(duke u nisur dhe nga diskutimet ne forum)
Do me pelqente te diskutonim mbi librat e ndaluar gjate viteve si ne Shqiperi ashtu dhe ne bote. Kur them ne Shqiperi do me pelqente te diskutonim me shume per vitet pas "demokracise" (eshte e kote te fillojme te diskutojme per me pare).
Arsyet perse ndalohen librat (apo dhe krijime te vecanta), nga qeverite e vendeve te ndryshme te botes? Sa ekstreme jane keto arsye dhe sa racionale? Kini lexuar libra - te ndaluara perkohesisht, dhe a ju eshte dukur arsyeja e ndalimit e drejte?!
Nga gjithe librat e ndaluara ne U.S. gjate viteve, libri "Nje mije e nje nete" (mbaj mend na i lexonin ne Shqiperi qe kur ishim bebe) eshte ai qe me ka bere me shume pershtypje (edhe pse nuk e kam lexuar perkthimin origjinal ne anglisht, qe te ve doren ne zjarr).
Diskutim te kendshem!
p.s. nuk e di nese kjo teme eshte hapur me pare ne forum...
Krijoni Kontakt