Marre nga Tema, 22 prill 2005
EDITORIALI
Ditėt e arsimit
Nėse arsimi ėshtė i shtrenjtė le tė provojmė
injorancėn.
(Mjaft, shkurt 2004)
Nga Prof. Dr. Apollon Baēe
"Ėshtė kėnaqėsi tė udhėheqėsh njė komunitet lider si
ju," tha lideri Nano. "Modernizim substancial i
ekonomisė sė dijes," e quajti ai arsimin. "Ma che
vorrą mai dire?"- do tė pyeste i shushatur italiani.
Dhe sa rri e mendohesh che vorrą mai dire? ia beh
fraza: "ditėt tona kongresuale nisin me arsimin dhe
mbyllen me kulturėn". Si njė kacek vigan mes tė cilit
"gjenden prioritetet e mėdha tė zhvillimit. uji i
pijshėm pėr kėtė metropol europian". Ē'lumturi do tė
ishte pėr qytetarėt e metropolit tjetėr europian,
Parisit, po tė kishin ujė 6 orė/ 24 orė.
"Ne kemi shpenzuar shumė pėr ta sjellė Shqipėrinė nė
kėtė normalitet," tha Fatos Nano. Boshatisėsi i arkės
sė lėnė trashėgim nga i ati pėr tė mirėn e popullit.
"Ne kemi shpenzuar shumė, qindra milionė dollarė, pėr
ta sjellė Shqipėrinė nė normalitet," vijoi ai.
"Programet tona qė do tė perfeksionojmė. me moralin e
protagonistėve pėr integrim do tė jenė mbi tė gjitha
antikorrupsion dhe prandaj unė jam shumė i nderuar tė
mundem tė vazhdoj tė lėviz.," tha Nano.
"Ju uroj qė nėn ndihmėn e interlekutorėve tė tillė qė
gjatė kėtyre 11 ditėve do tė moderojnė kėto konsultime
transparente tė krijojmė sė bashku njė produkt nė dobi
tė tė gjithėve," vazhdoi ai dhe kėtu shpalosi arritjet
dhe shifrat e arsimit. Shifrat dhe arritjet e arsimit.
"Ėshtė rritur financimi dy herė mė shumė., ėshtė
pėrmirėsuar rrėnjėsisht infrastruktura shkollore.,
ėshtė hartuar e miratuar strategjia e zhvillimit tė
arsimit parauniversitar., ėshtė zbatuar nė arsim
sistemi modern i provimeve., ėshtė realizuar shėrbimi
psikologjik ., ėshtė liberalizuar sistemi i botimeve
shkollore ., janė ngritur struktura tė specializuara
inspektimi., ėshtė zbatuar sistemi i ri e modern i
kurrikulave nė pėrshtatje me moshėn e fėmijėve., nė
degėt universitare tė mėsuesisė mėsojnė mė shumė
studentė., janė transformuar ndėrtesat shkollore.,
ėshtė hartuar platforma pėr reformimin e kėrkimit
shkencor., janė nė proces implementimi protokolle.,
janė hartuar korniza kurrikulare dhe standardet e
pėrmbajtjes e arritjes pėr arsimin e detyruar, 76 %..,
550 revista., 400 punonjės.
U hap, u krye, u liberalizua, u hartua, 76%, 500, 400.
Ndėrkohė analfabetizmi nga 0 % ka arritur 6% (nė
realitet 12 % pasi 12 % e shqiptarėve nuk dinė tė
shkruajnė dhe lexojnė pavarėsisht nga "frekuentimi" i
shkollave). Dhe, sipas UNESCO-s Shqipėria me mesatare
shkollimi 8,5 vjet ėshtė fiks sa gjysma e mesatares sė
ish-vendeve socialiste, e 17 vjet shkollimit.
Dhe ai, numri i studentėve shqiptarė, me tė cilin
mburret Nano, i korrespondon vlerės 10 studentė/ 1000
banorė, 4 herė mė pak se mesatarja. Jo mesatarja
europiane, por mesatarja botėrore. Sa mesatarja e
Afrikės, Europės dhe Azisė bashkė. Dhe mė tej ai
suksesi i madh i rritjes sė arsimit shkollor dhe
parashkollor i pėrgjigjet njė "rritjeje" prej minus
37%.
Dhe e tėra kjo vjen nga qė shpenzimet pėr arsimin ulen
nga viti nė vit. Nė njė hap me rritjen e shpenzimeve
tė klanit rozė. Pikėrisht uljen nga 3,8 % e GDP nė '95
nė 2.8 % tė GDP-sė nė 2002. Dhe kjo nė njė kohė kur
ajo Moldavia e mjerė, me tė cilėn gajaset klani, "mė e
varfra e Europės" sipas INSTAT-it, shpenzon 10,3 % tė
buxhetit tė saj pėr arsim. Katėr herė mė shumė se
Shqipėria socialiste e Fatos Nanos.
Dhe nė fund, mė e hidhura nė fund; tė fundit-tė fundit
fare pėr lexim nė botė, ku nga pas nuk ka mė as shtete
si Futunash, Tokelau, Niue, Palau, janė djemtė
shqiptarė. Ē'lajm i lemerisur do tė ishte ky pėr
Naimin e qiririt.
Dhe nė vend qė tė rrijė e tė mos ndihet pėr kėtė turp
e krim ndaj Shqipėrisė, ndaj asaj qė e plasi
Shqipėrinė nė vendin e fundit nė botė pėr lexim, rri
dhe shtriqet dhe mburret. "Ditėt e arsimit". Pa pikė
turpi.
Krijoni Kontakt