Nė Kur'anin Famėlarte dhe sunetin e profetit Muhamed a.s. termi " Mu'xhize" qė do tė thotė mrekulli nuk ėshtė pėrdorur fare. Ky term ėshtė shfaqur mė vonė, pasi filluan tė regjistroheshin, tė shkruheshin dhe tė pėrmblidheshin shkencat e ndryshme fetare. Nė vitet e fundit tė shekullit tė dytė tė hixhrit ( kalendarit hėnor) dhe nė fillimin e shekullit tė tretė u shfaq shkenca e besimit. Qysh me shfaqjen e kėsaj shkence e deri nė ditėt e sotme fjala mrekulli njihet me termin "Mu'xhize" .
Kėshtu pra, nė Kur'anin Famėlart do tė lexojmė se nė vend tė termit "Mu'xhize" ėshtė pėrdorur termi "Ajetun" qė do tė thotė argument dhe fakt. Allahu i Lartėsuar thotė nė Kur'an: "Ata u betuan me njė betim tė fortė nė Allahun, se nėse u vjen atyre ndonjė argument do ta besojnė. Thuaj: اėshtja e argumenteve ėshtė te Allahu. E ku e dini ju, ndoshta kur tė vijnė ata nuk do tė besojnė."
Gjithashtu nė Kur'an ėshtė pėrdorur termi: "Bej-jinetun" qė do tė thotė argument dhe fakt. Allahu i Lartėsuar thotė nė Kur'an: "O populli im besoni Allahun, nuk keni Zot tjetėr pėrveē Tij, juve ju ka ardhur argumenti nga Zoti juaj, kjo ėshtė deveja e Allahut, mrekulli pėr ju." Ndonjėherė ėshtė pėrdorur termi: "Burhan" . Allahu i Lartėsuar thotė nė Kur'an: "Kėto janė dy argumente nga Zoti yt pėr te faraoni dhe rrethi i tij, se me tė vėrtetė ata janė popull i prishur." Dhe ngandonjėherė ėshtė pėrdorur termi: "Sultan" . Allahu i lartėsuar thotė nė Kur'an: "Ata thanė: Ju nuk jeni tjetėr pėrveēse njerėz si ne. Ju dėshironi tė na pengoni nga ajo qė adhuronin prindėrit tanė, na sillni ndonjė argument tė qartė."
Pėrkufizimi i termit "mrekulli":
"Mrekullia" ėshtė njė fenomen i jashtėzakonshėm i shoqėruar me sfidė e paprekur nga kundėrvėniet qė Allahu i Lartėsuar ia jep profetėve.
"Mrekullia" ėshtė njė fenomen i jashtėzakonshėm, e cila nuk ka pėrputhshmėri me ligjet e ndryshme qė ka vendosur Allahu i Lartėsuar nė gjithėsi. Ajo nuk i nėnshtrohet shkaqeve dhe pasojave, askush nuk mund ta realizojė atė nėpėrmjet mundit tė tij. Por ajo ėshtė dhuratė nga Allahu i Lartėsuar, i Cili e zgjedh llojin dhe kohėn e saj pėr tė argumentuar sinqeritetin e profetit tė cilin e ka nderuar me mesazhin hyjnor. Ndėrsa pėrsa i pėrket magjisė, ajo nuk mund tė konsiderohet mrekulli, sepse magjitė e ndryshme qė kryhen nga magjistari sipas metodave dhe mėnyrave tė tij, mundet qė t'i mėsojė ēdo njeri, t'i praktikojė e t'i perfeksjonojė duke ndjekur shkaqet dhe pasojat. Ndėrsa dukuritė e jashtėzakonshme nuk janė nė fuqinė e njeriut, sepse ato nuk kanė shkaqe qė duhen ndjekur.
Krijoni Kontakt