Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    Një kishë jo fort ortodokse

    Nje kishe jo fort ortodokse


    Pse eshte lekundur besimi i Kishes Ortodokse pas nje numri skandalesh me protagoniste klerike nga Athina ne Tirane. Si i perjeton komuniteti aktet e turpshme dhe si po mundohen autoritetet kishtare te rikuperojne imazhin e demtuar

    nga Sokol Shameti

    I ngjan shume nje perpjekjeje per te demonstruar qetesi atehere kur gjithcka perreth shkundet nga termeti, por ne Kishen Ortodokse e ndjejne goditjen. Kryepeshkopi Anastas Janullatos lidh duart ne shenje beselidhjeje me kolegun katolik dhe me ata te dy riteve tradicionale myslimane shqiptare. Tolerance midis besimeve. Vellazerim midis te ndryshmeve. Simbolike e forte barazie.

    Megjithate, ka njerez sot ne Shqiperi qe ose vrenjten ose vene buzen ne gaz, sa here qe shohin ndonje rraso te zeze ortodokse. Perfshire ketu edhe ate te nje Fortlumturie. Autoritetet kishtare ortodokse ne siperfaqe nuk tregojne ndonje shenje shqetesimi, por realisht midis ritit te tyre dhe nje pjese te opinionit qe preferon thjesht te vezhgoje menyren sesi funskionojne lidhjet mes besimit dhe publikut, eshte ngritur nje mur alienimi. Reperkursionet vijne nga matane kufirit jugor. Kryepeshkopi grek Kristodhulos eshte vene ne furine e shtypit vendas per nje numer skandalesh ku jane perfshire anetare te larte te insititucioneve kishtare ne varesi te tij. Hije dyshimi varen edhe mbi ate vete. Ne rreshtin e pare qendrojne skandalet e arqimandritit Jakovos Iosakis, i cili mesohet te kete nderhyre per lirimin nga burgjet te disa te denuarve per vepra te ndryshme kriminale dhe mashtrime, pasi mesa duket autoritetet kishtare kane pasur lidhje me keta persona. Gjykatat i jane bindur vullnetit te Kishes, duke treguar shkallen e larte te kontrollit qe kisha ushtron mbi ato vete dhe mbi shtetin grek i cili ende nuk eshte ndare nga Kisha sikunder kane bere te gjitha vendet e Bashkimit Europian. Me pas vijon skandali i trafikut ilegal te ikonave te shenjta dhe tregetimi i tyre jashte Greqise. Lakohet perseri arqimandriti Iosakis, nen mbrojtjen e Kristodhulos. Hapet nje hetim, por perseri gjykatat tregojne qe njohin si ligj paresor Biblen dhe jo Kodin penal. Iosakis transferohet prift ne ishullin Cytheras, por banoret rebelohen kunder tij duke kerkuar qe ta largojne pasi ai shfaq tendenca homoseksuale. Kisha e dergon ne Cikago te SHBA-ve, por ai zhduket papritur prej andej pasi ka boshatisur me pare arken e Kishes nga 650 mije dollaret qe gjendeshin aty. Rikthehet ne Greqi, pas nderhyrjes se mitropolitit te Panamase, i kontrolluar nga Kisha greke. Rreshtimi i skandaleve te Iosakis rrezon maskat e shume te tjereve. Perfliten menjehere peshkopet e Thesalise dhe te Atikes, per abuzime te ngjashme financiare, por sidomos seksuale. Kisha greke ndjen ethet qe i rriten. Kristodhulos, primati i Kishes se atjeshme, eshte edhe ai ne shenjester, pasi i permendin faktin djersites, te dergimit te Apostolos Vavilis, nje ish-agjent i spiunazhit grek tanime ne sherbim te Kishes Ortodokse, me misionin e manipulimit te zgjedhjeve per mitropolitin e Jeruzalemit. Vavilis siguron emerimin ne ate post te te bindurit te Kristodhulosit dhe nje traume e rende kaplon tere ndergjegjen e Sinodit te shenjte grek. Media vendase dhe personazhe te shumte te jetes publike kerkojne gjithmone e me fort ndarjen e kishes nga shteti. Realisht e gjitha ngjan si nje kerkese per nje lokalizim te infeksionit. Por eshte teper vone. Imazhi i ortodoksise greke ka pesuar nje krisje te forte. Nuk mjaftojne me apelet televizive apo veprat e bamiresise. Cdo rraso e zeze shihet tanime me dyshim. Afro njemije vjet pas skizmes se madhe te kristianizmit dhe mikroskizmave ortodokse, duket se jane pikerisht me fanatiket e tradites bizantine, greket, ata qe po i bejne demin me te madh vete konceptimit te "ortodoksise" si dogme spartane dhe gjeneratore e moralit hyjnor ne formen me te kulluar. Nje goditje kjo "poshte brezit" per punen e shume klerikeve te ndershem anekend botes ortodokse, ku edhe ata te Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise, po paguajne me kete rast, nje fature.

    Por Kisha ortodokse ne Shqiperi, po vuante prej kohesh prej nje kontaminimi nga efektet skandaloze te asaj cka po ndodhte ne Greqi. Te pakten ne nje rast (Courrier International, 24 mars 2005) mediat nderkombetare duke cituar ato greke, kane permendur nje lidhje te forte midis asaj qe permendet si "vellazeria e manastirit te Hrisipigjias", nje grupim ky klerikesh te larte ortodokse greke qe dikur punonin ne kete manastir, emrat e te cileve po lakohen ne skandalet e fundit. Midis tyre eshte emri i kryepeshkopit te Greqise, Kristodhulos. Por edhe ai i kryepeshkopit te Shqiperise, Janullatos. Me nje imazh sidoqofte te paatakueshem moralisht dhe nje dijetar me fame ne qarqet teologjike, eshte kombesia e tij greke ajo qe i ben te ngrene supet me dyshim shume kritike qe mendojne se "autoqefalia" e kishes ortodokse shqiptare, nuk do te thote aspak pavaresi e saj e enderruar prej kontrollit grek, por vetem nje autonomi formale brenda te se ciles ortodoksia e ketushme perfiton tere te mirat dhe te keqiat e "memes" se saj nga Athina. Forma te ndryshme rebelimi jane shfaqur me kalimin e viteve, ku rasti i shpalljes se nje "autoqefalie" tjeter brenda autoqefalise se Kishes Ortodokse Shqiptare, nga ana e At Nikolla Markut qe kontrollon nje fraksion te ortodokseve elbasanas, eshte vetem episodi me i mediatizuar. I dorezuar prift ne Maqedoni - e cila brenda vetes ka probleme te medha identiteti kishtar e lekundur midis ndikimeve bullgare e serbe - at Nikolla e refuzon autoritetin e Janullatos mbi kishen e tij duke e akuzuar ate si "teper grek per t'i besuar kryqin e shqiptareve". Pasues i frymes patriotike te Fan Nolit dhe eterve te tjere themelues te ortodoksise shqipfolese, ai ndjehet i distancuar nga gjithcka qe po ndodh ne Greqi dhe ka te drejte ta quaje shqetesimin qe ndjejne autoritetet ortodokse nga Tirana per keto ndodhi, si shenje te vasalitetit te tyre ndaj sinodit grek. Sikur te mos mjaftonte tere ky diskutim qe ve ne pikepyetje identitetin e kishes shqiptare, ia kane behur prej disa kohesh edhe skandalet e mirefillta, seksuale dhe financiare, te cilat jane kujdesur te bejne lidhjen e shkurter midis "te semures" ne Athine dhe "kollitesve" ne Tirane. Si per te vertetuar ne kete menyre akuzat e kritikeve se autoqefalia shqiptare eshte thjesht nje klishé pa baze. Nje numer jo i vogel prifterinjsh greke, sherbejne ne isntitucionet e kishes ortodokse shqiptare dhe ky eshte nje fakt qe autoritetet e ketushme nuk e fshehin duke e trajtuar kete si nje ndihme bujare qe Kisha moter greke po i jep kishes shqiptare qe eshte ne rindertim e siper. Meqe edhe Patriarkana e Stambollit eshte e ndergjegjshme per sensitivitetin qe shqiptaret tregojne ndaj etnicitetit te udheheqesve te tyre, perpjekje vertet serioze po behen per te afruar ne sherbim te Kishes sone sa me shume klerike qofte edhe me origjine te larget shqiptare, te cilet ose kane sherbyer deri tani per llogari te komuniteteve ortodokse te diaspores, ose kane qene ne fazen e pergatitjes se nevojshme teologjike per te marre persiper pergjegjesi ne hierarkine kishtare. Sidoqofte, ju mund te konstatoni pa asnje veshtiresi se ne shume kisha te lokaliteteve shqiptare, kryesisht ne jug te vendit, mungesa e prifterinjve vendas ben qe sherbesat te kryhen nga kolege te tyre greke. Gjithcka eshte nderkohe e ligjshme dhe ne perputhje me marreveshje shume transparente qe Kisha Shqiptare ka bere me ate greke e cila eshte ofruar te jape ndihmen e saj ne personel derisa koleget shqiptare te jene te gatshem per ta marre vete persiper kete pune me kapacitet te plote. Mesues te shumte te teologjise kristiane, dergohen nga Athina per te ofruar kontributin e tyre ne formimin profesional te gjeneratave te para te prifterinjve, psallteve dhe dhjakoneve shqiptare te cilet do te dergohen pastaj fshat me fshat e qytet me qytet per te marre ne dore drejtimin e kishave te atjeshme ortodokse. Ceshtja eshte, ankohen kritiket, se se bashku me pervojen e tyre nga Greqia, keta prifterinj dhe mesues po importojne ne Shqiperi edhe problemet dhe krizen e atjeshme te ortodoksise. Ishte grek, at Efremi, prifti i cili tronditi thuajse nje vit me pare opinionin publik shqiptar, me pamjet e publikuara ku ai shfaqej me nje femije ne preher. Pamjet u fotografuan ne mjediset e nje parku natyror rrotull manastirit te Shen Prokopit ne periferi te Tiranes. Prifti ne fjale, ishte pervecse asistues i procesit te veshtire te rindertimit te kishes shqiptare edhe lektor ne akademine ortodokse. Autoritetet e kishes i quajten manipulime akzuat e ngritura rreth at Efremit dhe u munduan ta shpetojne imazhin e tij. Megjithate, sipas burimeve, nje gjykate shpirterore e cila u vu ne funksionim per te vendosur rreth fatit te tij, e ka vleresuar te padenje gjithcka qe ai ka bere dhe e ka larguar perfundimisht nga Shqiperia.

    Tronditese edhe historia tjeter permes se ciles autoriteti i hierarkeve ortodokse ka marre goditje te forte ne Shqiperi, per shkak te shoqerizimit - ndoshta te parapelqyer edhe nga ata vete - qe u behet atyre me koleget e matanekufirit. Kesaj radhe ne histori do te perfshihen nje numer emrash te pervecem dhe do te ngacmohet ndoshta plaga me e dhembshme per shqiptaret e 50 viteve te fundit. Piramidat. Ose me mire, piramidat dhe Apostolos Vavilis. Ky i fundit, permendej edhe nga mediat greke si nje "permbarues" i puneve te dyshimta te kryepeshkopit te kritikuar Kristodhulos. Nderkohe po ai, eshte shfaqur ne nje seri te pafundme fotografish qe e shfaqin gjate kontakteve te tij ne Shqiperi me boss-et e firmave piramidale. Vavilis duket e zhduket here me veshje sportive e here me veladon prifti, here prane Vehbi Alimucajt e here afer kryepeshkopit Kristodhulos. Zbulohet se ai ka qene bashkepunetor i Alimucajt dhe dyshohet se se bashku kane pergatitur disa afera ne perfundim te te cilave miliona dollare kursime te shqiptareve, kane fluturuar drejt Greqise, para se shqiptaret ta zbulonin se kishin humbur kursimet dhe t'i vinin ne zemerim e siper, zjarrin vendit. Thuhet se i veshur prift, Vavilis fshihet ne Gjirokaster. Pak dite me pare ai eshte shfaqur ne nje televizion grek per te mohuar faktin se ndodhet ne Shqiperi. Por jo faktin se eshte nje prift ortodoks. E ndersa opinioni publik eshte i shushatur nga deshmite qe ofrojne mediat, besimi i religjiozeve tek rroba e udheheqesve shpirterore tundet edhe me fort.

    Mediat shkojne edhe me tutje dhe per disa nete me radhe Top Channel, prezanton nje maratone te turpshme ku nje prift grek nga Selaniku, i prezantuar si Papa Jani, befason syte e besimtareve te cilet e shohin duke kerkuar favore seksuale nga te rinj ne nje hotel te qytetit te Korces. Prifti vinte nga kufiri juglindor here pas here, me pretekstin se ishte i derguar i mitropolise se Selanikut ne rolin e korrierit midis kishave shqiptare e greke. Kohen e lire e kalonte duke njollosur rroben e priftit. Kisha shqiptare ka reaguar menjehere, duke e quajtur gjithcka qe Papa Jani ka kryer ne Shqiperi, nje akt qe s'ka lidhje me te, pasi ajo nuk e ka ftuar kurre ate ne territorin tone. Kisha greke vendos ta qethe dhe rruaje publikisht duke e zhveshur menjehere nga te gjitha funksionet. Ne fund te historise, qendrojne me mijera besimtare ortodokse te cilet tani nuk dine se si t'u besojne prifterinjve te tyre. "Dhe" - thote peshkop Ilia qe drejton akademine teologjike te Shen Vlashit - "kush mund t'i binde tani prinderit qe t'i dergojne femijet e tyre per shetitje me priftin e fshatit, ose per te mesuar shkrimet e shenjta? Si te besojne ata tani se asgje e keqe nuk do te ndodhe?". Si peshkopi Ilia i cili ka mberritur vitet e fundit nga Shtetet e Bashkuara, shqetesimi eshte i madh edhe tek kleriket e tjere shqiptare. "Nje dru i shtrember vertet nuk i shtremberon drute e tjere, por rrezon gjithe stiven", thote Mihal Dhavidhi, prift i nje rangu me te ulet i cili sherben si ekonomat i manastirit te famshem prane Durresit. Tek studentet e Akademise teologjike, deshperimi perzihet me zhgenjimin. "Kjo qe ka ndodhur eshte e turpshme dhe e pamoralshme", thote njeri prej tyre i veshur me rrason e zeze qe eshte njekohesisht edhe uniforma e studenetve. "Kisha jone orthodhokse nuk ka fare te beje me keto sjellje te uleta", shton nje tjeter. Ne manastirin e Shen Vlashit, ku funksionon edhe akademia teologjike ortodokse, po mundohen ta perballojne sa me denjesisht kete krize, sidomos ngaqe ajo ka te beje me dinjitetin e rrobes se priftit qe neser do ta mbajne veshur te gjithe studentet e kesaj shkolle fetare. Shenjat e humbjes se ketij dinjiteti jane me pak te dukshme ketu sidoqofte. Manastiri vazhdon i qete jeten e tij plot fruta e uje te bollshem dhe aty eshte perhere kenaqesi te te bjere rruga. Ne kishim qene aty nje vit me pare, dhe pasi tregoi nje mikpritje te lavderueshme duke na gostitur me kafe turke e embelsira e duke na shetitur neper mjediset e manastirit, peshkop Ilia na tha nen nje qetesi qe e prishnin vetem puhizat e fushave aty prane, se sfida me e madhe qe ortodokset shqiptare duhet te perballin eshte ruajtja e besimit shpirteror perballe tundimeve te nje epoke materialiste. Nje vit me vone ai mendon te njejten gje. "Etja per para, deshirat e trupit dhe dobesite e tjera. Te gjitha keto na tregojne se edhe prifterinjte jane ne fund te fundit krijesa njerezore me te gjitha te mirat dhe te keqiat e tyre", flet si perhere me nje ze te perhumbur me theks anglosakson peshkopi - dhe shpresoj, miku - Ilia.

    A do te bejne skandalet e renda te kishes ortodokse qe delet e Perendise ta humbasin besimin tek ajo? "Jo nese e perballim cdo problem me realizem duke mos thene qe s'ka ndodhur asgje kur realisht dicka ka ndodhur. Jo, nese tregohemi te sinqerte me publikun duke pranuar qe edhe radhet e prifterinjve ka njerez qe dorezohen para tundimit, sikurse ka te tille edhe ne radhet e mjekeve, avokateve, inxhiniereve dhe gazetareve. E pra, nuk hiqet dore nga mjekesia vetem sepse nje mjek mund te kete gabuar", thote mencurisht peshkopi. I ndergjegjshem se ato qe disa prifterinj greke bene duke mbjelle dyshim tek besimtaret shqiptare, jane thjesht, gabime.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22
    Asnjehere nuk me ka habitur zelli i budallait i gazetareve shqiptare qe gjithmone shkruajne per gjera qe nuk i njohin dhe pavaresisht nga kjo, kujtojne se flasin "ne emer te se drejtes" apo kujtojne se mekembesit e Zotit ne toke nuk jane prifterinjte asketike te Kishës qe heqin dore nga gjithcka te kesaj bote, por jane keta gazetare qe jane gati te shkruajne gjithcka per te rritur te mirat e tyre materiale si njerez.


    Sokol Shameti i Klanit thote se Kisha Orthodhokse eshte tronditur nga skandalet

    A thua prifterinjte i tremben lapsit te Shametit apo kamerave te Top Channel, aqsa i tremben denimit të Perëndisë, në shërbim të së cilit janë? Shameti nuk e di, por le ta mesoje nga une, qe Perëndia priftërinjve dhe peshkopeve nuk ka per ti gjykuar sipas ligjit te besimtareve te thjeshte, por me nje ligj shume me te rrepte ne diten e gjykimit. Nje gabim i nje besimtari te thjeshte e rrezon ate ne mekat, por nje gabim i nje prifti ne hierarkine e kishes rrezon shume besimtare ne mekat. Por besimtaret e thjeshte qe bien ne mekat fale mekatit te nje prifti apo peshkopi, ky mekat nuk ka per te renduar ne shpirtin e tyre ne diten e gjykimit, vetem ne shpirtin e priftit mekatar.

    Skandalet apo sulmet mediatike te koordinuara bukur ndaj kishes orthodhokse (dhe jo vetem asaj orthodhokse) tregojne me se miri jo vetem per mekatet e nje prifti apo disa prifterinjsh, por deshmojne hapur edhe frymen e djallit qe vepron hapur ne media, qofshin keto amerikane apo shqiptare, te cilat sulmojne sa te mundin dhe kur te mundin Trupin e Krishtit, ate trup qe Kisha perfaqeson.

    Pergjithesimet dhe asocimet e menjehershme te gazetareve qe nuk e kane per gje qe te barazojne dobesine e nje prifti me emrin e gjithe Kishes 2000 vjecare orthodhokse, deshmojne me se miri ne nje kontekst me te gjere, duelin e asaj Fryme te Shenjte qe nuk eshte e kesaj bote, me ate frymen e keqe qe ende sundon mbi kete bote e mbi keta njerez.


    Sipas Shametit, KOASH vuan nga skandai i Kishes Orthodhokse Greke.

    Nuk e di se sa i zgjuar duhet te jesh per te kuptuar disa gjera, qe per mua i kupton edhe nje femije 5 vjecar qe shikon televorin grek apo qe lexon gazeta mbi skandalin ne Greqi, meqe Shameti na e ze ne goje skandalin e madh te Kishes greke. Nga sa kam lexuar une nga ky skandal si ne forum edhe ne media (dhe nuk kam lexuar shume faktikisht), kryepeshkopi i kishes greke eshte nen akuze publike mediatike per afera te dyshimta te vartesve te tij qe kane dale ne shesh tashme. Me te drejte, nje pjese e mire e opinionit publik grek ka humbur besimin tek kryepeshkopi i tyre, por ajo qe me beri mua me shume pershtypje ishte fakti se shume prej atyre qe u prononcuan ne mediat greke per kete, dilnin e kerkonin doreheqjen e kryepeshkopit grek, dhe riemerimin ne Kishen greke si kryepeshkop te Kryepeshkopit Anastas të Shqiperisë.

    Perse besimtaret greke kerkojne qe te shohin kryepeshkopin Anastas ne krye te Kishes greke, kur ky i fundit sipas Shameteve dhe Co. eshte ne nje lume te ndotur qe paska pushtuar "gjithe Kishen Orthohokse"? A tregon kjo nje mungese besimi te besimtareve shqiptare edhe greke tek figura e kryepeskopit Anastas, kur Kisha greke eshte duke kaluar momente te veshtira ne jeten e saj tokesore? Sigurisht qe Shameti nuk i ze ne goje keto gjera, pasi po ti zinte ne goje nuk "ulet besimi" por ngrihet besimi tek kreu i KOASH, qe gezon nje respekt dhe nderim jo vetem nga besimtaret shqiptare ne mes te te cileve ka jetuar per 14 vjet, por edhe tek ata greke edhe tek gjithe komuniteti ekumenik i krishtere ne mbare boten.


    Qenka tundur nga vendi besimi 2000 vjecar i orthodhokseve nga skandalet?!

    Budallai eshte aq i zgjuar sa edhe budallallekun e tij e shet per dije, jo me kot turqit perdorin fjalen: "shejtan budalla". Besimi i besimtareve shqiptare orthodhokse qenka lekundur nga skandali i nje prifti grek ne Korcë qe abuzonte seksualisht.

    Duke qene se jemi ne javen e shenjte dhe kete fundjave do te festojme edhe Ringjalljen e Krishtit, Pashken e Madhe, festa me e madhe orthodhokse, une e ftoj shokun Sokol Shameti te Klanit qe te shkoje ne katedralen e Tiranes apo ne katedralet e tjera orthodhokse ne Korcë, Berat, Fier, e ne mbare Shqipërine ku ka besimtare orthodhokse, e te shohi tek te gjithe ata besimtare neper kisha se sa eshte "lekundur" besimi i tyre ne Zot.

    Dhe le te na e rrefeje tek Klani javes tjeter se sa ishte pjesmarrja ne festen me te madhe orthodhokse qe festohet nga orthodhokse dhe jo-orthodhokse ne Shqiperi.

    "Fali o Zot se nuk e dinë se çfarë bëjnë"

    ka thënë Jezu Krishti sot, të Enjten e Madhe të Javës së Madhe, kur Kisha Orthodhokse ngreh Kryqin me Krishtin e kryqëzuar në Kishë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-04-2005 më 01:55

  3. #3
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Shameti hyrjen dhe titullin qe e ka vene disi bombastik (ndoshta sic e duan gazetat), pa sa per te folur per kishen, te gjithe te intervistuarit ketu jane treguar mjaft objektive dhe te hapur... si dhe aspak mohues persa i perket komentimit te ngjarjeve te fundit. Jam e kenaqur dhe e kapur disi ne surprize, nga fjalet e te intervistuarve te kishes sepse nuk kane mbyllur syte para nje rreziku potencial, por te pakten me deklaratat e tyre e kane konfrontuar ate me nje mendje te hapur. Ne syte tim kjo ju jep pike.

    E paskemi te edukuar ne Amerike peshkop Iline, jo shaka.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

Tema të Ngjashme

  1. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  2. Përgjigje: 185
    Postimi i Fundit: 08-11-2006, 06:16
  3. Ku janë teologët shqiptarë të KOASH?
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 14-02-2005, 18:36
  4. Sfondi grek në Ortodoksinë Shqiptare
    Nga rudo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-01-2005, 21:44
  5. 1998, Bombe ne kishen Ortodokse te Shkodres
    Nga angeldust në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2003, 15:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •