Close
Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 166
  1. #31

    Arrow Fe do tė thotė pėrparim njerėzor!

    Sulmi i fushatave qe filloi ne mesjete vazhdon edhe sot e kesaj ditepo me ate ashpersi dhe urrejtje, por me nje taktike te re, te pershtatur me kohet moderne. Sot ne bote ndodhemi perpara nje realiteti ku shume muslimane nuk e kuptojne Islamin dhe e trajtojne gabim ate.

    Kur Bota Islame do ta kuptoje mire Islamin dhe do ta zbatoje rigorozisht sic eshte, atehere do te kete drejtesi, paqe dhe lumturi. kesisoj do t'i prihet perparimit njerezor.

    Cdo besimtare duhet ta dije mire se dy jane parimet baze qe perbejne rendesine e fese: parimet dhe format e adhurimit. Ai qe di t'i bashkoje mire keto dy elemente ne brendesi te qenies se tij quhet "fetar". Ne Islam formula eshte:

    Besim (iman) + Adhurim (ibadet) + moral (ahlak)= FE (din)

    Adhurimi dhe besimi pa njeri tjetrin nuk kane kuptim. Sipas Prof. Dr. Bekir Topaloglu, adhurimi pa besim eshte si nje ndertese pa themel. Besimi pa adhurim eshte nje fare pa jete. Adhurimi i jep jete fares. Nje besimtar gjithe jeten e tij duhet te jetoje duke ndjere dhe te ndjeje duke jetuar.
    E vecante ne fene Islame eshte shtresimi i besimit ne thellesite e shpirtit dhe ngopja e ndergjegjes me besim. ne qenien njerezore, besimi eshte guri i themelit per ekzistencen e shpirtit. Njeriu eshte zoteruesi i te gjitah krijesave ne toke sepse eshte i pajisur nga All-llahu xh.sh. me vetedije dhe mbart dashurine per te vetmin Krijues.
    Shume njerez sot ne bote rendin pas deshirave, epsheve e tekave trupore, madje edhe duartrokiten si njerez te suksesshem. per keta njerez All-llahu xh.sh. urdheron:

    "Nje pjese te madhe njerezish Ne i krijuam per ne xhehennem. Ata kane zemra por me ta nuk ndjejne; ata kane sy, por me ta nuk shohin; ata kane vesh, por me ta nuk degjojne."(Kur'an/A'raf: 7179)

    Te dishe te verteten vetem me mendje nuk eshte e mjaftueshme per t'u bere musliman. besimi dhe dashuria nuk jane kursesi nje loje mencurie. Ne islam adhurimi eshte treguesi i besimit dhe kushti i te qenurit fetar. besimi eshte te duash All-llahun. Adhurimi eshte te kujtosh e te kerkosh All-llahun. Detyra e besimtarit eshte te ruhet nga ndalesat hapur e fshehur ne punet personale e kolektive, ne cdo vend qofte. ta perhap besimin Islam te te tjeret dhe te veproje ne cdo moment mire...

    Autor i tekstit: Rifat XHINA

    Marre nga gazeta "Zaman"


    P.S. Pershendetje per te gjithe ata qe kane dhene kontribut ne kete teme. Ju ftoj serish te merrni pjese me postimet e juaja per te cilat mendoni se jane interesante dhe me interes per t'u vene ne kete teme!

    Me respekt,
    ZeM
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 10-02-2005 mė 09:40
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  2. #32

    Arrow Koha ėshtė pasuria mė e ēmueshme e muslimanit!

    Cdo moment qe kalon shkurton kete periudhe dhe e sjell njeriun me prane vdekjes. Cdo moment qe kalon i afrohemi dites se Gjykimit. Cdo gje qe ka fillim, natyrisht duhet te kete mbarim. Eshte fund i sigurte, i pashmangshem. S'ka kthim! As per nje sekonde! S'ka shpetim (nga vdekja)!As qe te mendohet! All-llahu i Madheruar urdheron e thote ne Kur'an: "E kush shpreson takimin e All-llahut, s'ka dyshim se afati i All-llahut (vdekja) patjeter do vije..."(29:5)

    Ne nje ajet tjeter I Madheruari All-llah thote:"Jane te humbur ata te cilet pergenjeshtruan takimin e Allahut (ne ditene Gjykimit), derisa tu vije momenti (shenjat e vdekjes) befas e te thone: "Te mjeret ne per ate qe leshuam (per punet e mira ne jeten e dynjase), e duke i mbartur gabimet e veta ne shpine, dhe vertete e shemtuar eshte ajo qe mbartin." (Kur'ani, 6:31)

    Me siguri do te pergjigjemi per kohen, si dhe ne cfare e kaluam ate! A e shfrytezuam ate per te ralizuar qellimin kryesor te jetes apo e humbem kot pa ndonje qellim?! A ishim adhurues te All-llahut dhe vepermire apo adhurues te epsheve dhe keqberes?! A mendojme per fundin (vdekjen) qe na pret dhe qe te gjithe, pa perjashtim, do ta shijojme apo jemi ne nje gjume te thelle dhe nuk duam ta permendim?
    All-llahu Fuqiplote urdheron e thote: "Cdo shpirt (krijese) do te shijoje vdekjen, e shperblimet tuaja u jepen Diten e Kijametit, e kush shmanget nga zjarri e futet ne Xhennet, ai ka arritur sukses (shpetim), e jeta e kesaj bote nuk eshte tjeter vetemse nje perjetim mashtrues." (Kur'ani 3:185)

    Meqenese fundi eshte i pashmangshem atehere s'eshte shume e rendesishme se sa kohe jetojme. Disa e arrijme kete fund heret, te tjere me vone, por me siguri te gjithe do ta arrijme. megjithate, kjo periudhe kohe qe na eshte dhene eshte e nje rendesie kolosale per sa i perket te ardhmes sone te perjetshme ne boten e amshueshme. E ardhmja dhe fati jone percaktohet nga kjo jete.
    C'te mbjellim do te korrim. Cdo gje qe bejme, e mire apo e keqe, qofte edhe sa grimca, do e gjejme.
    Mos te harrojme momentin e vdekjes, aq me teper kur e dijme se mund te vije befas pa paralajmerim.

    Marre nga gazeta"Zaman"
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    Zana e Malit mos jeton gje ne Turqi ti ?

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Lightbulb Hutbeja e Lamtumires

    Hutbeja e Lamtumires
    Nga Profeti Muhamed (alejhi selam)
    Arafat, Meke



    "O Njerėz! Dėgjoni ēka do t'ju them, sepse nuk e di nese do t'ju takoj nė kėtė vend pas kėtij viti.
    O njerėz! Kini frikė Zotin dhe respektojeni Atė. Bėhuni tė njerėzishėm dhe tė drejtė ndaj vetes dhe ndaj tė tjerėve. Kjo ėshtė dita e flijimeve nė emėr tė Allahut. Mė tė vėrtetė gjaku dhe pasuria juaj janė tė shėnjta pėr ju, derisa tė takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu siē ėshtė e shėnjtė kjo ditė nė kėtė muaj dhe nė kėtė vend.


    Ruajeni, respektoni dhe nderojeni vlerėn e personalitetit dhe dinjitetit njerėzor. Njeriu ėshtė vepėr madhėshtore e Allahut dhe mjere ai qė e nėnēmon nderin dhe dinjitetin e veprės sė Allahut. Ju, o njerėz, pashmangshėm dhe pakthyeshėm do t'i ktheheni Allahut tė Amshueshėm dhe Ai do t'ju marrė nė pėrgjegjėsi pėr veprat dhe punėn tuaj.


    O besimdrejtė! Ta dini, ta mbani mend dhe tė jeni tė bindur se pėrfundoi koha e mosdijes dhe traditave tė kėqija, qė i sollėn fatkeqėsi tė shumta gjinisė njerėzore. Unė jua kam treguar rrugėn e shpėtimit, nėpėr tė cilėn duhet tė shkoni. Gjakmarrja ėshtė e ndaluar. Tė gjitha akuzat e kėtilla qė rrjedhin nga koha para Islamit, anulohen. Akuza e parė e kėtillė qė anulohet ėshtė gjakmarja e xhaxhait tim, Amir b. Rebi`b. Harith b. Abdulmuttalibit, tė cilin pa kurrfarė faji e mbytėn njerėzit nga fisi Hudhejl. Kjo gjakmarrje le tė harrohet dhe tė gjitha tė tjerat nė tė ardhmen le tė falen.


    Fajdeja dhe kamata janė tė ndaluara. Huadhėnėsi nga huamarėsi duhet ta marrė vetėm atė qė vėrtet ia ka huazuar. Huatė e para qė i nėnshtrohen kėtij vendimi janė huatė e xhaxhait tim Abbasit, i cili ka pasur mjaft borxhlinj. O besimdrejtė! Duhet t`ua falni kamatat borxhlinjve. Dėgjoni kėshillėn time dhe pasuria juaj do tė shtohet, sepse juve ju mbetet kryegjėja pėr tregti dhe punė tė ndershme. Nėse nuk e bėni kėtė, duhet ta dini se do t`i zemėroni thellė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij. Nėse borxhliu juaj ėshtė nė vėshtirėsi, duhet t`ia vazhdoni afatin e pagimit, ndėrsa nėse jeni nė gjendje qė t`ia falni borxhin, kjo do tė ishte edhe mė mirė pėr ju.


    O besimdrejtė! O njerėz! Frikėsojuni asaj dite qė me siguri do tė vijė, kur tė gjithė do tė paraqiteni para Allahut, Gjykatėsit tė Vetėm Suprem. Kur ju pret drejtėsia absolute. Kur tė zotoheni se njė borxh do ta paguani me kohė dhe kur ta lidhni marrėveshjen, tė gjitha kėto bėni me shkrim, dhe me besnikėri theksoni afatin e pagimit. O tė vdekshėm! Duajeni dhe dėgjojeni Zotin, Krijuesin e tėrė materiales dhe jomateriales, i cili krijoi meshkuj dhe femra, prej tė cilėve u zhvillua gjinia njerėzore. Kini frikė nga Allahu, nė ndihmėn, prehjen dhe mėshirėn e tė Cilit tė gjithė jemi tė udhėzuar. Ne jemi tė vdekshėm dhe nė ēdo ēast jem gjithnjė e mė afėr vdekjes dhe takimit me Tė, me Allahun e Amshueshėm, me Gjykuesin e Drejtė.


    Shprehni repektin e duhur ndaj farefisit. Me pėrgjegjėsi tė thellė pėrmbushni detyrat dhe obligimet qė egzistojnė ndėrmjet burrit dhe gruas, ndėrmjet prindėrve dhe fėmijėve. Fėmija e fiton xhenetin nėn kėmbėt e nėnės sė tij. Ruajuni nga prostitucioni, tradhėtia bashkėshortore dhe xhelozia. Prostitucioni dhe tradhėtia bashkėshortore janė mėkate tė rėnda, ndėrkaq xhelozia mund tė shkaktoj prishjen e bashkėshortėsisė. Martohuni me ato qė i doni. E kur vullneti i Zotit t'ju bashkojė, atėherė respektojeni dhe duajeni njėri-tjetrin dhe jetoni nė dashuri dhe harmoni tė vėrtetė.


    O bashkėshortė! Silluni ndaj grave tuaja me shumė mirėsi dhe dashuri. O besimdrejtė! Largohuni nga ngatėresat dhe pėrgojimet! Ata qė shpifin pėr grate e ndershme, le tė jenė tė mallkuar nė tė dy botėt. Ata qė i akuzojne gratė e ndershme pėr tradhti nė martese ose pėr amoralitet, ndėrkaq qė nuk mund pėr kėtė t'i sjellin katėr dėshmitarė tė besueshėm, dėnoni me tetėdhjetė goditje, dhe asnjėherė nė tė ardhmen nė asgjė mos u besoni, sepse ata janė njerėz tė kėqij.


    Nėse mendoni se ndaj grave tuaja mė nuk e ndjeni dashurinė e dikurshme, mos nxitoni, por mendoni mirė. Ndoshta Allahu nėpėrmjet kėtij sprovimi ju udhėzon nė rrugėn e fatit tė ri tė madh, me tė cilėn dėshiron t'ju pėrgėzojė. Mos kėrkoni shkurorėzim pa shkaqe tė arsyeshme, meqė prej tė gjitha gjėrave qė Allahu i ka lejuar, mė sė tepėrmi e urren shkurorėzimin. Gratė tuaja u janė dorėzuar nė besė tė Zotit. Respektojeni, o besimdrejtė, atė amanet tė Zotit.


    O njerėz! Sot djalli i mallkuar ėshtė i dėshpėruar, sepse ka pėsuar humbje dhe mė nuk mund tė ndikojė nė ju. Por ju megjithatė gjithnjė bėhuni tė kujdesshėm, qė ai i mallkuar tė mos ju vė nė lajthitje as pėr gjėrat mė tė vogla. O besimdrejtė! Kur e caktoni dhe e ndani ndėrmjet veti trashėgiminė, bėhuni te drejtė dhe pėrmbajuni librit tė Zotit. Ruajeni pasurinė e bonjakėve, tė paaftėve dhe te sėmurėve mendore. Zoti ēdonjėrit ia ka dhėnė te drejtėn e vet, andaj nuk ka nevojė qė trashėgimtarėve t'u lihet testament; ndėrsa si testament nuk mund tė lihet mė tepėr se njė e treta(1/3) e pasurisė. Fėmija i takon atij, ne shtratin e tė cilit ėshtė i lindur. Kush pohon se i takon tjetėrkujt pėrveē prindit, atė do ta arrijė mallkimi i Zotit. Nuk i lejohet gruas qė tė japė diē nga pasuria e burrit tė saj pa lejen e tij. Borxhi duhet paguar ndėrsa sendi i huazuar duhet kthyer. Dhurata duhet tė kthehet me dhuratė. Kush hynė dorėzanė pėr dikėnd, obligohet edhe me pėrgjegjėsi pėr dorėzani. Me robėrit dhe shėrbėtorėt silluni nė mėnyrė njerėzore. Ushqeni ata sikur qė ushqeheni vetė, dhe vishni ata sikur qė visheni vetė. Nuk guxoni t'u bėni keq, as t'i keqpėrdorni. Edhe ata janė njerėz, edhe ata janė shėrbėtore tė Zotit.


    O besimdrejtė! Ta dini dhe tė mos harroni se tė gjithė muslimanėt janė vėllezėr. Ju tė gjithė jeni pIotėsisht tė barabartė nė tė drejta dhe detyra. Nuk ka kurrfarė pėrparėsie arabi ndaj jo-arabit, e as jo-arabi ndaj arabit, as i ziu ndaj tė kuqit, e as i kuqi ndaj tė ziut pėrveē me devotshmėri. Tė gjithė jeni pasardhėsit e Ademit, ndėrsa Ademi ėshtė prej dheut.


    O muslimanė! Duhet tė kujdeseni, tė duheni dhe tė ndihmoheni ndėrmjet vete. Nuk guxoni ta ofendoni njėri-tjetrin, e as t'i merrni me dhunė njėri-tjetrit diēka. Kėto janė mėkate tė rėnda. Merreni vetėm ate qė me vetėdėshirė ju jepet. Respektoni pacenueshmėrinė e pasurive tuaja derisa janė nė frymėn e ligjeve tė Zotit. Nė punėn tuaj Islami dhe interesi i pėrgjithshėm le tė jenė mbi ju dhe interesin tuaj personal. Pėrkushtojani Islamit jetėn tuaj dhe nė punėn pėr Islamin jepni prej vetes githēka qė mundeni. Kurrė mos e shkelni tė drejtėn dhe nderin e askujt. Vetvetes mos i bėni dhunė. Mos harroni se mėshira ėshtė njė ndėr bazat kryesore tė Islamit.



    0 njerėz! Dėgjoni ēka po ju them dhe mbajeni mend mirė. Unė po jua lė librin e Zotit - Kur'anin - te cilit nėse i pėrmbaheni gjithnjė do t'ju ruajė qė tė mos e humbni rrugėn e drejtė, rrugėn e drejtėsise dhe sė vėrtetės. Kur'ani ėshtė libėr i qartė dhe i shenjtė, vepėr e vėrtetė e Allahut, fjalė e Tij, nė vėrtetėsinė e sė cilės nuk ka kurrfarė dyshimi.


    Para vetes e keni tėrė jetėi time, fjalėt dhe veprat e mia. Gjithēka qė kam folur dhe punuar, jam pėrpjekur qė tė jetė nė pajtim tė plotė me urdhrat e Allahut. Ju vėrtet nuk do tė gjendeni nė lajthitje pėrderisa t'i pėrmbaheni Kur'anit dhe sunnetit tim.


    O besimdrejtė! Thuajeni gjithnjė tė vėrtetėn e pastėr. Urrejtja asnjėherė le tė mos ju largojė nga rruga e tė drejtave dhe drejtėsisė. Drejtėsia ėshtė motra e devotshmėrisė. Frikėsohuni nga Allahu! Ai e sheh punėn tuaj.


    O njerėz! I dėgjuat porositė e mia, futini nė zemrat tuaja e nė jetėn tuaj. Tė gjithė ata qė i kanė dėgjuar kėto fjalė tė mia, le t'ua pėrcjellin atyre qė nuk i kanė dėgjuar, sepse prej tyre mund tė ketė mė mbamendės se vetė dėgjuesit.



    (Pas njė pauze tė shkurtėr, i Dėrguari i Zotit me njė zė mė tė butė ka thėnė):

    "A e percolla mesazhin e Allahut tek ju, o njerez?"

    "O i Dėrguari i Zotit! Ti besnikėrisht e ke pėrmbushur misionin tėnd dhe neve na ke komunikuar ēka tė ka urdhėruar Zoti", u pėrgjigjėn mė se 100 000 haxhinjte e pranishėm.

    (Atėherė Muhammedi a.s. me zė solemn tha: )

    "O Zoti im, dėshmo (nė kėtė)!

    (Tė njėjtėn ditė, Zoti i Lavdishėm e shpalli edhe ajetin e fundit tė Kur'anit):

    "Sot persosa per ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntine time, dhe zgjodha per ju Islamin fe". (Sure Maide, 3

  5. #35

    Arrow

    Citim Postuar mė parė nga Newhost
    Zana e Malit mos jeton gje ne Turqi ti ?
    Newhost, nese pyetjen e ben ne menyre cinike, duke u bazuar ne burrimin e postimeve te mia, te them qe per mua cdo gje qe eshte me vlere e cmoj dhe e postoj ketu, me kete i sherbej te tjereve por edhe vehtes!

    Ky nuk eshte vend per pyetje te tilla; ketu mund te postohen shkrime sipas asaj qe kerkon kjo rubrike!

    Me respekt,
    Zana e malit
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    Po pse shqetesohesh kaq shume , nje pyetje bera une i shkreti ...lol

    pergjigja jote eshte shume e qarte flm
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Newhost : 14-02-2005 mė 06:16

  7. #37

    Arrow Si mund qe misioneret e krishtere te ndikojne mbi muslimanet?!

    Nese kesaj ceshtjeje i qasemi logjikisht dhe me gjakftohtesi, do te shohim se nje gje e tille nuk eshte e mundshme as logjikisht e as ne aspektin shkencor.
    Pra nje musliman nuk mund t'i nenshtrohet propagandes se misionereve e te nderoje fene, te krishterizohet. Nuk eshte e mundshme, sepse krishterizmi i pastert eshte i perfshire ne vet Islamin, ndersa krishterizmi nuk mund te perfaqesoje Islamin. Atehere pse nje musliman te ndjeje nevoje qe te konvertohet ne te krishtere? A ka dicka qe nuk e ka gjetur ne Islam qe te ndjeje nevoje qe te konvertohet e ate ta kerkoje ne ndonje fe tjeter?.Jo, Islami nuk ka asnje zbrazetire....

    Ne anen tjeter udhezimi i te krishtereve ne Islam eshte nevoje e mendjes, logjikes dhe shkences. Sepse me kalimin e tyre ne Islam nuk ka nevoje qe ata te mohojne dicka nga ajo qe ata e llogaritin te shenjte. Feja Islame
    parasheh besimin ne te gjithe pejgamberet dhe te gjitha librat e shenjta. Andaj vijme ne konstatim se te krishteret lehte mund te behen musliman.

    Mufesiri i njohur Toptash hoxha ne nje rast kur nga ai eshte kerkuar qe t'i kurorezoje dy te rinj, nje femer krishtere dhe nje djal musliman, atyre u tha se fetarisht nuk ka asnje pengese per kurorezimin e tyre, ndersa mirevajtja e nje kurore varet nga vet ata dy.

    Dy te rinjte pyesin se cfare problemi mund te lind mes tyre dhe cilat jane problemet potenciale nga nje kurore e tille. Toptash hoxha u pergjigjet: Poqese nga kjo lkurore do te lind ndonje femije, babai musliman ate do te deshiroje ta pagezoje me emrin Ibrahim dhe poqese nena krishtere do te preferonte emrin Abraham, atehere natyrisht se do te lind problem.
    Sidomos problem do te kete kur babai musliman do te deshiroje qe femiun e vet ta synetoje ndersa nena do te deshironte qe ate ta edukoje sipas traditave krishtere. Atehere c'do te benit?!
    Dy te rinjte u habiten! Toptash hoxha i keshilloi, me mire per ju eshte qe fete e juaja t'i bashkoni, ne kete menyre mes jush nuk do te mbetet
    asnje ceshtje e hapur. Si do t'i bashkojme fete tona, a eshte e mundshme nje gje e tille?Pyeten te rinjte. Eshte e mundshme, tha hoxha dhe vazhdoi t'u sqaroje:

    Qe ne fillim te them se nje musliman nuk mund te behet i krishtere! Krishterizmi nuk e paraqet fene Islame, ndersa ne anen tjeter e dime mire se krishterizmi i pastert eshte i perfshire ne vet fene Islame. Andaj nje i krishtere mund te behet musliman. Ne Kur'an permenden Isau dhe Musau si dhe librat e shenjte qe u jane shpallur atyre. pra, poqese ndonje i krishtere do te deshironte te pranoje fene Islame nuk do te ishte i detyruar qe te mohoje as pejgamberin e as librin e shenjte. Ai perpos Isaut dhe Inxhilit do te duhet qe te besoje vetem edhe Muhammedin a.s. dhe librin e shenjte te muslimaneve, Kur'anin.
    Sqarimin qe beri hoxha i pelqeu vajzes, prandaj i tha me lejo qe te mnedohem disa dite. Pas ca kohe vajza i telefonon hoxhes se sqarimin qe kishte bere ai, ishte i logjikshem dhe i pranueshem.
    Perseri vijne te hoxha Toptash dhe lumturine e tyre e dyfishuan. me te vertete, pasiqe feja Islame nuk i mohon pejgamberet e perparshem, porse qe te gjithe i pranon edhe ate pa bere dallim mes tyre, andaj pjesetaret e feve tjera e kane lehte te pranojne Islamin. Aq me teper, shton Toptash hoxha, per kete arsye ne te ardhmen Amerika dhe Evropa, eshte e logjikshme qe te presim, por ka edhe gjasa qe te njohin me per se afermi kete veti pozitive te Islamit.

    Mendoj se bota nuk e njeh sa duhet Islamin dhe vetite perqafuese te tij; BOTA KA NEVOJE PER NJE FE TE TILLE E CILA ESHTE PERQAFUESE PER TE GJITHE DHE ESHTE E LARGET NGA LOKALIZMI DHE MOHIMI I TJETRIT.

    Ahmed Shahin

    Marre nga gazeta "Zaman"!
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  8. #38

    Arrow Duate dhe qellimi i tyre!..vijon

    RUAJTJA NGA SHEJTANI


    Kush thote:

    Lć ilćhe il-all-llćh vaĥdehĕ lć sherĩke leh, lehul mulku ve lehul ĥamdu ve huve alć kul-li shej’in kadĩr

    “Nuk ka hyjni tjeter pos All-llahut, i vetem e i pashoq, te Tij jane sundimi dhe falenderimi dhe Ai per cdo gje eshte i mundshem”

    cdo dite nga njeqind here, atij do t’i vleresohet sikur t’i kishte liruar dhjete rober, i shkruhen njeqind te mira, i fshihen njeqind te keqia dhe ai eshte i mbrojtur nga shejtani ate dite derisa te bie ne gjume. Askush nuk mund te thote fjale me te mira pervec atij qe ka vepruar me teper.


    KONSTATIM

    E ka te lejuar lutjen me zemer dhe me gjuhe ai qe eshte pa abdest, qe eshte i papaster (xhunub), grate qe i kane te permuajshmet dhe lehonat. Keta persona mund ta lavderojne, ta mohojne hyjnine e tjeterkujt, ta falenderojne, ta madherojne All-llahun, te dergojne salavat mbi Pejgamberin a.s., te bejne lutje te ndryshme etj., por keximi i Kur’anit eshte i ndaluar per ate qe eshte xhunub, pa marre parasysh a deshirojne ta lexojne pak apo shume madje edhe nje pjese te ajetit, vetem nese nuk kane per qellim te lexojne Kur’an, si per shembull kur deshirojne te lexojne si dua: Rabbenć ćtinć fid dunjć ĥaseneten ve fil ćĥireti ĥaseneten ve kinć adhćben-nćr, “ O Zoti yne, na i jep te mirat ne dynja dhe na i jep te mirat ne ahiret dhe na ruaj nga zjarri i xhehennemit.” pra, si kjo dhe dua te tjera nga Kur’ani. Personave te atille u lejohet shikimi ne mus’haf dhe percjellja e Kur’anit me zemer por pa fjale. (Imam Neveviu)

    Marre nga libri "Lutjet e jetes nga Kur'ani dhe Hadithi"

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  9. #39

    Arrow Dita e Premte eshte feste!

    Dita e Premte eshte dita me me vlere nga te gjitha ditet e tjera, eshte festa e muslimaneve. Eshte me me vlere se festat e tjera.

    Ademi alejhisselam u krijua diten e Premte. Diten e Premte u nxorr nga Xhenneti.Ata qe jane ne Xhennet, diten e Premte do ta shohin Allahun teala.
    Allahu teala diten e Premte e ka krijuar posacerisht per muslimanet. Pas namazit te xhumase, kush te doje eshte i lire te punoje. Tregetiia ne kohen e namazit te xhumase eshte gjynah. Ibadetet qe behen diten e Premte, kane te pakten dyfishin e sevapeve te ibadeteve te bera ditet e tjera. Edhe gjynahet qe behen ne kete dite shkruhen dyfish. DIta e Premte eshte me me vlre se nata e Premte.

    Ne hadithe sherife thuhet:


    "Ashtu si u dha dita e Shtune Izraeliteve, dita e Diele te krishtereve, dita e Premte iu dha muslimaneve. Ne kete dite per muslimanet ka shume te mira".

    "Kur nje besimtar gezohet se ka ardhur dita e Premte, deri ne diten e kijametit merr aq shume sevape ne dite, sa vetem Allahu teala e din shumen e tyre".

    "Besimtaret qe vdesin diten e Premte marrin sevapin e nje shehidi dhe nuk i provojne mundimet e varrit".

    "Dita me me vlere eshte e Premtja. Dita e premte eshte me me vlere se ditet e Bajramit dhe se dita e Hashurese. E Premtja eshte festa e besimtareve ne kete bote dhe ne ahiret".

    "Atij qe cdo dite te Premte viziton varrin e nenes, ose babait, ose te njerit nga keto i falen gjynahet. E ka cuar ne vend detyren si femije".

    "Ne qofte se nje musliman merr gusul dhe shkon te fale namazin e xhumase i falen gjynahet e nje jave dhe merr sevap per cdo hap qe ben".

    "Nje njeri qe pret thonjte diten e Premte eshte i ruajtur nga fatkeqesite e nje jave".

    "E Premtja eshte haxhi i te varferve dhe festa e besimtareve. Edhe ne Xhennet eshte feste. Dita me e mire dhe me e nderuar eshte dita e Premte".


    Marre nga Takvimi.

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  10. #40

    Arrow Pejgamberi na ka informuar per te ardhmen (1)

    Disa nga hadithet sherif me ane te te cilave Resulullahu “sal-lallahu alejhi ue sel-lem” na ka informuar per te ardhmen:

    -Do te vije nje kohe ne te cilen njerezit do te mendojne vetem per parane, nuk do te mendojne per hallalet dhe haramet. (Buhari)

    -Ryshfeti do te jepet nen emrin dhurate, do te vriten njerez te pafajshem per nje kercenim. (Imam Gazali)

    -Do te dalin genjeshtare qe do te thone se jane pejgambere; nuk ka pejgambere tjeter pas meje. ( Mishkat)

    -Kur te thuhet nje hadith i imi, “ do te thone Resulullahu nuk ka thene keshtu, prandaj shihni Kur’anin!” do te me bejne genjeshtar. (Ebu Ja’la)

    -Do te dalin njerez qe do te thone, nuk pranoj deshmi tjeter pervec
    Kur’anit.
    (Ebu Daut)

    -Ajetet qe kane zbritur per kafiret do t’i perdorin si deshmi per te poshterur muimnet. (Ibn Omer)

    -Synneti do te duket i keq si bid’at, bid’ati do te pelqehet si synneti, ai qe ndjek synnetin do te duket i cuditeshem, do te ngelet vetem. Ai qe ben bid’ate do te kete shume shoke. (Shira)

    -Ata qe do te vijne me pas, do te fajesojne dijetaret per padituri. ( Ibn Asakir)

    -Nuk do te mbeten me dijetare feje, injorantet do te mbahen per dijetare, do te marrin vendime pa qene te pergjegjshem, do te mundohen t’i nxjerrin te gjithe nga rruga e drejte. (Buhari)


    VIJON

    Marre nga TAKVIMI

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •