ej e dini se e keni propaganden me te forte se rusėt ne kohen e komunizmit.
pse me gjdo kusht mundoheni ta njollosni fene tjeter
ej e dini se e keni propaganden me te forte se rusėt ne kohen e komunizmit.
pse me gjdo kusht mundoheni ta njollosni fene tjeter
mendoj prandaj jam egoist
Une me sa shikoj ketu e kini bere si parlament cdo gje ne kete forum ndryshe fillon e ndryshe mbaron keshtu qe nuk di kujt ti pergjigjem me pare.
1.Bibla thote se do te kete shume antikrishte dhe jo vetem nje edhe Hitleri ka qene nje i tillie keshtu qe mos u cuditni kur degjoni dhe te tjere.Kaq per kete te paren.
2.Per sa i perket te dytes kush eshte libri i vertete une i besoj bibles e te tjere i besojne kuranit.
a.Bibla eshte libri me i lexuar ne bote eshte rastesi apo fryma e perendise.
3.Filluat ju te krishteret po ndaheni si delet po do tju haje ujku, jo une ortodoks, jo une me shume libra ,jo une protestant. Ja nga keto budallalleqe nuk vete ne kishe po lexoj biblen e mar fjalen e perendise sic e ka shkruar.Kam qene antar i te treja kishave e kam pare besimtare ne te gjitha por te vetmet gjera qe ndryshonin ishin ritet fetare dhe keto jane njerzore nuk i perkasin fjales se perendise kush e ka kuptuar do shpetoje kush vazhdon grindet jo jam une jo je ti e di perfundimin nuk kam nevoje tja them.
apokalipsi k22 v6 dhe 7.
Jezusi me tha:<>
You can waste a whole lifetime
trying to be
what you thing is expected of you
but you'll never be free.
u fshi se u postua pa dashje...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drita : 04-09-2002 mė 18:58
Sa mirė do tė ishte tė mos kisha lindur,
por meqė kam lindur sa mirė do tė ishte tė mos vdisja,
por meqė do tė vdesė sa mirė do tė ishte tė mos ringjallesha.
por meqė do tė ringjallem sa mirė do tė ishte tė mos dėnohesha, e nėse dėnohem tė mos dėnohem pėrgjithmonė...
Ec e merri vesh kėta tė krishterėt...
"Klodi" mė akuzon mua se unė bashkpunokam me "Dėshmuesin" dhe "tė krishterin" (pėr hesap tė Djallit), ndėrsa "Dėshmuesi" nga ana tjetėr mė akuzon se unė bashkpunokam me "Klodin" (edhe sipas kėtij pėr hesap tė Djallit)...
Bah, bah, ēfarė mban kjo tokė mbi sipėrfaqe tė saj...
O "Dėshmues" vėrtet qė u shokova, u shokova pėr arsyen se nuk ma merrte mendja se do tė kishte njerėz me arsye kaq tė sėmurė sa jeni ju protestantėt (duke filluar prej teje, "krishterit" "Jesushaus" etj.).
Po si the ore?
Paskam kaluar nga dega nė degė???
Lexoji mirė, unė s'kam bėrė gjė tjetėr, vetėm se tė kam cituar ty, dhe tė kam treguar gafat qė ti po thua (e qė "Jesushaus" me atė logjikėn e sėmurė prej tė krishteri, kėto gafa ia atribon Shpirtit tė Shenjtė tė Jehovaot qė ti e paske pasur brenda kur ke shkruajtur ato "frymėzime")...
O "Dėshmues", nėse unė nuk jam marrė me "Dėshminė" tėnde, nuk u morra jo se nuk kisha se ēfarė tė them, por pėr arsyen se nuk niset arsyetimi kėshtu siē e nis ti...
Pse???
Sepse, Kur'ani dhe Bibla nė shumė gjėra (qė ne nuk i shohim, as qė kemi qenė dėshmitarė dhe as qė kemi mundėsi t'i vėrtetojmė tani), kundėrshtojnė njėri-tjertin, e nėse ne tani do tė merreshim qė tė sqaronim se kush ka tė drejtė Kur'ani apo Bibla pėr gjėrat qė ne nuk jemi dakort, atėherė kjo do tė ishte njė gomarllėk me okė.
P.sh. Kur'ani thotė se nė parajsė do tė hajmė, pijmė, martohemi etj. Bibla nga ana e saj e mohon diēka tė tillė, tani ne qė as nuk kemi qenė nė parajsė, as qė e kemi parė parajsėn, tė rrinim e tė diskutonim se parajsa ėshtė ashtu siē thotė Bibla dhe jo ashtu siē thotė Kur'ani (ose e kundėrta), do tė ishte idiotsi...
Parajsėn do ta pranojmė se ėshtė kėshtu apo ashtu, kur ne do tė pranojmė se Bibla apo Kur'ani ėshtė Fjalė e Zotit.
Kėshtu ėshtė edhe shembulli, i ngjarejs me ėngjėllin Gabriel dhe me Marinė.
Kur ėngjėlli Gabriel shkoi tek Maria, aty nuk ishim as unė e as ti, kėtė ngjarje na e tregojnė dy libra.
Bibla dhe Kur'ani.
Kush ka tė drejtė??
Ti ngul kėmbė se Bibla ka tė drejtė ndėrsa Kur'ani jo...
Ndėrsa, unė duke mos dashur qė tė mos jem si puna jote, them se kjo ēėshtje nuk ia vlen qė tė diskutohet, por diskutohet ēėshtja se nėse Bibla ėshtė Fjala e Zotit apo jo (apo Kur'ani ėshtė Fjalė e Zotit apo jo).
Nėse vėrtetohet se Bibla ėshtė fjalė e Zotit, atėherė pranohet edhe qė Gabrieli i paska thėnė Marisė ato gjėra qė pretendohet.
Nė rast se sillen argumenta tė qarta se Bibla nuk mund tė jetė Fjalė e Zotit, atėherė ti rri sa tė duash qė tė vėrtetosh se Gabrieli paska thėnė kėshtu e ashtu...
Megjithatė unė jam i bindur se ti prapėseprapė, asgjė nuk do tė marrėsh vesh (ose je i paaftė ose nuk do) dhe pėrsėri do tė ngulėsh kėmbė nė atė hipotezėn tėnde dhe do tė mė sfidosh mua se pse nuk merr pjesė nė kėtė diskutim.
Meqė puna qėndron kėshtu, atėherė unė po ta plotėsojė dėshirėn....
Pra jemi tek ngjarja qė Gabrieli i ka shkuar Marisė...
Kėtė ngjarje e pranon edhe Bibla edhe Kur'ani, por sipas teje Bibla dhe Kur'ani kundėrshtojnė njėri-tjetrin pėr sa i pėrket fjalėve qė Gabrieli i paska thėnė Maries.
Ti na thua se midis tė tjerash Gabrieli sipas Biblės i paska thėnė Maries:
"1)MArie ti do te mbarsesh ne BARKUN tend dhe do te lindesh nje djale , i cili do te jete Biri i vetmelindur i Perendise.
2)Mbreteria e tij do te jete e PERJETSHME"
Pra, sipas teje Gabrieli i paska thėnė kėto fjalė Maries, por Kur'ani nuk i pranoka kėto fjalė, sepse kėto vėrtetokan hyjninė e Jezusit(!!!)
Sė pari, kėto fjalė aspak nuk vėrtetojnė Hyjninė e Jezusit.
Ndėr hebrenjė ishte tepėr e zakonshme qė njerėzit tė emėroheshin "Bij tė Perėndisė", por kjo nuk kishte pėr kuptim aspak se ai ishte Bir nė kuptimin e drejtėpėrdrejtė, kėshtu qė edhe sikur tė na paskan qenė thėnė pėr Jezusin, kėto nuk kanė kuptimin se ai ishte me tė vėrtetė Biri i Perėndisė, por i dashuri i Perėndisė.
Kėto fjalė njėlloj, janė thėnė me mijėra vjet pėrpara Jezusit, pėr Jakobin (Izraelin).
Kėshtu tek Zanafilla thuhet se Zoti i ka thėnė Izraelit:
"Ti Izrael, je Biri im, i Vetėmlinduri Im."
E megjithatė asnjė nuk pretendoi se Izraeli ėshtė me tė vėrtetė Biri i Zotit (ashtu siē pretendohet pėr Jezusin), atėherė pse u dashka qė tė njėjtat fjalė tė merren ndryshe pėr Jakobin e ndryshe pėr Jezusin??????????
Me ē'tė drejtė e bėni kėtė???
Nėse kėto fjalė merren (dhe vetėm ashtu ėshtė e drejta qė tė merren) ashtu siē janė marrė pėr Izraelin, atėherė nė kėtė pikė Kur'ani nuk bie nė kundėrshtim me Biblėn, sepse edhe sipas Kur'anit u njoftua pozita e lartė e kėsaj fėmije nė Sytė e Zotit.
Sė dyti, premtimi ishte se Mbretėria e Jezusit do tė ishte e pėrjetshme...
Por mbi kė do tė ishte e pėrjetshme???
Pse "Dėshmues" nuk e ēon deri nė fund vargun biblik??
Apo se bie vetė mė kėmbėt e brenda kėtu???
Atėherė, Jezusit i premtohet se do t'i jepet froni i Davidit dhe mbretėria e tij, do tė jetė e pėrjetshme, por ama vetėm mbi shtėpinė e Jakobit (Izraelit) (Luka 1:33).
Pra Jezusi do tė mbretėronte vetėm mbi shtėpinė e Izraelit dhe kjo mbretėri do tė qenka pa mbarim...
Kjo gjė aspak nuk ėshtė e vėrtetė...
Jezusi kurrė nuk mbretėroi mbi shtėpinė e Izraelit, ashtu siē mbretėroi Davidi, bile as edhe me ndonjė mbretėri tjetėr (shpirtėrore, siē mundohen ta komentojnė disa tė krishterė tė gjendur ngushtė), sepse ēifutėt kurrė nuk e pranuan Jezusin, ata i thanė Kopil dhe tentuan ta zhdukin nga sipėrfaqja e tokės, bile ata edhe sot e kėsaj dite, 2000 vjet pas Jezusit akoma e konsiderojnė Jezusin si kopil dhe nėnėn e tij tė nderuar si prostitutė.
Atėherė kjo profetėsi doli tėrėsisht false.
Interesant ėshtė fakti se Kur'ani nuk pėrmend njė premtim tė tillė, qė mund ta ketė bėrė ėngjėlli Gabriel...
Ndėrsa Bibla e pėrmend dhe rezultoi se ėshtė false...
Tani ka mundėsi vallė qė ta ketė thėnė kėtė gjė Gabrieli???????????
Jo, se ai nuk do tė guxonte, tė gėnjente...
Atėherė kush gėnjeu???
I bie qė tė ketė gėnjyer Luka...
E megjithatė "Dėshmuesi" ngul kėmbė se nuk ka mundėsi qė tė gėnjejė Bibla se ajo paska dėshminė e Perėndisė dhe jo si Kur'ani qė paska dėshminė e njerėzve (!!!!!!)...
Ec, e merri vesh kėto fraza tė pakuptimta....
Ē'kupton "Dėshmuesi" me dėshmi tė Perėndisė????
Ku e sheh "Dėshmuesi" dėshminė e Perėndisė tek Bibla???
Ai, pa pikė pėrgjegjshmėrie pohon se tė gjithė dogmat, e pohokan pa hezitim qė Bibla qenka Fjala e Perėndisė.
Lėre njeherė qė nuk ėshtė e vėrtetė kjo gjė, po edhe sikur tė ishte ē'rėndėsi ka kur kėto dogma fetare "Dėshmuesi" nuk i pranon (kur unė thashė pėr bahait, edhe pse aspak s'mė intereson dėshmia e tyre pėr Kur'anin, "Dėshmuesi" pa kuptuar qėllimin e citimit tim u hodh pėrpjet si gjel)
"Dėshmuesi" vetė vuri njė kriter, qė njė libėr mund tė jetė ose jo Libėr i Zotit.
Ai tha:
"Nese Perendia do ta lejonte njeriun, qe ta ndryshonte fjalen e tij , atehere duhet te pranojme se njeriu ka pushtet mbi Perendine (falme o Zot). Por a eshte i vertet ky fakt? Kjo eshte blasfemija me e madhe qe mund te mendosh ndonjehere ndaj Perendise."
Pra "Dėshmuesi" pohon se nėse Bibla mund tė jetė e ndryshuar, atėherė ajo nuk mund tė jetė Fjalė e Zotit dhe kjo do tė ishte Blasfemia mė e madhe ndaj Zotit.
Megjithėse, kur gjendet ngushtė "Dėshmuesi" aspak nuk ka qef qė tė citohet Martin Luteri, i cili jo vetėm ka hequr 6 libra nga Bibla, por edhe ka pohuar se edhe libra tė tjerė duhet tė hiqen nga Bibla ekzistuese, sepse ato sipas tij nuk janė libra tė Perėndisė, por qė janė shtuar aty.
Kėshtu ai ka thėnė pėr letrėn "Hebrenjve" se ajo nuk ėshtė letra e frymėzuar prej Shpirtit tė Shenjtė tė Jehovait, por ajo ėshtė letra e Kashtės apo jo o "Klodi"???
Kėshtu, sipas Martin Luterit (qė "Dėshmuesi" e ka tepėr pėr zemėr, por nė kėtė rast siē thotė "Klodi shumė lirė po dėshiron me e shit) Bibla ka qenė e ndryshuar dhe pėr kėtė nuk kishte pikė dyshimi...
Megjithatė "Dėshmuesi" duke u pėrpėlitur nė kurthin e vet, pėr tė dalė nga situata, as qė do t'ia dijė pėr Luterin e gjorė...
Por, fakti qė ky po hedh Luterin e shkretė mos vallė do tė thotė se "Dėshmuesi" doli nga situata pa u lagur???
Jo, jo, jo, S'ka kėtu budallenj o "Dėshmues"...
Ti tek Bibla qė ke do tė shikosh se nuk i ke kėto libra:
Libri i Tobisė, i Juditės, i Urtėsisė, i Siracidit, i Barukut, i Makabejve (1 dhe 2)...
Duke qenė se nuk i ke, do tė thotė se nuk i beson.
Por, si ėshtė historia e kėtyre librave...
Ata deri nė shekullin e 15 kanė qenė besuar si libra tė Zotit, bile kanė qenė besuar si tė tillė edhe nga vetė etėrit e kishės.
Nė shekullin e 15 protestantėt i heqin nga Bibla me pretekstin se ata ishin shtuar aty padrejtėsisht.
Pra, sipas protestantėve (ku bėn pjesė edhe ti) pėr 15 shekuj ata libra kishin qėndruar padrejtėsisht nė Bibėl, pra pohohet se pėr plot 15 shekuj Bibla paska qenė e ndryshuar.
Prej kujt???
Prej njeriut, ose akoma mė keq prej shejtanit...
Por, ti na thua se tė pohohet qė Bibla ėshtė ndryshuar prej njeriut, kjo do tė ishte blasfemia mė e madhe...
Kėshtu ti pavetėdije, pohove vetė se tė paktėn ju protestantėt jeni heretikėt mė tė mėdhenj, apo jo???
Kėshtu tė pohosh qė Bibla, paska dėshminė e Perėndisė, se qenka e Perėndisė, ėshtė diēka tepėr absurde dhe e pabazė, sepse siē ta sqarova ti vetė beson se Bibla pėr 15 shekuj ka qenė e ndryshuar nga dora e njeriut, apo e shejtanit.
Por, kur unė tė them se ti je i mangėt dhe nuk i kupton kėto gjėra, ti tė ngel hatri dhe nė vend qė tė vesh mend, ngatėrrohesh akoma mė keq dhe hajde taksirat pėr neve tė merremi me dikėnd qė ėshtė i mangėt....
Qė Bibla nuk ėshtė fjalė e Perėndisė, jo vetėm qė ėshtė vėrtetuar dhe pohuar qartėsisht, por edhe vetė Bibla e dėshmon vetė qė nuk ėshtė Fjalė e Perėndisė....
Qė nė kohėn e testamentit tė Vjetėr, Moisiu predikoi (duke njohur natyrėn e ēifutėve) se ēifutėt do ta ndryshonin Fjalėn e Zotit.
Kėshtu ai u tha atyre:
"Merreni kėtė libėr tė Ligjit dhe vendoseni nė arkėn e Besėlidhjes sė Zotit, Hyjit tuaj, qė tė jetė aty dėshmitar kundėr teje.
Sepse e njoh natyrėn tėnde kryengritėse dhe zverkun tėnd tė trashė. Kurse edhe sa qeshė vetė gjallė me ju, gjithmonė i kundėrshtuat Zotit, aq mė tepėr do t'i kundėrshtoni, pasi tė kem vdekur unė..."
(Ligji i Pėrtėrirė 31:26-29)
Pra Moisiu, u tha ēifutėve se pikėrisht ai libėr qė ai shkroi, do tė jetė njė dėshmitar kundėr ēifutėve, sepse ata e kundėrshtuan atė libėr derisa Moisiu ishte gjallė, e lėre pastaj se ēdo tė bėnin pas vdekjes sė Moisiut.
Dhe me tė vėrtetė ashtu, ndodhi...
Nėntė shekuj, pas vdekjes sė Moisiut, libri (Bibla) tashmė ishte ndryshuar, nga duart mashtruese...
Kėtė lajm na e jep profeti Jeremia (i cili erdhi 9 shekuj pas Moisiut) dhe i tha popullit tė vet:
"Si mund tė thoni: Ne jemi tė urtė dhe ligji i Zotit ėshtė me ne???
Vėrtet nė GENJESHTER e ka shndėrruar lapsi gėnjeshtar i shkruesve..."
Jeremia 8:8
Ky ėshtė argument mėse i qartė, se Bibla ėshtė e ndryshuar, ėshtė shndėrruar nė GENJESHTER.
Kjo ėshtė e vėrteta e hidhur, disave nuk u pėlqen qė ta pranojnė tė verteten (edhe pse nė disa raste mund tė jetė e hidhur), dhe si pasojė ndjekin epshet e tyre.
Duan patjetėr qė tė besojnė njė gėnjeshtėr, ne u themi udhė e mbarė ju qoftė pėr nė zjarrin e pėrjetshėm, ju vetė e zgjodhėt qė tė ishit nė kolonėn e gėnjeshtarėve.
E megjithatė ata do tė kėmbėngulin tė besojnė gėnjeshtrėn, duke menduar se po i bėjnė dobi Zotit mė kėtė gjė.
Tė shkretėt ata, u iku kot edhe kjo botė edhe tjetra...
Kthehemi tani tek argumentet qė tėrė entuziazėm na i sjell "Dėshmuesi", dhe klith me klithma gėzimi se kėto qenkan argumente tė patundura, saqė edhe neve muslimanėve na paska SHOKUAR dhe nuk dimė se ēfarė pėrgjigje t'u japim.
Disa klithma tė ngjashme, lėshoi para disa kohėsh edhe "i krishteri", ku edhe ai mendonte se me ato pyetjet e tija idiote na kishte zėnė mat, por mė pas....
Shikoni temėn "Jezusi pėr ju muslimanėt".
Nejse, kthehemi tek "Dėshmuesi"...
"Dėshmuesi" duke kopjuar Palin (nė letrėn e tij drejtuar Galatėsve) dėshiron tė na tregojė se barra e Maries qenka parathėnė qė tek Zanafilla.
Ai thotė:
--------------------------------
Por a kami argument dhe deshmi te Perendise , ku ne te verteteojme se Gabrieli i ka sjelle vertet Maries Lajmin e Perendise?
Po e fillojme me kopshtin e Edenit. Zanafilla eshte baza ku gjerat nisin prej Fillimit te fillimit.
Pasi njeriu ra nen mekat, Perendia dhe nje premtim dhe shpetim per njeriun. Ja se cfare i thote ai satanit, i cili ishte armiku numur nje qe solli te keqen ne toke.
Zanafill:3:15:
" Dhe une do te shtie armiqesi midis teje dhe Gruas, midis farres sate dhe FARRES se saj..."
-----------------------------
Gabimet qė bėn kėtu "Dėshmuesi" janė tė shumta....
Sė pari, ne nuk mohojmė se Gabrieli i ka dhėnė lajmin e mirė Maries, pa qenė nevoja qė "Dėshmuesi" tė na "e vėrtetoka" kėtė gjė, aq mė tepėr me vargje qė nuk kanė tė bėjnė fare me atė qė "Dėshmuesi" i gjorė pretendon...
Ajo qė ne kundėrshtohemi, nuk ėshtė se nėse Maries iu dha lajmi i mirė apo jo, por ne kundėrshtohemi nė faktin se ēfarė pėrmbante ky lajm.
Kėshtu, edhe sikur tė jetė i vėrtetė vargu (tė cilin e citon "Dėshmuesi") njė profetėsi pėr Marien dhe birin e saj, prapėseprapė ai nuk na tregon, se Biri i Maries do tė jetė kėshtu apo ashtu, apo Gabrieli do t'i thoshte Maries kėshtu e ashtu...
Kėshtu qė "Dėshmuesi" ėshtė tėrėsisht jashtė dhe nuk e din se ēfarė shkruan.
Sė dyti, vargu biblik, aspak nuk ka tė bėjė me profetėsinė pėr Marien dhe birin e saj (Jezusin), e aq mė pak me fjalėt qė Gabrieli do t'i thoshka Maries (qė ėshtė edhe subjekti i kėtij diskutimi)...
Vargu biblik ėshtė shkėputur nga konteksi nė mėnyrėn mė banale qė mund tė ekzistojė, dhe "Dėshmuesi" i jep sqarimin mė idiot qė mund tė ekzistojė.
Nėse shihet konteksi i Zanafillės 3: 1-17, atėherė kuptohet qartė se me kurrėfarė (pseudo)profetsish nuk kemi tė bėjmė.
Vargjet janė si mė poshtė:
"1 Por gjarpri ishte mė dinaku ndėr tė gjitha bishat e fushave qė Zoti Perėndi kishte krijuar, dhe i tha gruas: "A ka thėnė me tė vėrtetė Perėndia: "Mos hani nga tė gjitha pemėt e kopshtit?"".
2 Dhe gruaja iu pėrgjegj gjarprit: "Nga fruti i pemėve tė kopshtit mund tė hamė;
3 por nga fruti i pemės qė ėshtė nė mes tė kopshtit Perėndia ka thėnė: "Mos hani dhe mos e prekni, ndryshe do tė vdisni"".
4 Atėherė gjarpri i tha gruas: "Ju s'keni pėr tė vdekur aspak;
5 por Perėndia e di qė ditėn qė do t'i hani, sytė tuaj do tė hapen dhe do tė jeni nė gjendje si Perėndia tė njihni tė mirėn dhe tė keqen".
6 Dhe gruaja pa qė pema ishte e mirė pėr t'u ngrėnė, qė ishte e kėndshme pėr sytė dhe qė pema ishte i dėshirueshme pėr ta bėrė tė zgjuar dikė; dhe ajo mori nga fruti i saj, e hėngri dhe i dha edhe burrit tė saj qė ishte me tė, dhe hėngri edhe ai.
7 Atėherė iu hapėn sytė tė dyve dhe e panė qė ishin lakuriq; kėshtu ata qepėn gjethe fiku dhe bėnė breza pėr t'u mbuluar.
8 Pastaj dėgjuan zėrin e Zotit Perėndi qė shėtiste nė kopsht nė flladin e ditės; dhe burri e gruaja e tij u fshehėn nga prania e Zotit Perėndi midis pemėve tė kopshtit.
9 Atėherė Zoti Perėndi thirri njeriun dhe i tha: "Ku je?".
10 Ai u pėrgjigj: "Dėgjova zėrin tėnd nė kopsht, dhe pata frikė sepse isha lakuriq dhe u fsheha".
11 Dhe Perėndia i tha: "Kush tė tregoi se ishe lakuriq? Mos vallė ke ngrėnė nga pema qė unė tė kisha urdhėruar tė mos haje?".
12 Njeriu u pėrgjigj: "Gruaja qė ti mė vure pranė mė dha nga pema dhe unė e hėngra".
13 Dhe Zoti Perėndi i tha gruas: "Pse e bėre kėtė?". Gruaja u pėrgjigj: "Gjarpri mė mashtroi dhe unė hėngra prej saj".
14 Atėherė Zoti Perėndi i tha gjarprit: "Me qenė se bėre kėtė gjė, qofsh i mallkuar ndėr gjithė kafshėt dhe tėrė bishat e fushave! Ti do tė ecėsh mbi barkun tėnd dhe do tė hash pluhur gjithė ditėt e jetės sate.
15 Dhe unė do tė shtie armiqėsi midis teje dhe gruas, midis farės sate dhe farės sė saj; fara e saj do tė shtypė kokėn tėnde, dhe ti do tė plagosėsh thembrėn e farės sė saj".
16 Gruas i tha: "Unė do tė shumėzoj nė masė tė madhe vuajtjet e tua dhe barrėt e tua; me vuajtje do tė lindėsh fėmijė; dėshirat e tua do tė drejtohen ndaj burrit tėnd dhe ai do tė sundojė mbi ty".
17 Pastaj i tha Adamit: "Me qenė se dėgjove zėrin e gruas sate dhe hėngre nga pema pėr tė cilėn tė kisha urdhėruar duke thėnė: "Mos ha prej saj", toka do tė jetė e mallkuar pėr shkakun tėnd, ti do tė hash frutin e saj me mund tėrė ditėt e jetės sate. "
Pra kėtu bėhet fjalė pėr njė grua, e cila hėngri nga pema e ndaluar.
Kjo grua u nxit nga gjarpri ("Dėshmuesi" thotė se qenka Satani, nė tė vėrtet askund kėtu nuk thuhet se ka qenė Satani) pėr tė bėrė atė gabim.
Vjen Zoti dhe fillon e i gjykon...
Gjarprit i thuhet se do tė jetė i mallkuar, do tė shėtisė mė bark nė tokė (unė nuk e di se si rrinte para kėsaj kohe gjarpri) do tė jetė mė i keq ndėr kafshėt dhe fara e tij (kėtu bėhet fjalė pėr pasardhėsit e tij) do tė jetė e shtypur nga fara e gruas (pasardhėsit e gruas) dhe pikėrisht e asaj gruaje tė cilėn ai e kishte mashtruar.
Ndėrsa kėsaj gruaje qė u mashtrua, i thuhet se do t'i shtohen dhimbjet kur tė lindė fėmijėt vuajtjet, ajo do tė jetė e sunduar nga burri...
Tani kush ishte vallė ajo grua qė hėngri pemėn e ndaluar??????
Mos, ishte Maria??
Kush ishte ajo grua qė u mashtrua nga gjarpri???
Mos ishte Maria???
Kush ishte ajo grua qė futi nė mėkat burrin e saj??
Mos ishte Maria???
Kush ishte ajo grua, qė do tė sundohej nga burri i saj??
Vallė ishte Maria???
Kush ishte gruaja e Ademit???
Vallė Maria???
Kėtu aspak nuk kemi tė bėjmė me Marien, por me gruan e parė, qė u mashtrua dhe hėngri nga pema e ndaluar...
Kush ka mend le tė gjykojė...
Vazhdon mė tej "Dėshmuesi" ku na jep edhe njė profetėsi tjetėr, qė shtatzania e Maries, na qenka profetizuar edhe nga profeti Isaia.
Pėrsėri i themi "Dėshmuesit" se ne nuk ėshtė subjekti i diskutimit (diskutim qė vetė "Dėshmuesi" e kėrkoi) nėse shtatzania e Maries ishte e profetizuar apo jo, por subjekti ishte nė atė ēfarė Gabrieli i tha Maries.
Edhe tek kjo (pseudo)profetsi, edhe sikur tė jetė e vėrtetė, pėrsėri asgjė nuk vėrteton, nga pretendimet e "Dėshmuesit", sepse ne nuk mohojmė qė Jezusi ka lindur nga njė virgjėreshė.
Me sa duket "Dėshmuesi" ngatėrron muslimanėt me ēifutėt...
Por, nėse kthehemi tek profetsia e Isaias, do tė shohim se as nė kėtė rast, me gjithė dėshirėn e zjarrtė tė "Dėshmuesit" nuk kemi tė bėjmė aspak me njė profetsi pėr Marien dhe Jezusin.
Ja t'i lėmė fjalėn Adel Smithit tė na e shpjegojė kėtė gjė...
Sa pėr informacion Adel Smith, ka qenė pėr njė kohė tė gjatė njė nga priftėrinjtė e shquar katolikė.
Ka mbaruar dy tre fakultete pėr studimin e Biblės, ku mė i rėndėsishmi ėshtė ai Gregoriani (qė ėshtė edhe mė i miri pėr studimin e Biblės).
Ka dalė me rezultate tė shkėlqyera, prandaj edhe e ēuan me mision nė Egjipt dhe atje duke studjuar Islamin (qė ta sulmonte mė mirė), braktisi Krishterimin dhe pranoi Islamin.
Ka akoma 6 motra murgesha, tė cilat nuk i flasin...
Ka shkruar shumė libra pėr sa i pėrket Biblės, njė prej tyre qė edhe do ta citojmė ėshtė "500 gabimet nė Bibėl".
Kėshtu ai tek gabimi nr.110 shkruan:
Duke treguar se shtatzania e Marias gjė pėr tė cilėn nuk dėshirojmė tė hedhim asnjė dyshim ishte vepėr e Shpirtit tė Shenjtė, Mateu 1/22 dėshiron tė bėjė tė mendohet se e gjithė kjo ndodhi qė tė pėrmbushej ajo qė ishte thėnė nga Zoti pėrmes profetit: Ja, VIRGJĖRESHA do tė mbetet shtatzėnė dhe do tė lindė njė djalė qė do tė quhet EMANUEL.... Mirėpo mbi kėtė ēėshtje ekzistojnė shumė tė paqarta: biri i lindur nga Maria u quajt, ndėrkohė, me njė emėr tė zakonshėm hebraik, Jeshua, shqipėruar nė Jezus, qė do tė thotė: Zoti shpėton, dhe jo Immanuel, qė do tė thotė Zoti me ne (P.sh. autori i librit biblik tė titulluar Siraku quhej, gjithashtu, Jezus biri i Sirakut. Nė Luka 3/29 shfaqet njė homonim paraardhės i Jezusit. Edhe bashkėpunėtori dhe pasardhėsi i Moisiut Ligji i Pėrtėrirė 34/9 Jozueu, kishte, nė hebraisht, tė njejtin emėr me Jezusin).
Ky emėrtim ėshtė, nga ana tjetėr, nė pėrputhje me fjalėt e parathėna nga engjėlli: ...ajo do tė lindė njė djalė dhe ti do ta quash JEZUS (verseti 21, nė tė cilin kuptimi i emrit tė tij ėshtė i lidhur me misionin e ardhėshėm tė tij; krahaso edhe: Luka 1/31).
Nė rradhė tė dytė, libri i Dhjatės sė Vjetėr, nga i cili Mateu ekstrapoloi pseudo-profecinė e tij, ėshtė ai i titulluar Isaia. Nė Isaia 7/14, termi hebraik i pėrdorur, i pėrkthyer nga teksti grek i Septuagintės, nė mėnyrė tė gabuar, nė parthenos (=virgjėreshė), ėshtė, nė tė vėrtetė almah; ky term i fundit nuk ka aspak kuptimin virgjėreshė, por, thjesht GRUA E RE, e cila nuk ėshtė e thėnė tė jetė e virgjėr. Pėrveē kėsaj, termi hebraik almah pėrmendet edhe tek Fjalėt e Urta 19/30 dhe asnjė, theksoj, asnjė pėrkthim biblik nuk e ka pėrkthyer atė nė virgjėreshė. Nė rast se Isaia do tė kishte dashur tė thoshte virgjėreshė, nė gjuhėn qė pėrdori pėr tė shkruar, pra nė hebraisht, do tė duhej tė thoshte: bethulah. Mirėpo ai nuk ka vepruar kėshtu. Nėse, pra, teksti i Isaias nuk do tė ishte instrumentalizuar dhe do tė ishte pėrdorur nė demensionin e tij real, nuk do ti kishte lejuar Mateut qė shtatzaninė e Marias ta shiste pėr njė ngjarje tė parathėnė.
Nga ana tjetėr, pasi analizohet konteksti i Isaias, qartėsohet pėrmes njė kėndvėshtrimi edhe mė tė ndryshėm, papėrshtatshmėria e fragmentit tė cituar me ngjarjen nė fjalė. Nga leximi i Isaias 7/1-16, do tė dalė nė pah njė ngjarje interesante; kjo ėshtė ngjarja qė, pėrtej sofizmave tė tipologjizimit, do ta zgjidhė pėrfundimisht ēdo diskutim relativ mbi kėtė ēėshtje.
Kėshtu, kur mbreti i Izraelit dhe Sirisė u pėrpoqėn tė pushtonin Jeruzalemin (aty nga vitet 735-734 p.e.s.), mbreti Akaz dhe populli i tij u pushtuan nga paniku. Zoti, atėherė, paskėsh dėrguar Isaian pėr tė siguruar njerėzit nė lidhje me faktin se DY MBRETĖRIT nuk do tė mund ta realizonin qėllimin e tyre. Pika mė e rėndėsishme e kėtij tregimi, tė paktėn pėr ne, mbėrrin kur Zoti do tė japė njė SHENJĖ si provė pėr tė qetėsuar mbretin Akaz. Akazi, nga ana e tij, eviton tė verė nė provė Zotin dhe refuzon. Zoti insiston duke shtyrė Isaian qė tė thotė:
Prandaj vetė Zoti do tju japė njė SHENJĖ. Do tė ndodhė qė E REJA do tė mbetet shtatzėnė dhe do tė lindė njė fėmijė, tė cilin do ta quajė Emanuel (Zoti me ne). Ai do tė ushqehet me ajkė e mjaltė dhe do tė jetė nė gjendje tė dallojė tė mirėn e tė keqen. Por pėrpara se fėmija tė mėsojė tė dallojė tė mirėn e tė keqen, VENDI i ATYRE DY MBRETĖRVE qė tė trembin aq shumė do tė BRAKTISET nga banorėt e tij
(Pėrkthimi i verstetit biblik ėshtė bėrė nga teksti qė pėrmenda mė sipėr: La Bibbia Traduzione Interconfessionale in Lingua Corrente. Siē shihet, ky botim biblik e pėrkthen drejt fjalėn almah nė (grua) e re; megjithatė botimet nė shqip dhe nė gjuhėt e tjera qė i pėrkasin popujve tė tė ashtuquajturės botė e tretė, vazhdojnė tė pėrkthejnė virgjėreshė fjalėn e pėrdorur nė Isaia 7/14, ndėrkohė qė termi grua e re nė Fjalėt e Urta 30/19 nuk ndryshohet. Madje, nganjėherė, shtohen edhe fjalėt e njėrit nga 16 dokumentat e Konēilit II tė Vatikanit [Lumen Gentium, VIII, 55]: Nėna e shėlbuesit...kjo ėshtė virgjėresha qė do tė mbetet shtatzėnė dhe do tė lindė njė djalė, emri i tė cilit do tė jetė Emanluel.)
Kjo pjesė e fundit e orakullit, nė fakt, ėshtė realizuar, sipas tė dhėnave biblike, shumė kohė para lindjes sė Jezusit (krahaso: 2 Mbretėrit 15/27-29; 16/1 e mė tej; 2 Analet 28/1 e mė tej). Pėrsa i pėrket fėmijės qė do tė lindte, aludimi i pėrshtatet mė sė miri, sipas interpretimeve mė tė vjetra, birit tė vetė Isaias (krahasoni, nė lidhje me kėtė temė: Isaia 8/3; gjithashtu edhe 2 Mbretėrit 18/1-8. Nga ky pasazh shumė komentatorė, mes tė cilėve edhe J. Steinmann, vijnė nė pėrfundimin se Emanueli do tė ketė qenė i riu Hizkija, pas lindjes sė tė cilit mbretėria e Judės do tė kishte marrė premtimin e bėrė Davidit nė 2 Samueli 7/16). Kush ishte, atėherė, e mistershmja almah, ose gruaja e re? Nėse nuk bėhet fjalė pėr gruan e vetė Isaias (krahaso: Isaia 8/2), mund tė thuhet se ajo ishte Abi, bija e Zakarias (2 Mbretėrit 18/2).
Adel Smith e mbyll kritikėn e tij mbi kėtė ēėshtje me fjalėt:
Nė kėtė pikė, nuk ka asnjė arsye tė vlefshme pėr ta pėrzier nė kėtė mes profetin Jezus dhe nėnėn e tij tė shenjtė: ēpunė kanė ata me gjithė kėtė histori tė ngatėrruar?
Nė fakt, tė dhėnat historike bėjnė tė ditur se nė vitin 1779 Kisha dėnoi Isembiehl-in pėr shkak tė mohimit qė ky i fundit i bėnte ēdo tė dhėne mesianike, qoftė literale, qoftė tipologjike, nė fragmentin nė fjalė (Cavallera, Thesaurus doctr. Cath., 1920, f. 59). Jeronimi shihte tek Emanueli tė birin e Isaias (krahaso: Is., PL., XXIV, 100-112); si mbėshtetės tė tė njejtit mendim, mes tė tjerėve, mund tė citojmė edhe J.J. Stamm (shih artikullin e tij: La prophétie de LEmmanuel nė Revue dhistoire et de la philosophie religieuse, 1943, f.1-26).
Kush ka mend le tė gjykojė, hajt shnet tani...
Sa mirė do tė ishte tė mos kisha lindur,
por meqė kam lindur sa mirė do tė ishte tė mos vdisja,
por meqė do tė vdesė sa mirė do tė ishte tė mos ringjallesha.
por meqė do tė ringjallem sa mirė do tė ishte tė mos dėnohesha, e nėse dėnohem tė mos dėnohem pėrgjithmonė...
Per sa i perket librave te bibles qe juve kini filluar thrisni dhe cirreni.Nuk ka nje regull per te caktuar librat e diates te vjeter (sepse ato jane me shume e me pak)sepse te gjitha kishat kane ndjekur rregullat e tyre prandaj eshte edhe kjo gjendje. Kjo erdhi si shkak i ndarjes se kishave katolike dhe ortodokse,keshtu qe keto te dyja ndiqnin rregullat e tyre.Keshtu qe bibla ortodokse pervec 39 librave te bibles jude njeh dhe 10 libra te tjere (1 esdra,tobit,judith,1,2,3,makaveon,sofia e solomoit, sofia e sirah,baruh,dhe letra e ieremiut.)duke aritur numrin 49 bile ne gjuhen greke ke dhe libra shtese per sa i perket esdres dhe danielit.TE njejtat gje ka bere dhe kisha katolike dhe ka njohur si te drjete 46 libra te cilat i ndajne ne te vleres se pare dhe te vleres se dyte.Te vleres se pare jane 39 librat e bibles judee kurse te vleres se dyte te libratobit,iudith,1dhe 2 makeveon,sofia solomondos,sofia sirah,baruh si dhe shkrimet shtese ne gjuhen greke te esdres dhe danielit.
Si perfundim te GJITHA KISHAT kane pranuar dhe kane rene dakort per 39 libra te diates te vjeter.(ato te bibles te judenjve)
te gjithe librat e tjere quhen dytesore ose te fshehur dhe disa libra i njeh kisha ortodokse e disa nuk i njeh e njejta gje ndodh me katoliket.
tani nuk kam kohe duhet te iki por do te kthehem me me shume .
You can waste a whole lifetime
trying to be
what you thing is expected of you
but you'll never be free.
Informacione te bukura na jep ti "Debatik", e paske hak pseudonimin, por doja te dija pak edhe prononcimet e krishtereve te tjere (ne vecanti te "Klodit") ne lidhje me pohimet e tua...
Sa mirė do tė ishte tė mos kisha lindur,
por meqė kam lindur sa mirė do tė ishte tė mos vdisja,
por meqė do tė vdesė sa mirė do tė ishte tė mos ringjallesha.
por meqė do tė ringjallem sa mirė do tė ishte tė mos dėnohesha, e nėse dėnohem tė mos dėnohem pėrgjithmonė...
Mednoj se kam folur gjithshka qe duhet, prandaj e leme me kaq. Ne se bashku na ndan nje Humnere.
Deshmuesi
Nderimet e mia "Dwshmues"!
Sa mirė do tė ishte tė mos kisha lindur,
por meqė kam lindur sa mirė do tė ishte tė mos vdisja,
por meqė do tė vdesė sa mirė do tė ishte tė mos ringjallesha.
por meqė do tė ringjallem sa mirė do tė ishte tė mos dėnohesha, e nėse dėnohem tė mos dėnohem pėrgjithmonė...
C'te te te them une moj Drite!!!!
Ke shume te drejte! Keshtu e katranosin logjiken disa ne forum, edhe konkretisht Deshmuesi.
Po ja, a nuk i thashe une qe te mos nderroje temen e hapur nga une, por jo ai duhej te luante garripin, duke mos pyetur, edhe nen frymezime koti e ca "zbulesa" qe nuk i di se nga i vijne fillon ndonje debat, ku me e cuditeshmja, te jep pershtypjen se i duket se kaq e pati kjo pune....i shpartalloi te tjeret.
Por ja qe vjen nje pike....c'te te te them, e si ta quaj, qe debati i ketij personi mbaron me nje "nenzbulese" tjeter -- "ne sebashku na ndan nje humnere!"
Ja kjo eshte pjekuria e ketyre lloj njerezve, nje hap para, tre mbrapa, dy anash e ....pertoke me pas....
=======================================
Mos valle une po hedh poshte nje te krishtere, sic po behet zakon e mode te thuhet shpesh ne forum?
Mos valle po mbroj nje musliman (qe ne kete rast eshte Drita)?
Jo! Ne rradhe te pare, kurresesi nuk kam te beje me ndonje "vella", edhe se dyti, une nuk e shoh biseden apo debatin, i Krishteri me muslimanin, por Deshmuesi me Driten, edhe i jap te drejte kujt i takon ajo e drejte!
Deshmuesi nuk flet si nje i krishtere, por si dikush qe mendon se ka "zbulesa"...a nuk e keni vene re, kur guxon e i drejtohet disave ne forum me: "kam deshire ta diskutojme sebashku", ose "le ta shohim sebashku se c'thote filan varg" duke vazhduar me shpjegime qe te le te nenkuptosh, se sebashku do te thote, qe tjetri eshte nen drejtimin edhe shpjegimin e "Zbuleses" se Deshmuesit (autoritar)....Keto jane semundje tipike protestante,per te cilat une nuk do te zgjatem shume.....
==========================================
C'te te te them tjeter, more Drita!!!!!!
DEBATIKU????!!!!!!!
(duke perjashtuar faktin qe se njoh, prandaj s'kan se si te flas gjeresisht per te) per aq sa ka shprehur keto here, nga mentaliteti edhe formimi, eshte nje nga tipiket edhe te denjet "peshq", qe tipa si Deshmuesi dalin e i gjuajne rrugeve te Korces, edhe pasi i fusin ne rrjeten e tyre mashtruese, i shtyjne te pohojne nder te tjere, qe ja une kam qene ortodoks edhe tashti jam keshtu e ashtu....
==========================================
More Debatik......, po mire mo, kaq i mire mendon te jesh zoterote, saqe ti i peshonke te gjithe njerezit, njerezit e Kishes ortodokse ne Korce s'qenkan besimtare, ne greqi jo...e ne te gjithe keto historira...ti na qenke qengji i pafajshem qe s'po gjen te drejten, i miri....edhe si i tille te duhet te rrish vetem, me Biblen, te ciles sic dihet ia rregulloni qejfin....
Po mire,po me keto qendrime, as Krishti vete nuk do te kish mundur te mbaronte (madje as te fillonte misionin e tij), pasi Misioni i Tij filloi edhe mbaroi midis njerezve mohues, blasfemues, refuzues etj....
..........prandaj djalosh, kujtohu sec te ka thene yt gjysh (nqs te ka mesuar me te vertete mire) edhe vere mend!
===========================================
DRITA!
Shpjegimet e tua mbi profecite e DHV persa i perkasin Lindjes se Krishtit, edhe Virgjerise se Marise, nuk mund te jene jo te verteta, sepse Adel Smithi (qe ne kete rast, pamvaresisht nga shkollat e tij, ne menyre te paditur i analizon) i hedh poshte!
1- Adel Smtithi, gabon qe ne fillim, duke marrenje drejtim te gabuar, keshtu qe destinacioni i tij nuk mund te jete kurresesi i sakte....
.....ai e sheh Shkrimin e Shenjte, sikunder ua kam thene shpesh here protestanteve, si nje Shkrim "jetim", te gjetur diku ne rruge, edhe i duhet nje analize e thelle e te mencurve per te gjetur saktesine e shprehjeve te saj., duke harruar se DHV edhe DHR kane nje autor, i cili e di me mire kuptimin e shprehjeve, qe nje te jashtemi i eshte e paqarte....
Tek Isaia, te gjithe e dine se ajo qe tha per ne lidhje me lindjen e nje virgjereshe, ose vajze te re (qe faktikisht do te thote se si e re eshte e pamartuar edhe nuk ka se si te mos jete jo e virgjer ne ate kohe, eshte nje shprehje me te dyja kuptimet- e re ne moshe edhe e virgjer - gje qe i pershtatet fare mire Hyjlindeses Mari, e cila sipas tradites ishte vetem 15-vjece, kur iu besua Josifit) ishte nje nga shenjat qe pritej per Mesine, Shpetimtarin e shume pritur e te premtuar qe ne Eden, qe ti jo saktesisht e interpreton si nje profeci qe perkufizohet me Even...
Nuk perkufizohet me Even, se po te ish keshtu, atehere do te na duhej te thoshim se edhe nxjerrja nga Edeni, duhej te perkufizohej me Adamin edhe Even, po keshtu edhe lindja nen dhimbje, po ashtu vdekja si pasoje e mekatit te pare...etj...
...por ne ate varg Zoti u premtoi me nje thenie parashikuese se si do te behej rikthimi ne Eden, dmth ne gjendjen e pare, rikthim qe do te behej po nepermjet gruas, ne kuptimin e fares se gruas...
prandaj edhe Eterit e Kishes theksojne, se sikurse ne Even te gjithe njerezit humben lavdine e pare, ne Marien (Eva e Re) ne fitojme serish lavdine e humbur, pasi kjo ne kundershtim me Even e pare, qendroi pastertisht edhe e bindur ndaj Zotit, edhe u be e denje qe te prese (mbaje) Ate qe se mbajne dot Qiejte, vete Krishtin...e keshtu Jeta u rikthye.....
Tashti, persa i perket aplikimit te fjales "e virgjer" edhe "vashe e re", ti thuash Adel Smithit, qe te shkoje edhe njehere ne Fakultet, se ndoshta se ka patur vemendjen mire, e ju ka shitur mend juve (arabeve) e kam fjalen, se eshte katolik i ditur, se po te ndiqnim logjiken e tij, atehere i bie se ne bibel te mos jete Zoti Zot, pasi termi Zot i aplikohet edhe njeriut edhe djallit.....
pra ne nje teme me te posacme,mund ti shohim imtesisht se si..!
Shnet!
O klodo,
po Drita ehste mashkull. Ti i thu: "moj Drita".
Ditėt e njeriut janė si bari;
ai lulėzon si lulja e fushės;
nė qoftė se era i kalon sipėr,
ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
pėr ata qė kanė frikė prej tij,
dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
pėr t`i zbatuar nė praktikė.
Psalmi 103
Krijoni Kontakt