Uashington, 12 prill
Dje në kryeqytetin Uashington u përurua mësonjëtorja e parë shqipe në këte rreth, duke kurorëzuar kështu ëndrrën e kahershme të një grupi prindërish veprimtarë shqiptaro amerikanë për ruajtjen e pasurisë së kulturës e të traditës shqiptare dhe trashëgimin e saj tek fëmijet e tyre. Por pjesëmarrja relativisht e madhe e prindërve dhe fëmijëve në ditën e parë të mësimit tregon tërthorazi edhe shqetësimin e këtij komuniteti të vogël ndaj frikës së humbjes së traditës dhe asimilimit të mundshëm.
Organizatorët thonë se ndërsa bota shkon me shpejtësi drejt integrimeve globale, edhe rëndësia e njohjes së një gjuhe të dytë merr një përparësi. Në thelb duket se nisma e ketyre prindërve emigrantë ka këtë qëllim të dyfishtë. Sipas disa studimeve këtu në Amerikë, nxënësit që flasin një gjuhë tjetër përveç anglishtes kanë rezultate ndonjëherë deri në 30 përqind më të larta se sa moshatarët e tyre që flasin vetëm anglisht.
Kur rriten, ata gjithashu janë më të suksesshëm në ekonomi e në sfera akadenmike. Dita e pare e shkollës filloi me Himnin Kombëtar Shqiptar, kënduar në kor nga prindër e fëmijë, nën tingujt e fizarmonikës interpretuar nga veprimtari Leo Çani. Pastaj nxënësit u ndanë nëpër klasa sipas moshave. Mësimi është parashikuar të zhvillohet çdo të dielë nga data 10 prill deri me 15 qershor kur fillojnë muajt e nxehtë të verës, njofton "Zëri i Amerikës".
Burimi
Krijoni Kontakt