Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 48 prej 48
  1. #41
    Lieutenant Maska e tom pullings
    Anëtarësuar
    20-05-2004
    Vendndodhja
    H.M.S. Surprise
    Postime
    152
    Me falni, por nuk jam dakord fare me çeshtjen e paganizmit ose me ate te relativizmit shqiptar ne pune besimi.
    Kur mendoj, si i krishtere, per martiret e krishtere ne keto pese shekuj dhe sidomos ne keto 50 vjet nuk mund te them qe ne jemi relativiste. Jam krenar te them qe jemi popull i zgjuar dhe qe e kupton qe eshte prej budallenjsh te vritemi per çeshtje besimi. Por ama nuk jemi relativiste.
    Te pakten une personalisht nuk jam i tille. E them me sinqeritet: dua qe Atdheu te kthehet ne fene e tije te lashte, dua qe shqiptaret te behen perseri te krishtere si ne kohen e Skenderbeut.
    Duke i lene menjane pallavrat e injoranteve te antikrishtere mbi Kishen, dua te kujtoj te mos harroet qe ne duhet te veme ne praktike mesimin moral te Krishtit mbi dashurine. Pa mohuar ama identitetin tone te lashte e te lare me gjakun e deshmoreve te fese.
    Une jam i krishtere sepse jam shqiptar dhe jam shqiptar sepse jam i krishtere. Per mua nuk ka dallim. Nga ana tjeter nuk pranoj te perdoret feja si vegel e nacionalizmit ose nacionalizmi si vegel e fese.
    Nese kemi te qarte perkatesine tone dhe bazat e besimit te secilit mund te bashkjetojme.
    IGNOSCE MI DOMINE, QUIA DALMATA SUM!

  2. #42
    Allahu te shikon kudo.... Maska e i fundit
    Anëtarësuar
    22-05-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    244
    ore matrix po ju te kishes si ja beni per jo te kishes,i nxirni fare jasht loje,ku duhet te gjykohen ato n.q.s kane ndonje problem,porse nuk e besojne kishen,duhet te flaken apo ckombetarizohen???
    o irfano po si, islami nuk eshte me profetin muhamed (a.S).
    po me ata te tjeret si e ka lidhjen,ato kane jetuar shume kohe me pare.
    ma sqro kete po deshe!

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e vrojtuesi
    Anëtarësuar
    06-04-2006
    Vendndodhja
    Në tokat shqiptare
    Postime
    237

    Smile Pajtimi me Albon-n!

    Citim Postuar më parë nga Albo
    Nëse ka një gjë me të cilën Shqipëria sot krenohet, është pikërisht bashkëjetesa mes komuniteteve të ndryshme fetare. Janë të shumtë ata që e konsiderojnë këtë si një pasuri, pasi mund të jetë një rast unik, që në të gjithë historinë e vendit nuk janë shënuar asnjëherë përplasje fetare. Megjithatë shembujt e freskët në botë, por edhe në rajonin e Ballkanit kanë dëshmuar se ekuilibrat fetarë janë shumë të brishtë dhe shpeshherë manipulimet me to kanë sjellë pasoja të rënda.

    Ndaj kryetarët e katër komuniteteve fetare në Shqipëri, atij Mysliman, Orthodhoks, Katolik dhe Bektashian, nënshkruan më 18 mars, në prani të Kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, Deklaratën e Angazhimeve Morale të Përbashkëta. Kjo u bë e mundur edhe në saje të bashkëpunimit me përfaqësinë në Tiranë të Konferencës Botërore “Fetë për Paqe”.

    Është hera e parë që pajtohem me mendimin e ALBO-s ! Sidomos me këte pjesën që po e citoj. Juve tjerëve që po "futni spica e kunxha" do të iu përgjigjem kur të kem kohë.

    Të gjithëve: Bëhuni real dhe të drejtë në vlersime e paragjykime rreth fesë.

    FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA!

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-06-2006
    Vendndodhja
    Ne BURIMIN e Jetes
    Postime
    2
    Citim Postuar më parë nga Matrix
    Ndoshta e kam gabim, por keto nenshkrime nuk jane shenja te mira.

    Kisha eshte "E Thirrura jashte", jashte botes pra, jashte kompromisit, jashte ndyresise.
    Kisha duhet te qendroje larg marreveshjeve me besimet e tjera, me shtetin dhe me cdo gje tjeter qe nuk ka lidhje me Zotin e Saj. Zoti yne nuk erdhi te sjelle paqen ne boten e rene. Kete nuk duhet te harrojme asnjehere. Bota e ka kryqezuar Krishtin, dhe e ka perndjekur Kishen. Dhe cfaredo forme te bukur qe te marre, ajo ngelet perjetesisht armike e Kishes.

    Me kete nuk dua te them se Kisha duhet te rrembeje armet dhe te luftoje. Jo, Kisha ka brenda Saj Dashurine e Ringjallur, qe i perqafon gjithe armiqte. Por nga ana tjeter, Ajo ka brenda Te Verteten e pakompromis, Ate te Vertete qe Bota nuk mundet ta pranoje, ndaj dhe shpeshhere ka leshuar luanet ndaj Kishes.
    Por, pasi Kisha u ka rezistuar luaneve, Bota ka shtrire doren e kompromisit me Kishen, dore te cilen udheheqesit e Saj e kane pasur shume te veshtire per ta refuzuar.
    I dashur MATRIX,
    me te vertete me interes i lexova shkrimet e juaj ne kete teme ndoshta paksa te vjeter, por duhet te them se pikerisht kjo me beri te vendos te regjistrohem. Komplimentet e mia !, nese i pranoni! Jam saktesisht i te njejtit mendim: kisha - Ekklesia - e thirrur nga jashte [ek...], d.m.th. "super partes", jo per superioritet, por per misionin e saj specifik. Si rrjedhoje: kur nuk ka marreveshje Kisha eshte e thirrur t'i referohet themelit te saj: MARTIRIZIMIT = d.m.th. te jape jeten per te Verteten; pertej cdo frike dhe opresioni psikik, Kisha eshte e thirrur te jete "DIAKONE" e se Vertetes, do te thote eshte e thirrur t'i sherbeje asaj dhe te persoset ne te. Kjo nuk lejon asnje kompromis me asnje lloje pushteti !!! Per deklaraten e perbashket, nese mund te krahasohet me nota, do i jepja nje "0" te madhe!

    Cdo te mire!
    Veritas in Libertate.
    Utroque in Caritate.
    .

  5. #45
    Allahu te shikon kudo.... Maska e i fundit
    Anëtarësuar
    22-05-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    244
    O irfano po me keta nuk ja vleka te meresh vllajo.
    me mire vone sesa kurre....

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-07-2006
    Postime
    53

    Post

    pergezime drejtuesvete feve ne shqiperi le te jete ky nje ogur i mire per popullin tone te vuajtur e sakatuar nga historia .as me shume as me pak keta burra nderojne veten etyre fene qe perfaqesojne profetet etyre te mrekullushem.ejane e do te jene simbol i unitetit temiresis se races njerezore nebote. shpirti njerezor vuan e gezon njelloj si mijra vjet para ,instiktet e verbera e shoqerojne ate kudo e kurdo,prandaj keta edukus jane te domosdoshem ne shoqeri kur i sherbejne unitetit mbare njerezor,eaq negativ kur ju sherbejne konflikteve politike....kjo deklarate eshte nje sfide per fete ebotes,per politikanet eakoma me shume per ata shqiptare qe i dhane emrin e se keqes shqiperise ne bote perkohesisht.ftoj kedo qe shkruan ne kete teme tendjek pa fanatizem ekstrem bindjet e tij e te shkuaj per te bere te njohur theniet eprofetit te preferuar,me mire se ci kane thene ata si thote dot askush....une si shqiptare jam krenare per madre terezen po aq eper muhamet alin jemi te shpernare neper bote e gjejme vellezer kristjane qe na respektojne e ndihmojne po keshtu vellezer mysliman qe bejne te njejten gje. dote ftoja te shprehnim qendrimin to ne per individualitetin shqiptar ne debatin efundit midis 2 korifejve te letrave shqip gjeniut kadare eakademikut qosja.opinioni im eshteqe secili nga pike shikimi ingjarieve historike ka te drejte por identitetintone e percakton qenia shqipetar ,fete jane kulturamorale qe kane lene gjurmet e tyre tashme ska asgje te keqe qe te perfitojme pre te terave.momenti historik per kosoven epa tjeter e per shqiperine eshte tani ekush nxit percarie i sherben te kundertes me dashje apo jo.ju lutem te dy korifejve tane gjini gjuhen e harmonise se argumenteve emos sulmoni ne publik meironira evogelina skemi nevoje per keto.duam argumente shkencore kur elita e feve ne shqiperi tua kerkoje .emos shikoni kish exhamia feja e shqiptarit eshte shqipetaria.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga rovip : 15-07-2006 më 10:42

  7. #47
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Kjo që kanë bërë nuk është asgjë.Ata duhet të abrogojnë fetë e tyre në favor të fesë ilire.
    Nostalgjia e popullit tonë për fenë e të parëve shihet në monumentet paleo-kristiane ku krahas kryqit krishter janë të vizatuar edhe swastika dhe rrathët koncentrikë si simbol i Hyllit (diellit).
    Populli ynë nuk e kishte të lehtë të ndahej tërësisht nga feja e të parëve dhe të përqafonte deri në themel një fe të ardhur nga jashtë.Kulti i Diellit dhe i Gjarpërit mbetën të gjallë, besimi në Orë e Zana ishte aq i fuqishëm, sa edhe Gjergj Fishta që ishte një prift katolik u besonte atyre dhe u thërriste në ndihmë që t'a frymëzonin.

  8. #48
    DIZER_7 Maska e dizer7
    Anëtarësuar
    24-05-2006
    Vendndodhja
    EARTH
    Postime
    176
    Kjo eshte e drejte...... Feja duhet te jete pan-shqiptare qe te na bashkoj te gjithe.Fete e lejojne kete sepse te gjitha per te njejtin zot flasin,po duhet e njerezit ti kushtohen nje feje te perbashket.
    Kjo mund tu duket e cuditshme disave po qellimi prioritar duhet te jete qe feja te kontribuoje ne interesat e kombit tone.Dhe ky duhet te mbetet qellimi kryesor
    Po Do Paqe, Behu Gati Per Lufte!

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2005, 12:33
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •