Close
Faqja 11 prej 17 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 166
  1. #101

    Lightbulb Ne Islam pikellimi s’eshte i kerkuar, madje as i preferuar!

    Te ndjehesh i pikelluar, kete e ke te ndaluar. Fjala e Krijuesit tend te ka urdheruar:

    “...e mos u dobesoni (fizikisht) dhe mos u deshperoni (shpirterisht)”
    (Kur’an 3:139)

    Gjithashtu thote:

    “Ti mos u pikello per ata” (Kur’an 16:127)

    dhe ne menyre mohore thote:

    “Per ata nuk ka as frike, e as qe do te brengosen” (Kur’an 16:127)

    Brengosjet e thella te dobesojne fuqine aktive, te mbjellin ftohtesi dhe ngurtesi ne shpirt si dhe te bejne te bllokuar para levisjes jetesore. Pikellimi te ndal dhe te ben te palevizshem, te zhduk perparimin personal, ta vdes zemren qe mezi pritet nga djalli i mallkuar. Djalli mbjell deshperim dhe t’i lidh kembet qe te mos ecesh ne gjeresine qe ke para syve.

    All-llahu xh.sh. thote:

    “Biseden e ftohte e nxit vetem djalli per t’i shqetesuar ata qe besuan”

    (Kur’an 58:10)

    Muhammedi s.a.v.s. ne nje thenie te tij ndalon tri gjera, njera nga te cilat eshte: “Dhe te bisedojne fshehurazi dy vete e te tretin ta lene anash, ngase kjo shkakton shqetesim tek ai.” Mos u perpjek te leshosh deshperim mbi fytyrat e besimtareve, sepse ky eshte ves i ulet moral, perderisa demton dhe lendon shpirtera.

    Besimtari i vertete e ka per detyre ta deboje kete virus dhe te mos dorezohet para tij, duke perdorur lutje All-llahut xh.sh. qe jane me te fortat mbrojtese. I Derguari i All-llahut xh.sh, Muhammedi s.a.v.s. eshte lutur e ka thene: “Zoti yne, prej Teje kerkoj ndihme dhe Ty te lutem te me mbrosh nga brengosja dhe pikellimi.”
    Pikerisht ne kete hadith jane permendur te dyja, njera pas tjetres, dhe dallimi ndermjet ketyre dy fjaleve eshte: nese e keqja qe te kalon neper zemer i takon se ardhmes, ajo te leshon brenge ne zemer, e nese eshte qe e ke kaluar por s’e ke harruar, ajo te ka lene te pikelluar. Por qe te dyja, qofte jo qe do te ndodhe e do brengosemi, apo ajo qe kaloi e na la pikellimin, jane shigjeta qe vrasin zemren e shkaterrojne trupin.

    Nese deshiron te dishe edhe me teper, po te them se pikellimi i tepert eshte si droge qe t’i hedh mendte dhe si helm qe te helmon shpirtin. pikellimi ben qe fjala shprese ne trurin tend te fshihet e te mos ekzistoje me fare, e nese nuk ke shprese, s’ke as besim, sepse ata qe humbin shpresen jane populli jobesimtar.

    T’i hedhim ketu nje veshtrim ajetit kur’anor, ku banoret e Xhennetit, pasi qe te hyjne ne te, do te thone:

    “Falenderuar qofte All-llahu qe largoi prej nesh brengat” (Kur’an 35:34)

    Nga kjo nenkuptojme se ne kete bote u paten mbuluar me pikellime e brengosje, ashtu sic u rane fatkeqesi te tjera qe ndodhin pa zgjedhjen dhe deshiren e tyre. Nese All-llahu xh.sh. deshiron ta provoje robin e Tij, i leshon pikellimin si fatkeqesi, ku nuk ka rrugedalje tjeter per ta shmangur qte pos t’i beje lutje All-llahut xh.sh. qe t’ia largoje, e nese qendron durimtar mbi kete deshperim te madh, All-llahu xh.sh. e shperblen per durimin qe tregoi.

    Ketu kemi ajetin tjeter ku All-llahu xh.sh. thote:

    “Dhe as per ata qe kur erdhen te ti per t’i abrtur me kafshe, u the: ‘Nuk kam me se t’iu bart.’ Ata u kthyen, e prej pikellimit pse s’kishin me se te pergatiteshin nga syte e tyre u rridhnin lote” (Kur’an 9:92)

    Ndodh qe prej lexuesve te shtrohet pyetja e te thone: Per c’arsye thoni se pikellimi dhe brengosja jane te ndaluara dhe se nuk i lejohet besimtarit ta shkaterroje veten me shqetesime te teperta, kur shohim qarte se All-llahu xh.sh ne kete ajet kur’anor i thekson me levdata ata qe u pikelluan?!

    Pergjigjemi: Ketu nuk levdohen per arsye te pikellimit, se nuk do te ishte e drejte dhe precize te themi ne fillim se brengosjet jane te ndaluara e pastaj te kthehemi e te themi se tek All-llahu xh.sh. jane te lavderuar e te lartesuar ata qe pikellohen dhe jetojne me lot ne sy.Ata, qe u shqetesuan dhe nga pikellimi nxorren lot, syte e tyre u levduan jo pse mbeten ne pikellim, por per shkak te qellimit qe shkaktoi pikellimin. All-llahu levdoi besimin e fshehte qe mbartnin zemrat e syve lotues, pra levdoi fuqine e besimit te tyre qe i beri te pikelluar, ngase deshironin te shkonin ne lufte me Pejgamberin (s.a.v.s.), por per shkak se nuk kishin me se te udhetonin ata u kthyen duke qare. Ata u pikelluan, kurse dyftyreshit u gezuan, kur kundershtuan urdherin e Pejgamberit (s.a.v.s.), bile edhe te tjereve u thane te mos shkojne, pastaj u tallen me besimtaret. All-llahu xh.sh tha: qeshni ne kete bote, por kjo eshte koha e shkurter, keni per te qare ne Ahiret pa pushim.
    Kurse hadithi tjeter i te Derguarit te All-llahut (s.a.v.s.) thote: “Cdo fatkeqesi qe i bie besimtarit, qofte brengosje apo pikellim i forte, nepermjet tyre All-llahu xh.sh. e fal robin dhe ia fshin atij mekatet.”Ketu nenkuptohen vuajtjet, torturat, veshtiresite dhe gjithcka qe prish gezimin e mbjell hidherimin dhe merzine. Nepermjet ketyre fatkqesive njerezit pastrohen nga mekatet.
    Ketu duhet te qartesohet dicka. Besimtarit nuk i lejohet t’i lutet All-llahut xh.sh. qe te leshoje mbi ne fatkeqesi dhe brenga e te mendojme se kjo lutje eshte pjese e adhurimit.Sikur kjo te kishte qene e vertete, do te kishte qene me i dashuri i All-llahut xh.sh., Muhammedi (s.a.v.s) i pari qe do i lutej All-llahut te jetonte ne pikellime e mjerime. Si mund te ndodh kjo, kur Muhammedi (s.a.v.s.) ishte me karakter te bute, fytyreqeshur, zemerbardhe dhe ne fytyren e tij te dnershme shiheshin gjithmone shenja gezimi.
    Ndersa hadithi qe transmeton Hind ibn Ebi Jala, ne lidhje me virtytet e te Derguarit (s.a.v.s.), ku thote se:”ishte Muhammedi (s.a.v.s.) ai i cili jetoi ne pikellim pas pikellimi”nuk eshte i vertete dhe ne zinxhirin e transmetuesve ka persona qe nuk njihen dhe gjithashtu nuk merret si argument, ngase kundershton haptazi realitetin e personalitetit te te dashurit tone, Muhammedit (s.a.v.s). Si mund te ishte Pejgamberi (s.a.v.s.) ai i cili gjithmone rrinte ne pikellim, kur dime se All-llahu (xh.sh.) e mbrojti nga shkaqet qe mund t’i sillnin pikellim ne kete bote, madje edhe ia ndaloi te mendonte rreth fjaleve dhe shpifjeve qe i benin te pafete.

    All-llahu (xh.sh) e pastroi Muhammedin (s.a.v.s.) nga gabimet ne pergjithesi- para dhe pas shpalljes se pejgamberise! Atehere perse te mbetej i pikelluar?! Dhe, prej nga t’i vinte pikellimi?! Si mund te depertonte ai ne zemren e tij, kur ai (s.a.v.s.) ishte dhe mbeti me i dashuri i All-llahut (xh.sh) gjate gjithe historise njerezore? Ishte i mbushur me dhiker dhe perkujtim te All-llahut (xh.sh), i pajisur me udhezime dhe perforcie ne rrugen e drejte, i sigurte ne premtimet e All-llahut (xh.sh), i kenaqur me vendimet e All-llahut (xh.sh) dhe urdherat e Tij. Jo vetem kaq, por ai gjithmone ka mbjellur dashuri tek te tjeret. Bekimet dhe pershendetjet e All-llahut (xh.sh) qofshin mbi te.

    Ketu duhet te cekim edhe nje gjurme tjeter: “Nese All-llau e do robin e Tij, ia fut ne zemer pikellimin dhe ia ben te dashur te qajturit, e nese e urren ia fut ne zemer gezimin dhe ia ben te dashur kenaqesite” Kjo thenie i bie ndesh shpirtit te kesaj feje dhe thuhet se gjendet ne Teurat, por e shpikur nga dora e njeriut. Sidoqofte, nuk e marrim si argument se s’jemi te sigurte nga e ka rrjedhen, por ia marrim kuptimin qe e ka te vertete, besimtari eshte i pikelluar ndaj mekateve te tij, kurse pabesimtari eshte i kenaqur dhe sa s’fluturon nga gezimi qe ka ndaj mekateve te tij, e nese shohim thyerje ne zemrat e te mireve, qarje e lot, kete e bejne kur t’u kaloje dobia nga dora, kur nuk arrijne ne shkalle te larte dhe kur punojne te ligat, ne kundershtim me pikellimin e mekatareve qe pikellohen kur iu iken kenaqesia, fitimi, e kendshmja dhe qellimet e kesaj dynjaj, pra, pikellimin, merzite dhe brengosjet i kane per kete bote.

    Kurse fjala e All-llahut (xh.sh) per pejgamberin e Tij, Jakubin (a.s.) :

    “...e nga pikellimi iu zbardhen te dy syte, po i permbajtur (nga pikellimi)”

    ( Kur’an 12:84)

    eshte vetem treguese e gjendjes se fatkeqesise se tij qe i ndodhi per shkak te humbjes se te birit dhe te dashurit te tij.

    Pra, duhet ta jetosh lumturine dhe te kerkosh lutje per rehati shpirterore, te kerkosh prej All-llahut (xh.sh) te keshe jete te mire e te kenaqshme, mendime te mira, ngase kjo eshte prej begative te kesaj bote, saqe eshte thene: Vertete ne dynja ka nje xhennet, kush s’hyn ne te, nuk mund te hyje ne Xhennetin e Ahiretit. All-llahu (xh.sh) eshte i Vetmi Pergjegjes qe na zgjeron gjokset me driten e bindjes, na udhezon zemrat ne rrugen e drejte, dhe na mbron nga jeta e ngushte dhe e veshtire.

    NGA LIBRI “MOS U TRISHTO”


    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  2. #102

    Lightbulb Jetojme duke u lartesuar apo duke u poshteruar?

    Per te qartesuar tematiken e shkrimit dua te parashtroj nje pyetje tjeter:

    Duke pasur parasysh situaten aktuale ne te cilen gjendemi sot, ne cfare gjendjeje eshte aspekti jone shpirteror, a jemi duke perparuar dhe ngritur apo dita dites jemi duke shkuar drejte nje humnere shpirterore?

    Kjo eshte nje pyetje mjafte aktuale, ndaj te ciles mund te pergjigjeni se eshte rende te kuptojme gjendjen tone shpirterore.
    Duke lexuar disa thenie te urta te cilat jane pasoje e analizave te disa njerezve te mencur, nje njeri i urte ka thene:

    Nese mekatit te bere i frikesoheni njelloj aq sa i gezoheni sevapit apo vepres se mire, do te thote se gjendja juaj shpirterore nuk eshte ne dekadence, por nese gjendja juaj eshte e kundert nga kjo, ose:

    Nese sevapit nuk i gezoheni e as mekateve nuk u frikesoheni, do te thote se dekandenca vetem sa ka filluar, sepse droja nga gjynahet dhe geziomi ndaj sevapit jane shenja te imanit. Nje njeri i pajisur me ndjenja te tilla do te do te druhet te beje mekate dhe gjithmone do te tentoje te beje ndonje veper te mire. Kjo ndjenje do t’ia mundesoje dhe do t’i ajpe gajret qe ta ruaje imanin, ashtuqe nuk do te humbase dhe nuk do te pesoje dekadenca shpirterore e morale.


    Kur fillon dekadenca?

    Nese dikush per ndonje veper te keqe aspak nuk shqetesohet, as qe e bren ndergjegja, ashtuqe nuk e sheh te nevojshme as te pendohet, dhe nese veprave te mira nuk u gezohet porse ata i pret me nje indiference dhe per te nuk ndjen nevoje t’i falenderohet All-llahut xh.sh., do te thote se ai njeri nuk eshte ne gjendje te dalloje te miren nga e keqja, per te nuk eshte me rendesi asgje e mire si qe nuk e pengon edhe e keqja, atehere morali i tij ka filluarte humb cdo shenje qe e dallon nga kafshet. Sepse nje i tille ka spastruar pike se pari me ndergjegjen e tij personale dhe jeta e brendshme e tij eshte ne nje kaos te eret.

    Disa njerez te urte jane shprehur keshtu:

    Besimtar apo musliman jeni aq sa i gezoheni ndonje vepreje te mire, ose musliman jeni aq sa iu brengos nje veper e keqe!

    Njehere nje njeri kishte pyetur Pejgamberin a.s. per ndjenjat e njeriut ndaj gjynaheve dhe sevapeve. Pejgamberi a.s. i ka sqaruar ne kete menyre:

    Ai qe ka besim te plote gjynahun e sheh porsi ndonje koder e cila eshte duke iu rrenuar mbi koke, gjithnje pendohet dhe kerkon falje. Ndersa ai qe ka besim te dobet , gjynahet i sheh sa nje mize mbi hunden e tij, nuk i jep aspak rendesi, e as qe ndjen nevoje per pendim dhe kerkim faljeje!


    Marre nga gazeta “ZAMAN”
    Autori: Ahmed Shahin

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  3. #103
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anėtarėsuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498
    Citim Postuar mė parė nga Zana e malit
    Ai qe ka besim te plote gjynahun e sheh porsi ndonje koder e cila eshte duke iu rrenuar mbi koke, gjithnje pendohet dhe kerkon falje. Ndersa ai qe ka besim te dobet , gjynahet i sheh sa nje mize mbi hunden e tij, nuk i jep aspak rendesi, e as qe ndjen nevoje per pendim dhe kerkim faljeje!
    ZeM, shume interesante artikujt/materialet qe ke sjelle. Qofsh gjithmone e udhezuar.
    If I Only Could....

  4. #104
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Zane ...paske prure vertete info interesante ...

  5. #105

    Lightbulb Nata e mire e MIRAZHIT! (kete vit, 2005, eshte me 31 GUSHT)

    Nata e 27-te e muajit Rexheb eshte nata e Mirazhit. Mirazh do te thote shkalle.Kur Pejgamberi jone ishte ne moshen 52 vjecare, ne naten e 27-te te muajit Rexheb erdhi Xhebraili alejhisselam, e mori me vete dhe e coi ne Mesxhidi Haram, ne Mesxhidi Aksa, ne Kudus e nga aty ne qiej.
    Dijetaret islame thone: " Mirazhi eshte bere me shpirtin dhe trupin bashke".
    Ai qe nuk beson se eshte derguar nga Meka ne Kudus behet kafir sepse kjo eshte bere e ditur me ajete Kur'anore. ndersa ai qe nuk beson se eshte derguar ne vende te caktuara, ne qiej nuk e ka besimin e drejte.

    Resulull-llahu pasi e pa Xhennetin, Xhehennemin dhe gjera te tjera te panumerta, kaloi krijesat e kursit, arshit dhe shpirtit, pa All-llahun teala jashte vendit dhe kohes, qarte fare, pa asnje pengese, ne nje menyre qe nuk dihet, nuk mund te kuptohet, e shpjegohet. Pasi arriti te mirat qe asnje krijese nuk mund t'i dije dhe nuk mund t'i kuptoje, per nje cast zbriti ne Kudus e qe aty u kthye perseri ne Mekke.

    Ne diten e Mirazhit u bene farz 5 kohet e namazit. Perpara Mirazhit ishte vetem koha e Sabahut dhe Ikindise. Ne naten e Mirazhit, namazi i Akshamit u be farz 3 rekate, namazet e tjera 2 rekate. Me nje urdher te dyte ne Medine namazet, pervec atij te Akshamit dhe Sabahut u bene 4 rekat. Ne vitin e katert Hixhri, per misafiret keto namaze u kthyen perseri ne dy.
    Edhe kendimi i ezanit ka filluar perpara Hixhrit, ne Mekke, ne naten e Mirazhit. Ne vitin e pare Hixhri, erdhi urdheri per te shpallur kohet e namazit.

    Me ngjarjen e Mirazhit, muslimaneve iu forcua besimi, ndersa kafireve iu shtua armiqesia. Kafiret nuk besuan dhe bene pyetje si: " Sa dyer dhe sa dritare ka Mesxhidi Aksa?.."
    Ne ate moment, Xhebraili alejhisselam ua solli Mesxhidi Aksane perpara syve (si ne televizor) dhe u ktheu pergjigje.

    Edhe ne kete nate te mire, si ne netet e tjera te mira, duhet te falen namazet kaza, te lexohet Kur'ani kerim, te behen teube dhe dua, te vizitohen dijetaret, t'iu behet qejfi te varferve, per lumturine ne kete bote dhe ne ahiret duhet te behen dua per te gjithe muslimanet.


    Marre nga TAKVIM,
    ZeM

    ***********************************

    Te gjitheve atyre qe do bejne ibadete te ndryshme me daten 31 Gusht, pra ne Naten e mire te Mirazhit,duke perfshire ketu edhe agjerimin (pasi ndodhemi ne tre muajt e shejte) , le te lutemi qe Zoti t'ua pranoje! Amin
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  6. #106

    Lightbulb Falimenderim!

    BRADYKININ dhe Evelyn, faleminderit per konsideraten qe keni ndaj shkrimeve te mia ketu! Zoti iu shperblefte me te mira!....

    Zana e Malit
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  7. #107

    Lightbulb Muslimanja e se nesermes!

    Ne vazhdim do te postoj disa shkrime nga libri i nje vellimi te shkurter, me titullin "Muslimanja e se nesermes" e autorit: Prof. Dr. Jusuf Kardavi!

    ***********

    Muslimanja sot mes dy rrymave te gabuara


    Pse zgjodha pikerisht temen “Muslimanja e se nesermes”?

    Per fat te keq muslimanja bashkekohore nuk eshte ne nivelin e duhur te parimeve Islame, ajo cfare duhet te jete, por falenderojme All-llahun xhel-le sha’nuhu qe ne shtetet Islame apo ne pergjithesi ne boten arabe, ka muslimane besimtare te denja, te respektuara e te devotshme.
    Sot femren muslimane e hasim ne mes dy rrymave kontradiktore dhe qe te dyja te gabuara:
    - ne mes rrymes qe i mbeshtetet fanatizmit kah shtrengimi dhe mbyllja e dyerve para syve te saj, dhe
    - rrymes tjeter qe asaj ia hap dyert e i jep liri apsolute, i mundeson te veproje cka te deshiroje, te ndikohet prej gruas perendimore, te cilen e imiton verberisht.

    Mjerisht, qe te dyja rrymat per muslimanen e vertete jane te gabueshme.
    Keto dy rryma i hasim praktikisht edhe sot e kesaj dite. Hasim ne teprime e devijime. Shohim se si femra fejohet pa e pare fare te fejuarin e vet, nuk i mundesohet ta zgjedh ate qe e deshiron, kjo ndodh edhe me te fejuarin, i cili nuk mund ta shoh te fejuaren deri sa te vije nata e marteses dhe te befasohet me ate qe mund te jete e kunderta e asaj qe e ka imagjinuar tere kohen.
    Nga ana tjeter, ekziston edhe nje shoqeri tjeter e zhvilluar dhe moderne, e cila e lejon qe i fejuari te takohet e te shoqerohet me te fejuaren, te shkojne neper piknike bashke, e ne vende te tjera ku mund ta kalojne naten te lire e pa shqetesime.
    Pra, keto jane ato dy rryma qe jane krejtesisht te gabuara dhe te kunderta njera me tjetren, njera fanatike e tjetra qe ofron liri apsolute. Te dyja keto rryma nuk mund ta perfaqesojne Islamin si fe.


    Marre nga libri “Muslimanja e se nesermes”(1997)
    Autor: Prof. Dr. Jusuf Kardavi



    Shenime mbi autorin:

    Prof. Dr. Jusuf Kardavi lindi me 1926 ne Kajro te Egjiptit.
    Diplomoi ne Fakultetin USUL ED-DIN ne Universitetin “El Az’harit”. Njezet vjet me vone, ne po kete universitet mbrojti doktoraturen me temen “Fikhuz-zekah”.
    Ne boten Islame Kardavi njihet si nje nder mendimtaret me te medhenj te te gjitha koherave, si nje orator i pashoq dhe si nje mendimtar origjinal qe kurre nuk e perserit veten e as qe ndikohet nga te tjeret. Deri me sot Kardavi ka kryer shume detyra. Ishte Minister i vakefit, punoi ne Administraten e Kultures ne Az’har, si drejtor i shkollave fetare ne Katar te Devhase, kryetar i Deges se Shkencave Islame prane Fakultetit Pedagogjik dhe Teologjik, e me vone edhe dekan i ketij fakulteti ne Katar. Sot, Kardavi eshte drejtor ne Qendren Islame per hulumtime te jetes dhe te veprave te derguarve te Allahut xhel-le sha’nuhu, ne Katar.
    Gjithashtu, Kardavi eshte anetar i Akademise se jurispudences prane Rabites ne Mekke, anetare ne Akademine Mbreterore per hulumtimet e civilizimit Islam ne Jordan, ne Qendren e Shkencave Islame ne Oksford, anetar i Drejtorise se Universitetit Nderkombetar ne Islamabad te Pakistanit, ne Organizaten per Thirrje Islame qe gjendet ne Hurtum te Sudanit, ne Fakultetin Europian per Shkenca Islame, ne Chatochino te Frances, si dhe ne Institutin Nderkombetar per mendimin Islam ne Vashington te SHBA-ve.
    Vlen te theksohet se Prof. Dr. Jusuf Kardavi ishte njeri nder aktivistet me te shquar ne Levizjen Islame “Vllezerit Musliman”. Denimet me burg i vuajti gjate viteve 49, 54-55, si dhe me vitin 1965 ne kohen e Naserit. Deri tani ai ka shkruar mbi pesedhjete vepra.


    VIJON......

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  8. #108

    Lightbulb Vijim.....

    E verteta e humbur

    Feja Islame e ka lejuar femren qe ta shoh te fejuarin e saj. Poashtu, e ka lejuar edhe mashkullin, madje edhe ka urdheruar qe te shoh te fejuaren e vet.
    Transmetohet se si nje njeri i eshte drejtuar Muhammedit alejhis-selam duke i thene:

    - “U fejova me nje femer!”
    - “E ke pare ti ate?” e pyeti Muhammedi alejhis-selam
    - “Jo.” tha ai
    - "Atehere shko e shikoje ate, sepse kjo ndikon qe ju te keni nje mirekuptim te plote ne mes jush", i tha Muhammedi alejhis-selam.

    Gjithsesi gjejme shembuj te panumert qe flasin per lidhjet mes burrit dhe gruas.
    Nga ana tjeter, ka shume meshkuj qe gruan nuk e konsiderojne si te rendesishme, e mbyllin ne shtepi, nuk e lejojne qe te shpreh idete dhe vizionet e saja, nuk pranojne qe te marrin mendimet dhe pelqeimet e vajzave te tyre per t’u fejuar apo edhe per t’u martuar, edhepse Muhammedi alejhis-selam thote: “ Merrni mendimin e grave dhe vajzave tuaja”, qe do te thote se, e keshillon burrin per te kerkuar mendimin nga gruaja per te bijen, per shkak se ajo e njeh ate, e kupton, ia din fshehtesite dhe deshirat e saj. Pra per vajzen (te bijen) konsultimi i burrit me gruan eshte i domosdoshem.

    All-llahu xhel-le sha’nuhu ne lidhje me konsultimin mes prinderve per gjirin e femise thote: “ E nese pas nje konsultimi dhe pelqimi, prinderit shfaqin deshiren per nderprerjen e mehershme te gjirit, kjo nuk eshte ndonje mekat per ta” (El – Bekare 233)
    Megjithate ka disa nga burrat qe nuk konsultohen me grate e tyre. Por edhe nese konsultohen, ne te shumten e rasteve mendimi i gruas nenvleftesohet, do te thote, propozimi i saj nuk pranohet.


    Konsultimi me gruan

    Per fat te keq, tek disa eshte krijuar bindja: konsultoni dhe kundershtoni ato!- Ndersa, kete asnjehere nuk e ka porositur i derguari i All-llahut xhel-le sha’nuhu, ne Kur’an thuhet:

    “...pas nje konsultimi dhe pelqimi...” (El Bekare: 233)

    Ndaj, si eshte e mundur pra, te ekzistoje nje bindje e tille e cila bie ne kundershtim me fjalen e All-llahut xhel-le sha’nuhu?!

    Pas “Marreveshjes se Hudejbijes” rreth nje ceshtjeje me shume rendesi, Muhammedi alejhis-selam pas nje zemerimi qe per nje cast ia shkaktuan shoket e tij, shkoi dhe u konsultua me gruan e vet Ummu Selemen. Ne te vertete, pasi Muhammedi alejhis-selam i kishte porositur shoket qe pas Umres te kthehen ne Medine, te qethur dhe te zhveshur nga ihrami*, askush nga ata nuk kishte vepruar sipas ketij urdheri. Ndaj, i zemeruar nga kjo, Muhammedi alejhis-selam i ankohet Ummu Selemes duke i treguar se cka i ndodhi me shoket e tij: “U shkaterruan njerezit!” Atehere gruaja e tij, Umme Seleme i tha Muhammedit alejhis-selam: “O i derguar i All-llahut, dil para tyre dhe mos bisedo me asnjerin, kerko nje berber qe t’i qeth floket, pastaj zhvishe ihramin ne prezencen e tyre.” Dhe, Muhammedi alejhis-selam veproi ashtu sic e keshilloi Ummu Seleme .
    Pa dyshim qe ky konsultim ndikoi tek masa e njerezve te cilet thane: “Si eshte e mundur qe te mos veprojme ashtu sic veproi Pejgamberi yne?” Dhe te gjithe pastaj vepruan ashtu sic veproi Muhammedi alejhis-selam. Ndersa kjo ishte aftesi e Ummu Selemes.

    Pra, edhe gruaja ka te drejte qe te shpreh mendimin e saj, dhe ai duhet respektuar.

    *Ihram- eshte uniforme e posacme qe perdoret per te vizituar Kaben.


    Nga libri "Muslimanja e se nesermes"

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  9. #109
    Armandoboni.com Maska e White_Shadow:)
    Anėtarėsuar
    28-02-2005
    Vendndodhja
    Duke ikur ne hene per te dale nje xhiro nga MArsi me EMInene
    Postime
    248
    Urime per postimet

  10. #110
    Armandoboni.com Maska e White_Shadow:)
    Anėtarėsuar
    28-02-2005
    Vendndodhja
    Duke ikur ne hene per te dale nje xhiro nga MArsi me EMInene
    Postime
    248
    Urime per postimet

Faqja 11 prej 17 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •