Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Leila
    Personalisht mendoj qe nqs nje profesor letersie e paska bere kete liste, turp per faqe te zeze. Nuk ekzistojne "librat e demshem." Perkundrazi, shumica e librave ketu jane libra te vlefshme historike. RAPORTI I KINSEY-t, sidomos eshte hapi i pare drejt njohurise seksuale, ku seksualiteti filloi te respektohet si nje dege tjeter e shkences psiko-sociologjike. MEIN KAMPF eshte thesar historik, pasi eshte pamja jone me e sakte ndaj Hitlerit dhe ideologjive se tij.

    MANIFESTI KOMUNIST, MEIN KAMPF, RAPORTI I KINSEY-t, DEMOKRACIA DHE EDUKIMI, PERTEJ TE MIRES DHE TE KEQES, MISTICITETI I FEMRES - librat per te cilat mund te flas vete, pasi per te tjerat s'kam njohuri, jane aq larg te merituarit kete tikete "I DEMSHEM!" Fundja, pikepamjet e ndryshme dhe publikimi i tyre nuk ben gje pervec se zgjeron horizontin, e per nje pjese te popullsise u dhuron kenaqesine e te diturit se nuk jane vetem ne kete bote, dhe se plot te tjere ua vleresojne opininonet. Dikush qe ndihet i kercenuar prej kesaj liste eshte vertete paranojak me tendenca diktatoriale.
    Jam plotesisht dakort me Leilen. Per me teper, nuk jane librat qe jane te demshem, por eshte interpretimi i tyre nga njerez qe i perdorin si vegel per te ushqyer llogjiken e tyre te semure.
    Marim Nicen, psh. Ne veprat e Nices eshte e qarte se ai denon nacionalizmin jo vetem ne ekstrem, (sic u interpretua nga Hitleri) por disi dhe ne pergjithesi, sidomos nacionalizmin gjerman te shek. 19.
    Persa i perket Manifestit Komunist, ne nje teme tjeter jane diskutuar shkaqet shkaqet per themelimin dhe renien e ketij sistemi. Duke mos harruar faktin se si teori eshte utopike (dhe gjithashtu rrethanat ekonomike ne te cilat Marksi e shkroi ne shek. 19) ajo veper, nqs po hipotezojme qe ka vlera praktike, po te ishte realizuar ashtu sic e permendi Marksi, pasojat nuk do ishin keto qe ishin sot.

    Shkurt, persa i perket "librave te demshem" nqs interpretohen ne ekstrem apo perdoren si vegel nga nje individ apo grup njerezish per te imponuar idete e tyre tek te tjeret, atehere duke pasur parasysh historine e njerezimit, si Bibla ashtu dhe Kurani futen ne ate kategori. Besoj se nuk ka nevoje per detaje se pak e shume dihen konsekuencat.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e nursezi
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Vendndodhja
    boston, MA
    Postime
    339
    [QUOTE=Fiori](duke u nisur dhe nga diskutimet ne forum)

    Do me pelqente te diskutonim mbi librat e ndaluar gjate viteve si ne Shqiperi ashtu dhe ne bote. Kur them ne Shqiperi do me pelqente te diskutonim me shume per vitet pas "demokracise" (eshte e kote te fillojme te diskutojme per me pare).

    Arsyet perse ndalohen librat (apo dhe krijime te vecanta), nga qeverite e vendeve te ndryshme te botes? Sa ekstreme jane keto arsye dhe sa racionale? Kini lexuar libra - te ndaluara perkohesisht, dhe a ju eshte dukur arsyeja e ndalimit e drejte?!


    Nga gjithe librat e ndaluara ne U.S. gjate viteve, libri "Nje mije e nje nete" (mbaj mend na i lexonin ne Shqiperi qe kur ishim bebe) eshte ai qe me ka bere me shume pershtypje (edhe pse nuk e kam lexuar perkthimin origjinal ne anglisht, qe te ve doren ne zjarr).


    hmmmm....veshtire se po me vjen ne mendje ndonje liber i ndaluar pas demokracise (ndoshta pervec ndonje libri te shkruar nga komuniste te afirmuar perpara asaj kohe). Mesa di une nje nga shkrimtaret e ndaluar gjate kohes se komunizmit ka qene dhe Petro Marko (ose te pakten disa shkrime te tij). Ca me shume informacion per kete do te ishte me interes.

    Per sa i perket diskutimit te mesiperm mbi librat e ndaluar mendoj se ia vlen t'i ndalosh ne disa institucione. P.sh. nuk me duket se nje cifut ose nje zezak ne vitin e pare gjimnaz do ta kuptonte dhe vleresonte drejt librin "main kampf". Pervec kesaj bie dakort me mendimin e atyre me lart se nuk duhet te kete libra te ndaluar.

  3. #23
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Po per librat qe s'jane te ndaluar nga shtepia botuese por jane te ndaluara nga shoqeria? Te shohin duke lexuar ate liber, dhe te hedhin nje shikim te peshtire. lol
    Ose supozojne dicka per karakterin e njeriut ne baze te atij libri te vetem qe pane duke lexuar. Me beri pershtypje keto kohet e fundit se njeri po shfrynte inatin me dike dhe e quajti te "semure" sepse kishte lexuar "10 Dite qe Nuk Shemben Boten," librin e Aurel Plasarit. Ose tek drama "The Glass Menagerie" i Tennessee Williams, ku nena (Amanda Wingfield) qorton te birin (Tom Wingfield) qe lexonte D. H. Lawrence.

    Mendoj se gjykimi i shoqerise ndaj nje libri eshte ku e ku me despotik se sa gjykimi i shtepise botuese apo i qeverise. Mbani mend Enverin e se sa me qejf degjonit kenget e huaja apo kishit deshire te lexonit nje liber te ndaluar. Apo se sa me zell mbroni shkrimtaret e guximshem te asaj kohe.

    P.S.: Kush i bashkoi keto 2 tema?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 26-06-2005 mė 17:16
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #24
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Njė revistė e pėrjavshme konservatore amerikane klasifikon dhjetė librat “heretikė” mes tė cilėve libra tė Niēes, Marksit, August Comte, Hitlerit

    Dhjetė librat qė duhen djegur, sipas amerikanėve

    “La Repubblica”

    Nuk ndodh shpesh, madje thuajse asnjėherė tė gjesh tė ulur njėri pranė tjetrit nė njė panteon personazhe si Adolf Hitler, feministja Betty Friedan, filozofė si babai i pozitivizmit Auguste Comte, liderė politikė si Mao Ce Dun, apo edhe avokatė konsumatorėsh, si Ralph Nader. Por nė universin e konservatorizmit amerikan, kėta personazhe kanė diēka thelbėsore tė pėrbashkėt: kanė shkruar ndėrmjet shek XIX dhe XX dhe sipas njė rishikimi tė rėndėsishėm tė sė djathtės amerikane, janė “dhjetė librat mė tė dėmshėm tė historisė njerėzore”, “urtėsia”, mendimet, pamfletet qė kanė shkatėrruar botėn. Pėr klasifikime, “hit parade”, “top ten”, Amerika ėshtė njė prodhuese e pazėvendėsueshme, me nevojėn kombėtare pėr tė klasifikuar dhe thjeshtėzuar historinė nė album figurinash, nė tė mirė dhe tė kėqinj, pėr t’i kuptuar mė mirė.

    Dhe nuk kanė qenė amerikanėt, paleo, post, neo konservatorė, progresistė, apo tė moderuar, qė kanė shpikur idenė e librave pėr t’u vėnė nėn shėnjestėr, qė do tė thotė idealisht pėr tu djegur. Ky klasifikim i librave tė “dėmshėm” ėshtė realizuar duke konsultuar akademikė, autorė, polemistė, njerėz tė kulturės, pėr njė nga organet e sė djathtės amerikane klasike, tė pėrjavshmen “Human Events”. Ky klasifikim ėshtė fotografia e parashikueshme, por interesante nė negativ, e gjithēkaje qė terrorizon konservatorėt……………………………………………………. Rubshima 2 yahoo
    Ka rezultuar qė “Oskarin” absolut tė shkrimeve keqdashėse, tė ndarė nga juria e
    “Human Events”, e ka marrė “Manifesti komunist” i Karl Marksit e Friederich Engles me motivacionin e shkurtėr “Perandoria e sė keqes”. Pėr korrektėsinė e lavdėrueshme politike dhe pėr tė mbrojtur shpatullat, nė vendin e dytė pozicionohet, por mė me pak vota “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit, tek i cili dėmi manifestohet “nė Luftėn e Dytė Botėrore dhe nė Holokaust”. Nė tetė “fituesit” e tjerė dhe ndėr 20 librat pretendentė, apo qė kanė marrė nga njė “nominim” pėr rrezikshmėri, nuk do tė gjejmė mė asnjė shkrim qė mund tė karakterizohet si reaksionar, racist, apo konservator.

    Asgjė nga ato tė prodhuarat nga antropologjia, politologjia, filozofia e djathtė nė dy shekujt e fundit, pėrveē “Mein Kampf”, nuk ka bėrė dėme. Sipas selektorėve “e keqja ėshtė e gjitha nė mendjen e sė majtės, ēdo gjė qė nėnkuptohet me kėtė term”. Libri i tretė mė i dėmshėm i historisė ėshtė “Libri i kuq” i Maos, por nė shpatullat e tij, censorėt e “Sant Uffizios”(urdhėr italian qė luftonte herezinė) amerikane pėrplasin tė tjera fiksime tė tyre. I katėrti nė listė ėshtė “Raporti Kinsey” qė kardinalėt laikė tė sė djathtės e akuzojnė tė ketė ēmendur, zgjidhur nga zinxhirėt seksualitetin tek brezat e rinj. I pesti ėshtė libri i John Dewez, njė filozof i madh i pragmatizmit, fajtor pėr teorizimin e mendimit tė lirė, njė herezi qė ka udhėhequr drejt demonit tė mishėruar, drejt asaj qė komisioni e quan me drithmė “Clinton Generation”.

    Nė vendin e gjashtė vendoset sėrish politika dhe sėrish me Marksin me “Kapitalin”, por nė tė shtatin vjen me prepotencė Betty Friedan me misticitetin e feminilitetit, qė ka vendosur nė kokėn e shtėpiakeve, apo dashnoreve, me njė fishkėllimė nukleare, simpati komuniste. Ja prova e komplotit tė madh marks-seksual-eko-feminist. Nė panteonin e “horroreve” qė kanė shkatėrruar njerėzimin, vallėzojnė sė bashku politika e majtė me feminizmin, kėrkimet shkencore e filozofia tepėr pragamatike apo materialiste. Njė vend i shtatė ėshtė rezervuar pėr August Komtin, babain e pozitivizmit, “djalin e degjeneruar tė njė familjeje tė respektuar katolikėsh francezė monarkistė”. Nuk mund tė mungonte Frederich Nietzsche, qė guxon tė proklamojė “Vdekjen e Zotit” dhe qė vdiq i ēmendur. Ai ėshtė i nėnti i klasifikuar me librin e tij “Pėrtej tė mirės dhe sė keqes”. Por edhe nė botėn e dukshme asketike dhe mė pak tė ngrohur nga doktrina ekonomike, inkuizitorėt e sė djathtės amerikane gjejnė njė libėr vrasės tė “ Terorisė sė pėrgjithshme tė pushtimit, interesi dhe paraja” i John Maynard Keynes qė ishte embrioni prej sė cilit lindi idea e ndėrhyrjes sė dorės publike nė treg. Akoma mė interesant ėshtė katalogu i tė “nominuarve” i 20 librave tė tjerė tė rrezikshėm, por jo tė mjaftueshėm pėr tė marrė njė vend nė “dhjetėshe” (“top ten”).

    Aty gjejmė Darvinin evolucionist, qė fondamentalistėt kristianė do tė donin ta shfarrosnin pėr tu kthyer tek interpretimi i krijimit, me baltė dhe frymė tė shenjtė. Eshtė antropologia Margaret Mead, qė u njollos me “multikulturozėn” relativist, duke studiuar me simpati indigjenėt e ishujve Samoa. I tmerrshmi Aurelio Peccei me limitet e tij tė rritjes qė tronditi dogmėn e zhvillimit; Ralph Nader qė zbuloi industrinė automobilistike, filozofin Theodore Adorno njė tjetėr i majtė i “rrezikshėm” dhe mbi tė gjitha, edhe gjerman. Nuk ėshtė ēuditėrisht Marcuse, por nuk mund tė mungonte Frojdi, “terroristi” i sė pandėrgjegjshmes nė sytė e kardinalėve tė sė djathtės amerikane, por as Rachel Carson, qė me “pranverėn” e heshtur shpėrndau dyshime heretike mbi agrikulturėn, pesticidet dhe Ddt-nė. Rikthehet edhe njė herė feminizmi me “Seksin e dytė” tė Simone De Beauvoir. Por dhe Italia ka nderin me njė “nominacion” pėr shtrembėrim historik me “Fletoret e burgut” tė Antonio Gramscit, trurin e rrezikshėm tė tė cilit vetėm njė njeri si Musolini mė nė fund e pengoi tė mendonte.


    1 “Manifesti i Partisė Komuniste”, shkruar nė vitin 1848 nga Marks dhe Engels
    2 “Mein Kampf”, shkruar nga Hitleri nė vitet ‘25-’26
    3 “Libri i kuq” i Maos i botuar nė vitin 1966
    4 “Raporti Kinsey”, i Alfred Kinsey, publikuar nė vitin 1948
    5 “Demokracia dhe edukimi” i John Dewey
    6 “Kapitali” i Marksit i publikuar mes viteve ‘67-’94
    7 “Mistika e feminilitetit” i Betty Friedan, shkruar nė 1963
    8 “Kursi i filozofisė pozitive”i Aguste Comte
    9 “Pėrtej sė mirės dhe tė keqes” nga Friedrich Nietzsche, publikuar nė 1886
    10 “Teoria e pėrgjithshme e pushtimit” i John Keynes, publikuar nė 1936
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Krijime ne italisht
    Nga leci nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 229
    Postimi i Fundit: 25-05-2012, 08:13
  2. Kamata Lufta me Allahun dhe Rregullat e Shitblerjes
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 09:24
  3. Perhapja dhe Shperndarja e Letrave te Ndaluara
    Nga AnaH_M nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-05-2009, 17:02
  4. Mbledhėsi i Folklorit: Nė '96 regjistrova 38 krijime
    Nga Beqari002 nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-07-2003, 12:16
  5. Cilat krijime shqiptare ju kane pelqyer me shume? Lista!
    Nga Benni nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 06:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •