Cdo musliman kulturen e tij te pergjithshme e merr nga Islami. Mirepo, si do qofte duhet pranuar edhe burime tjera qe nuk jane ne kundershtim me Islamin.
Ne Amerike ritet numri i femijeve qe nuk u dihen prinderit. Keta femije te pastrehe, te papune e pa familje jane rrezik i madh potencial dhe mund te bejne krime te medha.
Edukata e femijes fillon qe nga lindja e tij. Ata nuk edukohen permes veshit, por prmes syrit. Dmth. femija ben ate qe e sheh e jo ate qe i thuhet. Andaj femijet e familjeve me statut te mire social mund te behen femije te mire.
Nese situata dhe niveli shoqeror eshte i renuar, renohet edhe individi.
Sot njerezia ballafaqohet me rrezikun me te madh, me AMORALITETIN.
Alkooli, bixhozi poashtu jane fatkeqesi qe jane duke rrenuar popuj e civilizime.
Vendet komniste u detyruan te heqin dore e ta braktisin komunizmin, sepse ai i la pas dore vlerat shpirterore.
E dime se trupi yne ka nevoje per ushqim por njekohesisht edhe truri ka nevoje per njohuri, e zemra ka nevoje per besim dhe adhurim.
Ata qe zemren dhe trurin e lene te uritur, nuk mund te kene shume dobi nga ajo se kane mbushur barkun.
Edhe femijet kane dinjitet dhe jane te pajisur me ndjenjen e krenarise. Andaj mund te ndodhe qe mos i vene shume veshin keshillave. Prandaj prinderit duhet qe te mos u pergjigjen me po kesisoj ndjenje, porse duhet zgjedhur ndjenjen e besimit e cila femijeve u jep mundesi tjera.
Prinderit e pajisur me virtytin e besimit, gjejne menyra si t’i edukojne femijete tyre si duhet por ne te njejten kohe edhe ata edukohen.
Pa dyshim, femija eshte pasuria me e madhe per prinderit. Poqese amoraliteti ia msyn kesaj pasurie, atehere shkaterimi eshte shume afer. Poqese ngrihet meshira dhe nderi, shtohen lotet.
MESHIRA DHE NDERI MBAHEN ME PRINCIPE HYJNORE.
Allahu Fuqiplote, fene Islame e ka derguar me qellim qe te mos e shnderrojme ne ferr, boten e cila eshte porsi parajse. Andaj ne Islam ka zgjidhje per cdo dert.
Ne sistemin e sotshem arsimor ka arsim, ndersa edukate nuk ka.
Nuk mjafton qe njeriu te jete vetem i arsimuar.
Disa mendojne se njeriu nuk ka nevoje per besim porse mjafton te jete i mencur. Ai qe nuk ka mend, nuk mund te luaje bixhoz, gjithashtu ata qe mashtrojne ose bejne falsifikime te ndryshme jane te mencur, bile edhe shume te mencur.
Mendja eshte mu sikurse uji, merr formen dhe ngjyren e enes ne te cilen gjendet.
Truri ne njeriun e keq eshte i demshem, ndersa nese ai gjendet te ndonje njeri i mire, nga ai ka dobi vet personi por edhe njerzia.
Ata qe rendesi i kushtojne vetem mendjes dhe qe pohojne se per njeriun mjafton te jete i arsimuar, ballafaqohen me problemet e lindura nga mosedukimi. P.sh. Sot shumica e njerezve kane humbur ndjenjen e turpit. Muslimani i vertete mundohet qe te mos e demtoje bile edhe nje insekt, ndersa ata qe kane pastruar me fene po bejne kerdine me njerezine.
Te paret tone kane thene: “Kush e hap nje shkolle, mbyll nje burg”. Shkollat qe nuk edukojne e rritin numrin e burgjeve.
Jetojme ne nje bote ku femijet qe u ngjajne engjujve shnderrohen ne djaj.
Ka shume shembuj nga te cilet mund te konkludojme se ndikimi i diturise dhe i fese, e moralit mbi individin dhe jeten e perditshme shoqerore ka rene ne nje nivel shume te dobet.
Keto jane plage te cilat duhet sheruar, ne te kunderten na pregatisin nje fund shume te tmerrshem.
Nga gazeta “ZAMAN”
Autori: Ahmed Shahin
***********************
ZeM
Krijoni Kontakt