Sulmi i fushatave qe filloi ne mesjete vazhdon edhe sot e kesaj ditepo me ate ashpersi dhe urrejtje, por me nje taktike te re, te pershtatur me kohet moderne. Sot ne bote ndodhemi perpara nje realiteti ku shume muslimane nuk e kuptojne Islamin dhe e trajtojne gabim ate.
Kur Bota Islame do ta kuptoje mire Islamin dhe do ta zbatoje rigorozisht sic eshte, atehere do te kete drejtesi, paqe dhe lumturi. kesisoj do t'i prihet perparimit njerezor.
Cdo besimtare duhet ta dije mire se dy jane parimet baze qe perbejne rendesine e fese: parimet dhe format e adhurimit. Ai qe di t'i bashkoje mire keto dy elemente ne brendesi te qenies se tij quhet "fetar". Ne Islam formula eshte:
Besim (iman) + Adhurim (ibadet) + moral (ahlak)= FE (din)
Adhurimi dhe besimi pa njeri tjetrin nuk kane kuptim. Sipas Prof. Dr. Bekir Topaloglu, adhurimi pa besim eshte si nje ndertese pa themel. Besimi pa adhurim eshte nje fare pa jete. Adhurimi i jep jete fares. Nje besimtar gjithe jeten e tij duhet te jetoje duke ndjere dhe te ndjeje duke jetuar.
E vecante ne fene Islame eshte shtresimi i besimit ne thellesite e shpirtit dhe ngopja e ndergjegjes me besim. ne qenien njerezore, besimi eshte guri i themelit per ekzistencen e shpirtit. Njeriu eshte zoteruesi i te gjitah krijesave ne toke sepse eshte i pajisur nga All-llahu xh.sh. me vetedije dhe mbart dashurine per te vetmin Krijues.
Shume njerez sot ne bote rendin pas deshirave, epsheve e tekave trupore, madje edhe duartrokiten si njerez te suksesshem. per keta njerez All-llahu xh.sh. urdheron:
"Nje pjese te madhe njerezish Ne i krijuam per ne xhehennem. Ata kane zemra por me ta nuk ndjejne; ata kane sy, por me ta nuk shohin; ata kane vesh, por me ta nuk degjojne."(Kur'an/A'raf: 7179)
Te dishe te verteten vetem me mendje nuk eshte e mjaftueshme per t'u bere musliman. besimi dhe dashuria nuk jane kursesi nje loje mencurie. Ne islam adhurimi eshte treguesi i besimit dhe kushti i te qenurit fetar. besimi eshte te duash All-llahun. Adhurimi eshte te kujtosh e te kerkosh All-llahun. Detyra e besimtarit eshte te ruhet nga ndalesat hapur e fshehur ne punet personale e kolektive, ne cdo vend qofte. ta perhap besimin Islam te te tjeret dhe te veproje ne cdo moment mire...
Autor i tekstit: Rifat XHINA
Marre nga gazeta "Zaman"
P.S. Pershendetje per te gjithe ata qe kane dhene kontribut ne kete teme. Ju ftoj serish te merrni pjese me postimet e juaja per te cilat mendoni se jane interesante dhe me interes per t'u vene ne kete teme!
Me respekt,
ZeM
Krijoni Kontakt