Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 81
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311

    Thumbs up Vdes në qelinë e Hagës Sllobodan Millosheviç

    Hage, Vdes ne burg ish-lideri serb Sllobodan Miloshevic

    Nga Ina Koxha/Elona Mamushi
    HAGE (11 Mars)


    Ora 22:00 Gjykata e Hages: Mjeke ligjore serbe te jene present ne momentin e berjes se autopsise se Milloshevicit
    Disa mjeke ligjore serbe do te asistojne ne momentin e autopsies qe do t’I behet ish presidentit Jugosllav Sllobodan Milloshevic. Vendimi I mor nga gjykata e Hages. Ministri serbomalazez per te drejtat e njeriut, Rasim Ljajic, deklaroi se qe neser do te shkoje ne Hage sebashku me nje grup mjeskesh legale te spitalit ushtarak te Beogradit.

    Ora 21:10 Holbrooke: Nuk do të derdh lotë për Millosheviçin
    Arkitekti I marreveshjes se Dejtonit, Ricard Hollbruk u shpreh sot per CNN se nuk do te derdhe lote per ate qe ai e quajti moster, Sllobodan Milloshevicin. "Veprimet e tij kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 300 000 personave në Europë, katër luftra dhe instabilitet në juglindje të Europës” tha Hollbruk. Sipas tij gjurmet e ish presidentit jugosllav do te zgjasin ne kohe, ndersa nenvizoi se ato nuk do te jene aspak te mira.

    Ora 21:05 Haga: Nuk ka shenja se Milloshevici eshte vetevrare
    Nuk ka asnje shenje se Milloshevici eshte vetevrare. Keshtu eshte shprehur per AFP nje zedhenese e gjykates se Hages. "Nuk ka asnjë shenjë se Milloshevici ka kryer vetëvrasje. Nuk mund të themi se ai vdiq për shkaqe natyrore. Ne po presim raportin e autopsisë dhe analizën toksikologjike që do të mbikqyret nga autoritetet holandeze” tha zedhenesja.

    Ora 20:45 Ministri i Jashtam francez, Doust Blazy: Milloshevici, arkitekti I luftrave ballkanike
    Ministry i Jashtem francez Philippe Doust Blazy eshte shprehur sot gjate takimit te shefave te diplomacies se vendve te BE ne Strazburg se ish presidenti jugosllav Sllobodan Milloshevic, ishte kryearkitekt i luftërave ballkanike dhe i spastrimeve etnike që lanë me mijera të vrarë. "Me vdekjen e Milloshevicit, u largua nga skena njëri nga aktorët kryesorë të luftërave ballkanike", tha Doust Blazy.


    Udhëheqësi mysliman i Bosnjës Sulejman Tihic tha se dëshironte që Milloshevici të jetonte mjaft gjatë sa për t'u përballur me dënimin e gjykates së Hagës. "Për hir të viktimave, të vërtetës dhe drejtësisë, do të ishte më mirë që ai të jetonte deri në fund të gjykimit", tha Tihic.

    Në Beograd, Partia Socialiste tha se vdekja e Milloshevicit ishte "humbje e madhe" për Serbinë. "Është e rëndësishme për të ardhmen e vendit tonë se me mbrojtjen e tij dhe faktin që nuk u dënua, Milloshevici ia doli te mbrojë interesat kombëtare dhe shtetërore", tha kreu i partisë, Ivica Dacic.

    Ora 19:35 Gruaja e Milloshevic: Gjykata e Hages vrau burrin tim
    E shoqja e Sllobodan Milloshevic, Mirjana Milloshevic akuzon gjykaten e Hages per vdekjen e bashkeshortit te saj. “ Gjykata vrau burrin tim” eshte shprehur nga Moska per CNN, gruaja qe ne vitet ’90 u konsideruar frymezuesja e vertete e politikes nacionaliste te ndermarre nga I shoqi ne Ballkan.

    Ora 19:05 Kryeprokurorja e Hages Karla del Ponte ka shprehur keqardhje per vdekjen e Sllobodan Milloshevicit sepse nuk mund te jepet drejtesi per viktimat e tij ne Ballkan.

    Ora 18:50 Sllobodan Milloshevic kishte frike se do ta helmonin. Keshtu eshte shprehur sot ne Hage, avokati mbrojtes i Milloshevicit.

    Ora 18:00 Ceku: Politikanet serbe te tregohen kritike ndaj se shkuares konfliktuale

    Kryeministri i Kosoves Agim Ceku ka reaguar sot ndaj vdekjes se ish presidentit jugosllav Sllobodan Milloshevic duke u shprehu se “Klasa aktuale politike në Serbi duhet të tregohet kritike ndaj së shkuarës konfliktuale, e cila prodhoi një varg luftërash në rajonin e ish-Jugosllavisë”, thuhet në një reagim të kryeministrit të ri, Agim Çeku.

    Ora 17:05 Diplomacia ruse shprehu sot keqardhjen që Gjykata e Hages nuk e pranoi në fund të shkurtit kërkesën e ish-presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviç për t'u kuruar në Rusi.

    Ora 16:50 Straw: Me vdekjen e Milloshevic, serbet mund te pajtohen me te shkuaren e tyre
    Me vdekjen e Milloshevicit populli serb mund te pajtohet me te shkuaren e vete. Kjo eshte deklarata e bere nga ministry i jashtem anglez Xhek Straw duke shprehur besimin se kjo eshte e vetmja menyre per t’u perballur me te ardhmen. "Shpresoj shumë se vdekja e tij do t'i mundësojë popullsisë serbe të pajtohet me të shkuarën e vet, duke qenë e vetmja mënyrë për t'u përballur në mënyrë korrekte me të ardhmen", tha Straw.

    Ora 16: 40 Vëllai i Millosheviçit: Haga pergjegjese per vdekjen e ish-presidentit
    Borislav Millosheviç, vëllai i ish-presidentit te Jugosllavise Sllobodan Millosheviç akuzoi sot nga Moska Gjykatën e Hagës për ''përgjegjësi të plotë'' per vdekjen e vellait te tij. Keshtu njofton agjencia ruse e lajmeve, Interfaks.

    Ora 16:20 Parlamentarja europiane, Bonino: Historia e ka dhene gjykimin e saj. Policia hollandeze urdheron berjen e autopsise
    Vdekja e Milloshevicit nuk do t’i lejoje drejtesise penale nderkombetare te perfundoje procesin ndaj tij per krime lufte kunder njerezimit, por gjykimi i historise mendoj se tashme eshte dhene. Keshtu eshte shprehur parlamentarja europiane Ema Bonino duke iu referuar vdekjes se ish diktatorit serb Sllobodan Milloshevic i cili u gjet pa jete ne burgun e gjykates se Hages. “ Ne shenje respekti per kujtimin e viktimave, rikujtoi Bonino, duhet te gjejme menyren qe puna e gjykates se Hages te mos hidhet poshte. Per kete arsye duhet te vazhdojme te ushtrojme presion qe Radovan Karaxhic dhe Ratko Mlladic t’i dorezohen gjykates nderkombetare.
    Ndekaq, pas vdekjes se Milloshevicit, policia hollandeze dhe mjeket ligjore kane hapur nje hetim per gjetjen e shkaqeve te vdekjes se ish presidentit jugosllav. Ne kete kuader eshte urdheruar berja e nje autopsie dhe nje analize toksikologjike. Burime nga gjykata e Hages ben te ditur se autopsia do te behet jashte burgut Scheveningen ku Milloshevic u gjet i vdekur.

    Ora: 15:06 Menjehere pas vdekjes se Sllobodan Milloshevicit, ka reaguar edhe Austria qe eshte kryesuesja e rradhes e BE-se. "Vdekja e Milloshevicit nuk e ndryshon perkujtimin e se kaluares me trashegimine e saj, pjese e se ciles ishte edhe ish-lideri serb" deklaroi ministrja e Jashtme austriake, Ursula Plassnik.

    Ora: 15:00 Avokati i Milloshevicit Stiven Kej, ne deklaraten e tij theksoi se klienti i tij vdiq sot ne mengjes nga vdekje natyrore

    Ora: 14:55 “Me vjen keq qe Milloshevic vdiq pa marre denimin e merituar, per krimet qe ka bere ne Kroaci dhe Bosnje”, keshtu eshte shprehur me ane te nje deklarate per shtyp presidenti kroat Stipe Mesic.

    Ora: 14:45 Ministri i jashtem francez, Philippe Douste-Blazy, ka thene me ane te nje deklarate per shtyp se Millloshevici vdiq nga shkaqe natyrale. Sipas ministrit te jashtem te Frances, Milloshevic, ishte shkaktar I lufterave ballkanike dhe i spastrimeve etnike.

    Ora: 14:40 Autoritetet holandeze po hetojne rastin, pa dhene asnje shpjegim per shkaqet e vdekjes.
    Tribunali I Hages tha se eshte urdheruar ekzaminim i plote i kufomes. Nderkohe eshte njoftuar edhe familja e Milloshevicit

    Ora: 14:35 Drashkovic: Fatkeqesisht Milloshevic vdiq pa u pergjigjur per krimet e veta
    Menjehere pas konfirmimit nga Gjykata e Hages per vdekjen e Millosheviçit, ka dale ne nje konference per shtyp ministri i Jashtem serb Vuk Drashkoviç. Ai tha para mediave se eshte per te ardhur keq qe qe ish-presidenti jugosllav Sllobodan Milloshe-viç vdiq pa u pergjigjur per veprimet e kryera ndaj vendit te tij.

    Ora: 14:20 Solana: Me vdekjen e Milloshevicit Serbia do te ece drejt te ardhmes
    Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Havier Solana u shpreh sot se vdekja e ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç, mund ta ndihmojë Serbinë të shikojë përfundimisht drejt së ardhmes

    Ora: 14:00 Kryeministri I vendit Sali Berisha ka reaguar sot lidhur me vdekjen e Sllobodan Milloshevicit.
    "Vdekja në qeli e kasapit të Ballkanit, njeriut që u shkaktoi dramat më të mëdha në historinë e tyre moderne boshnjakëve, shqiptarëve e kroatëve, Sllobodan Milosheviçit, përbën një lehtësim për familjet e qindra mijëra viktimave të barbarisë së tij që me padurim prisnin verdiktin e drejtësisë. Por Zoti i dha verdiktin e merituar", thuhet ne njoftimin zyrtar te faqes se kryeministrise.

    Ora: 13:05- Vdes ne moshen 64-vjecare, ne burgun e Sheveningenit ne Hage ish-presidenti i ish-jugosllavise Sllobodan Milloshevic. Lajmi fillimisht eshte bere i ditur nga agjensia serbe e lajmeve Beta e cila citon burimeve jozyrtare nga Haga. Sipas Betes Milloshevic ka vdekur nga problemet kardiake. Sipas agjencive serbe, Milloshevic ka vdekur nga problemet kardiake dhe trupi i tij i pajete eshte gjetur sot ne mengjes ne qeline e tij. Nderkaq lajmi konfirmohet zyrtarisht edhe nga Haga, sipas njoftimit te se ciles trupi i Milloshevic eshte gjetur ne oren 10 te paradites se sotme.

    Ish-presidenti i Jugosllavise vuante prej kohesh nga zemra madje kishte kerkuar leje nga Gjykata Nderkombetare e Hages per t'iu nenshtuar nje ekzaminimi te hollesishem ne nje klinike ne Rusi, por qe u refuzua nga Haga. Mbi Millosheviçin rendonin tri aktakuza të veçanta për Kosovën, Kroacine dhe Bosnjë Hercegovinën. M ë 1 shkurt të vitit 2002, atij iu bashkuan në një lëndë. Akuzohej për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe për gjenocid për rolin në luftërat e Kroacisë dhe të Bosnjes, në vitet 1991-1995 dhe në Kosovë në vitet 1998-1999. Per kete arsye mbi te jane.

    Nderkaq nga Kosova ende nuk ka ardhur ndonje reagim zyrtar lidhur me vdekjen e Milloshevicit. Megjithate eshte i njohur fakti tashme se familjet kosovare qe kane humbur anetaret e tyre ne lufte, e kane pershendetur Gjykaten e Hages per venien e drejtesise, ne kohen kur Milloshevici ishte para gjyqit.

    Sllobodan MILLOSHEVIC
    I lindur më 20 gusht 1941 në Pozarevc, Serbi, Rrepublika Federale e Jugoslavisë (RFJ-së)
    I akuzuar me: 1 Prill të 2001 nga autoritetet Beogradase
    I transferohet Tribunalit të Hagës: 29 Qershor 2001
    3 Korrik 2001, ka deklaruar se "nuk është fajtor" në të gjitha pikat e aktakuzës për "Kosovën".
    29 Tetor 2001, ka deklaruar se "nuk është fajtor" në të gjitha pikat e aktakuzës për "Kroacinë".
    11 Dhjetor 2001, ka deklaruar se "nuk është fajtor" në të gjitha pikat e aktakuzës për "Bosnjën dhe Hercegovinen"

    Kohet e fundit ka kerkuar vazhdimisht te kurohej ne Rusi, por eshte refuzuar nga Gjykata e Hages. Pritej qe gjykimi per te perfundonte brenda ketij viti.


    Kortezi e Balkanweb
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 11-03-2006 më 22:26

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    Belgrad (rpo). Der frühere serbische Präsident Slobodan Milosevic in Haft gestorben. Das UN-Kriegsverbrechertribunal in Den Haag bestätigte am Samstag entsprechende Rundfunkberichte aus Serbien. Der Belgrader Radiosender B92 hatte zuvor gemeldet, dass Milosevic am Morgen tot in seiner Zelle gefunden worden sei.
    Er sei bereits mehrere Stunden zuvor gestorben. Seine Familie sei bereits unterrichtet. Der Ex-Präsident, der 2001 nach Den Haag ausgeliefert wurde, litt unter Bluthochdruck und Herzproblemen. Sein Zustand habe sich innerhalb kurzer Zeit dramatisch verschlechtert, berichtete der staatliche Rundfunk.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Haga konfirmon vdekjen e Millosheviqit


    Hagë, 11 mars 2006 (Kosovapress) Time: 13 : 46

    Tribunali i Hagës ka konfirmuar të shtunën vdekjen e diktatorit serb Sllobodan Millosheviq (64), ndërsa ka bërë të ditur se kanë filluar hetimet rreth vdekjes së tij, si dhe të bëhet autopsia.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Të kishte vdekur para se të ndodhin gjithë ato krime! Nuk më vie keq për të por më vie keq se edhe Serbia do të marrë frymë më lehtë pa të. Këto vdekje e vetëvdekje të srbëve në burgjet e Hagës janë ca si të cuditshmeos u ndihmohet atyre të vdesin dhe të vetëvdesin, në mënyrë që Serbia të lirohet sa më shpejt nga ato përgjegjësi? Këtu mund të këtë dorë vetë dora serbe dhe askush tjetër. Vdekja e Moloshevicit s´do të thotë asgjë, këtë mos e harroni. Sikur të vdiste vetë Serbia, e mbushur me adhurues e kriminel porsi edhe vet ai!

  5. #5
    i/e larguar Maska e Studenti-Te
    Anëtarësuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    Ne pluhur
    Postime
    215
    Ish-presidenti i Serbisë dhe RFJ-së, Sllobodan Millosheviq sot u gjet i vdekur në shtratin e tij në qelinë në repartin e arrestimeve në burgun e KB-së, konfirmoi Gjykata e Hagës.

    Në kumtesën e Tribunalit thuhet se vdekjen e Millosheviqit e konstatoi mjeku i burgt në Sheveningen.

    Tribunali njoftoi se është dhënë urdhër që të fillojë hetimi për arsyjet e vdekjes së Millosheviqit.

    Muajin e kaluar Tribunali e refuzoi kërkesën e Millosheviqit të shkojë në Rusi për mjekim. Millosheviqi kishte probleme me zemrën dhe me tensionin e lartë të gjakut.

    Avokati i Millosheviqit Stiven Kej në deklaratën për BBC theksoi se klienti i tij vdiq sot në mëngjes nga vdekje natyrore.

    Agjencia Frans pres bëri të ditur se vdekja e 64-vjeçarit Millosheviq e konfirmoi një "burim i afërt në qeverinë e Beogradit" i cili kërkoi që të mbetet anonim. "Kjo është e vërtetë", deklaroi burimi për AFP-në.

    Vdekjen e Millosheviqit e konfirmoi edhe Partia e tij Socialiste e Serbisë (PSS).

    Sllobodan Millosheviqi ka lindur më 20 gusht të vitit 1947 në Pozharevac. Ka qenë president i Serbisë prej vitit 1989 deri në vitin 1997 dhe i RF të Jugosllavisë prej 1997 deri në vitin 2000.

    Në vitin 1990 u zgjodh lider i Partisë Socialiste të Serbisë (PSS).

    Më 31 mars të vitit 2001 u arrestua në Beograd nën akuzën për keqpërdorimin e pozitës zytare dhe për korrupsion, dhe më pas më 28 qershor të po këtij viti u dorëzua në Tribunalin për krime lufte në Hagë, ku kundër tij filloi procesi gjyqësor për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë, në vitet 90 të shekullit të kaluar.

  6. #6
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Fat kafshe paska patur mizerja! Kjo lloj vdekje padyshim qe ishte e pamerituar! Duhej varur qeni ne mes te sheshit te behej shembull per te gjithe qenerit qe i shkojne ende pas. Clay c'eshte ajo pyetje mer? looool Tashti Sllobua eshte ngritur ne detyre. Krahu i djathte i Djallit . E imagjinoj si do jene bere Hitleri e Stalini! Po kur ka pasur me shume aftesi masakrimi tjetri ca ti besh?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    BE: Vdekja e Milosheviqit s’ka efekte politike

    “Vdekja e Milosheviqit, politikisht, nuk ndryshon në asnjë mënyrë nevojën që të bëhet ballafaqimi i plotë me trashëgimitë e luftërave Ballkanike”, ka deklaruar ministrja e jashtme e Austrisë, Urslua Pllasnik, vendi i së cilës kryeson Bashkimin Evropian.


    Njëherësh, porosia evropiane është që vdekja e Milosheviqit nuk e privon Serbinë nga përgjegjësia që të dorëzojë të dyshimit për krime luftë gjatë viteve të 90-ta.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Keto gjyqet si Miloshevici Sadami i krimineleve qe kane vrare e kane dhene urdhera per te zhdukur nje popull te tere pa ja bere syre ter, sic themi, e ti futesh keta ne gjyqe e me standarte demokratike , ti provosh fajin e respekosh, e keta tallen me gjyqet e shume here i perdorin ato kundra tyre.Po kjo ndoshta eshte nje cmim per sistemin demokratike, qe e ke per te gjithe e qe do ta paguash edhe ne kete rast ekstrem , e siduket zoti u merzit me komedine e Hages.

    Si puna e shokut te tij Sadam qe ligjeron ne gjyq krimineli, e e merr si tallje qe ai qe vriste nje njeri , grup , a qytete me nje prishje oreksi, ti e merr e e respekton etj e atij dhe vet i duket komedi kjo.
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  9. #9
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Me vjen keq qe Miloshevici vdiq pa marre denimin e merituar.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Para ca kohesh pashe dokumentarin 'Si u prish Jugosllavia'.

    Dokumentari nisi ne Kosove,[atje ku filloi dhe mbaroi prishja e Jugosllavise] me viziten e Sllobodanit aty, qe ju betua serbeve, [pasi kishte inskenuar cdo gje vete me pare] se 'asnje nuk u prek dot ju'.

    Me erdhi per qe qeshur, e pashe ca idjoti ka qene ky njeri, po te mos qe kjo levizje e tij a mendia e tij, ne si shqiptare do ta kishim shume te veshtire te shkepusnim Kosoven nga jugosllavia.
    E dihet ca paten serbet me vone, fituan ca toka ne Bosnje po humben ne Kroaci, Kosova po iken, Mali i Zi po ashtu, e pa pyetur per ata serb qe u vrane vete ne gjithe konfliktet e humben shtepite.

    Mjer ai komb qe ka udheheqes te tille idjot, e qe lindin nga ideologji e mendime idjote e nga dehja nga fitorja ne fillim te shekullit te 20 qe i beri serbet te fantazoini deri atje qe thoshin, 'jemi komb i zgjedhur nga zoti', keta kasap qe nuk lane qenie njerezore par vrare per hire te idjotizmit te tyre te institucionalizuar.
    E tani do kerkojne prape ta riciklojne idjotizmin,e ta bejne Kasapin e Ballkanin si martir a hero,le ta bejne, i pafshin hajrin, si politikes se Miloshevicit.


    E serbet nga qe kane perpunuar nje ideologji te tille ne te gjithe vendin qe nga kisha , shteti e gjithcka, e jane te gjithe te infektuar, e vetmja gje qe Ballkani do gjej rehat nga ta, eshte qe Serbia te mos jete sic qe e madhe o pronarja e Jugosllavise, po nje shtet i vogel, sa 'Sanxhaku i Beogradit', sic thoshte nje nacionalist serb.

    E kur te jene nje shtet i tille, do kuptojne te rojne dhe ata si vendet e tjera, qe jane te vogla, e shikojne jeten e tyre, e jane te kenaqur, e nuk kane deshire e nuk e ndjejne te nevojshme te marin armet e te vrasin ke te gjejne ne shtepine e fqinjit.
    Kjo eshte e vetmja zgjidhje per serbine.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 11-03-2006 më 10:48
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Thëniet e Etërve të Shkretëtirës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 02-09-2010, 00:43
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-07-2004, 05:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •