Close
Faqja 3 prej 17 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 166
  1. #21

    Arrow Disa nga fjalet e profetit Muhammed A.S.- vijon..




    - Miresia eshte shenje e besimit, kush nuk ka miresi nuk ka besim
    - Nuk eshte Musliman i vertete ai qe barkun e vet e ka plot e fqiu i tij s’ka buke per te ngrene.

    - Nuk eshte prej nesh (Musliman i vertete) ai qe nuk i do te vegjelit e tij, nuk respekton ndjenjat e te kaluarve ne moshe, si dhe nuk eshte prej nesh ai qe nuk porosit berjen e veprave te mira dhe ndalon nga te ligat.

    - Te gjitha krijesat jane familja e Perendise; me i miri ne syte e Zotit eshte ai qe i ben me mire krijesave te Tija.

    - Folu njerezise simbas mundesise se mendjeve te tyre, sepse po t’u flasish te gjitheve njelloj ndoshta disa prej tyre mund te mos kuptojne e mund te keqinterpretojne fjalet e tua dhe mund te bejne gabim.

    - Atij Muslimani qe fsheh te metat e shokut te vet, Zoti do t’i fsheh te metat e tija. Atij Muslimani qe i perhap te metat e nje tjetri, Perendia do t’i perhap te metat e tija aq teper sa do te behet nje cnderim.

    - S’ka dyshim se me i dashuri prej jush tek une dhe me prane meje ne jeten tjeter eshte ai qe ka sjelljet me te mira.

    - Ruaju nga lutjet kunder teje nga ai te cilit i ke bere keq, sepse ne mes te lutjeve te tija dhe Perendise nuk ka perde.

    - Thenia e se vertetes para nje sunduesi tiran eshte vepra me e mire.

    - Kushdo qe beson ne Zotin dhe jeten e ardhshme duhet t’a nderoje mikun; ai qe beson ne Zotin dhe jeten e ardhshme duhet te respektoje fqinjet. Besimtari i vertete duhet te flase vetem fjale te mira ose te heshti.

    - Plotesimi i detyrimeve fetare nuk e shpeton gjuhen abuzonjese (ate qe flet keq) nga denimi Diten e Gjykimit.

    - Muslimani i vertete eshte mirenjohes ndaj Perendise per te mirat dhe i shtrohet me durim vullnetit te Zotit ne vuajtje.

    - Largoni smiren (ziline) nga ju, sepse ajo i ha veprat e mira sikunder zjarri qe ha drurin e thate.


    Keto jane disa prej fjaleve te arta te Profetit tone te dashur, Muhammedit a.s., Paqa dhe Shpetimi i Zotit qofshin mbi Te dhe secila prej tyre meriton te jete e skalitur ne zemrat tona dhe t’i marrim si parim e te veprojme ne baze te tyre. S’ka dyshim se lumturia e vertete, ne te dy jetet mund te arrihet po t’i zbatojme keto parime ne jeten tone private e shoqerore.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 30-01-2005 mė 21:03
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  2. #22
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    A ke menduar? Vijimi...

    Shikoni se si thote Zoti per njerezit e Tij: “O roberit e Mi! Une ia kam ndaluar padrejtesine vetes Time dhe po ashtu e kam bere te ndaluar ate ndermjet jush, prandaj mos beni padrejtesi. O roberit e Mi! Ju te gjithe jeni te humbur pervec atij qe Une e udhezoj, pra lutmuni Mua per udhezim qe t’ju udhezoj. O roberit e Mi! Ju te gjithe jeni te uritur vec atyre qe Une i ushqej, pra kerkoni ushqim prej Meje dhe Une ju ushqej. O roberit e Mi! Ju te gjithe jeni te zhveshur vec atyre qe une i vesh, pra lutmuni Mua dhe une do t’ju vesh. O roberit e Mi! Ju te gjithe gaboni diten edhe naten e Une ua fal gabimet tuaja, prandaj kerkomeni falje Mua dhe Une do t’ju fal. O roberit e Mi! Ju nuk keni per te arritur kurre qe te me demtoni, po ashtu dhe asnjehere nuk keni per te arritur qe te me beni dobi ”.
    ( Muslimi).

    Duhet te dime se meshira e Zotit ka perfshire cdo send prandaj le ta kerkojme kete meshire dhe te jemi te sigurte se do na jepet.Profeti Muhammed as thote:”Kur Allahu(xh.sh) ka bere caktimin e cdo krijese, ka shkruar per veten e Tij, ne nje liber te Tijin qe e ka Ai vete.” Meshira Ime eshte me e madhe se zemerimi Im”.
    (Muslimi).

    Vella dhe moter e nderuar!
    Perfundimisht mundohu te jetosh pak nen ndikmin e ketij vargu kuranor:” “Dhe vertete qe Une jam gjithnje Fales i Madh per ate qe pendohet , qe beson, qe punon miresi e drejtesi dhe pastaj u qendron ketyre(deri ne vdekje).”
    Kjo eshte nje jete e rinovuar pas sprovave dhe mekateve, eshte shperngulje vendimtare qe ndryshon shenjat e vetes ashtu sic ndryshon toka e vdekur pas vaditjes me uje te bollshem. Rinovimi i jetes nuk do te thote kryerja e disa puneve te mira e as qellime te mira mes nje grumbull te madh zakonesh te ulta dhe moralesh te keqija, por do te thote qe te veprosh vetem mire, te duash per tjetrin ate qe do per veten tende,te mos ofendosh askend, temos sulmosh apo hipokrizosh asnjeri, te mos kesh zili askend, dhe te mundohesh me sa mundesi te kesh te jesh rregullator ne toke e jo shkaterimtar.
    Profeti yne i nderuar thote ““Besimtari duhet te jete si bleta: kur ushqehet - ushqehet paster, kur punon - punon bukur, kur bie mbi fijen e barit (ose ne lule) - as nuk i thyen petalet, as nuk e gervisht ate”

    Pra edhe ne duhet te behemi si kjo blete e te ushqehemi paster nga djersa jone duke perdorur vetem menyren e ndershme e ligjore , e duke mos pranuar ushqim me gjera te pandershme si : droga, vrasja, grabitja ,vjedhja,prostitucjoni, alkohooli... etj.
    Jo vetem kaq por duhet edhe te punojme vetem te mira per veten tone per familjen te afermit dhe per shoqerine njerezore ne teresi.
    Pra ashtu sikur bleta eshte e mire prodhon mjalte per vete edhe per te tjeret edhe ne duhet te jemi te mire me veten e me te tjeret.Ashtu si bleta qe nuk thyen e as nuk gervish petalet e lules kur punon edhe ne te mundohemi te mos shqetesojme te tjeret dhe te punojme po aq paster.
    Pra profeti thote ji si bleta e nuk thote ji si gjinkalla apo milingona, valle perse?
    Sepse gjinkalla nuk eshte punetore dhe nuk i ben mire askujt.
    Nuk ka thene ji si milingona megjithese eshte shume punetore, pasi ajo eshte egoiste dhe punon vetem per veten e saj.
    Nderkohe qe bleta punon per vete nderkohe qe punon edhe per te tjeret prandaj eshte edhe me e mire nga dy te parat.
    Po ashtu merr shembullin e bletes edhe ne zemerim, ashtu sikur bleta e cila te pickon vetem nese e ngacmon ashtu edhe ti sulmo pasi te te sulmojne, por dije edhe dicka tjeter qe te falesh eshte shume me e mire per ty.Pra ne kete rast mundohu te behesh edhe me i mire se bleta.
    Moter dhe vella i nderuar a ke menduar ne vargun Kuranor:”Kush vepron nje te mire qofte sa nje grimce do ta gjeje ate, dhe kush vepron nje te keqe qofte sa nje therrmije do ta gjeje perseri”(Zelzele)
    Po ti cke ndermend te gjesh?
    A ke menduar ne kete thenie:”Thuaj me te vertete vdekja qe ju mundoheni ti fshiheni do ju takoje, pastaj do te ktheheni tek i gjithedituri dhe Ai do ju lajmeroje juve per cdo gje qe keni punuar”
    Moter dhe vella i nderuar! A ke menduar se do te vije me te vertete kjo dite:” Diten kur cdo njeri do te gjeje ate cka punuar mire apo keq e per ate te keqe qe ka bere deshiron qe te kete ne mes tij e saj nje distance shume te madhe (e mos ta shohe)…(Ali imran )
    Kjo eshte Dita e Gjykimit. “Dita kur njeriu shikon se ckane punuar duart e tij, e thote mosbesimtari: ah !sikur te isha dhe (pluhur). (En-nebe )
    A ke menduar , A ke menduar?
    Nese po atehere vepro mire, dhe nese nuk ke menduar fillo te mendosh sa me pare.

    E gjithe kjo mund te permblidhet ne dy fjale:

    Njeriut qe mendon me dyshim si mbete
    Zoti i ka dhene mendjen le te gjukoje vete
    Parajsa dhe ferri na presin ne ate jete
    Cfare te besh ketu atje ke me gjete.

    Kjo nuk do te thote qe te behemi engjellore e te pagabueshem por na nxit qe sa here te bejme gabim te pendohemi tek Ai qe fal cdo gabim, tek ai qe degjon cdo lutje dhe ploteson cdo deshire te mire.
    Perundimisht dua tju tregoj edhe nje varg te fundit kuranor i cili thote:”Dhe ata qe nuk pendohen jane mizore”
    Pra nuk eshte mizori te gabosh por mizori eshte te mos pranosh te ndreqesh gabimin e bere.
    Po ti moter e vella i dashur a ke menduar ndonjehere te pendohesh e ti kthehesh me zemer te paster Zotit tend?
    Te gjitha lavderimet dhe falenderimet te perkasin ty o Allah,deshmoj se nuk ka te adhuruar tjeter pervec Teje , Ty te kerkoj falje dhe vetem tek Ti pendohem.
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #23

    Arrow Besimi!

    Qe te jete besimi i vertete, i pranuar dhe i respektuar ka 10 kushte. Keto jane:

    1. Besimi duhet te jete i qendrueshem dhe pergjithmone.

    2. Duhet te jesh mes frikes dhe shpreses. Domethene duhet te frikohesh nga denimi (azabi) i Allahut te Madheruar dhe duhet shpresuar per meshiren (rahmetin) e Tij.

    3. Duhet te besosh perpara se te te vije shpirti ne fyt.

    4. Duhet te besosh para se te lind dielli nga perendimi. Ne prag te Kiametit dielli do te lind nga perendimi.

    5. Duhet besuar se fshehtesite (te panjohurat) i di vetem Allahu i Madheruar. Njerezit e Tij mund te dine aq sa u ka mesuar Allahu i Madheruar.

    6. Nuk duhet refuzuarnje dispozite e besimit, pa detyrim dhe me qellim.

    7. Per nje gje te domosdoshme te fese nuk duhet te kihet dyshime, hamendje. Ai qe dyshon nje dispozite si: a thua namazi eshte farz; a eshte kumari haram?!- e humb besimin. Nje haramit te njohur t'i thuash hallal, e nje hallalli t'i thuash haram- eshte shkak per te dale nga besimi.

    8. Besimin tend duhet ta keshe sipas fese Islame. Besimin duhet ta kesh ashtu sic njofton Muhammedi a.s. e jo sic njoftojne historianet, filozofet etj.

    9. Njeriu duhet te doje dhe urreje vetem per Allahun.

    10. Duhet pasur besim te sinqerte ne Ehli sunnet uel xhemaat! Kjo mesohet vetem nga librat e shkruar nga dijetaret e Ehli sunnetit. keto nuk mesohen nga librat qe jane shkruar sipas mendjes, sipas pikepamjes personale!


    Marre nga kalendari "takvim"!
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  4. #24

    Arrow Seyyid-ul- Enbija

    Tani te bejme te njohur se Muhammedi alejhis selam ka qene Sejjidul enbija, d.m.th. se ai ka qene pejgamberi me i larte dhe se per deshmi mund te rradhiten si vijon:
    - Diten e Kijametit te gjithe pejgamberet do te strehohen nen flamurin e tij.
    - Allahu i Madheruar cdo pejgamberi i urdheroi: „ Muhammedin une e dua me teper, ate e kam dashur me shume se cdo krijese timen. Ndiqni rrugen e tij, besoni dhe ndihmoni ate“.
    - Muhammedi alejhis-selam eshte edhe Khatemul enbija. Kjo do te thote se pas atij nuk do te kete tjeter pejgamber. Shpirti i tij eshte krijuar para cdo pejgamberi tjeter. Vlerat dhe dhuntite e pejgamberise nuk ishin dhene me pare dhe kjo u plotesua me lindjen e tij. Isai alejhis-selam ne afrim te Dites se Kiametit do te zbrese, ne kohen e Mehdiut, ne Damask dhe do te perhaps fene e Muhammedit alejhis-selam. Ai do te jete nga ndjekesit e tij.

    Burimi i tekstit: "Takvimi"
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  5. #25

    Arrow Keshilla!

    Nje dijetar thote: “ O te rinj te paster!O ju femije te atyre shehideve te cilet kaluan jeten e tyre duke mesuar dhe perhapur edukaten e mire te fese Islame dhe jeten e tyre e falen duke i mesuar fene e Allahut njerezve!...
    Mesojeni fene dhe edukaten e mire te Islamit qe te nderuarit, te paret tane na e sollen te plote dhe te pandryshuar dhe na e lane amanet. Ruajeni kete amanet te shenjte me te gjithe forcen, kunder atyre te cilet ia kane ngulur syte Atdheut tone, armiqeve te jetes, mallit dhe te edukates fetare. Duke u perhapur ne cdo vend, mundohuni ti afroni te gjithe njerezitne rrugen qe te con drejte shpetimit.
    Ta dini se feja jone na urdheron te jemi me sjellje te mira, te duam njeri-tjetrin, ti respektojme me te medhenjte e ti meshirojme me te vegjelit, t’u bejme mire te gjitheve pa dallim feje. Jepuni te gjitheve hakun qe i takon!Mos dilni kunder ligjeve dhe urdherave te qeverise! Taksat i paguani ne kohen e caktuar! Mos e haroni kurre se Allahu eshte ndihmes i te drejteve! Ta duam dhe ta ndihmojme njeri-tjetrin qe Allahu teala te na ndihmoje ne...“


    "Takvim"
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  6. #26

    Arrow Disa dua dhe qellimi i tyre!

    Te nderuar miq, do te vazhdoj dite me rradhe te postoj disa dua nga libri "Lutjet e jetes nga Kur'ani dhe Hadithi"

    Hyrje ne kete liber ne forme manuali:

    Gjendja me e mire e besimtarit eshte kur ai e ben dhiker Zotin e boteve dhe kur merret me dua te caktuara nga i Derguari i All-llahut xh.sh., zoteriu i te gjithe Te derguarve.
    I Derguari i All-llahut xh.sh. ka thene: “Vertet, veprat vleresohen sipas qellimit dhe cdo person shperblehet ashtu si e ka pase qellimin: Kush beri hixhret per All-llahun dhe Pejgamberin e Tij, hixhreti i tij vleresohet per All-llahun dhe Pejgamberin e Tij. Kush beri hixhret per dunja qe te perfitoje prej saj ose per ndonje grua qe ta martoje, hixhreti i tij vleresohet per ate qe e beri hixhretin.”I Derguari i All-llahut thoshte:”Shembulli i atij qe e permend Zotin e tij dhe atij qe nuk e permend, eshte si shembulli i te gjallit me te vdekurin.”

    Nje njeri i tha Pejgamberit a.s. : “ O i derguari i All-llahut, detyrimet e Islamit me jane shtuar, andaj me trego dicka (te lehte) qe t’i permbahem asaj.” Ai tha:”Le te jete gjithmone gjuha jote e fresket nga te permendurit e All-llahut.”I Derguari i All-llahut xh.sh. ka thene:”All-llahu i lartesuar thote: Une jam me kujtesen e robit Tim kur me kujton dhe une jam me te kur Me permend. Nese me permend ne vete e permendi ne Vete, e nese Me permend ne nje shoqeri njerezish, e permendi ne nje shoqeri edhe me te mire se ata (synon meleket).”

    Keto dhikre nuk ben t’i braktise robi per shkak te nevojes se madhe per todhe perfitimit te shperblimeve permes tyre ne ate dhe kete bote.


    Me lejoni te postoj disa dua dhe qellimin e perdorjes se tyre:


    Kur zgjohesh nga gjumi

    Thuaj:

    Elĥamdulil-lćhĩ-ledhĩ aĥjćnć bademć emćtenć ve ilejhin-nushĕr

    “Falenderim All-llahut i cili na ngjalli pasi na beri te vdekur dhe te Ai eshte rikthimi.”

    Poashtu mund te thuash:

    Elĥamdulil-lćhĩ-ledhĩ redde alejje rĕhĩ ve aćfćnĩ fĩ xhesedĩ ve edhine lĩ bi dhikrih

    “ Falenderim All-llahut i cili ma ktheu shpirtin, me ruajti me shendet trupin dhe ma beri te mundshme ta perkujtoj Ate.”

    Nga libri "Lutjet e jetes"- perktheu dhe pergatiti Ymer Musa
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 05-02-2005 mė 21:15
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    9
    Une per momentin nuk kam nje tem por ju pergezoj ju qe keni hapur kete tem desha qe te shtoja dicka e km fjalen per del monakon shpresoje qe te mos me keq kuptoi . lexova temen e tij dhe paash fjalen azreti ali a.s do ja ti thoja qe aliu nuk eshte profetqe ti thuet a.s por eshte sahabe dhe me pas eshte ber kalife dhe si te gjithe sahabet thuet radiahllahu anhu[r.a] shpresoj qe te mos me kuptoi . bye

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Lightbulb Ēfarė kanė thėnė...

    Profeti Muhamed (a.s.) ėshtė shembulli i pėrkryer pėr tė gjithė muslimanėt. Por ai nuk ėshtė i vlerėsuar vetėm nga ndjkėsit e tij. Shumė njerėz tė njohur, nga e gjithė bota dhe me perkatesi te ndryshme besimi, kanė folur me superlativa pėr Profetin Muhamed (a.s.) dhe fenė me tė cilėn ai u dėrgua.

    "The 100: A Ranking of the Most Influential Persons in History"- Michael H. Harts

    Ky liber, qe me sa di eshte perkthyer edhe ne shqip, eshte shkruar nga nje shkrimtar Amerikan. Meposhte eshte nje pjese nga ai liber.

    Fakti qė kam zgjedhur Muhamedin si tė parin nė listėn e njerėzve me ndikim mė tė madh nė Historinė Njerėzore mund tė habisė shumė lexues dhe njė pjesė e mirė e tyre mund tė vėnė nė dyshim kėtė zgjedhje, por ai ka qenė i vetmi njeri qė pati njė sukses tė jashtzakonshėm si nė sferėn fetare ashtu edhe laike (jofetare, sekulare). Muhamedi, me njė origjinė modeste, themeloi dhe pėrhapi njė prej feve mė tė mėdha nė botė duke u bėrė njė prej lidėrvė mė tė efektshėm politik. Sot, 13 shekuj pas vdekjes sė tij, ndikimi i tij ėshtė i fuqishėm dhe po pėrhapet vahdimisht.Shumica e njerėzve qė janė nė kėtė libėr (listėn e Hart) kanė pasur avantazhin e tė lindurit nė qėndra tė civilizimit, kombe me kulturė tė lartė ose rėndėsi politike. Ndėrsa Muhamedi lindi nė vitin 570, nė qytetin e Mekes, nė Arabinė e Jugut, asokohe njė zonė e prapambetur e botės, shumė larg prej qėndrave tė tregtisė, artit dhe dijes. I mbetur jetim nė moshėn 6 vjeēare, ai u rrit nė njė ambient shumė modest. Tradita Islamike tregon se ai nuk dinte shkrim e kėndim.


    P.S. Nese hapsja e temes e sheh kete post si diēka qe s'e ka vendin ketu, le te thoje.

  9. #29

    Arrow Disa dua dhe qellimi i tyre! VIJON

    KUR TE DALISH NGA SHTEPIA

    I Derguari i All-llahut xh.sh. ka thene: kush thote (kur del nga shtepia e tij):

    Bismil-lćhi, tevekkeltu alall-llćhi ve la ĥavle ve la kuvvete il-lć bil-lćh

    “ Me emer te All-llahut, i jam mbeshtetur All-llahut dhe nuk ka ndryshim dhe as fuqi pos me All-llahun”, ne ate rast atij i thuhet: “Mjafton, u mbrojte dhe u udhezove, dhe shejtani u largua nga ai.”

    Nga Ummi Seleme radijall-llahu anha percillet se ajo ka thene: I Derguari i All-llahut xh.sh. asnjehere nuk ka dalur nga shtepia ime pa mos e drejtuar shikimin kah qielli dhe te thote:

    All-llćhumme innĩ euĕdhu bike en edil-le ev udal-le ev ezil-le ev uzel-le ev adhlime ev udhleme ev exhhele ev juxhhele alejj

    “O All-llahu im, kerkoj mbrojtje te Ti qe te mos devijoj ose te mos me devijojnete tjeret, te zhytem ose te me zhysin te tjeret, te futem ne zullum ose te me fusin ne zullum te tjeret, te behem xhahil ose te me bejne xhahil te tjeret.”


    KUR TE HYSHE NE SHTEPINE TENDE

    Thuaj:

    All-llćhumme innĩ es’eluke hajrel mevlexhi ve hajrel mahrexhi. Bismil-lćhi velexhnć ve bismil-lćhi harexhnć ve alall-llćhi rabbinć tevekkelnć

    “O All-llahu im, kerkoj te ma mundesosh hyrjen dhe daljen e hajrit. Ne emer te All-llahut hyme dhe ne emer te All-llahut dalim dhe ne All-llahun, Zotin tone, jemi mbeshtetur.”
    Pastaj le ta pershendes me selam familjen e tij.

    Marre nga libri "Lutjet e Jetes"

    VIJON.....
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  10. #30

    Disa thenie nga njerez te shquar per Islamin!

    TOMAS KARLIL ne "Heroes, Hero Worship and the Heroic in History", Lecture 2, Friday, 8 May 1849.

    " Meqe nuk ka rrezik qe ndonje nga ne te behet muhamedan (musliman) une do te them gjithcka te mire per te e cila me te vertete qendron...

    " Nje numer me i madh i krijesave te Zotit beson ne fjalen e Muahmedit ne ditet tona se ne cdo kojhe tjeter me te perparshme. A mund te supozojme ne se ai ishte nje pjese e keqe e shpirtezimit, ky njeri qe gjithe keto krijesa e kane pasur si shembull gjate gjithe jetes se tyre nga lindja deri ne vdekje?..."

    " Nje njeri i varfer, punetor i madh; pa marre parasysh mundimet e njerezve te tjere vulgar. Sidoqofte do te thoja se kishte dicka me te mire tek ai se cdo njeri tjeter, sepse po te ishte ndryshe, ata burra te eger arabė, qe luftuan dhe u perpoqen 23 vjet nen komanden e tij, gjithmone ne kontakt me te, nuk do ta kishin rrespektuar ne menyre te tille! Ata ishin njerez te eger qe ndizeshin shpejte dhe futeshin ne sherr, ne te gjitha llojet e sinqeritetit; pa pasur vlere dhe burreri, asnje njeri nuk do te mundte t'i komandonte ata. Ata e thirren ate profet, do te thoni ju? pse qendroi ai atje balle per balle me ata; i hapur, pa u fshehur mbrapa ndonje misteri; arnonte mantelin e tij, rregullonte kepucet e tij; luftonte, keshillonte, jepte urdhera ne mesin e tyre; ata duhet ta kene pare se cfare burri ishte, le te vleresohet ai me epitetin qe ju deshironi!
    Asnje perandor me salltanatet e tij nuk mund te kishte ate pushtet mbi njerezit sic e kishte ky njeri brenda nje rrobe te qepur nga duart e tij, gjate 23 vjeteve te kesaj prove te madhe. Per mua ai ishte nje hero i vertete ne vetvete...

    "Keta arabė, Muhammedi, dhe ai shekull, a nuk eshte kjo njesoj me ate shkendijen qe bie, nje shkendije drite ne nje bote qe ishte si fuēi baruti, flakeroi gjithe boten nga Delhi deri ne Granada! une mendoj se ai njeri i madh ishte nje drite nga qiejt..."



    SIMON OKLEI ne "Historia e Saraēenėve":

    " Nje turme njerezish te eger, te paparė dhe te izoluar...u kthyen papritmas ne nje force te madhe, e cila arriti nje sere fitoresh te papara ne historine e kombeve, vetem ne nje kohe te shkurter prej 90 vjetesh pushteti i saraēenėve arriti nje toke edhe me te gjere se c'kishte pasur Roma ne vitet 800."


    FILIP HITTI ne "Histori e Shkurter e Arabeve":

    " Gjate gjithe pjeses se pare te mesjetes, asnje popull tjeter nuk dha kontribut me te rendesishem se arabet per progresin e botes njerezore, ne qofte se nenkuptojme me kete te gjithe ata, gjuha e te cileve ishte arabishtja dhe jo thjeshte ata qe jetonin ne Gadishullin Arabik. per shekuj me rradhe, arabishtja ishte gjuha e mesimit, kultures dhe progresit intelektual per te gjithe boten e civilizuar me perjashtim te Lindjes se Larget. Nga shekulli i IX deri ne shekullin e XII pati me teper vepra filozofike, mjekesore, historike, religjioze, astronomike dhe gjeografike te shkruara ne arabisht."


    CARRA de VAUX ne "Filozofet e Islamit", Paris, 1921.

    "Me ne fund si mund te harroje nje njeri se ne te njejten kohe Perandoria Mogule e Indise (1526-1857) ishte duke i dhene botes Taxh Mahalin ( i cili u kompletua me 1648 e.r) bukuria arkitekturale e se ciles nuk eshte kaluar asnjehere dhe "Akbar Nameh" te Abul Fazl: " nje pune te mbushur plot me ide jetesore dhe dije ku cdo aspekt i jetes studiohet dhe klasifikohet dhe ku te bie ne sy progresi, eshte nje dokument per te cilin civilizimi orienal duhet te jete krenar. Ata njerez, gjenialiteti i te cileve gjen shprehje ne kete liber ishin shume te avancuar per kohen ne artin e qeverisjes, dhe mbase ata ishin te perparuar dhe ne spekullimet e tyre per filozofine religjioze. Ata poete, ata filozofe diten se si te jetonin ne nje bote materiale. Ata vezhgonin, klasifikonin, llogaritnin dhe eksperimentonin. te gjitha idete e tyre provoheshin perballe fakteve. Ata i shprehnin ato me elokuence por ne te njejten kohe japin edhe statistikat."....idete e tolerances, drejtesise dhe humanitetit i cili mbizoteroi gjate kohes se Akbarit."

    Marre nga gazeta "Zaman"
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

Faqja 3 prej 17 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •