E djeshmja e larget
Ne kohen e Muhammedit alejhis-selam nje grua ka shkuar tek ai per ta pyetur madje per punet personale te saj.
Aishja radiallahu anha thote: I meshirofte Allahu grate e ensareve qe as turpi nuk i ndalonte per te mesuar sa me shume ne fene Islame. E pyetnin edhe per punet me sekrete mes burrit dhe gruas. Ato e benin kete sepse e dinin shume mire se ne fe nuk ka turp per te mesuar, dhe se ishin te gatshme dhe te interesuara per te zbatuar te gjitha ato urdhera e rregulla te porositura nga All-llahu xhel-le shanuhu.
Pas zbritjes se fjales se Allahut xhel-le shanuhu:
(Thuaju edhe besimtareve te ndalin shikimet e tyre, qe ruajne pjeset e turpshme te trupit te tyre, te mos zbulojne stolite e tyre pervec atyre qe jane te dukshme, le te vendosin shamite mbi krahroret e tyre...) (En-nur : 31)
Aishja radiallahu anha tregon per grate e ensareve te cilat shkuan menjehere per te gjetur shamite dhe per tu mbuluar. Pasi erdhen te mbuluara dhe hyne ne xhami, mbi kokat e tyre dukej sikur te qendronin shpendet. Kjo tregon per ate se sa te devotshme dhe te perpikta ishin grate per te zbatuar urdherin e Allhaut xhel-le shanuhu, gjithashtu gruaja ne kete kohe ishte mbeshtetje e forte e burrit.
Esma, vajza e Ebu bekrit radiallahu anha, cdo dite e ndihmonte bashkeshortin e saj, Zubejr ibn El-Avam, i cili levronte toke disa kilometra larg Medines. Esmaja cdo dite i bente keto kilometra per te derguar ushqimin atje ku punonte i shoqi i saj me kale.
Nje dite, pasi e kreu kete obligim, duke u kthyer per ne shtepi u takua me Muhammedin alejhis-selam, i cili kur e shikoi ashtu te rraskapitur dhe te lodhur e ndihmoi me kafshen e vet. Pas kesaj Esmaja, kete cast ia tregoi Zubejrit, burrit te saj, mirepo ketij iu dhimb gruaja, per kete pune te rende qe po kryente megjithate kjo pune ishte obligim i saj per te ndihmuar burrin e vet.
Nga kjo mund te konstatohet fare lehte se, gruaja duhet te jete prane burrit, jo vetem ne caste te harmonise por edhe ne castet e veshtira te jetes.
Fatimeja, vajza e Muhammedit alejhis-selam, zonja e te gjitha grave te botes, ishte nje punetore e pashoq, mbante pastertine e shtepise, pergatiste ushqimin, gatuante buke, . keshtu, ndersa nje dite po pergatiste grurin per te gatuar buke , ndjeu dhimbje te renda ne duar, por pergatitjen e ushqimit nuk e nderpreu. Per dhembjen qe e ndjente ne duar i tregoi Muhammedit alejhis-selam , prej te cilit kerkonte nje sherbetore, mirepo Muhammedi alejhis-selam e donte shume Fatimen saqe njehere pat thene:
Fatimja eshte nje pjese e imja, hidherohem ne ate qe hidherohet ajo.
Pas ankeses per dhembjen ne duar, Muhammedi alejhis-selam iu drejtua Fatimes me keto fjale:
Do ta tregoj ndihmen me te vlefshme sesa ajo qe kerkon ti. Kur te pergatitesh per gjume thuaj: 33 here Subhanall-llah, 33 here Elhamdulil-lah, 33 here All-llahu ekber. Te permendurit e All-llahut per ty eshte me e vlefshme sesa ndihma e nje sherbetoreje.
Kjo do te thote se te permendurit e All-llahut xhel-le shanuhu e fuqizon njeriun per te perballuar vuajtjet e jetes, pra ndihma duhet kerkuar vetem prej All-llahut xhel-le shanuhu.
Ne kohen e brezave te pare muslimanja ishte ndihma me e rendesishme per burrin, e sot ndodh e kunderta!
Gruaja nga burri kerkon, para, veshmbathje luksoze, stoli, deshiron qe te kete nje pamje te jashtme qe te dalloje nga te tjerat; per bukurite e saja, e nxit burrin qe te fitoje e te grumbulloje para ne cfaredo menyre, qofte ajo ne menyre te lejuar apo te ndaluar, e paster apo e ndyre.
Ne kohen e gjenerates se arte, kur burri shkonte ne pune apo ne treg, gruaja i thoshte si vijon: Vaj halli per ty dhe fitimi ne haram! Ne i perballojme urise dhe jo zrrit dhe hidherimit te Fuqiplotit. Keto fjale burrin e kane nxitur qe para haramit te jete sycele, te llogaris pasojat para se te ngarkohet me haram.
Muslimanja e se nesermes duhet ta kete shembull muslimanen e brezave te kaluar, e cila permes respektimit dhe adhurimit te All-llahut xhel-le shanuhu ka ndihmuar vazhdimisht bashkeshortin e saj. Duhet ta kete per shembull vazhdimisht ate muslimane qe me nder e me mburrje i zbatonte te gjitha obligimet qe i dedikoheshin asaj.
Nga muslimanja e neserme deshirojme te jete nje grua e mire sepse Muhammedi alejhis-selam ka thene: Begatia me e cmueshme ne kete bote eshte nje grua e mire. Deshirojme qe te jete nje nene e sinqerte, te edukoje femijet ne nje edukate te frymes Islame, tua ngris moralin, ti mesoje me te mirat e Islamit me qellim qe tek ata te shtoje ndjenjen e respektimit, dashurise dhe adhurimit ndaj All-llahut xhel-le shanuhu. Ti mesoje ata te urrejne ate pune qe hidheron All-llahun xhel-le shanuhu, ti shmang nga punet e ndyta dhe ti nxis nga punet e mira, tua perkujtoje vazhdimisht femijeve diten e gjykimit. Kjo eshte ajo nene muslimane!
Deshirojme nene si Hasanja, e cila perjetoi dy periudha: periudhen para Islame dhe ate Islame.
Ne periudhen para Islame, kur i vdiq vellau i saj Sahri, qe e kishte vella prej babe, e pat tronditur shoqerine ne te qare dhe ne te vajtuar.
Sa per nje ilustrim po sjellim ketu nje vaj te saj:
Lindja e diellit ma perkujton Sahrin,
dhe e perkujtoj ate ne cdo pernedim te diellit
sikur te mos kishte vajtore te tjera rreth meje
qe i vajtojne vellezerit e tyre do ta mbysja vehten...*
Vargjet e vajtimit te saj jane te njohur. Por pasi e pranoi Islamin ajo ndryshoi teresisht, u be nje grua me moral e karakteristika krejtesisht te tjera. Ne vete krijoi qellime dhe mendime te tjera. U be nje grua e forte per nga besimi.
(vijon)...
ZeM
Krijoni Kontakt