Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 63
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22
    PD, zgjidhen 100 anetaret e Keshillit Kombetar

    Pas tre ditesh numerimi, Partia Demokratike ploteson listen me 134 anetare te Keshillit Kombetar te votuar ne Kuvend. Nder me te votuarit kane qene anetaret e Komitetit te Pergjithshem te Orientimit te Politikave. Rikthehen themeluesit e PD-se, Prec Zogaj, Genc Ruli, Rexhep Uka dhe Gramoz Pashko, ndersa Arben Imami nuk siguron votat e duhura

    Armando META

    Perfundon numerimi i votave per 100 anetaret e Keshillit Kombetar te Partise Demokratike, duke plotesuar numrin prej 134 anetaresh te forumit te larte demokrat. Te 100 emrat dolen pas votimit te nje liste prej 250 kandidatesh te paraqitur nga kryesia e PD-se ne Kuvendin Kombetar te kesaj partie, i cili u zhvillua disa dite me pare.

    Komisioni i numerimit te votave, pas disa ditesh numerimesh, ka nxjerre listen perfundimtare te anetareve me te rinj te KK. Ajo qe bie ne sy ne listen prej 100 emrash eshte fakti se mjaft te votuar kane qene anetaret e Komitetit te Pergjithshem te Orientimit te Politikave. Keta mund te konsiderohen edhe si anetaret me te rinj te KK. Personat ne fjale jane Lulzim Basha, Ylli Pango, Majlinda Bregu, Selami Xhepa, Florian Mima, Aleksander Sallabanda, Myqerem Tafaj, Kujtim Hashorva, Ylli Asllani, Fatbardh Kadilli, Albana Vokshi, Eris Hoxha, Aldo Bumci dhe Genc Juka.

    Nderkaq me nje numer jo te pakonsiderueshem votash rikthehen si anetare te KK, pas me shume se nje dekade, edhe disa prej themeluesve te PD si Prec Zogaj, Genc Ruli, Rexhep Uka dhe Gramoz Pashko. Ndersa Arben Imami nuk ka arritur te marre numerin e duhur te votave per te qene anetar i Keshillit. Per tre vota ai ka mbetur jashte listes prej 100 anetaresh qe zgjidhen nga Kuvendi per anetar te Keshillit Kombetar te PD-se.

    Kuvendi ka rikonfirmuar te gjithe kryesine e meparshme demokrate si anetare te KK-se, si Ridvan Bode, Jozefina Topalli, Fatos Beja, Marjeta Zace, Pjeter Arbnori, Ilir Bano, Astrit Patozi, Spartak Ngjela, Vili Minarolli, Omer Stringa, Jemin Gjana, Zana Turku, Bardhyl Londo, Uran Butka dhe Margarita Qirko. Si anetare te Keshillit jane zgjedhur edhe Aleksander Biberaj, Bujar Nishani, Shaban Memia e Luan Malltezi.

    Plot 23 emra femrash kane arritur te futen me forcat e veta ne KK te PD dhe vetem per dy u perdor sistemi i 25% te percaktuar ne statut per pjesemarrjen e grave ne forumet drejtuese te PD-se. Ne Keshillin Kombetar futen pa votim edhe kryetaret e Bashkive te rangut te pare, ish-Presidentet, ish-kryetaret e PD-se, ish-Kryeministrat dhe ish-kryetaret e Parlamentit.

    Keshilli Kombetar i Partise Demokratike

    1 - Sali BERISHA

    2 - Abaz ALIKO*

    3 - Agim CANI*

    4 - Agron MUSARAJ

    5 - Agron SHARRA*

    6 - Albana VOKSHI

    7 - Aldo BUMCI

    8 - Aleksander SALLABANDA

    9 - Aleksander BIBERAJ

    10 - Aleksander MEKSI*

    11 - Antoneta MALAJ

    12 - Arben XHIKU

    13 - Arben QIRIAKO

    14 - Ardian KOLLOZI

    15 - Ardian TURKU*

    16 - Arenca TROSHANI

    17 - Armand TELITI*

    18 - Arqile GOREA

    19 - Arta SAKE

    20 - Artan HAXHI*

    21 - Asllan NOKA*

    22 - Astrit PATOZI

    23 - Astrit BUSHATI*

    24 - Aurel BYLYKBASHI*

    25 - Azgan HAKLAJ

    26 - Bamir TOPI

    27 - Bardh RICA

    28 - Bardhyl LONDO

    29 - Bardhyl PEKA*

    30 - Besnik MUSTAFAJ*

    31 - Bislim AHMETAJ

    32 - Blerim CELA

    33 - Bujar NISHANI

    34 - Bujar LESKAJ

    35 - Dorotea KONOMI

    36 - Dritan HAZNEDARI*

    37 - Edi PALOKA

    38 - Edmir KAPIDANI

    39 - Edmond SPAHO

    40 - Edmond GJOKA*

    41 - Eduard SELAMI*

    42 - Elsa MEKSI

    43 - Endira BUSHATI

    44 - Engjell HYSENBEGASI

    45 - Engjell CARRA*

    46 - Eris HOXHA

    47 - Fahri BALLIU

    48 - Fatbardh KADILLI

    49 - Fatos BEJA

    50 - Ferdinand PONI

    51 - Ferit HOTI

    52 - Flamur NOKA

    53 - Flamur SHEHU

    54 - Florian MIMA

    55 - Flutura HASKO

    56 - Fredi OLLI

    57 - Gani HOXHA*

    58 - Genc RULI

    59 - Genc JUKA

    60 - Genti STRAZIMIRI

    61 - Gjergj LEZHA

    62 - Gjergj OROSHI*

    63 - Gramoz PASHKO

    64 - Halit SHAMATA

    65 - Hasan HALILI

    66 - Hekuran HOXHOLLI*

    67 - Ibsen ELEZE

    68 - Ilda LUBONJA

    69 - Ilir RUSMAJLI

    70 - Ilir BANO

    71 - Ilir KROSI*

    72 - Jemin GJANA

    73 - Jozefina TOPALLI

    74 - Justina BORICI

    75 - Kadri GEGA*

    76 - Kolec TOPALLI

    77 - Kujtim HARSHOVA

    78 - Leonard DEMI

    79 - Ligor POVE*

    80 - Liri DIBRA

    81 - Lorenc LUKA

    82 - Luan MALLTEZI

    83 - Luan SKUQI

    84 - Luigj ISUFI*

    85 - Lulezim BASHA

    86 - Majlinda BREGU

    87 - Maksim CIKULI

    88 - Margarita QIRKO

    89 - Marjeta ZACE

    90 - Mevlan XHINDOLI*

    91 - Migena RECI

    92 - Milika JAHO

    93 - Mimoza ASEKIU

    94 - Mitro CELA

    95 - Muje BUCPAPA

    96 - Myqerem TAFAJ

    97 - Naim GAZIDEDE

    98 - Natasha SHEHU

    99 - Nermin BASHA

    100 - Nestor TERESKA

    101 - Niko DUDA*

    102 - Omer STRINGA

    103 - Osman METALLA

    104 - Pal DAJCI

    105 - Pellumb BERISHA

    106 - Pjeter ARBNORI

    107 - Prec ZOGAJ

    108 - Refik RUGIA*

    109 - Rexhep UKA

    110 - Ridvan BODE

    111 - Robert DAMO*

    112 - Roland BEJKO

    113 - Sali SHEHU

    114 - Selami XHEPA

    115 - Shaban MEMIA

    116 - Shkelqim HOXHA*

    117 - Skender LLESHI*

    118 - Sokol OLLDASHI

    119 - Spartak NGJELA

    120 - Suzana PANARITI

    121 - Teuta KALEMI

    122 - Thoma NINI*

    123 - Uran BUTKA

    124 - Valbona QEHAJA

    125 - Veli RADA

    126 - Vili MINAROLLI

    127 - Voltana ADEMI

    128 - Xhovalin BZHETA*

    129 - Ylber VATA*

    130 - Ylli PANGO

    131 - Ylli ASLLANI

    132 - Ylli PIRRO*

    133 - Zana TURKU

    134 - Zef GJOKA*

    * Jane futur pa votim. Ne Keshillin Kombetar futen pa votim edhe kryetaret e Bashkive te rangut te pare, ish-Presidentet, ish-kryetaret e PD-se, ish-Kryeministrat dhe ish-kryetaret e Parlamentit.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    me pelqeu lista e drejtuesve te PD-se..

    Do kisha qejf te ish aty dhe Mero Baze..

    uran Butka ishte ne liste e kjo tregon se funksionon demokracia deri diku..brenda ne Pd..

    bile dhe Meks musteqja ishte aty..

    Me vjen mire qe Prec Zogaj eshte aty..

    Shkurt hesapi nuk shoh asnje kanibal ne kte liste.. te re te Pd-s kurse ne Ps e sidomos ne forumet e saj drejtuese eshte ding me kanibale e cakej.. thyeres kafkash e pires gjaku.. e hajdut te kalibrit nderkombetar..

    suksese Pd-se..

    Tash i mbetet te merren me votimin..

    a do jen te zot te kontrollojne listat fije per fije e emer per emer.. e te zbulojne para votimit dallaveret e moz ruco blushave.. ?
    a do jen te zot te gjejne komisionere besnik per ne qendrat e votimit nga konispol-Leskoviku deri ne Theth e Zogaj e te pa korruptueshem nga thaso-bidon at e lasko nanosave?
    a do jen te zot tja heqin lepurin nga barku libofsho-terbacioteve e shistaveco-koplikasve e bilishto-rrashbullasve e skraparo-librazhdasve qe te votojne pa friken nga dajaku i bizhgo altinave e edvino-ruco shytave..

    le te shpresojme se kte radhe do punojne.. opozita se ndryshe me mire te shpallet se ska pluralizem se te vazhdoj kjo loj pa fund..

    tjeter..

    le te paguajne nje veterano-kapelo-republike nga lagja bllok apo skele qe tu mesoje demokrateve se si punohet me popullin..

    kurre nuk eshte von te mesosh..

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Brari
    As per kandidatin me Nr rendor 85 Lulzim Basha nuk ke vrejtje jo?! ai qe punoi ne prokurorin e UNMIK-ut e te Hages dhe qe thuri padi per Çlirimtaret.
    Keshtu e keni ju qe i thoni veti djathtista veq njerz te kompromituem e te deshtuem se njerz patriot e atdhetar tybe ne kini nja per pyk te sajes siq thot nji flal popullore.
    ------------------


    Berisha dhe Basha, dy lajme të mira për Nanon

    Sali Berisha, sërish në krye të PDSH-së. Lajm i mirë për Nanon.
    Lulzim Basha, një nga kokat më të larta të Komitetit të Orientimit të Politikave të PDSH-së. Lajm i mirë për Nanon.

    Nuk priten përvoja që do ta ndërrojnë pushtetin në Shqipëri, pos, eventualisht ndonjë befasi që mund të sjellin lëvizjet e majta në Shqipëri, këso të tipit të Kosovës që e bënë lëmsh skenën politike. Por, Berisha ka proklamuar fitoren. Berisha ka nxjerrë si instrument KOP-in me dhjetra anëtarë të rinj. Një taktikë e re, interesante, joshëse në të dëgjuar. Por një venerim i ftohtë për një javë në Tiranë, në pikëpamjen e sensibilitetit, të jep të kuptosh se edhe përmbajtja është jo premtuese. Trumbetimi i emrit të Lulzim Bashës, i ri dhe ambicioz, por i panjohur në Shqipëri, nuk duket i frytshëm. Jo vetëm sepse ai është i panjohur në Shqipëri dhe i parëndësishëm përballë figurave të forta të Qeverisë aktuale, por sepse është i njohur në Kosovë, jo si politikan, por si jopremtues për ndërrim qeverish ndokund. Njihet si diçka tjetër, si shumë të tjerë, të parëndësishëm. Ku don me të ish presidenti Berisha? Ai e din se aktivistë të PD-së në Kosovë çfarë kanë bërë në kuadër të institucioneve ndërkombëtare dhe vendore. Nuk kanë respektin as ten një pjese e të djathtës së Kosovës, ndonëse në Kosovë e djathta dhe e majta nuk dihet se ku dallojnë dhe ngahera duken sikur kanë hyrë në rrobat e njëra-tjetrës gabimisht.

    Lulëzim Basha është portretuar me njëfarë buje partiake në Tiranë si një anëtar i Ekipit të Prokurorisë së Hagës që përgatiti aktakuzën kundër Sllobodan Millosheviçit. Aktualisht thuhet se ka ndërprerë kontratë me UNMIK-un, për të dhënë kontributin e tij në programin e PD-së. Për të bërë namin, Berisha është më së shumti entuziast. "Por, neve djathtistëve, nuk na jep shpresë entuziazmi i pabazuar, apo i bazuar keq", thoshte një demokrat në Kuvendin e PDSH-së. Në fakt Lulëzim Basha ka punuar në Departamentin e Drejtësisë së UNMIK-ut, departament ky jashtëzakonisht famëkeq sa i përket përndjekjes së ish ushtarëve të UÇK-së. Nuk ka qenë kompetenca e këtij departamenti përgatitja e aktakuzës kundër ndonjë serbi të lartë apo të thjeshtë, aë më pak kundër Millosheviçit, sepse akti i akuzës kundër Millosheviçit është ngritur qysh gjatë bombardimeve të NATO-s në pjesën e parë të vitit 1999, në kohën e Luis Arburit. Atëbotë nuk ka ekzistuar fare ndonjë UNMIK në botë. Departamenti i Drejtësisë (Basha ka punuar mu në kabinetin e shefit) është marrë me gjykimin e vëllait të Ramush Haradinajt, Komandant i Zonës së Dukagjinit, gjeneral Daut Haradinajt, (me një grup shokësh), me gjykimin e gjeneral Rrustem Mustafës-Remit, ish komandant i Zonës së Llapit, me gjykimin e krerëve të zonave tjera operative të UÇK-së, me gjykimin e kotë të Gjeneral Sali Veselit etj. Ka dhënë ky departament në procese të falsifikuara gjyqësore me mija vjet burgje për ish ushtarët e UÇK-së, dhe këtu, pikërisht këtu qëndron thembra e Akilit për misionin e OKB-së në Kosovë, UNMIK: rënia deri rreth 20% e besueshmërisë së Kosovës në këtë mision (sipas shifrave të vetë UNDP-së). Por, Departamenti i Drejtësisë i UNMIK-ut, që hyn në shtyllën I të UNMIK-ut e që udhëhiqet me tapi nga francezët (tash ka ardh një francez tjetër), ka për çka t’i kërkojë falje kombit shqiptar, në radhë të parë, në Kosovë. Përderisa ka dhënë mijëra vjet burgje për qindra e qindra ish ushtarë të UÇK-së, nuk e ka dënuar as edhe një serb të vetëm për krimet në Kosovë, ndonëse ca prej tyre i ka arrestuar dhe më pas liruar. Ky departament famëkeq, nuk ka bërë asgjë për kapjen e dhjetëra kriminelëve serbë që ikën nga Burgu i Mitrovicës, pjesa e veriut që po ashtu me tapi kontrollohet nga francezët. Jo vetëm kaq. Për jetë të jetëve, Drejtësia e UNMIK-ut ku ka kontribuar me përkthime e gjurmime edhe një soj i shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve të dobët të Kosovës, i ka borxh të madh Kosovës për dy aktakuza të rënda shumë: atë kundër shqiptarit me të talentuar në politikë, Fatmir Limaj dhe këtë të fundit, shumë të rëndë dhe shumë fyese për luftën e Kosovës, aktakuzën kundër Ramush Haradinajt. Talenti i përkthimeve Lulzim Basha di shumë shumë për përndjekjet e shqiptarëve nga ana e hetuesve tendencioz të UNMIK-ut. Dhe, ku don Berisha me këtë zanat të Lulzim Bashës? Berisha dy dhurata të mëdha i ka dërguar kontos së Nanos pak para zgjedhjeve në Shqipëri: veten e tij në krye të partisë së djathtë dhe pakon me figura si të këtij djalit të UNMIK-ut, Lulzim Bashës. Për të parin, Berishën, gjithnjë lutet z.Nano dhe e thotë për të satën herë me lumturi: "Dhurata më e madhe për mua, dhënë nga Zoti, je ti Sali Berisha". Për të dytën, administrata e Shqipërisë di mjaft. Quo vadis Berisha? Që nga viti 1997 në opozitë, tetë vjet bëjnë. Një Uran Butka i vetmuar kundër Berishës, është një nga shpresat e pamjaftueshme për të sjellë mendësi të re në krye të Qeverisë. Njerëz që iu vjen era anti UÇK deri në Shqipëri, nuk bartin kredibilitet për ndërrimin e Nanos me Berishën, sado që Berisha i shpërblen për "përvojën e fituar në UNMIK". Prandaj, Nano mund të festojë në shëndetin e Berishës në krye të PD-së dhe të Bashës tek KOP-i, sepse e di se përvoja e UNMIK tregon dështimin dhe jo suksesin.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Llap..kemi thene se kur postojm shkrime te tjeter kujt.. duhet te vnojm (vendosim) burimin aty..


    qashtu..


    nga gaz Shekulli
    ---



    Një votë logjike për Sali Berishën


    Preç Zogaj

    Si për të gjithë vëzhguesit e interesuar- miq, armiq apo kundërshtarë të Partisë Demokratike- edhe për mua, ka qenë një kuriozitet më vete me mësue përqindjen e votave që do të merrte Sali Berisha në Kuvendin e fundit të Partisë së tij. Dihej se do ta kapërcente pragun formal të fitores, por intriga kësaj here qëndronte në faktin se një fitore e ngushtë, fjala vjen 55 apo edhe 60 për qind, e kthente mbrapsht, për të mos thënë e rrëzonte fare Sali Berishën e vitit 2005. Pra, pyetja që ngërthente të vërtetën e Kuvendit nuk ishte “a fitoi”, por “sa fitoi”.
    Sepse ai nuk u paraqit në ketë Kuvend si herët e tjera: lider i siguruar nga karizma dhe rrethanat, që brohoritet dhe votohet pothuajse pa kushte nga një shumicë e cilësuar ndjekësish besnikë. E kishte përsëri dhe s’mund të mos e kishte hijen e drejtuesit autoritar, por kishte dalë nga skemat e hershme të sjelljes dhe ligjërimit, aq sa t’i hutonte e t’i çudiste robërit e klisheve. E kush mund të vinte dorën në zjarr se robërit e klisheve, kjo rracë fatkkeqësh e përhapur gjithandej në aulat tona të mendimit dhe shkrimit, nuk kishte përfaqësimin e vet kuptimplotë edhe në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve ku po mbahej Kuvendi i radhës i Partisë Demokratike? Por Berisha, me sa dukej, nuk kishte bërë llogari të imëta votash dhe nuk ishte kushtëzuar në ligjërimin e tij nga zakonet populiste dhe demagogjike për t’u bërë qejfin të gjithëve. Në përqasje me një fabul të njohur, ai, me gjasë, kishte menduar kështu: nëse nuk proprozoj ndryshimin, nuk jam i denjë për partinë, nëse më refuzohet ndryshimi, partia nuk është e denjë për mua.
    Në këtë lloj rebusi ishte zhvilluar përgjatë katër vjetëve një test i madh dhe i rrallë i emancipimit të Partisë Demokratike dhe kreut të saj. Sali Berisha hodhi në Kuvend Ndryshimin me “N” të madhe, një shestim i vazhdueshëm mbi të kaluarën dhe të ardhmen e PD-së, një përpjekje e heshtur dhe e fortë për të njohur e kapërcyer kufizimet dhe gabimet e çdo kohe, një vendim i urtë për të lënë pas format e egra dhe shterpë të luftës politike, një ravgim i suksesshëm për të ndërtrupëzuar të renë dhe bashkohoren në parti.
    Në të vërtetë, duke hedhur në votë Ndryshimin, Sali Berisha u mat me një rival më të fortë se sa do të kishte qenë një kandidat rival i vërtetë apo i porositur. U mat me zakonet parapolitike që kanë shoqëruar jetën e Partisë Demokratike nëpër vite, me shfaqjet e kulturës së arrogancës që kërkon luftë në vend të paqes, urrejtje në vend të dashurisë, përbetime në vend të dhimbjes. Si do të votonin shtëtëqind e pesëdhjetë delegatët me të drejtë vote? Në misterin e votimit të fshehtë, pa dëshmitarë dhe pa asnjë pasojë për këta delegatë mund të ndodhte gjithçka. Opsionet e votimit ishin tri: pro, kundër dhe abstenim. Nëse votat e bardha apo kundër do të ishin, fjala vjen, midis shifrës dyqind dhe treqind, Sali Berisha do të mbetej kryetar, por do të refuzohej si reformues. Kuvendi do të tregonte se hapja, përtëritja dhe ndryshimi kishin qenë një dëshirë e mirë e kryetarit, por nuk ishin bërë një nevojë apo një mendim i vetë partisë.
    Të panjohurat kanë ekzistuar, por së fundi ka ndodhur pikërisht ajo që prisnin parashikuesit optimistë dhe realistë. Fitorja e Berishës ishte shumë e thellë, më e thella në karrierën e tij partiake. Sipas meje, rezultati 94 për qind në një votim plotësisht të fshehtë, të lirë e të ndërgjegjshëm të shtatëqind e pesëdhjetë delegatëve, duhet lexuar si një shumare e votave që merr zakonisht Berisha si lider historik me votat që ka marrë platforma e paraqitur prej tij në Kuvend. Pra, është votuar njeriu në një anë dhe platforma në anën tjetër. Në rastin tonë, na intereson para së gjithash kjo e dyta. Politika e PD-se po arrin në stadin kur votohen idetë, zgjidhjet, platformat. Ky është një moment fatlum që tregon se në politikë po bie ora e profesionalizmit. Është e vërtetë se prapa ideve dhe platformave bashkëkohore ka gjithmonë njerëz të zotë. Ndërkaq nuk mund të thuhet se prapa njerëzve me histori ka gjithmonë ide të reja. Ky është ndryshimi që në vizionin liberaldemokratik u jep përparësi ideve, zgjidhjeve.
    Për t’u kthyer te Kuvendi i fundit i PD-së, duhet të themi se askush, asnjëherë nuk votohet vetëm për një gjë. Në personin e Berishës shumë delegatë kanë votuar politikën e hapjes dhe partneritetit të PD-së me rrethet shkencore akademike, me individët e elitës, me sipërmarrjen e lirë dhe, më gjerë, me mbarë shoqërinë civile. Hapja njohu një sendërtim të rrallë me krijimin e Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP). Frika e PD-së ndaj vajzave dhe djemve të KOP-it ka shumë mundësi të ketë qenë thjesht shpikje alla socialiste për të ndezur ndonjë mëri në opozitë. Votimi i mundshëm i disa prej anëtarëve të këtij Komiteti si anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së do ta vërtetonte këtë pohim.
    Berisha është votuar gjithashtu për politikën e tij të ribashkimit të ish-themeluesve të PD-së. Politika e ribashkimit përfshin shumicën e të larguarve dhe si e tillë kjo politikë vazhdon, por Berisha, ç’është e vërteta, ftoi pikë së pari ata themelues, të cilët e kishin kundërshtuar apo ishin ndarë me të, kur ai ishte në pushtet, në kulmin e fuqisë. Kjo hollësi i jep domethënie të veçantë aktit të zotit Berisha. Në një anë, ai ka njohur historinë ashtu siç është. Në anën tjetër, ai nuk ka vënë asnjë kusht dhe nuk ka kërkuar kurrfarë pendimi nga ish-kundërshtarët e tij. Përkundrazi: I ka ftuar të shkojnë në PD ashtu siç janë, natyra të lira dhe jokonformiste, të pajisur tashmë edhe ata me përvojën dhe luspat e tranzicionit. Berisha nuk do të nxirrte gjë në dritë po të vinte kushte pendese dhe vetë ish-themeluesit nuk do t’i shtonin gjë PD-së, po të ktheheshin si djemtë plangprishës. Sigurisht, të gjithë kanë nxjerrë mësime nga e kaluara. Berisha dhe ish-themeluesit janë ritakuar në lartësitë e ndryshimit të ndërsjelltë dhe rreth një platforme të re politike. Por ata dhe të tjerë individë në PD përfaqësojnë divesitetin si vlerë, një diversitet që do t’i japë dinamizëm jetës politike dhe intelektuale në PD. Miqtë e PD-së të jenë të qetë: demokracia e brendshme në PD është e siguruar. Opozitë për opozitë nuk do të ketë. Kundështarët gjithashtu ta flenë mendjen: nuk do të përfitojnë më nga diversiteti i demokratëve.
    Duke votuar Berishën delegatët e Kuvendit votuan tërësinë e një alternative që tregonte bazat e programit qeverisës, në një anë dhe standardin e ri etik të PD-së, në anën tjetër. Si përfundim, Kuvendi u bashkua me kryetarin në vizionin e ndryshimit dhe vota që u dha ishte logjike. Njoftimi i rezultatit nuk mund të mos provokonte mendim të fundit. Vite më parë zoti Berisha qe dëgjuar të thoshte se historia është bërë për t’u mësuar. Atëherë, në mendjen e tij po konturohej Fillimi i Ri. E dinte se rrethanat pas vitit l997 i kishin rezervuar një fat të tillë politik, kur do t’i duhej t’i afrohej fitores “disfatë pas disfate”, siç do të thoshte Monteskie. Katër vjet më vonë, teksa mbante fjalën e falënderimit në përfundim të një votimi që i kishte dhënë fitoren me të thellë në karrierën e tij partiake, të dukej se ishte pikërisht historia që vazhdonte të diktonte mësimet e saj: jo triumfalizmit, po misionit dhe modestisë. Donte të thoshte se e refuzonte fuqinë e pandashme të votës.



    28/04/2005

  5. #35
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Ndryshimi me i mire qe do i behej PDSH do ishte ikja e Berishes! Berisha flet per ndryshime por harron qe PDSH ka 15 vjet te njejten fytyre mbi krye dhe duket se po synon qe te vazhdoj keshtu edhe per shume vite te tjera. Duket se Berisha ka vene synim te thyej rekordin e Enver Hoxhes. Dulla ishte 40 vjet kryetar i PKSH Sala po i mbush 20 kryetar i PDSH dhe nese nuk vdes edhe ky nga Sheqeri mbase do i'a kaloje Dulles! Por ndryshimi midis ketyre dy burrave eshte se Dulla ishte me te vertet ambicioz por pa e humbur asnjehere udheheqen kurse Sala behet ambicioz me pushtetin e te tjereve!
    PDSH pavarsisht se ka mbledhur shume intelektuale ne gjirin e vet (dhe Sala po mos behej politikan do e kishim per intelektual tani por ce do qe zgjodhi rrugen e politikes dhe nje Zot e di si do mbetet i njohur per kete popull) eshte nje parti me organizim primitiv pa asnjefare ideologjie! Perballe idhullit te Sales vriten breza te tere politikanesh te rinje brenda ne PDSH derisa te vdes Sala dhe si cdo mbret te lej trashgues, jo per aftesine por per afersine fisnore!

    Megjithate une i urroj me gjithe zemer PDSH qe te hypi ne qeverisje per dy shkaqe : 1) brenda kater vjetesh populli shqiptar do e kuptoj sesa gabim beri dhe mbase keshtu do zhduket PDSH nga skena politike ose do ndrohen fytyrat gje qe do ishte me mire per te gjithe dhe 2) humbja e pushtetit do i shkaktoje krize se Majtes nga e cila , me njecik fat sigurisht, do spastrohen fytyrat qe e ndalojne te Majten ti bashkohet qellimit historik te cilin thirret te lozi jo vetem per Shqiperine por per te gjithe Europen dhe te gjithe boten!!!

    E Djathta dhe e Majta shqiptare ne periudhen te cilen po e jetojme jane te detyruara t'i bashkohen te Djathtes ose te Majtes Europiane, vetem keshtu mund te paraqiten perpara sfidave te reja. Por konservatizmi i te Djathtes sigurisht qe nuk e ben alternativen me te mire per zgjidhjen e problemeve. Perkundrazi nese e Majta mundohet me teper per bashkpunim dhe transparence do ishte alternativa me e mire per zgjidhjen e problemeve te cdo vendi ne vecanti dhe te gjithave vendeve sebashku. Pra e Majta duhet te udheheqi kurse e Djathta duhet te jet ne opozite per te vene pak frena kur e Majta nxitohet, keshtu po udhehiqet me shume BE gjate viteve mbas LIIB dhe duket se sistemi po shkon per mrekulli. Nga andej e tutje e Majta duhet t'i vej frena sa me shume Neoliberalizmit i cili po krijon pabarazi te madhe midis shtresave shoqerore. Por ne rastin shqiptar do ishte mire qe ne fillim te vij ne udheheqje nje force e djathte me karakter europian e cila do e liroj ekonomine sa me teper dhe do sjelli triumfin e Neoliberalizmit. Keshtu pasi te vihet njecik leku ne levizje, te lirohet ekonomia dhe te pasurohen disa njerez atehere te vij ne fuqi e Majta e cila do ndihmoj ne ndarrjen e lekut qe mos katandisemi si Bota e Trete. Se Shqiperia po katandiset si Bota e Trete dhe nese ne fuqi do ishte pergjithmone e Djathta atehere do behemi pjese e pandare e Botes se Trete. Karakteristike e Botes se Trete eshte se rritja e zhvillimit ekonmik sjell pasurimin e disa shtresave dhe varferimin e me tepert te disa te tjerave. Keshtu kemi vende si Brazili, Argjentina, Egjypti etj. ku gradacelat e larta mbulojne me hijen e tyre baraket! Keshtu nuk po katandiset edhe Shqiperia? Ameriken edhe Zvicren nuk do i arrijme kurre, mos u lodhni kot, keto vende cfare do lloje partie qe te ken mbi krye po te pasura do jene per shkaqe te shumta. Qellimi jone duhet te jet nje vend ku jetohet njerezisht, te pasur nuk mund te behemi kurre (te gjithe Shqiptaret) sepse nuk e la pasurine dikush qe ta marrim ne. Mendimi im mbi ekonomine eshte strukturalist, dmth. pasuria nuk shtohet por leviz, dmth. pasurimi im eshte varferim per dike tjeter. Duke pasur parasysh keto fenomene do ishte mire qe e Djathta dhe e Majta shqiptare me ne fund te zgjohen dhe te marrin rolet qe i takojne dhe ta lene mbrapa politiken e despotizmit, e rryshfeteve dhe matrapazlleqeve. Nje dite mbrapa do te thote dy dite te humbura, sepse nuk eshte vetem dita qe vajte mbrapa por edhe dita qe do shkoje perpara! Bota vrapon kurse ne jemi shume mbrapa dhe kjo eshte rrezik i madh per kombin tone sepse ka mundesi qe te jemi gjithmone te papergatitur per te perballuar sfidat. Duhet politikanet shqiptare me ne fund per hir te llogjikes, per hir te kombit, te popullit, per hir te Zotit ose per hir te cdo gjeje qe per ta ka rendesi te menojne sikur vetem njehere si politikane qe perfaqesojne nje popull te tere dhe jo si persona vetiake. Cdo budallallik i tyre ka nje peshe te caktuar mbi popullin dhe kombin shqiptar, prandaj nuk mundemi ti falim ata. Bota vrapon me shpejtesine e aeroplanit kurrse shqiperia vrapon me shpejtesine e gomarit, pra nese vazhdojme keshtu sa me shume kalojne vitet me mbrapa botes do jemi!

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22
    Të gjitha surprizat dhe ndryshimet që pësoi forumi më i lartë drejtues

    Kryesia, Berisha ruan imazhin e ndryshimit

    Eva Gjura

    Kryesia e re e Partisë Demokratike, një nga forumet më të larta drejtuese të kësaj partie është zgjedhur dje pas votimit të 25 emrave nga Këshilli Kombëtar.

    Anëtarët e Këshillit Kombëtar kanë votuar për 51 emrat e Kryesisë, të propozuara nga kryetari Sali Berisha, duke lënë në fund si fitues vetëm 25 prej tyre. Surpriza e kompozimit të kësaj Kryesie ka qenë përzgjedhja e 12 emrave të rinj, të cilët janë futur në Kryesinë e PD-së, duke spostuar prej saj 12 emra të tjerë, një pjesë prej të cilëve figura të njohura për kontribut politik disavjeçar. Këshilli Kombëtar me votën e tij është treguar “bujar” dje kryesisht për anëtarët e KOP-it dhe Genc Rulin, një nga ish-themeluesit e PD-së. Mbi të gjitha, përzgjedhja e bërë nga zoti Berisha e ruajti imazhin e ndryshimit që startoi në Kuvendin Kombëtar të PD-së.

    Zgjedhja
    Partia Demokratike ka zhvilluar dje një proces zgjedhjesh të rëndësishme brenda strukturave të saj, në përpjekje për të dhënë imazhin e ndryshimit. Me një votë të pakontestuar, pasi është zgjedhur Kryesia e re e PD-së, po ashtu është zgjedhur edhe sekretariati dhe nënkryetarët e sekretari i përgjithshëm i saj. Në këtë votim, ndryshe nga herët e tjera është vënë re që anëtarët e KOP-it janë votuar mjaft, ndërsa më pak të votuarit kanë qenë ish-themeluesit e kësaj partie. Kryesia e vjetër është shoqëruar me ndryshime, duke u futur në të 12 anëtarë të rinj, ndër ta tre nga KOP-i. Koordinatori Lulzim Basha ka zënë vendin e pestë me 73 vota, Majlinda Bregu ka zënë vendin e 19 me 57 vota dhe Aldo Bumçi ka zënë vendin e 23 me 55 vota. Ky ishte një tregues i lartë i prirjes për ndryshim brenda PD-së. Nga ish-themeluesit e PD-së, më i votuari ka qenë Genc Ruli që ka zënë vendin e 17 me 58 vota. Ardhja e anëtarëve të KOP-it, ish-themeluesve dhe emrave të rinj, të cilët janë futur tashmë në Kryesinë e re të PD-së kanë spostuar prej saj drejtues të lartë të kësaj partie që për gati 15 vjet kanë dhënë kontributin e tyre.
    Këshilli i Ri Kombëtar ka lënë jashtë Kryesisë emra të njohur si; sekretarin e marrëdhënieve me publikun, Spartak Ngjela, ish-kryetarin e PD-së së Tiranës, Vili Minarolli, anëtarët e vjetër të Kryesisë, Shaban Memia, Pal Dajçi, Ilir Bano, Jemin Gjana, Bardhyl Londo, Uran Butka, Fredi Olli, Visar Zhiti, Roland Bejko dhe Suzana Turku.
    Por në listën e Kryesisë së re të PD-së jenë votuar bindshëm emra të tjerë, të cilët megjithëse kanë vite që kontribuojnë në këtë parti, nuk kanë mundur të jenë më parë në Kryesi dhe në strukturat drejtuese të saj. Edmond Spaho, Aleksandër Biberaj, Ilir Rusmajli, Bujar Nishani, Maksim Cikuli dhe Leonard Demi janë votuar nga Këshilli Kombëtar.

    Reagimet
    Pas dhënies së rezultatit, në sallë dhe korridoret e PD-së janë vënë re pakënaqësitë e para, që gjithsesi nuk kanë pasur ndonjë identifikim të dallueshëm. Të pakënaqur janë dukur pas votimit edhe Spartak Ngjela, Jemin Gjana, Vili Minarolli, Shaban Memia, Pal Dajçi, Fredi Olli e Uran Butka. Një pjesë prej tyre janë surprizuar nga vota kundër që kanë marrë. Megjithëse nuk janë votuar për të qenë pjesë e organit më të lartë vendimmarrës, në Kryesinë e PD-së, para mediave janë treguar të përmbajtur dhe nuk kanë deklaruar asgjë. Frazat që ata përmendnin ishin standarde; “nuk morëm votat e duhura, kjo ishte dëshira e Këshillit Kombëtar dhe do t’i bindemi atij. Ne do të vazhdojmë të japim kontributin tonë në PD”. Fraza, të cilat binin poshtë në bisedat e tyre private me miqtë më të ngushtë.



    Kryesia e PD
    kryesia e vjeter


    Sali Berisha
    Bamir Topi
    Ridvan Bode
    Pjetër Arbnori
    Jozefina Topalli
    Marjeta Zaçe
    Fatos Beja
    Omer Stringa
    Spartak Ngjela
    Uran Butka
    Bardhyl Londo
    Edi Paloka
    Jemin Gjana
    Visar Zhiti
    Astrit Patosi
    Roland Bejko
    Vili Minarolli
    Fredi Olli
    Ilir Bano
    Pal Dajçi
    Sokol Olldashi
    Liri Dibra
    Margarita Qirko
    Shaban Memia
    Suzana Turku



    kryesia e re

    Sali Berisha
    Bamir Topi 92 vota
    Jozefina Topalli 87 vota
    Ridvan Bode 75 vota
    Lulzim Basha 73 vota
    Fatos Beja 70 vota
    Edmond Spaho 69 vota
    Marjeta Zaçe 69 vota
    Aleksandër Biberaj 66 vota
    Pjetër Arbnori 65 vota
    Astrit Patozi 63 vota
    Edi Paloka 60 vota
    Ilir Rusmajli 60 vota
    Omer Stringa 60 vota
    Sokol Olldashi 60 vota
    Maksim Çikuli 59 vota
    Genc Ruli 58 vota
    Bujar Nishani 57 vota
    Majlinda Bregu 57 vota
    Leonard Demi 56 vota
    Margarita Qirko 56 vota
    Mimoza Hasekiu 56 vota
    Aldo Bumçi 55 vota
    Halit Shamata 55 vota
    Liri Dibra 55 vota



    * Aldo Bumçi
    I votuar nga Këshilli Kombëtar për Kryesinë e PD-së ka qenë edhe një tjetër anëtar i KOP-it, Aldo Bumçi, i cili ka marrë 55 vota. Megjithëse i ri në PD, Bumçi ka fituar besimin e strukturave të kësaj partie, duke u votuar dhe duke u bërë pjesë e organit më të lartë vendimmarrës.
    * Majlinda Bregu
    Një tjetër anëtare e KOP-it është votuar nga Këshilli Kombëtar, duke u bërë pjesë e Kryesisë së PD-së. Majlinda Bregu ka marrë 57 vota dhe është renditur e nëntëmbëdhjeta, duke lënë jashtë liste emra si të Ngjelës, Memisë, Gjanës e Minarollit.
    * Lulzim Basha
    Koordinatori i KOP-it, Lulzim Basha vetëm për pak vota ka rrezikuar një nga postet e drejtuesve të lartë të PD-së.Basha është renditur i katërti me 73 vota,në kryesia dhe i gjashti në Këshillin Kombëtar.



    Sekretariati i vjetër

    Sekretar i Përgjithshëm
    Ridvan Bode

    Nënkryetar i PD-së
    Bamir Topi

    Nënkryetare e PD-së
    Jozefina Topalli

    Sekretar Organizativ
    Ilir Bano

    Sekretar i Burimeve Njerëzore
    Fatos Beja

    Sekretar i Marrdhënjeve me publikun
    Spartak Ngjela

    Sekretar i çështjeve ligjore dhe zgjedhjeve
    Ilir Rusmajli

    Sekretar Ekonomik
    Edmond Spaho

    Sekretar i pushtetit lokal
    Ferdinat Poni

    Sekretar i organizatave partnere
    Sokol Olldashi



    Sekretariati i ri

    Sekretar i Përgjithshëm
    Ridvan Bode 63 vota
    Bujar Nishani 42 vota

    Nënkryetar i PD-së
    Bamir Topi 71 vota
    Fatos Beja 33 vota

    Nënkryetare e PD-së
    Jozefina Topalli 71 vota
    Mimoza Hasekiu 32 vota

    Sekretar Organizativ
    Jemin Gjana 66 vota
    Fredi Olli 39 vota

    Sekretar i Burimeve Njerëzore
    Ilir Bano 79 vota
    Eris Hoxha 25 vota

    Sekretar i Marrëdhënieve me publikun
    Spartak Ngjela 73 vota
    Mujë Buccpapaj 33 vota

    Sekretar i çështjeve ligjore dhe zgjedhjeve
    Ilir Rusmajli 69 vota
    Flamur Noka 37 vota

    Sekretar Ekonomik
    Edmond Spaho 71 vota
    Selami Xhepa 34 vota

    Sekretar i Pushtetit Lokal
    Fredinant Poni 57 vota
    Ylli Asllani 48 vota

    Sekretar i Organizatave Partnere
    Genc Strazimiri 72 vota
    Armando Bora 25 vota



    Gjana, Ngjela e Bano zgjidhen në stafin drejtues të PD-së
    Berisha shpëton humbësit me poste sekretarësh



    Tentativa për të mbajtur kontribuesit e vjetër është vënë re në strukturat drejtuese të PD-së, ndryshe nga çka ndodhur në zgjedhjet për Kryesinë.

    Sekretarët dhe nënkryetarët e mëparshëm të PD-së nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim të madh pas miratimit të Kryesisë së re në të cilën u futën 12 emra të rinj, gjë që nuk ka ndodhur me sekretarët dhe nënkryetarët e PD-së. Për të mos i larguar nga partia ata që kanë dhënë kontribut për tetë vjet me radhë, megjithëse nuk u futën në Kryesi kryetari i PD-së, Berisha i ka propozuar për postet e sekretarëve, duke iu vënë si kandidatura alternative emra, të cilët nuk ishin të përshtatshëm për postet që pretendonin. Kjo u duk te kandidaturat që kishte zgjedhur kryetari i PD-së përballë nënkryetarëve dhe të sekretarëve të rinj, një pjesë e të cilave ishin jologjike. E palogjikshme ishte përplasja mes ekspertit ligjor, Ilir Rusmajli dhe mjekut Flamur Noka për postin e sekretarit të çështjeve ligjore. Mes Gjanës dhe Fredi Ollit për postin e sekretarit orgnizativ, ku asnjëri prej të dyve nuk i njeh çështjet organizative në parti. Mes Ilir Banos dhe anëtarit të KOP-it, Eris Hoxha, për sekretar të burimeve njerëzore. Përballje dinjitoze ka qenë ajo mes dy ekspertëve të ekonomisë, Edmond Spaho dhe anëtarit tjetër të KOP-it, Selami Xhepa për sekretarin e çështjeve ekonomike. E tillë ka qenë dhe përballja mes Bamir Topit dhe Fatos Bejës për postin e nënkryetarit të PD-së, megjithëse nënkryetari Topi u votua më shumë me 71 vota kundrejt Bejës me 33 vota.



    Fato Beja
    Ish-sekretari i burimeve njerëzore, Fatos Beja nuk do të jetë më në krye të këtij posti, gjithashtu ai nuk do të ketë asnjë funksion drejtues në PD, përveçse anëtar Kryesie.

    Jemin Gjana
    Ish-nëkryetarin e PD-së, Jemin Gjana, kryetari Berisha e ka rikthyer sërish në stafin e tij drejtues. Gjana është zgjedhur sekretar organizativ duke zëvendësuar Ilir Banon.

    Ilir Bano
    Ish-sekretarin organizativ, Ilir Bano, kryetari Berisha e ka larguar nga ky post për ta vendosur në atë të burimeve njerëzore, post ky i drejtuar për tre vjet nga Fatos Beja.



    Refuzimi
    Meksi nuk merr pjesë në votimin e Kryesisë së PD


    Aleksandër Meksi megjithëse është zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, dje nuk është parë në selinë blu për të marrë pjesë në votimin e Kryesisë së re dhe të sekretariateve të kësaj partie. Meksi nuk ka ardhur të votojë as për ish-themeluesit e PD-së dhe as për të rinjtë në këtë parti, anëtarët e KOP-it, të cilët janë vënë në poste të rëndësishme krahasuar me ish-themeluesit e PD-së, Pashko dhe Zogaj që nuk janë futur në Kryesinë e PD-së dhe as në ndonjë post sekretariati, ashtu siç kishin pretenduar. Të vetmit që nuk kanë kandiduar për postet e tyre kanë qenë; zëdhënësi i parties, Edi Paloka dhe sekretari i marrëdhënieve me jashtë, Besnik Mustafaj. Këta të dy në bazë të statutit të PD-së zgjidhen automatikisht nga kryetari i partisë, Sali Berisha. Ndaj dhe për postin e zëdhënësit dhe të sekretarit të marrëdhënieve me jashtë nuk u votua dje.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Xhekson: Rikthimi i Berishes e kthen Shqiperine 10 vjet pas

    Lajmi i ores 9:05 PM

    TIRANE (3 Maj)- Presidenti i Komitetit te Shteteve te Bashkuara ne NATO Brus Xhekson ka paralajmeruar se Shqiperia mund te qendroje dhe nje dekade larg Europes nese nuk ben zgjedhje te lira. Gjate nje prononcimi per median, ai u shpreh se "nje rezultat i dyshimte do ta shtyje fushaten e Shqiperise te pakten dhe per nje dekade". Xhekson nuk ka kursyer kritikat per liderin e opozites Sali Berisha, duke i kujtuar atij te shkuaren antiamerikane, por ka shtuar se ky eshte nje mendim i tij personal dhe jo i qeverise amerikane. "Socialistet kane lene gjurme te qarta, ndersa z. Berisha ka nje te kaluar prej kundershtari te SHBA-se dhe gjithashtu nje te kaluar te abuzimit me shtypin dhe institucionet e tjera", u shpreh Xhekson, duke shpjeguar ndryshimet mes partive politike shqiptare. Ai ka bere krahasimin me disa vende te Evropes Lindore, duke i bere thirrje popullit shqiptar se vetem ai ka ne dore fatin e se ardhmes se vendit. Sipas tij, keto zgjedhje jane aq te rendesishme sa dhe zgjedhjet kritike ne Sllovaki, ku nuk u pranua Muchar dhe zgjedhjet kritike ne Rumani ku nuk u pranua Tudor. "Pra, eshte fale ketyre vendimeve historike te popullit sllovak dhe rumun qe vendet e tyre sot jane ne NATO dhe BE. Popullit shqiptar i kerkohet te marre nje vendim te ngjashem dhe vertet shpresojme qe te jete vendimi i duhur pasi do te jete dhe nje moment i rendesishem historik", u shpreh Xhekson. Sipas tij, me pergatitjet e deritanishme Shqiperia eshte shume prane NATO-s dhe BE-se. Ai pranoi se "jemi ne vitin e fundit per sa i perket vendimit per ne NATO, dhe ne vitin e fundit per sa i perket vendimeve te BE-se qe priten ne 24 muajt e ardhshem". Kete vit ai e sheh si nje mundesi per nje vendim pozitiv ndaj Shqiperise. . em/em(/BalkanWeb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #38
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    04-11-2004
    Postime
    71
    Nga gazeta Tema:

    Lobisti i paguar zyrtarisht nga qeveria shqiptare, ka
    dështuar me llotarinë e Mijëvjeçarit dhe anëtarësimin
    e Shqipërisë në NATO

    Shfaqet Xhekson, njeriu i Nanos në Uashigton

    Sulmon Berishën por sqaron se është mendim personal

    I ngarkuari nga qeveria shqiptare për lobing në
    anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, Brus Xhekson, ka
    sulmuar dje liderin e opozitës Sali Berisha. Ndërsa ka
    paralajmëruar se Shqipëria mund të qëndrojë dhe një
    dekadë larg Europës, nëse nuk bën zgjedhje të lira, ka
    theksuar se "një rezultat i dyshimtë do ta shtyjë
    fushatën e Shqipërisë të paktën dhe për një dekadë".
    Xhekson i cili është paguar rregullisht në mënyrë
    zyrtare nga qeveria shqiptare për të forcuar lobingun
    e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, nuk ka mundur
    dot dje të gjejë një arsyetim për dështimin e
    anëtarësimit të Shqipërisë. Ai ka gjetur si të vetmen
    arsye, liderin e opozitës Sali Berisha të cilin e ka
    sulmuar me gjithë arsenalin e gazetës “Zëri i
    Popullit”.
    Sipas tij, këto zgjedhje janë aq të rëndësishme sa dhe
    zgjedhjet kritike në Sllovaki, ku nuk u pranua Muchar
    dhe zgjedhjet kritike në Rumani ku nuk u pranua Tudor.
    Ai pranoi se "jemi në vitin e fundit për sa i përket
    vendimit për në NATO, dhe në vitin e fundit për sa u
    përket vendimeve të BE-së që priten në 24 muajt e
    ardhshëm".
    Një vit më parë Xhekson ishte në Tiranë në përpjekje
    për të ndikuar në opinionin publik rreth mbështetjes
    që i duhej dhënë qeverisë Nano në kalimin e lëvizjes
    Nano Ik. Ai premtoi se Shqipëria do të fitonte
    llotarinë e Mileniumit në Qershor dhe do të
    anëtarësohej në NATO brenda vitit. Asnjë prej dy
    premtimeve të tij nuk u arrit, ndërkohë që qeveria
    shqiptare i pagoi atij këstin e dytë të lobingut për
    imazhin e Shqipërisë dhe krijimin e mbështetjes
    ndërkombëtare për anëtarësim në NATO. Shumicën e kohës
    në Uashington, Xhekson e ka shpenzuar në përpjekje për
    të krijuar mbështetje për kryeministrin Nano dhe për
    të rregulluar një vizitë të tij në Shtëpi të Bardhë,
    para zgjedhjeve.
    Ndërkohë që zëvendësndihmësja e Sekretares Amerikane
    të Shtetit Keti Stefens, e cila gjendet në Tiranë në
    kuadrin e takimit për Kartën e Adriatikut, vizitoi
    zyrën e zotit Berisha, Xhekson deklaroi para
    gazetarëve se pikëpamjet e tij për Berishën janë
    personale dhe nuk përfaqësojnë qëndrimin e qeverisë
    amerikane.

  9. #39
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    "Koha per Ndryshim"
    Bera nje kontroll te shpejte te kryesive, 13 anetare te kryesise se vjeter jane serish ne kryesine e re, 12 jane zevendesuar.
    Ndersa ne Sekretariat, Sekretar i Përgjithshëm (Ridvan Bode), Nenkryetari (Bamir Topi), Nenkryetarja (Jozefina), Sekretar i Marrëdhënieve me publikun (Spartak Ngjela), Sekretar i çështjeve ligjore dhe zgjedhjeve (Ilir Rusmajli), Sekretar Ekonomik (Edmond Spaho) dhe Sekretari i Pushtetit Lokal (Ferdinat Poni) nuk kane ndryshuar Sekretari Organizativ ka kaluar ne postin e Sekretarit te Burimeve njerezore (Ilir Bano), pra vetem ne 2-3 poste ka pasur ndryshim. Nuk eshte ndonje ndryshim shume rrenjesor ky. Kokat e vjetra jane aty, dhe nuk eshte shume anormale pasi nuk eshte e lehte te zevendesosh dike kudo ne bote e jo vetem ne Shqiperi. Megjitahte mua me duket se PD do ti fitoje zgjedhjet vetem nga pakenaqesia karshi PS-se jo per njerezit e programin e vet.
    Ka dhe elemente te rinj, shembulli me i mire eshte Aldo Bumçi (po flas pak per te meqe e njoh nga afer) qe jo-çuditerisht mori me shume vota se Spartak Ngjela. Them jo-çuditerisht sepse mendoj se ai u zgjodh me vetedije te plote nga PD per keto arsye:
    1. Per te dhene imazhin se po futen elemente te rinj dhe specialiste (Aldo Bumçi ka mbaruar ne Turqi per Marredhenie Nderkombetare, ka dhene mesime me Universitetin e Tiranes, ka bere studime per Institutin per Studime Nderkombetare dhe eshte majft aktiv ne kete institut, eshte autor i disa shkrimeve dhe kerkimeve)
    2. Ai eshte aktiv ne organizaten jo-qeveritare me te njohur ne Shqiperi "Mjaft", dhe eshte pjese e bordit drejtues, megjithese besoj se pas hyrjes ne politike duhet te terhiqet qe andej.

    Si person eshte i pergatitur dhe njeri i mire, ne ate pak kohe qe kemi qendruar bashke mbi te gjitha me ka lene pershtypjen e nje njeriu te kulturuar dhe te matur.
    Nuk e di nese do te fitoje ne zonen ku ka kandiduar pasi eshte ende i ri dhe nuk njihet shume mire nga populli por meqe ka kaq perkrahje nga PD-ja dhe do shfaqet me imazhin e nje specialisti, ka mjaft shpresa. Vetem uroj ti sherbeje Shqiperise.
    SG
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Butka i PD dhe butaku i socialisteve

    E Merkure, 04 Maj 2005

    Nga Andi Bushati

    I vetmi lajm i perbashket i kongreseve te dy partive te medha ishte ai i perdorimit te figurave te tyre prej lidereve historike. Por me sens te kundert. Nese ne kongresin e PD, Uran Butka, tentoi te tregonte se dinjiteti njerezor sado i neperkembur ka nje moment qe shperthen dhe rebelohet, ne PS, Edi Rama, po deshmon se perkulja dhe nenshtrimi nuk kane kufij.

    I pari e akuzoi Berishen si njeriun e vjeter autoritar, qe nuk pyet kerkend, qe i merr vendimet (ato qe rendom kane shpene ne disfata) gjithnje vete dhe qe ne fund te fundit, per te gjithe gjemat qe i ka shkaktuar PD, duhet te jape doreheqjen.

    Ne fakt Butka nuk eshte i vetmi qe e thote nje gje te tille per liderin e PD. E nga kjo pikepamje fjala e tij eshte normale dhe mund te gezonte te gjithe respektin relativ te idhtareve te mendimit ndryshe. Por rasti i Uran Butkes eshte i vecante. Ai nuk mund te ndjelle respekt. Ne mos percmim, ai te ngjall indiference apo perbuzje. Sepse ai vjen nga nje aktor politik (ndoshta nje rast i paprecendent ne politiken shqiptare qe pas atij te Namik Dokles ne zgjedhjet presidenciale te 1991) qe nuk e ka pasur per turp te hyje ne garen per kryetar i PD-se, duke bere thirrje qe te votojne kundershtarin. E kundershatar kishte ate Sali Berishe, qe po anatemon sot, megjithese atehere, i njejti Berishe qe shume me regresiv, autokrat dhe i mbyllur sesa sot. Atehere, Uran Butka, ishte vetem nje vegel. Qe e emeruan konkurent per te neutralizuar sadopak traumen qe shkaktoi largimi nga gara per kryetar i Genc Pollos. Ai pranoi ta luaje kete rol. Doli nga gara vetem me 70 vota dhe me zemerdridhjen se mos ndoshta i jepnin me shume sesa ai kishte kerkuar. Kjo histori eshte e mjafte per ta portretizuar ate. Per te kuptuar edhe nje pjese te qendrimit te tij te sotem. Ku ndoshta, geni i nje familje fisnike, ka dominuar mbi karakterin e percudnuar gjate rregjimit diktatorial. Dhe ndoshta ky gen ka qene vendimtar ne qendrimin e fundit te Butkes. Jo me shume per te rregulluar PD, sesa per te pastruar te shkuaren e tij te turpshme te pese viteve me pare.

    Krejt ndryshe ndodhi ne PS, ku Edi Rama nuk pati guxim te sillet as si nje Butke, por si nje butak. Ndersa i ngjashmi i tij ne PD, pati guximin e vonuar per te thene se cdo lloj perdorimi e ka nje fund, Rama deshmoi se te perdoresh qenka e pafundme. Duke i dorezuar Nanos, trupin e tij ne tepsi, me anet e tij te mira dhe me anet e tij te errta.

    Nga nje lider, Edi Rama u kthye ne nje ushtar. Dhe plaftorma e paraqitur prej tij ne KPD, nuk qe vecse uniforma e hekurosur e nje mercenari te regjur. Qe do ti sherbente mbajtesit te saj vetem per nje gje: qe te tregonte se po shitej me nder. Se po sherbente, por ama me kushte.

    Perse ishte e nevojshme plaftorma e Rames. Perse duheshin ato shtate pika te cilat atij iu refuzuan me perbuzje ne kongresin e peste te PS, nje vit e gjysem me pare? Rama pretendon se ai e negocioi futjen e tij ne fushaten e PS, me kushtin e demokratizimit te kesaj partie. Me votimin per legalizimin e fraksioneve, per pranimin e mendimit ndryshe dhe perfaqesimin e pakicave te rendesishme ne forumet drejtuese.

    Po a ka gjasa qe kjo perralle e bukur te behet e besueshme? Historia e afert tregon qe jo. Rama vete e ka provuar nje gje te tille. Atehere kur zhvillohej gara e vertete, keta anetare KPD qe sot i mbeshtesin paketen, nuk i dhane atij me shume se dy firma, per veprimin me te ligjshem ne bote, per te konkuruar kryetarin e PS. Ishin po ata njerez qe nuk e zgjodhen ate as ne Komitetin Drejtues te kryeqytetit, te cilit ai i drejton bashkine. Ishin po te njejtet njerez qe nuk e linin te hynte ne sallat ku zhvillohej gara. Sesa demokatike eshte ajo parti te ciles i ofroi platformen, Rama e ka provuar ne kurriz.

    Por ai ka pare edhe me shume. Ai ende nuk ka thene asnje fjale sesa reale ishte fitorja e Nanos kunder tij ne kongres. Ai ende nuk ka thene se sa qe e tille ajo kunder Meidanit (per te cilin dikur thoshte se e ka pasur per nder qe ka qene nje qytetar i nje republike te drejtuar prej tij). Ai ende nuk ka sqaruar se pse ish- presidenti Mediani, ashtu sikurse ai vete deri me tani, e kane bojkotuar komitetin drejtues te socialisteve. Mos ngaqe ishin te bindur, sic pohonin ne rrethe te ngushta, se ishte i manipuluar? Ai ende nuk ka shpjeguar sesi, ai kongres ku konkuroi vete, nuk gjeti vota as per te futur Ilir Meten (kryeministrin me te cilin PS fitoi zgjedhjet) mes 100 kepedareve te tij, nderkohe qe kete te drejte ua dha "mekatareve" te tjere qe pranuan te shiten te Nano.

    Edi Rama hesht per te gjitha keto. Neqoftese edhe per nje cast te vetem do te tentonte te pergjigjej, do ta kuptonte sesa qesharake duken shtate pikat e paketes se tij per reformim. Do ta kuptonte se misioni i tij tashme eshte i pamundur dhe se ai nuk mund tu a shese, as socialisteve, as shqiptareve, sapunin per djathe.

    Ke do te reformoje paketa Rama, kur mendimi ndryshe ne PS ka marre fund nje here e mire? Per ke po e kerkon ai fraksionin, per Ilir Zelen, Petro Kocin apo hamesin e mire te embelsirave, Gjergj Koja? Cfare do te demokratizoje ai ne nje parti, kur te gjithe flasin nen ze dhe ku askush nuk guxon ta kundershtoje kryetarin per kandidaturat e deputeteve me te shkuar kriminale, ku sistemi i vlerave dhe hierarkise ne administrate nuk matet me me angazhimin politik, por me sasine e ta ardhurave qe cohen cdo nate ne arken e njeriut te forte te shtetit, ku zonat me te sigurta elektorale i ndan ne darke nje grua dhe i shpall ne mengjes i shoqi?

    Per te gjitha keto, nisma qe Edi Rama do te shese si nje aksion emancipues dhe reformues, eshte nje manover e ulet, nje mashtrim banal.

    Po atehere pyetja qe lind logjikshem eshte: Po pse i duhej ky mashtrim. Pse ti hynte kesaj loje qe vetem ul reputacionin e tij ne publik?

    Arsyet jane disa. Pa rene ne teorite konspirative qe qarkullojne sefundi ne Tirane, per numra llogarie te zena peng, apo cene te tjera qe e bejne jo pak vulnerabel, shkaqet mund te jene dy. Se pari, semundja e tij per protagonizem me cdo cmim, qe mund ta kete cuar kreun e bashkise ne dorezimin para Nanos. Se dyti, frika nga ardhja e Berishes ne pushtet, qe e ka detyruar edhe ushtarin e mire Edi, te futet me te ndenjura zbuluar, brenda grigjes se Fatos Nanos.

    Por nese keto arsye mund te kuptohen lehte, ka edhe nje tjeter pikpyetje te rendesishme. Kjo lufte personale nervash qe ia solli Ramen, Nanos ne tepsi te argjendte dhe me cmim me te lire se kurdohere tjeter, sa do ti sherbeje ketij te fundit?

    Nje gje mund te thuhet me siguri. Te gjitha sondazhet e popullaritetit, te bera si majtas, si djathtas, si ne qender, e nxjerrin Ramen si politikanin padiskutueshmerisht me popullor ne vend. Me teper diference nga rivalet. Por problemi eshte, se sa nga keto simpati qe Rama i gezon vete, mund ti kanalizoje? Pra se sa nga ato vota qe hipotetikisht ai do ti merrte po te qe ne gare, do t'i conte ne favor te PS, nese angazhohet per kete.

    Ne kete rast llogaria nuk eshte e lehte te behet. Sepse Rama vertet mund te jete njeriu me i votuar si menaxher. Per fasadat qe lyen, per rruget qe shtron, per elefantet dhe tigrat qe sjell, por politikisht ai eshte pak i besueshem. Shqiptaret e kane pare te jete beniamini i Nanos, per ti futur menjehere thiken pas shpine sapo i rreshkiten kembet (1998). E kane pare te mbeshtese Majkon ne kongresin e trete, ti shkruaje madje dhe fjalimin e gares dhe me te marre vesh humbjen e tij, te hidhet ne krahet e Metes (1999). Ata e kane pare te behet me Metist se cdo skraparli rrace, e ta trajtoje Nanon si Robert Camcakizin e pa pune, e pastaj te prese me lule ne duar, pas deres se tij te spitalit (2001). E kane pare ta beje cope karakterin e kryetarit, kur u permbyt Tirana dhe ta quaje pa vizion ne garen kongresuale. Megjithese tani po i dorezohet pa kushte. Pikerisht kjo e shkuar politike plot zikzake, dredhi e paburrerri, e ben Ramen te pabesueshem politikisht. Nderkohe qe puna qe ka kryer, transformimi i kryeqytetit e bejne ate te votueshem personalisht. Ky paradoks eshte edhe argumenti me i mire, se pse ai nuk ka as forcen e as magjine, qe kapitalin e tij politik ta vere ne funksion te tjeterkujt. Ai mund ta vetegezoje ate per nje kohe te gjate, por kontributi i tij ne fushate, rreshtimi perkrah Nanos, zor se do te beje qe votat per Ramen ti shkojne ketij te fundit.

    E ky do te jete edhe fundi komik i kesaj historie. Per te cilen edhe njehere Edi Rama po paguan ndjeshem. Duke vene loje gjithshka lyen me pune diten, por qe politika ia remben naten. Duke bere qe kompleksi i te mos qenit lider, ta shnderroje ne ushtar, qe deshira per protagonizem, ta ktheje ne servil dhe frika politike ne te pabesueshem. E duke bere qe te gjitha keto sebashku, te mos i japin qofte edhe njehere te vetme guximin qesharak te Uran Butkes.

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kongresi i dytë i KOASH në 16-29 qershor 1929, Korçë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 10-02-2013, 20:41
  2. Kongresi I Manastirit
    Nga gerrard73 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 13:58
  3. Kushtetuta dhe kombi Amerikan
    Nga ILovePejaa në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 05:11
  4. Kongresi i Elbasanit dhe Shkolla e Kalase
    Nga Iliriani në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 18:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •