Close
Faqja 5 prej 17 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 166
  1. #41

    Arrow Pejgamberi na ka informuar per te Ardhmen (2)

    - Ne xhami do te falen me teper se 1000 vete, mes tyre nuk do te kete asnje besimtar. (Dejlani)

    - Dijetaret e fese do te marrin vendime sipas deshires se popullit; hallallit do t’i thone haram, haramit hallall, do ta perziejne fene me tregetine, do ta bejne ate mjet perfitimi. (Dejlani)

    - Njeriu, fene dhe personalitetin e tij do ta mbaje ne kembe vetem me anen e parase, kush nuk ka ar ose argjend (para), nuk do te kete qetesi. ( Taberani)


    - Ne haxh prijesi do te shkoje per shetitje, te pasurit per tregeti, te varferit per te lypur, punonjesit e fese do te shkojne sa per t’u dukur. (Hatib)

    - Bota do te prishet, te ndjekesh rregullat e fese do te jete po aq e veshtire sa te mbash zjarr me duar. (Hakim)

    - Cdo shekull do te jete me i keq se ai qe ka prapa, keshtu do te vazhdoje te prishet gjithmone deri ne diten e Kijametit. (Hadika)

    - I gjithe shqetesimi i njeriut do te jete ushqimi, nderi i tij malli, kibla e tij ferma, feja e tij paraja. (Sulemi)

    - Do te pushtohet Stambolli. Sa komandat i mire ai qe do ta pushtoje, sa ushtare te mire ushtaret e tij. (Hakim, Imam Ahmedi, Imam Sujuti)

    - O Osman! Ti do te behesh halife, do te duan te te heqin kemishen e prijesit, mos e hiq kurre! Ate dite do te jesh agjerueshem, do te besh iftar prane meje. (Hakim)
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  2. #42

    Lightbulb pejgamberi na ka informuar per te ardhmen (3)!

    - Muzika do te perhapet kudo, forcat e ruajtjes se rendit do te shtohen. (Bejheki)

    - Njerezit do te behen shume manjake pas pastertise, do t’i vene aq shume rendesi saqe do t’i kalojne edhe caqet e fese. ( Ebu Daut)

    - Do te dalin pije alkoolike me emra te dnryshem, do te quhen hallall. (Imam Ahmeti)

    - Rritjes se qenit do t’i jepet me shume rendesi sesa rritjes se femijes. (Hakim)

    - N.q.s shtohen grate e keqia dhe perhapet zinaja ne popull, njerezit do te mbeten nen ndikimin e disa semundjeve njgjitese te panjohura me pare. N.q.s behet hile ne matje ose peshe do te kete veshtiresi jetese. (Bejheki)

    - Do te shtohet anarkia dhe vdekja. (Ibn Maxhe)

    - Do te ngrihen ne detyre te paaftet. (Buhari)

    - I pasuri do te respektohet vetem prej pasurise se tij, do te perhapet zinaja, do te shtohen femijet e paligjshem. Nuk do te respektohen te moshuarit dhe nuk do te tregohet meshire ndaj te vegjelve. Ujku do te vihet prijes i deleve. (Hakim)

    - Nuk do te bjere Kijameti pa u quajtur homoseksualizmi i lejuar nga feja. (Dejlani)

    - Nuk do te bjere Kijameti pa u shtuar termetet, mosmarreveshjet dhe krimet. (Buari)

    - Nuk do te bjere Kijameti pa u bere te keqinjte te plotefuqishem. (Tirmidhi)

    - Njerezit do te bejne marredhenie me grate buze rruges. (Hakim)


    FUND

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  3. #43

    Arrow Gruaja ne Europe

    Ne perendimin kapitalist i vetmi Zot eshte paraja dhe perfitimi. Me ne krye demokracine qe nuk e heqin fare nga goja, te drejtat e njeriut, te drejtat e gruas e gjera te tjera si keto jane vetem sa per paraqitje.
    Ne perendim, tema qe keqperdoret me shume eshte eshte tema e gruas...Duke u fshehur pas mrojtjes se te drejtave te gruas, me te vertete jane ato qe u bejne te keqen me te madhe atyre. Por i hedhin kesaj nje mbulese aq te bukur persiper saqe as vete grate nuk e kuptojne dot tiranine nen te cilen ndodhen...

    Shikojnei se si u drejtohet grave muslimane poetesha e njohur franceze Madam Mardirous:

    " Dijani mire vleren te mirave ne te cilat jetoni!...Ju nuk mund t'i dini torturat qe u behen grave nen emrin Liri. Ah sikur te dini numrin e vajzave qe kane qare me denese ne shpatullat e mija...Eshte e vertete, te futesh ne nje ballo me drita dhe me lule duket dicka e bukur. Duket si nje e drejte qe u jepet grave, por ne te vertete keto jane vendet ku perfitohet nga grate, jane vendet ku ato perdoren per te permbushur epshet e meshkujve. Po u bej thirrje meshkujve muslimane: tregojani keto gjera grave dhe vajzave tuaja!Qe te mos mendojne kurre qe keto te drejta qe u jepen grave jane per te miren e tyre!Te mos kene zili keto gra!"


    Disa fjale te urta ne lidhje me grate, te marra nga libri "Proverbes sur les femmes" te shkrimtarit francez Quitard:

    "Gruaja eshte nje merimange qe i fut burrat ne gracke"

    "Ate qe nuk e ben dot shejtani, e ben gruaja"

    "Koka mbi trupin e femres eshte koka e shejtanit"

    "Ai qe ka grua eshte njelloj si te kete blete, se ajo e pickon vazhdimisht"

    "Gruaja eshte si kalendari, te hyn ne pune vetem nje vit"

    "Gruas edhe po t'i pritet gjuha, nuk pushon"

    "Nje grua e mire do te thote nje grua pa tru"

    "Gruaja rrihet por nuk vritet"



    Disa fjale te PEJGAMBERIT "sal-lallahu alejhi ue sel-lem":

    "Ne Ahiret do te jem une ai i cili do kerkoje te drejten e gruas qe eshte rrahur nga burri."

    "Me i miri prej muslimaneve eshte ai i cili eshte me i mire me gruan e tij"

    "Mos i mundoni grate! Ato jane amaneti i All-llahut teala. Tregohuni te bute dhe silluni mire me to!"

    "Xhenneti eshte nen kembet e nenave"


    Deri ne vitet 1790 ne Angli shitja e gruas, ose me sakte, shitja e gruas nga burri i saj ishte nje ngjarje e zakonshme qe ndodhte cdo dite. Ne gazeta gjeje lajme te tilla ne lidhje me kete shitje: "Rast i mire, rast qe nuk duhet ta humbisni" etj...Grate te heshtura ndiqnin burrat e tyre te cilet u kishin hedhur nga nje litar ne qafe dhe i conin ne pazar. Ne pazar qendronin bashke me lopet, vicat dhe delet dhe shiteshin duke duke bere pazar njesoj si kafshet. Shitesit e demostronin dhe e lavderonin mallin e tyre deri ne imtesite me te vogla. Mbi te gjithe edhe shteti merrte taksa nga keto shitje. Shitjet qe beheshin pa dijenine e shtetit, quheshin te pavlefshme. Ne shitje gjendeshin te gatshem nepunesit e shtetit te cilet pregatisnin menjehere tapine ne lidhje me shitjen.
    Ishte e detyrueshme qe grate te coheshin ne pazar duke u terhequr nga nje litar qe u hidhej ne qafe.


    Marre nga "Takvim"

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  4. #44

    Arrow Islamizmi!

    Dijetari Lord Davenport i cili i ka studijuar te gjitha fete, ne librin e tij me titull "Hazreti Muhammedi dhe Kur'ani Kerim" te cilen e ka botuar ne gjuhen angleze ne fillim te shekullit XX thote:

    "Arsyeja me e madhe e cila e ka ndihmuar Islamin te perhapet me shpejtesi eshte RENDESIA QE ISLAMI I KUSHTON MORALIT. Muslimanet i kane pritur gjithmone me krahet hapur ata dijetare te cilet e kane ulur koken kur kane mesuar per Islamin.
    Nuk mund te krahasohet fare menyra me te cilen sillen muslimanet ndaj te krishtereve me menyren me te cilen eshte sjelle papati ose mbreterit ndaj besimtareve te cdo feje. Per shembull, me 24 Gusht te vitit 1572 ne diten e Shen Bartolomeut ne afersi te Parisit u vrane 60.000 protestante me urdher te mbretit Karl dhe mbretereshes Katerina.
    Ne krahasim me torturat dhe graden e barbarizmit qe ka arritur papati, sjelljet e muslimaneve jane te buta si nje femije qe ushqehet akoma me qumeshtin e nenes. Islami ka celur si nje lule ne mes te dyshimeve dhe mendimeve te gabuara qe njerezit kane futur ne fete e tjera dhe eshte bere simboli i logjikes dhe i lirise se mendimit.
    Islamizmi ne vend te gjakderdhjes solli ibadetin dhe sadakane, kjo gje u siguroi lumturine njerezve. Krijoi themelin e te drejtave shoqerore. Keshtu u perhap me shpejtesi neper bote pa nevojen e armeve dhe te gjakderdhjes. Mund te thuhet se nuk ka patur asnje popull ne bote qe t'i kete dhene diturise aq rendesi sa i jep Islami. Shume hadithe te Hazreti Muhammedit kane qene nxitese dhe plot respekt per diturine. ISLAMI E KA VLERESUAR DITURINE ME SHUME SE PASURINE...."

    Marre nga Takvimi

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  5. #45

    Arrow Mos u trishto!

    Te nderuar miq, sic e shihni titullin e ketij postimi eshte "Mos u trishto" dhe njekohesisht eshte titulli i nje libri qe sapo e bleva.
    Perndryshe eshte libri me i shitur ne boten Islame.
    Edhe pse akoma s'e kam lexuar, por ne baze te sqarimit ne kopertinen e pasme te librit po e verrej qe eshte nje liber me nje interes teper te vecante.

    Une sot do t'iu sjell vetem ate sqarimin qe e permenda me larte dhe ju mund te gjykoni vet, nese kam te drejte ne fjalet qe thashe per kete liber, apo jo!

    ********************************************
    KY LIBER

    Nje studim i thelle, i rralle dhe me plot pergjegjesi synon sherimin e anes me te rende ne jeten njerezore, ate te shqetesimit dhe depresionit, humbjes se besimit dhe shpreses, renies shpirterore, pesimizmit, brengosjes, vuajtjeve dhe pikellimit.

    Ky liber eshte nje zgjidhje e problemeve te shekullit permes drites se Shpalljes qiellore dhe udhezimit profetik. Te gjitha tezat e paraqitura ketu pajtohen ngushte me Fitre-n (natyren e paster njerezore).

    Ne brendine e librit do te gjeni shembuj te ndryshem, rrefime terheqese, karaktere njerezish pergjate historise, thenie nga sahabet dhe tabi'inet e respektuar, poezi nga poetet me te medhenj, rekomandime mjekesh te spikatur, keshilla nga te urtit dhe udhezime nga dijetaret.

    Ne shume raste ofrohen per lexuesin mendime e pikepamje nga dijetare te Perendimit dhe te Lindjes, nga te vjetrit dhe bashkekohoret, te paraqitura neper revista apo gazeta te ndryshme, por qe perputhen me te Verteten.

    Ky liber eshte nje organizim mendimesh te pjekura e te ndritshme, te cilat ne menyre te shkurte te thone: "Jeto i lumtur, ne paqe, i qete, shpreso dhe mos u trishto"


    Marre nga libri "MOS U TRISHTO"

    ************************************

    Ky ishte pra sqarimi qe jepet ne kopertinen e pasme te ketij libri. Besoj se kjo mjafton te kuptoni se c'ka brenda ne kete liber.

    Nga,
    ZeM
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 16-03-2005 mė 10:59
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  6. #46

    Arrow Buzeqeshja ne fillim!

    Po e sjell nje tekst te librit te siperpermendur "Mos u trishto"!

    Buzeqeshja ne fillim

    Per te arritur nje fillim te mbare cdo dite, bashkeshorti duhet te buzeqesh kur e takon gruan e tij, dhe anasjelltas. Kjo buzeqeshje eshte njoftim paraprak i pajtimit dhe renies dakord. Nje hadith thote:

    " Buzeqeshja para vellait tuaj eshte lemoshe"

    I Derguari i Allahut (s.a.v.s.) vinte gjithmone buzen ne gaz.

    Fillimi me pershendetje:

    "Pershendetni me nje pershendetje te caktuar nga Allahu qe eshte e bekuar dhe e kendshme" ( Kur'an 24:61)


    Gjithashtu, kur i rikthehemi jetes shtepiake, duhet te bejme gjithmone du'ane e keshilluar me te hyre ne shtepi: " O Allah, po te lutem per hyrjen me te mire dhe daljen me te mire. Me Emrin e Allahut hyjme dhe me Emrin e Allahut dalim. Dhe tek Allahu, Zoti yne, e mbeshtesim besimin"

    Te folurit me ton miqesor mbjell mirekuptim ne shtepi. Nje varg i Kur'anit thote:

    "Dhe thuaju robeve te Mi te flasin ate qe eshte me e mira" (Kur'an 17:53)

    Sikur burr dhe gruaja t'i kujtonin pikat e mira te njeri-tjetrit dhe te harronin te keqiat! Kur nje burre mban ne mendje anet e mira te gruas se vet duke harruar te metat e saja, ai gjen paqe e lumturi.
    Nje hadith pohon: "Besimtari nuk duhet ta urreje besimtaren, sepse ai mund te urreje nje tipar te sajin por me nje tjeter ai mund te jete i kenaqur"

    Nje poet arab ka thene:

    "Kush eshte ai qe kurre s'ka gabuar?
    Dhe kush zoteron te miren e kulluar?"


    Allahu Fuqiplote thote:

    "E te mos ishte per Miresine e Allahut dhe Meshiren e Tij ndaj jush, asnje prej jush nuk do te pastrohej kurre, por Allahu e pastron ate qe do Ai.Allahu degjon e di" (Kur'an 24:21)

    Ceshtjet e vogla dhe te parendesishme jane shkaku i shumices se problemeve shtepiake, dhe kam pare shume martesa te perfundojne ne divorc, jo per shkak te dallimeve te papajtueshme, por dickaje te vogel e te parendesishme. Nje mundim i tille shtepiak fillonte sepse shtepia nuk ishte e paster; nje tjeter sespe darka s'gatuhej ne kohe; nje tjeter nga ankesa e gruas per numrin e tepruar te miqeve te ftuar nga burri. nje liste problemesh te tilla dhe te te tjera mund te ndaje nje familje, duke i lene femijet pa nene ose pa baba.

    Eshte detyre per ne te jetojme ne nje bote reale (sidomos lidhur me bashkeshort-in/en) dhe te mos ednerrojme utopine. Ne si qenie njerezore mund te zemerohemi dhe te irritohemi, te tregojme dobesi dhe te gabojme. Ndaj, kur flasim per kerkimin e lumturise shtepiake, duhet te mbajme ne mendje konceptin e gezimit relativ, e jo te atij total.

    Ketu meriton te permendet natyra e paqte dhe e shoqerueshme me Imam Ahmed ibn Hanbelit. Pas vdekjes se gruas, ai tha: " Ajo ka qene shoqja ime per dyzet vjet, dhe gjate kesaj kohe, nuk kemi patur asnje mosmarreveshje"

    Burri duhet te heshte kur gruaja zemerohet dhe anasjelltas; gjersa zemerimi te zbutet dhe stuhia te pushoje.

    Ibn el-Xheuzi ka thene ne librin e tij Sejd ul-Khatir: "Sahere qe shoku juaj zemerohet dhe flet pa vetedije, duhet te mos ia verreni ato qe thote, e as te mos e mbani pergjegjes. Gjendja e tij eshte ajo e te dehurit i cili nuk kupton se c'po ndodh. Tregohuni te durueshem, qofte edhe per pak caste. Nese ia ktheni me fjale te renda, beheni si i mencuri qe kerkon t'i hakmerret te cmendurit, ose i ndergjegjeshmi qe kerkon shpagim nga i pandergjegjeshmi. Shikojeni ate me syrin meshirues dhe kini meshire ndaj tij per veprimet e tija."

    Ta dini se kur te dale nga kjo gjendje, do te pendohet per ate qe ka ndodhur, dhe do te cmoje virtytin tuaj te durimit. Ju duhet te jeni i durueshem sidomos nese personi i zemeruar eshte bashkeshort ose i aferm i juaji.lereni te thone c'te duan, gjersa te qetesohen dhe mos i mbani pergjegjes per fjalet e tyre. Sahere qe nje personi te zemeruar i dilet para me zemerim, zemerimi i tij nuk do te zbutet, edhe pasi qe te kete dalur nga gjendja e dehjes se tij.

    MArre nga libri "MOS U TRISHTO"(Titulli origjinal: "La tahzen")(PSIKOLOGJIA ISLAME) faqe 386 nga Autori i librit Aid el-Karni

    Nga, ZeM
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 16-03-2005 mė 11:33 Arsyeja: Shtese e vogel!
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  7. #47

    Arrow Nje leter e Pejgamberit!

    Allau teala i urdheron te gjithe njerezit te jene gjithmone te dhimbsur, te dine te falin gjithmone, te jene gjithmone te buzeqeshur dhe gojeembel, te jene te durueshem dhe te bien dakord me miqte per cdo vendim. Muslimanet e vertete gjithmone jane treguar tolerante ndaj te gjithe feve te tjera. Jo vetem qe nuk jane munduar t'i bejne te krishteret ose izraelitet me dhune musliman, ose t'i luftojne ibadetet e tyre, por i kane ndihmuar ato per te riparuar kishat.

    Nje leter e Pejgamberit tone mbi kete teme eshte keshtu:

    "Kjo leter eshte shkruar per t'i treguar te krishtereve fjalen qe Muhammedi, i biri i Abdullahut u ka dhene atyre. Thuaji: Allahu teala e ka pergezuar ate me rahmet, e ka bere ate ruajtes te amanetit mbi te gjithe njerezit. Ja ky Muhammed po e shkruan kete leter per te dokumentarizuar fjalen qe i ka dhene te gjithe atyre qe nuk jane musliman.
    Kush vepron ne kundershtim me kete shkrim , qofte ai mbret apo njeri i thjeshte ka dale kunder urdherave te Allahut dhe eshte tallur me fene Islame. Ai njeri e merriton mallkimin e Allahut. Ne qofte se nje prift ose nje udhetar i krishtere ben agjerim sipas fese se tij ne mal, lugine, shkretetire, ne vend pjellor, ne shpat, ne rere apo diku tjeter, une, shoket e mij, miqte dhe i gjithe populli im i kemi ndalur te gjitha llojet e ngacmimit per prishjen e ketij agjerimi. Ata jane nen mbrojtjen time. Ne saje te kontratave te lidhura me te krishteret e tjere ua kam falur atyre te gjitha taksat qe nuk kane paguar me pare. Te mos paguajne taksa, ose te paguajne aq sa deshirojne. Mos i mundoni ata, mos perdorni force kunder atyre. Mos i zbrisni nga posti drejtuesit e fese se tyre! Mos i nxirrni ata nga vendet ku bejne ibadet!Mos i pengoni ata njerez prej tyre te cilet udhetojne!Mos prishni asgje nga manastitret apo kishat e tyre!
    Te mos merret asgje nga kishat e tyre e te perdoret ne faltoret e muslimaneve!Kush vepron ne kundershtim me kete, nuk ka degjuar fjalen e Allahut teala dhe te Pejgamberit te Tij dhe eshte futur ne gjynah.
    Nga ata persona te cilet nuk merren me tregeti, por merren vetem me ibadet mos i merrni ato taksa te cilat jane vendosur vetem per jomuslimanet!Une i fsheh borxhet e tyre ne det dhe ne toke, ne lindje dhe ne perenedim!Ata jane nen mbrojtjen time. Une u kam dhene fjalen atyre.
    Mos merrni taksa mbi te mbjellat nga ata te cilet jetojne ne mal dhe merren vetem me ibadet, sepse keto te mbjella ata i kane vetem per te plotesuar nevojat e tyre, jo per qellime fitimi.Ne qofte se keni nevoje per njerez per t'i derguar ne lufte, mos i therrisni ata. N.q.s. duhet te merrni takse personave sado te pasur qe te jene, sado shume mall dhe pasuri qe te kene, mos merrni me teper se 12 dirhem ( 12 dirhem=6 gram ar) ne vit!
    N.q.s do te duhet te keshilloheni me ata per dicka, silluni mire dhe tregohuni te meshirshem. Mbulojini ata gjithmone me krahet e meshires.
    Kudo qe te jete ndonje grua e krishtere, e martuar me burre musliman, mos u sillni keq me te!Mos i pengoni ato qe te shkojne ne kisha dhe te bejne ibadetet e tyre. Kushdoqofte qe nuk vepron sipas ketyre urdherave te Allahut teala, por vepron ne kundershtim me to, quhet sikur ka ngritur krye ndaj Allahut teala dhe Pejgamberit te Tij. Duhet t'i ndihmoni keta ne riparimet e kishave te tyre. Kjo kontrate do te vazhdoje deri ne diten e Kijametit, do te rije e pandryshuar deri ne fundin e botes dhe askush nuk do te veproje ne kundershtim me kete."


    (Kjo leter i eshte shkruar Hazreti Aliut ne vitin e dyte Hixhri)

    Marre nga "Takvim"!

    Une,
    ZeM
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 19-03-2005 mė 22:54
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  8. #48

    Arrow Mendjemadhesia dhe modestia!

    Shtate jane arsyet qe e shtyjne njeriun te behet mendjemadh:

    1- DITURIA- Ai njeri qe di dicka, i duket vetja i madh, njerezit e tjere qe nuk dine i sheh poshte vetes. Pret gjithmone qe keta ta respektojne dhe t'i sherbejne.

    2- IBADETET- Ai njeri i cili ben shume ibadet e ka shume te veshtire te shpetoje nga mendjemadhesia. Pret respekt nga te gjithe dhe deshiron qe ta permendin gjithmone per mire. Nje njeri i tille i duket sikur te gjithe jane drejte shkaterrimit dhe vetem ai do te shpetoje.

    3- TE JESH NGA FIS I MIRE- Ka plot njerez qe mburren me prejardhjen e tyre. Kabili ishte i biri i Ademit alejhis-selam por vdiq si jobesimtar.

    4- BUKURIA- Te mburresh me bukurine vihet re me shume te grate. Allahu teala nuk sheh bukurine e jashtme te njerezve, por zemrat e tyre.

    5- PASURIA- Disa njerez te pasur per shkak te mallit te tyre e quajne veten siper fukarenjeve. Karuni ishte shume i pasur, por u shkaterrua bashke me mallin e tij.

    6- FORCA- Disa njerez e quajne veten siper te tjereve vetem pse jane me te fuqishem se ata. Ka plot kafshe qe jane me te fuqishem se njeriu.

    7- TE KESHE SHUME TE AFERM- Ka edhe njerez qe mburren se kane shume femije, vellezer apo kusherinj.
    Sa e keqe eshte mendjemadhesia, aq e mire eshte modestia.

    Ne hadithe sherif thuhet:

    - "Ai qe fal per hire te Allahut, respektohet, ai qe behet modest per hir te Tij, lartesohet"

    - "Allahu e larteson muslimanin qe tregohet modest"

    - " Nderi eshte modestia"

    - "Kur njeriu tregohet modest, Allahu teala e ngre ate deri tek 7 qiejt".


    Marre nga "Takvim"

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  9. #49
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Zane mali,

    Ta befte Zoti hallall per kete teme. Me pelqen jashte mase, dhe shpresoj te vazhdosh se shkruari.

    selam
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #50

    Arrow Namazi i Xhumase!

    Allahu teala e ka vecuar diten e Premte me madherine e Tij. Ai ka madheruar muslimanet qe ne kohen e drekes te kesaj dite te falin namazin e xhumase.

    Allahu teala, ne ajetet 9 dhe 10 te sures El Xhum'a urdheron: "O ju qe besuat, kur thirret ezani per namaz diten e xhuma, shpejtoni per te degjuar hytben dhe per te falur namazin e xhumase dhe lini shitblerjen. Kjo eshte shume e dobishme per ju nese e dini. E kur te kryhet namazi, atehere shperndahuni ne toke per t'i kryer punet tuaja te jetes dhe kerkoni begatine e Allahut, por edhe ta permendni shpesh Allahun, ashtu qe te gjeni shpetim." Pas namazit, ai qe do, shkon dhe kryen punen, ai qe do, rri ne xhami dhe fal namaz, kendon Kur'an dhe ben dua. Kur te filloje koha e namazit te xhumase, shitblerja eshte gjynah.

    Marre nga "Takvim"

    ZeM

    P.S. I falenderoj te gjithe ata anetare te cilet vazhdimisht me kane uruar dhe pergezuar per kete teme ne menyra te ndryshme, madje dhe me fjale hyjnore. Une iu them te gjitheve Zoti iu shperblefte me te mira te gjithe juve, duke kerkuar njekohesisht edhe kontributin tuaj.

    Me respekt per te gjithe ju,
    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

Faqja 5 prej 17 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •