Close
Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 166
  1. #51

    Arrow Tė fillosh me Bismil-lah!

    Te gjitha punet e mira duhet te fillohen duke thene Bismil-lah. Gjeja e pare qe eshte shkruajtur ne Leuh-i mahfuz eshte Bismil-lahi. Gjeja e pare qe i ka zbritur Ademit alejhis-selam eshte Bismil-lahi. Besimtaret e kalojne uren e Siratit me ndihmen e Bismil-lahit. Firma e fteses per ne Xhennet eshte Bismil-lahi.

    Kuptimi i Bismil-lahit eshte: " Arrij ta bej kete pune me ndihmen e Allahut teala I Cili ka krijuar cdo krijese, vetem Ai lejon te jetoje cdo krijese dhe e mbron ate prej shkaterrimit. Boterat me meshiren e Tij e fituan rriskun. Gjynahqaret me meshiren e Tij shpetuan nga Xhehennemi."

    Ne hadithe sherif thuhet:

    "Cdo pune e filluar pa Bismil-lah, mbetet e manget"

    "Kur futeni ne shtepi edhe shejtani mundohet te futet se bashku me ju.Por kur thoni Bismil-lah, shejtani thote "une nuk kam mundesi te futem ne kete shtepi" dhe kthehet"

    "Allahu teala e fal ate qe i fillon punet me Bismil-lah"

    "Kur mesuesi e meson femijen te thote Bismil-lah dhe femiu thote Bismil-lah, Allahu teala shkruan garanci per mosfutjen ne Xhehennem te nenes, babait dhe mesuesit te femijes"


    Abdullah ibn Abbas tregon se ka degjuar Resulullahun te thote:

    Respekti ndaj Kur'ani kerimit eshte te fillosh te lexosh me "Eudhu bil-lahi", celesi i tij eshte "Bismil-lahi".

    Marre nga "Takvim"

    ZeM
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 29-03-2005 mė 04:55
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  2. #52

    Arrow Zgjedhja e shokut te jetes kerkon kujdes te posacem!

    Profeti (s.a.s.) porosit: “Allahu (xh.xh.) per asnje gje nuk ka ndeshkuar aq rende sa c’ka ndeshkuar per nenvleftesimin dhe shkeljen e te drejtave te grave dhe femijeve, pra, ajo cka e prek me shume durimin hyjnor eshte gjendja e grave dhe femijeve!”

    Kur gruaja nuk e kryen detyren e saj, kur ajo jepet pas fantazive te ndryshme jashte detyres se saj, kur femijet braktisen, kurse te rinjte turbullohen nga mendte, kur epshi kthehet ne fitim, duhet te kemi frike nga humbja e durimit hyjnor.
    Po, nje brez qe e ka leshuar veten ne mekate me vullnetin e vet, nje brez i shkateruar, i shtene pas ndjenjave te ulta, eshte i paracaktuar per te rene nen ndeshkimin hyjnor. Atehere, detyra e pare qe i bie cdo kryetari te ardhshem familjeje eshte qe te zgjedh per shok te jetes nje femer muslimane, besimtare, te perkoret ( e matur, permbajtur ne cdo gje), besnike, durimtare, te sinqerte e te mire. Ja, nje mesuese dhe nje edukatore e tille, nje bashkeshorte me te cilen mund te diskutosh e te ndash cdo gje ne jete, eshte baza me e rendesishme e lumturise se te dy boteve.

    Sigurisht, kur njeriu do te duhet t’i parashtroje ndjenjat materiale e shpirterore, do t’i duhet edhe nje bashkeshorte me koke e zemer qe te mund t’i kuptojne edhe ndjejne ato, gje qe eshte tejet e rendesishme, sepse femijet qe do te dalin ne ate shtepi, do te rriten nen vezhgimin e nje mesueseje dhe edukatoreje te tille.


    Marre nga gazeta "Zaman"

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  3. #53
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Paqja, Bekimi dhe Begatia e Allahut qofte mbi ty Zana e Malit. Te respektoj dhe e lus Allahun te te jape force qe Imani te te qendroje lart dhe aktiviteti Islam te te rritet. Allahu ta shperblefte punen me xhennet

    AB

  4. #54

    Arrow

    Acid Burn

    AMIN!

    Te faleminderit per uraten. Une uroj dhe e lus Allahun qe urimi yt te perfshije te gjithe muslimanet kudo qe jane dhe kudo e sido qe ata kontribuojne per te miren e Allahut dhe ne te mire te fese Islame!

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  5. #55

    Arrow Perse Islami?

    Arsyeja qe shume diplomate, pushtetare, njerez te shkences dhe njerez te fese e kane pranuar Islamin eshte se, kane mbetur te mahnitur perpara madheshtise se kesaj feje.
    Keto jane disa nga arsyetper te cilat ato kane zgjedhur Islamin:

    1. Ne Islam ka vetem nje Zot. Besimi i te krishtereve ne tre Zota eshte i kote.

    2. Islami nuk i kushton rendesi vetem lumturise se botes tjeter, por te meson menyren e nje jete te lumtur edhe ne kete bote.

    3. Ne Islam cdo femije lind i paster, pa gjynahe. Sipas fese se krishtere femijet lindin gjynahqare.

    4. Ne Islam nuk eshte e detyruar qe ibadetet te behen ne faltore. Ndersa te krishteret e bejne ibadetin vetem me fjale dhe duke perdorur si ndermjetes prifterinjte dhe ikonat e kishave.

    5. Ne Islam gjynahet i fal vetem Allahu. ne fene krishtere prifterinjte kane te drejten e faljes se gjynaheve.

    6. Izraelitet e mbajne veten si race te perzgjedhur. Te krishteret i perbuzin zezaket. Ndersa ne Islam nuk ka dallim rrace, ngjyre apo gjuhe.

    7. Ne Islam te gjithe pejgamberet jane njerez te zakonshem, por jane te paster dhe pa gjynahe. Ne fene e krishtere Isai eshte i biri i Allahut.

    8. Ne Islam nuk ka ideologji te shtuara nga njerezit, ndersa ne fete e tjera adhurohen zjarri, dielli, guret....

    9. Ne Islam ka urdher te mos detyrohet askush qe te behet musliman. Dhuna qe kane ushtruar te krishteret per te perhapur fene e tyre dihet nga te gjithe.

    10. Islami nuk e pranon kapitalizmin ose komunizmin.

    11. Islami, krahas pastertise shpirterore i jep nje rendesi te madhe edhe pastertise se jashtme. Ndersa edhe ne pallatin e famshem Versaje nuk ka patur banjo per nje kohe te gjate.

    12. Prapambetja e muslimaneve eshte vetem si pasoje e largimit te tyre nga feja. ndersa te krishteret kane ecur perpara duke u larguar nga feja e tyre.

    13. Nga feja Islame mund te largohet vetem ndonje injorant. Ndersa te gjithe dijetaret jane larguar nga fete e tjera.

    14. Ne Islam alkooli, droga, bixhozi, zinaja dhe gjera te tjera te demshme si keto jane haram. Ndersa krishterimi po mbytet ne batakun e droges, alkoolit dhe shthurjes.


    CFARE THONE PERENDIMORET

    Ja cfare thote dijetari i paanshem John W. Drapper per Europen e periudhes se tij ne librin me titull "Zhvillimi shpirteror ne Europe":

    "Europianet ne mesjete kane qene barbare. Krishterimi nuk arriti dot t'i shpetonte ato nga barbarizmi. Ate qe nuk arriti dot ta bente krishterimi, e beri feja Islame. Arabet qe erdhen ne Spanje, se pari i mesuan atyre se si te lahen. Pastaj ua hoqen atyre veshjet prej lekure kafshesh te bera copa-copa dhe i veshen ata me rroba te bukura dhe te pastra. Ndertuan atje shtepi dhe vila. Historianet europiane per shkak te urrejtjes qe ushqejne ndaj Islamit mundohin te fshehin kete, nuk kane deshire ta pranojne se sa shume u detyrohet civilizimi europian muslimaneve."

    Marre nga "Takvim"

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  6. #56

    Arrow Keshilla te arta!

    * Te jesh i buzeqeshur eshte shenje e besimit.

    * Te ankohesh per cdo njeri te ben mendjemadh.

    * Buzeqeshja dhe fjala e mire jane armet e ketij shekulli.

    * Ndihmesa behet me te dhene, jo me te marre.

    * Arsyeja e cdo halli jane gjynahet.

    * Ndihma e vertete eshte buzeqeshja dhe fjala e mire.

    * Po bere mire do gjesh mire.

    * Te lexosh nje liber perfiton sa gjysma e asaj qe mund te perfitosh nga nje bisede.

    * Trupin qe ushqehet me haram e djeg zjarri.

    * Mendjemadhin nuk e do as Allahu e as njerezit.

    * Ai i cili nuk ka frike se mund te vdese pa besim, vdes pa besim.

    * Neqoftese ti fal edhe Zoti yt te fal ty.

    * Cdo gje qe nuk ka vlere per ahiretin i perket kesaj bote.

    * Dy gjera e zbukurojne njeriun, veset e mira dhe modestia.

    * Ai qe ka sadopak menjemadhesi ne zemer nuk futet ne Xhennet.

    * Ne ahiret cdo njeri do te pyetet per cdo pune te tij.

    * Vesi i mire eshte te shohesh gjithmone te metat dhe gabimet tek vetja jote.

    * Allahu teala ne qofte se nuk donte te jepte, nuk do te kishte krijuar ndjenjen e te kerkuarit.

    * Mendoje cdo dite si "diten e fundit" dhe cdo namaz si "namazin e fundit".

    * Ai qe e mendon vdekjen 20 here ne dite, vdes si shehid.

    * Ai qe e thote nje harami sa e bukur, larg qofte, behet kafir.

    * Nderi i nje njeriu eshte i pandare nga dituria dhe veset e mira.

    * Ai qe eshte modest, as nuk ankohet per te tjeret, e as te tjeret nuk ankohen per te.

    * Vesi i mire eshte dicka shume e bukur, kush e ka, pelqehet nga te tjeret.

    * Fytyra e prishur dhe vetullat e ngrysura jane shenjat e jobesimtarit.

    * Arsyeja e arritjes se shume te mirave eshte duaja e prinderve.

    * Ku ka ndonje hall ose mosmarreveshje eshte nga mosndjekja e rruges se Islamit.

    * Besimtar eshte ai, nga dora dhe fjala e te cilit nuk i vjen ndonje e keqe askujt.

    * Kush behet modest si toka, i arrin gjithe te mirat.

    * Ka nje ves qe e shkaterron njeriun, ky eshte te dhenit urdhera.



    Marre nga "Takvim"

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  7. #57

    Arrow Te ruhemi nga haramet!

    Imam Rrabani thote:

    Ka dy menyra per t'u ruajtur nga haramet:

    Pjesa e pare: Te ruhemi nga ato gjynahe qe i kryejme ndaj Allahut.

    Pjesa e dyte: Te ruhemi nga ato gjynahe qe i kryejme ndaj njerezve dhe krijesave te tjera. Pjesa e dyte eshte me e rendesishme.

    Allahu teala nuk ka nevoje per asgje dhe eshte shume meshirues. Ndersa njerezit, ashtu si u jane nevojtare shume gjerave, ato jane edhe kurnace.

    Duhet te ruhemi nga haramet.

    Ne hadithe sherife thuhet:

    "Ata qe kane hak njeriu mbi vete, qe kane prekur mallin ose kane dhunuar te drejten e dikujt, duhet ta shlyejne ate perpara se te vdesin! Ne diten e ahiretit malli dhe floririr nuk kane asnje vlere. Ate dite, atyre personave do t'u merren nga sevapet derisa te shlyejne hakun, n.q.s. nuk ka sevape do te mari nga gjynahet e atij qe i ka hyre ne hak."

    "Ruhuni nga haramet! Ai qe han nje kafshate haram nuk i pranohet duaja 40 dite."

    "Ai person, ne rrobat e te cilit ka nje fije haram, nuk i pranohet namazi i falur me keto rroba."


    Sa'd bin Ebi Vakkas i tha Pejgamberit alejhisselam:

    - O Resulullah, lutju Allahut teala qe t'i pranoje te gjitha duate e mia.

    - Iu pergjigj:

    " Qe t'iu pranohen duate hani ushqim nga hallalli! Ka shume njerez qe hane dhe veshin haram. Pastaj ngrene duart e bejne dua. Si te pranohet kjo dua?"

    Marre nga Takvim-i

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  8. #58
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Zana po pate mundesi bej nje votim per nje moderator tek tema ne forum.

    Kurse per temen Umeri r.a thote "Ishim te poshteruar dhe Zoti na beri krenar me islamin dhe nese e kerkojme tek dicka tjeter krenarine pervec Islamit Zoti do na poshteroje."

    Citim Postuar mė parė nga Zana Nenshkrim
    NE S'I UDHEHEQIM DOT NDJENJAT, ATO NA UDHEHEQIN NEVE
    Sa per ndjenjat besimi ka vetine qe njeriun ta beje te zoteroje jo vetem ndjenjat por dhe deshirat dhe epshet e keqija.Pra e vendos llogjiken mbi emocionin ne mynyre qe muslimani mos ta marre rryma e ndjenjave e ta coje ne rruge te gabuar porse kur rruga eshte e drejte dhe llogjika perputhet me fene atehere mos i ndal ndjenjat e tua.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Klevis2000 : 07-04-2005 mė 11:13

  9. #59

    Arrow Dukja dhe jetesa e Profetit!

    Ne nuk kemi ndonje fotografi te Profetit, kjo ndoshta ka ngjare pse nuk kishte artiste ne ate kohe , ose sepse mbase Muhammedi a.s. vet nuk donte te linte figuren e tij, pikerisht kur populli nuk kishte shume kohe qe ishte larguar nga lutja e idhujve dhe figurave. Ai kishte frike se mos, mbas vdekjes se tij, t'i faleshin dhe t'i luteshin fotografise se tij.
    Cilido qe te jete shkaku, fakti eshte se nuk kemi ndonje pikture te Profetit. Megjithate ne librat qe shenojne fjalet dhe jeten e tij, gjejme pershkrimin me te imet te pamjes se Muhammedit a.s.

    Profeti nuk ka qene as shume i gjate, as teper i shkurte, shtati i tij ishte mesatar. Trupi i tij ishte i mbushur por jo i trashe. Ngjyren e lekures e kishte te bardhe pa ndonje perzierje qofte e kuqe e grurit ose e verdhe.
    Floket i kishte te zeza dhe te perdredhura. Nuk vareshin drejte dhe nuk ishin shume te dendur. Kur i krihte, gershetat dukeshin te derdhura si valet. Floket i mbante te gjata e disa here i arrinin deri mbi supe, por zakonisht i mbante aq sa t'i arrinin pulpat e vesheve. Floket i ndante ne dyshe, duke i bere gersheta qe i hidhte ne te dy anet e vesheve; nganjehere i krehte larte ne menyre qe i dukej qafa dhe veshet. Floket nuk i thinjeshin. Shoket e tij na tregojne se edhe ne pleqeri, para se te vdiste, shume pak thinja i dukeshin.

    Fytyra e Muhammedit a.s. ishte shume e bukur. Disa nga shoket e tij e pershkruajne duke e krahasuar me bukurine e henes se plote. Meqe fytyra e tij ishte e bardhe, shenjat e gezimit dhe te deshperimit dukeshin, dalloheshin lehte ne te.

    Balli i profetit ishte i gjere me vetulla te holla dhe te plota. Syte i kishte te medhenj dhe terheqes. Qepallat ishin te gjata dhe te dendura, sa qe dukeshin si te ngjitura me njera tjetren. Hunda shkonte poshte gradualisht. Gojen nuk e kishte te madhe, buzet i kishte te holla dhe te kuqe, dhembet ishin te bardhe dhe te ndritshem si inxhi kur Profeti qeshte. AI GJITHNJE ISHTE I BUZEQESHUR. Dhembet i lante perpara cdo faljeje.
    Mollezat e faqeve te Muhammedit a.s. ishin te mbushura por jo te leshuara. Fytyra e tij nuk ishte e gjate dhe as e rrumbullaket por vezake. Mjekren e linte te ritej. Nuk e priste shkurte, por gjithmone e krihte, ndersa mustaqet i priste dhe i ndreqte shpesh. Qafen e kishte mesatare.

    Gjoksi i Profetit ishte i gjere dhe i sheshte. Te dy sqepat e kraheve i kishte te larte, te gjere dhe te mbushur. Shpinen e kishte te drejte dhe te gjere. Ne mes, prane shpatulles se djathte kishte nje te prere ne forme vule te madhe sa nje veze pellumbi. Rreth saj kishte qime te dendura: kete e quajne si shenje te profetesise.

    Gishterinjte e duarve i kishte te gjate dhe te mbushur me mish, thonjte i priste shpesh. Pellembat e duarve i kishte te mbushur dhe te buta si mendafshi. Patomat e kembeve i kishte te sheshta.

    Profeti ecte me fuqi, si nje njeri qe zbret nga nje kodrine ne fushe. Capat i kishte te shpeshta, saqe kur ishte me ndonje shok, ketij i duhej te vraponte per te qene krahas me te.

    Te gjithe historianet qe na tregojne jeten e Profetit na tregojne se Muhammedi a.s. bente nje jete shume te thjeshte. Muret e shtepise ishin prej balte. Catia ishte e mbuluar nga gjethet e hurmave. Profeti flente mbi nje lekure ose shtrat te mbushur me kashte hurmash. Ushshqimi i rregullt ishte hurmeja dhe qumeshti dhe keto ushqime nuk i kishte kurdohere. Rralle ne jeten e tij ka ngrene tri here ne dite. Aisheja, bashkeshortja e tij, na thote se kalonin muaj te tere pa perdorur zjarr ne shtepi, d.m.th se gatuhej shume rralle gjelle ne shtepine e Profetit.

    Muhammedit a.s. i pelqente mjalti dhe mishi, por keta i hante ne raste festash. Dhe kur kishte mish ne shtepi u dergonte dhe fqinjeve.
    Zonja Aishe na tregon se njehere Profeti dergoi nje qengj ne shtepi dhe kur u kthye pyeti se c'kishin bere me te. Ajo u pergjegj:"Te gjithe e kemi ndare neper fqinje e nuk na ka mbetur vetem nje kofshe". Profeti atehere tha:"Jo, thuaj: i gjithe ka mbetur vec nje kofshe". Profeti i tregoi asaj se pjesa qe i ishte dhuruar fqinjeve, ajo ishte qe kishte mbetur, sepse e mira nuk harohet dhe shperblehet nga Perendia.

    Veshja e profetit ishte shume e thjeshte. Perbehej nga nje kemishe dhe nje cope pelhure qe e mbeshtjellte rreth belit dhe i shkonte deri ne gjunje; ose prej nje kemishe dhe nje pale pantallona. GJithnji robat e tija ishin shume te pastra.

    Muhammedit a.s. i pelqenin shume ererat e mira prandaj i perdorte, sidomos kur dilte ne faltore. Profeti nuk deshironte te vizitohej nga ndonje qe i binte ere, nga ndonje qe kishte ngrene hudher ose qepe, sepse nuk e durronte eren e tyre. Ai i porositte muslimanet qe mos te hanin qepe ose hudhra perpara se te vinin ne faltore.

    Profeti e kishte zakon te ndihmonte ne punet shtepiake, shpeshhere ndizte zjarrin vete, fshinte shtepine, mjelte dhite, arnonte robat dhe qepte kepucet kur i griseshin. Kurre nuk kursehej t'i ndihmonte grate ne cdo pune shtepiake qe i vinte per doresh.

    Muhammedi a.s. gjithnje hante dhe pinte me dore te djathte, dhe kur pinte, nuk pinte me nje here por ndalej tri here per te marre fryme. Nje shkak per kete gje mund te jete se, njeriu nuk eshte i etur po te pije me nje here, mund te pije shume dhe kjo mund t'i demtoje shendetin.
    Profetit i pelqenin levizjet trupore, sidomos vrapi. Biles bente gara me te shoqen Ajshen. Heren e pare e mundi dhe te dyten fitoi ajo. Muhammedi a.s. ishte njeri ne kutimin e plote te fjales dhe ne te tera shfaqjet e jetes tregoi se ishte me te vertete njeriu i persosur, i derguar per te udhehequr njerezine ne udhen e mbare dhe te mire.

    ********

    Marre nga libri " Muhammedi a.s. Profeti Islam" nga autori Imam Vehbi Ismaili


    ZeM
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 10-04-2005 mė 20:27
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  10. #60

    Arrow Besimi i drejte!


    * Te besojme se Kur'ani kerim eshte fjala e Allahut, nuk eshte veper e njerezve.

    * Te mos i themi kafir muslimaneve te cilet falin namaz, per shkak te gjynaheve te tyre.

    * N.q.s. besimi i dikujt qe fal namaz bie ne kundershtim me besimin e drejte, ky person edhe po te fali namaz edhe po t'i beje te gjitha ibadetet e tjera, quhet kafir.

    * Duhet t'i duam te gjithe as-habet pa perjashtim, nuk duhet te mendojme keq per asnje prej tyre.

    * Te besojme se Hazreti Ebu Bekri dhe Hazreti Omeri kane qene halife dhe se superioriteti i tyre ka qene gjate kesaj kohe.

    * Te besojme se ne Xhennet do te shihet Allahu teala.

    * Te mos kemi dyshime mbi besimin tone.

    * Te besojme se meshi mbi corape eshte nga feja.

    * Te besojme mrekullite e enbijave dhe vetite e mbinatyrshme te evlijave.

    *Te ndjekim nje nga kater methhebet e sotme qe jane hak, te mos jemi pa methheb.

    * Te besojme Uren e Siratit.

    * Te besojme pyetjet e varrit.

    * Te besojme se e mira dhe e keqja jane me deshiren e Allahut.

    *Te besojme ne shefatin(ndermjetesine per t'u futur ne Xhennet) ne diten e kiametit.

    * Te besojme se mirazhi eshte bere me trup dhe shpirt bashke.

    * Te besojme se mundimet e varrit do t'i behen shpirtit dhe trupit.

    * Te besojme se vizita e varreve dhe t'i kerkosh ndihme Pejgamberit ose evlijave eshte e lejuar.

    * Te besojme se eshte e lejuar qe sevapi i leximit te Kur'anit dhe i sadakase se dhene mund t'i falet te vdekurve dhe ky sevap te behet shkas qe atyre t'u pakesohen vuajtjet.



    Marre nga Takvimi

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •