Me fal gallate te duket kjo ty?
Ketu ka filuar nje diskutim dhe le te mbetet diskutim pa dashur ti them gallate apo edhe grindje.
Persa shkruan me lart: Doja te thoja se ne islam ka pasur me teper se 4 medhhebe por ato te cilat ruajten mesimet e tyre jane kater qe dihen.
Maturidite dhe esharite nuk jane medhhebe bile as qe konsiderohen te tille une mund ti quaj vetem dy rryma apo grupe qe ndjekim mendimet e dy dijetareve maturidiut dhe eshariut ashtu sikurj jane edhe Wehabijte qe ndjekin mendimet e Wehhabit por ama nuk ju them dot medhheb.
Sa per Ibn tejmijen, Ka qene nje dijetar i madh dhe ka dhene kontributin e tij ne lemijte e Islamit, ka bere vepra madheshtore dhe kjo deshmon diturine e tij te madhe por ama kjo nuk e ben ate qe te jete i pagabueshem, Fundja e fundit ai ishte nje njeri dhe si i tille duhet te trajtohet.
Me ben pershtypje disa qendrime ketu se nje pjese qe nuk marrin mendimet e tij nisin ta paragjukojne ndersa te tjeret e bejne te pagabueshem.
Fundja e fundit Askush nuk eshte i detyruar te ndjeke mendimet e ibn tejmijes Albanit, Kardauit apo edhe te cdo dijetari tjeter por ama eshte i detyruar cdo musliman ti respektoje keto mendime
Tani per medhhebet:
Nuk mendoj se ne kohet e sotme eshte detyrim te ndjekesh nje medhheb te caktuar.
Kjo ka qene dikur pasi nuk kishte kushtet qe bota ka sot, ku mund te pyese te diturit nepermjet internetit tel. postes apo ku te di une per nje ceshtje te sheriatit, ndersa ne kohen e Imam Ebu hanifes duhet te ecje dite te tera per te gjetur dijetarin e te merje nje fetva.
Po ashtu ne eshte e lejueshme te ndiqet qofte edhe nje dijetar i diteve te sotme i njohur si muxhtehid ne vend te nje medhhebi.
Eshte e lejuar kombinacjoni midis medhhebeve me dy kushte.
1- te mos merren gjithmone mendimet me te lehte
2-te mos bashkengjiten dy mendime per nje ceshtje.
Pra te dashur a nuk ju duket se kemi hyre ne gjera pak si te holla?
Nese dikushy vjen ketu zor se do marri vesh ndonje shprehje nga keto te perdorurat dhe do i duket vetja jashte te qenurit musliman keshtu si po vete puna ketu.
Pak me te kujdesshem ju lutem.
Indriti.
Krijoni Kontakt