I dėrguari i Allahut a.s. thotė : " Nė ditėn e gjykimit do tė njoftohem pėr disa persona nga populli im, tė cilėt do tė paraqiten me vepra tė mira sa malet e Tuhames sė bardhė, por Allahu (xh sh) do t'i bėjė ata pluhur tė shpėrndarė. Ata janė vėllezėrit tuaj dhe prej lėkurės tuaj, falen natėn ashtu siē faleni edhe ju (e adhurojnė Allahun ashtu siē e adhuroni edhe ju) , mirėpo kur ata janė vetėm i shkelin urdhėresat e Allahut"
[I]( Kėtė hadith e transmeton imam ibnu Maxheh, Imam Albani citon se hadithi ėshtė i saktė. )[/b]



Kuptimi i pėrgjithshėm i hadithit :


Islami kujdeset qė mbikqyrja e Allahut tė rrėnjoset e tė vazhdojė tė jetė e fortė dhe e qėndrueshme nė shpirtin e njeriut, e frenon dhe e kontrollon myslimanin kur ėshtė vetėm, kėshtu qė ai nuk duhet t'i shkelė urdhėresat e Allahut, nuk duhet tė neglizhojė e as tė jetė i pakujdesshėm edhe nė qoftė se gabon, sepse ai shumė shpejt kujtohet se Allahu (xh sh) ėshtė nė dijeni tė asaj qė ai vepron, e pastaj ai largohet nga ky gabim me vendosmėri tė madhe se nuk do tė kthehet asnjėherė tek i njėjti gabim.
Hadithi i lartpėrmendur ėshtė njė ftesė e qartė pėr vazhdimsinė e mbikqyrjes ndaj Allahut, ndjenjėn e turpit ndaj Tij nė fshehtėsi dhe haptazi, nė vetmi dhe bashkėsi. Qė kjo e vėrtetė tė zerė vend nė ndėrgjegjen e myslimanit e gjithashtu tė mos mungojė asnjėherė, profeti a.s. ka ndjekur metodėn e tregimit, nėpėrmjet shpalljes hyjnore na ka lajmėruar se njė grup njerėzish nga populli i tij nė ditėn e gjykimit do tė vijnė duke mbartur me vete shumė sevape, kjo shumicė sevapesh ngjason ( krahasohet ) me kokrizat e rėrės ose guralecat prej tė cilave pėrbėhet njė mal i tėrė siē ėshtė mali i Tuhames. Por Allahu (xh sh) nuk ju jep ndonjė vlerė nė peshore, i gjithė sekreti i asgjėsimit tė veprave tė mira qėndron nė aspektin se kėta njerėz kur vetmoheshin i shkelnin urdhėresat e Allahut. Synimi i profetit a.s. nga kjo histori ėshtė qė ne tė marrim mėsim, tė arrijmė ta kuptojmė problemin pėrpara se tė na iki nga duart, tė mos na ndodhi neve ashtu siē ju do t'ju ndodhė kėtyre njerėzve pėr tė cilėt na ka lajmėruar profeti a.s. Allahu (xh sh) thotė nė Kur'an : " Merrni mėsim o ju tė zotėt e mendjes"
Pėrderisa mbikqyrja e Allahut ėshtė thelbi i respektimit dhe zbatimit tė urdhėresave tė Islamit, e jo pėr shkeljen e tyre, ne do ta shtjellojmė atė nė dy pika :
Pika e parė : Format dhe mėnyrat tė cilat ndihmojnė pėr edukimin e mbikqyrjes nė zemėr
Pika e dytė : Format dhe mėnyrat tė cilat e pėrforcojnė atė nė zemėr.




Pėr edukimin e mbikqyrjes nė zemėr ndihmojnė :

Bindja ( besimi ) i plotė se Allahu (xh sh) ėshtė i Dijshėm pėr ēdo vepėr qė njeriu bėn , nė fhehtėsi ose haptazi, Allahu (xh sh) thotė nė Kur'an : "Ai ėshtė Allahu (xh sh) qė adhurohet nė qiej dhe tokė. Ai i di fshehtėsitė dhe publikimet tuaja dhe Ai e di se ēfarė veproni" (En'Amė :3) Nė qoftė se kjo e vėrtetė rrėnjoset thellė nė zemrėn e njeriut, atėherė ai ka turp qė Allahu (xh sh) ta shikojė aty ku e ka ndaluar tė veprojė, ose mos ta gjejė respektues tė urdhėresave tė Tij. Allahu (xh sh) e ka konfirmuar kėtė gjė akoma mė shumė kur thotė : "Dijeni se Allahu e di se ēfarė ka nė vetet tuaja, prandaj kini kujdes" (El Bekare 235)
Besimi i plotė se Allahu (xh sh) e gjykon njeriun pėr ēdo vepėr, do ta njoftojė pėr veprat e tij nė ditėn gjykimit dhe do ta shpėrblejė atė sipas veprave. Nė qoftė se ka vepruar keq do tė gjejė keq e nė qoftė se ka vepruar mirė do tė gjejė mirė. Nė qoftė se njeriu ėshtė i bindur plotėsisht pėr kėtė tė vėrtetė, atėherė ai do t'i korrigjojė gabimet e tij e do tė kthehet nė rrugėn e drejtė pėrpara se t'i vijė vdekja. Allahu (xh sh) thotė nė Kur'an: "Dhe vihet libri i veprave, e i sheh mėkatarėt tė friksuar nga shėnimet qė janė nė tė dhe thonė: tė mjerėt ne,ē'ėshtė puna e kėtij libri qė nuk ka lėnė njė mėkat tė vogėl e as tė madh pa e pėrfshirė, atė qė e vepruan e gjejnė, sepse Zoti yt nuk i bėn askujt tė padrejtė" (Kehf:45)
Pika e dytė : Format dhe mėnyrat tė cilat e pėrforcojnė mbikqyrjen nė zemėr
Format dhe metodat tė cilat e forcojnmbikqyrjen nė zemėr janė :
Zellshmėria nė vepra tė mira si psh: namazet farze, namazi i natės, zekati dhe sadekaja, lutja agjėrimi, haxhi, leximi i Kur'anit, zikri, istigfari, meditimi nė krijesat e Allahut, gjykimi i vetvetes dhe qortimi i saj, jo vetėm kaq por edhe ndėshkimin e saj pėr shkak tė neglizhimit dhe tejkalimit tė saj ndaj ligjeve dhe urdhėresave tė Allahut.
Pjesmarrja nė xhemat, jetesa nė tė, mos largimi prej tij, sepse kjo i ndėrpret rrugėn shejtanit. Shejtani gjithmonė shfrytėzon rastin kur njeiu ėshtė vetėm, fillon ta ngacmojė atė me vesveset e tij, ia zbukuron mėkatet dhe veprat e kėqija deri sa ta hedhė nė greminė. Kėtu qėndron sekreti i hadithit profetik, ku profeti a.s. ka thėnė : "Kini kujdes nga ndarja, bashkohuni me xhematin, sepse shejtani ėshtė me atė qė ėshtė vetėm, e kur janė dy veta ai ėshtė mė larg " (Kėtė hadith e transmetojnė imam Tirmidhiu dhe imam Ahmedi)

Pėrfitimet e nxjerra nga hadithi :

Ndjenja e mbikqyrjes ndaj Allahut nė ēdo ēast, sepse mbikqyrja do tė jetė mbrojtės nga gabimet dhe mos shkelja e urdhėresave tė Allahut, jo vetėm kaq por ajo do tė jetė njė ndihmesė e madhe nė respektimin me pėrpikmėri tė ligjeve tė Allahut. Nga jeta e tė parėve tanė transmetohet se ata kanė qenė mjaft tė kujdesshėm pwr tė ngjallur tek fėmijėt e tyre ndjenjėn e mbikqyrjes qysh nė fėmijėrinė e hershme.
Njė ditė Ebu Kasim el Xhunejd dėshironte t'i sprovonte nxėnėsit e tij pėr tė ngjallur tek ta ndjenjėn e mbikqyrjes tek Allahu (xh sh). Ai u tha nxėnėsve: - Nesėr do tė zhvillojmė njė piknik, secili prej jush t'i kėrkojmė prindėrve njė zog pule dhe pastaj tė shkojw e ta therrw nė njė vend ku nuk e shikon askush, kėshtu qė nesėr t'i pjekim e t'i hamė sė bashku.
اdo njėri prej tyre shkoi nė shtėpinė e tij, e u mundua qė ta kryente porosinė e mėsuesit.Tė nesėrmen tė gjithė nxėnėsit e kishin therrur zogun e pulės pėrveē njėrit. - Pse nuk e kryer porosinė time?- i thotė mėsuesi.-
Ju vendosėt njė kusht- i pėrgjigjet nxėnėsi. Ju thatė qė ne duhet ta therrnim zogun nė njė vend ku nuk na shikonte askush. Kur u pėrpoqa qė tė zbatoj porosinė tuaj gjeta dikė qė mė shikonte, kur u ngjita nė tarracė gjeta dikė qė mė shikonte, kur shkova nė fushė pėrsėri gjeta dikė qė mė shikonte, e kėshtu sa herė qė shkoja nė njė vend e ndieja se dikush mė shikonte.
Kush ka qenė ky qė tė ka vėzhguar nė ēdo ēast? e pyet mėsuesi
Ai ėshtė Allahu (xh sh)- tha nxėnėsi
I gėzuar, mėsuesi e pėrqafon nxėnėsin dhe i thotė: Ti je djali im i vėrtetė.
Kėshtu pra, me kėtė lloj fryme duhet t'i edukojmė fėmijėt, familjet tona dhe tė gjithė besimtarėt.
Roli i tregimit tė historive nė pėrforcimin dhe konsolidimin e nocioneve nė shpirt qė tė mos harrohen, sepse vet njeriu nga natyra e tij anon nga tregimi i historive. Ky ėshtė ēelėsi i pėrshkrimit tė historive nė Kur'anin Famėlart dhe synetin e profetit a.s. Megjithė kėtė Allahu (xh sh) na ka tėrhequr vėmėndjen tek dobitė e nxjerra nga tregimet. I Lartėsuari thotė : " Tė gjitha kėto qė t'i rrėfyem ty nga lajmet e pejgamberėve, janė qė tė pėrforcojnė zemrėn tėnde" (Suretu Hud: 12 ) E nė njė ajet tjetėr Allahu (xh sh) thotė: " Nė tregimet e tyre pati mėsim dhe pėrvojė pėr tė zotėt e mėndjes." (Suretu Jusuf: 111)
Domosdoshmėria e pjesmarrjes nė bashkėsi, sepse bashkėsia e vė nė lėvizje tė gjithė arsenalin e njeriut e si rrjedhojė myslimanit nuk i ngelet asnjė ēast kohe bosh qė tė bėhet pre e ngacmimeve tė shejtanit. Tė parėt tanė e kanė theksuar gjithmonė domosdoshmėrinė e pjesmarrjes nė bashkėsi dhe e konsideronin Islamin pa tė si tė mangėt. Omer ibnu Hat-tabi thotė: Nuk ka Islam pa bashkėsi, nuk ka bashkėsi pa udhėheqje, nuk ka udhėheqje pa bindje, e nuk ka bindje pa dhėnien e besės" (Kėtė citat tė Omerit e transmeton Darimiu)
Obligimi i ruajtjes sė veprave tė mira, ruajtja nga asgjėsimi i tyre nėpėrmjet gjynaheve dhe mėkateve, se pėrndryshe asgjėsimi i tyre do tė ishte mėndjelehtėsi tamam si ai personi i cili ka shumė para por i harxhon ato nė qejfe dhe dėfrime. Qė veprat e mira tė ruhen, duhet qė myslimani t'i bindet gjithmonė Allahut, e Allahu (xh sh) t'ia shtojė udhėzimin dhe devotshmėrinė. Allahu (xh sh) thotė nė Kur'an: "Ata qė e gjetėn rrugėn e drejtė, Ai atyre ua shton udhėzimin nė rrugėn e drejtė dhe ju jep devotshmėri" (Suretu Muhamet: 17) e nė njė ajet tjetėr thuhet : " Kush bėn ndonjė tė mirė, Ne ia shumfishojmė tė mirat, vėrtet Allahu (xh sh) fal mėkatet, ėshtė Mirėnjohės" (Suretu Shura: 23)

O Zot na bej sa me te sinqerte ne fjalet e veprat tona.