Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348

    OSBE: Do të dërgojmë 700 vëzhgues për zgjedhjet

    TIRANE (26 Shkurt) -Nga Vjena, ku eshte mbajtur sesioni i dimrit i Asamblese Parlamentare te OSBE-se, nje tjeter skandal ka perfshire politikanet shqiptare. Kete here ishte kryetari i PD-se Berisha, i cili ka pasur nje incident me Arta Daden, kryetaren e delegacionit shqiptar ne kete Asamble. Ngjarja konfirmohet nga te dyja krahet, por edhe nga zevendespresidenti i asamblese se OSBE Xhovani Kejsler. Ndersa PD thote se fjala iu nderpre Dades, burime nga kjo e fundit tregojne te kunderten, ndersa zyrtari i OSBE, Kejsler thote se drejtuesi i seances L'Hastings ia nderpreu fjalen Berishes i cili po i drejtohej me tone te acaruara deputetes Arta Dade. Ne seancen e paradites mbajtur dje Berisha eshte shprehur para gazetareve se ne Shqiperi s'ka liri te medias dhe se gazetaret e lire persekutohen nga qeveria. Burimet prane deputetes Dade thone se ishte Berisha ai qe perdori fjale fyese dhe qe iu nderpre fjalimi i metejshem. Ndersa nga selia e PD-se ne Tirane del nje tjeter variant. Ne te thuhet se ka qene deputetja Dade ajo qe ka fyer Berishen para gjithe Asamblese se OSBE-se ne Vjene, ndersa ky i fundit perdori nje shprehje te ish-kryeministrit anglez Cercill. Ne te dyja variantet thuhet se ka nderhyre drejtuesi i seances, qe ka nderprere vazhdimin e ketij dialogu me fyerje. Burimet e pranishme ne kete mbledhje te Asamblese se OSBE-se tregojne se drejtuesi i seances i ka nderprere fjalen kryetarit te PD-se, duke i thene qe te mos vazhdonte me, per shkak se Berisha kishte fyer deputeten dhe kryetaren e delegacionit shqiptar ne OSBE, pjese e te cilit ishte edhe kryetari i PD-se Sali Berisha. Ne variantin e pare thuhet se, ndersa ka nisur diskutimi per Shqiperine, eshte permendur periudha '96-'97, zgjedhjet dhe rolin e OSBE dhe ne kete moment Berisha e Dade kane debatuar. Kryetari i PD se ka permbajtur veten eshte ngritur ne kembe dhe ka folur me tone te larta. Berisha i eshte drejtuar Dades me nje shprehje te Cercillit, duke thene "Fol, fol Margaret (ish-deputete e parlamentit anglez), por une do te jem kryeminister dhe ti do jesh prape ashtu sic ke qene. Pise". Ne kete moment ka nderhyre drejtuesi i seances, duke nderprere fjalen e Berishes e duke i kerkuar qe te mos vazhdoje fjalen dhe fyerjet. "Zoti Berisha, cfare po flisni. Kjo nuk eshte pyetje?" i ka thene drejtuesi i seances kryetarin e PD-se. Gjithashtu, thuhet se edhe gjate seances se paradites ne Asamblene e OSBE-se ka pasur shume ilaritet mes te pranishmeve nga fjalimi i Berishes para tyre. Varianti tjeter qe vjen nga PD-ja, eshte i njejte ne te gjitha detajet, pervec nje fakti. Mungon fjala "pise" dhe thuhet se fjalimi i eshte nderprere Dades e jo Berishes. Ne njoftimin e PD-se thuhet: "Ne seancen plenare te Asamblese Parlamentare, Arta Dade, pa asnje lidhje me temen, i keshilloi te diskutonin ngjarjet e '96-'97-s, sikunder kerkoi me nentekst te perfundonte misioni i OSBE-se ne Shqiperi. Kryetari i Asamblese Parlamentare i nderpreu fjalen Arta Dades. Berisha, i cili e mori fjalen, theksoi edhe nje here bllokimin e OSBE-se nga qeveria ne shperndarjen e zonave, kurse lidhur me parafolesen, theksoi se kesaj zonje ne parlamentin shqiptar, i rikujtoj historine e Cercillit, i cili, duke iu pergjigjur nje parlamentareje, i tha se 'neser une do te jem perseri kryeminister, kurse ti do te mbetesh perseri sic ke qene'. Ilaritet i madh ne salle". Me keto fjale mbaron njoftimi i selise se PD-se dale dje ne mbremje, qe eshte shume i ngjashem me variantin qe vjen nga pala tjeter. Por ketu mungon fjala "pise", per te cilen disa te pranishem thone se ishte shume me e rende se kaq dhe fyese per deputeten socialiste. Zevendespresidenti i Asamblese se OSBE ne Viene, Xhovani Kejsler ka konfirmuar dje incidentin e ndodhur ne salle mes perfaqesuesve te delegacionit shqiptar. Ai thote se ne momentin kur Dade po fliste ka nderhyre Berisha. Kryetari i seances ka thene se mund te behen vetem pyetje, por Berisha ka vazhduar fjalimin e tij. Ne momentin qe ai ka verjetur se Berisha po i drejtohej me tone te acaruara kryetares se delegacionit shqiptar atehere ai ka nderhyre duke ia prere fjalen Berishes dhe duke thene se "kjo nuk eshte nje pyetje. Incidentit te Berishes me Daden i ka paraprire nje debat mes perfaqesuesve te Armenise dhe Azerbaxhanit. db/db (GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Lane name, te pacipe! Harrojne qe zhysin akoma me teper imazhin e Shqiperise
    ne sy te Botes! Turp!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SKAI
    Anëtarësuar
    04-04-2004
    Postime
    53
    Kesaj i thone qe: "Per inat te sime vjehrre shkoj e fle me mullixhine"
    Mjer vendi per politikan qe ka. Cdo dite e me shume po enxjerr veten ne "drite" me bemat e tije "tigri prej letre". Ai nuk paguan asgje, por jemi ne populli thjeshte qe duhet te paguajm per te?

    Ps: Njeriu_i_mire leri verioret rehat dhe mos u mundo te besh dallime krahinore se "Pylle pa derra ska" qofshin keta nga jugu , shqiperia e mesme apo ajo e veriut.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22
    Kryetarja e delegacionit tha se fjala i është ndërprerë Berishës.
    PD: Dade aludoi për përfundimin e misionit të OSBE

    Berisha-Dade, sherr në Vjenë, ndërpritet seanca e OSBE

    N.Perndoj

    TIRANE- Ndërpritet seanca plenare e Asamblesë Parlamentare e OSBE-së, që po mbahej dje mbasdite në Vjenë. Ajo është shoqëruar me debate të ashpra mes anëtarëve të delegacionit shqiptar, Sali Berisha dhe kryetares Arta Dade, teksa po zhvillohej një seanca e pyetjeve në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së në Vjenë. Ajo që ka ndodhur mes tyre është bërë publike fillimisht përmes një njoftimi për shtyp të Partisë Demokratike. Sipas njoftimit në fjalë, debati mes tyre ka filluar si rezultat i deklaratës së deputetes socialiste, Arta Dade, lidhur me ngjarjet e viteve ‘96-‘97. Më pas situata ka arritur kulmin teksa lideri i opozitës, Sali Berisha, duke sjellë ndër mend një deklaratë të Çërçillit i është drejtuar deputetes socialiste Dade. “Kësaj zonje në Kuvendin shqiptar i rikujtoj historinë e Çërçillit, i cili duke iu përgjigjur një parlamentareje, i tha se nesër unë do të jem përsëri kryeministër, kurse ti do të mbetesh përsëri siç ke qenë. Hilaritet i madh në sallë”, - thuhet në njoftimin për shtyp të Partisë Demokratike. Gjithçka, sipas njoftimit zyrtar, ka nisur si rezultat i deklaratës, që deputetja Dade ka mbajtur gjatë seancës plenare të Asamblesë Parlamentare. “Arta Dade pa asnjë lidhje me temën, i këshilloi të diskutonin për ngjarjet e vitit ‘96-‘97, sikundër kërkoi me nëntekst që të përfundonte misioni i OSBE-së në Shqipëri. Kryetari i Asamblesë Parlamentare i ndërpreu fjalën Arta Dades. Berisha, i cili mori fjalën, theksoi edhe njëherë bllokimin e OSBE-së nga qeveria në shpërndarjen e zonave”,- thuhet në njoftimin për shtyp të Partisë Demokratike. Ndërsa deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade ka mohuar përmbajtjen e deklaratës zyrtare të selisë blu. Në një deklarim të shkurtër për “Shekullin”, ajo është shprehur, se nuk po zhvillohej mbledhja e seancës plenare të Asamblesë Parlamentare, por ishte thjesht një seancë pyetjesh dhe se gjatë fjalës së saj ajo po sillte ndër mend zgjedhjet e vitit ‘96-‘97 dhe manipulimet dhe parregullsitë e kryera gjatë tyre. Ajo mohoi t’i jetë ndërprerë fjala. “Unë nuk jam në dijeni të deklaratës që është pasqyruar nga Partia Demokratike. Fjala nuk më është ndërprerë mua por kryetarit të PD, Sali Berisha. Unë po flisja nën cilësinë e kryetares së delegacionit parlamentar shqiptar në OSBE, dhe se ajo ishte thjesht një seancë pyetjesh”, - tha Dade.
    Ndërsa në një njoftim për shtyp të PS-së thuhet se Dade ka theksuar se “Përpjekjet e disa zërave për të sjellë Shqipërinë në fokusin e titujve kryesorë të gazetave, si një vend problematik, tashmë janë të dështuara”. Dade ka theksuar se tashmë Shqipëria është shumë e ndryshme nga koha e skemave piramidale, e dhunimit të shoqërisë civile apo medias dhe largimin e investimeve të huaja, përdorimi i kartës së nacionalizmit, apo thyerjen e embargos së Kombeve të Bashkuara ndaj makinës së Millosheviçit. Nga ana e tij, sekretari i Asamblesë Parlamentare të OSBE z.Kubish, duke vlerësuar mbështetjen për OSBE, u shpreh se Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka një angazhim të plotë dhe ka mbështetjen e qeverisë, Parlamentit shqiptar dhe forcave politike. Ai tha se Shqipëria ka shumë ndryshim dhe është tashmë shumë larg asaj të ‘97, ka bërë progres dhe duhet vazhduar duke parë drejt së ardhmes.

    Shekulli

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22
    Berisha kërkon monitorim ndërkombëtar

    N.Perndoj

    TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje dje, në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Vjenë, për një monitorim intensiv ndërkombëtar të situatës parazgjedhore dhe për mbështetje të përpjekjeve të pranisë së OSBE-së për reformën zgjedhore. Ndërsa kongresmeni amerikan Sten Hojer, në seancën plenare të Komisionit të të Drejtave të Njeriut dhe Demokracisë, kërkoi që OSBE të ngarkojë përfaqësues të posaçëm për zgjedhjet në Shqipëri. Sipas njoftimit për shtyp të PD-së, nga ana e tij, lideri i opozitës, Berisha ka mbajtur një referencë të gjatë të situatës politike dhe ekonomike në vend. Pikërisht në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, në Komisionin e të Drejtave të Njeriut, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria është i vetmi vend në Evropën Juglindore, që nuk zhvillon zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjatë fjalës së tij, Berisha kontestoi sipas tij përpjekjet e qeverisë shqiptare për të kontrolluar rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, para zhvillimit të tyre. Në këtë kontekst, theksoi Berisha, qeveria ka hedhur poshtë, njëri pas tjetrit, të gjitha opsionet e ndarjes së zonave elektorale të përgatitura nga ekspertë të shquar ndërkombëtarë dhe të OSBE-së dhe të bazuara të gjitha në ligjet dhe statistikat shqiptare.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22
    Kryetari i PD-së tha se OSBE do të rrisë monitorimin e zgjedhjeve

    Berisha: Më përgëzuan në Vjenë për epitetin ndaj Dades

    A.Rama

    TIRANE - Kryetari i PD-së Sali Berisha pas kthimit nga Vjena, pohoi dje se ai kishte marrë përgëzime dhe komplimente nga të pranishmit në seancë për shembullin që kishte përzgjedhur duke lidhur thënien e Çurçillit me qëndrimin e mbajtur nga Arta Dade në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së. Duke sqaruar rrethanat e incidentit të ndodhur mej tij dhe kryetares së delegacionit shqiptar pranë OSBE-së, Dade, Berisha pohoi se shkak për këtë situatë ishte bërë qëndrimi i mbajtur nga deputetja e PS-së, e cila kishtë dalë tërësisht nga tema e diskutimit për të cilën zhvillonte punimet seanca e Asamblesë. “Në mbyllje të seancës, kur po diskutohej për buxhetin e OSBE-së, shoqja Dade, filloi të flasë përçart për Shqipërinë e vitit 1997. Dhe kryetari i Asamblesë i preu fjalën duke i thënë; zonjë je jashtë teme dhe jashtë të gjithave. Kthehu në temë. Kjo ishte e tëra. Mora fjalën për të pyetur z.Kubish, a jeni në dijeni të bllokimit të reformës elektorale nga qeveria. Pastaj iu ktheva znj. Dade sepse bëri një figurë të keqe për faktin se është kryetarja e delegacionit, kësaj “charming Lady”. Përbën një ofendim t’i thuash kështu? Munda t’i rikujtoja historinë e Çurçillit dhe Margaretës. Kaq ishte e gjitha, nuk e di sesi janë trilluar. Në fakt shembulli i Çurçillit krijoi impakt të shkëlqyer dhe mora përgëzime të shumta për shembullin që përzgjodha dhe për mënyrën e qytetëruar”, tha Berisha. Ndërkaq zyrtarisht PS njoftoi dy ditë më parë se seanca e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së ishte ndërprerë pas fjalës së Berishës dhe jo të Dades. Dade nuk ka bërë dje asnjë koment lidhur me incidentin mes saj dhe Berishës në Vjenë. Nga ana tjetër Berisha tha se ai ka marrë konfirmimin e plotë të selisë qendrore të OSBE-së për monitoprim shumë intensiv të procesit para dhe paszgjedhor. Sipas Berishës, zyrtarët e OSBE-së kanë pranuar se do të dërgojnë se shpejti në Shqipëri një përfaqësuesin e tyre për të ndjekur situatën parazgjedhore. “Data e zgjedhjeve është e qëllimshme, po zgjidhet data 3 apo 10 korrik pasi ato korrespondojnë me sesionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Kam marrë siguri të mëdha për monitorim shumë intensiv”, - tha Berisha.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22
    OSBE: 500 VEZHGUES PER ZGJEDHJET E VERES

    500 vezhgues nga OSBE-ja do te vezhgojne procesin zgjedhor te ketij viti. Kjo ishte deklarata e bere dje nga ministri i Jashtem slloven, kryetar i ketij organizmi ne konferencen e perbashket per shtyp me homologun e tij shqiptar, Islami. Po keshtu Dimitri Rupel eshte shprehur dhe per daten e zgjedhjeve, duke shprehur besimin e tij se do te gjendet konsensusi mes partive politike per t'u zhvilluar zgjedhjet ne fillim te korrikut. Ne takimin qe kishte me kreun e shtetit, sa i perket kesaj ceshtjeje, Moisiu ka vene dhe nje here ne dukje se pret qe partite politike te gjejne konsensus mes tyre e ne rast te kundert do te respektoje afatet kushtetuese. Ceshtje tjeter qe eshte prekur ne takimin e djeshem mes Moisiut dhe Rupel ka qene dhe ajo e Kodit te Etikes, ide e hedhur nga Presidenti dhe qe ka gjetur miratim dhe ne tryezen e djeshme me partite politike. Ndersa n- takimin qe kishte me kryeministrin Fatos Nano, nje pike e rendesishme e bisedes se tyre ka qene ceshtja e Kosoves dhe percaktimit te statusit te saj.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22
    Grunet, ish-shefi i KE-së në Tiranë, do të firmosë zgjedhjet shqiptare


    A.R

    Kryetari i misionit vëzhgues afatgjatë të OSBE/ODHIR-it në Shqipëri, Jorgen Grunnet, ka marrë dje informacionet rreth ecurisë së deritanishme të përgatitjeve parazgjedhore. Grunnet do të drejtojë misionin e vëzhguesve të OSBE/ODHIR-it që do të monitorojnë procesin zgjedhor dhe do të jetë personi që do të raportojë në Vjenë mbi ecurinë e përgatitjeve e të votimeve procesit, duke qenë edhe kryesori në hartimin e raportit përfundimtar për këto zgjedhje. Në takimin që ka zhvilluar me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, Grunnet është informuar në detaje mbi hapat e ndërmarrë nga ana e institucionit zgjedhor në përgatitjen e zgjedhjeve. Ai është shprehur se misioni që do të drejtohet prej tij do të monitorojë në çdo aspekt përgatitjet zgjedhore dhe votimin. Ndër problemet e ngritura nga kreu i KQZ-së Celibashi, ka qenë edhe miratimi me vonesë i Kodit Zgjedhor dhe fakti që zbatimi i këtij ligji zgjedhor ka filluar vetëm pas janarit, duke vështirësuar punën. Zyrtari i lartë i misionit të OSBE/ODHIR-it, është informuar edhe mbi ecurinë e deritanshme të ngritjes së KZZ-ve, ku i është konfirmuar që si pasojë e vonesës së paraqitjes së emrave të komisionerëve nga subjektet politike, një pjesë e KZZ-ve nuk janë ngritur ende. Ndërsa në takimin me kryeministrin Fatos Nano është theksuar rëndësia e monitotimit të procesit zgjedhor në të gjithë vendin. Grunnet është shoqëruar në takim edhe nga ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Pavël Vaçek. Kreu i qeverisë vlerësoi rolin e rëndësishëm që luan OSBE/ODHIR-i në reformat në fushën e zgjedhjeve në Shqipëri. Nano theksoi edhe një herë vullnetin e palëkundur të qeverisë shqiptare për një proces zgjedhor, sipas standardeve dhe parimeve demokratike. Ai ka njohur përfaqësuesit e lartë të OSBE/ODIHR-it me angazhimin e qeverisë për zbatimin e plotë dhe në afate të të gjitha kërkesave të Kodit Elektoral, ndërsa theksoi vullnetin për të bashkëpunuar me të gjithë organizmat ndërkombëtarë, që do të ndjekin dhe monitorojnë procesin zgjedhor në Shqipëri. Përfaqësuesit e lartë të OSBE/ODIHR-it theksuan në takim se Misioni Vëzhgues do të bashkëpunojë ngushtësisht me qeverinë, institucionet shtetërore shqiptare dhe me të gjitha forcat politike për të bërë të mundur realizimin e një procesi sipas standardeve të kërkuara.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22
    Berisha-Grunet: 600 vëzhgues për zgjedhjet


    Shekulli

    Kryetari i Misionit Vëzhgues për Zgjedhjet, Jurgen Grunet, ka zhvilluar dje një takim edhe me liderin e opozitës, Sali Berisha. Pas takimit të zhvilluar, Grunet u shpreh se përgjegjësia e raportit të ODHIR-it për zgjedhjet do të jetë e tij. Ndërsa Berisha u shpreh se “diskutuam lidhur me situatën paraelektorale. Në këtë diskutim i garantova zotit Grunet për angazhimin tonë të plotë për një bashkëpunim të ngushtë me këtë mision në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme. E sigurova se në të tërë vendin ne do të bashkëpunojmë ngushtë që standardet e OSBE-së dhe ato ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira, të zbatohen dhe të respektohen. E njoha me problematikën aktuale dhe sigurisht, tema e Dushkut ishte një temë që u diskutua. Unë shpreha gatishmërinë për të votuar amendamentin tonë që është në parlament». Berisha bëri me dije gjithashtu se këtë vit do të jetë një numër shumë më i madh vëzhguesish. «Komuniteti ndërkombëtar është i vendosur të bëjë çdo përpjekje që shqiptarët të votojnë si të gjithë qytetarët e Evropës, të vëzhgojnë me seriozitetin absolut këto zgjedhje dhe ky është një ogur i bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët duhet të jenë mirënjohës, të mos harrojmë se ata 500 apo 600 vëzhgues,që vijnë, vijnë që të gjithë me shpenzimet e taksapaguesve të vendeve të tyre dhe është një akt i solidaritetit të madh për të ndihmuar shqiptarët të dalin nga spirali i zgjedhjeve të dhunuara»,- tha ai.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22
    OSBE: 700 vezhgues per zgjedhjet e 3 korrikut

    E Diele, 15 Maj 2005
    Rritet numri i "kontrolloreve" te votimeve te pergjithshme parlamentare, nga 500 ne 700 vete. Kryevezhguesi Jurgen Grunet lajmeron se javen e ardhshme do te mberrijne 25 vezhguesit afatgjate, ndersa pjesa tjeter do te dislokohet pak dite perpara 3 korrikut: "Nese zgjedhjet do te jene te suksesshme, raporti i misionit te OSBE/ODIHR-it do te jete me pozitiv"

    Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do te vezhgohen nga 700 vezhgues nderkombetare afatgjate dhe afatmesem, te cilet do te monitorojne nje pjese te madhe te qendrave te votimit dhe 100 vendet e numerimit te votave. Grupi i pare i monitoruesve te OSBE-se dhe ODIHR-it, i cili perbehet nga 25 vezhgues afatgjate, do te mberrije ne Tirane javen e ardhshme, ndersa pjesa tjeter e tyre, ku shumica kane per detyre te vezhgojne procesin zgjedhor, do te jene te pranishem vetem pak dite para dates 3 korrik.

    Pak dite me pare, edhe Shtetet e Bashkuara deklaruan se do te permbushin nje kerkese te OSBE-se per te derguar vezhgues ne zgjedhjet shqiptare. Megjithate ende mbetet per t'u percaktuar numri i vezhguesve amerikane, ndersa totali i "kontrolloreve" te zgjedhjeve eshte rritur nga 500 ne 700 persona.

    Kryetari i Misionit Vezhgues Afatgjate te OSBE/ODIHR-it, ambasadori Jurgen Grunet, eshte shprehur dje,se zgjedhjet parlamentare jane shume te rendesishme per vendin tone, dhe do te kene nje impakt te madh ne progreset e metejshme te Shqiperise drejt Europes. Sipas tij, menjehere pas zgjedhjeve, misioni i vezhgimit do te pergatise nje raport te parakohshem mbi diten e zgjedhjeve, kurse pak jave me vone, do te publikoje nje raport perfundimtar, me te detajuar, ku do te perfshihet gjithcka qe eshte monitoruar.

    "Situata aktuale politike nuk ka ndryshuar shume ne krahasim me 2-3 vjet me pare. Perseri kemi dy parti politike te konfrontohen me njera-tjetren ne menyre shume te ashper. Shpresoj qe ne te ardhmen, per hir te Shqiperise, te kete nje atmosfere konsensuale. Normalisht, per arritjen e konsensusit eshte me i mire dialogu se sa konfrontimi", ka nenvizuar dje, ambasadori Grunet, nje njohes i mire i Shqiperise, si perfaqesues i Keshillit te Europes.

    Nderkohe, Grunet ka siguruar se nese zgjedhjet do te jene te suksesshme, raporti i misionit te OSBE/ODIHR-it do te jete me pozitiv dhe do te shnderrohet ne nje kontribut qe ndihmon vendin ne hapat e perparimit drejt integrimit europian. Sipas tij, gjithcka do te varet nga autoritetet shqiptare dhe zgjedhesit shqiptare, sepse nese do te kete zgjedhje te drejta, do te kete edhe nje raport shume te qarte nga misioni vezhgues.

    R. Kalemi

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. PS pergatit skenarin e bojkotimit te zgjedhjeve te vitit 2009!
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 09:37
  3. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  4. Thrirrje Diaspores/ Aplikoni te beheni vezhgues ne zgjedhjet e 3 korrik '05!
    Nga Enough në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2005, 08:34
  5. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •