Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 48
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Deklarata e përbashkët e komuniteteve fetare shqiptare

    Deklaratë e Angazhimeve Morale të Përbashkëta

    18 Mars 2005

    * Duke marrë parasysh bashkëjetesën në paqe e të frytshme gjatë brezave të komuniteteve të feve tradicionale në Shqipëri;

    * Duke pasur ndër mend periudhën 50-vjeçare të vuajtjeve të përbashkëta, kur tradita jonë e besimit, vlerat dhe idetë mundën të mbijetonin falë përpjekjesh të mëdha në kushtet e mohimit total të besimit dhe të institucioneve fetare;

    * Duke qënë të vetëdijshëm se -Lavdi Zotit- kemi lënë prapa periudhën e shtypjes dhe feja mundi të rilindë në Shqipëri me të gjitha format dhe praktikat e saj, duke rimarë vendin që i takon në një shoqëri demokratike;

    * Por ndërkohë, duke qënë në dijeni se mosmarrëveshjet fetare në shumë vende të botës, madje edhe fare pranë nesh, janë të lidhura me konflikte etnike, sociale politike etj.

    Ne, komunitetet e feve tradicionale në Shqipëri, Komuniteti Musliman, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë (Kisha Orthodhokse), Kisha Katolike dhe Komuniteti Bektashian ndjejmë thirrjen për të treguar rrugët e së ardhmes, ndaj dhe kemi vendosur të dalim me një deklaratë të përbashkët.

    Ne jemi të vetëdijshëm dhe pranojmë se komunitetet tona fetare, janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se secili prej tyre priret t'i jetë besnik besimit të vet. Në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshëm se traditat tona fetare e shpirtërore kanë shumë vlera të përbashkëta dhe se pikërisht këto vlera mund të shërbejnë si baza e vërtetë e respektit të ndërsjelltë, bashkëpunimit dhe bashkëjetesës në të gjithë Shqipërinë.

    Ne, Komuniteti Musliman, Kisha Orthodhokse, Kisha Katolike dhe Komuniteti Bektashian jemi krenarë për historinë e bashkëjetesës së feve në Shqipëri. Ne deklarojmë se dinjiteti i qenies njerzore dhe vlerat e tij janë dhuratë e Zotit. Besimet tona, secili në menyrën e vet, na bëjnë thirrje të respektojmë të drejtat themelore të njeriut për çdokënd. Diskriminimi dhe dhuna ndaj çdonjërit ose shkelja e të drejtave themelore, për ne, nuk është vetëm kundër ligjeve që ka bërë njeriu, por edhe thyerje e Ligjit të Zotit

    Si përfaqësues të komuniteteve fetare përkatëse, shprehim bindjen se pas ringritjes së komuniteteve tona, kemi hyrë në një fazë të re sprovash, e cila na ve si detyrë forcimin dhe përsëritjen e përpjekjeve për të promovuar marrëdhëniet e mira që kemi pasur gjithmonë si edhe dialogun e bashkëpunimin mes nesh, për të rritur rolin e komuniteteve fetare në shoqërinë tonë. Me këtë deklarate angazhohemi për sa më poshtë:

    * Ne do të vazhdojmë t'u përkushtohemi lutjeve për të ushqyer tolerancën, bashkëjetesën dhe paqen si në komunitetet tona, ashtu edhe për gjithë shoqërinë shqiptare. Ne angazhohemi gjithashtu të vazhdojmë të promovojmë një atmosferë paqësore brenda komuniteteve tona, duke ua theksuar klerikeve tanë se predikimi në asnje rast nuk duhet të nxisë urrejtje fetare.

    * Do të vazhdojmë të edukojmë të tërë që të mirëkuptojnë dhe respektojnë traditat tona të ndryshme fetare, në mënyrë që të parandalojmë mosdijen dhe frikën, nxitjen e diskriminimit dhe dhunës. Për këtë qëllim duhet te kemi sigurinë se programet dhe tekstet shkollore trajtojnë çdo fe në mënyrë të barabartë e të hapur.

    * Do të vazhdojmë të jemi të hapur për bashkëpunim me organizata të tjera civile e sociaIe për të realizuar veprimtari të përbashkëta, për të cilat jemi të gjithë të interesuar.

    * Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me anën e takimeve të ndërsjellta për ruajtjen dhe promovimin e mirëkuptimit ndërfetar në Shqipëri dhe në rajon.

    * Do të vazhdojmë të angazhohemi për gjetjen e mjeteve për të siguruar ndihmese për ata që vuajnë në mënyra të ndryshme në shoqërinë tonë.

    Për më tepër ne, Komuniteti Musliman, Kisha Orthodhokse, Kisha Katolike dhe Komuniteti Bektashian u bëjmë thirrje autoriteteve civile në nivel lokal dhe shtetëror:

    * Të mbrojnë lirinë e të gjithë përfaqësuesve të autorizuar ose udhëheqësve fetare që të përmbushin misionin e tyre;

    * Të mbrojnë komunitetet fetare tradicionalë nga çdo person apo grup (brenda apo jashtë komunitetit) I cili kërkon të uzurpojë emrin, pronat, simbolet apo vulën e komuniteteve fetare. Në raste të tilla, mendojmë se është e domosdoshme ndërhyrja energjike e shtetit ligjor, në favor të mbarëvajtjes së veprimtarisë të këtyre komuniteteve;

    * Të sigurojnë mbështetje për zhvillimin e një shoqërie të fuqishme civile, duke përshtatur ligje, rregulla financiare dhe politika të tjera që do të sigurojnë kushtet e duhura për zhvillimin e mëtejmë të komuniteteve fetare;

    * Të promovojnë dhe praktikojnë në vijueshmëri demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor;

    * Të punojnë për rezolutën mbi statusin ligjor të komuniteteve fetare dhe për t'u kthyer atyre pronat që iu shtetëzuan apo konfiskuan në të shkuarën;

    * Të zhvillojnë në media praktika të tilla, të cilat nuk përçajnë, nuk bëjnë thirrje për mosbesim dhe armiqësi ndërmjet njerëzve, por mund të kontribuojnë për të ndërtuar një shoqëri të shëndetshme demokratike. Në këtë kuadër ne i bëjmë gjithashtu thirrje medias të jetë e drejtë dhe e respektueshme në trajtimin e temave fetare.

    Së fundmi, ne i bëjmë thirrje të gjithë shoqërisë shqiptare, t'i rikthehet edhe një herë vlerave të besimit, mbrojtjes së jetës dhe dinjitetit njerzor. Të sillen me të tjerët ashtu siç do të donin të silleshin të tjerët me ta!


    Komuniteti Musliman i Shqipërisë
    H. Selim Muça

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
    Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë
    Prof. Dr. Anastasi

    Kisha Katolike
    SH.T. Mons. Rrok Mirdita

    Kryegjyshata Botërore Bektashiane
    H.D. Reshat Bardhi
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-04-2005 më 17:33

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Nëse ka një gjë me të cilën Shqipëria sot krenohet, është pikërisht bashkëjetesa mes komuniteteve të ndryshme fetare. Janë të shumtë ata që e konsiderojnë këtë si një pasuri, pasi mund të jetë një rast unik, që në të gjithë historinë e vendit nuk janë shënuar asnjëherë përplasje fetare. Megjithatë shembujt e freskët në botë, por edhe në rajonin e Ballkanit kanë dëshmuar se ekuilibrat fetarë janë shumë të brishtë dhe shpeshherë manipulimet me to kanë sjellë pasoja të rënda.

    Ndaj kryetarët e katër komuniteteve fetare në Shqipëri, atij Mysliman, Orthodhoks, Katolik dhe Bektashian, nënshkruan më 18 mars, në prani të Kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, Deklaratën e Angazhimeve Morale të Përbashkëta. Kjo u bë e mundur edhe në saje të bashkëpunimit me përfaqësinë në Tiranë të Konferencës Botërore “Fetë për Paqe”.

    Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Fortlumturia e Tij, Anastasi, Shkëlqesia e Tij, Monsinjor Rrok Mirdita, Haxhi Selim Muça dhe Haxhi Dede Reshat Bardhi nënshkruan të parën deklaratë publike, ku angazhohen për vazhdim dhe promovim të një atmosfere paqësore brenda komuniteteve fetare, duke u theksuar klerikëve se “predikimi në asnjë rast nuk duhet të nxisë urrejtje fetare”.

    Në prani të delegacioneve fetare tradicionale të Shqipërisë, përfaqësues të qeverisë, përfaqësues të Trupit Diplomatik në Tiranë, akademikë e drejtues të organizatave ndërkombëtare, Kryeministri Nano e cilësoi si “një ditë të rëndësishme të drejtuesve të komuniteteve të shquara fetare në Shqipëri”. Më tej, Kryeministri Nano shtoi se “kjo ditë vjen jo vetëm në traditën dhe themelin e qytetërimit tonë kombëtar, por dhe në kohën e duhur, në kohën e ripërtëritjes ripërtëritjes dhe konsolidimit të institucioneve të lirisë së besimit, në një hap me zhvillimin e shoqërisë sonë demokratike e civile dhe me konsolidimin e shtetit ligjor dhe të marrëdhënieve të Shqipërisë, në botën e qytetëruar”.

    Emyli Krunic, Drejtore Rajonale e Konferencës Ndërkombëtare “Fetë për paqe”, ndër të tjera theksoi: “Është një fakt i njohur që komunitetet fetare të Shqipërisë kanë vuajtur shumë për katër dekada, por pavarësisht nga këto vështirësi, gjithsesi komunitetet fetare ishin në gjendje të krijonin një traditë mirëkuptimi shumë tolerant”.

    Konferenca Ndërkombëtarë “Fetë për Paqe” nxit bashkëpunimin e feve të globit duke ndërtuar institucione ndërfetare, të cilat vënë në lëvizje mundësitë sociale dhe morale të besimtarëve dhe përfaqësuesve të tyre për veprime të përbashkëta në mënjanimin e konflikteve, për fëmijët, çarmatimin, edukimin me paqen etj. Ajo është themeluar në vitin 1970 dhe është organizata më e madhe ndërfetare e botës.

    Organizata ka status konsultativ me Kombet e Bashkuara, UNICEF, UNDP, dhe UNESKO. Ajo përfshin në gjirin e vet organizata fetare, fondacione prestigjioze dhe ka kontakte të drejtpërdrejta me shtetet dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

    Ngjallja

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ndoshta e kam gabim, por keto nenshkrime nuk jane shenja te mira.

    Kisha eshte "E Thirrura jashte", jashte botes pra, jashte kompromisit, jashte ndyresise.
    Kisha duhet te qendroje larg marreveshjeve me besimet e tjera, me shtetin dhe me cdo gje tjeter qe nuk ka lidhje me Zotin e Saj. Zoti yne nuk erdhi te sjelle paqen ne boten e rene. Kete nuk duhet te harrojme asnjehere. Bota e ka kryqezuar Krishtin, dhe e ka perndjekur Kishen. Dhe cfaredo forme te bukur qe te marre, ajo ngelet perjetesisht armike e Kishes.

    Me kete nuk dua te them se Kisha duhet te rrembeje armet dhe te luftoje. Jo, Kisha ka brenda Saj Dashurine e Ringjallur, qe i perqafon gjithe armiqte. Por nga ana tjeter, Ajo ka brenda Te Verteten e pakompromis, Ate te Vertete qe Bota nuk mundet ta pranoje, ndaj dhe shpeshhere ka leshuar luanet ndaj Kishes.
    Por, pasi Kisha u ka rezistuar luaneve, Bota ka shtrire doren e kompromisit me Kishen, dore te cilen udheheqesit e Saj e kane pasur shume te veshtire per ta refuzuar.

    Vellezer dhe motra te krishtere, Bota, Shteti, Organizatat e ndryshme boterore, organizatat fetare qe bejne kompromis me to, ngelen te njejtat. Mos lejoni te bini pre e formave te bukura qe ato mund te marrin. Ne zemra ato kane vdekjen dhe ferrin. Mos e lejoni Nusen e Cmuar te Krishtit, pjese e pazevendesueshme e se Ciles jeni, te behet pre e mashtrimit!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Harmonia

    Harmonia e besimtareve ne Shqiperi ndodh sepse Shqiptaret ndjehen ne radhe te pare Shqiptar dhe ne radhe te dyte besimtar i ndonje feje dhe fene nuk e shohin si stermullari i jetes se tyre por si nje perkatesi qe percakton menyren e jeteses se individit .

    ndersa ne vendet e tjera islamike opo tjeter , qytetaret e tyre ne fillim ndjehen besimtar te fese se tyre dhe ne radh te dyte shtetas te nje vendi gje qe sjell edhe konflikte ne te njejtin shtet .

    pra konflikti ketu eshte ne brendesi te qenies sone ne ate se cfar eshte me e rendesishme per ne dhe ne ate se cfar besojme me shume shtetin apo fene.


    deklaratat qe bejne kryetaret e tyre jane vetem siperfaqja pasi ata qe vendosin jane individet qe te mbledhur se bashku perbejne nje komunitet fetar, dhe ne qoftese ata brenda qenies se tyre e mendojne ndryshe nga kryetari ky i fundit nuk mund te bej ndonje gje t e madhe perkundrazi mund ta zevendesojne.

  5. #5
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga dardajan
    Harmonia e besimtareve ne Shqiperi ndodh sepse Shqiptaret ndjehen ne radhe te pare Shqiptar .
    Amen! Perderisa asnje nga krye-kleriket e Shqiperise nuk e njohu kete fakt, ajo deklarate eshte thjesht demagogji. Marketingu qe Tos Nano don ti beje Shqiperise eshte funksion i kesaj 'tolerance' fetare te cilen nuk e zoteroka askush tjeter ne bote. Ndonese ne pergjithesi jam dakord me kete parim, krye-kleriket e Shqiperise duhet te kuptojne se ka ardhur koha e asaj qe quhet "Le revanche du Dieux". Besimtaret do marrin ne dore frenat e te ardhmes, dhe kjo deklarate nuk e ndalon dot baticen e dhunes qe do te vije.

    I vetmi shpetim eshte te kuptohet that identiteti Shqiptar eshte mbi te tjeret.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Kisha eshte "E Thirrura jashte", jashte botes pra, jashte kompromisit, jashte ndyresise.
    Kisha duhet te qendroje larg marreveshjeve me besimet e tjera, me shtetin dhe me cdo gje tjeter qe nuk ka lidhje me Zotin e Saj. Zoti yne nuk erdhi te sjelle paqen ne boten e rene. Kete nuk duhet te harrojme asnjehere. Bota e ka kryqezuar Krishtin, dhe e ka perndjekur Kishen. Dhe cfaredo forme te bukur qe te marre, ajo ngelet perjetesisht armike e Kishes.
    Ne cilen prej pikave te mesiperme preken mesimet e Krishtit apo Tradita e Kishes? Mos e kryqezo korrierin pa lexuar me pare me imtesi fjalen qe ai korrier te sjell.


    Harmonia e besimtareve ne Shqiperi ndodh sepse Shqiptaret ndjehen ne radhe te pare Shqiptar dhe ne radhe te dyte besimtar i ndonje feje dhe fene nuk e shohin si stermullari i jetes se tyre por si nje perkatesi qe percakton menyren e jeteses se individit .
    Nje djale i adoptuar qe ishte fenomen ne matematike, edhe pse prinderit e tij nuk kishin patur ndonje talent ne matematike, i bente qejfin vetes se ai ishte "gjeni", dhe suksesi i tij ishte 100% i tij, as i trasheguar. Ai ishte i lumtur me arritjet e tij, deri ne diten qe mesoi se ishte i adoptuar dhe babai i tij biologjik ishte nje matematicien.

    E njejta gje edhe me ate qe ti ke shkruajtur me lart. Ti mburesh me harmonine fetare te shqiptareve kur ti nuk e njeh as trashegimine shpirterore te shqiptareve dhe as se cfare do te thote te jesh shqiptar. Per aq kohe sa nuk i njeh keto te dyja, ti je i lire ti besh qejfin vetes si ai femija gjeni.


    I vetmi shpetim eshte te kuptohet that identiteti Shqiptar eshte mbi te tjeret.
    Cila eshte ajo shtepi qe u ndertua duke ngritur catine ne fillim dhe themelet ne fund?! Cila eshte ajo shtepi qe qendron ne kembe pa murre dhe pa themele?

    Kur nje 20 vjecar po ngrinte flamurin shqiptar me krenari ne nje parade te nje universiteti ne Amerike, nje profesor historie e pyeti me habi:

    - Flamuri i Shqiperise eshte ky?
    - Po - ia ktheu djaloshi me krenari.
    - A e di se cfare simbolizon ajo embleme? - e pyet profesori.
    - Djaloshi u zu ngushte, pasi ishte hera e pare qe dikush i bente nje pyetje te tille, ishte hera e pare qe ai vete ia bente vetes nje pyetje te tille.
    - "Eshte flamuri i Skenderbeut", - ia ktheu studenti shqiptar, si per ta larguar profesorin kurioz, qe ndryshe nga studenti shqiptar, e dinte se cfare perfaqesonte ajo embleme.

    "Jam shqiptar, por nuk e di se cdo te thote te jesh shqiptar", - dhe kjo eshte ajo padituria qe ti e shet per "harmoni fetare". Asgje nuk krijohet nga hici.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 27-04-2005 më 00:27

  7. #7
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    I dashur Albo,

    Keto deklarata nuk jane te parat qe ndodhin. Une kam folur kunder ketij lloji deklaratash ne pergjithesi.

    Cila eshte e meta tyre?

    Ne fakt jane dy te meta:

    1) Kisha kerkon ndihme nga Shteti qe te mbrohet nga armiqte e Saj.
    2) Kisha mundohet te gjeje brenda Saj elemente te perbashket me besimet pagane dhe t'i theksoje keto elemente.

    Jo me kot qe ne fillim e quajta Kishen "E thirrura jashte" (ne fakt ky eshte kuptimi i fjales EKLESIA) dhe vete ky emer do te thote shume.

    Mjafton t'u hedhim nje sy letrave te apostull Palit se si ai i keshillonte te krishteret e Korinthit qe te mos i zgjidhnin problemet mes tyre para gjykatave pagane.
    Mjafton t'u hedhim nje sy persekutimeve tre shekullore te te krishtereve te hershem se si ata u hidheshin luaneve vetem sepse nuk pranon te bashkepunonin me paganet per te miren e perandorise romake.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Mua më duket pozitive kjo inisiativë, gjithmonë duke e parë këtë në aspektin njerëzor. Është mirë të ketë harmoni midis komuniteteve fetare në Shqipëri, pasi historia na ka mësuar se feja në përgjithësi mund të shaktojë edhe luftëra. Por, çlidhje ka kisha me këto sisteme fetare? Kisha është dicka tjetër, është një specie tjetër që nuk i përket aspak sitemit botëror. Kisha është një specie shumë e dobët në sytë e njerëzve, madje ajo mund të mos vihet re fare nga ta, por ajo ka një fuqi që tejkalon mundësitë njerëzore. Ajo ka mundur të mbitjetojë ndër shekuj dhe të gjithë ata që kanë arritur t'a shohin atë, kanë parë bukurinë mahnitëse të saj.

    Ju të tjerët që nuk e keni idenë se cila është kisha, mos mendoni se e kam fjalën për ato sisteme fetare që sot njihen si kisha.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #9
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Do doja vetem nje sqarim:

    A u mor mendimi i komuniteteve perkatese nga perfaqesuesit e tyre perpara se te nenshkruhej ajo deklarate?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-03-2005
    Postime
    43
    Thelbi - njohja e zgjedhjeve, kete detire kish Moisi.

    E gjitha eshte retushim i zgjebosjes elektorale.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2005, 12:33
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •