4. Asketizmi
“...ndërsa murgërinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre...” (El-Hadid, 27)
All-llahu i Madhërishëm e pranoi asketizmin e tyre, edhe pse atë nuk e caktoi, sepse ata në fillim e bënë këtë për shkak të All-llahut. Megjithatë, ata asketizmit nuk ia dhanë vendin që i takon, por manastiret në të cilat gjenden murgët dhe murgeshat janë shndërruar në qendra amoraliteti dhe shfrenimi në parametra edhe më të mëdha sesa ajo që ndodhte në shoqëri nga ana e epshorëve plotësisht të shfrenuar.
All-llahu i Madhërishëm për këtë thotë:
“...ndërsa murgërinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre, mirëpo edhe pse kishin për qëllim të vetëm ta arrijnë kënaqësinë e All-llahut, ata nuk iu përmbajtën asaj si duhet përmbajtur, prandaj atyre që besuan, Ne ua dhamë shpërblimin e tyre, po shumë prej tyre janë mëkatarë (jobesimtarë).” (El-Hadid, 27)
Faqet e pandershme mbi njerëzit e kishës rreth kësaj çështjeje jannë bërë sekret publik për të cilin flasin të gjithë dhe shumë shpejtë janë bërë objekt i përqeshjes dhe refuzimit nga Kisha dhe feja në përgjithësi.
5. Komedia e quajtur “falja e mëkateve”
Kjo ndodhi kur Papa ka filluar të pohojë se mund të garantojë për falje të mëkatit te Zoti dhe hyrje në parajsë për ata të cilët paguajnë një shumë të caktuar të hollash.
Papa bëri vërtetime me shkrim për një gjë të tillë dhe në to qëndronte:
“Unë papa (ky dhe ky) dhuroj faljen (atij dhe atij) prej të gjitha mëkateve të cilat i ka bërë dhe do t’i bëjë. Ai bëhet i pastër nga mëkatet sikur në atë ditë kur e ka lindur nëna., do të hyjë në parajsë në atë botë dhe do të jetë i bekuar nga Zoti”.
Papa këto falëse në formë të shkruar ua ka shitur njerëzve për shuma të caktuara të hollash.
Njerëzit kanë bërë mëkate edhe më të mëdha, e pastaj i kanë blerë ato falëse duke besuar se me ndihmën e tyre do të hyjnë në Parajsë dhe do të fitojnë faljen dhe bekimin e vërtetë të Zotit.
Çështja është përkeqësuar edhe më shumë atëherë kur Papa ka autorizuar nëpunësit tjerë kishtarë që të mund të japin falëse në vend të tij, deri në atë masë saqë, bashkë me kishën, janë bërë lëndë për përqeshje nga masat e gjera.
Për shkak të tërë kësaj, refuzimi i njerëzve ndaj fesë në Evropë me kohë, gjithnjë e më shumë është rritur, përderisa plotësisht nuk kanë hequr dorë nga ndikimi i fesë në jetën e tyre, e që sot është më shumë se e qartë.
****************************************
VAZHDON......”Nxjerrja e fotografisë së Islamit tek evropianët nga ana e kishës”
zEm
Krijoni Kontakt