Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 63
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    llap.. 10000 her te kam thene..jepe burimin e shkrimit.. psh gazeten a revisten a autorin a..
    hajt mos prito..

    shkrimi ka vlere.. vertet ka dicka te tille mes Rugoves dhe Berishes..

    dhe nga kjo Ftohje mes ktyre dyve Nxehen mire Thaqo Nanoistet dhe ja u kpusin ne plumba njanit e tjetrit..
    Ai atje ne Prishtin (Dull Thaqi) ja vret Rugoves Xhemen e Ahmetin.. ky ne Tiran (dull Nano Klosi) ja vret Azemin kti tjetrit mu nen dritare te zyres..
    Shum bukur.. por ftohja mes ktyre dy Cjepeve.. i kushton Jete njerzish Atdhetareve ktej e andej..

    Heshtja e Pd se Berishes per Dhunen Polpotiste ne Kosove eshte ... spo e them fjalen se del shum e rende..

    Edhe qe Bukoshi ka me ja dredh Rugoves e kuptova qe kur e pash at xhambaz pran Qose Caushit ne pervjetorin mashtrus te 28 Nentorit qe ben ne Vlore fill mbas Djegjes qe ja ben shqiperise Bandat e Mejdan Dokle Abaz Ermen Caush Gjinusheve e Cup Frrokave te Nanos.. dhe ardhjes se Partise se Enverit ne Pushtet me 97..
    Aty ish Bukoshi ne ate maskarade..
    Ne se e ka shkuar me aprovim te Rugoves gabim eshte..

    Edhe Berisha ja kthen.. kusurin duke e takuar Thaqin kur vjen ne Tirane..megjithse e di mire qe Thaqi po ja ben rugoves ate qe ja ben Thaqo-Nanoistet Berishes ne 97..
    Keto jan anti Vlera.. per te dy ..por me shume kjo e rendon Berishen..
    Kam kohe qe kam shprehur Habine.. Si nuk foli njiher Pd per zbardhjen e Vrasjes se Ahmet Krasniqit ne Tiran?

    Mund te kesh inat Rugoven..por te kerkosh zbardhjen e nje Krimi eshte Princip nga me kryesoret per nje NJERI..
    Pik.. Dhe kush hesht eshte bashk fajtor..

    Ahmet Krasniqi pret atje ne Varr qe te denohen Kriminelet..

    berisha duhet ta dije se te jesh demokrat do te thote jo te besh kapitalizem se ate din ta bej dhe Cac Nanosi shum mire.. por Demokrat do te thote.. tja kish temen e semes Vrasesve pik..

    ndryshe cfar ndryshimi ke nga Dulla..

    Edhe ideja e Rugoves se Ramizi ka bere shume per Kosoven eshte nje Iluzion..por Ai ben dhe politik dhe i falet kjo lajthitje..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 12-05-2005 më 17:35

  2. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22
    Dr. Berisha ne Shqiperi dhe Dr. Rugova ne Kosove jane strumbullaret e politikes shqiptare ne vendet perkatese dhe shtyllat e ceshtjes sone kombetare. Kjo per arsyen e thjeshte se asnje politikan tjeter ne Shqiperi apo Kosove nuk eshte votuar apo mbeshtetur me shume dhe me gjate se keta te dy. Njerezit e vegjel mund te pergojojne e shpifin sa te duan figurat publike si Berisha e Rugova, por te dy keta kane i kane deshmuar popullit te tyre dhe historise perkushtimin dhe vendosmerine e tyre, me pune dhe jo vetem me fjale.

    Te dy i perkasin te njejtit spekter te djathte politik, te dy kane qene ne shenjester te rregjimeve komuniste represive si ne Shqiperi edhe ne Kosove, te dy kane si kundershtare politike formacione politike social-komuniste te majta, te dy jane figura me nje njohje dhe mbeshtjetje te madhe nderkombetare. Shume burra shtetesh ne bote nuk mund ta dine se ku bie Shqiperia ne harten politike te botes, por njohin Dr. Rugoven dhe Dr. Berishen.

    Ideja se maredheniet midis Rugoves dhe Berishes jane ftohur, eshte nje trillim qesharak nga ata qe do te deshironin te shpiknin nje ftohje te paqene. Pse? Sepse e ndjejne qe shteti am eshte duke u faktorizuar perseri, e ndjejne qe ererat e ndryshimeve politike qe fryne ne gjithe Evropen Juglindore, po fryjne edhe ne Shqiperi, e ndjejne se Dr. Berisha do te jete kryeministri i ardhshem i Shqiperise, e ndjejne se nuk do te jene dot me ne gjendje qe te ndalin viziten e shumepritur te Dr. Berishes ne Kosove, ashtu sic bene disa vjet me pare.

    Dr. Berisha eshte nje figure intimiduese per te gjithe aktoret e politikes shqiptare, perfshi ketue dhe Dr. Rugoven, pasi mbeshtetja qe i gezon ne Kosove eshte e krahasueshme me ate te presidentit Rugova. Arsyeja perse atij iu ndalua hyrja ne Kosove disa vjet me pare nga UNMIK, lidhej me faktin se figura e tij eshte aq popullore ne Kosove, sa mund te nxirrte jashte kontrollit turmat e njerezve qe dolen ta prisnin ne kufi, ashtu sic ai i priti ne 1999 ata 1 milion refugjate shqiptare nga Kosova ne Shqiperi.

    Dr. Berisha dhe Dr. Rugova e kane te qarte qe ata duhet te mbajne nje imazh te ulet publik ne raport me njeri-tjetrin, ne menyre qe te mos u jepet shkas atyre qe flasin per 'Shqiperine e Madhe" qe te sulmojne apo propogandojne kunder ardhjes se Dr. Berishes ne krye te qeverise shqiptare. Ardhja e tij ne krye te ekzekutivit shqiptar i jep fund krizes politike 8 vjecare te 1997 dhe e faktorizon serisht shtetin am shqiptar ne arenen lokale Ballkanike dhe ne ate nderkombetare.

    Kur kjo te ndodhi, Berisha dhe Rugova nuk do te komunikojne me me njeri-tjetrin ne rang politik apo personal, por ne rang institucional dhe kjo do ti hapi driten jeshile konsolidimit te unitetit kombetar shqiptar dhe do te krijoje kushte reale zhvillimi te njetrajtshem politik, ekonomik, shoqeror si ne Kosove edhe ne Shqiperi.

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nuk po debatoj une me shkrimin e Albos se edhe se ka shum entusiazem uj-petull-beres brenda aty prap ka brenda ate qe eshte pozitive te Albo.. ai i do te miret ne politike e i vlereson maksimalisht..ashtu sikurse te keqijt di ti ndaj e demaskoje..
    mirpo tek fshati i te mireve (pra ne grupacionin Pd e tiranes e LDK e Kosoves) duhet kritikuar ajo cka eshte keq se ndryshe ja ha dhelpra pulat e ujku delet..sic po ja ha ne fakt..

    nejse..


    KJ shkruan:



    E Premte, 13 Maj 2005


    SKEMA E RAMES KUNDER OPOZITES

    Kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama, ka filluar te zbatoje skemen e propozuar prej tij kreut te PS-se Nano, per provokimin e kandidateve te Partise Demokratike ne prag te zgjedhjeve te 3 korrikut. Keshtu, Policia Bashkiake u zhvendos dje ne periferi te Tiranes ne zonen elektorale nr. 36 ku kandidon Andis Harasani perballe Shaban Memise. Njerezit e Rames tentuan dhe ia arriten te hiqnin dje disa nga posterat elektorale te kandidatit te PD-se, megjithe protestat e vete Memise dhe banoreve te zones elektorale. Kjo solli perkohesisht tensionimin e situates ne zonen e kompleksit te spitaleve prane ish-Shkolles se Bashkuar. Simpatizante demokrate u ulen ne mes te rruges ne tentative per te frenuar kalimin e automjeteve te bashkise, gje qe shkaktoi bllokimin e trafikut per disa minuta. Ne vendngjarje erdhen edhe deputete te tjere te Partise Demokratike te cilet protestuan prane autoriteteve per kete precedent, por moren nje pergjigje te shkurter: "Keshtu kemi urdher". Nje nga drejtuesit e ketij operacioni te policise tha per median se heqja e posterave elektorale behet ne baze te ligjit, me argumentin se kandidati per deputet ka dhunuar pronen publike. Ai shtoi se nje veprim i tille do te pasohet nga te tjere ne te gjitha zonat elektorale te kryeqytetit. E megjithate, eshte krejt e qarte se mesymja e Policise Bashkiake dje ne zonen e Shabam Memise, nuk eshte aspak e rastesishme. Kjo eshte pjese e nje skeme te planifikuar qarte nga Edi Rama e cila parashikon provokimin ne te gjitha menyrat te kandidateve te PD-se, per me teper te atyre qe njihen si "koka te nxehta" ne kete parti. Kjo strategji e Rames eshte konsumuar gjate nje konsulte me kreret me te larte te PS-se duke perfshire Fatos Nano dhe Gramoz Rucin. Diaboliku i pandreqshem synon ne kete menyre te nxise nje vale reagimi te dhunshem te demokrateve per t'u thene shqiptareve: Ja, ju thashe une, keta jane njelloj si ne _97-n!

    Qe mesymja e bashkiakeve ndaj posterave te opozites nuk eshte nje rastesi, kete e verteton edhe fakti se pikerisht dje, Partia Demokratike planifikoi dhe zhvilloi mitingun ku kryetari Berisha prezantoi kandidatin per deputet, Shaban Memia.

    Kryebashkiaku Edi Rama ne vend te qe urdheroje heqjen e megaposterave qe lajmerojne Kongresin e mbaruar socialist, te cilat lartojne ne shtyllat e bulevardit "Deshmoret e Kombit", ne vend qe te urdheroje heqjen e cadres qe vazhdon te "mbroje te ardhmen" perpara Pallatit te Kongreseve, merret me posterat e Shaban Memise ne nje zone periferike ku per hir te se vertetes pluhuri nuk te le te shohesh me shume se 3 metra larg. Qe politikani Edi Rama eshte misherimi i shprehjes "qellimi justifikon mjetin", kjo dihej. Ajo qe te cudit eshte fakti se kryebashkiaku po investohet ne nje beteje qe nuk eshte e tij dhe qe ne fund te se ciles, ai rrezikon jo vetem te mbese pa trofe, por mund ta shohe veten te perjashtuar nga arena politike, pikerisht nga ata kongresmene te cileve ai u buzeqeshte ne Kongresin e fundit, sikur te donte t'i dergonte ne shtrat.

    Re. Po.

  4. #54
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Lulzim Basha, silueta e re pas Sali Berishës ...

    I pritur si “mesia” në Partinë Demokratike, i kritikuar nga kundërshtarët si i pompuar artificialisht. Kush është Lulzim Basha, silueta e re e PD-së pas Sali Berishës, të cilit i ngjan edhe fizikisht. 31-vjeçari që personifikon erën e re që po fryn në të djathtën shqiptare ...


    Deri para ndoca muajsh ditët e tij kishin ritmin e qetë të një këshilltari ligjor. Një njeri pa andralla, që lexonte letërsi amerikane, dëgjonte me nge xhez klasik të viteve ‘20-’60, ndiqte të gjithë filmat më të mirë të Hollivudit në kinema, duke përzgjedhur ato ku luajnë Kamerën Diaz, Merli Strip, Xhek Nikolson dhe Bred Pit që janë aktorët tij të preferuar, pinte verë dhe kalonte shumë kohë me miqtë, pastaj arratisej kohë më kohë së bashku me gruan e tij, Aurelën, në ndonjë udhëtim të gjatë dhe kthehej sërish... në Kosovë ose në Holandë, ku megjithëse kishte ndërtuar jetën e tij të re, nuk kishte marrë me vete të vjetrën, të lënë në Tiranë qysh në fillim të viteve nëntëdhjetë... Të takohej me Shqipërinë në internet ishte më shumë se nevojë, derisa kuptoi që kishte ardhur koha ta tejkalonte këtë marrëdhënie virtuale. Shqipëria që gjente në faqet në internet të të përditshmeve shqiptare e zemëronte, e trishtonte, por edhe e grishte me pasionet e saj politike. Ai vetë kishte rënë tanimë në kurthin e pasionit politik dhe i ziente ndër deje gjaku “blu”.
    Ftesa për të marrë pjesë në Komitetin e Orientimit të Politikave (KOP) ishte ajo që tanimë prej kohësh po priste. Fluturimi ishte aq i shpejtë, sa përpëlitja e hutuar e qepallave si pas zgjimit nga një ëndërr tepër e bukur për të qenë e vërtetë, është e imagjinueshme. Në fillim anëtar i KOP-it, pastaj koordinator, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së që do t’i jepte 73 vota për ta rreshtuar anëtar kryesie, të pestin në hit-paradën e më të votuarëve të PD-së, tanimë zëdhënës i fushatës dhe kandidat për deputet në zonën e “21 Dhjetorit”, por që ka nisur të quhet stari i ri i PD-së dhe në fotot e aktualitetit politik fotoreporterët e vendosin në zoom si siluetën e re të Berishës, të cilit i ngjan edhe fizikisht.
    Tanimë për Lulzim Bashën koha e përpëlitjes së qepallave ka kaluar. Ritmi i tij i ri është politika shqiptare e ditës. Në intermexot mes një mbledhjeje elektorale, një inspektimi zone apo një konference për shtyp gjen gjithnjë e më pak kohë për një kafe të shpejtë te “Sheratoni”. E ka humbur qetësinë e dikurshme dhe tensioni i lexohet qartazi. Nuk mundohet as ta fshehë. “Jam 31 vjeç, por edhe një perfeksionist i edukuar si i tillë që në familje ku gjithnjë kanë pritur shumë prej meje. Kjo pritshmëri më ka bërë ky që jam sot: një njeri që rend të bëjë shumë, shpejt dhe mirë gjithçka. Prandaj dukem kaq i tensionuar, sepse jetoj me ankthin e përmbushjes së përgjegjësisë”,- shpjegon.
    Një gotë verë e bardhë është mënyra e tij për të përcjellë tendosjen prej të cilës del shumë shpejt dhe bëhet sërish ai politikani i ri, energjik dhe i mprehtë që ka dominuar në debatet e fundit politike në televizion. Në fakt, ai zbulon se është prej vitesh ekspert i debateve të tilla. Madje, në një konkurs ndërkombëtar për të drejtën ndërkombëtare publike është zgjedhur edhe një ndër dhjetë debatuesit më të mirë anglishtfolës, ndërsa së bashku me skuadrën e tij holandeze ku bënte pjesë, kanë zënë vendin e parë në botë për artin e debatit ligjor. Por tregon se interesi i tij për politikën dhe ligjet nuk ka lindur papritur dhe as nuk kufizohet me këto lloj debatesh.
    Për të hyrë në politikë ka braktisur një karrierë premtuese akademike në universitetin ku ka përfunduar studimet ligjore shkëlqyeshëm në Holandë, ka lënë pas eksperienca të tilla si ekspert ligjor në Tribunalin e Hagës me grupin e identifikimit të dëshmitarëve gjatë luftës së Kosovës, ka qenë shef i operacioneve mbështetëse në Tiranë, por pas saj kthehet sërish në fakultet deri në mars të vitit 2000, kur shkon në Kosovë për të punuar për UNMIK-un. Vijon karrierën ligjore në Mitrovicë si këshilltar ligjor pranë prokurorit ndërkombëtar (gjatë kësaj kohe shqyrton 23 raste krime lufte nga serbët ndaj shqiptarëve), mandej zhvendoset në Prishtinë në Gjykatën Supreme, pa u larguar nga Kosova vijon karrierën si zv.shef kabineti i drejtorit të Departamentit të Drejtësisë dhe detyra e tij e fundit ishte këshilltar i veçantë ligjor. Gjatë gjithë kësaj kohe rrëfen se i ka ndjekur zhvillimet politike në Shqipëri, se bindjet e tij ishin fiskuar si të djathta, tanimë besonte te liberal-demokracia.
    Vokacioni i tij politik u bë Partia Demokratike. “Bindjet e mia të djathta janë shumë të forta, gati në përmasat e një besimi”, - shpjegon ai pa u merakosur se kjo mund të duket si tepri. Dhe nuk është vetëm fans i aktorëve të Hollivudit, por edhe i liderëve amerikanë të politikës, ndër të cilët veçon Kenedin, për idealizmin e tij, dhe Bill Klintonin për afeksionin natyral ndaj njerëzve, por shton edhe politikanë të tjerë si Uinston Çërçillin për këmbënguljen dhe Aznarin “me të cilin rilindi liberal-demokracia pas zbaticës së kristian-demokracisë”. Politika, megjithatë nuk është e vetmja fushë e interesave të tij. Dikur ka dashur të jetë mjek, ndërsa më vonë ka patur një interes dhe kuriozitet të madh edhe për filozofinë e fizikën, prej të cilave thotë se nuk ka hequr ende dorë.
    Model i nxënësit shembullor dhe shumë të aktivizuar në kohën e ish-regjimit, Basha ka luajtur edhe në ekipin e volejbollit profesionit të “Dinamos” deri në 1991, kur vijon studimet për juridik në Tiranë. Arrin të fitojë një bursë studimi në Holandë dhe largohet nga Shqipëria, ku është kthyer vetëm para pak muajsh si përfaqësues i një fryme të re në politikën shqiptare, ku Partia Demokratike e ka pritur si “mesia”, dhe ku ka krijuar shumë shpejt simpatitë e para me idealizmin dhe imazhin e pastër, por edhe antipatitë e para me gjuhën e vjetër, të cilës nuk i shpëton ndonjëherë dhe markimin e fortë që i bën PD-ja, të cilin një pjesë kundër PD-së e komenton si pompim artificial i një stari prej silikoni. Por Lulzim Basha është i ndërgjegjëshëm që sapo ka bërë “ta” në politikë dhe thotë se madje ende nuk ka planifikuar karrierë politike në Shqipëri. “Jam futur për të marrë pjesë në një urgjencë politike. Doja të isha pjesë e një ndryshimi që kaq shumë pritet nga të gjithë shqiptarët. Dua të ngre nivelin e debatit politik në Shqipëri”. Këto janë disa nga arsyet për të cilat thotë se i është futur politikës dhe jo aspirata për të fluturuar lart...


    Pasionet.
    I lindur në Tiranë në qershor 1974, me një mama mësuese dhe baba mekanik, Lulzim Basha thotë se në kohën e regjimit nuk bënte pjesë në të privilegjuarit. “Familja ime ishte një familje që jetonte me frikën, por unë, edhe pse shumë i ri, arrita t’i marr injeksionet e para të disidencës nga daja im, duke dëgjuar Zërin e Amerikës dhe Radio Vatikanin”, - fillon rrëfimin e vet personal Lulzim Basha. Momentet më vendimtare për të, thotë se kanë qenë lëvizjet e viteve ’90, të cilat i ka përjetuar kur ishte gjimnazist i vitit të dytë te “Sami Frashëri”. “Por interesi im për politikën kishte filluar tashmë”, - tregon duke shtuar se, megjithëse shumë i ri, u përfshi në protestat demokratike në Tiranë. Në shkollë tregon se ka qenë nxënës i mirë, veçanërisht në shkencat natyrore dhe në ato shoqërore. “Më shumë më ka tërhequr mjekësia, por më vonë edhe shkencat politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Kam një kuriozitet të vazhdueshëm për filozofinë dhe fizikën”, - tregon. Preferon letërsinë historike dhe autobiografitë, por aktualisht tregon se është i afeksionuar pas letërsisë amerikane. Dëgjon kryesisht muzikë xhez, klasike dhe i pëlqejnë pikturat e impresionistëve, sheh shumë kinema dhe thotë se i pëlqejnë shumë udhëtimet. Thotë se nuk i pëlqen vetmia dhe se për një farë kohe ka patur një përbuzje të vërtetë për paranë, por tanimë marrëdhëniet me të i ka më të mira, megjithëse vazhdon të mendojë se paraja më shumë të varëson, sesa të pavarëson. Në fakt, pavarësia thotë se është mania e tij.


    Familja.
    Gruaja me të cilën është i martuar vetëm prej një viti, ka qenë shoqja e tij e dikurshme e klasës. Një dashuri shumëvjeçare që ka vazhduar nga Shqipëria në Holandë, ku kanë studiuar të dy. Ka studiuar shkenca politike si Lulzimi, por Aurela Isufi mund të kujtohet ndoshta nga brezi i poetëve të nëntëdhjetës edhe si poete, pasi ka marrë pjesë në konkursin poetik të Strugës, ku ka fituar vendin e parë. Ajo vazhdon të shkruajë dhe Lulzimi thotë se e inkurajon për këtë. Megjithatë, ajo aktualisht punon me projekte të ndryshme ndërkombëtare dhe vazhdon të jetojë në Holandë. Këto ditë e gjen në Tiranë, ku ka ardhur të mbështesë Lulin në projektin e tij politik, por do të kthehet vetëm në shtator për të jetuar së bashku në apartamentin e prenotuar tashmë në Tiranë.


    Fushata

    “21 Dhjetori”, simboli i makiazhit të Tiranës.


    I sapocaktuar si kandidat i PD-së në zonën e ish-“21 Dhjetorit”, Lulzim Basha thotë se tanimë i ka konstatuar problemet e kësaj zone dhe është duke ideuar një fushatë moderne, sipas modeleve më të mira Perëndimore. Problemet më të rëndësishme të kësaj zone, sipas tij, janë gjendja ekonomike, që nuk është më e keqja, por është ndër më të dobëtat, është një zonë ku jetojnë shumë të papunë dhe vuan nga një mjedis tejet i ndotur. “Është ende një zonë ku ka probleme me legalizimet, me ujin dhe me energjinë elektrike. Është një zonë simbol e makiazhit që i është bërë Tiranës, nga jashtë e kamufluar dhe që vuan shumë për sa i përket urbanistikës, ku ujërat e zeza dhe rrugët e prishura kërkojnë ndërhyrje urgjente”, - thotë ai i gatshëm t’ia nisë fushatës.

    Shekulli
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Suksese Lulzim Bashes..!!

    E ne fitofte tja nderroj emrin atij m.ut 21 dhjetorit.. te Stalinit..
    Ta bej psh Xhak Nikollson's Aveny..


    Meqe qenka Nikollsons.. do e votoka dhe Korasoni.. edhe un afkors.. lol.
    Po ndonje shkrim nga dora tij a mund te lexojm se aty duket kapaciteti njeriut..
    bujrum skith..

  6. #56
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga Pride
    Marinar ke thane:

    Sa i perket asaj treshes qe ti e apostrofon pra;Thaçit,Jakupit dhe Halitit nje po ta theme se keta jane *konusi i historise se re te Kosoves.Ne patem fatin e madhe ne kohe e hapesire qe ky konus te udheheqe luften e lavdishme çlirimtare.Ashtu siq munden dhe ne baze te rrethanave te kohes!Te kujtohet Rambujeja?!Te gjithe kosovaret pavaresishte bindjeve te tyre politike syte i kishin drejtuar ne gishtat e Thaçit kur po e nenshkruante marreveshjen.


    --

    Ai konusi yt e udhehoqi bukur Popullin e Kosoves drejt stankovacit por me nji stil interesant, para treshja Thaq halit jakup me canta shpine mush me fletore e lapsa e blloqe komunikatash drejt Rognerit, mbas tyre 2 milion Shqiptar te masakruar tuj ju drejtu maleve pa buk uje e ilace e pa mbrojtje e mbas shqiptareve bajoneta Serbe.


    Eshte e vertete se syt i kishin tek dora e thaqit por jo se priste kush qe prej dores se thaqit te mundej Serbia..perkundrazi ai kriminel me ate dor qe nuk e ngriti disa jave se priste urdhera nga Demaq matufi i ndali perpjekjet e Natos per nderhyrje dhe i dha hapsire Serbise te beje kompletimin e genocidit total.

    Pra ajo dora thaqit eshte dora e ndihmesit te Sllobos.
    Ishte Sllobo me i interesuari qe ajo dor te mbetej e varur e jo e ngritur..

    Dhe Thaqi ja plotsoi deshiren Sllobos.

    Eshte vendosmeria e Ollbrajtit qe ai kriminel ta ngrinte ate dore qe Nato te kishte arsyetimin se... Shqipot i than PO rambujes e tash Serbi priti misilet.

    Kjo eshte e verteta o marinar i thaqit.
    Pride shume je larg.Nuk ti kape koka shume gjera.Merre lopaten lum miku se per bese vetem sa humbe kohe me gjera qe nuk ke prirje!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Marinari : 14-05-2005 më 10:28

  7. #57
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Suksese Lulzim Bashes..!!

    E ne fitofte tja nderroj emrin atij m.ut 21 dhjetorit.. te Stalinit..
    Ta bej psh Xhak Nikollson's Aveny..


    Meqe qenka Nikollsons.. do e votoka dhe Korasoni.. edhe un afkors.. lol.
    Po ndonje shkrim nga dora tij a mund te lexojm se aty duket kapaciteti njeriut..
    bujrum skith..
    Brari thote suksese Luzzim Bashe,Kopistit.Po Lulzimi duhet te deklarohet njehere rreth rolit te tije gjate bashkpunimit me TPI-ne e Hages.Ajo ane e medaljes se Lulzim Bashes eshte ende e nxire o Brari.Por ti ke synime tjera prandaj une te kuptoj ty plotesishte...

  8. #58
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Marinari
    Brari thote suksese Luzzim Bashe,Kopistit.Po Lulzimi duhet te deklarohet njehere rreth rolit te tije gjate bashkpunimit me TPI-ne e Hages.Ajo ane e medaljes se Lulzim Bashes eshte ende e nxire o Brari.Por ti ke synime tjera prandaj une te kuptoj ty plotesishte...
    ... Suksese i them dhe une Lulzim Bashes o Marinar. Nuk kam degjuar te kete bere ndonje pisllik Lul Basha, se nqs do kishte bere nuk do kishte vonuar Tos Nano, t'ia nxirrte. Por eshte plotesisht i paster.
    Persa i perket TPI-se se Hages, nuk e njofim per institucion kriminel dhe vrastar, por si gjykate nderkombtare qe po gjykon Sllobodan Millosheviçin, ate qe ju masakroi dhe ju dogji shtepite.
    Prandaj Marinar, perpiqu te rregullosh shprehine tende ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  9. #59
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga skuthi_vogel
    ... Suksese i them dhe une Lulzim Bashes o Marinar. Nuk kam degjuar te kete bere ndonje pisllik Lul Basha, se nqs do kishte bere nuk do kishte vonuar Tos Nano, t'ia nxirrte. Por eshte plotesisht i paster.
    Persa i perket TPI-se se Hages, nuk e njofim per institucion kriminel dhe vrastar, por si gjykate nderkombtare qe po gjykon Sllobodan Millosheviçin, ate qe ju masakroi dhe ju dogji shtepite.
    Prandaj Marinar, perpiqu te rregullosh shprehine tende ...
    Skuthi i vogel,dora e kemba vet.
    Ti as qe e ke kuptuar se çka kam dashur te theme?!Kur te beheshe skuth i madh ndoshta do ta kuptoshe me lehte.

    Shendetin shkuthi

  10. #60
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Marinari
    Skuthi i vogel,dora e kemba vet.
    Ti as qe e ke kuptuar se çka kam dashur te theme?!Kur te beheshe skuth i madh ndoshta do ta kuptoshe me lehte.

    Shendetin shkuthi

    ... Po, Marinari, ke te drejte, diapazoni yt eshte teper i gjere per t'u kuptuar nga une skuthi_vogel ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kongresi i dytë i KOASH në 16-29 qershor 1929, Korçë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 10-02-2013, 20:41
  2. Kongresi I Manastirit
    Nga gerrard73 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 13:58
  3. Kushtetuta dhe kombi Amerikan
    Nga ILovePejaa në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 05:11
  4. Kongresi i Elbasanit dhe Shkolla e Kalase
    Nga Iliriani në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 18:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •