Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 63
  1. #41
    Dr
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    ne perendim
    Postime
    338

    Sali Berisha dhe ShBA

    NJe artikull i korrierit qe me duket interesant. Si mendoni ju, ja ka falur shba antiamerikanizmin berishes....

    Berisha-SHBA, zik-zaket e marredhenieve
    E Enjte, 05 Maj 2005
    Sipas Sekretarit te Jashtem te PD-se, ne marredheniet midis Berishes dhe qeverise se PD-se, me SHBA-ne, nuk ka pasur asnjehere probleme parimore. Por ne realitet ne keto marredhenie ka pasur calime serioze. Kjo eshte pjesa me e palavdishme e historise politike te ish- Presidentit Berisha. Gjate perpjekjeve per te permbysur komunizmin dhe per fitoren e PD-se ne vitin '92, SHBA-ja mbeshteti fuqishem Berishen. Por me pas marredheniet filluan te perkeqesohen ne menyre graduale, per shkak te qeverisjes autoritare dhe me cenim te theksuar te sistemit demokratik ne Shqiperi nga ana e ish- Presidentit.

    Marredheniet e tejet te perkeqesuara midis Berishes dhe SHBA dolen ne pah pas zgjedhjeve parlamentare te 26 majit '96, qe u dhunuan haptazi nga policia dhe sherbimi sekret, i cili ishte nen drejtimin direkt te ish- Presidentit. Keto zgjedhje perbejne dhe precedentin e serialit te dhunimit te votes qe ka vijuar per afro 10 vjet ne Shqiperi. Berisha hodhi poshte sugjerimin amerikan qe zgjedhjet te perseriteshin ne afro 40 zona, duke shenuar ne kete menyre nje pershkallezim te metejshem te perkeqesimit te marredhenieve me qeverine amerikane. Gjate pranveres tragjike te '97-es, deputete te PD ne Kuvend, nuk ngurruan te akuzojne SHBA per organizimin e dirigjimin e ngjarjeve te '97, per shperberjen e shtetit. Vete ish- kreu i SHIK, Bashkim Gazidede, njeriu me i afert i Berishes, akuzoi ne Kuvend, SHBA dhe Greqine si organizatore te trazirave.

    Marazi ndaj SHBA u shtua dhe me shume pas kalimit te PD ne opozite. Gjate nje marrshimi per ne qytetin "Studenti", ne fund te vitit '97, mitingashe te PD nuk ngurruan te hedhin parulla antiamerikane prane ambasades se SHBA ne Tirane, duke shenuar ne kete menyre dhe rastin e pare te nje proteste antiamerikane ne Tirane, pas vendosjes se pluralizmit politik. Perpos kesaj, dhe disa ambasadore te SHBA ne Tirane, kane qene objekt i thirrjeve publike ne mitingjet e PD ne sheshin "Skenderbej", qe te largohen nga Shqiperia. Vete drejtues te larte te PD, dega Tirane, ne keto mitingje, kane qene nismetare te thirrjeve per te larguar nga Shqiperia, te ndjerin, ish- ambasadorin Jozef Limpreht. Sikur te mos mjaftonte kjo, drejtues te larte te PD deklaronin ne keto mitingje se ish-ambasadori Limpreht nuk perfaqeson qendrimin e qeverise amerikane!! Ndersa nje ngjarje e papelqyeshme kane qene ofezat ne drejtim te ish- ambasadores Mariza Lino jashte selise se PD-se, ku nje grup militantesh i thirrisnin "Lenka Cuko".

    Hapat e fundit te hedhur nga Berisha ne drejtim te permiresimit te marredhenieve me SHBA, sic ishte dhe vizita e tij e para disa muajsh, mbeten per t'u vleresuar, por pesha e se kaluares ne realitet eshte ende e rende.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-03-2005
    Postime
    43
    Procedurat e kandidimit dhe te zgjedhjes se kryetarit te PD ne kuvendin e fundit tregoi haptaz e qarte se gjerat kane "levizur" ne bazen e PD-se, por kupola e saj eshte ende e bunkerizuar, absolutizmi eshte sa anakronik aq edhe i pajustifikueshem, pavarsisht nga makiazhi e manikyrat.

    Shkurt, demonstrimi i bere ne kuvend me menyren e rizgjedhjes se kryetarit e stafit te tij, nuk i japin garanci nderkombetareve se berja kryeminister e Berishes nuk do te jete nje perseritje e ngryset e mandatit presidencial.

    Nuk mendoj se deklamimi i Xhekson eshte i rastit apo thjesht personal - keto gjera njihen ne boten zyrtare e diplomatike si prononcime "jo-zyrtare" per nje qendrim zyrtar me kohe. Shembuj ka mjaft, edhe me Shqiperine e gjetke.

    Berisha e ka prere bileten per nderkombetaret. Pavarsisht prej etiketes e miresjelljes se perfaqesive e zyrtareve te huajne vizita pune e qejfi, te cilat ne opinionin publik shqiptar serviren si simpati e mbeshtetje, duhet kuptuar mire se askush nuk deshiron te merret me nje njeri apo ekip qe eshte krejt i pa parashikueshem, dhe ka dhene prova per autoritarizmin e tij skandaloz e pa princip.

    Perpjekjet titanike per te mbajtur karriken e poziten e kryetarit te PD-se i sigurojne Berishes jetegjatesi si aktor i palavdishem opozitar ne politiken shqiptare, e cfare eshte me e rendesishme dhe me rjedhoja fatale per vendin, e le PD-ne ne opozite te perhershme.

  3. #43
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    04-11-2004
    Postime
    71
    mir ke thene aty me lart ti asnjeanes por tek kjo fraze:

    Shkurt, demonstrimi i bere ne kuvend me menyren e rizgjedhjes se kryetarit e stafit te tij, nuk i japin garanci nderkombetareve se berja kryeminister e Berishes nuk do te jete nje perseritje e ngryset e mandatit presidencial.

    nuk je i sakte.

    as qe cajne koke nderkombetaret se si zgjidhet nje kryetar partie.
    pse mos valle Nano qe e ka grure me shtepite e bardha e te kuqe e te zeza te Botes eshte i zgedhur demokratikisht?
    Nderkombetaret ja kan hequr vizen Berishes jo se ky eshte despot apo i mbyllur e i bunkerizuar.
    tjeter kund fle lepuri o asnje anes.

    Ku ka me te bunkerizuar se Edvin Rama i cili nuk eshte kryetar Partie por kryetar Bashkie dhe haptas debon me shkelma parlamentaret nga e drejta e tyre ti hedhin nje sy bunkerit te edvinit.
    Kujt i jep llogari edvini per vrimen e tij te zeze qe i kollofit miljardat e shtetit e rrushfetet ?
    askujt.
    Megjithate cdo ambasador i huaj i shpive te bardha te kuqe e te zeza shkon e ja puth kembet e gjata edvinit sapo shkel ne shqiperi.
    Dhe Edvini vet ja puth te tera Nanos.
    Pra te huajt e dine se Nanua me pushtet e pa pushtet thjesht si kryetar Partie eshte nr 1 per nga potenca ne Shqiperi.
    Dhe ata mendojne, ky eshte me i forti, le te rrij ky ne pushtet se di ta mbaj vehten.
    Kot mundohen Pd-ja te justifikohen se gjoja e kan grure me Usa-n.
    Aspak.
    xheksoni ka shprehur ate qe mendon ai dhe Departamenti i Shtetit.

    Ne se Saliu do ta ket mire me USA-n ai duhet te fitoje katundarine Shqiptare.
    Deri tani kjo katundari eshte me Nanon.
    Keshtu beri dhe Enveri.
    Ai u tha Italianve qe ishin mikrofoni e altoparlanti i Botes per Shqiperine.
    Une tha ai jam me i forti.
    Doni ta keni mire me mua ,mire, nuk doni sme prishet gjiza.
    Dhe Bota e la aty 50 vjet.
    Tani len aty kelyshin e Enverit Fatosin.
    Nano ka bastione ne cdo cep te Shqiperise kurse Berisha as Tropojen nuk e ka ne dore. Edhe aty cdo dite Nanua i ve nga nje tritol ne prag dere e i hedh ne ere demokratet e pakte besnik te Berishes.
    Nano ja vret Azemin mu ne der te Pd-se dhe askush nuk i thot gje.
    Pra ai i ka bindur brenda e jashte njerzit se te fortet, ata qe te bejne gjëmën, jan me mua. Mos u krruani.




    ,

  4. #44
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    04-11-2004
    Postime
    71
    aty mbahu ti, thon andej nga jugu.
    erdhen zgedhjet dhe Pd ska asnji cop rtv kurse Ps i ka te gjitha.

    Ja ky Zheji, dobiçi i Nanos e soj dobiçash, te cilin Berisha e mbrojti kaq kohe se kujtonte se e ka mik.
    Tash ja fut ai mir Berishes sic ja fut Pd-s sallaku Moisiu etj te preferuar te Berishes.


    gazeta Rd

    RD


    PD reagon pas kalimit të Drejtorit të Përgjithshëm të RTVSH në rolin e zëdhënësit të Nanos

    Paloka: Zheji, partneri i krimit ekonomik të Nanos

    Televizioni publik Shqiptar është shndërruar në megafon dhe tellall i kryeministrit, dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, duke shkelur statusin e operatorit publik që gëzon ky institucion. Shkak për këtë reagim të zëdhënësit të Partisë Demokratike, Edi Paloka, është bërë një emision debati i organizuar nga TVSH ditën e hënë dhe i ritransmetuar ditën e martë në darkë, ku Zheji, në rolin e zëdhënësit të partisë në pushtet, drejtoi sulme të paskrupullta politike ndaj opozitës dhe Partisë Demokratike, duke shkelur statusin e postit publik që mban.

    Paloka tha dje gjatë një konference shtypi të dhënë në selinë qendrore të PD-së se "Televizioni publik Shqiptar, i cili drejtohet nga një lake amoral i Fatos Nanos, partner në bixhoz dhe krim ekonomik i kryeministrit shqiptar, me afrimin e zgjedhjeve ka kaluar tërësisht në pozicionin e tellallit të Nanos".

    Zëdhënësi i selisë blu ka protestuar për çensurën dhe persekutimin që TVSH i bëri Kuvendit të fundit të PD-së. Siç tha Paloka, "pasi çensuroi Kuvendin e fundit të Partisë Demokratike, Artur Zheji drejtoi një emision në të cilin hodhi vrerë, shpifi dhe trilloi sipas standarteve morale të padronit të tij, kundër PD-së dhe Kuvendit të saj".

    Duke komentuar debatin e njëanshëm të Zhejit, zëdhënësi i PD-së u shpreh se "skllav i krimit ekonomik është zhgrryer. Për dy netë me radhë, Zheji së bashku me cekët e gjinushët në fakt treguan vetëm tmerrin dhe panikun për humbjen e shpejtë".

    Paloka u shpreh në fund se "duke denoncuar këtë akt të fundit të Zhejit, të zhytur në vjedhje dhe korrupsion, PD e siguron atë dhe padronin e tij se tashmë asgjë nuk i shpëton dot nga humbja dhe dhënia llogari përpara ligjit".

    Dalja e Zhejit në rolin e zëdhënësit politik të Nanos është një dëshmi e qartë se TVSH-ja nuk po arrin asnjëherë të përmbushë përgjegjësitë e veta si transmetues publik, çfarë do të thotë se ai do të duhet t'i nënshtrohet një procesi të gjerë reformash, të cilat duhet të synojnë jo vetëm ndryshimin e disa prej drejtuesve të deritanishëm të tij, ndaj të cilëve ka akuza për korrupsion dhe abuzim me detyrën, por edhe zgjidhjen e disa çështjeve të tjera, të cilat e kanë kthyer RTSH në një media pa autoritetin dhe shikueshmërinë që duhet të kishte.






    Nano, mburojë e skandalit financiar të kupolës së Radiotelevizionit Publik Shqiptar

    Artur Zheji, 171 milionë lekë abuzime në RTSH

    Drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit Publik Shqiptar vazhdon të heshtë për skandalin e miliarda lekëve vjedhje dhe abuzime financiare në këtë institucion. Në fillim të këtij viti, Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi Raportin mbi kontrollin e ushtruar në RTSH ku evidentoheshin rreth 171 milionë lekë të reja abuzime financiare nga kupola e Radio Televizionit Publik Shqiptar. Kreu i këtij institucioni mban përgjegjësinë direkte për këtë skandal financiar të përmasave tejet të mëdha. Artur Zheji, i cili tri vite më parë u zgjodh numri një i televizionit publik, tashmë gjendet ndoshta në momentin më të vështirë të jetës së tij. Specialistët e KLSH-së e kanë akuzuar drejtpërdrejt për shpërdorimin e një fondi tepër të lartë, para të cilat paguhen nga taksapaguesit shqiptarë çdo vit. Gjithashtu, zyrtarët e KLSH-së pohojnë se, "pas verifikimit të abuzimeve, drejtori i RTSH-së, Zheji, ka kaluar për ndjekje penale".

    Dyshimet për implikimin e krerëve të RTSH në afera të ndryshme korruptive ishin hedhur prej kohësh, por këtë herë dyshimet provohen me fakte dhe dokumenta të pakundërshtueshme nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Kontrollorët e KLSH kanë zbuluar shumë prej shkeljeve të kryera në institucionin kryesor të medias televizive shqiptare. Akuzat e inspektorëve të KLSH-së, drejtuar në adresë të drejtorit të Përgjithshëm, Zheji, janë më të fortat të ngritura ndaj një funksionari të tillë të RTSH-së në historinë shqiptare. Të gjitha akuzat shoqërohen me një faturë financiare me vlera tejet të larta. Ndër shkeljet më të rënda, inspektorët e KLSH-së kanë vërejtur "krijimin e debitorëve në shumën rreth 131 milionë lekë (të reja), ku për një pjesë të tyre, konkretisht për shumën 89 milionë lekë, mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, për moszbatimin e kontratave të lidhura me subjektet debitore".

    Heshtja e Zhejit për këtë skandal financiar në institucionin që ai drejton provon më së miri implikimin e tij të drejtpërdrejtë në afera të pista. Megjithatë, ai vazhdon i qetë në krye të RTSH nën mburojën e kreut aktual të ekzekutivit, i cili ka vendosur kontrollin e plotë mbi Radiotelevizionin Publik që mbahet me paratë e taksapaguesve shqiptarë.


    Ja ku abuzimet e Zhejit janë më evidente

    Përveç "krijimit të debitorëve", në raportin e saj përfundimtar, KLSH-ja ka renditur një sërë shkeljesh të tjera. Kështu, drejtori Zheji dhe drejtues të tjerë të RTSH-së konsiderohen përgjegjës për "pagesa për punonjës të punësuar me kontrata speciale në kundërshtim me dispozitat përkatëse ligjore, duke shkaktuar një dëm financiar në shumën prej 15.2 milionë lekë. Po ashtu, një dëm të madh ekonomik ka shkaktuar edhe pagesa për shpërblimin e punonjësve (prurësve të reklamës), pa përcaktuar më parë kriteret e përfitimit të këtij shpërblimi. Ky dëm llogaritet "në shumën prej 5.2 milionë lekë", shkruhet në raportin e KLSH-së. Ndaj drejtuesve të RTSH-së është ngritur edhe një akuzë për abuzim me telefoninë mobile. Kështu, inspektorët e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë identifikuar "kryerjen e shpenzimeve të tepërta për telefoninë celulare në shumën rreth 2.7 milionë lekë, në kundërshtim me dispozitat përkatëse". Gjithashtu, shkelje të dispozitave përkatëse në fuqi, kontrollorët e lartë kanë vërejtur edhe në kryerjen e pagesave dhe dhënien e shpërblimeve për punonjës të institucionit të Radiotelevizionit Shqiptar. Këto shkelje arrijnë në vlerën e 900 mijë lekëve të reja.


    Zheji, përgjegjës i drejtpërdrejtë për vjedhjet në RTSH

    Një faturë shumë e madhe, rreth 13 milionë lekë, rëndon mbi drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së, Zheji. Në kontrollin e mëparshëm, inspektorët e KLSH-së kanë kërkuar zbatimin e disa detyrave dhe rekomandimeve, në bazë të të cilave do të arkëtohej në arkën e institucionit shuma prej 13 milionë lekësh. Por, në kontrollin e fundit, nga i cili ka dalë edhe raporti, KLSH-ja ka vërejtuar se nuk janë ndjekur dhe zbatuar pjesa dërrmuese e rekomandimeve, të cilat kanë sjellë si pasojë mosarkëtimin e shumës së caktuar. Për zhdëmtimin e këtij dëmi, KLSH-ja vendos si personazh kryesor pikërisht Artur Zhejin. Në raportin e KLSH-së thuhet se, "si pasojë e moszbatimit të rregullave përkatëse të administrimit dhe përdorimit nga vetë titullarët e institucionit janë vjedhur 2 (dy) automjete, për të cilat përgjegjësi të drejtpërdrejtë mbajnë drejtori i Përgjithshëm dhe drejtori i Televizionit, megjithëse kanë pasur shofer në organikë".


    Shkelje të disiplinës financiare edhe nga Bordi i Administrimit

    Të meta, mangësi dhe shkelje të disiplinës financiare, KLSH-ja ka konstatuar edhe në veprimtarinë e Bordit të Administrimit. Në kundërshtim me nenin 104 të Ligjit nr. 8410, datë 30.09.1998 "Për Radion dhe Televizionin Publik e Privat në Republikën e Shqipërisë", ky bord ka ushtruar veprimtarinë si organ vendimmarrës dhe jo si organ këshillimor i drejtorit të Përgjithshëm, duke marrë një numër jo të pakët vendimesh të kundraligjshme dhe duke vendosur për probleme, të cilat janë në kompetencë të Këshillit Drejtues. Për më tepër, për të justifikuar veprimet e kundraligjshme të drejtuesve të RTSH-së, Bordi i Administrimit ka krijuar kushtet për keqadministrimin e fondeve për veprimtari të tilla të RTSH-së, si: bashkëprodhime, transmetim spotesh publicitare, blerje të drejtash televizive, shpenzime të telefonisë celulare etj.

    Por nuk përfundon këtu lista e gjatë e abuzimeve të konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Në raportin e detajuar të grupit të inspektorëve janë vërejtur edhe shkelje e mangësi të shumta në drejtim të zbatimit të rregullave të prokurimit, zbatimit të dispozitave përkatëse për projektet filmike e artistike, programimit dhe miratimit të treguesve financiarë të institucionit, pagesave të kryera nëpërmjet arkës, mbajtjes së evidencës kontabile, administrimit dhe inventarizimit të vlerave materiale. Të gjithë këto shkelje kanë nga pas një faturë financiare me shumë zero pas numrave të parë.






    Akuzat e KLSH për Zhejin

    Ja ku ka abuzuar drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së

    • Mosndjekje dhe moszbatim të pjesës dërrmuese të detyrave të rekomanduara në kontrollin e mëparshëm të KLSH-së, me pasojë mosarkëtimin në arkën e institucionit të shumës prej 13 milionë lekë dëm ekonomik i kërkuar për zhdëmtim.


    • Pagesa për punonjës të punësuar me kontrata speciale në kundërshtim me dispozitat përkatëse ligjore, duke shkaktuar një dëm financiar në shumën prej 15.2 milionë lekë.


    • Pagesa për shpërblimin e punonjësve (prurësve të reklamës) në shumën prej 5.2 milionë lekë, pa përcaktuar më parë kriteret e përfitimit të këtij shpërblimi.


    • Kryerja e pagesave dhe dhënia e shpërblimeve punonjësve të institucionit në shumën rreth 900.000 lekë, në kundërshtim me dispozitat përkatëse në fuqi.


    • Krijim debitorësh në shumën rreth 131 milionë lekë, ku për një pjesë të tyre, konkretisht për shumën 89 milionë lekë, mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë drejtori i përgjithshëm i RTSH-së, për moszbatimin e kontratave të lidhura me subjektet debitore.


    • Kryerja e shpenzimeve të tepërta për telefoninë celulare në shumën rreth 2.7 milionë lekë, në kundërshtim me dispozitat përkatëse.


    • Si pasojë e moszbatimit të rregullave përkatëse të administrimit dhe përdorimit nga vetë titullarët e institucionit janë vjedhur 2 (dy) automjete, për të cilat përgjegjësi të drejtpërdrejtë mbajnë drejtori i Përgjithshëm dhe drejtori i Televizionit, megjithëse kanë pasur shofer në organikë.

    Përgatiti: Halil RAMA

  5. #45
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Une mendoje se edhe kesaj radhe Sali Berisha dhe PD-ja nuk do ti fitoje keto zgjedhje.Arsyet jane te shumta.Salih Berisha dhe rrethi i tij i ngushte jane recidivist te papermiresueshem dhe do te bejne gabime apo me mire te theme riperseritje te gabimeve qe i bene gjate qeverisjes se periudhes'92-97-te!!!Per kete besoj qe populli edhe kesaj radhe do ta denoje,duke mos ja dhene voten.
    Sido qe te rrjedhin ngjarjet virdikti i popullit duhet te respektohet.Le ti presim zgjedhjet pa paragjykime.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Marinari : 06-05-2005 më 03:57

  6. #46
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    04-11-2004
    Postime
    71
    recidivist jan ata qe vrasin disa here e te tille nuk jane Berisha me shoke sepse nuk kan vrare.
    E qe nuk kan vrare e di mir ti marinari i thaqit sepse jeni vete vrases perserites.
    nano personalisht ka dy vrasje mbi shpine, Shkallnurin dhe Krraben. Ne shkallnur plaku qe u hodh ne grope e ne Krrabe ish korrierja e dashnorja e Nanos.
    Nano ka urdheruar vrasjen e hajdarit te cilin e realizoi Klosi.
    Ju marinar me Thaqin e Halitin e Jakupin e klosin dhe keshilltaret e tije keni realizuar ne Kosove dhjetra vrasje.
    prandaj keni frik nga LDK dhe PD.
    sigurisht qe Paraja do bej te veten. Eshte e lehte ne popujt fukarenj te blesh njerez.
    Mirpo kemi nji shembull te madh.
    Populli i Kosoves nuk u ble nga ju. Ai votoi LDK.
    Shpresoj qe dhe ne Shqiperi te mos blihet njeriu.

  7. #47
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga Pride
    recidivist jan ata qe vrasin disa here e te tille nuk jane Berisha me shoke sepse nuk kan vrare.
    E qe nuk kan vrare e di mir ti marinari i thaqit sepse jeni vete vrases perserites.
    nano personalisht ka dy vrasje mbi shpine, Shkallnurin dhe Krraben. Ne shkallnur plaku qe u hodh ne grope e ne Krrabe ish korrierja e dashnorja e Nanos.
    Nano ka urdheruar vrasjen e hajdarit te cilin e realizoi Klosi.
    Ju marinar me Thaqin e Halitin e Jakupin e klosin dhe keshilltaret e tije keni realizuar ne Kosove dhjetra vrasje.
    prandaj keni frik nga LDK dhe PD.
    sigurisht qe Paraja do bej te veten. Eshte e lehte ne popujt fukarenj te blesh njerez.
    Mirpo kemi nji shembull te madh.
    Populli i Kosoves nuk u ble nga ju. Ai votoi LDK.
    Shpresoj qe dhe ne Shqiperi te mos blihet njeriu.
    Pride,une fjalen recidivist e perdora ne menyre simbolike sa i perket politikes te udhehequr nga Berisha.Une ne asnje rresht timin nuk e akuzova Berishen dhe as qe i ngarkova ndonje vrasje apo mynxyre.Ketu te jemi te qarte.Mos u merre shume me zbulime te vrasjeve politike se te gjithe ne mbajme pergjegjesi...
    Sa i perket asaj treshes qe ti e apostrofon pra;Thaçit,Jakupit dhe Halitit nje po ta theme se keta jane *konusi i historise se re te Kosoves.Ne patem fatin e madhe ne kohe e hapesire qe ky konus te udheheqe luften e lavdishme çlirimtare.Ashtu siq munden dhe ne baze te rrethanave te kohes!Te kujtohet Rambujeja?!Te gjithe kosovaret pavaresishte bindjeve te tyre politike syte i kishin drejtuar ne gishtat e Thaçit kur po e nenshkruante marreveshjen.Kurse tani nje pjese e ketyre "analisteve" politike me nje nivel filloristi,kritikojne Thaçin dhe e akuzojne si burim te "krimit" dhe te te gjitha te zezave!Kurse "Dalai Lama(I.Rugova) zgerdhihej ne Dedinje te Millosheviqi kur populli i Kosoves masakrohej nga bajonetat e Serbise.
    Armiqte me te medhenje te UÇK/se jane ata frigacake qe nuk paten guxim ta rrokin armen ne momentet me vendimtare.Atyre tani u vie turp nga nena,babai,gruaja,motra ti permendin tri shkronjat e arta UÇK.Keshtu nga kompleksi inferior,gjoja militojne ne LDK/ne mjerane te I.Rugoves.
    Edhe nje keshille,Thaçi keshtu shkruhet me *ç te forte e jo me *q te bute.

  8. #48
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    04-11-2004
    Postime
    71
    Marinar ke thane:

    Sa i perket asaj treshes qe ti e apostrofon pra;Thaçit,Jakupit dhe Halitit nje po ta theme se keta jane *konusi i historise se re te Kosoves.Ne patem fatin e madhe ne kohe e hapesire qe ky konus te udheheqe luften e lavdishme çlirimtare.Ashtu siq munden dhe ne baze te rrethanave te kohes!Te kujtohet Rambujeja?!Te gjithe kosovaret pavaresishte bindjeve te tyre politike syte i kishin drejtuar ne gishtat e Thaçit kur po e nenshkruante marreveshjen.


    --

    Ai konusi yt e udhehoqi bukur Popullin e Kosoves drejt stankovacit por me nji stil interesant, para treshja Thaq halit jakup me canta shpine mush me fletore e lapsa e blloqe komunikatash drejt Rognerit, mbas tyre 2 milion Shqiptar te masakruar tuj ju drejtu maleve pa buk uje e ilace e pa mbrojtje e mbas shqiptareve bajoneta Serbe.


    Eshte e vertete se syt i kishin tek dora e thaqit por jo se priste kush qe prej dores se thaqit te mundej Serbia..perkundrazi ai kriminel me ate dor qe nuk e ngriti disa jave se priste urdhera nga Demaq matufi i ndali perpjekjet e Natos per nderhyrje dhe i dha hapsire Serbise te beje kompletimin e genocidit total.

    Pra ajo dora thaqit eshte dora e ndihmesit te Sllobos.
    Ishte Sllobo me i interesuari qe ajo dor te mbetej e varur e jo e ngritur..

    Dhe Thaqi ja plotsoi deshiren Sllobos.

    Eshte vendosmeria e Ollbrajtit qe ai kriminel ta ngrinte ate dore qe Nato te kishte arsyetimin se... Shqipot i than PO rambujes e tash Serbi priti misilet.

    Kjo eshte e verteta o marinar i thaqit.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e km13
    Anëtarësuar
    07-05-2003
    Postime
    37
    www.korrieri.com

    E Marte, 10 Maj 2005
    Sondazhi: Zgjedhjet, PD 42%, PS 34%

    Partia Demokratike do te fotoje 42% te votave te elektoratit shqiptar, ndersa ajo Socialiste 34% te tyre. Ky eshte pefundimi i sondazhit te ndermarre nga Instituti Amerikan per Demokraci ne lidhje me zgjedhjet parlamentare te 3 korrikut. Ndjek LSI me 11% dhe LZHK me 4%. Sondazhi tregon se abstenimi mbetet problemi kryesor, ne masen 32%

    Ergys GJENCAJ

    Partia Demokratike ka shanset me te medha per te fituar zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te 3 korrikut. Kjo eshte c'ka soindazhi i organizuar nga Instituti Amerikan per Demokraci (NDI) ne Tirane. Sipas sondazhit, perfundimet e te cilit u bene publike diten e djeshme, demokratet e Sali Berishes renditen me 42 perqind te votave, para Partise Socialiste te kryeminitrit aktual Fatos Nanno, te ciles i jane besuar 34 perqind. Pas dy partive me te fuqishme shqiptare, te pyeturit kane favorizuar Levizjen Socialiste per Integrim te Ilir Metes, me 11 perqind dhe pas tyre Levizjen per Zhvillim Kombetar te pretendentit per fron, Mbretit Leka Zogu, te ciles i jepet 4 perqind. Ndersa te gjitha partite e tjera moren me pak se 2 perqind te mbeshtetjes mes te intervistuarve

    Sondazhi tregon nje permbysje te kahut politik ne Shqiperi, ku e majta qe qeveris aktualisht vendin, ne legjislaturen e ardheshme parlamentare do te ze vendin e opozites, nderkohe qe opozitaret aktuale, qe per tete vjet me radhe kane qene ne pakice ne Kuvend, do te gezojne fitoren ne zgjedhjet parlamentare te 3 korrikut. Sondazhi, i bere publik me pak se dy muaj para zgjdhjeve politike, ben me dije se shqiptaret preferojne t'i japin voten demokrateve. Gjithsesi, PD dhe PS ndahen nga perqindje e ngushte. Pas zgjdhjeve, vendimtare do te mbeten kualicionet paszgjdhore, qe dy partite me te medha do te mund te realizojne me aleatet e tyre. Pyetesori i pergatitur nga Instituti Amerikan per Demokraci, tregon se votuesit urbane jane me te prirur drejt PD-se, LSI-se dhe LZHK- se, ndersa PS-ja ruan nje kryesim te ngushte ne zonat rurale dhe ne radhet e pensionisteve. Nderkohe qe PD nuk gjen mbeshtetje mes pensionisteve, kjo force politike ka nje epersi mes te papuneve. Ne raportin qe ka shoqruar sondazhin, thuhet se kufiri i gabimit eshte +/- 3 perqind.

    Duke iu referuar te dhenave te sondazhit, bie ne sy abstenimi ne perqindje te madhe. 32 perqind, aferisht ne e treta e te pyeturve jane pozicionuar si te pavendosur ose nuk kane dhene pergjigje nese do te votonin te dielen e 3 korrikut. Abstenimi perben shqetesimin kryesor te te gjitha forcave politike. Abstenuesit jane nje tregues te zhvillimeve ekonomike dhe drejtimit nga politka te vendit.

    Gjithsesi, zyrtare te NDI, kane theksuar se publikimi i ketij sondazhi nuk perben nje parashikim te rezultateve te zgjdhjeve parlamentare te korrikut. Ndermjet ketij studimi, NDI shprehet se kerkon te ndihmoje partite politike te kuptojne dhe t'u pergjigjen interesave dhe shqetesimeve te qytetareve.

    Reagimi i PS:

    Gjergji KOJA, Zedhenesi Politik:

    "Ne lidhjme me epidemine e sondazheve qe ka filluar te shfaqet ne vend, gje qe ne e konsiderojme krejtesisht te natyrshme ne prag te fushates elektorale. Ne i mirepresim te gjitha. Ne e konsiderojme serioz faktin qe ne Shqiperi nuk ka ende institucione te vecanta, te specialisuar per kete ceshtje, te paanshme dhe kredibile, qe kane si objekt te punes se tyre sondazhin e opinionit publik. E dime qe keto jane projekte, jane projekte qe edhe paguhen. Nuk mund te them qe ketu jane blere shifra, gjithsesi ketu egziston nje terg, treg informal i blerjes apo pageses se ketyre projekteve. Sipas NDI, edhe ne zgjedhjet e Shteteve te Bashkuara te Amerikes fitoi Kerii, por ne fakt fitoi Bushi. Keshtu qe ne kete drejtim besoj qe edhe fitorja e PS eshte e garantuar".

    Kush eshte NDI

    Instituti Amerikan per Demokraci (NDI), eshte organizata e financuar nga Agjencia Amerikane per Zhvillim Nderkombetar (USAID). Qellimi i NDI ne Shqiperi, ne kryerjen e ketij sondazhi eshte qe te ndihmoje partite politike ne Shqiperi ne permiresimin e kapaciteteve te tyre per te kuptuar dhe per t'iu pergjigjur interesave te qytetareve. Ky sondazh eshte pjese e nje programi per zgjedhje te pastra/antikorrupsion te kryer nga Konsorciumi per Demokraci dhe Qeverisje ne Shqiperi (DGA) i cili perfshin NDI, IREX, dhe Partners for Democratic Change. Programi DGA financohet nga Agjencia Amerikane per Zhvillim Nderkombetar (USAID). Sipas NDI, ky sondazh reflekton "nje fotografi" te pikpamjeve te qytetareve ne mesin e muajit prill. Ky sondazh eshte prone e National Democratic Institute for International Affairs (NDI).

    Si u realizua sondazhi

    Sondazhi eshte realizuar nga Instituti Amerikan per Demokraci. Puna ne terren eshte kryer nga "Prism Research" (Studimet/Kerkimet Prizem), nje kompani sondazhesh e themeluar ne Australi ne vitin 1996. Ndermjet 19 dhe 27 prillit, 1251 te intervistuar te moshes mbi 18 vjec ne Shqiperi, moren pjese ne intervista balle per balle, te cilat ishin hartuar per te matur qendrimin e tyre ne lidhje me shqetesimet per politikat e dites qe perfshijne mendimin e tyre mbi ekonomine, rritjen e vendeve te punes, sfidat e infrastruktures, korrupsionin dhe gjendjen politike. Kampionet e intervistave u perzgjodhen ne menyre rastesore dhe ishin te shperndara njetrajtesisht sipas ndarjes gjeografike. Kjo u bazua ne te dhenat e regjistrimit me te fundit te votuesve ne secilin prej 12 qarqeve te Shqiperise. Sipas raportit, sondazhi eshte bazuar ne nje vrojtim shkencor me zgjedhje kampionesh. Gjetjet e tij jane perfaqesimi statistikor i opinioneve te publikut shqiptar. Pikepamjet e raportuara si me poshte nuk pasqyrojne domosdoshmerisht pikepamjet e Agjencise Amerikane per Zhvillim Nderkombetar (USAID) apo te Qeverise se Shteteve te Bashkuara.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    SI FILLOI DHE MBAROI MUAJI I MJALTIT BERISHA RUGOVA

    Mbas vizites se pare te Rugoves ne Shqiperi ne 1991 dhe pritjes qe ju be nga presidenti i atehershem Ramiz Alia, Rugova nuk e fshehu perkrahjen e tije per opoziten dhe Sali Berishen.
    Menjehere mbas kesaje vizite ne 1992 Berisha ne Tirane dhe Rugova ne Prishtine u zgjodhen respektivishte Presidente te Shqiperise dhe Kosoves. Edhe pse Rugova nuk u njohe zyrtarishte nga perndimi si presidente dyshja Berisha -Rugova ishte kopja me e perkedhelur e perndimit dhe Amerikes. Ne deklaratat zyrtare qe beheshin cdo muaj nga Presidenti Berisha vihej ne dukje "uniteti i mendimit te dy presidenteve". Kjo ka qena edhe perjudha qe Rugova nuk kishte asnje veshtirsi per te vizituar Tiranen dhe per te kaluar pushimet ne bregdetin e Adriatikut.
    Mbas renjes se popullaritetit te mikut te tije Berishes nuk mund te mos kishte konseguenca edhe per vet Rugoven. Marrja pjes ne menyre aktive e Rugoves ne manifestmet qe organizonte Berisha gjate fushates per referendumin e kushtetutes ne vitin 1994. Humbja e referendumit per kushtetuten nga Berisha per te cilin edhe Rugova kishte marre pjes aktive ishte nje goditje indirekte edhe per te.
    Te le pershtypje se midis Berishes dhe Rugoves kishin te perbashket "deshiren e te fortit"sic e ka quajtur Nietzsche ne teorine e tije. Lideri kosovar sillej ne menyre gandiane me shume ne drejtim te botes sesa ne vendin e tije. Rugova moderator nuk ishte asnjehere moderator kur duhej te perballej me ata qe e kritikonin
    Kritikat e forta qe erdhen nga amerikanet ne zgjedhjet e majit 1996 ne Shqiperi e vendosen Berishen ne nje pozicjon shume te veshtire. Ka shume mundesi qe USA ne kete moment ta kene keshilluar Rugoven qe te rri large Berishes qe nuk shikohej si me perpara nga perndimi dhe USA. Rugova edhe pse nuk u bashkua me zerat ne rritje qe e kritikonin Berishen filloi te reduktonte vizitat e tije ne Tirane. Terheqa e Rugoves koncidoi me afrimin e Berishes me Demacin qe ishte nje opozitore i dhe kundershtare i politikes se Rugoves.
    Shperthimi i protestave ne Zajedno te Beogradit ishte per Berishen nje sinjal per te nderrmare nje fushat agresive prapagandistike Kunder asaje qe ai quante politika pasive e Rugoves. Gazetat perkrahse te Berishes ngrinin ne qiell "qendrimin heroik te studenteve te Beogradit" dhe kritikonin ne menyre te ashper "heshtjen e varrit" qe mbizotronte ne Prishtine. Ne dhjetor te vitin 1996 Rugova perhere te fundit Rugova beri nje takim me Berishen si president ku ajo qe ra ne sy ne deklaraten e presidences per keto raste ishte hequr fraza e zakonshme "unitet mendimi i te dy presidenteve"
    Muaji i mjaltit midis Berishes dhe Rugoves mbaroi vetem disa muaj para se Shqiperia te zhytej ne anarki te plote dhe gati gati ne nje lufte civile ne pranveren e 1997. Nje dite para se Berisha te vetzgjidhej president dhe vendi vente drejt gjendjes se jashtezakonshme, Rugova u bashkua me zerat e komunitetit nderkombetare qe kerkonin zgjedhje te reja dhe demokratike ne Shqiperi. Keshtu Berisha privua nga i vetmi urim qe mund ti vinte per rizgjedhjen e tije si President , nga Rugova. Por duke mos mjaftuar kjo per Berishen vjen edhe deklarata e befasishme dhe bombe nga Rugova ku deklaronte se: "Nga te gjithe liderat shqiptare, Ramiz Alia eshte ai qe ka bere me shume per Kosoven". Kjo deklarate per berishen ishte si nje thik mbas shpine.
    Qe nga kjo perjudhe e deri sot mardhenjet midis Berishes dhe Rugoves kane qene te akullta pamvarsishte se ne 2004 ata u ritakuan perseri.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kongresi i dytë i KOASH në 16-29 qershor 1929, Korçë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 10-02-2013, 20:41
  2. Kongresi I Manastirit
    Nga gerrard73 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 13:58
  3. Kushtetuta dhe kombi Amerikan
    Nga ILovePejaa në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 05:11
  4. Kongresi i Elbasanit dhe Shkolla e Kalase
    Nga Iliriani në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 18:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •