Mos i merrni gjerat personalisht, por diskutoni me gjere, per librin, per autorin.
Nuk besoj se "jam dakort" / "nuk jam dakort" jane pergjigje te sakta per pyetje te tilla. Jo gjithe librat jane ndaluar per te njejten arsye, ndaj dhe nq se doni te mbroni dicka tregohuni me mendjehapur.
Nit, e vure re dhe tek ajo faqja me lart eshte "1001 Nete", kuptohet perkohesisht (une kam qene po aq e cuditur kur e kam marre vesh, gjithsesi po te lexosh pershkrimin e ligjit qe e ndalonte librin ne ate kohe atehere duket mese e arsyeshme per momentin).
Kjo me sjell dhe tek ideja se duhet vene re dhe koha kur librat jane botuar. Tabute, kane tendencen te ndryshojne ngjyre gjate viteve. Sot ne U.S. kam mendimin eshte shume e lehte te ndalosh nje liber, dhe ne te njejten kohe eshte shume e lehte te mbrosh kunder ndalimit te nje libri - liria e shprehjes dhe mendimit.(avokatet e bejne te bardhen te zeze kur te duan)
Tom Sojeri me sa kam lexuar ka qene ndaluar ne shume vende te botes, po ashtu dhe Huckleberry Fin, perseri them qe duhet pasur parasysh koha kur keto libra jane shkruar. Eshte e lehte te thuash sa gabim eshte "ndalimi i nje libri", por ne te njejten kohe duhet pasur parasysh se bota ka lloj lloj njerzish. Edhe pse asnjeri nuk ka te drejten te beje zgjedhjet (ne kete rast cfare te lexosh apo jo) per te tjeret, perseri perderisa pasojat (te mira/te liga) jane mbi kurrizin e atij qe ben zgjedhjet, atehere sigurisht qe AI (ata, qeverite etj) kane ne dore te vendosin kufij.
: ) Diskutim te kendshem
Krijoni Kontakt