Ministri: "Siguria, lë për të dëshiruar. Pati hezitim për t'i dorëzuar policisë kasetën filmike"
TIRANË- "Grabitja e Bankës Tregtare Kombëtare të Vlorës është shprehje e përpëlitjeve të dështuara të personave që janë goditur nga policia gjatë operacionit Antitrafik". Kështu është shprehur ministri i Rendit Publik, gjatë një konference për shtyp, duke fajësuar për grabitjen e Bankës Tregtare të Vlorës trafikantët dhe skafistët që janë goditur ditët e fundit nga policia. Sipas ministrit Rama, dy persona kanë grabitur 1 milionë lekë të reja, (burime të tjera thanë 10.5 milionë lekë) në sportelin e BKT të Vlorës, gjatë mëngjesit të djeshëm. Por uniformat blu të policisë, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit të grabitësve si dhe kanë ndaluar disa punonjës të bankës, mbi të cilët bie përgjegjësia e grabitjes. Ministri Rama është shprehur më tej se shërbimi i sigurisë së Bankës lë për të dëshiruar. "Madje është vënë re një hezitim nga ana e Bankës për t'i dorëzuar policisë dhe prokurorisë kasetën filmike",-është shprehur më tej ministri Rama. Gjatë konferencës së djeshme për shtyp, ministri i Rendit Publik i ka premtuar opinionit publik se shumë shpejt do të identifikohen grabitësit e bankës dhe do të vihen përpara drejtësisë shqiptare. Ndërsa grabitjen e bujshme të bankës së Vlorës por edhe rikthimin e maskave në Tropojë, ministri Rama i ka cilësuar si përpjekjet e fundit të krimit dhe kriminelëve, që po luftohen "ditë e natë" nga uniformat blu të policisë.
-----------------------------------------------------------------------------------
Luan Rama,i cili ka praktikuar lloje te ndryshme grabitjesh,me maska,pa maska,grabitje votash etj,kur e di qe banken e kane vjedhur skafistet pse nuk i arreston por na ben deklarata pompoze ne tv.Ne banke u vodhen 10 milione leke te reja,hajduti Luan na i ben 1 milion leke te reja.Kamerat nuk punonin fare,krimineli Luan Rama tregon perralla:"Eshtë vënë re një hezitim nga ana e Bankës për t'i dorëzuar policisë dhe prokurorisë kasetën filmike".
P.S. Me te tille (Kriminela) ministra,Shqiperia ka per te ecur perpara ne fitore te reja
Krijoni Kontakt