Close
Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 166
  1. #71
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    jasht teme
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Acid_Burn : 30-04-2005 mė 05:41

  2. #72
    I sinqert me tė gjith Maska e Shkupjani
    Anėtarėsuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    car dmth me kete ti?
    rri ne teme te lutm.
    Tung.
    Nese njeriu nuk e ka nji gjė pėr tė cilėn duhet tė vdes,ska vler jeta e tij nė kėt botė...

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    37
    Islami eshte sikurse nje malle i cilesise se larte, por me tregetare te paafte - islami dhuroi aq sa ia lejuan muslimanet, dhe te tjeret!

  4. #74

    Arrow Cilesite e lexuesve te rukjes!

    Ata te cilet praktikisht merren me sherimin e semurjeve qe permendem me larte do te duhej te posedojne cilesite vijuese:

    1. Te kene besim te drejte, te pakontestueshem, monoteist islam qe e pason praktika me fjale dhe me vepra;

    2. Te jene definitivisht te bindur ne vertetesien hyjnore te Kur'anit dhe ne ndikimin e Tij ne xhinet dhe shejtanet te cilet adresen e kane ne Shpallje;

    3. Te njohin mesimet islame qe kane te bejne me boten e fshehtete xhineve dhe shejtaneve, sepse me rastin e sherimit dhe kontaktit me xhinet duhet patjeter te sjellin vendime keshtu qe mund te behen gabime katastrofale;

    4. Te njohin te drejten islame, mesimet e saj dhe te mund qe t'i zbulojne intrigat dhe mashtrimet e shejtanevesic transmetohet prej Ibni Tejmijes te cilit me nje rast xhini i ka ofruar dalje nga personi i semure duke i thene:” Dal per shkak te respektit qe kam ndaj teje”. Megjithate Shejhu ia kthen: “Jo! Duhet patjeter te dalish nga nenshtrimi ndaj All-llahut dhe Pejgamberit te Tij”.

    5. Do te ishte mire qe individi i cili merret me sherim, te jete i martuar ne menyre qe mundesia e tij te jete me e vogel per te gabuar dhe te mos bie ne sprove me femrat e semura te cilat me rastin e sherimit, ne nje perqindje te madhe, ndodhen ne trans dhe plotesisht te varura, duke mos iu kujtuar atyre fare, se cka ka ndodhur me to. Per kete shkak gjate kohes se sherrimit me pacienten duhet patjeter te jete i pranishem edhe tutori i saj, keshtu qe t’i iket mundesise per te gabuar.

    6. T’iu shmangen gabimeve, per arsye se gabimet e ndihmojne shejtanin dhe i japin te drejte te mos degjoje, te mos nenshtrohet dhe te mbetet tek personi i semure;

    7. T’i kryeje detyrimet fetare dhe ibadetet me te cilat dobesohet ndikimi i hejtanit;

    8. Te perkujtojne dhe te levdojne All-llahun e AMdherueshem ashtu si eshte urdheruar me sunnet ne raste dhe situata te ndryshme;

    9. Te kene nijet te drejte dhe te paster gjate sherimit;

    10. Te imunizohen dhe te mbrohen me dhikre te llojeve te vecanta te sunnetit. Sa me teper qe dikush i afrohet All-llahut te Madherueshem me ibadet, me dhiker, me perulshmeri e te ngjashme, aq me teper largohet nga shejtanet dhe mundesia e tyre qe te ndikojne ne te.

    Marre nga libri "Sherimi me Kur'an"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 28-04-2005 mė 19:27
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  5. #75

    Arrow Llojet e sihrit!

    Ekzistojne shume lloje te sihrit ne baze te asaj qe shkruajne ekspertet qe merren me kete tematike:

    1. Sihri me te cilin behet ndarja ne mes dy veteve, si: ndarja e burrit dhe gruas, ndarja e familjes, femijeve dhe prinderve e te ngjashme.

    2. Sihri i cili e permban gjendjen momentale,

    3. Sihri i cili shkakton semundje

    4. Sihri i cili shkakton vdekje

    5. Sihri qe shkakton cmendurine ose percarjen etj.


    Pergatitja e sihrit, ta mesosh ate dhe t'ia mesosh dikujt tjeter mund te kete dy aspekte juridike:

    a) Sihri me te cilin behet kufer (apostazi)

    b) Sihri me te cilin behetgjynah i madh




    a) Sihri me te cilin behet kufer (apostazi)

    Ky lloj i sihrit te nxjerr nga mbrojtja e Islamit, kurse pergatitet me ndihmen e xhineve shejtane te cileve sihirberesi u dorezohet dhe lidh aleance me to, duke i adhuruar me rituale te ndryshme, gje qe eshte “mekat i kobshem”.

    Denimi i sihirberesit per berjen e sihrit

    Dijetaret muslimane, pra, me koncensus e kane ndaluar kete lloj sihri dhe kane caktuar qe sihirberesi i cili erret me te duhet te ekzekutohet. Denimin me vdekje te sihirberesit e perkrahen e tere plejada e dijetareve muslimane, sic jane Omer b El-HAttabi, oSman b. Affani, Hafsa, Omer b. Abdulazizi, Ebu Hanifeja, Imam mAliku dhe te tjere. Shafiu mendon qe sihirberesit mos i shqiptohet denim me vdekje vetem per pergatitjen e sihrit, por atij t’i shqiptohet denimi vetem atehere nese me magjine ne fjale e ka mbytur ndonje person.
    Ne Kur’anin Famelarte thuhet :

    “Shejtanet ishin te pa fe, sepse u mesonin njerezve magjine” (Kur’an 2:102)

    Buhariu shenon hadithin ku thuhet: “Largohuni nga mekatet qe te cojne ne shkaterrim: politeizmi dhe sihri”.

    Sipas normave te ketilla tradicionale tekstuale dijetaret mendojne se sihirberesi eshte pabesimtar per cka duhet patjeter te denohet me vdekje. Ne historikun e te drejtes se Sheriatit ceket zbatimi i denimit me vdekje ndaj sihirberesit nga ana e Omer b. El-Hattabit, Osman b. Affanit, Hafses r.a., bashkeshortes se Pejgamberit alejhisselam dhe te tjereve.
    Juristet kete e argumentojne me argumentet vijuese:

    1. Pejgamberi alejhisselam ka thene, sic eshte shenuar ne vepren “Mustedrek”: “Haddi (sankcion i fiksuar) i sihirberesit eshte goditja me shpate”,
    2. Ajeti mbi sihrin (El-Bekare 102) lajmeron se sihri nuk mund te sjelle dobi por vetem dem:

    “Dhe ashtu mesonin cka u sillte dem e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jahudite) e kane ditur se ai qe (hodhi librin)e zgjodhi ate (magjine), ai ne boten tjeter nuk ka ndonje te drejte (ne meshiren e Zotit). Po ta dinin ata se per cka e shiten vetveten, ajo eshte shume e keqe”.

    Ne nje ajet ne suren “Ta’ha” mohohet se do te kete sukses sihirberesi:

    “E magjistari s’do te kete sukses kudo qofte”(Kur’an 20:69)

    3. Pejgamberi alejhisselam e ka shpjeguar se All-llahu i MAdherueshem s’e ka bere te mundshem dhe efikas sherimin me haram, perndryshe ne te do te kishte kunderthenie. Keshtu Ibnul sjell nje kaptine te tere me hadithe per ndalimin e sherimit me haram ne te cilen, mes tjerash ne nje transmetim thote:

    “Mos u sheroni me haram (te ndaluaren)”.



    b) Sihri me te cilin behet gjynah i madh

    Lloji i ketille i sihrit nuk trajtohet si apostazi (kufer) edhe pse eshte gjynah i madh.Pergatitet ne forme nyjesh magjike, me dua te papelqyeshme etj., por pa rituale shejtanore, pa u dorezuar dhe pa lidhur kontrate me xhinet. Te pjesa dermuese e dijetareve, prej tyre vecojme Ebu Hanifen, Malikun dhe sipas mendimit te tij me te njohur Imam Ahmedin, edhe sihirberesi i ketille duhet patjeter te denohet me denim me vdekje.Pergatitja e sihrit, po ashtu , ta mesosh ate e t’ia mesosh dikujt tjeter, konsiderohet apostazi (kufer).

    Marre nga libri "Sherimi me Kur'an"

    ZeM

    P.S.(Ky ishte edhe psotimi i fundit nga ky liber)
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  6. #76

    Arrow Vertete, pas veshtiresise vjen lehtesimi!

    “Vertete, pas veshtiresise vjen lehtesimi”

    O njeri, dije se pas urise vjen ngopja, pas etjes ke ujin freskues, pas lodhjes se tepert te kaplon gjumi, pas semundjes vjen sherimi, i humburi do te triumfoje, robi do te lirohet nga prangat e roberise, i devijuari do te udhezohet, dhe pelhura e territ do te ngjitet larte e do te zhduket.

    “Kij shprese tek All-llahu, se ndoshta All-llahu ta sjell fitoren e t’i cel dyert e ceshtjeve te veshtira nga ana e Tij” (Kur’an 5:52).

    Nata te pergezon me nje mengjes te vertete duke humbur pas majave te kodrave te larta. Pergezoje te kapluarin me goditje per zgjidhjen e nyjave te tija, e cila arrin me shpejtesine e drites, sa cel e mbyll syte; tregoji shpresehumburit per doren perkedhelese qe e pret dhe per butesine e lehte qe do ta preke. Kur te ecesh ne shkretetire dhe te shohish se gjatesia e saj vec po zgjatet e zgjatet, dije se pas asaj te pret kopeshti i gjelbert me drunje te shpeshte qe te sigurojne hije te holla e te fresketa. E kur te shohish se litari i trashe vec po hiqet e hiqet, dije se ne fund ai keputet. Vertete pas lotit ke buzeqeshjen, pas frikes ke paqen dhe sigurine, e pas drejtimit tend nga Krijuesi te vjen qetesimi. Zjarri i tmershem nuk e dogji Ibrahim a.s., ngase All-llahu xh.sh. ia celi dritaren e mbrojtjes e qe ishte:

    “I ftohte dhe shpetues” (Kur’an 21:69).

    Poashtu, deti i tmerrshem nuk e mbyti Musain a.s. sepse zeri i tij i fuqishem dhe i sinqerte peshperiti:

    “Kurresesi, me mua eshte Zoti im, Ai do t’me udhezoje” (Kur’an 26:62).

    Me te vertete njerezit te cilet behen rob te se keqes dhe qe ushqejne ate me lot dhe pikellime vrasese nuk shikojne tjeter pos murreve te dhomes se tyre. Sa driteshkurter qe jane, e keshtu pa meshire e vrasin shpresen qe duhet te mbetet e gjalle. Thuaju: O njeri, ti qe me kupton hidhe shikimin pak me larg, atje...pas perdeve dhe cliroje trurin deri atje pas murreve!Ndaj, mos e humb veten, behu vigjilent dhe qendro guzimshem se cdo fillim ka edhe mbarimin e vet. Adhurim me te preferuar ke pritjen e fitimit dhe daljen nga ngushtesia, ditet rrotullohen, ca per ty e ca kunder teje, dhe koha ka rrotullimin e vet, netet jane si shtatezenat, lirohen nje dite nga barrat e tyre. E panjohura eshte e mbuluar, e All-llahu i MAdheruar ne cdo moment eshte i angazhuar ne ceshtje te reja, fal mekate, largon brengosje, jep jete, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk te tjera....Ti nuk e di, All-llahu pas asaj mund te jap dicka rishtazi, dhe me te vertete pas veshtiresise ka lehtesim.


    Marre nga libri “Mos u trishto”
    Autori: Aid El-Karni


    Do te vijoje ne te ardhmen postimi me titull: "Perkujto dhe falendero"

    ZeM
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 02-05-2005 mė 19:27
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  7. #77
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Kontributi im per kete teme do te jete i pranishem pasi qe me te vertete shume me pelqen. Njeherit kam edhe nje pyetje per ju qe vizitoni kete nen forum.
    Te shtoj vetem se kam fatin te punoj ne kafeteri pronar i te ciles eshte vella i nje hoxhe, dhe ne nje diskutim te tij me disa shoke, pa dashje degjova nje pyetje qe ai i beri nje plaku.
    Pyetja vijonte, c`eshte Imani per ty?

    Pyetja ime eshte gati e njejta. C`eshte Imani per ju?

    Ju falemnderit, dhe sinqerisht shpresoj se nuk kam prishur temen ne vijim me kete pyetje. Qofshi mire dhe zoti ju bekofte

    We alejkum selam
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #78

    Arrow Imani

    StormAngel

    Ke parashtru nje pyetje, andaj edhe po shfrytezoj rastin te te pergjigjem, ndonese ka teme te vecante "Pyetje-Pergjigje" ne kete rubrike!



    Cka eshte Imani


    Imani eshte te besuarit e cdo lajmi qe vjen nga All-llahu xh.sh dhe nga Muhammedi s.a.v.s. te cilit i ka ardhur nga All-llahu xh.sh. se eshte i drejte dhe i vertete.

    Sa jane kushtet e Imanit dhe cilat jane ato?

    Ato jane gjashte:

    1. Te besosh All-llahun xh.sh
    2. T'u besosh librave te Tij
    3. T’u besosh Pejgambereve te Tij
    4. T’u besosh melaqeve (engjujve) te Tij
    5. Te besosh diten e ahiretit (gjykimit)
    6. Te besosh se gjithcka qe ndodh, ndodh me caktimin- urdherin e All-llahut xh.sh


    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  9. #79

    Arrow Perkujto dhe falendero

    Perkujto dhe falendero

    O njeri, qendro duke perkujtuar te mirat qe t’i dha All-llahu xh.sh., mos u bej i verber dhe shurdh, se sado qe t’ia leshe hareses begatite e Tija dhe t’ua kthesh atyre shpinen, ato te vijne pas e te mbulojne nga maja e kokes deri te gishterinjte e kembes.
    Qendro, pra, besnik i vertete e mos i moho te mirat e Tija te panumerta. All-llahu xh.sh. thote:

    “Edhe nese perpiqeni t’i numeroni te mirat e All-llahut, s’do mund te arrini t’i perkufizoni” (Kur’an 14:34).

    Zoti te dha trup te shendoshe, te siguroi qetesi ne vendin ku rri dhe banon, te dha ushqime te larmishme, krijoi per ty ujin dhe ajrin. Pra, nje gjithesi e tere eshte per ty, e ti nuk ndjen e as nuk di.

    “Dhe plotesoi ndaj jush te mirat e Tij te dukshme e te fshehta” (Kur’an 31:20)

    Te beri me dy sy, me gjuhe dhe buze, te dha gjymtyre: dy duar dhe kembe, t’i zbukuroi ne menyren me te persosur ashtu sic i kane hije dhe i pershtaten cdonjerit:

    “E cilen te mire te Zotit tuaj e mohoni?!” (Kur’an 55:13).

    Pra, a mendon ti se te ecurit me dy kembe te keputura eshte me lehte se te ecurrit me kembe te plota e te shendosha? A eshte pak per ty kur gjumin e ben te qete e te tjeret nga dhimbja qe kane nuk shijojne gjum me sy, disa me dite, e disa me muaj, e disa me vite te tera, saqe kur sherrohen dhe behen sic kane qene, harrojne se si ecet..?!

    A mendon kur mbush stomakun e ngopesh me ushqim te lezetshem, pastaj kur pin ujin e ftohte e freskon shpirtin, se shume te tjere jane te privuar nga kjo kenaqesi,ngreniet dhe pirjet e te cileve jane me dhimbje e semundje ?!
    Hedhi nje veshtrim vetes, pastaj mendo e perkujtoi ata qe humben degjimin e mbeten te shurdher, njihja vleren dy syve te tu me te cilet sheh driten dhe terrin, e kujto ata qe humben te pamurit dhe si peshqesh u mbeti ngjyra e zeze. Po, vetem ngjyren e zeze e kane!

    Shiko lekuren e trupit qe ke, te bute, te njome, larg semundjeve qe te tjeret i paten, e pastaj falendero Krijuesin tend qe s’te beri nga lekuresemuret, dhe qe eshte fare lehte per All-llahun xh.sh. qe ti te ishe ne grupin e tyre. Mendo rreth kafkes brenda se ciles ke me te cmuaren- trurin qe te dallon nga kafshet, qe te beri prej te mencurve e s’te molepsi me cmenduri duke mbetur i marre...!

    A do pajtoheshe qe te te ofronin ar sa kodra e Uhudit, e t’ua jepje vetem njerin sy?!
    A do te doje qe te ta hiqnin gjuhen me te cilen flet qarte dhe ne vend te saj te te dhuronin pallate mbreterore?!
    Pra, a do e nderroje doren e trupit kundrejte ca gurreve te vegjel te cmuar?!
    JO! Gjithcka qe ke ne trupin tend nuk zevendesohet me asgje se per ate nuk ka cmim. Ti, pra, me te vertete zoteron dhe jeton me me te shtrejtat dhunti, por fatkeqesisht nuk i njeh dhe nuk i di, jeton i merzitur, i lodhur, i rraskapitur nga shpirtngushtesia, i brengosur, i pikelluar, i zymte, thua se mban pergjegjesine e gjithe njerezise. Imagjinon te humburen dhe s’je falenderues per ate qe ekziston dhe eshte prane teje, zemerohesh nga nje humbje fare e vogel te hollash, a nuk i sheh celesat e lumturise qe ke ne dore...Perkujto dhe Falendero.

    “Po edhe ne veten tuaj - a nuk (doni te) shihni?!” (Kur’an 51:21)

    Hidhe veshtrimin mbi veten tende, mbi familjen dhe shtepine, mbi punen dhe shendetin tend, mbi shoqerine dhe shoket, dhe mbi gjithcka qe eshte rreth teje, do te bindesh ne ate qe shpeshhere e mohon.

    “Ata i njohin te mirat e All-llahut, pastaj injorojne” (Kur’an 16:83).


    Marre nga libri “Mos u trishto”
    Autori: Aid El-Karni


    Do te vazhdoj edhe me tej te postoj tekste nga ky liber i mrekullueshem!

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  10. #80
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar mė parė nga Zana e malit
    StormAngel

    Ke parashtru nje pyetje, andaj edhe po shfrytezoj rastin te te pergjigjem, ndonese ka teme te vecante "Pyetje-Pergjigje" ne kete rubrike!



    Cka eshte Imani


    Imani eshte te besuarit e cdo lajmi qe vjen nga All-llahu xh.sh dhe nga Muhammedi s.a.v.s. te cilit i ka ardhur nga All-llahu xh.sh. se eshte i drejte dhe i vertete.

    Sa jane kushtet e Imanit dhe cilat jane ato?

    Ato jane gjashte:

    1. Te besosh All-llahun xh.sh
    2. T'u besosh librave te Tij
    3. T’u besosh Pejgambereve te Tij
    4. T’u besosh melaqeve (engjujve) te Tij
    5. Te besosh diten e ahiretit (gjykimit)
    6. Te besosh se gjithcka qe ndodh, ndodh me caktimin- urdherin e All-llahut xh.sh


    ZeM
    Ose thene ne arabisht

    Amentu bilahi, we melaiketihi wel jeumil ahiri we bil kaderi hajrihi we sherihi min Allahu teala.

    Hallall Zane
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •