Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919

    Post Pyetje-Pėrgjigje mbi besimin islam

    Citim Postuar mė parė nga Zana e Malit
    Pershendetje miq te nderuar!

    Qellimi i hapjes se kesaj teme, me titullin perkates, nga ana ime eshte qe te kemi NJE VEND TE CAKTUAR se ku mund te diskutojme, polemizojme, kundershtojme, te shfaqim pakenaqesite tona ne lidhje me ndonje ceshtje fetare...etj.

    Koheve te fundit jemi deshmitare te gjithe qe, neper disa tema te caktuara, ne lidhje me nje "x" gje jane shfaqur pakenaqesi, kundershtime dhe ne kete menyre eshte polemizuar tek ata tema, qe per mendimin tim (por mendoj edhe per mendimin e shumices ketu) nuk eshte aspak e hijshme, sepse:

    1. I prish bukurine temes, qellimit te saj
    2. Tema merr konotacion tjeter, merr nje karakter krejtesisht te ndryshem

    Per arsyet e lartpermendura une e hapa kete teme, ne menyre qe te evitojme "prishjen" e bukurise se temave dhe ne menyre qe te kemi VENDIN E CAKTUAR se ku mund te polemizojme per nje "x" teme, apo thenie etj.

    Per fund KISHA NJE LUTJE qe, ne menyre qe mos i "hutojme" lexuesit (sepse ka nga ata te cilet edhe nuk jane te fese Islame, e te cilet deshirojne te kene njohuri mbi Islamin), per cfaredo polemike te kihet ARGUMENTE, FAKTE, keshtu qe edhe pergjigja per ndonje pyetje do te ishte nje pergjigje me themel, duke pasur per baze faktet.

    Per shembull u be nje polemike ne temen "Kendi im fetar" rrethe thenies:

    * Te besojme se vizita e varreve dhe t'i kerkosh ndihme Pejgamberit ose evlijave eshte e lejuar.

    Polemike tjeter, ne nje teme tjeter ishte:

    Eshte mire apo keq te festohet ditelindja e Pejgamberit tone Muhammedit alejhis-selam?

    Etj.etj

    Pra une e pashe te udhes qe nepermjet nje teme te caktuar "DISKUTIME" te behen diskutime, pyetje, te jepen pergjigje, komente rrethe ndonje ceshtje qe ka te beje me fene!

    Shpresoj ta merrni ne konsiderate temen e hapur dhe qellimin e hapjes se saj dhe se do ta shfrytezoni ate sa ME MIRE qe eshte e mundur, kuptohet, pa ofendime, fyerje etj.

    Me respekt per te gjithe ju,
    ZeM
    ================================================== ========

    Citim Postuar mė parė nga zana e malit posti 60
    Te besojme se vizita e varreve dhe t'i kerkosh ndihme Pejgamberit ose evlijave eshte e lejuar.
    Te besojme mrekullite e enbijave dhe vetite e mbinatyrshme te evlijave.
    Zana kujdes jo cdo gje qe thote takvimi mund te jete e sakte sepse aty mund te kete dhe theniesh sufish ose bektashinjsh te cilat bien ne kundershtim me kuranin dhe synetin.

    Nu e di por citim lart nuk ka asnje argument kuranor dhe hadith profetk qe ta perkrahi perkundrazi e kundershton kuranin dhe hadithet profetike qe vijne per kete ceshtje.

    Nuk lejohet ti kerkosh ndihme Eulijave ose pejgamberit kur ata jane te vdekur dhe kjo quhet kufer dhe e nxjerr njeriun nga Islami.Duhet te dish se cdo te thote Eulija dhe keto skane asnje veti te mbinatyrshme por jane njerez te sinqerte dhe te devotshem nese flasim per besimtaret muslimane , e nese flasim per ata Eulija qe i emrojne shiat, bektashinjte, sufite e etj ato jane vetem mashtruesa dhe asgje me shume.Per me shume lexo temen Islami dhe Idhujtaria sepse aty e kam pare te sqaruar mire kete pune.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Acid_Burn : 22-04-2005 mė 09:46

  2. #2

    Arrow Shume dakord!

    ORION

    Shume dakord me citimin (kritiken) e melartshem dhe une, meqenese nuk jam autore e thenieve, padyshim qe kam nje pergjegjesi ne perzgjedhjen e tyre.

    Jorastesisht edhe e kam cekur ne fillim te hapjes se kesaj teme qe, secili ka te drejten e marrjes pjese ne te, dhe kusht kryesor kam vene qe, njerzit qe do postojne ketu ta tregojne burrimin e librit nga i cili i marrin shkrimet!...

    Une per kete verrejtje te them qe Zoti xh.sh. te shperblefte me te mire!

    Une kur postoj ketu nuk bej asnje ndryshim, pervec ndryshime (permiresime) shkrimi (drejteshkrimi) sepse ka gabime edhe neper librat qe shkruhen!

    All-llahu i falte ata e edhe neve nese gabojme pa qellim!

    Ma ka marre mendja qe citimi:

    *Te besojme se vizita e varreve dhe t'i kerkosh ndihme Pejgamberit ose evlijave eshte e lejuar.

    ka per qellim kohen kur kane ekzistuar (jetuar)Pejgamberet dhe njerezit kane kerkuar ndihme nga ata per t'u sheruar....Une kam postuar edhe shkrimin e fundit timin, ne lidhje me nje kerkim ndihme nga ana e Pejgambereve per sherim nga e keqja, nga sihri..ku ne mes tjerash thuhet:

    Sihrin mund ta prishin dhe shfuqizojne edhe dijetaret muslimane, te cilet me rukje, dhiker, dhe me dua, sic ka vepruar Pejgamberi alejhisselam, i sherojne njerezit nga kjo e keqe.

    Nga libri ku e kam marre kete citim te lartepermendur (Sherimi me Kur'an) do te sjell edhe shkrime te tjera qe besoj jane me interes te dihen!

    Nese eshte gabim nga ana ime (qe une kam menduar ne kete menyre) atehere e lus All-llahun e madheruar qe te me fale, e kerkoj ndjese edhe nga anetaret...asgje qe bej nuk e bej me qellim te keq, perkundrazi...

    Mirepo une sic edhe kam thene edhe me pare, kerkoj edhe ndihmen tuaj ketu (sidomos juve qe keni njohuri me te shumta fetare) ne menyre qe te kontriboni ne kete drejtim.

    Nje fjale popullore thote:
    "Ai qe te kritikon te don te miren"...

    Andaj edhe e pranoj kete kritike qe per mua eshte me shume vlere!

    Per sqarim te vogel bej nje shpjegim te domethenies se asaj se cdo te thote "Evlija"!

    Evlijatė apo tė dashurit e All-llahut -azze ue xhel-le- i kanė dhjetė cilėsi me tė cilat dallohen nga tė tjerėt

    All-llahu -subhanehu ue teala- thotė: (Zumer 65-66)

    “Pasha All-llahun, ty tė ėshtė shpallur e edhe atyre para teje: “Nėse i bėn shok All-llahut, veprat tua janė tė asgjėsuara dhe ti do tė jesh prej tė humburve. Prandaj vetėm All-llahun adhuroje dhe bėhu mirėnjohės”.

    Pra, cilėsi e tė dashurve tė All-llahut ėshtė se ata punojnė vetėm pėr ta kėnaqur All-llahun -subhanehu ue teala- .

    Selam per te gjithe ju,
    ZeM
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 14-04-2005 mė 11:09
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  3. #3
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Moter Zana !

    11
    Pyetje: A lejohet te therrasesh te Derguarin apo muslimanet e ndershem (eulija) edhe nemos prezencen e tyre dhe a mund te kerkohet prej tyre dicka qe mund te jete jo e zakonshme?

    Pergjigje: Kjo gje eshte e lejueshme sepse net e shumten e rasteve te thirrurit, apo kerkesa e dickaje prej dikujt nuk llogaritet si adhurim I tjetr kujt vec Allahut xh.sh. Ngjashem nese thua : Ja resulullah! O I Derguari I Allahut! nuk ke bere bashkangjitje ne adhurimin e dikujt tjeter vec Allahut.

    Gjate vitit te thatesires, ne kohen e kalifatit te Omerit r.a Bilal Ibunl Harith ju afrua varrit te Muhammedit a.s dhe tha: O i Derguari i Allahut! Kerkoji Allahut shi per popullin tend qe po rrenohet ! – rrefyer prej Bejhakiut dhe te tjereve. As Omeri dhe as Sahabet e tjere nuk e denuan veprimin e Bilalit r.a, madje ata e pergezuan per ate qe beri.

    Ajeti 64 i Sures En-Nisa ne shqip dmth:

    Te derguarit i cuam qe me urdhrin e Allahut tu behet rrespekt. E nese ata (besimtaret) i bejne dem vetes se tyre dhe vin tek ti (Muhammed) dhe i kerkojne falje Allahut dhe per ta kerkon falje dhe i Derguari do ta shohin qe Allahu ja pranon pendimin dhe eshte Meshirues.

    Nje argument tjeter eshte ne hadithin e rrefyer prej Bukhariut ne : El Adaab el Mufrad. Aty tregohet qe kur Ibn Omerit ju mpi kemba keq ne thirrjen e tij per ndihme ai tha: “O Muhammed” dhe thirrjes se tij Allahu ju pergjigj duke ja leruar kemben.

    13
    Pyetje: Flit per te kerkuarit prej Allahut xh.sh nepermjet te Derguarit a.s. (Teuessul)

    Pergjigje: T’i kerkosh Allahut permes te Derguarit eshte e lejuar dhe ne kete jane ne nje mendie dijetaret me te medhenj te Islamit. Teuessul do te thote te kerkosh Prej Allahut miresi ose largim te se keqes permes Te Derguarit a.s. Gjithmone duke pasur besim te pa tundur qe vetem Allahu eshte Krijusi I te mirave dhe te keqijave. Ajeti 35 I sures El Maide ne shqip dmth:

    O ju qe keni besuar friksojuni Allahut dhe kerkoni mjetin e te afruarit tek Allahu. Luftoni ne rrugen e Tij qe te gjeni shpetim.

    Ne hadithin e rrefyer dhe autentikuar prej Tabaranit I Derguari e meson te verbrin qe t’I kerkoje Allahut permes te Derguarit. Njeriu I verber veproi si I tha I Derguari dhe Allahu ja ktheu te paret.

    14
    Pyetje: Flit per te kerkuarit prej Allahut nepermjet muslimaneve te ndershem te afert te Allahu (eulijave) Teuessul.

    Pergjigje: Te kerkuarit prej Allahut permes eulijave eshte I lejuar. Askush prej atyre qe jane ne rruge te drejte prej te pareve dhe te mbrameve (selef & khalef). nuk e kundershton.

    Selef = muslimanet te cilet jetuan gjate tre shekujve te pare pas emigrimit te Muhammedit a.s prejMekkes ne Medine
    Khalef= muslimanet qe erdhen me pas deri ne ditet tona.

    Transmetohet ne Hadith te rrefyer prej Bukhariut qe gjate vitit te thatesires Omeri r.a I kerkoi Allahut permes Abasit duke thene: “O Allah te kerkojme shi permes xhaxhait te te Derguarit tone”

    Ne te njejten kohe ne librin qe po sjell ketu pjese pjese titulluar Besimi i Ehli Sunetit pyetja 42 dhe 43 kane te bejne me vizitimin e varrit te Pejganberit a.s dhe kerkimin e bekimit te tij. Ja me poshte argumentat :

    Vizita e varrit te Pejgamberit a.s eshte Sunet. Eshte veper e preferueshme qe nese e ben merr sevap. El Kadi Ijad dhe Neueuiu te dy kane raportuar konsesusin e dijatereve (Ixhma'a) reth kesaj ceshtje.

    Ajeti 64 i Sures En-Nisa ne shqip dmth:

    Te derguarit i cuam qe me urdhrin e Allahut tu behet rrespekt. E nese ata (besimtaret) i bejne dem vetes se tyre dhe vin tek ti (Muhammed) dhe i kerkojne falje Allahut dhe per ta kerkon falje dhe i Derguari do ta shohin qe Allahu ja pranon pendimin dhe eshte Meshirues.

    I Derguari ka thene:
    Kush viziton varrin tim do te kete ndermjetsine time. - rrefehet prej Darekutnit dhe forcuar prej El Hafidh Es-Subki

    Sa i perket kerkimit te bekimit te Pejgamberit sic ke thene ti Zana ne shkrimin tend ja ku jane argumentat:

    Sure Jusuf:83 ne shqip dmth:
    Merreni kemishen time dhe ferkojani fytyren babait tim me te dhe atij do i kthehet shikimi

    Bukhariu dhe Muslimi rrefejne nje Hadith ku thuhet qe kur I Derguari a.s i preu floket i shperndau ato (floket e prera) tek muslimanet e pranishem. Sigurisht Pejgamberi nuk jua dha floket qe ata t'i hajne, por qe te bekohen me to.

    Nese dikush deshiron te sigurohet :
    Transmetohet prej Bukhariut ne Sahiun e tij ne librin e Veshjeve, ne kapitullin : Cfare permendet ne lidhje me flokun gri qe Osman bin Abdullah bin Meuhab r.a ka thene: Familja ime me dergoi te Ummu Selema r.a me nje gote me uje. Ummu Selema nxorri nje shishe te argjendte, e cila mbante nje flok prej flokeve te Pejgamberit a.s. Sa here qe dikend e kishin marre me sysh ose ishte i semure, asaj i dergonin nje gote uje ne te cilen ajo fuste flokun e Pejgamberit (per ta pire ujin me pas) ... deri ne fund te hadithit

    E nderuar motra ime Zana !

    Lus Allahun qe te kem ndihmuar sadopak te kthjellohesh ne lidhje me paqartesite qe te linden.

    respekt

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    Per sa i perket Hadithit (784) Acid_Burned ti nuk e ke perdorur per arsyen kryesore apo temen qe ka hadithi biles ke lene pjesen me kryesore pa cituar. Kush ka sahihun e Buhariut mund te veje re qe hadithi flet per ngjyren e flokeve te profetit (ngjyra e kuqe qe ti kishe "harruar" te citoje) , jo per te treguar nje gje te tille sic pretendon ti. PO te shofesh hadithet tek i njejti liber 783 apo 785 flasin per lejimin e ngjyrosjes se flokeve dhe jo per lejimin e perdorjes se flokeve te profetit per ndermjetesim . NUK ESHTE TEKNIKE E NDERSHME PER TE KOMENTUAR HADITHET SEPSE KETE TEKNIKE PERDORIN EDHE MISIONARET E KRISHTERE.

    Per sa i perket : I Derguari ka thene:
    Kush viziton varrin tim do te kete ndermjetsine time. - rrefehet prej Darekutnit dhe forcuar prej El Hafidh Es-Subki

    Shume mire. Te gjithe e dime qe ne Diten e Gjykimit profeti a.s do te ndermjetesoje per muslimanet.

    Tani per sa i perket haditheve te rrefyer prej Bukhariut ne : El Adaab el Mufrad

    XXVIII. Semundja dhe ata qe vizitojne te semuret.:

    658. Ebu Hurejre raporton qe profeti s.a tha: "Allahu eshte i merzitur me ata qe nuk kerkojne prej Tij.

    Maide 35. O ju qė besuat! Kinie frikė All-llahun dhe kėrkoni afrim te Ai, luftoni nė rrugėn e Tij qė tė gjeni shpėtim.

    Suretu El-A'raf 180. All-llahu ka emrat mė tė mirė, andaj Atė thirrnie me ata e hiquni nga ata qė shtrembėrime me emrat e Tij. Ata kanė pėr t’u shpėrblyer (me dėnim) pėr veprimet e tyre.

    Nqs profeti do ta kishte lejuar nje gje te tille atehere duhet te kishte shume hadithe qe mbas vdekjes se profetit te kishte pasur ndermjetesim , sidomos me Eulijat (qe ti nuk ke dhene asnje argument).

    Eulijat jane te vdekur si mund ti kerkosh ndermjetesim prej te vdekurve?

    Mesa duket kemi harruar Fatihane :

    5. Ty tė adhurojmė dhe prej Teje ndihmė kėrkojmė! 6. Udhėzona nė rrugėn e drejtė!
    7. Nė rrugėn e atyre ndaj tė cilėve ke bekimin, e jo nė tė atyre qė je i hidhėruar , dhe qė kanė humbur !

    O acido kush jane keta qe jane te humbur dhe perse jane te humbur , cfare kane bere valle ?

    Zumer 3. Vini re! Adhurim i sinqertė ėshtė vetėm ai pėr All-llahun! Ndėrsa ata qė nė vend tė tij adhurojnė miq tė tjerė (duke thėnė): Ne nuk i adhurojmė ata pėr tjetėr, vetėm qė tė na afrojnė sa mė afėr All-llahut, s’ka dyshim se All-llahu do tė gjykojė mes tyre pėr atė qė ata ishin nė kundėrshtim. E, ėshtė e vėrtetė se All-llahu nuk udhėzon nė rrugė tė drejtė, atė qė ėshtė rrenės, jobesimtarė.

    Heres tjeter acid na jep referencat me mire nqs do te japesh argumenta. Jo te thuash hadithe pa referenca se pastaj del bllof jo per gje.
    Personalisht nuk kuptoj se cfare ke cituar. Ti thua qe transmetohet nga buhariu apo tjetri e tjetri pa referenca..... Nga e di une qe nuk i ke fabrikuar ti keto hadithe ????

    Kur te sjellesh referencat e sakta atehere do te vazhdoj diskutimin dhe deri atehere mendoj qe njerezit e ketij forumi te mos pranojne "fetvane tende".

    hajde selam
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Newhost : 14-04-2005 mė 23:12

  5. #5
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    I nderuar New Host

    Osmani duket qarte pse ka shkuar me nje gote me uje te Umm Selema. Muslimanet e pinin ujin ku ishte futur floku i Pejgamberit si ilac sherues. Po ashtu eshte e qarte pse I Derguari i shperndau floket e tij muslimaneve ne Haxhin e Lamtumires. Sa i perket vizites se varrit e kam fjalen per kete:

    Gjate vitit te thatesires, ne kohen e kalifatit te Omerit r.a Bilal Ibunl Harith ju afrua varrit te Muhammedit a.s dhe tha: O i Derguari i Allahut! Kerkoji Allahut shi per popullin tend qe po rrenohet ! – rrefyer prej Bejhakiut dhe te tjereve. As Omeri dhe as Sahabet e tjere nuk e denuan veprimin e Bilalit r.a, madje ata e pergezuan per ate qe beri.
    Me duket se kur dikush ka varr eshte i vdekur. Megjithese vdekja eshte thjesht ndryshim dimencioni.

    sa i perket Eulijave kam permend :

    Transmetohet ne Hadith te rrefyer prej Bukhariut qe gjate vitit te thatesires Omeri r.a I kerkoi Allahut permes Abasit duke thene: “O Allah te kerkojme shi permes xhaxhait te te Derguarit tone”
    Abbasi ka qene Uelij prej Eulijave te Allahut.

    Hadithi qe ke sjelle ti nuk ka lidhje me cfare po bisedohet sepse une e kam theksuar qe:

    T’i kerkosh Allahut permes te Derguarit eshte e lejuar dhe ne kete jane ne nje mendie dijetaret me te medhenj te Islamit. Teuessul do te thote te kerkosh Prej Allahut miresi ose largim te se keqes permes Te Derguarit a.s. Gjithmone duke pasur besim te pa tundur qe vetem Allahu eshte Krijusi I te mirave dhe te keqijave. Ajeti 35 I sures El Maide ne shqip dmth:

    O ju qe keni besuar friksojuni Allahut dhe kerkoni mjetin e te afruarit tek Allahu. Luftoni ne rrugen e Tij qe te gjeni shpetim.

    Ne hadithin e rrefyer dhe autentikuar prej Tabaranit I Derguari e meson te verbrin qe t’I kerkoje Allahut permes te Derguarit. Njeriu I verber veproi si I tha I Derguari dhe Allahu ja ktheu te paret.
    I dashur New Host !!

    Le mos e shnderrojme kete teme ne polemike. Do kemi rast kur te debatojme mire bashke me referenca. Deri ateher lexo sa me shume.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Acid_Burn : 14-04-2005 mė 23:24

  6. #6

    Arrow

    Te nderuar miq!

    Faleminderit per kontributin tuaj ne kete teme! Cdo sqarim me ane te argumenteve (fakteve), citimeve nga Kur'ani Famelarte, ne lidhje me nje ceshtje te caktuar, apo edhe me ane te haditheve eshte i mireseardhur!

    Pervec tjerash, JU LUTEM SHUME, ne tema fetare mos te shfaqni pakenaqesite e juaja duke ofenduar te tjeret. Kjo nuk sjell asnje dobi per ju po as edhe per ne anetaret e forumit!

    Me respekt,
    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  7. #7
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Gjate vitit te thatesires, ne kohen e kalifatit te Omerit r.a Bilal Ibunl Harith ju afrua varrit te Muhammedit a.s dhe tha: O i Derguari i Allahut! Kerkoji Allahut shi per popullin tend qe po rrenohet ! – rrefyer prej Bejhakiut dhe te tjereve. As Omeri dhe as Sahabet e tjere nuk e denuan veprimin e Bilalit r.a, madje ata e pergezuan per ate qe beri.
    O Acid pash Zotin ku e ke gjetur keto mendime dhe besime Sufish.

    Na thuaj referencat e ketyre haditheve qe shkruan dhe mos i shtrembero argumentet qe flasin kur profeti ishte gjalle duke u argumentuar per ato mbas vdekjes se Profetit.

    35:22.
    E nuk janė tė njejtė as tė gjallit e tė vdekurit, All-llahu bėn tė dėgjojė atė qė do, e ti nuk mund tė bėsh tė dėgjojė ai qė ėshtė nė varr.

  8. #8
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Per Acid Burnin

    Teusuli o Acid ndahet ne Teusul i lejuar dhe Teusul i ndaluar.Teusul=Afrim

    Nuk lejohet qe njeriu te afrohet tek Zoti me njerzit e vdekur ose te kerkoj ndermjetsim prej tyre tek Zoti sepse kjo konsiderohet kufer qe te nxjerr prej Islamit dhe te tille gje bene idhujtaret arabe prandaj Allahu i zbriti ajetet e kuranit .

    Per kete Thote Allahu ne kuran

    “Dhe ata qė marrin eulija (mbrojtės) krahas Tij (thonė): “Ne i adhurojmė ata vetėm qė tė na ofrojnė tek Allahu.” Vėrtet, Allahu do tė gjykojė mes tyre nė lidhje me atė pėr ēka ata s’pajtoheshin. Vėrtet, Allahu nuk e udhėzon atė qė ėshtė gėnjeshtar dhe pabesimtar.” [ez-Zumer 39:3]

    10:18.
    Ata pos All-llahut adhurojnė ēdo gjė qė nuk bėn as dobi, e thonė: "Kėta janė ndėrmjetėsuesit tanė te All-llahu!" Thuaj: "A po e informoni All-llahun me diēka qė Ai nuk e di se ē'ka nė qiej dhe nė tokė?" I pastėr ėshtė madhėria e Tij nga ajo qė i shoqėrojnė!

    39:3.
    Vini re! Adhurim i sinqertė ėshtė vetėm ai pėr All-llahun! Ndėrsa ata qė nė vend tė Tij adhurojnė miq tė tjerė (duke thėnė): Ne nuk i adhurojmė ata pėr tjetėr, vetėm qė tė na afrojnė sa mė afėr All-llahut, s'ka dyshim se All-llahu do tė gjykojė mes tyre pėr atė qė ata ishin nė kundėrshtim. E, ėshtė e vėrtetė se All-llahu nuk udhėzon nė rrugė tė drejtė, atė qė ėshtė rrenės, jobesimtarė.

    Kurse Teusuli i lejuar eshte kur besimtari i kerkon nje besimtari tjeter te beje dua per te.

    Per kete thote profeti a.s .Duaja e besimtarit per besimtarin lejohet.

    Hadithi me Abasin ka kuptim tjeter nga ai qe i japin disa sufi .

    Umeri i tha Abasit ta luse Allahun per te derguar shi, sikurse benin kur profeti a.s ishte gjalle qe i thonin o i derguari i Allahut lute Allahun te sjelle shi.Pastaj ne momentin qe Abasi po lutej umeri filloi ta luse vete Allahun duke i thene o Allah kur ishte gjalle profeti a.s ne te luteshim ty me ate kurse tani po te lutemi(drejtohemi) me Abasin.

    Per kete eshte argument hadithi i te verberit qe Acidi e ka permend vetem nje pjese te vogel.
    Ne hadithin e rrefyer dhe autentikuar prej Tabaranit I Derguari e meson te verbrin qe t’I kerkoje Allahut permes te Derguarit. Njeriu I verber veproi si I tha I Derguari dhe Allahu ja ktheu te paret.

    Ishte nje i verber dhe shkoi tek Profeti a.s dhe i tha qe ta luse Allahun tia sjelle shikimin.Profeti a.s i tha bej durim .Kurse i verberi i tha prape.Atehere profeti a.s i tha shko ne shtepi merr abdes dhe lute Zotin qe te ma pranoje lutjen.Atehere i verberi shkoi ne shtepi morri abdes dhe e luti Zotin me lutjen qe i mesoi profeti a.s ne te njeten kohe Profeti a.s e luti Allahun qe tia ktheje shikimin dhe shikimi iu kthye.

    Kete profeti a.s e beri si mesim qe Muslimani ta lidhi zemren vete me Allahun dhe eshte mungese devotshmerie qe njeriu ti kerkoje te tjereve lutje per veten e tij sepse kjo tregon dobesine e tij ne besim porse lejohet ti kerkosh vellait musliman te lutet per ty por me e mira eshte qe ti lutesh vete sepse ti e di me mire hallin dhe problemin tend se Ai tjetri.

    Prandaj thote Dijetari i madh Islam Abdullah Ibn Mubarek kur dikush e pyeti.Pse kur na keshillon ti na ben dobi keshilla kurse ku na keshillon dikush tjeter sna ben shume dobi.Ai iu pergjigj se nuk eshte njesoj si e qan te vdekurin vet me zemer dhe me shpirt se ai qe paguan dike qe ta qaje.

    Pra dhe lidhja e besimtarit duhet te jete shume e forte me Zotin qe Zoti na e mundesofte te gjitheve ne.

    Kurse kerkimi dickaje tek Zoti me ane te njerzve te vdekur eshte krejtesisht e ndaluar sepse ato njerez punuan dhe vepruan per veten e tyre dhe ne na takojme te punojme per veten tone.

    Dėshmia kundėr ndėrmjetėsimit (pėrmes eulijave) ėshtė thėnia e Tij, mė tė Lartėsuarit, “Dhe ata adhurojnė pėrveē Allahut gjėra tė cilat nuk u sjellin as dėm as dobi, dhe thonė: “Kėta janė ndėrmjetėsuesit tanė tek Allahu.” [Junus 10:18]

    Prandaj nuk lejohet ndermjetsimi dhe afrimi tek Zotit me njerez te vdekur.Kete gje ben dhe idhujtaret dhe disa prej kristianeve.

    Pra lutja O Zot per hire te filanit ose kollanit na jep kete ose kete nuk lejohet.

    Afrimi tek Zoti mund te behet ne disa mynyra

    Afrimi tek Zoti me emrat dhe cilesite e Tij.

    7:180.
    All-llahu ka emrat mė tė mirė, andaj Atė thirrnie me ata e hiquni nga ata qė bėjnė shtrembėrime me emrat e Tij. Ata kanė pėr t'u shpėrblyer (me dėnim) pėr veprimet e tyre.

    Afrimi tek Zoti me fatkeqesine tende.

    83. (Pėrkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit tė vet me lutje: "Mė gjeti belaja, e Ti je mė Mėshiruesi ndėr Mėshiruesit!"
    84. Ne iu pėrgjegjėm atij nga mėshira e Jonė, ia hoqėm ato vėshtirėsi qė i kishte
    , i dhamė familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe e bėmė pėrkujtim pėr tė devotshmit.

    Afrimi tek Zoti duke u penduar

    21:87.
    (Pėrkujto) Edhe atė tė peshkut (Junusin) kur doli i hidhėruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t'i vijė mė puna ngushtė, po nė errėsira ai tha se: "Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastėr, nuk ke tė meta. Unė i bėra padrejt vetes!"

    Afrimi tek Zoti me pune te mira.

    Hadithi me tre njerzit qe ishin ne shpelle dhe e luten Zotin njeri per largimin nga imoraliteti, tjetri per respketimin ndaj prinderve dhe tjetri per hakun qe i kishte dhen punetorit te tij derisa Zoti ia largoi gurin nga hyrja e shpelles.Ky hadith eshte i gjate mund ta gjeni tek libri Riadus Salihin.

    http://www.geocities.com/Athens/Delphi/6875/rijad.html

    Eulija = i dashuri i Zotit

    Kurse Si njeriu mund te behet Eulija mund ta gjeni tek hadithi profetit a.s ose tek ajett e kuranit.

    “… Me tė vėrtetė te dashurit (eulija) tė Tij janė vetėm ata qė ruhen (qė janė tė devotshėm), por shumica e njerėzve nuk dinė.” (8:34)

    “T’a keni tė ditur se tė dashurit e Allahut (eulijatė) nuk kanė frikė as kurrėfarė brengosje. (Ata janė) Tė cilėt besuan dhe ishin tė ruajtur (ishin me takua).” (10:62-63)

    Pra ajetet tregojne se Eulijate jane ato njerez qe kane Takua qe do te thote te vendosesh midis teje dhe denimit te Zotit pengese dhe kjo behet duke iu bindur urdherave te tij dhe duke i zbatuar ato dhe te largohesh prej gjynafeve.

    HADITH 38

    Nga Ebu Hurejra, radijall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene:

    "Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

    'Me te vertete All-llahu I madheruar ka thene: 'Kush do te tregoje armiqesi ndaj mikut ( Ueliut ) Tim, Une do t'I shpall lufte. Me asgje robi Im nuk mund te Me afrohet, pos me ate me ēka Une e kam obliguar dhe vazhdimisht robi Im Mua me afrohet me vepra fakultative ( nafile ) deri sa nuk e simpatizoj ( dua ). E kur e dua, dashuria e tij ndaj Meje mbizotron, dhe te degjuarit e tij me te cilin degjon eshte vetem per Mua; te pamurit e tij me te cilin sheh eshte vetem per Mua; dora e tij me te cilen kap, ponon vetem per Mua; kemba e tij me te cilen ec, ec vetem per Mua. I ketilli nese me kerkon diē, do t'ia jap, e nese kerkon mbrojtje nga Une, do ta mbroj ate'."
    ( Buhariu )

    Kush jane punet qe te cojne ne graden qe te quhesh i dashuri i Zotit.

    Me asgje robi Im nuk mund te Me afrohet, pos me ate me ēka Une e kam obliguar dhe vazhdimisht robi Im Mua me afrohet me vepra fakultative ( nafile ) deri sa nuk e simpatizoj ( dua ).

    Pra njeriu i afrohet Zotit dhe quhet i dashuri i tij sipas punes se tij dhe jo e kane fete e tjera .Pra kur njeriu i kryen te gjithe farzet ose uaxhibet dhe te gjitha veprat qe jane synete me deshire dhe largohet prej gjynaheve ai behet nga te dashurit e Zotit.

    Qe Allahu thote per kete person

    'Kush do te tregoje armiqesi ndaj mikut ( Ueliut ) Tim, Une do t'I shpall lufte
    .............
    I ketilli nese me kerkon diē, do t'ia jap, e nese kerkon mbrojtje nga Une, do ta mbroj ate'.

    Kjo pra eshte e verteta sipas kuranit dhe sunetit dhe jo ato qe thojne sufite ose shiat duke i ngritur disa njerez dhe duke i adhuruar ose duke besuar se ato do i sjellin miresi atyre kur ato perveten e tyre nuk kane ndonje dobi ose dem ne dore por i gjithe pushteti i takon Zotit.

    Ky eshte kuptimi i versetit te sures El-Fatiha qe e kendoni cdo dite ne namaz.

    "Ij-jake na'budu ue ij-jake nestei'n"

    Vetem ty te adhurojme dhe vetem prej teje ndihme kerkojme

    Prandaj profeti a.s i mallkoi ne castet fundit te jetes se tij krishteret dhe hebrejte sepse i morren te derguarit dhe i adhuruan dhe ia ngriten varret dhe i bene si faltore.Kurse Allahu e keshillonte profetin a.s me fjalet e Tij qe Umeti mos humbiste mbas nderrimit jete te profetit a.s dhe cdo njeri ta bente vete lidhjen e tij me Zotit pa ndermjetsues .Ky eshte Islami Lidhje shpirterore ose komunikim shpirtror ne falje , lutje , njeri - Zot pa ndermjetsues.

    7:188.
    Thuaj: "Unė nuk kam nė dorė pėr veten time as ndonjė dobi, as ndonjė dėm, pos ēka do All-llahu. Sikur ta dija tė fshehtėn, do tė shumoja pėr vete tė dobishmet, e nuk do tė mė prekte gjė e keqe. Unė nuk jam tjetėr vetėm se qortues dhe pėrgėzues pėr njerėzit qė besojnė.

    10:49.
    Thuaj: "Unė nuk mund t'i sjellė vetes sime as dėm as dobi, pos atė qė dėshiron All-llahu". Ēdo popull ka fatin (e caktuar), e kur tė vijė afati i tyre, ata nuk mund ta vonojnė as pėr njė moment e as ta ngutin.

    10:106.
    Dhe mos lut tjetėr kė pos All-llahut, ndonjė (idhull) qė nuk tė sjell as dobi as dėm, e nėse bėn atė, dije se i ke bėrė padrejt vetvetes.

    16:76.
    All-llahu sjell shembull: dy njerėz, njėri prej atyre dyve ėshtė memec qė nuk ka aftėsi pėr asgjė (as pėr vete as pėr tė tjerėt) dhe vetė ai ėshtė barrė pėr kujdestarin e tij, pse kudo qė ta orientojė, a nuk sjell ndonjė dobi. A ėshtė ai i barabartė me atė qė udhėzon pėr drejtėsi e edhe vetė ėshtė nė rrugėn e drejtė?

    24:42.
    Vetėm i All-llahut ėshtė i tėrė sundimi i qiejve e i tokės dhe vetėm te Ai ėshtė e ardhmja.

    39:44.
    Thuaj: "I tėrė shefaati (ndėrmjetėsimi) i takon vetėm All-llahut, i Tij ėshtė pushteti i qiejve dhe i tokės, e mė vonė vetėm te Ai ktheheni".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ORIONI : 15-04-2005 mė 10:50

  9. #9
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar mė parė nga ORIONI

    Plus kesaj Profeti a.s thote "Mos me lavderoni dhe adhuroni si krishteret Isain birin e Merjemes".

    Ne nje hadith tjeter thote "Mos e ngrini varrin tim qe te adhurohet".

    Kurse Allahu thote ne kuran
    "O ju qe besuat kine frike Allahun dhe kerkoni afrim tek Ai, luftoni ne rrugen e tij qe te gjeni shpetim".(Maide 35)

    Pra afrimi nuk mund te behet me ane te pejgambereve te vdekur ose Eulijave sepse vete ato kerkojne afrim tek Zoti

    Thote Allahu ne kuran

    Te tillet qe ata po lusin vete ata kerkojne afrim tek (Zoti i vertete) shpresojne ne meshiren e tij dhe i frikesohen denimit te tij.Vertet denimit te Zotit tend eshte per tiu ruajtur( Isra 57)

    Orion kemi dhe afrim te lejuar tek Allahu me Iman ose besim.

    Sic thote Zoti ne kuran.

    Zoti yne ne degjuam nje thirres qe ftonte per besiim e thoshte .Te besoni Zotin tuaj .E ne Besuam.Zoti yne na i fal mekatet tona dhe mbas vdekjes na bashko me te miret(Ali Imran 193)

    Dhe pervec hadithit te te verberit kemi dhe ajetin e kuranit ku muslimani mund te bej dua per muslimanin kur dua beresi eshte gjalle.

    Atehere dije se nuk ka Zot tjeter pervec Allahut dhe kerko falje per mekatin tend per besimtaret dhe per besimtaret. Allahu di per levizjet dhe vendin (Muhamed 19)

    Kurse Teusuli i ndaluar dhe drejtimi i te vdekurit vjen i ndaluar.

    35:22.
    E nuk janė tė njejtė as tė gjallit e tė vdekurit, All-llahu bėn tė dėgjojė atė qė do, e ti nuk mund tė bėsh tė dėgjojė ai qė ėshtė nė varr.

    Plus kesaj ( Nemel 80) (Rrum 52)

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Postime
    683

    "Besimi i Drejte"

    Citim Postuar mė parė nga Zana e malit

    * Te besojme mrekullite e enbijave dhe vetite e mbinatyrshme te evlijave.

    *Te ndjekim nje nga kater methhebet e sotme qe jane hak, te mos jemi pa methheb.

    * Te besojme se e mira dhe e keqja jane me deshiren e Allahut.

    * Te besojme se vizita e varreve dhe t'i kerkosh ndihme Pejgamberit ose evlijave eshte e lejuar.

    * Te besojme se eshte e lejuar qe sevapi i leximit te Kur'anit dhe i sadakase se dhene mund t'i falet te vdekurve dhe ky sevap te behet shkas qe atyre t'u pakesohen vuajtjet.

    Marre nga Takvimi

    ZeM

    Kjo eshte per Zanen e Malit dhe per askend tjeter.

    Kete postim e bera njehere dhe Acid_Burni e fshiu per hakmarrje kunder pergjigjes time per ndermjetesimin e te vdekurve.

    Nejse hyjme ne teme. Zana e Malit, keto me siper duhet te benin pjese tek "Besimi i Drejte" se sben?

    Eulijat nuk kane qene te mbinatyrshem , njerez si puna jone kane qene , por Zoti atyre mund ti kete mundesuar mrekullite. Fuqi te mbinatyrshme kane "supermani" apo personazhe te tjera neper filma fizatimor.Kaq

    Methhebet jane meyre faljeje dhe nuk do te thote qe te kesh apo te ndjekesh nje methheb se sben. Sic ka thene Imam Hanifja qe nqs fjala e tij bie ne kundershtim me argumentin atehere hidheni fjalen e tij pas murit. Dmth ndiqet argumenti pastaj menyra e faljes ne baze te ketyre argumentave.

    Te besosh Kada-ne dhe Kader-in eshte nje gje por te thuash se e mira dhe e keqja eshte me deshiren e Allahut eshte nje gje krejt tjeter.

    Tani ceshtja kryesore per sa i perket leximit te Kuranit te vdekurve apo kerkimi i ndihmes nga te vdekurit; orioni me forum 126 e kane shpjeguar shume mire. Une vetem do te shtoj dicka per ate qe thane ata

    23.Suretu El Mu'minun
    99. E kur ndonjėrit prej tyre i vjen vdekja, ai thotė: “O Zoti im, mė kthe,
    100. qė tė bėj vepra tė mira e tė kompensoj atė qė lėshova!” Kurrsesi, (Kthim nuk ka) e kjo ėshtė vetėm fjalė qė thotė ai, e ata kanė para tyre njė perde (distancė periodike) der nė ditėn kur ringjallen.

    perde=barzakh (ne arabisht) , dmth dicka qe ndan nga nje dicka tjeter. Po e njejta fjale (barzakh) perdoret per ndarjen e detrave ne suren Rrahman.

    55.Suretu Er Rrahman
    20. Ndėrmjet atyre tė dyve ėshtė njė pengues qė ata tė dy nuk kapėrcejnė.

    Prape ne arabisht ne suren Rrahman perdoret e nje njejta fjale "barzakh" qe tregon ndarje ose pengim. Prandaj te vdekurit jane te vdekur dhe nuk mund te kene kontakt me te gjallet dhe ndermjetesimi nga ata nuk sjell asnje dobi pervecse largim nga islami.

    Nuk kam nder mend qe te ofendoj ty Zana e Malit , por keto jane ceshtje te rendesishme ne Islam qe duhen sqaruar.

    Selam

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Materiale mbi Provimet e Lirimit nga Ministria e Arsimit (MASH)
    Nga [Perla] nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 02-06-2012, 10:24
  3. Del nė shitje "Njė dosje pėr Kadarenė"
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 01:53
  4. Konkurs: Pyetje - Pergjigje
    Nga helene nė forumin Lojra dhe rebuse
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 09-09-2005, 06:17
  5. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •