O Matrix.
Qe ta dish ti une besoj tek Zoti por une nuk e shpreh me fjale te kota dhe duke mbjelle percarje si puna jote. Jo qe te te vej ne veshtiresi ose perballe vetes tende. Por kur ka qene hera e fundit qe ti si i Krishtere hape syte te kuptoje se varferia dhe gjendja ekonomike e Shqiperise i vlen njeriu. Kush kujton ti se kujtohet per Perendine, pervec teje, kur shqiptaret vrasin e presin njeri-tjetrin. Kur ka qene hera e fundit qe ti si i krishtere kaq i perkushtuar dole dhe i ndave gjithe bekimet e tua me ata qe nuk kane. Jam i sigurt qe ti tani po te shkosh te hapesh frigoriferin i ke te gjitha te mirat. Madje ke edhe nje kompjuter ne shtepi. Gje qe pjesa me e madhe e Shqipetareve nuk mund as ta enderrojne per shkak te cmimit qe ka. Por jo, ti i krishteri i ndershem qendron atje kur ne mes te qytetit njerezit po vdesin nga uria. Qe te mos tingelloj hipokrit as une nuk i bej gjerat qe duhen por e mbaj gojen qepur i vetedishem qe nuk jam ai qe duhet te jem per syte e atij qe la qiejt dhe erdhi te kryqezohej per mua. Por mua gjithashtu me vjen turp te them se jam i krishtere (Zoti me falte se nuk po mundohem te te gjykoj) sepse ka ca te krishtere si puna jote qe mburren kot se koti dhe na japin ne te tjereve emer te keq. Njerezit shohin gjithe kete hipokrizi dhe drejtesi te vete-shpikur nga disa si puna jote dhe neveriten nga fjala besimtar. Une vete kam menduar njeher e nje kohe qe nuk kam per te besuar kurre sepse nuk kam pare ende nje besimtar te mirrefillte.
Qe te mos mundohem kot se koti te te hap syte e te shikosh, sinqerisht, une jam i lumtur qe ti vete e ke gjetur vendin tend te lumturise dhe po jeton aty i bindur ne ate qe je dhe deshiron. Por te lutem mos u mundo te ngaterrosh besimin tek Zoti me atdhetarizmin.
Me qindramije shqipetare kane vdekur qe ti sot te shkruash kete gjuhe, te kesh ate emer qe ke dhe qe ne fund te fundit te jesh ai qe je. Pra le ta mbajme ideliazmin larg realitetit sepse jane dy gjera qe nuk kane per tu bashkuar kurre.
Zoti te bekofte.
Krijoni Kontakt