Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 94
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Klodi..

    Dy pytjet e para te cilat ja u drejtoj juve, nese shkon ne nje kishe evangjeliste, edhe ai me femija (ne besim)di ti pergjigjet. Mos u justifiko me ndrimin e temave, se ne fund te fundit , nuk jemi para ndonje gjykate. Ne thjesht po diskutojme. Nese ju jeni ne gjendje qe te pergjigjeni, ska rendesi se ku drejtohen pyetejt, ne fakt jemi ne faqen e duhur per te pyetur.
    Po pres pergjigje, ose me mire prano qe nuk di te pergjigjesh , dhe athere ska se perse te vazhdojme. Faktikisht keto pyetje ti kame drejtuar dhe ne temat perpkatse dhe nuk u je pergjigjur, pra mendoj se ka dicka tjeter....
    Pres Pergjigje.
    Deshmuesi

  2. #52
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Deshmues!

    A te te bej nje nder? Te keshilloj te mendosh se nuk pergjigjem dotse qenka terapi e mire per ty!

    Une per here te fundit po te them, mos u lodh me kot, une nukluaj me rregullat e tua!

    Nqs ty s'te pelqejne rregullat e forumit, mua s'me behet vone...!

    Nuk te pergjigjemi jashte teme, se nuk e ke perdorur per mire sa here qe ke dal jashte teme je sorrollat edhe me keq...kete s'po ta them une i pari!

    A mos po thua jo te verteten kur pohon se me ke bere pyetjet ne vendet perkatese?

    Fund!

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Klodi..

    Ke gjetur nje menyre per tju shmangur pyetjeve , por meqense deshiron ti thuash ne nje teme tjeter, edhe une nuk po ta prish.Po hap nje tme vetem per ju.
    Me respekt Deshmuesi.

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    23
    Jeni futur ne disa debate fetare kot fare,po te marresh te gjitha fjalet, te gjitha japin nje kuptim te kundert ne nje gjuhe ose ne nje tjeter.O klod Jezusi nuk u tundua nga Demoni lal por nga vetja e tij.Djalli nuk eshte gje tjeter vecse pjesa e erret e zotit, duke qene Ai vete krijusi i tij dhe shejtani engjelli i pare.Bibla i zbukuron artistikisht gjerat lal dhe ne gjithe jemi edhe djaj edhe engjej dhe nga kjo rrjedh(Zoti e krijoji njeriun sipas shembelltyres se tij) Jeni dakort?
    Kshuuuuuu

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    71
    Klod
    Fjala antikrisht perdoret nga te krishteret,kurse nga muslimanet eshte Dexhall.Dhe Dexhalli eshte ende nuk eshte shfaqur,sepse simbas ne musliamneve ai kur te shfaqet do te beje gjera te quditshme dhe shume njerez do te besojn se ai eshte zot. Dhe me pas Isa as(Jezui) do te vie me urdherin e Allahut xh.sh,per ta shkaterruar ate.
    Nga kjo del se asnje gjer tani nuk ehte antikrishti,as hitleri,as miloseviqi e askush tjeter sepse antikrishti ende nuk ka ardhur.

    Me nderime Besnik29
    haker007

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    o zemra,
    po numri 666 sipas gematria eshte edhe numri i diellit, i luciferit.
    Mirepo luciferi eshte i miri,
    pse e ul poshte ne nivelin e muhamedit.
    Ofendohem thellesisht nese krahason muhamedin me Luciferin, Ai qe jep Drite.

  7. #57
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Krisht me sa di une eshte kri+asht ,kryet koka,krijusi,ai qe eshte ne krye,krie, ate qe zoti e ka vene ne krye...
    Per mohamed me duket interesante kjo 666 ,vetem se eshte budallek me brire qe jezusi te parashikonte mohamedin....po gjithsesi me pelqeka,qe muhamed = antikrisht sepse jo per gje po ate pune beri ai,uli krishtin per te ngritur veten,pra doli kunder krishtit....

    Nuk ka zot tjeter pervec Hyut dhe Draguti eshte pejgamberi dhe biri i tij...

  8. #58
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Une po e le shkurt vetem me kete pjese:

    Qendrore ne krishterim eshte doktrina e shpetimit me ane te flijimit te Jesu Krishtit per mekatet tona. Sigurisht qe sakrifica e Qengjit nuk na liron ne prej pergjegjesive tona, as edhe se merr mesazhin e Shen. Pavlit per te 'punuar per shpetimin tone me frike e te dridhura'. Ajo qe beri Krishti eshte pain, qe te mund te marrim falje edhe hir. Duke i rezistuar tundimit deri me Kalvar, Krishti doli fitimtar kundrejt Tunduesit. Nepermjet sakrifices se Tij Ai solli jete edhe dhurata per ata qe besojne ne Te. Ai shtroi udhen per tek Perendia. Te thuash qe Jesui eshte thjesht nje vdekatar eshte larg te se vertetes. Te thuash qe Ai s'eshte Bir i Perendise eshte mashtrim. Te thuash se Ai nuk vdiq per mekatat tona eshte heretike:

    "Kush eshte genjeshtari ne mos ai qe mohon se Jesui eshte Krishti? Ky eshte edhe Antikrishti, qe mohon Atin edhe Birin. Kushdo qe mohon Birin, nuk ka as Atin. por kush pohon Birin, ka Atin po ashtu." (1 Joan 2:22-23)

    "Keshtu te njihni Frymen e Perendise: cdo shpirt qe pohon se Jesu Krishti erdh ne mish, eshte nga Perendia; edhe cdo shpirt qe mohon se Jesu Krishti erdh ne mish, nuk eshte prej Perendise; edhe ky eshte shpirti i Antikrishtit, qe keni degjuar se do te vije; edhe tashme eshte nder botet." (1 Joan 4:2-3)

    "Pasi shume mashtruesa kane hyre ne bote, te cilet thone se Jesu Krishti nuk ka ardhur ne mish. Ky eshte mashtrues edhe antikrisht." (2 Joan 7)

    Duket e qarte se Muhamedi eshte perpjekur qe ta beje efektin e Krishtit nder mekatare zero. Vertet qe Muhameti ka qene thjesht nje nga ata qe jane perpjekur per ta zhvleftesuar Shpetimtarin. Sidoqofte ai nuk eshte nje nga shume Antikrishtet: Profecia biblike zbulon deshmine per te si deshmia e Antikrishtit.


    Ne Zbulesen 13, lexojme:

    "Ketu eshte urtesia. Ai qe ka dituri le te numeroje numrin e Bishes, pasi eshte nje numer njeriu, edhe numri i tij eshte 666."

    Ap 13:18


    Bisha e permendur ketu eshte konfederata e shteteve islamike qe do te krijohet ditet e fundit. Njeriu eshte Muhameti - identifikimi bere prej Gematrias, shkenca e mocme hebreje, qe merret me lidhjen e numrave me fjalet.

    Ne Gematria, vlera e nje fjale percaktohet nga shuma numerike e cdo germe te fjales. Keto pra jane hapat e identifikimit te Muhametit si "emer" edhe "numer" i Bishes:


    Germezimi fonetik me i thjeshte i fjales Muhamed eshte:

    (1) M O H A M E D

    Ne hebraishten e vjeter tingujt me te perafert jane:

    (2) Mem Waw Hey Aleph Mem Yod Dalet


    Ne Gematria, ekuivalentet numerike te germave te mesiperme jane:


    (3) 600 6 5 1 40 10 4 (pra fjala DEMAHOM, OSE MOHAMED mbrapsht si ne gjuhet semitike)

    (4) shuma e numrave te mesiperm eshte 666.


    Kur ndalesh qe ta mendosh pake gjithshka perputhet. 1.-Qe 'Bisha e katert do te jete mbreteria e katert mbi dhe, qe do te jete ndryshe prej te gjitha mbreterive, edhe do te perpije te gjithe dheun, edhe do ta permbyse edhe do ta thyeje ne copa' Daniel 7:23


    Kombi islam, me gjithe ato vende te pasura ne nafte, do te marre pushtet se cdo mbreteri te njohur deri me tash. 2.- Qe nje qeveritar i koheve te fundit do te mendoje te ndryshoje koherat (Daniel 7:25)
    Kalendari musliman fillon me haxhrin prej Meke ne Medine ne 622 A.D
    ==========================================

    Cdo kush ka te drejte te pergjigjet. Nuk dua debat te kote...e kuptoni se cdua te them

    po desha mund ta zgjeroj edhe me shume si teme!

    Flm!
    Eshte e cuditshme kur prifti ortodoks citon nje rabin cifut.Megjithese kane te perbashket mosbesimin ajo qe i ndan eshte mynyra se si njeri e konsideron Jezusin dhe mynyra se si tjetri e mohon dhe e ofendon.Te dy bashkohen ne ekstremitet dhe vazhdojne karavnin e mosbesimit ndaj profeteve.Te dy jane banoret e Gahenes perderisa nuk ndjekin rrugen e profetit te fundit.Ckuptim kishte besimi hebraik i cifuteve dhe refuzimi i Jezusit nga ana e tyre.Ckuptim ka besimi Kristian i ortodkseve kur ato hyjnizojne Jezusin si Zot dhe mohojne profetin e fundit duke i perngjare hebrejve armiqve te profeteve.


    Anti Krishti eshte njeri i cili sipas bibles dhe kuranit do te dale ne kohet e fundit te kesaj bote dhe do ti mashtoj njerzit duke e quajtur veten Zot.Per kete Deshmon dhe bibla.


    3 Askush tė mos ju gėnjejė kursesi, sepse ajo ditė nuk do tė vijė, pa ardhur mė parė rėnia dhe pa u shfaqur njeriu i mėkatit, i biri i humbjes,

    4 kundėrshtari, ai qė lartėson veten mbi ēdo gjė qė quhet perėndi ose objekt adhurimi, aq sa tė shkojė e tė rrijė nė tempullin e Perėndisė si Perėndi, duke e paraqitur veten se ėshtė Perėndi.
    5 A nuk ju bie ndėr mend se, kur isha akoma ndėr ju, jua thoja kėto gjėra?

    6 Tani e dini atė qė e ndalon atė qė tė shfaqet vetėm nė kohėn e vet.

    7 Misteri i paudhėsisė nė fakt ėshtė tashmė nė veprim, duke pritur vetėm qė tė hiqet nga mesi ai qė e ndalon tashti.

    8 Atėherė do tė shfaqet ky i paudhė, tė cilin Zoti do ta shkatėrrojė me hukatjen e gojės sė tij(Jezusit) dhe do ta asgjėsojė me tė dukurit e ardhjes sė tij.

    9 Ardhja e atij tė paudhi do tė bėhet me anė tė veprimit tė Satanit, bashkė me ēudira, shenja dhe mrrekullish tė rreme,

    10 dhe nga ēdo mashtrim ligėsie pėr ata qė humbin, sepse nuk pranuan ta duan tė vėrtetėn pėr tė qenė tė shpėtuar.

    11 E prandaj Perėndia do t'u dėrgojė atyre njė gėnjim qė do t'i bėjė tė gabojnė, qė t'i besojnė gėnjeshtrės,
    12 qė tė dėnohen tė gjithė ata qė nuk i besuan sė vėrtetės, por pėrqafuan ligėsinė!(2 Thelenikesave)

    Ardhjen e antikrishtit per kristianet, Dexhallit per muslimanet si dhe mbretit te premtuar per hebrejte dhe ndjekja e tij nga ana e hebrejve derisa Isai a.s (Jezusi Ta vrase ate bashke me te gjithe besuesit e tij per ti treguar botes se nje njeri nuk eshte Zot.Ai do te ndihmohet nga shejtanet dhe djajte per tre bere shenja mrekullie per ta adhuruar njerzit mirepo perfundimi i i tij eshte vdekje nga Dora e Isait a.s.Nuk ka sesi qe ky person te jete Muhamedi a.s sepse Muhamedi a.s nuk e shpalli veten Zot por ai tha.mos me adhuroni sikurse adhurojne krishteret Isain Birin e Merjemes.Modestia e Profetit Muhamed a.s njihet ne gjithe boten se ai eshte quajtur rob dhe i derguari i Zotit dhe aspak Zot.Vete Ezani dhe deklarata Islame e pranimit te fese nga cdo musliman deshmojne per kete.

    Ky eshte Konstandini qe ne vend te dites se shtune te shenjte beri te dielen diten pagane te diellit.Ose ndryshimi i kalendarit henor qe bene perandoret romake per te cilen danieli profetizoi se ajo eshte bisha e kater qe do shkatarrohet nga Guri.Kush e shkatarroi perandorine romake?

    2.- Qe nje qeveritar i koheve te fundit do te mendoje te ndryshoje koherat (Daniel 7:25)
    Shiko se cfare thote danieli per kete bishe se ajo do ndahet me kembe argjile dhe hekuri ose me sakte Bizanti dhe Roma.Nuk ka dyshim tek te gjithe teologet kristiane se bisha e katert e danielit eshte perandoria romake.Nese ke deshire te bij nje shkrim ku ta mbush mendjne mire.

    1.-Qe 'Bisha e katert do te jete mbreteria e katert mbi dhe, qe do te jete ndryshe prej te gjitha mbreterive, edhe do te perpije te gjithe dheun, edhe do ta permbyse edhe do ta thyeje ne copa' Daniel 7:23
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arrnubi : 30-07-2007 mė 15:46
    Sa budalla eshte "Odisea"

  9. #59
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Dexhalli(Antikrishti)

    Per me shume rreth shenjave te ardhjes se tij dhe ndodhive te Tij dhe Ardhjes se Jezusit shiko kete temen.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=66979

    Besimi nė botėn e fundit– Ahiretin ėshtė element qenėsorė i imanit- besimit nė Allahun xh.sh. Nė hadithin e Xhibrilit, tė cilin e transmeton Muslimi dhe tė tjerė, kur e pyet Pejgamberin a.s. pėr elementet kryesore tė imanit, ai i pėrgjigjet:

    “Ti besosh Allahut, engjėjve tė Tij, librave tė Tij, tė Dėrguarve tė Tij, Ditės sė Fundit (Gjykimit)…”.

    Sė kėndejmi, besimtari nuk mund tė besojė nė botėn tjetėr nė mėnyrė tė drejtė, pėrveē nėse dinė diēka pėr tė, pėr atė se ē`ndodh gjatė asaj kohe. Dhe burimet mė tė dobishme dhe mė tė sakta pėr tė mėsuar diēka tė tillė janė Libri i Allahut – Kur`ani dhe tradita e Pejgamberit – Hadithi i Resul-u–llahut. Kėshtu, nėse kjo dituri e fituar, gjegjėsisht e vėrteta pėr Ditėn e fundit – Ahiretin zė vend nė zemrėn e besimtarit tė devotshėm, kjo do ta shpjerė nė jetėsimin e programit tė Allahut dhe ecjen nė rrugėn e Pejgamberit a.s. E ky ėshtė synimi (qėllimi) i cili kėnaq Allahun xh.sh. dhe Pejgamberin e Tij.

    Me kėtė rast do t’i pėrmendim shenjat e mėdha, paralajmėruese pėr ditėn e Kiametit, tė cilat do tė ndodhin nė prag tė ditės sė Kiametit e veēanėrisht do tė bėjmė fjalė pėr njėrėn prej tyre – Dexhallin. Kėto shenja i ka pėrmendur Pejgamberi a.s.: Hudhejfete ibnu Esiri – nil - Gifarij thotė: “ Derisa ne ishim duke biseduar, na vėrejti Pejgamberi a.s. dhe na pyeti: Pėr se jeni duke biseduar?

    - Po kujtonim momentin e fundit – Kiametin, o i dėrguari i Allahut,- iu pėrgjigjėm.

    Pejgamberi a.s. me atė rast tha: “Momenti i fundit nuk do tė ndodhė kurrsesi pėrderisa tė mos i shihni dhjetė shenja: paraqitja e tymit, e Dexhallit, e shtazės, zbritja e Isait a.s., lindja e diellit nga perėndimi, paraqitja e Je`xhuxhit dhe Me`xhuxhit, tri errėsime (eklipse): njė errėsirė nė lindje, njė nė perėndim, e tjetra nė Siujdhesėn e Arabike, dhe, e fundit, njė zjarr qė do tė dal nga toka e Jemenit, i cili do t’i shpjerė njerėzit nė Mahsher (vendtakim i njerėzimit)"[2]. Kėto dhjetė shenja, Pejgamberi a.s. i ka pėrmendur edhe nė rivajete tė tjera tė sakta, jo gjithnjė sipas kėsaj radhitjeje, madje, siē pohon Ibnu-l-Haxheri nė “Fethu-l-bari” paraqitja e Dexhallit ėshtė shenja e parė nga shenjat e mėdha tė Kiametit, me ē`rast do tė ndryshojė gjendja e botės dhe kjo periudhė kohore do tė vazhdojė deri me vdekjen e Isait a.s. Pastaj, lindja e diellit nga perėndimi ėshtė shenja e parė qė lejon ndryshimin e botės dhe kjo pėrfundon me Kiametin. Ndoshta, edhe dalja e shtazės nga toka do tė ndodh tė njėjtėn ditė, kur edhe dielli do tė lindė nga perėndimi. Sido qė tė jetė, Allahu mė sė miri e di.

    Mirėpo, sidoqoftė, shenjat e mėdha tė Kiametit do tė ndodhin njėra pas tjetrės. Ato janė sikurse nyjat e lidhura, nėse njėra kėputet, kėputen edhe tė tjerat pas saj. Nė hadithin qė e transmeton Enesi, Pejgamberi a.s. ka thėnė: “Shenjat e mėdha janė tė radhitura, tė ruajtura si nė fije teli, po tė kėputet teli, njėra pason tjetrėn.”[3]

    Kėsaj radhe do tė bėjmė fjalė pėr shenjėn e parė tė Kiametit, e cila do tė lejohet tė ndodhė pėr tė ndryshuar gjendjen e botės, pra, pėr Mesihun Dexhall. Do tė pėrqendrohemi sidomos rreth shpifjeve tė Mesihut-Dexhall dhe kjo pėrmes tri boshteve kryesore:

    - Se Mesihu-Dexhall ėshtė shpifja mė e madhe nė fytyrė tė tokės,

    - Pėrshkrim tejet preciz i Dexhallit dhe shpifjeve tė tij, dhe

    - Cila ėshtė mėnyra pėr tė shpėtuar nga kjo?

    Fillimisht, tė shohim pėrse ėshtė quajtur Dexhalli me emrin “El- Mesihu - Dexhall”?

    Dexhalli ėshtė quajtur Mesih, sepse syrin e tij nė ballė e ka tė verbuar. Pejgamberi a.s. thotė: “Dexhalli ėshtė me sy tė verbuar”[4]. Ėshtė quajtur, gjithashtu, Dexhall, sepse ai e mbulon tė vėrtetėn me gėnjeshtra, prandaj “ed-dexhalu” do tė thotė: gėnjeshtėr, gėnjeshtar. Shpifja e Dexhallit ėshtė shpifje e madhe. Pejgamberi a.s. ka thėnė: “Qė nga krijimi i Ademit a.s. e deri nė ditėn e Kiametit nuk ka diēka mė tė madhe sesa Dexhalli”.[5] Nė njė hadith tjetėr Pejgamberi a.s. ka thėnė: “Qė nga momenti qė Allahu ka sjellė farėn e pasardhėsve tė Ademit e deri nė ditėn e Kiametit nuk ka pasur diēka mė tė madhe sesa shpifjet (turbullirat) e Dexhallit. Secili pejgamber i dėrguar nga Allahu, ia ka tėrhequr vėrejtjen popullit tė tij pėr Dexhallin dhe se ai ishte i Dėrguari i fundit i Allahut kurse ju nga popujt e fundit, ai do t’ju paraqitet patjetėr, e nėse ai paraqitet derisa unė jam nė mes jush, do ta mbroj ēdo mysliman, e nėse paraqitet pasi tė kaloj nga kjo botė, secili person do ta mbrojė vetveten, kurse Allahu do ta kursejė (mbrojė) ēdo mysliman”[6]

    A ka kėnaqėsi mė tė madhe sesa kur i Dėrguari i Allahut xh.sh. i lutet Krijuesit tė tij t’ia mbrojė ymetin nga turbullirat dhe shpifjet e Dexhallit, aq mė tepėr kur dihet se ē’dimensione tė mėdha tė ērregullimeve janė paralajmėruar nga Resul-lullahu. Duke qenė se shpifjet dhe ērregullimet e Dexhallit janė mė tė rrezikshmet nė rruzullin tokėsor qė nga momenti i krijimit tė Ademit a.s., Pejgamberi a.s., e cilėson Dexhallin nė mėnyrė tė pėrpiktė dhe ofron mundėsi pėr t’u mbrojtur me sukses nga ajo kushdo qė i beson Allahut tė Gjithėmėshirshėm.

    Me njė hadith tjetėr, Pejgamberi a.s., gjithashtu, duke e cilėsuar Dexhallin, thotė[7]: “Unė jua tėrheq vėrejtjen qė tė keni kujdes nga ai. Ēdo pejgamber ia ka tėrhequr vėrejtjen popullit tė tij qė tė ruhet nga Dexhalli. Edhe Nuhi a.s. ia ka tėrhequr vėrejtjen popullit tė tij, qė tė ruhej nga Dexhalli dhe ērregullimet e tij, megjithėse unė lidhur me kėtė, do t’ju them diēka qė askush nga pejgamberėt e mėparshėm nuk ia ka thėnė popullit tė tij: Dexhalli ėshtė i verbėt (nė njė sy), kurse Allahu xh.sh. nuk ėshtė i verbėt”. Njė cilėsim i ēuditshėm nga Pejgamberi a.s. Pastaj, nė njė hadith tjetėr, gjithnjė duke e cilėsuar Dexhallin, Pejgamberi a.s. thotė:[8] ”Dexhalli ka njė sy tė verbėt (njė sy tė mbyllur), nė mes tė ballit i shkruan “kafir”, qė do ta lexojė ēdo mysliman”. Prandaj, Pejgamberi a.s. na mėson se ēdo mysliman, pavarėsisht se a di tė lexojė apo jo, do tė ketė mundėsi qė nė ballė tė Dexhallit tė lexojė se ai ėshtė kafir dhe rrjedhimisht tė ketė mundėsinė tė mbrohet nga ai dhe shpifjet e tij. Se kėto shkronja vėrtet do tė jenė tė shkruara nė ballin e Dexhallit e nuk ėshtė fjala pėr alegori, vėrtetohet edhe nga njė rivajet tjetėr i tė njėjtit hadith, sipas tė cilit thuhet se Pejgamberi a.s. i ka shqiptuar shkronjat ndaras: k-f-r-, (kėshtu sipas njė rivajeti tek Muslimi), e qė nė fakt Allahu xh.sh. e ka bėrė argument tė fuqishėm pėr kufrin e Dexhallit e nga mėshira e pakufishme e Allahut qė na mundėson leximin ēdokujt qė i beson Allahut xh.sh. Ndėrkaq, lidhur me shpifjet, gėnjeshtrat, turbullirat dhe ērregullimet e Dexhallit, Pejgamberi a.s. ka thėnė: ”Ju garantoj se unė di mė shumė se ē’ėshtė me Dexhallin nga vetė Dexhalli.[9] Pranė tij do tė ecin dy lumenj: njėri prej tyre – sipas asaj qė e sheh syri, ka ujė tė pastėr e tė bardhė, kurse tjetri (gjithashtu, sipas tė pamit), ujė duke vluar, qė djeg (nga nxehtėsia), prandaj nėse ndokush prej jush e arrin atė (Dexhallin), le tė pijė ujė nga lumi qė duket se po vlon – djeg dhe le ti mbyll sytė, le ta mbulojė kokėn dhe le tė pijė ujė nga ai, sepse ai nė tė vėrtetė ėshtė ujė i ftohtė” Pra, nuk duhet frikėsuar nga uji qė vlon, se ajo ėshtė gėnjeshtėr, gėnjeshtėr e Dexhallit. Mirėpo, pėr tė besuar dhe vepruar kėsisoj, qė nė realitet ėshtė nė kundėrshtim me natyrėn dhe normalen, nevojitet besim i patundur , sinqeritet nė besimin ndaj Allahut xh.sh. Nė njė hadith tjetėr, tė transmetuar nga Nevas ibnu Sem`a (hadithi gjendet te Muslimi), Pejgamberi a.s. ka thėnė: “Disa ashabė e kanė pyetur Pejgamberin a.s. pėr kohėn se sa do qėndrojė Dexhalli nė tokė, pėr se ai pėrgjigjet: Dyzet ditė; njė ditė ėshtė e gjatė sa njė vit, njė ditė sa njė muaj, njė ditė sa njė e xhuma (e premte), kurse tė tjerat sikurse ditėt e rėndomta tuaja“). Ashabėt sėrish e pyetėn: Gjatė asaj dite qė ėshtė e gjatė sa njė vit, a mjafton t`i falim namazet e njė dite? Pejgamberi a.s. u pėrgjigjet: Jo, por numėroni orėt e falni namazin”. D.m.th. falni namazin e sabahut, numėroni orėt sikurse tash dhe falni namazin e drekės, pastaj numėroni orėt dhe falni namazin e iqindisė, e kėshtu me radhė (gjegjėsisht gjatė njė dite duhet tė falen pėrafėrsisht 1775 namaze). Lidhur me kėtė, Kadi Ijjadi, sipas komentimit tė Neveviut nė “Sahihi-Muslim” thotė: “Kjo dispozitė ėshtė e veēantė, vetėm pėr kėtė ditė ashtu siē na ka shpjeguar Pejgamberi a.s.”Nė vazhdim tė hadithit, ashabėt e pyesin Pejgamberin a.s. pėr shpejtėsinė e tij (Dexhallit) nė tokė, sepse, meqenėse ai qėndron nė tokė dyzet ditė, si do ta kalojė tėrė botėn?

    - “Sikurse era ose sikurse shiu i rrėmbyeshėm kur bie me frymė dhe pėrshkon tėrė botėn”- thotė Pejgamberi a.s. Pastaj Dexhalli do tė shkojė tek njė popull, nga i cili kėrkon qė t`i besojnė, e pėr ta vėrtetuar se ai vėrtet ėshtė gėnjeshtar, ai e urdhėron qiellin pėr tė lėshuar shi dhe nga qielli bie shi dhe toka e pranon (e thith) atė. Ē`ėshtė e vėrteta, kjo ėshtė vetėm gėnjeshtėr e tij, sepse ai, po tė kishte mundėsi tė tillė, do ta mėnjanonte atė mangėsi qė e ka nė ballė tė tij, e lėre mė tė bėjė diēka tjetėr. Pastaj, ai shkon tek njė popull tjetėr dhe u thotė: “Unė jam zoti juaj”, e ata i pėrgjigjen: “Jo, e pėrgėnjeshtrojnė dhe e ndjekin atė”. Mirėpo, ai nuk ndahet nga ata derisa e pasojnė atė dhe e presin se ē`do t`ju tregojė nga “mrekullitė” (lexo: shpifjet, gėnjeshtrat dhe ērregullimet) e tij. Pėr njė moment ai vėren njė djalosh mysliman, e fton atė dhe e copėton nė dy pjesė, tė cilat bien nė tokė. Dexhalli shkon nė mes tė dy pjesėve (tė trupit tė djaloshit) dhe i thotė: “Ēohu”! Dhe djaloshi ēohet nė kėmbė sikurse tė mos i kishte ndodhur asgjė.”[10] Dexhalli i thotė: “A po beson tash se unė jam Zoti yt”?! Djaloshi i pėrgjigjet: “Po tė shikoj vetėm me sy, se unė jam shumė i sigurt se ti je Dexhalli, tė cilin e ka pėrmendur Pejgamberi a.s.” dhe vazhdon duke iu drejtuar tė pranishmėve: “O ju njerėz, pėr Zotin, ky mė nuk mund tė veprojė siē ka vepruar me mua” – siē na ka paralajmėruar Pejgamberi a.s. Pejgamberi a.s. vazhdon: “Dexhalli tenton ta shqyejė pėrsėri pėrgjysmė, mirėpo, Allahu nuk ia mundėson njė veprim tė tillė. Atėherė, Dexhalli e merr djaloshin e kap pėr dore e kėmbe dhe dėshiron ta gjuajė nė zjarrin e tij. Pejgamberi a.s. nė vazhdim thotė: Njerėzit e pranishėm mendojnė se ai pėrfundoi nė zjarr e nė tė vėrtetė ai ėshtė gjuajtur nė Xhennet dhe ky ėshtė njeriu me shehidllekun mė tė madh (shehidi me gradėn mė tė lartė)”.

    Lidhur me shpifjet dhe gėnjeshtrat e Dexhallit, do ta pėrmendim edhe kėtė hadith tejet interesant tė Pejgamberit a.s.[11]: Fatime bintu Kajsi tregon: e dėgjova muezinin e Pejgamberit duke thirrur: “Namazin me xhemat” (dy herė), prandaj vajta nė xhami dhe isha nė radhėn e grave, pas radhės sė fundit tė meshkujve (d.m.th. nė safin e parė tė grave pas safit tė fundit tė burrave). Pasi e kreu namazin e tij Pejgamberi a.s., u ul nė minber dhe qeshte, e pastaj tha: “O njerėz, le tė ulet secili prej jush nė vendin e vet”, gjė qė ata e bėnė, kurse ai vazhdoi duke i pyetur “A e dini pėrse ju kam tubuar”? Ata iu pėrgjigjėn: “Allahu dhe Pejgamberi i Tij mė sė miri e dinė”. - “Sot, pėr Zotin, nuk ju kam tubuar pėr dėshirėn time apo diēka tjetėr, por vetėm se Temim-in d-Dariu, i cili ka qenė njė i krishterė, mė ka ardhur sot dhe, pasi e ka pranuar fenė islame, ma ka dhėnė besėn dhe mė ka dėftuar diēka qė dėshiroja t’jua komunikoj.[12] Temim ed-Darij mė ka dėftuar se njė ditė kishte hipur nė njė anije sė bashku me tridhjetė veta tė tjerė nga fiset Lahmin dhe Xhudham. Valet e detit luanin me ne pėr njė muaj tė plotė – thotė ai- derisa na gjuajtėn nė njė ujdhesė nė mes tė detit, dhe vajtėm nė atė ujdhesė. Sapo kemi hyrė brenda, kemi vėrejtur njė krijesė tė mbuluar me qime tė gjata (lesh). E kami pyetur: Hė, kush je ti?

    “Unė jam “el-Xhessasetu” - ėshtė pėrgjigjur ajo.

    - E, ē`ėshtė “el-xhessasetu”? - e pyetėm.

    Ajo ėshtė pėrgjigjur: “Shkoni tek ai personi nė atė ngushticė, sepse ai ka nevojė pėr lajmet tuaja”.

    Ne pandehėm se ėshtė djalli dhe vajtėm tek ai person e vėrejtėm njė njeri tė madh tė ngujuar nė pranga, tė trishtueshėm. -“Kush je ti? e pyetėm. Ai iu pėrgjigj: “Ju mbase jeni paralajmėruar pėr mua, por a mė tregoni se kush jeni ju”?

    “Ne jemi njerėz nga populli arab, kemi hipur nė anije dhe derisa ne lundronim, valėt e detit na bajtėn nga njėra anė nė tjetrėn pėr njė muaj tė tėrė derisa mė nė fund valėt na hodhėn nė kėtė ujdhesė. Kur hymė brenda, vėrejtėm njė krijesė e cila na tha se ti je i etshėm pėr lajmet tona, prandaj erdhėm tek ti sepse frikėsoheshim se ajo ėshtė shejtane – djall”.

    - Mė thoni, ē`ėshtė puna me hurmėn “el bejsan”? - pyeti.

    - Ne i thamė: “Pėrse pyet pėr tė”?

    - Ai, sėrish na pyeti: “A po jep fruta”?

    - “Po”, iu pėrgjigjėm.

    - “Kam frikė se nuk do tė bėjė mė” - tha ai.

    - “Mė njoftoni pėr liqenin Et-Tabrije” - sėrish pyeti.

    - “Pėr ē`gjė pyet pėr atė liqen” - ia kthyem ne.

    - “A ka ujė edhe mė tej” - pyeti ai.

    - “Po, ai ka shumė ujė” - iu pėrgjigjėm.

    - “Dyshoj se do tė ketė ujė nė tė ardhmen” - na tha ai.

    Nė vazhdim ai pyeti: “Mė njoftoni pėr Pejgamberin a.s., a ėshtė paraqitur ai”?

    - “Po”, - i thamė, “madje ai ėshtė shpėrngulur nga Meka nė Medinė”.

    - “Ē’ka bėrė ai me arabėt”? - pyeti.

    - Ne iu pėrgjigjėm: “Allahu ua ka paraqitur (Pejgamberin atyre)”.

    - “A ėshtė e vėrtetė se ka ndodhur kjo”? - pyeti sėrish.

    - “Po”, - i thamė.

    - “Shumė mė mirė do tė ishte pėr ta sikurse ta respektojnė atė” - na tha ai, dhe vazhdoi, “ndėrkaq unė jam Mesihu-Dexhall dhe tashmė mund tė mė lejohet e tė shfaqem (publikisht), do tė eci nė tokė dhe nuk lė fshat qė shkeli e tė mos e shkatėrroj pėrveē Mekės dhe Medinės, sepse nė to e kam tė ndaluar hyrjen. Sa herė qė tentoj tė hyj nė njėrėn prej tyre, ballafaqohem me engjėllin-melekun me shpatė nė dorė dhe ai mė dėbon, nė tė gjitha anėt e Mekės dhe Medinės qėndrojnė engjėjt qė i ruajnė ato me urdhėr tė Allahut xh.sh”.

    Ē`bėhet me Dexhallin?

    Dexhalli nė fund do tė pėrfundojė tragjikisht. Atė do ta mbytė Isai a.s. Pejgamberi a.s. nė njė hadith[13] ka thėnė: “Derisa imami i myslimanėve u prin besimtarėve nė faljen e namazit tė sabahut nė Bejtu-l-Makdis, do tė zbresė Isai a.s., tė cilin imami do ta njohė dhe (nga edukata dhe etika e tij) do t’ia lirojnė vendin pėr t`u prirė besimtarėve nė namaz, mirėpo, Isai a.s., duke ia vėnė dorėn mbi supe, i thotė: jo, (nė njė version tjetėr tė transmetimit thuhet: “Jo, sepse imami duhet tė jetė nga ju, ymet i Muhamedit a.s.”), kėshtu qė Isai a.s. falet pas imamit tė myslimanėve. Me tė pėrfunduar namazin, ngrihet Isai dhe pas tij edhe xhematlinjtė, e mė pas, sapo ai ta hapė derėn e Bejtu-l-Makdisit, do ta shoh Dexhallin tė pėrcjellė nga 70.000 jahudijė tė armatosur, dhe sapo ta shohė Dexhalli, Isain a.s. tretet sikurse tretet kripa nė ujė. Ai tenton tė ikė, mirėpo, Isai a.s. i vihet nė ndjekje dhe e zė tek porta lindore e Luddit[14] dhe e mbyt.

    Si tė shpėtohet nga trillimet e Dexhallit

    Pėrgjigjja mė e mirė ėshtė ajo qė ka thėnė Pejgamberi a.s. “Kush i mėson (pėrmendsh) 10 ajetet e para, tė sures “El-Kehf”, do tė jetė i mbrojtur nga mashtrimet e Dexhallit”.

    Nė kohėn e shfaqjes sė Dexhallit, kush ka mundėsi, mbase mund tė strehohet nė Mekė apo Medinė, vende kėto nė tė cilat ai nuk mund tė depėrtojė.

    Mbi tė gjitha, mbrojtja mė e mirė dhe mė e sigurt nga mashtrimet e Dexhallit, ėshtė besimi i sinqertė nė Allahun e Lartmadhėrishėm, besimi me gjuhė, me zemėr e me gjymtyrė, pra me tėrė qenien.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Fusnotat:

    [1]. Si bazė pėr kėtė shėnim kamė shfrytėzuar ligjėratėn e Muhammed Hassan-it, ligjėrues nga Egjipti dhe veprėn “El-Mesih ed-Dexhxhal - realitet jo fantazi” tė Abdu-l-Latif Ashur, Kajro, 1988.

    [2]. Hadithi sahih, transmetoi Muslimi nga hadithi i Hudhejfete ibnu Esiri- nil –Gifarij.

    [3]. Transmetoi Hakimi nė”El-Mustedrek” dhe e konsideron tė vėrtetė sipas kushteve tė Muslimit, kėtė e pranojnė edhe Dhehebiu dhe Albani.

    [4]. Transmeton Muslimi.

    [5]. Transmeton Muslimi nga Imran ibnu-l-Hussaji.

    [6]. Transmetoi Ibnu-l-Maxhe nė “Es-sunnen”, Ibnu-l-Huzejme nė Sahihun e tij, Hakimi nė El-Mustedrekun e tij dhe kėtė hadith e konsideron tė vėrtetė Albani nga hadithi i Ibnu-l- Hummame el- Bahilij.

    [7]. Transmeton Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Termidhiu nga hadithi i Ibni Ymerit, i cili thotė se me njė rast Pejgamberi a.s. pasi qė falėnderoi Allahun ashtu siē meriton Ai, pastaj e pėrmendi Dexhallin.

    [8]. Transmeton Muslimi nga Enesi. Sipas njė rivajeti tjetėr Pejgamberi a.s. ka thėnė se Dexhallit i shkruan nė mes tė dy syve ”kafir” dhe atė do ta lexojė ēdo mysliman, madje edhe ai qė nuk di tė lexojė.

    [9]. Transmetoi Muslimi nė kreun “Shenjat e Kiametit” nga hadithi i Hudhejfete ibni Jeman-it.

    [10]. Nė njė rivajet tjetėr tė kėtij hadithi tė transmetuar nga Seid el-Hudarij nga Muslimi nė Sahihun e tij thotė: ”Atij (Dexhallit) i del pėrpara njė djalosh tė cilin e takojnė pasuesit e tij ēifutė tė armatosur dhe i drejtohen: “Nga po ia mban, i vetmuar”? Ai u pėrgjigjet: “Tek ky qė ka dalė” d.m.th. tek Dexhalli. Ata, sėrish e pyesin: ”A nuk po i beson zotit tonė?! “Zoti ynė nuk ka fshehtėsi” d.m.th. po ta shikoja Dexhallin do ta njihja. Ata urdhėrojnė: Mbytėm! Disa tė tjerė reagojnė duke thėnė: A nuk na e ka ndaluar zoti ynė (Dexhalli) qė tė mbytim?! Dhe sė bashku me djaloshin shkojnė tek Dexhalli. Djaloshi sapo e vėren atė dhe e lexon nė ballin e tij atė qė kishte paralajmėruar Pejgamberi a.s., d.m.th. “kafir”, bėrtiti: “Ti je Dexhalli tė cilin na e ka pėrmendur Pejgamberi a.s.”.

    [11]. Transmeton Muslimi, Ebu Davudi, Termidhiu dhe tė tjerė nga Temim-in-Dariu nga Fatime binti Kajsi.

    [12]. Neveviu pohon se nga ky rast kuptohet se lejohet (sipas dispozitave tė hadithit) tė transmetojė ai qė ka autoritet nga ai qė ka mė pak autoritet, si dhe se lejohet pranimi i hadithi-ahadit, sepse Temimi ka qenė vetėm (jo i shoqėruar nga tė tjerė).

    [13]. Transmeton Ibni Maxhe nė Synen dhe Hakimi nė “El-Mystedrek”, atė e konsideron tė vėrtetė Albaniu, nga transmetimi i Ibnu Hubabe El Bahilij.

    [14]. Ludd-emėr qyteti nė Palestinė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arrnubi : 30-07-2007 mė 15:41
    Sa budalla eshte "Odisea"

  10. #60
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    7 Megjithatė unė ju them tė vėrtetėn: ėshtė mirė pėr ju qė unė tė shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do tė vijė te ju Ngushėlluesi; por, po shkova, unė do t'jua dėrgoj.

    8 Dhe kur tė ketė ardhur, ai do ta bindė botėn pėr mėkat, pėr drejtėsi dhe pėr gjykim.

    9 Pėr mėkat, sepse nuk besojnė nė mua;

    10 pėr drejtėsi, sepse unė po shkoj tek Ati dhe nuk do tė mė shihni mė;

    11 pėr gjykim, sepse princi i kėsaj bote ėshtė gjykuar.

    12 Kam edhe shumė gjėra tė tjera pėr t'ju thėnė, por ato ende ju nuk mund t'i mbani.

    13 Por, kur tė vijė ai, Fryma e sė vėrtetės, ai do t'ju prijė nė ēdo tė vėrtetė, sepse ai nuk do tė flasė nga vetja, por do tė thotė gjitha ato gjėra qė ka dėgjuar dhe do t'ju kumtojė gjėrat qė do vijnė.

    14 Ai do tė mė pėrlėvdojė, sepse do tė marrė prej meje dhe do t'jua kumtojė.

    15 Tė gjitha gjėrat qė ka Ati janė tė miat; pėr kėtė ju thashė se ai do tė marrė prej simes dhe do t'jua kumtojė.


    16 Pas pak nuk do tė mė shihni mė; e pėrsėri njė kohė e shkurtėr e do tė mė shihni, sepse unė po shkoj tek Ati".

    17 Atėherė disa nga dishepujt e tij thoshnin midis tyre: "Ē'ėshtė kjo qė po na thotė: "Pas pak nuk do tė mė shihni mė", dhe: "e pėrsėri njė kohė e shkurtėr e do tė mė shihni" dhe: "Sepse unė po shkoj te Ati"?".

    18 Thoshnin pra: "Ē'ėshtė kjo "Pas pak", pėr tė cilėn flet? Ne s'dimė ē'don tė thotė".

    19 Jezusi, pra, e kuptoi se ata donin ta pyesnin dhe u tha atyre: "Ju po pyesni njeri tjetrin pse thashė: "Pas pak nuk do tė mė shihni mė", dhe: "E pėrsėri njė kohė e shkurtėr e do tė mė shihni"?(Gjoni 16)


    Perkundrazi Jezusi dewshmon per ardhjen e profetit Muhamed a.s dhe deshmimin e Profetit Muhamed per Jezusin lavderimin e tij dhe uljen e hyjnezimit et tij te cilene shpiku Pali dhe e vulosi Konstandini.Pikerisht Jezusi permend se koha e ardhjes se tij te dyte eshte e lidhur me ardhjen e Profetit Muhamed a.s.Pra Jezusi nuk do te vije per here te dyte ne kete bote vetem kur mbasi te kete ardhur profeti i fundit i gjithe profeteve qe bibla e quan...

    deri sa arriti i Lashti i ditėve dhe iu dha e drejta shenjtorėve tė Shumė tė Lartit, dhe erdhi koha nė tė cilėn shenjtorėt zotėruan mbretėrinė.(Daniel 7-22)

    ndersa Jezusi thote per te

    37 Jeruzalem, Jeruzalem, qė i vret profetėt dhe i vret me gurė ata qė tė janė dėrguar! Sa herė kam dashur t'i mbledh bijtė e tu ashtu si i mbledh klloēka zogjtė e vet nėn krahė, por ju nuk deshėt!
    38 Ja, shtėpia juaj po ju lihet e shkretė.
    39 Sepse unė po ju them, se tash e tutje nuk do tė mė shihni mė deri sa tė thoni: "I bekuar qoftė ai qė vjen nė emėr tė Zotit!"''. (Mateu 23:39)"

    Kush do te vinte me Emrin e Zotit

    Deuteronomi 18: 19:"Ai profet do te flase ne emrin tim dhe kushdo qe nuk i ve vesh fjaleve te tij, do te kete te beje me mua."

    ,. Nga 114 kapituj (Surah) qe ka Kur'ani113 fillojne me shprehjen Ne emer te Allahut, Meshiruesit e Meshirberesit .Po me kete shprehje Muslimanet fillojne punet e tyre te perditshme. Ne vend te fjales Perendi, muslimanet perdorin emrin e Tij Personal qe eshte Allah. Ky emer, duke qene i perveēem nuk ka as gjini e as numer shumes. Ndersa kristianet, nga ana e tyre lutjet i nisin me fjalet".Ne emer te Atit e te birit. e te Shpirtit te Shenjte.
    Gjithashtu duhet vene re se ata, te cilet nuk e degjojne apo e mohojne Perendine do te ndeshkohen. Kjo korespondon me ate pjese te Kur'anit te Lavdishem [b](Sure 3:19):" Feja e pranueshme tek Allahu eshte Islami." (Sure 3:85):" E kush kerkon fe tjeter perveē fese Islame, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai ne boten tjeter eshte nga te deshperuarit."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arrnubi : 30-07-2007 mė 16:04
    Sa budalla eshte "Odisea"

Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sindromi mesdhetar (mediteranien) a e keni degjuar dhe si e kuptoni.
    Nga Marya nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 10:24
  2. Libri rijadus salihin
    Nga useid nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 24-01-2005, 12:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •