MITROVICA


Albin Kurti

Veriu i Kosovės ėshtė situatė kriminale. Mbajtja e ndarė e veriut tė Kosovės ėshtė mirėmbajtje e situatės kriminale. Vetėm me 3 dhe 4 shkurt tė vitit 2000, 11 shqiptarė janė vrarė, me dhjetėra tė tjerė janė keqtrajtuar ose lėnduar, ndėrsa 1 564 familje me 11 364 anėtarė janė dėbuar. Tė gjitha kėto kanė ngjarė pas mbarimit tė luftės. Tė gjitha kėto u pranuan si viktima tė luftės. Sepse kėshtu ishte mė sė lehti. Kėto nuk janė tė gjitha faktet qė e bėjnė kėtė situatė kriminale. Pėrveē krimeve dhe masakrave tė kryera gjatė luftės nga forcat serbe, 16 kriminelė serbė kanė ikur prej burgut nga atje, sė paku njėri ėshtė nxjerrė nga burgu pėrmes demonstratave tė serbėve, kurse disa herė protestuesit nuk kanė lejuar qė tė arrestohen persona serbė tė caktuar. Kėto “suksese” tė tyre i kanė trimėruar ata. Nė raport me UNMIK-un, ėshtė kuptuar se drejtėsia aspak s’ėshtė e thėnė se do tė ngadhnjejė.
Veriu i Kosovės dallon me dy veēori nga enklavat serbe: ai ka vazhdimėsi territoriale me Serbinė dhe qyteti nė tė, pra Mitrovica, ėshtė e ndarė. Qyteti i ndarė i Mitrovicės e rrit drastikisht problemin e veriut tė Kosovės. Ndarja e qytetit ėshtė problem i pėrditshėm dhe themelor. Mitrovica ėshtė e ndarė me urė. Ura njihet si simbol i bashkimit, i asaj qė mundėson tejkalimin e vėshtirėsisė. Por jo edhe nė Mitrovicė, ku vlen e kundėrta: ajo atje nuk simbolizon bashkimin, por ndarjen dhe jo tejkalimin e vėshtirėsisė, sepse ajo ėshtė vėshtirėsia vetė: ajo ėshtė ura qė duhet tė urėzohet. Veriu dhe jugu i Mitrovicės nuk janė tanimė vetėm terma gjeografikė, por edhe politikė. Ndarja ėshtė shumė dimensionale: territoriale, politike, etnike, institucionale. Pyetje fare tė zakonshme nė Mitrovicė janė “Nė cilėn anė tė urės?”, “Nga cila anė e urės?”. Pra, nė Mitrovicė ka njė lloj identifikimi tė veēantė pėrveē atij etnik; identifikimi Veri-Jug.
Mirėpo, si ngjau e gjithė kjo? Si erdhėm deri kėtu? Nė librin e tij “Luftėtarėt e paqes”, nė njė pjesė tė tekstit tė botuar edhe nė gazetėn “Koha Ditore” mė 3 qershor 2004, ish-kryeadministratori Bernard Kushner shkruan: “Kolonat franceze, tė ngarkuara pėr kėtė zonė gjatė futjes sė aleatėve, mė 12 qershor 1999, duke vendosur fushimin nė jug tė qytetit, nuk e ndoqėn policinė e Beogradit, por u ndalėn nė urė, duke futur rrallazi ndonjė njėsit tė vėzhgimit mė nė veri, ku zbuluan pjesėtarė tė policisė dhe tė vrasėsve qė bartin skalpet dhe flokė grashė shqiptare tė varura nė hallkat e rripit. Me urdhėr tė kujt ishin ndalur (tek ura) forcat tona ēlirimitare? Kurrė nuk kam mundur ta mėsoja saktėsisht, por ky ishte njė gabim i madh politik. Ky ndalim i papritur, jo vetėm bėri nga Mitrovica njė qytet tė ndarė, por shkaktoi njė eksod masiv, njė ndjekje reciproke e tė pėrhershme tė refugjatėve tė nemitur e tė privuar nga tė gjitha, dhe u ofroi serbėve njė territor strehimi tė papritur, nė kufi me Serbinė qė ende drejtohej nga Milosheviqi. Shumė shpejt vullnetarėt serbė organizuan nė veri tė urės njė polici tė udhėhequr me mjeshtėri nga Oliver Ivanoviqi, sportist e mėhershėm profesionist. Ai si njeri i guximshėm politik qė ishte, u bė pėr UNMIK-un njė bashkėbisedues i vėshtirė dhe po aq i sinqertė, sa mund tė jetė njeriu nė ato rrethana. Ai organizoi njė njėsit tė armatosur tė bridge watchers, rojat e urės, njerėz tė armatosur tė tė gjitha tendencave, qė nga njerėzit mė tė ndyrė e mė brutalė deri te patriotėt mė tė devotshėm, tė cilėt e kishin shtabin e tyre nė “Dolce vita”, pėrballė urės, ku shenjuan “territorin e lirė serb”, e tė cilėt nėpėrmjet komunikimit me radiolidhje, mund tė mblidheshin me alarmin e parė.” Dhe pak mė tutje vazhdon Bernard Kushneri: “Por komandanti francez i zonės ishte kundėr lėvizjeve tona qė rrezikonin autonominė serbe nė pjesėn e epėrme tė qytetit tė Mitrovicės.” Ky pėrshkrim kėsisoj na del se ėshtė i saktė dhe i besueshėm, sa i pėrket origjinės sė ndarjes.
Kriza si shpėrthim i krizės
Gjatė kėtyre pesė viteve nė trazirat e dhunshme atje, serbėt e “strukturave paralele” pėrdornin njė arsenal tė tėrė ushtarak tė armėve tė zjarrit kundėr shqiptarėve, por edhe ndėrkombėtarėve. Ėshtė absurde se si tėrė kohėn UNMIK-u e KFOR-i flasin pėr krimin e organizuar nė Kosovė, kurse kriminelėt e organizuar – “rojet e urės” – si destabilizuesit mė tė mėdhenj tė Kosovės, i kanė para syve tė tyre. Sa i pėrket karakterit tė veprimeve tė kėtyre strukturave vėrehen dy dukuri: ato sulmojnė qė tė mos mbrohen, dhe e krijojnė pretekstin qė ta aktrojnė reaksionin. Pra, e krijojnė njė shkas nė mėnyrė qė aksionin e tyre ta interpretojnė si reaksion. Ėshtė gabim qė vetėm kėto trazira dhe kėto sulme terroriste tė konsiderohen problem. Problemi ėshtė qyteti i ndarė. Trazirat qė ngjanė nė Mitrovicė nuk janė ato qė bėnė qė ajo tė jetė nė krizė, por ėshtė kriza permanente ajo qė e prodhon trazirėn pėr ta mirėmbajtur veten e saj. Trazirat e zbulojnė krizėn dhe nuk e krijojnė atė. Deri mė tani, pėr UNMIK-un, krizė ėshtė vetėm shpėrthimi i krizės, ndėrsa ndarja ėshtė paqe dhe stabilitet. Madje, nė vend se tė konsiderohet problem ndarja, gjithnjė problematizohet artikulimi i pakėnaqėsisė kundėr ndarjes. Nė anėn tjetėr, UNMIK-u ka toleruar dhe madje respektuar ata qė ishin tė dhunshėm, siē ėshtė rasti i “rojeve tė urės” nė Mitrovicė. Pėr UNMIK-un respekti matet me dhunėn ose kėrcėnimin me tė. Aspak nuk ekziston intenca qė tė kthehemi nė gjendjen para ndarjes sė qytetit, por para trazirės, vetėm para trazirės. Nė kėtė mėnyrė, pikėrisht UNMIK-u e mban dhe ruan ndarjen. Qyteti i ndarė ėshtė referenca, ėshtė norma. Qyteti i ndarė ėshtė normuar. Ai ėshtė referencė dhe preferencė. Gjithashtu, edhe strukturat paralele tė Serbisė nė veri e mbajnė dhe ruajnė ndarjen. Kėtu shihet se si strukturat paralele kanė tė njėjtin objektiv, sikurse UNMIK-u pėr mbajtjen e qytetit si tė ndarė. Pra, objektivi ėshtė i njėjtė. Vetėm motivet janė tė ndryshme. Motivi i strukturave paralele ėshtė qė territori ku banojnė serbėt tė jetė praktikisht dhe faktikisht Serbi, si dhe qė uniteti i Kosovės si entitet tė jetė sa mė i dobėt. Ndėrkaq, motivi i UNMIK-ut ėshtė kontrolli dhe udhėheqja e qytetit sa mė e lehtė (pa mund dhe rreziqe nga ana e tyre), madje edhe duke sakrifikuar lirinė, demokracinė dhe drejtėsinė nė Kosovė.
Policia e UNMIK-ut ėshtė thjeshtė mbi ligjin (askush, asnjėherė nuk shkarkohet gjė qė sigurisht se do tė ngjante nėpėr shtetet prej nga ata vijnė) kurse “rojet e urės” janė jashtė tij. Kėtu qėndron thelbi i situatės kriminale atje. Policia dhe KFOR-i nuk japin pėrgjegjėsi pėr dėshtimet kurse kriminelėt nuk dėnohen pėr suksesin e tyre. Suksesin kriminal, natyrisht. Ndėrkaq KFOR-i, mė sė paku, ēarmatos atje ku mė sė shumti duhet: nė veriun e Kosovės. Mbase, ata qė janė pėrgjegjės kryesorė pėr stabilitetin janė pėrgjegjėsit kryesorė pėr jostabilitetin aktual.
Politikanėt e Kosovės dhe ata ndėrkombėtarė vazhdimisht pėrsėrisin se si nuk do tė lejohet ndarja e Kosovės. Nė fakt, nuk ėshtė ēėshtja se si tė mos ndahet Mitrovica dhe veriu i Kosovės, por si tė bashkohen ato, duke qenė se janė tė ndara. Kur thuhet se a do tė ndahet Kosova, nuk mendohet madje se as a do tė njihet pėrfundimisht ndarja, por se a do t’i bashkohet ajo Serbisė me ē’rast nėnkuptohet pavarėsia e pjesės tjetėr.
Integrimi i qytetit
Qė nga pėrfundimi i luftimeve, veriu i Kosovės ėshtė rajoni ku pa dyshim, shteti i Serbisė ėshtė mė sė shumti i organizuar. Qeveria e Serbisė, thjesht, mė shumė e ka nėn kontroll veriun e Kosovės sesa Beogradin. “Strukturat paralele” janė struktura tė Serbisė, sepse ato jo vetėm qė dirigjohen nga institucionet qeveritare tė Serbisė, por edhe janė pjesė e tyre. Madje, sektori i sigurimit tė tyre nuk mban uniforma. Kjo gjė dėshmon vetėbesimin e tyre nė kontrollin qė kanė e jo tė kundėrtėn. Sulmet nė veri tė Kosovės ndaj shqiptarėve janė tė organizuara. Ato nuk janė spontane. Kjo tregon se ende ka shpresė. Duhet tė shpėrbėhen “strukturat paralele” tė Serbisė nė Kosovė dhe eliminohen problemet pastaj. Shpėrbėrja e strukturave paralele nuk ėshtė hapi i parė, sepse nuk duhet tė jetė pjesė e ndonjė projekti, por ėshtė kushti i bashkimit tė qytetit. Mandej, realisht pėr t’u pamundėsuar ndarja definitive duhet qė nė veri tė kthehen shqiptarėt. Paralelisht me kthimin e refugjatėve serbė nė Kosovė duhet tė bėhet kthimi i shqiptarėve nė veriun e Kosovės. Duhet tė pėrgatitet programi e strategjia pėr kthimin e shqiptarėve nė veriun e Kosovės. Ėshtė e qartė se nuk bėn tė kushtėzohet njė e drejtė elmentare njerėzore me njė tjetėr, mirėpo nuk mund tė lejohet as respektimi selektiv i tė drejtave. Kthimi i refugjatėve nė veriun e Kosovės asnjėherė nuk pėrmendet nga UNMIK-u, pėr dallim nga kthimi i serbėve qė ėshtė etabluar si prioritet. Nuk mund tė ketė tė drejta qė ndėrtohen mbi padrejtėsinė. Standadet janė pėrherė tė njėfishta. Standardet e dyfishta s’janė standarde.
Sė kėndejmi, nuk ka se si tė integrohet Mitrovica pa kthim tė shqiptarėve atje. Nė veriun e Kosovės, sot, gjithsej kanė mbetur edhe 4 000 shqiptarė, tė cilėt padyshim se jetojnė nė ankth se ēfarė mund t’iu sjellė e nesėrmja. Dhe sa mė shumė qė Mitrovica mbetet e ndarė, sigurisht se aq mė pak ka gjasė qė ajo tė bashkohet. Ura mbi Ibėr shėnon ndarjen e dy etniteteve, mirėpo ēdo ditė e mė tepėr ajo po shėnon edhe ndarjen nė dy entitete, ndarjen institucionale – ndarjen nė institucione etnike. UNMIK-u veēsa e maskon paralelizmin institucional. Dhe ky maskim ėshtė pranim i tij. Ēdo ditė e mė shumė veriu i Kosovės, por madje edhe enklavat e tjera serbe, nuk po integrohet nė Kosovė, por po integrohen nė Serbi. Fundja, edhe i gjithė procesi politik nė Kosovė po tregohet se shumė mė tepėr ekziston qė t’ia bashkojė Kosovėn veriut tė saj sesa anasjelltas. Pėrderisa paralelizmi nė shėndetėsi, edukim, administratė etj., lejohet, nė mars tė vitit 2002 kemi edhe rastin me ekskluzivitetin e shėrbimeve tė telefonisė fikse tė Serbisė, tė cilat UNMIK-u praktikisht i legalizoi.
Para luftės, 53% tė banesave nė veriun e Mitrovicės ishin tė shqiptarėve, sipas njė raporti tė Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave. Kur kėsaj i shtohet fakti se familjet shqiptare kanė dukshėm mė shumė anėtarė sesa ato serbe, atėherė bėhet e qartė se shumica dėrmuese e popullatės atje ishin shqiptarė. Dhe kthimi i tyre padyshim se do tė mundėsonte t’i jepej fund dominimit tė Serbisė nė veri tė Kosovės. Kthimi i shqiptarėve nė veri nuk nėnkupton shqiptarizimin e asaj pjese, por normalizimin e saj, kthimin nė gjendjen e mėhershme, duke ērrėnjosur efektet dhe rezultatet e pastrimit etnik qė asesi dhe asnjėherė nuk duhet tė pranohen. Secili shqiptar i dėbuar duhet tė kėrkojė tė kthehet nė pronėn e vet nė veri. Dhe njėkohėsisht tė organizohen dhe mobilizohen pėr kėtė. Ata qė nuk duan, duhet ta thonė hapur kėtė dhe t’ua shesin tė tjerėve pasurinė, atyre qė duan tė kthehen atje. Sepse, gjersa shqiptarėt i kanė blerė shumė banesa tė refugjatėve serbė, banesat e shqiptarėve nė veriun e Kosovės janė tė okupuara me dhunė, pasi qė shqiptarėt u dėbuan prej andej.
Partitė politike dhe institucionet e Kosovės mė sė shumti e kanė pėrmendur problemin e veriut tė Kosovės, atėherė kur e premtonin zgjidhjen e tij, pra nėpėr fushatat parazgjedhore, atėherė kur qėllimi i premtimit mund tė jetė ēfarėdo tjetėr, pėrveē pėrmbushjes sė tij. Reagimet e tanishme tė tyre bėhen kryesisht pėr hir tė opinionit. Kur s’ka trazira – s’ka as reagime. Ato esencialisht nuk e trajtojmė veriun e Kosovės dhe Mitrovicėn si problem, e sidomos jo aq sa shtiren. Unė nuk kam parė ende politikan shqiptar qė ka vullnet, vizion dhe qė e ka marrur seriozisht dhe sinqerisht ēėshtjen e Mitrovicės. Derisa nuk ka angazhim konkret del se, nė fakt, nuk ka pasur as synim. Ēdo herė e mė tepėr problemi i Mitrovicės po shndėrrohet nė problem tė mitrovicasve. Gjendja ėshtė mė e keqe dhe sidomos mė e rrezikshme, sesa qė po mendohet.
Pėr mė tepėr, nga tė qenit dikur qyteti mė i pasur i Kosovės, Mitrovica, duke qenė e ndarė, ėshtė shndėrruar nė qytetin mė tė varfėr dhe ajo ėshtė i vetmi qytet nė Kosovė, tė cilit i ėshtė zvogėluar popullėsia. Sipas raportit tė European Stability Initiative, nė veri tė Mitrovicės dhe Zveēan jetohet me mesatarisht 95 euro nė muaj, 60% tė tė cilave sigurohen nga Beogradi dhe 23% nga Prishtina. Ndėrkaq, nė jug tė Mitrovicės njerėzit jetojnė me 37 euro nė muaj, nga tė cilat 37% sigurohen nga qeveria e Kosovės dhe 40% nga sektori privat.
Nėse dikush beson se s’kemi se ēfarė tė shqetėsohemi, sepse ne do ta kthejmė veriun e Kosovės pėrmes realizimit tė pavarėsisė sė Kosovės, sipas mendimit tim, kjo ėshtė pikėrisht mėnyra se si do ta humbim atė pjesė. Nėse momenti kur do tė vendoset pėr statusin politik tė Kosovės do tė na gjejė nė kėtė gjendje ekzistuese, atėherė ēmimi i pavarėsisė sė Kosovės, automatikisht dhe mė sė paku, do tė jetė veriu i Kosovės. Mė sė paku, pasi qė apetitet e Serbisė e tejkalojnė veriun e Kosovės.
Nė mungesė tė integrimit tė qytetit, pra tė shpėrbėrjes sė “strukturave paralele” dhe kthimit tė popullatės sė dėbuar shqiptare nė veri, jo vetėm qė do tė rriten gjasat pėr ndarjen pėrfundimtare, por do tė rriten gjasat edhe pėr shndėrrimin e asaj treve nė fushėbetejė tė ardhshme tė konfliktit tė ardhshėm. Edhe nė rastin mė tė keq, pra atė tė ndarjes pėrfundimtare tė Kosovės, paqja ėshtė e pamundur, pėrderisa kufiri kalon pėrmes qytetit. Kur ka shumė popullatė – e qė ėshtė edhe urbane – nė afėrsi tė kufirit tė krijuar me dhunė, aty rehati s’ka. Dhe, kur pėr njė kohė tė gjatė s’ka zgjidhje politike, ekonomike e qytetare, atėherė ballafaqimi i armatosur ngjan rregullisht.




24/04/2005


Serbeve ju eshte bere fare e qarte nga te gjithe qe nuk do te kete ndarje te Kosoves, keshtu qe, ata duhet te shperbejne ato struktura paralele sa me pare qe eshte e mundur, dhe te integrohen ne institucionet e Kosoves. Poashtu, duhet te lejohet sa me pare kthimi i shqiptareve te debuar dhunshem nga ajo pjese e qytetit. Perndryshe si mund ta kerkojne te njejten gje per serbet kur ata vet nuk i lejojne shqiptaret te kthehen ne shtepite e tyre ne ate ane.

Qe te gjithe shqiptaret, ne te gjitha pjeset e Kosoves, jane duke e ndihmuar procesin e kthimit te serbeve qe duan te kthehen ne pjeset tjera te Kosoves, ketu vlen te permendim edhe vizitat e fundit te ministrit te pushtetit te lokal te qeverise se Kosoves ne vendet me refugjate serbe te ikur nga Kosova, dhe premtimet e ndihmat qe jane duke i dhene gjithe shqiptaret per kete pune. Keshtu edhe serbet duhet te veprojne, pra te lejojne kthimin e shqiptareve te debuar dhunshem nga ajo pjese e qytetit, dhe te shperbejne strukturat paralele e te integrohen ne jeten institucionale te Kosoves sa me pare.

Tung