Close
Faqja 9 prej 17 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 166
  1. #81
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga StormAngel
    Ose thene ne arabisht

    Amentu bilahi, we melaiketihi wel jeumil ahiri we bil kaderi hajrihi we sherihi min Allahu teala.

    Hallall Zane
    Storm Vellai ke harru ca gjera ne versionin arabisht me lejo te te korrigjoj

    Amenti Bil-Lahi --- besoj ne Allahun
    we Malaiketihi --- dhe Engjet e Tij
    we Kutubihi --- dhe Librat e Tij
    we Rusulihi --- dhe te Derguarit e Tij
    wel Jeumil Akhiri ---dhe ne Diten e Fundit
    we bil Kaderi Khajrihi we sherr-rrihi min Allahi teala --- dhe ne Caktimin e Allahut e mira dhe e keqja vjen prej Allahut te lartesuar
    RIPPR

  2. #82
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    E shifja qe dicka nuk me tingellon mire ne menyren e te thenurit te Amentu bilahit dhe asaj qe kisha shkruar.
    Zoti te bekofte Acid dhe falemnderit qe me ke korigjuar

    Mire u lexofshim
    Selam
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #83

    Arrow Vendimi dhe percaktimi(kadaja dhe kaderi)!

    Vendimi dhe percaktimi

    “Nuk ndodh asnje fatkeqesi ne toke e as ne trupin tuaj, e qe te mos jete ne shenime (lehvi mahfudh) para se te ndodhe” (Kur’an 57:22)

    Ngjyra e lapsit u tha e u shterr, fletushkat e secilit u lartesuan ne vendin e sigurte, vendimi i ceshtjeve morri fund, dhe shenimet u caktuan.

    “S’na godet asgje tjeter, pervec asaj qe na eshte caktuar nga All-llahu”
    (Kur’an 9:51)

    Fatkeqesia qe te goditi nuk ka mundur qe te te mos godase, e ajo qe nuk te ka goditur nuk ka mundur te te gjeje. Me te vertete nese ky hadith i siperm i Muhammedit [s.a.v.s.] ze vend ne besimin tend qe ushqen zemra jote, ngulitet ne damaret dhe shpirtin tend, atehere fatkeqesite qe kane qene te caktuara te ndodhin dhe qe nuk ke mundur t’u shmangesh e t’u largohesh, shnderrohen ne fatmiresi. Thote i Derguari i All-llahut [s.a.v.s.]: “Ate qe All-llahu ia do te miren e sprovon”

    Prandaj, nese deshiron te mbetesh rob i dashur i All-llahut [xh.sh], mos e prish zemren nese te godet ndonje e keqe, qendro besimtar i paluhatur dhe durimtar i forte perballe te keqiave. Mos u shqeteso dhe trishto se tepermi per shkak te semurjes qe te zuri, e per shkak te vdekjes qe te mori, per pasurine qe humbe, apo per shtepine qe ta shkrumoi zjarri, sepse keshtu ishte vendimi dhe caktimi i All-llahut [xh.sh.], qe patjeter duhej te behej. Kjo ishte ajo qe zgjodhi All-llahu per ty dhe zgjedhja i takon vetem Atij, ne s’kemi te drejte t’i kundershtojme zgjedhjet e Tija se sado te hidhura dhe te renda qofshin, ato jane ne te miren tone. Megjithate, mendja jone eshte e kufizuar dhe en s’kemi zgjuarsi t’i kuptojme ato kur na godasin!Ti vetem pajtohu me ate qe All-llahu ndau per ty, se shperblimi do te te jepet dhe mekatet do te te falen. U lumte atyre qe jane te palekundur ndaj fatkeqesive dhe qe pajtohen me ate qe marrin nga All-llahu [xh.sh]

    “Ai (All-llahu) nuk pyetet se cka punon, po ata (njerezit) pyeten” (Kur’an 21:23)

    Kurre nuk do te te qetesohet zemra e as nuk do te rreshtin pershperitjet e brendshme, e as nuk do te te largohen ngacmimet e gjoksit perderisa te mos keshe besim te plote ne vendimet dhe percaktimet e All-llahut[xh.sh], prej oreve te lindjes e deri ne moemntin e fundit para shuarjes se levizjes tende. GJithcka qe do te shohesh, do te prekesh, e mbi te cilen do te ecesh, te eshte caktuar, jeta jote eshte e permbledhur dhe e permbyllur ne librin tend te cilit ti s’ia njeh fletet dhe kapaket, liber qe gjendet ne vend te sigurte mbrojtjeje, dhe qe shenimet e tij perfunduan qysh para lindjes tende. Pra mos e humb veten, e as kohen, duke menduar: ‘sikur te isha munduar do ta kisha ndaluar murin te rrezohet dhe kroin do ta kisha ndaluar te shpertheje e te rrjedhe, eren do ta ndaloja te fryeje, qelqin do ta mbroja qe te mos thyhej...’. Ky tru nese mendon rreth ceshtjeve te tilla s’eshte ne rregull, dhe mendime te tilla jane trillime. E domosdoshme eshte qe caktimi te realizohet e te bjer mbi ne, vendimi do te zbatohet:

    “E kush te doje le ta besoje, e kush te doje le te mohoje” (Kur’an 18:29)

    Dorezoju caktimit te All-llahut [xh.sh.] dhe gjunjezohu vendimit te Tij, para se te mbulojne te ligat me rradhe dhe para se te vajtosh dhimbshem. Pranoji me deshire nga qetesimi shpirteror dhe nga gjeresia e zemres para se te te kaploje pendimi kote, se ato kane per te ndodhur! pra, nese i ke bere te gjitha perpjekjet, e ke shpenzuar energjine dhe mundin, pastaj perseri te goditi se cilesh i rruheshe me kujdes, do te thote se mu ajo eshte dashur te ndodhe, e mos thuaj: “Sikur te kisha bere keshtu e ashtu, do te ishte keshtu e ashtu, por thuaj: ” Ky ishte caktimi i All-llahut, dhe ajo qe Ai deshiron, behet.”

    Marre nga libri “Mos u trishto”
    Autori: Aid El-Karni


    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  4. #84
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    O Acido!
    Tashi me bo replike per gjuhen arabe i bie me e perkthy shkrimin e Zanes ndryshe nga c'shkruan ti ahahahaha, po pash Zotin leni ato, jo gjini mashkullore jo femerore, jo vete e pare njejes jo vete e pare shumes, ahahahaa, shaka e imja bro!
    Meqe tema ka kalu per besimin dhe Zana ka marre nje drejtim tjeter te temes ajo e di me mire qellimin qe ka, me duhet te ndaloj tek dispozita e te besuarit tek Allahu ne nje teme te vecante!
    Selam, jeni te mrekullushem!
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  5. #85

    Arrow Disa hadithe sherif!




    - Atij njeriu qe i eshte dhene butesia (sjelljet e buta) i jane dhene te mirat e kesaj bote dhe te ahiretit.

    - Duaja qe behet gjate kohes ndermjet Ezanit dhe Ikametit, nuk kthehet mbrapsht.

    - Nga ummeti im do te vije nje njeri me emrin Ebu Hanife. Ne diten e Kijametit ky do te jete ndricimi i ummetit tim.

    - Jeta e kesaj bote i ngjan nje ure qe duhet kaluar. Mos u mundoni ta rregulloni uren por kalojeni menjehere dhe ikni.

    - Asnjeri nuk e ka besimin te plote derisa te mos deshiroje per vellane e tij ate cka deshiron per vete.

    - Njeriu edhe sikur te kete dy lugina me florinj, kerkon te treten. Syrin e njeriut e mbush vetem nje grusht dhé.

    - Fqinj i mire nuk do te thote vetem te mos i besh keq fqinjit tend, por edhe te besh durim nga mundimet qe te sjell ai.

    - Do te vije nje kohe ne te cilen muslimanet edhe po te bejne nje te dhjeten e ibadeteve qe beni ju, do te shpetojne nga torturat e ahiretit.

    - Te edukosh femiun dhe t’i mesosh se si te sillet ka me shume vlere sesa te japesh nje sasi sadaka cdo dite.

    - Ata njerez qe nuk kane dhembshuri per me te vegjelit dhe repspekt per me te medhenjte nuk jane prej nesh.

    - Ai qe i pret thonjte diten e Premteeshte i mbrojtur nga te keqiat e nje jave.

    - Te mos shkosh atje ku te ftojne eshte gjynah. Te shkosh atje ku nuk te ftojne eshte njelloj si te vjedhesh.

    - Ata njerez te cilet do te torturohen shume ne ditene kijametit jane ata njerez te cilet i kane bere keq njerezve ne kete bote.

    - Ne qofte se ndonjeri nga ju nuk nxitohet te thote “ bera dua por nuk m’u pranua” ajo dua pranohet.

    - Betohem mbi All-llahun se ashtu si e pastron uji pisllekun ashtu i pastrojne 5 kohet e namazit gjynahet.

    - Kush kerkon nga e mira, nuk gjen keq. Kush konsultohet perpara se te marre nje vendim, nuk pendohet. Kush kursen nuk behet nevojtar.



    Marre nga Takvimi

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  6. #86

    Arrow Problemi me veshmbathjen e grave evropijane!

    Pyetja e nje motre eshte si vijon: "Une jetoj ne Evrope, sizakonisht edhe ne duam qe te ruajme identitetin tone fetar. Mundohem qe te vishem ashtu si eshte e parapare me rregullat e Islamit ose me shkurte thene mundohem qe duke fituar per kete bote te mos e humbim ahiretin. Per kete arsye ne me disa shoqe tjera takohemi neper shtepite tona ku bisedojme rreth problemeve qe na preokupojne, lexojme libra dhe keshillojme njera tjetren.
    Disa nga shoqet tona vishen ashtu sic eshte tradite, me funde jo aq te gjate dhe me pantallona. Kjo eshte nje nder temat qe na brengos dhe per kete arsye shpesh edhe ndodh qe te debatojme. Disa nga shoqet kundershtojne kete lloj te veshjes, duke thene se ne kete menyre jemi duke iu perngjare femrave te ketuhit. Prandaj ju lutem qe per kete ceshtje te na jepni keshille qe do te ishte normative per kete dukuri. Jemi ne dileme se si te vishemi, ca prej nesh preferojne veshje, mbulese te tepruar por jo qe bie ne sy, te tjerat vishen aq teper ashtuqe bien ne sy per te keq te te tjereve".


    Pergjigja: Islami nuk eshte fe e nje gjeografie, andaj ajo nuk mund t'i pershtatet shijeve te nje vendi dhe nje populli. Perkundrazi, ai eshte besim i te gjithe vendeve dhe i te gjithe njerezise, andaj ai duhet te jete aq i gjere dhe elastik saqe ne te duhet ta gjejne veten te gjitheose me mire thene, nga ai nuk duhet te frikesohet askush qe eshte modest dhe i sinqerte ne mendimet dhe qendrimet e tij. Ashtuqe, normat islame nuk mund te burgosen apo kufizohen ne shijet dhe deshirat e disa personave te caktuar.

    Si mbulese e lejuar mund te llogaritet cdo teshe e cila eshte e bollshme dhe e mjaftueshme qe te mbulon linjat e trupit si dhe te jene te mbuluara te gjitha gjymtyret qe duhet mbuluar femra muslimane.

    Andaj, nese plotesohen keto kushte, femrat jane te lira te zgjedhin se cilin model apo ngjyre do ta pelqejne. Rol te rendesishem luan edhe pozita gjeografike dhe klimatike, ashtuqe ne vendet e ftohta eshte e palogjikshme dhe e pashendetshme veshja e holle, sikur nuk eshte e logjikshme qe ne vende te ngrohta te vishemi me tesha te trasha. Nje kufizim i tille natyrisht se nuk eshte ne perputhshmeri me me karakterin univerzal te Islamit. Vlen te permendim se, cdokush qe deshiron te mbuloje veten sipas normave fetare nuk ka mundesi apo edhe bindje qe te mbulohet plotesisht sipas rregullave, qe nuk do te thote se ata qe ne fillim nuk mbulohen plotesisht si duhet, mund te ndodhe qe me kohe ata te arrijne plotesisht perputhshmerine me rregullat e veshjes islame. Pra feja Islame na urdheron qe cdohere te jemi te matur dhe tolerante e sidomos ndaj rasteve te tilla.

    Verrejtje: Ata persona te afte per te dhene fetva e qe e gjejne shume liberal kete qendrim timin mund t'i keshilloj qe t'u permbahen bindjeve te tyre. Sic nuk mund qe ata t'i gjykojne ata njerez qe veprojne sipas ketij vendimi. Ne fund vlen te permendim nje hadith ku thuhet: "JEPNI SIHARIQ E MOS E NXITNI URREJTJEN!"

    Marre nga gazeta "ZAMAN"

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  7. #87

    Lightbulb Largoje zbrazetine me pune!

    Te papunet ne jeten e tyre jane ata nga te cilet zbulohen ligesite dhe te keqijat ne te gjitha aspektet, ngase mendja e tyre eshte e shperndare gjithandej neper hambaret e halleve. Friksoju te qendruarit ne vetmi, pa pune dhe angazhim, ku mund te mbetesh si vetura para perplasjes, pa drejtim, vozitesi humbet kontrollen dhe s’eshte ne gjendje te frenoje dhe te mbaje drejtimin.

    Ate dite kur te gjesh kohe te lire, mos hyr te thellohesh ne kete liri ku edhe mund te ngaterohesh, por kete pauze- sado e shkurter qe te jete- zevendesoje me nje veper te frytshme, se ky angazhim te largon nga pushimi vrases, i cili i ngjan vetevrasjes me deshire, por pa njohje te pasojave.

    Koha e lire dhe zbrazetia e kote i ngjan denimit te rende e te ngadalte qe praktikohet neper burgjet kineze, ku mbi kokat e te burgosurve vihet tyre uje i ftohte qe rrjedhe me nje ngadalshmeri te madhe, ku pika pret piken tjeter dhe pikerisht ne mes kohes se pritjeve te pikave te ujit i burgosuri cmendet me nje goditje caperdie te frikshme. Pushimi per aktivet eshte semundje. Zbrazetia eshte spiun i pushimit, kurse mendja eshte ajo qe rrezikohet brenda ketyre lufterave shpirterore te kacafytura me njera-tjetren. Per kete, s’te mbetet gje tjeter te besh...prandaj ngrihu menjehere, adhuroje All-llahun tend dhe me vemendje te posacme lexoje fjalen e Tij, e mos ri me ato qe e kundershtuan kete urdher.

    “U pajtuan te mbesin me ata qe kundershtuan” (Kur’an 9:87)

    Mos ri pa pune, shkruaj dicka edhe nese eshte e kote, ose rregullo biblioteken tende nese ke, pastro dhomen ku je, ose bej dobi per te tjeret, keshtu qe s’te mbetet kohe te hamendesh.
    Ne fund te them: Therre zbrazetine me thiken e mprehte te punes, e mjeket e botes te garantojne 50% te lumturise perballe kesaj rrjedhe imponuese. Vec kaq: shiko bujqit, furrtaret, dhe muratoret se si kendojne me kenget e zogjeve ne lumturi e rehati, e ti gjendesh ne shtratin tend duke i fshire lotet dhe duke u merzitur per shkak se je i kafshuar.


    Marre nga libri “Mos u trishto” (faqe 24 )
    Autori: Aid El-Karni


    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  8. #88

    Lightbulb Imani eshte jeta!

    Te palumturit me kuptimin e vertete te palumturise jane ata qe kane bankrotuar nga depote e imanit dhe nga ekuilibri i bindjes. prandaj te tillet gjithmone i shoqeron e keqja, zemerimi dhe ndihen te pavlere.

    “E kush ia kthen shpinen udhezimit Tim, do te kete jete te veshtire”
    (Kur’an 20:124)

    S’ka gje qe e gezon shpirtin, qe e edukon dhe pastron ate, e qe e ben ne hare, dhe s’ka gje tjeter qe ia largon shqetesimet, pikellimet dhe brengosjet perpos besimit ne ekzistencen e All-llahut, Zotit te boterave. Ndaj, ta dishe vella, se nuk e gjen dot lumturine ne kete jete nese s’ke besim. E vetmja rruge e ateisteve, nese s’binden ne besimin e vertete eshte vetvrasja. Ata e mbysin veten qe te shporren dhe te zhduken nga prangat e hekurta te ketij burgu te zi. Ah, sa e merzitshme eshte jeta pa besim. Te ben te vrasesh veten! Ah, sa mallkim i gjate eshte ky qe zbret ngadale mbi ata qe ne toke jetojne jashte programkit te All-llahut [xh.sh].

    “Ne i rrotullojme zemrat dhe te paret e tyre (larg besimit) ashtu sikunder s’e besuan ate (Kur’anin) per here te pare dhe i leme te bredhin te hutuar ne mashtrimin e tyre” (Kur’an 6:110)

    Erdhi koha kur e gjithe bota njerezore te bindet dhe te besoje te verteten e pamohuar, deshen apo s’deshen te pranojne, ata e dine ne brendesite e tyre se All-llahu eshte Nje i Vetmi dhe pervec Tij tjeter s’ka. Pasi qe kaloi nje kohe shume e gjate, truri i njeriut erdhi ne perfundimin se idhujt dhe putat jane kotesira, se ateistet jane te mallkuar e jashte rahmetit te All-llahut [xh.sh], se te devijuarit jane ata qe mbjellin genjeshtra te kulluara, dhe se te derguarit qene besnik ndaj misionit te tyre. Mbizoterimin e Tij mbi gjithesine s’duhet ta mohoje kush, Ai eshte i Madheruar, ne doren e fuqise se Tij eshte i tere sundimi dhe Ai ka fuqi mbi cdo send. Pra, nga besimi qe ke varet dhe dobesia jote, lumturia, qetesimi dhe siguria e shpirtit tend.

    “Kush ben veper te mire, qofte mashkull ose femer, e duke qene besimtar(e), Ne do t’i japim atij/ asaj nje jete te mire (ne kete bote)e (ne boten tjeter) do u japim shperblimin me te mire per veprat e tyre”
    (Kur’an 16:97)

    Pra, keta kane jete te lumtur pa brenga dhe shqetesime, se ne zemrat e tyre flene besimi i paster, dashuria e All-llahut rri e gjalle neper damaret e tyre dhe duke depertuar rrjedhshem pastron ndergjegjen nga gjembat e mendimeve te kota qe mund t’u shfaqen. Qendrojne gjakftohte perpara rasteve dhe ndodhirave, shume te qete i presin caktimet e All-llahut [xh.sh.] dhe vendimin e Tij eshte shume absurde ta kundershtojne. Keta jane keshtu ngase qene te kenaqur qe All-llahu te jete Zoti i tyre, Islami fe e tyre, Muhammedi lajmetar dhe i Derguar i tyre.

    Marre nga libri “Mos u trishto”

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  9. #89

    Lightbulb Mos e mbaj globin mbi koke!

    Nje grup i madh njerezish, ne trute dhe shpirterat e tyre mbajne luften boterore, e ushqejne ate dhe e permbajne duke qene te shtrire ne shtreterat e gjumit, e pas mbarimit te asja lufte ndezese, ne brendesite e tyre marrin plackat dhe peshqeshet e saj te hidhura e shkaterruese, si: semurja e lukthit, tensioni i larte, diabeti, hemoragjia cerebrale dhe kardiake. Bashke me ngjarjet, digjen e pervelohen edhe keta te ngrate.

    Zemerohen nga ngritja e cmimeve! Brengosen nga vonimi i shiut! Pra, jane ne shqetesime te perhershme e ngushtime te vazhdueshme.

    "...e cdo ze e mendojne se eshte kunder tyre"
    ( Kur'an 63:4)

    Keshilla qe po iu drejtoj eshte qe te mos e mbani rruzullin tokesor mbi koka, lerini ngjarjet mbi toke e mos i vendosni ne brendine e stomakeve tuaj. Disa njerez i pijne lajmet e perhapura te kota dhe genjeshtrat e kulluara, semuren dhe dobesohen per gjera qe s'vlejne.

    Meshiroje vehten, te lutem, se nje dite ajo do te te kerkoje llogari. Mos u dridh i teri perpara ngjarjeve dhe ndodhirave, e as mos u shqeteso per cdo gje, se nje dite prej diteve kjo zemer do ta rrezoje bartesin e saj per toke. Largpamesit e vertete para cdo veshtiresie dhe pesimi marrin shembuj dhe mesime, duke iu shtuar besimi mbi besim, ndersa driteshkurterit e vertete para cdo tmerri e vuajtjeje i kaplon frika, e cila ua shton dridhjet edhe me forte e i ben te dobet saqe s'kane fuqi te qendrojne ne kembe por gjunjezohen dhe dorezohen te rraskapitur.

    S'ka dhe s'do te kete gje me te dobishme sesa zemra trime, e cila nuk luhatet perpara ererave te forta dhe rrotullimeve te saja. Me te vertete trimi i vertete eshte ai i cili sakrifikon me vullnet deri sa te kete gjalleri ne trup, qendron si malet te ngulur thelle, ka bindjen dhe shpresen e fitimit, pa shqetesime te teperta sheh gjerat qe mund t'i nxehin dhe t'i fusin ne kacafytje. Kurse frikacaku eshte krejtesisht ndryshe. Ai cdo dite pret veten me shpaten e ndodhirave te kota dhe enderrave te humbura qe nuk i takojne te vertetes.

    Nese deshiron te jeshe nje prej atyre qe ben jete serioze, perballoi ditet e kesaj bote - qofshin te embla apo te hidhura - me trimeri te rralle durimi, e mos te te mundin ata qe nuk i kuptuan qellimet e kesaj jete, e as mos e fut veten ne hallk te ngushte hekuri qe t'i kenaqesh armiqte. behu me i forte e me i guximshem se ngjarjet, me i fuqishem se ererat e kohes, dhe me i qendrueshem se shekujt.


    "Eshte e sigurte se njerezit me lakmues per te jetuar, ti ke per te gjetur ata" (Kur'an 2:96)

    Kurse ata qe kuresesi s'pranojne padrejtesi, jane gjithmone nen kujdesin e All-llahut (xh.sh.) dhe te sigurte ne premtimin e Tij.

    "Andaj u dhuroi qetesimin atyre, dhe se shpejti i shperbleu me nje fitore" (Kur'an 48:18)


    Marre nga libri "Mos u trishto" (Psikologji Islame)

    ZeM
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 31-05-2005 mė 21:09
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  10. #90

    Lightbulb Pastrimi i Zemres!

    Ai qe e nxin zemren eshte gjynahu.

    Ne nje hadith sherif thuhet:

    - Kur dikush ben gjynah, ne zemren tij krijohet nje pike e zeze. Ne qofte se ben teube ajo njolle fshihet. Ne qofte se nuk ben teube dhe vazhdon te beje gjynahe, ajo njolle zmadhohet derisa mbulon komplet zemren, zemra behet e zeze sterre.

    Duke qene se gjynahet e nxijne zemren, duhet te qendrojme larg nga ata gjera qe behen shkas qe te kryejme gjynahe.

    Ne nje hadith thuhet:

    - Tre gjera i krijojne shqetesime zemres: te pelqesh ushqimin, gjumin dhe rehatine.

    Kur kryhet nje gjynah, menjehere duhet te behet teube.

    Ne nje hadith sherif thuhet:

    - Cdo gje qe ndryshket ka dicka qe mund ta beje te sheklqeje. Zemren e ben te shkelqeje fjala "estagfirullah".

    Edhe po te kujtosh shume vdekjen e pastron zemren.

    Ne nje hadith sherif thuhet:

    - Ashtu sic ndryshket hekuri nga uji, ashtu ndryshket edhe zemra nga gjynahet.

    Ata qe gjendeshin aty pyeten: Cfare i pastron zemrat o Resulull-llah?
    Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem u pergjigj: Te kujtosh shpesh vdekjen dhe te lexosh Kur'ani kerim.

    Nga Takvim-i

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

Faqja 9 prej 17 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •