Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    our world
    Anëtarësuar
    22-04-2005
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    41

    Kishim një botë - ne të dy

    ti nuk je me pjese e jetes time, dhe tani e di, kurre nuk do te jesh. E di s'do me besoje kurre po te te thoja se te mendoj cdo dite. Nuk ndjej me mall, as nostalgji, asgje. vetem se qe kur te kam humbur ty kam humbur deshiren per te ngritur koken nga qielli e per te pare yjet, per te ndjekur me sy nje re levizese ne nje cep te kalter te qiellit, per te vene re lulen e pare qe çel. Qe kur te kam humbur ty kam humbur kaltersine. Kam shume gjera per te thene, por nuk e di nga t'ia filloj. Nuk e di ne bej mire qe flas per kete bote qe tashme u tha e u harrua (e kishim parashikuar).

  2. #2
    our world
    Anëtarësuar
    22-04-2005
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    41
    E hodha rrjetën e endur me dejet e trishtimit
    Për të mbledhur copat e zemrës me gjak të tharë stolisur
    Ndërsa në veshë më oshëtin zhurmë krahësh të thyer pëllumbash
    E në perceptimet e mundshme të imagjinatës sime të vjetër
    Më shfaqen varre zambakësh të bardhë

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Citim Postuar më parë nga blue_crystal
    E hodha rrjetën e endur me dejet e trishtimit
    Për të mbledhur copat e zemrës me gjak të tharë stolisur
    Ndërsa në veshë më oshëtin zhurmë krahësh të thyer pëllumbash
    E në perceptimet e mundshme të imagjinatës sime të vjetër
    Më shfaqen varre zambakësh të bardhë
    blue_crystal,

    Kur kemi halle, kur kemi probleme, kur kemi dhembje, mënyra më e mirë për ti tejkaluar këto gjendje trishtimi, është të ndahen këto me miqët t'i rrëfehesh dikujt që të dëgjon...
    Këtu është një prej vendeve më të mira, ku mund të rrëfehemi, pa pasur nevojë të tregojmë identitetin tonë!!!
    Prandaj hap zemrën, shprehu, sepse këtu je në sofrën e përbashkët me vëllezërit dhe motrat e tua....
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  4. #4
    our world
    Anëtarësuar
    22-04-2005
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    41
    Përgjatë rrugës së pashkelur më parë, ishin skalitur hapat e tyre. Askush s’na tha se në atë rrugë ka ende shenja gjurmësh të pathara. Gjithë këta vjet, gjithë këta shekuj kanë kaluar dhe ne s’e paskemi ditur se në këtë rrugë paskan shkelur këmbë të zbathura e të pazbathura, këmbë që kullonin gjak e këmbë që kutërbonin erë të qelbur. Paskemi ardhur deri këtu përmes jehonës së dëshpëruar të kambanave që uturijnë në shpirtrat tonë të skllavëruar nga etja për të parë se paska patur aq shumë si ne...

  5. #5
    our world
    Anëtarësuar
    22-04-2005
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    41
    nese jam munduar t'i arratisem magjise qe ekzistenca jote "dikur" aq e dashur per mua ushtronte tek une ... s'ka qene jo per ta mohuar ate... e si do te mundesha valle? Te kam mbajtur ne poret e mia ne frymemarrjet spazmatike te mungeses tende e te kam percjelle venave te mia ne castet e harrimit tim ne prezencen tende te pavetedijshme.
    ...gjithmone e kam ditur - "do mbaroje, do varroset diku ne rrenjet e zambakeve te bardhe" por une do buzeqesh mes loteve te trishtimit - se s'i dihet a do puthen me furishem ne kete jete buzeqeshja dhe trishtimi... me mungon luledelet qe mbushnin frymemarrjet e mia kur ti ishe...

  6. #6
    our world
    Anëtarësuar
    22-04-2005
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    41
    nese jam munduar t'i arratisem magjise qe ekzistenca jote "dikur" aq e dashur per mua ushtronte tek une ... s'ka qene jo per ta mohuar ate... e si do te mundesha valle? Te kam mbajtur ne poret e mia ne frymemarrjet spazmatike te mungeses tende e te kam percjelle venave te mia ne castet e harrimit tim ne prezencen tende te pavetedijshme.
    ...gjithmone e kam ditur - "do mbaroje, do varroset diku ne rrenjet e zambakeve te bardhe" por une do buzeqesh mes loteve te trishtimit - se s'i dihet a do puthen me furishem ne kete jete buzeqeshja dhe trishtimi... me mungojn luledelet qe mbushnin frymemarrjet e mia kur ti ishe...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    shume bukur i ke sjelle kristal keto copeza, perjetime

    ja qe ndodh edhe keshtu siç e pershkruan ti
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  8. #8
    Objurgate Maska e tieg
    Anëtarësuar
    27-11-2006
    Vendndodhja
    Midis atyre qe pelqej e admiroj nuk mund te gjej asgje te perbashket...............
    Postime
    4
    Erresira me cmend, me frikson pasi ti nuk je prane meje. Nje shterngim i fort ne gjoks nuk me le te marr fryme. Nata ishte e bukur, perpiqesha te shihja larg dhe te vija ne vije te drejte mendimet dhe qellimet e mia per jeten....por ti me pengon gjithmone nuk me lejon te mendoj, nuk mendon se une mund t'ia dal mbane?? Me thua se me do, dhe pas nje casti hapesira dhe rruge shpalosen perpara teje, duke permendur emra te cuditshem vendesh qe ndoshta une nuk i kam degjuar asnjehere. Ndihem keq....tani ndihem mire sepse mendoj dhe enderroj pertej atyre kufijve qe me kishe vene ti...por... perseri te dua dhe me mundon kjo deshire.
    Cfare eshte dashuria? Dikur besoja se ishte nje perralle qe nuk kishte per te ndodhur ndonjehere, por me vone ndryshova mendim, me ty besoja se ishte nje gjendje hipnoze qe kishte infektuar edhe trurin edhe zemren. Ehh e cuditshme kur dikush thoshte "Te duash do te thote te vuash". Nuk e besoj kete shprehje pasim e duket absurde se perse duhet te vuash? Keto fjale jane antonime te njera tjetres. Ndonjehere me duket sikur dashuria eshte nje palindrom...por tani se besoj me....cuditerisht tani nuk besoj me asnje gje.


    Pershendetje Tieg

  9. #9
    shkodrane ne Zemer Maska e silvi82
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    ne boten time
    Postime
    16
    Citim Postuar më parë nga blue_crystal
    ti nuk je me pjese e jetes time, dhe tani e di, kurre nuk do te jesh. E di s'do me besoje kurre po te te thoja se te mendoj cdo dite. Nuk ndjej me mall, as nostalgji, asgje. vetem se qe kur te kam humbur ty kam humbur deshiren per te ngritur koken nga qielli e per te pare yjet, per te ndjekur me sy nje re levizese ne nje cep te kalter te qiellit, per te vene re lulen e pare qe çel. Qe kur te kam humbur ty kam humbur kaltersine. Kam shume gjera per te thene, por nuk e di nga t'ia filloj. Nuk e di ne bej mire qe flas per kete bote qe tashme u tha e u harrua (e kishim parashikuar).
    te ndjej blue_crystal....

    me respekte!
    The heart dies a slow death, shedding each hope like leaves. Until one day there are none...

  10. #10
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Kishim nje bote ne te dy.......

    Kishim..Po ku eshte tani? Kush na e rrenoj?Kujt i pengoj dashurija jon?Ishim shum te rij nuk dijtem te luftonim per tu mbrojtur nga ata qe na ndan,nuk dijtem ku kishim gabuar apo thjesht dashten vetem te na lendojn,ti thajn dy lule te njoma ti vrajn ne zemer dy qenje njerezore vetem qe duheshim apo na e kishin lakmi....???Po ne askujt nuk ja vodhem ndjenjat ishin tonat,te lindura nga ne e te mbytura nga ju pse vepruat keshtu?A nuk keni dashurua ju kurr?Si ju duket tani qe mua me shifni te vyshkur e at te kalbur nen dhe?A dolet fitimtar a u ngopet?A keni gjum te rehatshem ju qe vepruat keshtu apo ju vijm ne enderr per te kerkuar skjarim.Po ju nuk keni ndjenja fare as endrra nuk shifni sepse tere kohen mendoni ken ta shkatrroni se nuk u ngopet.Sdi si te ju quaj juve qe veproni keshtu nuk ka emer adekuat per ju.Prind e quani veten...Prind te kujt??Te nje te kalburi ne tok dhe nje te vyshkuri mbi te.Kur ju shof te qeshur mendoj qe ju nuk jeni qenje njerezore,por vetem figur njeriu.
    Nuk mundem pa ju thene edhe kete,,Te mallkuar qofshit tere jeten nese jete i thoni kesaj qe e jetoni pa neve te bashkuar"

    e panjohura
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Masakra e Tivarit-1945
    Nga Sabriu në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 13-04-2013, 17:15
  2. Si u vranë 4300 shqiptarë më 1945
    Nga ~Geri~ në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-12-2006, 14:13
  3. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56
  4. Arratisjet
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-08-2002, 09:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •