishimin e investimeve të huaja katër vitet që vijnë. Krijimi i databeizit kombëtar të informacionit dhe ahkurtimi i shpenzimeve administrative dhe rritjen e nivelit të investimeve publike janë të tjera pika të rëndësishme që permendi dje Berisha. “Ne zotohemi për: rritjen e pagave mesatare dhe dyfishimin e pagave të ulëta, derisa diferenca në paga në sektorin publik të zbresë 1:5, dyfishimin e pensioneve dhe rritjen e tyre mbi minimumin jetik. Të shpërblejmë mundësitë dhe suksesin personal, shkëlqimin e individit më shumë se sa lejon statusi i tyre. Merita do të jenë themeli i shpërblimit për funksionet publike. Ndryshim për ne do të thotë punë për shqiptarët, respekt për punën e tyre”, - tha ai, duke premtuar gjithashtu barazimin e pensioneve të fshatit me ato të qytetit. Për reformimin e sistemit arsimor dhe modernizimin e shkollës sonë në të gjitha ciklet, në projektin PD-së, Berisha premtoi se partia më e madhe e opozitës do të zotohet për dyfishimin e buxhetit për arsimin publik, lehtësira për arsimin privat në të gjitha nivelet, shtrirjen e arsimimit parashkollor në 80% të fëmijëve të grupmoshave përkatëse, frekuentimi i arsimit të detyruar nga 100% e fëmijëve të grupeve përkatëse, si dhe toleranca zero ndaj anafalbetizimit. “Rritja 50% e rrogave të mësuesve që dy vitet e para dhe dyfishim i tyre vitin e katër të mandatit që vjen dhe reformim të arsimit të lartë, sipas një masterplani të hartuar nga Këshilli Kombëtar i Arsimit të Lartë dhe të miratuar nga Parlamenti. Hapja e dyerve tetorin që vjen për të gjithë ata që duan të ndjekin shkollat e larta. Objektivi ynë do të jetë dyfishimi i numrit të studentëve, shpenzimeve për çdo student dhe investimeve për arsimin e lartë”,- tha ai. Berisha premtoi gjithashtu që brenda vitit të parë qytetet turistike, nga Saranda, në Velipojë, do të kenë ujë për 24 orë dhe në vitet në vijim, ujë pa ndërprerje për të gjitha bashkitë e vendit dhe përmirësim të rëndësishëm në të gjitha komunat e Shqipërisë. Dyfishimin e pensioneve dhe rritjen e tyre mbi minimumin jetik, ishte një tjetër premtim lidhur me zbatimin e rendit në vend. Berisha premtoi zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, trafiqeve kriminale, goditjen e tij me të gjithë forcën e ligjit. “Krijimi i xhandarmërisë si armë e fuqishme për shtypjen e krimit. Vendosjen e policisë në blloqe dhe lagje në zonat me kriminalitet të lartë, natyrisht jo për qëllime persionale të ministrisë”,- ishin të tjera pika për zbatimin e rendit. Ndërsa në ndihmesën për integrimin e Shqipërisë, Berisha theksoi se konributi më madhor është përmbushja e kërkesave dhe standardeve të integrimit euroatlantik dhe shndërrimi i Shqipërisë në portën e perëndimit për Ballkanin. “Ne jemi të vendosur për zhvillimin e miqësisë dhe dhe bashkëpunimin rajonal me vendet përreth, Greqinë, Turqinë, Maqedoninë, Kroacinë, Bullgarinë, Rumaninë, dhe Serbinë. Ne përshëndesim konsolidimin e Marrëveshjes së Ohrit, si marrëveshje paqe dhe stabiliteti në Maqedoni. Partia Demokratike konsideron zgjidhjen e statusit të Kosovës si një kusht jetik për konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Ne mendojmë se kjo zgjidhje duhet të bazohet në marrëveshje me garanci ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e serbëve dhe pakicave të tjera në Kosovë, njohja e kufijve aktualë ndërkombëtarë të Ballkanit dhe Kosovës, vendosja e statusit të Kosovës në përputhje me vullnetin e qytetarëve të saj për vetëvendosje dhe në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, dialog konstruktiv dhe bashkëpunimi midis Prishtinës dhe Beogradit Ne kemi qenë për 45 vjet populli më i shtypur dhe kemi vuajtur për liri më shumë se kushdo tjetër, ndaj dhe kemi mbështetur dhe do të mbështesim plotësisht doktrinën e presidentit Bush, zgjerim të hapësirës së lirisë në botë. Ne kemi qëndruar dhe qëndrojmë të palëkundur përkrah SHBA-së në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar”,- tha ai. Berisha u zotua gjithashtu se “asnjë qeveritar apo zyrtar në administratën e ardhshme nuk do mund të përdorë pushtetin, nuk mund të përdorë imunitetin për pasurimin e paligjshëm të tij apo familjes së tij, pa u përballur me rreptësinë e ligjit. Unë ju siguroj ju se asnjë qeveritar apo zyrtar nuk do të mund të fshehë, transferojë pasurinë e përvetësuar nëpërmjet pushtetit te familjarë dhe aq më pak te bashkëshortja e tij. Ata mund ta kapërcejnë edhe ylberin apo të bëjnë edhe lifte, por nga puna do të largohen dhe me ligjin do të përballen”. “Ne të gjithë jemi para një takimi të madh, takimi me ndryshimin, shpresën, fitoren dhe të ardhmen. Së bashku drejt tyre! Suksesi, thotë Dysrale, është fëmija i guximit. Ne do të fitojmë! Le të ecim ne më të bashkuar se kurrë me shpirtin e modestisë drejt fitores. Fitorja jonë nuk është fitore e partisë, është fitore e shqiptarëve dhe e Shqipërisë”,- tha ai


    Strehimi dhe pronat

    Partia Demokratike angazhohet për një politikë aktive strehimi qendrore dhe lokale, e cila duhet të garantojë, së paku, pesë mijë apartamente banimi në vit për qytetarët.” Kthimin dhe kompensimin e plotë dhe me përparësi të madhe të pronave të komuniteteve fetare dhe mendoj se shoqëria shqiptare duhet t’i garantojë mbështetjen e tyre financiare. Zgjidhje përfundimtare të problemeve të pronësisë së tokës, amendim i ligjit aktual për të hequr kufizimet e tij klasore, rikthim kur është e mundur, kompensim i plotë në të gjitha rastet e tjera, me para ose me troje turistike, sipas çmimeve të tregut”,- theksoi ndër të tjera Berisha. Ai ka premtuar gjithashtu rritjen e pagave mesatare dhe dyfishimin e pagave të ulëta, derisa diferenca në paga në sektorin publik të zbresë 1:5. Ndërsa për legalizimin e banesave, ai shtoi: “Në një hark kohor prej 6 muajsh të përfundojmë procesin e legalizimit të banesave, bazuar në projektin shteti merr përsipër kompensimin e pronarëve për tokën e zënë nga të shpërngulurit në të gjithë vendin. Qytetari i shpërngulur paguan një tagër 100-400 mijë lekë për procesin e legalizimit të banesave dhe për të fituar pronësinë mbi tokën e zënë. legalizim i shtesave të pallateve në qytete, duke përcaktuar si tagër 4% të çmimit të tyre”. Një rqendësi e veçantë do t’i kushtohet edhe respektimit të drejtave të pakicave. “Anëtarët e pakicave greke, arumune, rome, egjiptiane, sllave se liritë dhe të drejtat e tyre, origjina dhe besimet e tyre do të respektohen me rigorozitet të plotë, në përputhje me konventat ndërkombëtare mbi pakicat. Brenda 6-mujorit të parë, pas zgjedhjeve, qeveria do të miratojë një program të veçantë afirmativ për shkollimin, strehimin, punësimin e tyre”,- tha ai. Kryetari demokrat premtoi gjithashtu kthimin dhe kompensimin e plotë dhe me përparësi të madhe të pronave të komuniteteve fetare.



    Disa nga premtimet e Berishës

    Projekti për ndryshim i Partisë Demokratike ka si shtylla të tij kryesore:
    Rritjen e mirëqenies së qytetarëve shqiptarë dhe zhdukjen e mjerimit në Shqipëri.
    Krijimin me shpejtësi të vendeve të punës.
    Uljen e papunësisë në nivelin mesatar të vendeve të zhvilluara, rivlerësimin e punës dhe njeriut (punëtor), shndërrimit të Shqipërisë në vendin më tërheqës për investimet e huaja dhe të vendit në rajon dhe më gjerë.
    Shumëfishimin e investimeve të huaja katër vitet që vijnë.
    Krijimi i databeizit kombëtar të informacionit dhe ahkurtimi i shpenzimeve administrative.
    Rritjen e nivelit të investimeve publike.
    Barazimin e pensioneve të fshatit me ato të qytetit.
    Reformimin e sistemit arsimor dhe modernizimin e shkollës në të gjitha ciklet
    shtrirjen e arsimimit parashkollor në 80% të fëmijëve të grupmoshave përkatëse.
    Rritja 50% e rrogave të mësuesve që dy vitet e para dhe dyfishim i tyre vitin e katër të mandatit që vjen dhe reformim të arsimit të lartë, sipas një masterplani të hartuar nga Këshilli Kombëtar i Arsimit të Lartë dhe të miratuar nga Parlamenti.
    Hapja e dyerve tetorin që vjen për të gjithë ata që duan të ndjekin shkollat e larta.
    Brenda vitit të parë qytetet turistike, nga Saranda në Velipojë, do të kene ujë për 24 orë edhe në vitet në vijim.
    Ujë pa ndërprerje për të gjitha bashkitë e vendit dhe përmirësim të rëndësishëm në të gjitha komunat e Shqipërisë.
    Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, trafiqeve kriminale, goditjen e tij me të gjithë forcën e ligjit. Krijimi i xhandarmërisë si armë e fuqishme për shtypjen e krimit
    Vendosjen e policisë në blloqe dhe lagje në zonat me kriminalitet të lartë.
    Përmbushja e kërkesave dhe standardeve të integrimit euroatlantik dhe shndërrimi i Shqipërisë në portën e perëndimit për Ballkanin.
    Zhvillimin e miqësisë dhe dhe bashkëpunimin rajonal me vendet përreth, Greqinë, Turqinë, Maqedoninë, Kroacinë, Bullgarinë, Rumaninë, dhe Serbinë
    Vendosja e statusit të Kosovës në përputhje me vullnetin e qytetarëve të saj për vetëvendosje dhe në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, dialog konstruktiv dhe bashkëpunimi midis Prishtinës dhe Beogradit.
    Mbështetje për doktrinën e presidentit Bush, zgjerim të hapësirës së lirisë në botë.
    Asnjë qeveritar apo zyrtar në administratën e ardhshme nuk do mund të përdorë pushtetin, nuk mund të përdorë imunitetin për pasurimin e paligjshëm të tij apo familjes së tij pa u përballur me rreptësinë e ligjit. Asnjë qeveritar apo zyrtar nuk do të mund të fshehë, transferojë pasurinë e përvetësuar nëpërmjet pushtetit te familjarë dhe aq më pak te bashkëshortja e tij.
    Për të përndjekurit politikë qeveria e ardhshme merr përsipër dëmshpërblimin e tyre në përputhje me ligjet e vendit, Kodin Penal të Shqipërisë dhe se përveç kësaj, një program të veçantë për këtë shtresë në mënyrë që jetët e tyre të barazohen me të shqiptarëve të tjerë
    Partia Demokratike angazhohet për një politikë aktive strehimi qendrore dhe lokale, e cila duhet të garantojë, së paku, pesë mijë apartamente banimi në vit për qytetarët. Realizimin e këtij objektivi e bazojmë në:
    Anëtarët e pakicave greke, arumune, rome, egjiptiane, sllave se liritë dhe të drejtat e tyre, origjina dhe besimet e tyre do të respektohen me rigorozitet të plotë, në përputhje me konventat ndërkombëtare mbi pakicat. Brenda 6-mujorit të parë, pas zgjedhjeve, qeveria do të miratojë një program të veçantë afirmativ për shkollimin, strehimin, punësimin e tyre.
    Kthimin dhe kompensimin e plotë dhe me përparësi të madhe të pronave të komuniteteve fetare dhe mendoj se shoqëria shqiptare duhet t’i garantojë mbështetjen e tyre financiare.
    Zgjidhje përfundimtare të problemeve të pronësisë së tokës, amendim i ligjit aktual për të hequr kufizimet e tij klasore, rikthim kur është e mundur, kompensim i plotë në të gjitha rastet e tjera, me para ose me troje turistike, sipas çmimeve të tregut.
    Rritjen e pagave mesatare dhe dyfishimin e pagave të ulëta, derisa diferenca në paga në sektorin publik të zbresë 1:5.
    Dyfishimin e pensioneve dhe rritjen e tyre mbi minimumin jetik.
    Sot shpenzimet e ministrive jane 6 herë më të larta se në vitin 96. Përgjysmimi i shpenzimeve.
    Në një hark kohor prej 6 muajsh të përfundojmë procesin e legalizimit të banesave, bazuar në projektin:
    - Shteti merr përsipër kompensimin e pronarëve për tokën e zënë nga të shpërngulurit në të gjithë vendin.
    - Qytetari i shpërngulur paguan një tagër 100-400 mijë lekë për procesin e legalizimit të banesave dhe për të fituar pronësinë mbi tokën e zënë.
    - Legalizim i shtesave të pallateve në qytete, duke përcaktuar si tagër 4% të çmimit të tyre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-04-2005 më 16:41

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17
    Është hapur dje Kuvendi i PD-së, i organizuar deri në detaje me këshillat e BG&R

    N. Përndoj

    Kuvendi i PD-së, bardheblu, monitorë dhe pa presidiume
    Në Pallatin e Kongreseve është hapur dje Kuvendi i Partisë Demokratike, i cili ishte organizuar në të gjitha detajet nga kompania amerikane B G & R, që ka marrë përsipër të organizojë fushatën e Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të kësaj vere. Ndryshe nga kuvendet e tjera, dje gjithçka ka qenë e organizuar deri në detaje. Që në hyrje të Pallatit të Kongreseve ishte vendosur një parullë e madhe, ku shkruhej: “Mirë se vini në Kuvendin e PD-së”. Brenda në hollin e Pallatit të Kongreseve, delegatët janë ndarë në dy platetë e katit të sipërm, ndërsa për përfaqësuesit e medias ishte menduar një vend i veçantë. Kësaj here çdo delegat ishte i pajisur me një mandat. Ndërsa organizuesit ishin të pajisur me karta identifikimi. Ata që kanë pritur dje të gjithë të ftuarit kanë qenë nënkryetarët e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli dhe Bamir Topi. I fundit që ka mbërritur ka qenë vetë lideri i opozitës, Sali Berisha. Salla e madhe e Pallatit të Kongreseve ishte e mbushur me flamuj shqiptarë dhe të Partisë Demokratike. Ndërkohë, në çdo cep të sallës ishin të shkruajtur në formë kolonash, emrat e qyteteve. Ndërsa skena ishte tepër e thjeshtë. Dy monitorë të mëdhenj që pasqyronin oratorët e Kuvendit dhe stemën e PD-së. Mes dy monitorëve një parrullë, ku shkruhej: “Koha për ndryshim”. Ndërsa sipër, një tjetër parrullë, ku shkruhej “Kuvendi i Partisë Dekmokratike”. Në fund të skenës tullumbaca blu dhe të bardhë, të ngjyrosur me siglën e PD-së. Në tribunën qendrore ishte hequr presidiumi, një traditë kjo e kongreseve të partive shqiptare.
    Dita e parë e Konventës është hapur nga anëtarja e Komitetit të Orientimit të Politikave, Majlinda Bregu, e cila ka ftuar sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike, Ridvan Bode, që të mbajë fjalimin përshëndetës të Konventës. Më pas, fjalimi ka vijuar me anëtarët e delegacioneve, të cilët përcilleshin në skenë nën kujdesin e plotë të sekretarit të Marrëdhënieve me Jashtë në PD, Besnik Mustafaj. Më pas fjalën e morën dy nënkryetarët e partisë, Jozefina Topalli dhe Bamir Topi, duke kulmuar më pas me fjalën e kryetarit demokrat, Sali Berisha. Pas fjalimit të tij, nën ritmin e këngës së grupit anglez ”U2”, ”Është një ditë e mrekullueshme”, dhe asaj të Beatlles, në skenë kanë dalë drejtuesit kryesorë të Partisë Demokratike, anëtarët e Komitetit të Orientimit të Politikave, si dhe themeluesit e Partisë Demokratike, të cilët së fundi i janë bashkuar projektit politik të opozitës shqiptare. Sot në punimet që do të hapen në orën 9.00, në Konventë do të miratohet projekti i ri statutit. Po ashtu do të zgjidhet kryetari i ri i Partisë Demokratike dhe Këshilli i Kombëtar i saj.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17
    “Koha për të larguar socialistët”

    Nga Antonio Lopez Isturiz, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Popullore Europiane

    Është koha për ndryshim. Ne jemi të lodhur nga diktatura, nga diktaturat socialiste. Ne nuk kemi nevojë për ta, ne flasim për punën, rreth sinqeritetit, rreth të ardhmes. Jam shumë krenar që jam këtu me ju sot. Unë do të kthehem në Bruksel me një mesazh, mesazh, i cili do të bëjë xhelozë shumë njerëz, shumë parti të Europës. Urime Presidenti Berisha. Ky është një kongres i mrekullueshëm. Edhe unë gjithashtu e dua shumë Shqipërinë. Prandaj, unë kam kaq besim te të gjithë ju, që ju do të bëni ndryshimin. Ju do të bëni ndryshimin politik, ju do të ndryshoni këtë shoqëri, dhe ju do vetë do të bëni veten tuaj të ndiheni krenarë që jeni shqiptarë. Së bashku me mua, unë kam këtu miq, shokë nga Austria, Italia, Greqia, nga shumë vende. Zakonisht këta njerëz nuk vijnë për të dëgjuar kongrese ku gënjehet. Këta njerëz kanë ardhur këtu sot sepse ata besojnë te ju. Kujtoni që ju jeni pjesë e partisë më të madhe në Europë. Kur ju të dilni që këtu, kur ju të ktheheni në shtëpitë tuaja, në qytetet tuaja, ju do tu thoni njerëzve tuaj, komshinjve tuaj që ju jeni anëtarë dhe i përkisni kësaj partie, Partisë Popullore Europiane. Presidenti Berisha unë ju sjell ju shumë urime nga presidenti Martins, gjithashtu ju sjell përshëndetje nga shumë kryeministra nga shumë vende të Europës. Ata po presin për këtë ndryshim që ju do të bëni këtu në Shqipëri. Kur ju të formoni qeverinë tuaj, unë jam i sigurtë se ju shumë shpejt do ta formoni qeverinë tuaj, unë e di që fjalë të tilla si korrupsioni nuk do të shoqërojnë më këtë vend; dhe që nga ai moment e në vazhdim njerëzit do ta shikojnë Shqipërinë nga një këndvështrim i ri. Kështu që unë po u them socialistëve të ikin shpejt, unë nuk u them atyre që të largohen nga Shqipëria, por të lënë qeverinë, dhe t’ia lënë të ardhmen Partisë Demokratike. Gjithmonë ata do të kenë përfaqësuesit e tyre në takimet e Partive Popullore Europiane, dhe unë dua tu them ju se unë vetë kam qenë dëshmitar i mbrojtjes së fuqishme që presidenti Berisha ka bërë në mbledhjet e partisë sonë. Ai ka ardhur shumë herë në Bruksel për t’ju mbrojtur ju, sepse gjithashtu njerëzit gënjenin aty. Po kjo është e kaluara dhe këtu siç u thashë që në fillim po flasim për të ardhmen dhe stabiliteti i këtij vendi është shumë esencial për të gjithë rajonin. Stabiliteti në këtë rajon, në vendet e Ballkanit nuk është i mundshëm nëse nuk e mbështesim. Unë do të doja të flisja shumë shkurt sepse unë e kam me nxitim. Do të doja të uroja presidentin Berisha në ecurinë e punimeve të këtij kuvendi. Shpresoj që të rikthehem shpejt dhe të shoh që ju të vini shpejt dhe të zbatoni të gjitha për të cilat ne po flasim këtu, sepse ky është edhe ndryshimi me socialistët. Ne nuk jemi njerëz teorikë, ne jemi më shumë praktikë. Unë do të kthehem dhe do të uroj presidentin, kryeministrin e ardhshëm. Vërtet që do të jem shumë i kënaqur dhe i lumtur për të gjithë ju; dhe gjithashtu edhe për Europën, sepse ndërtimi i Europës fillon këtu. Sepse edhe Shqipëria është Europë.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17
    Përshendetja e Ëolfgang Grossruck, deputet i Partisë Popullore të Austrisë

    “PD duhet të vazhdojë rrugën e sukseve që nisi”

    I dashur mik, zoti Berisha do të doja gjithashtu të thosha të dashur miq nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Jam shumë i kënaqur që jam këtu për të marrë pjesë në kongresin tuaj dhe siç e dini kam ardhur disa herë në Shqipëri. Për herë të parë erdha para 10 vjetësh dhe pashë me sytë e mi rrugën e suksesshme të Partisë Demokratike, zgjedhjet e vitit 1996. Më ka bërë shumë përshtypje fitorja juaj dhe të festoja bashkë me ju fitoren. Po siç e dini ngjarjen, ish-komunistët erdhën përsëri në pushtet, por pas një dimri të gjatë do të vijë përsëri fitorja. Jam i bindur dhe shpresoj që zgjedhjet në qershor apo në korrik do të sjellin përsëri pranverën në fushën politike të Shqipërisë. Do të doja të sillja përshëndetjet e kancelarit të Austrisë dhe të kryetarit të Partisë Popullore të Austrisë, Volfgang Shysel dhe përshëndetjet e përzemërta të partisë popullore. Të dashur miq iu urojmë juve suksese të mëdha në zgjedhjet e ardhshme. Ne austriakët do t’ju përkrahim sa të mundemi. Duam gjithashtu të vëzhgojmë fushatën elektorale në Shqipëri, për të parë nëse zgjedhjet do të jenë të ndershme dhe të lira. Besoj se ju keni besim te miqtë tuaj në Europë dhe Austri. Në zgjedhjet e kaluara të vitit 1996 ju patët parullën “Me ne fitojnë të gjithë” dhe tani ju keni parullën “Erdhi koha për ndryshim”. Jemi të bindur se është tamam koha për të bërë ndryshim.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17
    Erik Sidney Kroiher, sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare i Partinë Popullore Austriake

    “Austria mbështet fuqishëm fitoren e PD”

    I nderuar zoti president, i nderuar zoti Berisha. Ne jemi shumë të kënaqur që jemi këtu, që jemi këtu me ju në këto ditë historike. Jam i kënaqur gjithashtu që sjell këtu një mesazh mbështetje të një miqësie të vërtetë të kryeministrit të Austrisë, Volfgang Shusel. Unë gjithashtu do të doja që tu sillja urimet më të mira për një mik shumë të vjetër të Shqipërisë, ish ministrin tonë të jashtëm: “I dashur zoti president, të dashur miq të partisë demokratike të Shqipërisë, në emër të kancelarit të Austrisë dhe të kryetarit të partisë popullore austriake, dr. Volfgang Shusel, unë jam i nderuar tu përcjell ju urimet më të mira për kuvendin e partisë suaj. Unë jam i bindur se kuvendi i Partisë Demokratike do të dërgojë dhe do të sjellë një mesazh të fortë demokratik në të gjithë vendin tuaj. Unë gjithashtu jam i bindur se ju, zoti Sali Berisha dhe të gjithë të tjerët jeni gati dhe gjithashtu të kompletuar për të marrë edhe një herë përgjegjësinë për gjithë Shqipërinë. Partia popullore Austriake e cila është partnerja dhe mikja juaj, nga gjiri i Partive Popullore Europiane, ju mbështetim juve fuqimisht në rrugën tuaj drejt integrimit europian, dhe gjithashtu për të patur një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Ju uroj ju gjithë të mirat dhe një fitore të sigurt, në zgjedhjet tuaja të ardhshme.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17
    Stavros Papastravou, Sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare i Nea Demokracia

    “Rajoni ka nevojë për stabilitetin që sjell PD”

    I nderuar zoti Berisha, të nderuar miqë ta dashur të Partisë Demokratike, demokratë të rinj. Në emër të Nea Demokracisë dhe në kryetarit të partisë sonë, kryeministrit të Greqisë, Kostas Karamanlis do të doja t’ju falenderoja për ftesën që na bëtë për të marrë pjesë, për të folur dhe për të përshëndetur në këtë kongres të Partisë Demokratike. Është një nder i madh dhe një kënaqësisë për të përshëndetur ne emër të Nea Demokracisë, për të mbështetur përpjekjet tuaja për ndryshim në Shqipëri, për të mbështetur përpjekjet tuaja për fitore. Miq të dashur; që të dyja vendet Greqia dhe Shqipëria si vende fqinje kanë interesa të përbashkëta për zhvillimet në rajon për të siguruar paqe dhe stabilitet dhe për fuqizimin e strukturave demokratike. Është koha që rajoni të hyjë në një fazë përfundimtare të transformimit, është koha për ndryshim. Nga një rajon me tensione etnike në një fqinjësi të mirë europiane të paqes dhe të prosperitetit, ku mostoleranca dhe të qënit jofleksibël nuk kanë më vend. Ky duhet të jetë një synim strategjik; që Ballkani të jetë një pjesë e Europës; ku demokracia të sundojë dhe totalitarizmi të dështojë; ku të drejtat e njeriut dhe liria fetare të jetë e garantuar për të gjithë; ku intoleranca dhe korrupsioni të elimonohet; ku barazia e shanseve dhe zhvillimi ekonomik të sundojë në një shtet ligjor. Ne e dimë që këtij synimi strategjik i shërben Partia Demokratike dhe do të punojmë së bashku për të arritur këtë. Miq të dashur!

    Pothuajse një vit më parë, më 1 maj të vitit 2004 BE realizoi integrimin e vendeve të reja anëtare. Dhe kështu u krijua unioni më i madh demokratik; deri më tani ka 25 shtete dhe më shumë se 450 milionë njerëz. Qeverisja e Nea Demokracisë dhe kryeministrit Karamanlis mirëpritën integrimin e këtyre vendeve të reja anëtare, por gjithashtu theksuan rëndësinë e orientimit europian të vendeve fqinje të Ballkanit. Orientimi europian dhe konformiteti dhe përputhja e vlerave dhe parimeve europiane, këto janë faktorët e vetëm të sigurtë për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit. Në këë kuadër të përgjithshëm Nea Demokracia e mbështet plotësisht orientimin europian të Shqipërisë. Megjithatë Shqipëria synon drejt këtyre strukturave dhe kjo varet nga dëshira dhe vullneti i vendit për të zbatuar reformat. Implementimi i këtyre reformave kërkon që partitë politike dhe lidershipi i ri të kenë eksperiencë dhe këmbëngulje. Kryetari Berisha dhe Partia Demokratike kanë patur vizion dhe mision për Shqipërinë, kanë eksperiencën dhe ata kurrë nuk e kanë humbur këmbënguljen. Greqia dhe Shqipëria duhet të mbajnë marrëdhënie të mria dhe të qëndrueshme, pavarësisht nga partitë politike që janë në pushtet. Unë do të doja të theksoja gjithashtu se anëtarë të të njëjtës familje politike PPE jemi këtu që të shprehim solidaritetin tonë dhe mbështetjen tonë për Partinë Demokratike për fitore. Fitorja është duka ardhur dhe ndryshimi gjithashtu është duke ardhur.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17
    Battista Caligiuri, deputet ne parlamentin Italian i Forza Italia

    “Do të rishihemi në Europë”

    Është një kënaqësi që marr pjesë në punimet e kongresit të Partisë Demokratike, e drejtuar nga i nderuari Sali Berisha. Gjëja e parë që dëshiroj të nënvizoj është se dhe partia “Forza Italia” në të cilin unë marr pjesë, është si PDSH, anëtarë e PPE-së, e cila mbledh në gjirin e saj të gjitha partitë politike, të cilat bazohen në parimet e demokracisë dhe që besojnë në rëndësinë e qënies njerëzore.

    Përballë sfidave të reja të vështira ndërkombëtare, me të cilat kemi qenë të detyruar të përballemi, partitë politike duhet të dinë të japin përgjigje të reja dhe të jenë laboratore të projekteve të përmirësimit të shoqërisë dhe realitetit. “Forza Italia” ka ndjekur me interes dhe vëmendje zhvillimet e debatit politik në Shqipëri. Kujdesi ynë i veçantë përqëndrohet në integrimin e ardhëshëm në Europë të një vendi më të cilin na lidh jo vetëm afërsia gjeografike. Debati juaj politik në vitet e fundit është karakterizuar nga shumë arritje edhe pse disa herë është paraqitur me shumë hije, por në kemi besim në aftësitë e vendit tuaj, i cili ka përjetuar një diktaturë të egër. Ne nuk na shqetëson shumë qeveria socialiste dhe shpesh herë ka kërkuar ta adresojë vendin larg një procesi demokratik të vërtetë. Në këtë aspekt shprehim besimin për atë që do të bëjë Partia Demokratike në favor të plotësimit të procesit të institucioneve tuaja. Duke iu uruar të gjithëve në emrin tim dhe të gjithë përfitoj t’ju jap një urim tjetër. Ky urim nuk mund të jetë tjetër veçse ky: “të rishihemi së bashku në Europë”.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17
    Yves Coussain, deputet, kryetar i Grupit te Miqësisë me Shqipërine në Parlamentin Francez

    “Franca dëshiron fitoren e demokratëve”

    Faleminderit zotit Berisha dhe të gjithë drejtuesve të Partisë Demokratike dhe të gjithë militantëve! Faleminderit. Jam këtu me miqtë e mi të Partisë Popullore të kryesuar nga presidenti Shirak. Dëshiroj gjithashtu që t’ju sjell dhe përshëndetjet e popullit francëz. Ju uroj popullit shqiptar një demokraci të plotë dhe respektim të të drejtave të njeriut. Si deputet i Bashkimit për Lëvizje Popullore, anëtare e PPE, dëshiroj t’u kthehemi për një çast të shkuarës kur u përmbys regjimi komunist, Shqipëria ishte e aftë të bënte zgjedhje të lira dhe të ndershme, me lista elektorale të vërteta dhe të pakontestueshme. Do të dëshiroja që zgjedhjet të provonin se Shqipëria ka një demokraci reale dhe si e tillë mund të jetojë alternativat e shtetit me qetësi dhe progres. Do të dëshiroja që këo zgjedhje më kodin e ri elektoral të mundësonin një përfaqësim të ndershëm, pa të cilin nuk ka një stabilitet të qëndrueshëm të vendit. Do të dëshiroja që Shqipëria të kishte një qeveri që dëshiron dhe që mundet të instalojë një shtet të vërtetë ligjor. Me të cilin të luftojë kriminalitetin dhe korrupsionin. Këto janë dy njolla që prishin imazhin e Shqipërisë në Europë. I dashur kryetari i PD-së, Berisha, të nderuar zotërinj; me ju do të dëshiroja një Shqipëri të mirë dhe me plot besim në vete dhe një të ardhme të bazuar në një demokraci që respekton të drejtat e njeriut të papajtueshme me kriminalitetin dhe korrupsionin një demokraci që sjell iniciativën demokratike, punë për të gjithë dhe që të jetë solidare. Unë e di se këto janë objektivat tuaja i nderuar zoti Berisha, militantë të Partisë Demokratike. Jam i sigurtë që me besimin që do t’ju japë populli shqiptar ju do të arrini këto objektiva edhe pse rruga do të jetë e gjatë dhe plot pengesa. Në Shqipëri kjo e ardhme demokratike do të zërë vendin që i takon ku ka një pozicion të rëndësishëm gjeografik. Këtë ëndërr e ndërtuam bashkë 15 vite më parë dhe BE mbështet zhvilimet demokratike, respektimin e vlerave me një shtet ligjor të fortë për të realizuar nënshkrimin e Marrëveshjes se Asociim Stabilizimit. Zoti Berisha dhe të nderuar drejtues dhe militantë, jam i bindur se vlerat që përmenda më sipër janë baza e projektit tuaj për Shqipërinë dhe kjo është arsyeja pse unë gjendem këtu sot. Në emër të partisë sonë ju uroj një fushatë të bukur dhe të mirë elektorale, e cila do të çelë lulet e saj drejt suksesit, për një të ardhme të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17
    Pyetjet që nuk i bëhen sot Sali Berishës

    Nga Mero Baze

    Kritikët veteranë të Sali Berishës i kanë pasur gati pyetjet, që do t’ia bënin sot atij, nëse disa gjëra nuk do të ndryshonin shpejt dhe befasisht kohët e fundit. Para çdo Kongresi, prej vitit 1992, atij i është kujtuar se nuk pranon disidentët brenda partisë. Si ilustrim është marrë Pashkoja, Imami, Zogaj, etj. Pyetja tjetër e gatshme ishte se ka flakur tej bashkëpunëtorët e tij në qeveri. Me këtë rast i është kujtuar Ruli, Uka, etj. Pyetje më të reja kanë pasur të bëjnë me armiqësitë e reja, të krijuara brenda PD-së pas vitit 1997 dhe sidomos me ikjen një ditë para Kongresit nga gara të Genc Pollos, në vitin 1999. Dhe kryepyetja retorike që përpiqej të krijonte alibi, ishte se PD nuk ka platforma dhe njerëz për të qeverisur. Tashmë që KOP ka promovuar disa pjesë të platformës së qeverisjes dhe ka bërë publike disa figura shpresëdhënëse për qeverisje, kjo pyetje është rralluar. Por, në të vërtetë, janë rralluar ose zhdukur nga qarkullimi të gjitha këto pyetje. Sot që Berisha çel një Kongres, ku demonstron bashkimin e së djathtës dhe shpresat për rikthimin në pushtet, kritikët kanë ngritur si pyetje dhe pikëpyetje traditën e vjetër të PD. Pyetjet që ngrihen tani janë; pse Sali Berisha ka kthyer Gramoz Pashkon, Preç Zogajn dhe Arben Imamin, pse ka ftuar të kandidojnë Genc Rulin dhe Rexhep Ukën, pse po bashkëpunon prapë me Genc Pollon dhe kundërshtarët e pas vitit 1997, dhe së fundi pse ka sjellë këta djemtë e rinj në PD, të cilët po u prishin punë të vjetërve. Të gjitha pyetjet e reja, natyrisht më parë kanë pasur përgjigje, por tani përgjigjet kanë rënë. Për më tepër, pyetësit nuk janë të paqartë, por janë thjesht të shqetësuar nga ndryshimi real i opozitës dhe Berishës. Nëse mbledh titujt e disa gazetave anti-Berishë të disa viteve më parë, kur ai çelte Kongresin, ka pasur plot helm dhe egërsi për kandidimin e tij, qoftë dhe me kandidatë formalë përballë. Mbaj mend se në vitin 1999, ditën e Kongresit, kur iku Genc Pollo, një ish- gazetë afër PD, hapej me titullin: “Berisha po përsërit 26 Majin”, ndërkohë që më 27 Maj ishte hapur me titullin “Komunistët ikën”… . Sot nuk ka më pyetje tradicionale për Sali Berishën. Ata që mendonin se kritikët e tij kanë qenë të shqetësuar për fatin e opozitës, tani që ajo është e bashkuar, janë kundër saj. Në vitin 1997, kjo kategori ishte ajo që thoshte se ishin pro PD dhe kundër Berishës. Tani kanë filluar të shfaqen me teorinë se janë pro Berishës, por kundër opozitës së bashkuar. Në të vërtetë kjo ka qenë dëshira e tyre e vjetër. Nuk kanë ndryshuar pyetjet, por janë shtuar pikëpyetjet që kanë ata nga frika reale se mos opozita vjen në pushtet.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shekulli dhe Gazeta Shqiptare: Kthimi i Berishes ne pushtet perben rrezik

    Lajmi i ores 5:45 PM


    TIRANE (25 Prill) -Dy gazetat me te medha dhe me autoritare ne vend, Gazeta Shekulli dhe Gazeta Shqiptare, e kane pare si rrezik te vertete kthimin e Berishes ne pushtet, si nje mundesi te cilit shqiptaret nuk duhet t'i besojne. Mjaft i ashper opinioni i analistit Mustafa Nano sot, ku ne nje titull kategorik shprehet se "Eshte koha per t'i thene jo Berishes. Berisha ben c'te doje me partine e opozites: kush kerkon te beje politike ose do te behet me Berishen, ose duhet te qepe gojen. Ne shkrimin e tij te sotem ne gazeten Shekulli, analisti Mustafa Nano shprehet se ndryshimi i vertete gjigand do te nise ne momentin qe Berisha do te largohet. Nderkohe nje tjeter analist, kete here ekonomik, Fatos Cocoli ka analizuar programin ekonomik dhe premtimet ne Gazeten Shqiptare. Sipas Cocolit fjala e kryetarit te PD-se ishte e mbushur me premtime te parealizuara. Premtimet e kreut te partise me te madhe te opozites si vendosja e linjes se internetit ne te gjithe shkollat e vendit, rritja e rroges se arsimtareve me 50%, sigurimi i energjise elektrike dhe uje te pijshem per 24 ore, ndertimi i shtepive per te pastrehe, mbajtja e administrates ende te fryre shteterore etj, kerkojne shuma te medha parash. Analisti Cocoli thekson me tej se ne cdo fraze te thene nga kreu i PD-se Berisha, permenden reforma. Sipas Cocolit "keto reforma per nje vend si Shqiperia jane t려himbshme, pse kane te bejne me humbjen e vendit te punes per nje pjese te administrates publike, ndersa kreu i PD-se premton mbajtjen e ketyre vendeve te punes dhe njekohesisht kryerjen e reformave". Analisti ekonomik vijon me tej mendimin e tij duke u shprehur se nje force politike qe e ka seriozisht deshiren per te punuar per rregullimin e mireqenies dhe uljen e papunesise se shqiptareve, duhet te tregohet me serioze dhe me me kembe ne toke kur u premton atyre. Dicka me shume rreth opinioneve te analisteve Mustafa Nano dhe Fatos Cocoli mund te lexoni ne gazetat e sotme "Shekulli" dhe "Gazeta shqiptare". em/em(/BalkanWeb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mu.tafa Nano vertet sheh rrezik tek ardhja e Berishes..ne Pushtet ( sikurse dhe Llapi i KEK-ut.. katundarise Enveriste Kosovare..) .

    por rreziku i Mu.t-afes ska lidhje me rrezikun e Shqiperise..

    mutafa trembet se..po erdh Berisha ne pushtet mund vihet ne krye te Shish shikut.. ndonje olldash.. e gjen te pa djegur ndonje fature ku tregohet se Mutafa e shume gazetare te tjere ne Shqiperi kan marrre Rroga si spiune ne Shish te Klosit..

    po ashtu i trembet ardhjes se Berishes ne pushtet dhe PDk e Thaq Llap qose jakup Vesel Demaqit.. sepse mundet pa dashje ne krye te Shish shikut vihet ndonje njeri i ndershem.. e atdhetare.. e gjen aty ndonje fije pusulle ku shik shishi i tos nanos klosit e atyre prel bashkimave ne preshtine.. ku del se kan lidhje shiku xhavito-ist e taoso kloso-ist me shkaterrimet e shtetit ne 97-ten e me vrasjet e Azem hajdarit.. Ahmet Krasniqit e shum e shum atdhetareve te tjere..deri dhe me Marset e vjetshme e kto fushatat e sotme terror psiqiko tritol ..fishkellim stadium -hagave.. ne Kosove..

    Prandaj mu.tafat e Shqiperise e Thaq Llapat e Kosoves do bejne te 999999 -tat te sabotojne Votimet qe ne pushtet te mbetet Partia Kanibale e Nano Klosave.. tutorja e kanibaleve te Qose Thaq jakupave..

    qashtu..

    Por kot tremben se.. nuk ka tek PD e Sali Berishes ashtu Burrash ..

    Do presim ende per Shkemb graniti qe do tu thyej hundet tere krimineleve..

    Me sa pashe.. asnje fjale ne Kongres te Pd.. se Berishes.. kunder terrorizmit enverist ne Kosove..

    turp te kene..




    qashtu..

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    moderator fshiji postimet e mija me siper e ler vetem kte..

    Mu.tafa Nano vertet sheh rrezik tek ardhja e Berishes..ne Pushtet ( sikurse dhe Llapi i KEK-ut.. katundarise Enveriste Kosovare..) .

    por rreziku i Mu.t-afes ska lidhje me rrezikun e Shqiperise..

    mutafa trembet se..po erdh Berisha ne pushtet mund vihet ne krye te Shish shikut.. ndonje olldash.. e gjen te pa djegur ndonje fature ku tregohet se Mutafa e shume gazetare te tjere ne Shqiperi kan marrre Rroga si spiune ne Shish te Klosit..

    po ashtu i trembet ardhjes se Berishes ne pushtet dhe PDk e Thaq Llap qose jakup Vesel Demaqit.. sepse mundet pa dashje ne krye te Shish shikut vihet ndonje njeri i ndershem.. e atdhetare.. e gjen aty ndonje fije pusulle ku shik shishi i tos nanos klosit e atyre prel bashkimave ne preshtine.. ku del se kan lidhje shiku xhavito-ist e taoso kloso-ist me shkaterrimet e shtetit ne 97-ten e me vrasjet e Azem hajdarit.. Ahmet Krasniqit e shum e shum atdhetareve te tjere..deri dhe me Marset e vjetshme e kto fushatat e sotme terror psiqiko tritol ..fishkellim stadium -hagave.. ne Kosove..

    Prandaj mu.tafat e Shqiperise e Thaq Llapat e Kosoves do bejne te 999999 -tat te sabotojne Votimet qe ne pushtet te mbetet Partia Kanibale e Nano Klosave.. tutorja e kanibaleve te Qose Thaq jakupave..

    Po ashtu dhe Ballkan VVebi kjo axhensi mafioze..trembet nga Sali Berisha..

    qashtu..

    Por kot tremben se.. nuk ka tek PD e Sali Berishes ashtu Burrash ..

    Do presim ende per nje Shkemb graniti qe do tu thyej hundet tere krimineleve..

    Me sa pashe.. asnje fjale ne Kongres te Pd.. se Berishes.. kunder terrorizmit enverist ne Kosove..

    turp te kene..




    qashtu..

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Brari Po si nuk shof rrezik nga ky person po erdhi ne pushtet.

    A eshte ky person qe ishte ne pushtet kur ndodhi ajo qfar sduhej te ndodhte per jet me 1997, ku shqiptaret ndoshta sdo munden ti sheroin plaget edhe per disa shekuj.

    A eshte ky person qe kur OKB-ja i vuri serbis embargon e kur serbija bente luft te ndyt ne bosnje ky e thej embargon e furnizoi kriminelin millosheviq dhe kriminelin arkan me arme e derivate.

    A eshte ky person kur ne shtator 1998 kur kosova ndizet flak nga serbet ky e keqperdori vorrimin e te ndjerit A Hajdari dhe dha urdhnin per te marrshue drejt institucioneve per te ber puq .

    A eshte ky person kur ishte ne pushtet qe e burgosi Heroin ton Zahir Pajazitin dhe kerkoi mioto ryshfet per ta lirue.

    A eshte ky person qe gjat luftes qe u thvillue ne kosove ky u solli mjaft telashe luftarve te UÇK-se nese ata nuk i kan ble armet prej bandes se tij.

    E shume e shume dobesi e gabime te ketij personi prandaj une shof rrezik per shqiptaret ne pergjithesi po qe ky person te vjen ne pushtet,vetem shpresoi se shqiptaret do te dine se kujt tia dhan besimin.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Uran Butka: Berisha jo më kryetar

    Anëtari i Këshillit Kombëtar ishte dje i vetmi zë kundër kryetarit Berisha në Kuvendin e PD-së
    Uran Butka: Berisha jo më kryetar

    “Berisha është shkëputur nga baza, nuk analizon kurrë gabimet, votimi pa kandidat nos sens”

    N. Perndoj


    TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së, Uran Butka, ka qenë dje i vetmi zë kundër lidershipit demokrat që, sipas tij, duhet të ndryshojë, duke filluar nga kryetari demokrat Sali Berisha, sekretari i përgjithshëm, Ridvan Bode e të tjerë. Në një sallë pothuajse të boshatisur, në ditën e dytë të Kuvendit të 8-të të Partisë Demokratike, Butka ka kritikuar hapur votimin pa kandidaturë alternative për kryetarin e partisë. Kuvendin e kaluar Uran Butka ka qenë kandidatura e vetme përballë kryetarit demokrat Berisha për postin e kryetarit. “Mendoj se dalja me një kandidaturë për kryetar partie, pa kandidatura alternative, është një non sens, krahasuar me praktikën e zgjedhjeve të kryetarëve të strukturave të tjera, ku është vonuar për dy a më shumë kandidatura. Ka personalitete që mund ta konkurrojnë denjësisht Berishën. Mendimi se gjoja ata mund të humbasin prestigj duke humbur në garë, është fals”, - tha dje Butka. Më tej ai shtoi: “Justifikimi i kryetarit Berisha se nuk mund të ndërtojë kandidatë, nuk qëndron. Institucioni i kryetarit mund dhe duhet të inkurajojë këtë proces demokratik, por ai për asnjë çast se ka bërë këtë gjë, nuk ka krijuar një klimë optimale, madje e ka frenuar me heshtjen e tij”. Të tepërt dhe emocional, Butka ka cilësuar edhe fjalimin e Berishës dy ditë më parë, gjatë shpalosjes së programit politik të saj. “Deklarata “Unë jam Sali Berisha”, ngjante me një ditiramb për vete, në vend të një analize të gabimeve që gjithnjë ka munguar”, - tha ai. Butka rekomandoi se ndryshimi duhet të vijë fillimisht brenda vetes. “Degët e partisë, kryesia dhe Këshilli Kombëtar thuajse janë margjinalizuar. Ka një shkëputje të institucionit të kryetarit Berisha me bazën. Ai shkon atje për aktivitete publike, por jo për probleme dhe analiza pune. Analizën e gabimeve nuk e ka bërë kurrë. Kryesinë e mbledh për çështje thjesht teknike, Këshillin Kombëtar për miratime formale, pa votime e debate, siç ishte edhe mbledhja e pardjeshme dëgjimore e tij. Në të gjitha këto tri vite e gjysmë, të tëra kandidaturat e PD-së për institucionet e rëndësishme shtetërore, me ndonjë përjashtim të rrallë, i ka vendosur Berisha pa e pyetur fare kryesinë, që e ka detyrim statutor. Lista e deputetëve dhe lista e mazhoritarit kanë qenë dhe mbeten pronë e tij”,- tha Butka, duke shtuar se Berisha i konsideron zonat si “domenet e tij dhe shpërndan indulgjenca apo ndëshkon si një patriark”. “Në legjislaturën që ende jemi, ai bëri gabime të pafalshme, duke vendosur në listën e PD-së deputetë që u shitën për pesë grosh, apo të tjerë që nuk e kanë hapur gojën qoftë edhe një herë të vetme në Kuvend. Tendenca për t’i gjetur njeriut zonë të sigurt dhe jo zonës njeriun e sigurt është e gabuar’, - tha ai. Butka ka kundërshtuar gjithashtu edhe figurat e rikthyera në PD. “Edhe themeluesit e kthyer nuk e kanë tagrën dhe mbështetjen e duhur, sepse janë përthyer, madje dhe kompromentuar keq, disa prej tyre protagonistë të përmbysjes me dhunë të shtetit, ministra zv.ministra në qeverinë socialiste”,- tha ai. Pas përfundimit të fjalimit, delegatët e pranishëm në sallë thirrën: “Berisha, Berisha ….”.



    25/04/2005
    KATEGORIA: Politike

    Shekulli

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17
    Në votimin e djeshëm nga 750 votues, 700 pro, 27 kundër, 14 abstenime dhe 9 të pavlefshme


    Berisha rizgjidhet me 93% të votave


    “Duhet t’i tregoni qytetarëve se kjo nuk është fitorja e PD-së, por është fitorja e të gjithëve”

    N. Perndoj

    TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është rikonfirmuar dje pa kandidaturë rivale për një mandat tjetër katërvjeçar. Kryetari demokrat Berisha ka fitur 93% të votave në Kuvendin e 8-të të Partisë Demokratike. Kanë qenë plot 834 delegatë, nga të cilët 750 iu nënshtruan votimit të djeshëm. Pas numërimit të votave, rezultoi se lideri demokrat Berisha kishte fituar plot 700 vota kundrejt 14 abstenimeve dhe 27 votave kundër. Ndërsa 9 vota kanë rezultuar të pavlefshme. Pas shpalljes së rezultatit të votimit, duke iu drejtuar delegatëve, Berisha theksoi se PD-së në rast fitoreje, do të udhëhiqet nga toleranca. “Që sot dhe deri ditën e zgjedhjeve, ju do të shkoni shtëpi më shtëpi të prezantoni platformën tonë të qeverisjes. Projektet e hartuara nga ne duhet t’ia tregoni me modesti çdo qytetari. Lini mënjanë akuzat. Sëmundja tashmë dihet. Duhet vetëm mjekimi. Nuk është momenti të konsumojmë kohë me akuza dhe denoncime. Ato tashmë janë thënë dhe janë përsëritur shumë herë. Duhet t’i bëni të qartë atyre se në qeverisjen tonë asgjë nuk do të ketë më të shenjtë se toleranca. Duhet t’i tregoni qytetarëve se kjo nuk është fitorja e PD-së, nuk është lavdi e askujt, por është fitorja e të gjithëve”,- tha Berisha. Sipas tij, në këto zgjedhje PD-ja ka marrë mbështetje të plotë dhe nga partitë anëtare të PPE-së.
    Ndryshe nga vitet e kaluara, kësaj here Berisha kandidoi pa kandidaturë rivale. Pak kohë më parë në një nga konferencat për shtyp të selisë blu, ai u shpreh i hapur dhe i gatshëm që të kandidonte me cilindo. Por një kandidaturë rivale nuk pati. Dy ditë më parë, kryetari demokrat, Sali Berisha, krahas shpalosjes së programit politik të saj, si rrallë herë u ndal gjatë edhe në vetë figurën e tij. “Unë ftoj çdo qytetar shqiptar të më gjykojë mua nga ndjeshmëria ime, respekti, dashuria ndaj qytetarit. Ju më keni dëgjuar ndonjëherë të ngre zërin në Parlament, të bëhem i ashpër dhe të tregoj me gisht apo të vë ndonjë nofkë. Unë ju betohem se kurrë nuk e kam bërë për inatin personal, por vetëm e vetëm nga dhimbja, ndjeshmëria që kam ndaj varfërisë të pamerituar, që mbyll para syve tuaj dyert e së ardhmes”,- u shpreh Berisha dy ditë më parë. Kryetari demokrat bëri me dije gjithashtu se ai do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit, teksa shprehej se ai do të zbatonte vetëm ligjin. “Unë besoj se detyra supreme e kryeministrit dhe kabinetit të ardhshëm është të mbrojë qytetarët shqiptarë nga korrupsioni dhe me duart e pastërta sterile të kirurgut, forcën e drejtë të ligjit”, -është shprehur ndër të tjera ai, dy ditë më parë.

    Në kuvendin e djeshëm morën pjesë 834 delegatë
    750 iu nënshtruan votimit të djeshëm
    700 vota pro rizgjedhjes së kryetarit demokrat Berisha
    14 abstenime
    27 vota kundër
    9 vota të pavlefshme

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17
    Mbyll punimet Kuvendi i 8-të i demokratëve. Kundër kryetarit të opozitës votojnë vetëm 27 vetë

    Berisha ribëhet kryetar me 700 vota

    Ndryshon statuti: Tani anëtar partie që nga mosha 15-vjeçare

    Eva GJura


    Sali Berisha është rikonfirmuar për të pestën herë në krye të Partisë Demokratike.

    Pas votimit të djeshëm të delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së, nga 750 delegatë, që kanë marrë pjesë, 700 kanë votuar pro Berishës, 27 vota kanë qenë kundër, 14 abstenime dhe 9 fletë votimi kanë dalë të pavlefshme. Ndërsa rezultatet për anëtarët e Këshillit Kombëtar pritet të dalin sot ose nesër pas numërimit që do t’u bëhet 300 emrave të kandidatëve nga të cilët do të fitojnë vetëm 100 prej tyre. Në listën e kandidatëve të Këshillit Kombëtar përveç emrave tradicionalë të saj ka pasur edhe mjaft propozime të reja. Ish-themeluesit e PD-së Pashko, Ruli, Imami e Zogaj, të cilët janë rikthyer pranë kësaj partie kanë qenë të renditur në listën e 300 kandidatëve për Këshillin Kombëtar, por vend në këtë listë kanë pasur edhe anëtarët e KOP-it, që janë anëtarësuar pranë kësaj partie, duke marrë teserën blu. Pas shpalljes së rezultatit, Berisha ka garantuar se do ta lexojë me modesti votën e të gjithë atyre që votuan kundër dhe abstenuan për të. “Fitorja jonë është e sigurt dhe asgjë nuk mund t’i mposhtë më demokratët shqiptarë. Ky tashmë është një fakt evident”, u shpreh ai.


    Ndryshimet në statut

    Kuvendi Kombëtar i PD-së në ditën e dytë të punimeve të tij, përveç zgjedhjes së kryetarit të PD-së dhe anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të kësaj force politike ka votuar edhe për ndryshimet në statut të paraqitura nga drejtuesit e PD-së. Ndryshimet e bëra në statut dhe të miratuara me shumicë votash, janë katër. Kuvendi i PD-së nuk do të votojë më për 85 anëtarë të Këshillit Kombëtar, por për 100 dhe pjesa tjetër kuptohet. 25 vetë futen automatikisht në Këshillin Kombëtar, të cilët janë ish-presidentët e Republikës, ish-kryeministrat, ish- kryeparlamentarët dhe ish-kryetarët e PD-së. Është futur parimi “Një anëtar, një votë”, ku PD-ja është bazuar në statutin e partisë së Shirakut në Francë. Këshilli Kombëtar do të mblidhet mbi dy herë në vit. Rrotacioni në parti do të bëhet çdo katër vjet, nga tre që është aktualisht dhe në parti mund të anëtarësohet çdo njeri që mbush moshën 15 vjeç.


    Përshëndetjet

    Në Kuvendin e tetë të PD-së, përveç përfaqësuesve të partive të djathta evropiane, të cilët kanë përshëndetur në ditën e parë të punimeve te tij, në ditën e dytë kanë qenë partitë e spektrit të djathtë shqiptar Mediu e Lesi, që kanë përshëndetur punimet e këtij Kuvendi. Por urime për Kuvendin, PD-ja ka marrë edhe nga partitë e djathta të Maqedonisë dhe Kosovës. Gjithashtu në Kuvend ka përshëndetur edhe ish-themeluesi i PD-së, Genc Ruli dhe anëtarët e KOP-it, Lulzim Basha dhe Ylli Pango.



    Flet Stavros Papastavrous: Ndryshimin e vendosin shqiptarët
    Sekretari i Nea Demokratia: Zgjedhje të ndershme, integrim në Evropë



    Pse mendoni se PD-ja duhet t’i fitojë zgjedhjet në Shqipëri?

    Ne jemi këtu për të mbështetur PD-në, si pjestarë të të njëjtës familje politike, të familjes së PPE-s dhe e mbështesim në fushatën e saj elektorale për zgjedhjet e ardhshme, që do të vijnë. Ne besojme, që axhenda e partisë së qendrës së djathtë është axhenda politike, që do të fitojë dhe që i adresohet në mënyrë më të suksesshme problemeve të shoqërisë së sotme në Evropë. PPE-ja është partia më e fortë politike në Parlamentin Evropian, mbas zgjedhjeve të korrikut të kaluar, e cila ka edhe përfaqësuesit më të mëdhenj në numër të qeverisë së Evropës së bashkuar.

    Ju mendoni se ka ardhur koha për ndryshim në Shqipëri?

    Kjo është një çështje, që vetë shqiptarët duhet ta vendosin. Ne shpresojme se në Shqipëri do të ketë zgjedhje të ndershme dhe transparente, sepse e gjithë kjo është shumë e rëndësishme për integrimin evropian të Shqipërisë. Kjo është identifikuar dhe është le të themi nga Komiteti Evropian në shtator të vitit 2004 dhe në prill të 2005-s, dhe çfarëdo që njerëzit të vendosin është shumë e rëndësishme që zgjedhjet të jenë të ndershme dhe transparente.

    Si e vlerësoni realitetin e sotëm shqiptar?

    Kam vetem një ditë këtu dhe nuk mund të them shumë gjëra, por një gjë do të doja ta theksoja për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë: Duhet të evitojmë gabimet e së shkuarës, pra Shqipëria dhe Greqia duhet të kenë marrëdhënie të qëndrueshme dhe të mira, pavarsisht se cila parti është në qeveri.

    Në hapje të fushatës elektorale në Gjirokastër, Nano ka kërcënuar me dëbim të emigrantëve shqiptarë nga Greqia në rast humbjeje. Cili është komenti juaj?

    Unë nuk e kam dëgjuar një deklaratë të tillë, por edhe po ta kisha dëgjuar nuk do të bëja ndonjë koment, pasi nuk është detyra ime të bëj komente për deklarat e politikanëve të tjerë. Mendoj se njerëzit në Shqipëri duhet të prezantohen për programe të qarta, sesi do të zhvillohet vendi dhe sesi të rinjtë duhet të kenë mundësinë të shkollohen dhe të ecin përpara. Njerëzit duhet të vendosin se cila parti politike reflekton më mirë aspiratat e tyre për të ardhmen.


    Entuziazëm

    Sekretari i marrëdhënieve ndërkombëtare të Nea Demokratia, është shprehur se Kuvendi i PDSH-së i ka pëlqyer mjaft, pasi aty ka parë entuziazmin dhe dëshirën, që ka kjo forcë politike shqiptare për të fituar zgjedhjet.


    Statuti

    * Është miratuar parimi “Një anëtar një votë”, i cili do të zbatohet për zgjedhjen e strukturave të partisë
    * Nga 85 anëtarë të Këshillit Kombëtar, të cilët zgjidheshin nga Kuvendi, tani ky i fundit ka të drejtë të zgjedhë 100
    * Mandatet e anëtarëve të Kuvendit nga 3 bëhen 4-vjeçare, ndërsa ai i anëtarëve përfundon me mbarimin e mandatit përkatës
    * Të gjithë ata që mbushin moshën 15 vjeç mund te bëhen anëtarë partie.

  19. #19
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Berishes i mungojne 760 mln euro per realizimin e premtimeve

    -Kryetari i PD ne Kuvendin e partise se tij beri nje sere premtimesh elektorale, te cilat sipas tij do te jene pjese te programit te qeverise se tij pas zgjedhjeve. Vetem per disa pika te vecanta te programit te tij, qeverise se ardhshme te Berishes, nese ai fiton zgjedhjet, do ti duhen plot 1.026 miliarde euro ne nje kohe kur mundesite e vendit per te gjetur te ardhura nga buxheti i shtetit apo donatoret e huaj, jane vetem 226 milione euro.Paketa e premtimeve te PD ne Kuvendin e saj te fundit nuk tregonte se ku do ti gjente parate qeveria e Berishes si kryeminister per te realizuar te gjitha premtimet e saj. Shumat qe do te shpenzohen duken se jane kolosale dhe nuk kane asnje argumentim se ku do te gjenden keto shuma te medha parash. Vetem per premtimet qe lidhen me ujin, arsimin, energjine, ish-te perndjekurit, strehimi dhe ndonje premtim tjeter kane nje mungese financimesh prej 760 milione eurosh. Kjo eshte vetem nje llogari i thjeshte e cila nuk mund te justifikohet me "luften kunder korrupsionit", "goditjen e monopoleve" apo "zhdukjen e evazionit fiskal". Keto terma propagandistiko-politike nuk sjellin kaq shume para. Premtimet populiste mund te realizohen deri ne nje pike por por te shikohet me hollesi ekonomike shifrat nuk dalin ashtu sic premtoi dy dite me pare kryetari i PD. Vetem per te realizuar futjen e internetit ne te gjitha shkollat, ashtu sic premtoi disa here gjate Kuvendit, Berisha, Albtelekom apo edhe investitoreve te tjere ju duhen plot 90 milione investimr ne nje kohe kur totali i fitimeve te Albtelekom qe mund te realizoje lidhjen eshte vetem 18 milione euro ne vit. Njekohesisht me kete Berisha premtoi rritjen 50 perqind te pagave te arsimtareve dhe dyfishimin e tyre. Premtimi i Berishes kushton plote 36 milione euro ne vit ndersa mundesia e buxhetit te shtetit eshte vetem 6 milione euro. Premtimet me te medha duket se jane uji dhe dritat. Berisha ne Kuvend tha per nje kohe te shkurter do te realizonte uje dhe drita 24 ore per te gjitha qytetet e vendit. Ne total ky premtim kushton 526 milione euro, sipas perllogaritjeve te peraferta. Ndersa ne te vertete mundesite e shtetit, perfshi edhe donatoret, kontratat, marreveshjet me te huajt eshte vetem 202 milione euro. Deshira per te realizuar kete premtim eshte e madhe por mundesia financiare dhe ajo kohore duket se nuk jane shume te argumentuara ne programin e PD. Keshtu vazhdohet me demshperblimin e te perndjekurve te cilet kane nje fature ekonomike te larte qe duhet te paguhet nga buxheti i shtetit, plot 125 milione euro. Strehimi i te pastreheve sipas programit te PD kushton 150 milione euro dhe mundesite e shtetit dhe donatoreve jane vetem per 18 milione euro. Ndersa premtojne 1.026 miliarde euro investime, PD i mungon ne llogari afersiasht nje shifer prej 760 milione euro. Shume e madhe per nje buxhet si ai i shtetit shqiptar. (Gazeta Shqiptare)
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  20. #20
    Dr
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    ne perendim
    Postime
    338
    PD, ne ankth per Keshillin Kombetar
    E Marte, 26 Prill 2005
    Pas rizgjedhjes se Berishes si kryetar me mbi 93 % te votave, Partia Demokratike vijon numerimin e votave per zgjedhjen e 100 anetareve te Keshillit Kombetar. Uran Butka, opozitari i vetem i Kuvendit te demokrateve

    Armando META

    Gjithe vemendja e ish-drejtuesve me te larte te Partise Demokratike, deputeteve dhe nje pjese te mire te metonjesve per te kapercyer ne forumet vendimarrese te PD, tashme eshte perqendruar ne numerimin e votave per Keshillin Kombetar (KK) te demokrateve. Ky forum eshte institucioni me i larte vendimarres midis dy Kuvendeve. Votimi per KK eshte bere dy dite me pare ne Kuvendin Kombetar te PD, ne te cilin Sali Berisha u rizgjodh per te katerten here rradhazi me 93.3% te votave, si Kryetar i PD. Ne baze te statutit te PD, Kuvendi zgjedh edhe 100 anetaret e Keshillit Kombetar. Gara per ne kete forum eshte mjaft e forte, po te kihet parasysh se KK sherben edhe si trampoline per t'u zgjedhur ne Kryesine e PD-se, si dhe ne nivelet e sekretariateve dhe te nenkryetareve demokrat.

    Pavaresisht nga fakti se KK i meparshem ishte pothuajse jashte loje, pasi vendimet u perqendruan ne menyre arbitrare dhe ne kundershtim me statutin e PD ne duart e Berishes, perseri perpjekjet per te hyre ne KK nuk jane teresisht te pavlefshme. Praktikisht, numeri i votave qe marrin anetaret e KK ne Kuvend, percakton edhe shkallen e ndikimit politik qe kane ne jeten organizative dhe strukturore te PD-se.

    Por ajo qe ka bere se tepermi pershtypje ne kete Kuvend, ka qene shkalla minimale e oponences apo e shfaqjes se mendimit ndryshe, ne analizen e jetes politike dhe organizative te PD-se gjate ketyre kater viteve te fundit. Me perjashtim te anetarit te KK, Uran Butka, i cili mbajti nje fjalim teper kritik per menyren se si Berisha ka drejtuar PD-ne gjate ketyre viteve te fundit, asnje tjeter nuk pati guximin politik per te bere prezent ne Kuvend mendimet kritike ndaj mjaft hapave politik te hedhur nga Berisha, pavaresisht se korridoret e Pallatit te Kongreseve, pothuajse oshetimin nga pakenaqesite. Butka ka qene i vetmi ze kunder lidershipit demokrat qe, sipas tij, duhet te ndryshoje, duke filluar qe nga Berisha, Bode e te tjere. Sipas tij, dalja me nje kandidature per kryetar partie, pa kandidatura alternative, eshte nje non sens, krahasuar me praktiken e zgjedhjeve te kryetareve te strukturave te tjera, ku eshte vonuar per dy a me shume kandidatura. Por per ironi e cinizem, megjithese ai ishte i vetmi ze ndryshe ne Kuvend, u margjinalizua nga thirrjet e disa delegateve "Berisha, Berisha", pasi te tjeret kur degjuan kritikat e tij per kryetarin demokrat, renden te braktisnin sallen, per te mos qene te pranishem ne kete moment te vecante. Asnje Kuvend tjeter i PD nuk ka pasur fatin te perfaqesohet vetem me nje ze kritik, si ky i fundit, duke deshmuar ndoshta shkallen me te ulet te demokracise se brendshme ne PD.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kongresi i dytë i KOASH në 16-29 qershor 1929, Korçë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 10-02-2013, 20:41
  2. Kongresi I Manastirit
    Nga gerrard73 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 13:58
  3. Kushtetuta dhe kombi Amerikan
    Nga ILovePejaa në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 05:11
  4. Kongresi i Elbasanit dhe Shkolla e Kalase
    Nga Iliriani në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 18:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •