Feja Islame ėshtė shpallje e All-llahut, Krijuesit tė Gjithėsisė, dhe ėshtė shpallje pėr tė gjithė njerėzit, pas shpalljeve tė vazhdueshme qė i janė bėrė njerėzimit, ėstė pėrmbyllje e mesazhit Hyjnor dhe shėrben si mėsim pėr mbarė njerėzimin dhe pėr tė gjithė kohėt, si finalizim i mėshirės sė Krijuesit ndaj njeriut.
All-llahu i Madhėrishėm thotė:
“Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė time, zgjodha pėr ju Islamin fe”.(El-Maide:3)
Pra, Islami ėshtė pėrsosmėria e besimit tė njeriut nė Zot dhe ėshtė finalizimi i dhuntisė sė Krijuesit ndaj nesh.
Nė tėrėsinė e vet, kjo ėshtė njė mirėsi e pakufishme, sepse e udhėzon njeriun drejtė lumturisė nė kėtė botė dhe drejt shpėtimit nė botėn e pėrjestshme.
Besimtari qė i pėrjeton nė mėnyrė tė pandarė kėtė botė dhe Ahiretin, dhe e kupton se kjo botė ėshtė kalimtare dhe sprovė pėr statusin e tij nė botėn e pėrjestshme, gjithsesi do tė jetė mė i qetė dhe mė solidar me njerėzit, nė krahasim me atė qė mendon se kuptimi i gjithēkaje ėshtė nė kėtė botė, te realizimi i epsheve dhe i grabitjes sė tė mirave materiale.
Rrjedhimisht, Islami theksin e vė te aspekti moral i njeriut, pra qė ai mė shumė tė pėrqėndrohet nė devotshmėri, nė pėrsosmėri morale- duke u ruajtur nga tė kėqijat dhe nga tė ndaluarat.
Respektimi i kėtij urdhėri e bėn besimtarin tė jetė mė zemėrgjėrė dhe mė i prirė qė tė kuptojė e tė ndihmojė tė tjerėt, ashtu sikundėr urdhėron All-llahu nė Kur’an:
“O ju njerėz, vėrtetė ne ju krijuam prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet vete, e s’ka dyshim se tek All-llahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur (nga tė kėqijat). (El-Huxhurat:13)
Kuptimi i kėtij ajeti ėshtė jashtzakonisht i thellė, si ēdo fjalė e All-llahut, e kėtu mund tė theksojmė dy aspekte: e para, kjo thirrje u drejtohet tė gjithė njerėzve pa diferencim dhe ndershmėria e tyre vėrtetohet nga ruajtja e tyre prej tė kėqijave. E dyta, ky ajet dėshmon se tė gjithė njerėzit nė fakt kanė njė prejardhje dhe janė tė lidhur e tė afėrt njėri me tjetrin, dhe ndarjet nė popuj e nė fise janė bėrė qė ata tė njihen mė mirė mes vete.
Njeriu qė e kupton kėtė mesazh me siguri qė do tė ketė sjellje tė mirė ndaj tė tjerėve, duke pėrfshirė tė gjithė njerėzit e tė gjithė popujve e tė gjitha besimeve, e jo vetėm bashkėkombasit e vet ose vetėm bashkėbesimtarėt.
Prandaj, besimtari musliman vėrtetė ėshtė njeri i paqes, njeri i dashurisė ndaj njerėzve dhe i pėrsosmėrisė morale.Tjetėr ėshtė rasti me ata tė cilėt formalisht e mbajnė veten si musliman, ndėrsa obligimet i kryejė vetėm pjesėrisht, vetėm ato qė u konvnon atyre dhe qė i interpretojnė mėsimet e Krijuesit tė shkėputura nga konteksti , tė ideologjizuara ose tė dogmatizuara nga mendjet e tyre.
Agresiviteti eventual i personave tė tillė, ose i grupimeve tė kėsaj prejardhjeje, sikur ėshtė edhe Bin Ladeni dhe organizata e tij Al-Kaida, nuk mund t'i atribuohet Islamit si fe dhe as besimtarėve islam, qė janė njerėz tė paqes, tė ruajtjes nga tė kėqijat, e tė synimit qė tė arrijnė pėrsosmėrinė morale me adhurimin ndaj Krijuesit dhe me kryerjen e obkligimeve qė i ka caktuar i Lartmadhėrishmi.
Kėtu mbase ėshtė rasti tė kthehem te haxhxhi im dhe ta ilustroj me pėrvojėn personale frymėn dhe karakterin thellėsisht paqėsor tė besimit islam.
Nė ditėn e parė tė qėndrimit nė Mekė i kisha ndjenjat e turbullta kur shikoja me mijėra e mijėra njerėz tė racave tė ndryshme, afrikanė e aziatikė, shumica prej tyre tė ushqyer keq e ashiqare tė vuajtur. Por, duke e ndier ashtu siē e ndiejmė pulsin, atė adhurim tė tyre ndaj Krijuesit, duke parė atė devotshmėri tė tyre, fillova tė ndryshoj rrėnjėsisht mendimin dhe ata m’u bėnė shumė mė tė dashur dhe vėrtetė ndjeja dashuri dhe respekt pėr ta. Pėrderisa unė flija e ushqehesha nė njė hotel tė mirė (isha mysafir i Kujdestarit tė Dy Vendeve tė Shenjta, tė cilin gjej rast ta falenderoj edhe kėsaj radhe), shumica prej tyre flinin nė rrugė, me ushqime tė pakta, por askush asnjė ankim nuk mund t’ua dėgjonte.
Pėrkundrazi, ata ishin mė tė thelluar nė adhurim e nė lutje. Mund tė them se pėr herė tė parė nė jetėn time, pikėrisht nė haxhxh, e kam thyer plotėsisht paragjykimin racial, sepse ideja pėr pėrkatėsinė time evropiane, si diēka e veēantė dhe mė e lartė, ka qenė e ngulitur nė mendjen time, sigurisht si rezultat i literaturės.
Pra, haxhxhi, si njė nga shtyllat e besimit islam dhe Islami nė tėrėsi, ėshtė e kundėrta e materializmit, e kundėrta e agresivitetit dhe e kundėrta e dhunės.
Pra, e kundėrta e asaj qė kanė dashurta sugjerojnė fabrikuesit e fotomontazhit dhe tė teksteve tė pashije kundėr haxhxhit tim.
Por, ajo punė pa shije paraqet vetėm njė grimcė tė tėrė asaj propagande tė egėr qė bėhet sot kundėr Islamit nė mbarė botėn, po edhe nė vendin tonė.
****************************
Marrė nga libri "MEDITIME ISLAME" i autorit Dr Milazim Krasniqi
zEm
Krijoni Kontakt