Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113

    "Globalizimi dhe Orthodhoksia", libėr i Kryepeshkopit Anastas

    Fenomeni i bashkėjetesės mbarėkombėtare nuk ka shumė vend pėr entusiazėm. Tezat 30- vjeēare tė Kryepiskopit Anastas Janullatos nė veprėn “Globalizmi dhe orthodhoksia”

    Globalizmi, shqetėsimet e Hirėsisė sė tij Janullatos


    Elsa Demo

    Globalizmi ose bashkėsia mbarėkombėtare nuk po sjell atė qė besohej. Bota ka zgjidhur komunikimin e saj nė distancė, por mbetet e pafuqishme tė zgjidhė komunikimin nė afėri, atė brenda pėr brenda njeriut. Globalizmi, si zhvillim dhe kėrcėnim i padiskutueshėm nė tė gjitha spektret ėshtė kuintesenca e veprės “Globalizmi dhe orthodhoksia” e kryepiskopit tė Tiranės, Durrėsit dhe gjithė Shqipėrisė, Fortlumturia e Tij Anastas Janullatos. Pėrkundėr modės dhe domosdoshmėrisė aktuale pėr t’i parė integrimet e njė rrafshi ndėrkombėtar pėrballė globalizmit, Hirėsia e Tij me tezat rreth kėtij debati, e ka shfaqur shqetėsimin e tij dhe tė Kishės, “Trupit mistik tė Krishtit” qė pėrfaqėson, prej vitit 1974 nė njė kongres ndėrfetar nė Kolombo tė Sri Lankės kur flitej mbi temėn “Drejt njė bashkėsie mbarėbotėrore, mundėsitė dhe pėrgjegjėsitė”. Edhe pse Hirėsia e Tij bėn tė ditur se nė kohėn qė kėto teza u shpallėn nuk ishin aspak tė vetėkuptueshme.
    Dita e djeshme e prezantimit tė librit ishte njė rast pėr tė shprehur shkurtimisht kėndvėshtrimin e 30 viteve tė Kryepiskopit Janullatos ndaj sfidave tė orthodhoksisė pėrballė globalizmit. Por ky ėshtė njė libėr qė pėrballjen e drejtpėrdrejtė tė fenomenit nė fjalė e sheh pėrtej fesė. Orthodhoksia dhe fetė nė tėrėsi nuk shihen si rruga e vetme nėpėrmjet tė cilave do tė zbuteshin tendencat e njė zhvillimi dhe globalizmi modern tė pakontrolluar e me pasoja tė pakthyeshme qė “e ka kthyer planetin tonė nė njė qytet tė madh me lagje tė varfėra”. Aq mė tepėr kur Hirėsia e Tij pranon se fetė kanė qenė faktor uniteti, por edhe pėrēarjeje.
    Kjo vepėr ėshtė ndėrtuar nga shtatė ese tė ndryshme tė shkruara nė kohė tė ndryshme: “Drejt njė bashkėsie mbarėbotėrore-mundėsitė dhe pėrgjegjėsitė”, “Orthodhoksia dhe tė drejtat e njeriut”, “Kultura dhe Ungjilli”, “Dialogu me Islamin”, “Kuptimi theologjik i feve tė tjera”, “Dinamika e njė ndryshimi tė pėrgjithshėm dhe tė vazhdueshėm”, “Globalizmi dhe bioma fetare”. Mendimi filozofik i shtjelluar nė kėto teza me njė gjuhė tė thjeshtė e tė hapur nuk shpreh vetėm shqetėsimin dhe optimizmin e njė njeriu tė perėndisė, njė teologu dhe mendimtari tė krishtėrimit nė pėrgjithėsi. Pra as mė shumė e as mė pak ėshtė njė optimizėm dhe shqetėsim i pėrbashkėt pėr tronditjen planetare nga njėra ana e njeriut tė fuqishėm e tė zhvilluar sė jashtmi me energjinė e tenikės dhe shkencės moderne dhe nga ana tjetėr, njė individ i dobėt, pre e kėsaj fuqie mekanike.
    Ashtu siē theksuan tė pranishmit nė paraqitjen e kėsaj vepre, historianė e studiues si Paskal Milo, Neritan Ceka, mitropoliti i Korēės Imzot Joan Pelushi, Hirėsia e Tij shpreh brengėn e tij pėr humbjet qė po mėson njeriu nga raportet e ēekuilibruara me natyrėn.
    Nė kėtė drejtim Hirėsia e Tij ėshtė shumė i kujdesshėm pėr tė qenė entuziast. Bjerrja e kėsaj marrėdhėnieje do tė thotė pafuqi e njeriut pėr t’u angazhuar si qenie e ndėrgjegjshme dhe pėr t’u ndier qytetar i botės para se forca tė jashtme ta shtyjnė me pėrdhunė drejt njė bashkėjetese individėsh, tė pretenduar si globalizėm. Pėr kėtė vlen tė theksohen vetė mendimet e Hirėsisė sė Tij: “Jemi tė rrethuar nga turma ndjerėzish – nėpėr rrugė, nė televizion, nė imagjinatėn tonė – por, njėkohėsisht na fshikullon egėrsisht vetmia, tė cilėn as pasuria, as komoditeti teknik nuk janė nė gjendje ta mposhtin”. Pėr kėto arsye “slogani ndaj njė bashkėsie mbarėbotėrore nuk ėshtė i mjaftueshėm”.
    Ku ėshtė roli i orthodhoksisė nė kėtė mes dhe i feve nė tėrėsi. Hirėsia e tij i trajton fetė si vendburime mė tė thella tė frymėzimeve dhe intuitave shpirtėrore, si njė qėndresė shpirtėrore esenciale, pėr rrjedhojė dhe si njė udhėheqje pozitive.



    21/04/2005
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga tani_26 : 21-04-2005 mė 10:59
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    “GLOBALIZMI DHE ORTHODHOKSIA”

    Nė datėn 20 prill nė njė nga sallat e Hotel “Tiranės” nė kryeqytet u bė promovimi i librit “Globalizmi dhe Orthodhoksia” me autor Kryepiskopin e Tiranės, Durrėsit dhe gjithė Shqipėrisė Prof. Dr. Anastasi.

    Nė kėtė takim sollėn refleksionet e tyre pėr kėtė libėr Hirėsi Joani, Prof. Dr. Paskal Milo, Prof. Dr. Aleksandėr Meksi, Prof. Dr. Neritan Ceka, Prof. Dr. Marenglen Spiro dhe Prof. Dr. Gramoz Pashko.

    Merrnin pjesė Mitropoliti i Beratit, Hirėsi Ignati, Mitropoliti i Korēės, Hirėsi Joani, drejtori i Akademisė Teologjike, Hirėsi Ilia Ketri, Kryetari i Akademisė sė Shkencave, Prof. Dr. Ylli Popa, Ministri i Mbrojtjes, zoti Pandeli Majko, Ministri i Rendit, zoti Igli Toska, zėvendėsministri i Ministrisė sė Mjedisit, zoti Besnik Bare, pėrfaqėsues tė Trupit Diplomatik tė akredituar nė Republikėn e Shqipėrisė, studiues, kritikė, pedagogė, gazetarė e tė ftuar tė tjerė.



    Prof. Dr. Niko Pano, i cili drejtoi kėtė takim, nė fillim ia dha fjalėn Mitropolitit tė Korēės, Hirėsi Joanit, i cili ndėr tė tjera tha:

    “Sjellja e kėtij libri nė shqip ėshtė njė kontribut i duhur dhe i domosdoshėm nė shoqėrinė shqiptare, e cila si pjesė e shoqėrisė mbarėnjerėzore ka pėrgjegjėsinė e saj sado tė vogėl pėr tė kuptuar dhe pėr t’u pėrballur me problemet qė po pėrballet bota, ku njė nga problemet kryesore ėshtė edhe globalizmi… Ky fenomen tashmė ėshtė njė realitet dhe paraqet sfida tė vėshtira, tė cilat kėrkojnė zgjidhje…”

    “...Ky libėr, ndonėse pėrbėhet nga ese tė ndryshme tė shkruara nė kohė tė ndryshme dhe pėr auditorė tė ndryshėm, pėrsėri ka njė unitet dhe kohėzim tė brendshėm, gjė qė tregon se kėta artikuj nuk janė tė rastėsishėm, por paraqesin mendimin e pjekur dhe tė kthjellėt tė njė teologu, pėrkujdesjen plot dashuri tė njė bariu shpirtėror si dhe pėrkushtimin e njė tė krishteri tė pėrgjegjshėm pėr tė tashmen dhe tė ardhmen e njerėzimit dhe tė gjithė krijimit. Nė libėr trajtohen tema tė rėndėsishme dhe shtjellohen ide tė reja dhe tė guximshme, si edhe rifreskohet dhe rigjallėrohet nė gjuhėn dhe konceptet e sotme kontributi i pashembullt i krishterimit nė tė gjitha aspektet e veprimtarisė dhe jetės njerėzore. Nė kėtė epokė shterpė pėr sa i pėrket ideve ky libėr merr njė rėndėsi tė veēantė, jo vetėm nė mendimin orthodhoks, por edhe mė gjerė, sepse mendimet e paraqitura nė kėtė libėr i kapėrcejnė kufijtė e Kishės Orthodhokse si dhe ato fetare nė kuptimin e ngushtė tė kėtyre termave. Ato pėrfshijnė gjithė njerėzimin, me tė gjitha problemet me tė cilat ai po pėrballet nė kėtė epokė”.

    “… Kryepiskopi Anastas tėrheq vėmendjen se rrėnjėt e tė drejtave tė njeriut janė mė tė vjetra se dokumentet tė cialt u referohen atyre. Largimi nga kėto rrėnjė do ta varfėronte dhe do ta bėnte tė njėanshėm parimin e tė drejtave tė njeriut, sepse tė parėt e kėtyre tė drejtave vetėm nė planin legjislativ, megjithė nevojėn e domosdoshme tė kėtij legjislacioni do t’i kthente kėto tė drejta vetėm nė njė detyrim ligjor politik, duke i lėnė vend manipulimit madje dhe atij juridik…”

    “… Dihet tashmė roli i rėndėsishėm i Kryepiskopit Anastas nė dialogun ndėrfetar - thekson nė vazhdim tė fjalės sė Tij Hirėsi Joani, - sidomos nė atė me islamin, me tė cilin jemi nė kontakt prej shekujsh. Por unė mendoj se kontributi i tij bėhet akoma mė i rėndėsishėm nė pajisjen e kėtij dialogu me mbėshtetjen teologjike. Zėra tė tillė nuk janė tė shumtė, prandaj esetė e tij mbi dialogun ndėrfetar janė tė njė rėndėsie tė veēantė pėr tė gjithė mendimin e krishterė nė pėrgjithėsi dhe atė orthodhoks nė veēanti…”

    “Duke folur pėr raportin pėrmes kulturės dhe Ungjillit, - vuri nė dukje Hirėsi Joani, - qė shpesh shihen si dy gjėra tė ndara, Kryepiskopi Anastas nė vizionin e tij global qė ėshtė dhe vizioni i vėrtetė i Ungjillit e shikon kėtė raport jo si ndarje por si komunikim. “Formulimi se kultura - thotė ai - ėshtė krijimi i njeriut dhe Ungjilli ndėrhyrja e Perėndisė megjithė qartėsinė e mirėpritur dhe megjithėse ndriēon njė tė vėrtetė tė rėndėsishme, i thjeshtėzon mjaft gjėrat dhe ėshtė i pamjaftueshėm…” Hirėsi Joani u ndal nė fjalėn e tij edhe tek vlerat qė paraqet ky libėr pėr bashkėpunimin ndėrfetar.

    Nė mbyllje tė mendimeve mbi librin “Globalizmi dhe Orthodhoksia” dhe autorin e tij Kryepiskopin e Tiranės, Durrėsit dhe gjithė Shqipėrisė Prof. Dr. Anastasin, Hirėsi Joani tha: “Nė kėtė paraqitje tė shkurtėr vetėm sa i kemi prekur disa nga idetė kryesore qė pėrshkruajnė kėtė libėr. Prandaj duke qenė i ndėrgjegjshėm se ėshtė pothuaj e pamundur tė shpalosen nė pak faqe tė gjitha idetė e kėtij libri tė madh, do tė doja t’i nxisja tė gjithė pėr ta lexuar, studiuar dhe shijuar atė nėpėrmjet fjalėve tė vetė autorit”.

    * * *

    Prof. Dr. Aleksandėr Meksi qė nė fillim tė fjalės sė tij ndėr tė tjera tha: “...Gurėt qė ka mbajtur nė shpinė Kryepiskopi Anastas nė pėrpjekjet titanike pėr ringritjen e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė kėsaj radhe, nė kėtė sprovė, janė gurė tė mundimit dhe mendimit”.

    “Tė gjitha ligjėratat, sė bashku janė njė dėshmi e erudicionit tė madh tė autorit, njohja thellė e besimeve tė ndryshme, tė vėshtruara ato nė historinė e tyre, njohja e historisė sė botės, njohja e mirė e zhvillimit tė sotėm dhe e problematikės sė tij, shpirtėror, teknologjik e politik, njohja e tendencave zhvillimore, politikave tė shteteve tė ndryshme, tė bashkėsive dhe tė organizatave ndėrkombėtare. Ka shumė shpirt e dashuri nė kėto faqe libri, qė tė krijojnė kėshtu bindjen se vetėm me shpirt, dashuri dhe njohje reciproke tė ndryshimit tėnd mund tė bashkėjetosh me tė dhe mund tė orientohesh mė mirė nė kėtė botė gjithmonė e mė tė ndėrlikuar”.

    “Shpresėdhėnėse ėshtė fjala se besimtari nuk befasohet nga globalizmi si dukuri, sepse globalizmi dhe ekumenizmi pėrbėjnė njė element bazė tė besimit dhe tė aspiratave tė tij dhe se vizioni orthodhoks presupozon dhe fton pėr njė pėrpjekje pėr shoqėrinė e dashurisė.”

    “Do tė ndalesha nė ligjėratėn me temė “Dialogu me islamin”, me tė cilėn parashtrohen rrugėt dhe fazat nė tė cilat ėshtė zhvilluar pėrgjatė historisė ky dialog, mes orthodhoksėve dhe myslimanėve, vėshtirėsitė dhe kundėrvėniet nė momente tė caktuara, dėshirat pėr mirėkuptim dhe nė mėnyrė tė veēantė trajtohen problemet e periudhės sė sotme gjithnjė me tolerancė, mirėkuptim, respekt pėr fetė e tjera, problematikė qė ėshtė aktuale dhe pėr vendin tonė.”

    * * *

    Duke u ndalur pėrsėri tek kontributi qė jep Prof. Dr. Anastasi me anėn e kėtij libri nė fushėn e historisė z. Ceka thotė: “Dua tė citoj kėtu njė pėrcaktim emocionues tė Tij pėr kohėn nė tė cilėn zhvillohet lėvizja drejt Shoqėrisė Mbarėbotėrore tė Dashurisė, pėr atė qė ne e quajmė thjesht histori: “Historia ėshtė njė lėvizje dramatike drejt shoqėrisė pėrfundimtare tė njerėzve me Perėndinė” dhe “Realiteti i Krishtit e tejkalon historinė”.” Prof. Neritan Ceka vazhdon mendimin e tij duke thėnė se Kryepiskopi Anastas e shikon globalizmin si njė realizim tė personave tė lirė nė dashuri, sipas modelit tė Trinisė sė Shenjtė.

    Problemi i vetė esencės sė njeriut dhe i lirive tė tij universale pėrbėn njė nga temat mė tė preferuara tė trajtimit filozofik tė autorit, i cili duke u nisur nga njė analizė e dokumenteve themelore ndėrkombėtare mbi tė drejtat e njeriut dhe pasi bashkohet me kėrkesėn e respektimit tė tyre, na ka dhėnė njė nga studimet mė tė thella e mė poliedrike mbi kėtė temė.

    * * *

    Prof. Dr. Marenglen Spiro nė fjalėn e tij vė nė dukje: “Mė tėrhoqi vėmendjen dhe m’u duk mjaft i qėlluar principi teorik i faktit qė jo ēdo bashkėjetesė mund tė jetė shoqėri. Hirėsia e Tij i bashkon kėtij procesi teorikisht dimensionin shumė tė rėndėsishėm shpirtėror, moral dhe tė elementit tė lirisė sė dashurisė. Nisur nga koncepti qė lirinė e dashurisė nuk e pengon kush, i bashkon kėtij procesi trinitetin qė unė do ta quaja tė barazvlefshėm me atė tė shenjtė tė arsyes, lirisė dhe dashurisė pėr ta ēuar pėrpara kėtė proces, pėr ta kthyer njė shoqėri, njė bashkėjetesė nė njė shoqėri tė vėrtetė. Sė dyti, si njė njeri qė jam interesuar pėr njė kohė tė gjatė nė shoqėrinė civile shqiptare lidhur me tė drejtat e njeriut, vlerėsoj shumė dhe mė duket me shumė vend dhe mbėshtes bashkimin ndaj kėtij principi tė demokracisė, tė pėrgjegjėsisė qytetare. Shpesh flasim pėr liritė dhe tė drejtat e njeriut me shumė tė drejtė, sepse vendi ynė ndoshta ka vuajtur mjaft dhe ky dimension ėshtė i kohės, por ka ardhur koha mė duket mua t’i bashkojmė kėsaj gjėje dhe pėrgjegjėsitė qytetare dhe kjo pėrvijohet me zė tė lartė nė librin e profesorit”.

    * * *

    Nga fjala e Prof. Dr. Gramoz Pashkos veēojmė: “… Libri nuk ėshtė pėr besimtarėt ose mė mirė tė themi jo vetėm pėr ta. Libri ėshtė njė vepėr filozofike me vlera tė dorės sė parė, ēka nuk mund tė mos e nxjerrim nė dukje. Jam i bindur se ai do tė mirėpritet nga tė gjithė ata qė do ta lexojnė me vėmendje, pa paragjykime dhe atėherė ai do tė jetė i dobishėm dhe udhėrrėfyes pėr tė gjithė. Libri duhet lexuar nga tė gjithė pėr tė kuptuar mė mirė botėn qė na rrethon, vendin tonė nė tė, qenien tonė dhe tė ardhmen me besimin nė zemėr”.

    * * *

    Nė fund tė kėtij aktiviteti tė rėndėsishėm Kryepiskopi Anastas veē tė tjerave tha: “Unė do tė doja qė t’iu shprehja falėnderimin tim tė thellė tė gjithė atyre qė morėn pjesė nė kėtė podium, vėllait tim Imzot Joan, Prof. Dr. A. Meksi, Prof. Dr. Paskal Milo, Prof. Dr. N. Ceka, Prof. Dr. Marenglen Spiro, Prof. Dr. G. Pashko dhe gjithashtu tė gjithė juve qė ishit tė pranishėm nė kėtė sallė”.

    Julia Pjetri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    “...Misioni i kėtij libri ėshtė tė tregojė vlerat e pamohueshme tė Orthodhoksisė dhe krishterimit nė pėrgjithėsi...”

    Fjala e Prof. Dr. Paskal Milos

    Fortlumturia Juaj! Tė nderuar miq! Sot Prof. Anastasi na ka mbledhur nė njė rast disi tė veēantė, ndryshe nga herė tė tjera. Jo pėr tė ndjerė elokuencėn depėrtuese dhe predikimin e tij mbresėlėnės, por pėr ta njohur atė shumė mė tepėr se ēfarė kemi ditur si njė filozof shumėdimensional dhe mbi tė gjitha si njė teoricien e zhvillues origjinal i Orthodhoksisė nė botėn e ndėrlikuar e komplekse bashkėkohore. Pėrkthimi nė gjuhėn shqipe i studimeve tė tij pėr rolin dhe misionin e Orthodhoksisė me titullin shumė domethėnės “Globalizmi dhe Orthodhoksia” ėshtė njė kontribut i vyer i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė pėr pasurimin e literaturės qė ngėrthen problemet e globalizmit, i parė nga njė kėndvėshtrim origjinal. Libri nuk ėshtė thjesht njė pėrmbledhje studimesh tė njė teologu epokal tė Orthodhoksisė, por edhe njė dėshmi e njė filozofi, akademiku dhe personaliteti me integritet tė shquar ndėrkombėtar, qė dėshmon erudicionin dhe kulturėn e tij enciklopedike nė njė mėnyrė tepėr tė thjeshtė dhe tė kuptueshme. Libri ka njė numėr tė madh idesh dhe tezash tėrheqėse dhe origjinale, por, nė pamundėsi pėr tė qėndruar nė tė gjitha ato, po shfaqim disa mendime modeste pėr vlerat e ēmuara qė paraqesin disa prej tyre. Unė mendoj qė mesazhi kryesor qė sjell Fortlumturia e Tij nė kėtė libėr nuk ėshtė shqetėsimi pėr fatin e Orthodhoksisė nė botėn e sotme globale, qė siē thotė vetė nė parathėnie e ka kthyer planetin tonė nė njė qytet tė madh me shumė lagje tė varfra. Pėrkundrazi misioni i kėtij libri ėshtė tė tregojė vlerat e pamohueshme tė Orthodhoksisė dhe tė Krishterimit nė pėrgjithėsi nė zhvillimin dhe pėrkryerjen e shoqėrisė njerėzore drejt njė bashkėsie mbarėbotėore tė dashurisė sikurse me tė drejtė ėshtė edhe leitmotivi i kėtij libri shumė mbresėlėnės. Fortlumturia e Tij ka njė vėshtrim vizionar pėr botėn dhe pėr tė ardhmen e saj. Ai vlerėson lart arritjet e shoqėrisė moderne teknologjike, por ndjen thellė edhe shqetėsimet qė ajo ka sjellė dhe qė mund tė sjellė nė tė ardhmen. Nė kėto shqetėsime nuk ndihet vetėm shpirti i trazuar i njė apostulli tė Orthodhoksisė, por edhe i njė qytetari, filozofi dhe akademiku qė jeton kohėn e tij, qė ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr ēekuilibret qė sjell zhvillimi intensiv teknologjik dhe pėr detyrat urgjente qė ka shoqėria bashkėkohore pėr t’u ruajtur nga fenomenet negative dhe shkatėrruese qė shoqėron zhvillimet e pakontrolluara. Me ndjenjėn e kėtij shqetėsimi Fortlumturia e Tij konstaton se me zhvillimin teknologjik rrezikohemi tė hyjmė nė njė peripeci tė tmerrshme vetėshkatėrrimi, sepse nuk e pėrdorim, por e shpėrdorojmė natyrėn. Njeriu modern, duke humbur vlerėn e ēdo shenjtėrie ka kaluar tashmė nė ekstremin tjetėr; tė shikojė natyrėn me njė vėshtrim tė pėrlyer, pa respekt, shpesh me njė cinizėm agresiv dhe jo me dashuri. Sillet ndaj saj si grabitės dhe izolohet nė strofkat artificiale tė tij, por edhe hakmerret. Ky ėshtė njė shqetėsim i natyrshėm, qė pėrputhet me ndjenjat e shumicės sė bashkėsisė njerėzore. Protokolli i Kiotos ėshtė njė pėrpjekje e institucionalizuar e komunitetit ndėrkombėtar pėr t’u mbrojtur nga fenomenet negative qė sjell pėr tė ardhmen e njerėzimit abuzimi me natyrėn dhe me burimet e saj. Por nė dallim nga qeveritė qė ruajtjen e ekuilibrit tė natyrės e kėrkojnė nė zbatimin e disiplinave teknike dhe ekologjike, Orthodhoksia e shikon ruajtjen e tij nė raportet njeri-natyrė. “Rigjetja e dimensionit tė shenjtėrisė sė natyrės e harmonisė fillestare tė saj me natyrėn njerėzore ėshtė njė kontribut vendimtar nė arritjen e njė shoqėrie tė vėrtetė mbarėbotėrore”, - konkludon nė njė nga faqet e librit Fortlumturia e Tij. Por ne qė kemi lexuar veprėn dhe pėr njė lexues mė tė gjerė, qė ka rėnė nė kontakt me medimet dhe analizat qė u ka bėrė Fortlumturia e Tij tė drejtave tė njeriut nuk mund tė mos konstatojmė se ka njė trajtim origjinal qė del jashtė dimensioneve tė sė drejtės ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut. Ndėrkohė qė ka njė vlerėsim tė njėjtė pėr konceptet bazė tė tė drejtave tė njeriut me tė drejtėn ndėrkombėtare, ka ndryshime thelbėsore nga pikėnisja dhe nga pėrmbajtja e kėtyre tė drejtave. Nėse dokumentet ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut kėrkojnė tė imponojmė pėrmes formės sė shtrėngimit ligjor dhe politik, Orthodhoksia i kultivon dhe i ushqen ato pėrmes ndėrgjegjes, bindjes dhe besimit. Politika shpeshherė abuzon me terminologjinė e tė drejtave tė njeriut. Pėr tė mė tepėr ka rėndėsi shfaqja e jashtme sesa garantimi real i tyre. Madje ka ndodhur dhe ndodh qė ka edhe standarde tė dyfishta pėr zbatimin e kėtyre tė drejtave. Kėmbėngulja shpeshherė pėr motive politike vetėm nė zbatimin e tė drejtave tė njeriut duke anashkaluar detyrimin qė ka vet njeriu ndaj ligjit dhe shoqėrisė ka krijuar njė disekuilibėr qė ēon nė abuzim dhe shtrembėrim tė karakterit dhe tė synimeve themelore tė tė drejtave universale tė njeriut.

    Fortlumturia e Tij ka nėnvizuar dhe trajtuar me njė profesionalizėm tė admirueshėm kundėrthėnien midis tė drejtave dhe detyrave tė njeriut nė shoqėrinė bashkėkohore dhe si personalitet i madh i Orthodhoksisė, Ai di tė vlerėsojė pėrqasjet filozofike edhe tė pėrfaqėsuesve tė tjerė tė mėdhenj tė qytetėrimeve tė tjera duke na sjellė aq thjesht dhe natyrshėm nė funksion tė konkluzionit tė vet njė nga mėsimet e shumta tė filozofit dhe shtetarit tė urtė indian Mahap Magandi, qė nė pėrgjigje tė njė letre drejtuar drejtorit tė pėrgjithshėm tė UNESKO-s shkruante: “Mėsova nga nėna ime e pashkolluar edhe pse e urtė, se tė gjitha tė drejtat qė jemi tė denjė pėr t’i gėzuar dhe pėr t’i ruajtur vijnė nga detyrimet qė janė zbatuar. Kėshtu edhe vetė e drejta e jetės na pėrket vetėm kur bėjmė detyrėn tonė si qytetarė tė botės”.

    Libri “Globalizmi dhe Orthodhoksia” nuk ėshtė thjesht dhe vetėm njė raport dualist apo pasqyrė e njė shqetėsimi pėr fatet e Orthodhoksisė nė botėn e sotme. Fortlumturia e Tij shfaqet nė kėtė libėr me dimensionet e njė shkencėtari vizionar qė e shqetėson realisht e ardhmja e njerėzimit nė kėtė epokė. Ai pohon anėt pozitive tė fenomenit, por ėshtė shumė i kujdesshėm pėr tė qenė entuziast dhe paralajmėron bindshėm nevojėn e kontrollit tė rreptė ndaj rrjedhojave negative qė ka sjellė dhe mund tė sjellė nė tė ardhmen globabalizmi. Nė pėrballimin e aspekteve negative tė kėtij fenomeni Ai i jep njė rol shumė tė rėndėsishėm kulturės shpirtėrore, rolit tė besimeve fetare, tė cilat Ai i konsideron si kėshtjella e identitetit pėr shumė popuj pėr ruajtjen e fizionomisė sė tyre dhe nė kėtė kuadėr njė vend tė rėndėsishėm i jep Orthodhoksisė jo thjesht nė kuptimin e besimit fetar, por edhe tė komunitetit tė gjerė tė njerėzve, klerikė e pjesėtarė laikė tė kishės. Thirrja e tij profetike drejt njė shoqėrie mbarėbotėrore tė dashurisė ėshtė njė mesazh gjithėpėrfshirės qė pėrbėn thelbin filozofik tė tė gjitha besimeve fetare, universalitetin e tyre historik nė rrethana tė reja tė fillimit tė kėtij mijėvjeēari. Libri ėshtė pasqyrė e njė mendjeje tė ndritur, por edhe njė pėrkushtim i shėrbėtorit tė Zotit pėr njeriun e thjeshtė. Ai mbyllet me mesazhe tė mėdha qė e kapėrcejnė kohėn tonė dhe qė janė unikale pėr nga forca e ideve dhe pėr nga dashuria pėr njeriun... Dėshiroj t’i mbyll kėto vlerėsime modeste tė miat duke pėrsėritur disa fjalė profetike qė tingėllojnė si njė testament i shkruar me kaq pathos, dashuri e dėlirėsi nga Fortlumturia e Tij dhe qė pavarėsisht se u citua nga parafolėsi, unė mendoj se e ka vlerėn tė pėrsėritet dy herė dhe shumė herė tė tjera. Dhe kėto janė vėrtet fjalė profetike tė njė mendjeje qė vazhdon tė jetė vitale, qė ka prodhuar dhe prodhon me kėtė mendje vitale nė Shqipėri njė dashuri tė pakufishme pėr njeriun dhe jep mesazhe tė pashlysheme pėr tė gjithė shqiptarėt, pėr ndėrtimin e njė Shqipėrie demokratike, tolerante, drejt njė Shqipėrie qė tė shikojė drejt sė ardhmes dhe qė tė bėjė hapa tė shpejta pėr t’u bashkuar me tė gjithė botėn demokratike anembanė, e ēmuar pėr tė gjitha vlerat e saj. Dhe kėto fjalė unė dėshiroj t’i pėrsėris edhe njė herė tjetėr: “Kur e mendoj orthodhoksinė nė shekujt qė vijnė, e ėndėrroj tė hapur ndaj zhvillimit, ndaj kushteve tė reja tė krijuara nga shkenca, arti, teknologjia dhe orthodhoksėt e gatshėm pėr tė kuptuar dhe pėrdorur kodet e komunikimit qė do tė krijohen. Vendi i orthodhoksisė nuk ėshtė nė njė hapėsirė jashtė historisė, por nė qendrėn e brumosjeve sociale, nė pararojė tė progresit”.

    Ju faleminderit!

  4. #4
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Per ata qe jane te informuar, do doja te di a ka brenda Kishes Ortodokse (duke futur ketu te gjithe Kishat Ortodokse, te te gjitha shteteve) rryma qe e kundershtojne fort Globalizmin dhe Ekumenzimin nder-fetar si nje tradheti ndaj Besimit Ortodoks?

    Faleminderit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 26-05-2005 mė 05:20
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #5
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Po ka! Njeshi eshte Mali i Shenjte. Pastaj grupime mund te gjesh kudo. Hidhi nje sy faqes orthodoxinfo.com pasi eshte e mbushur me anti-ekumenizem.

    Si ne cdo gje ekumenizmi edhe anti-ekumenizmi i ka te dyja kahet, pozitive e negative.
    Megjithate une e perkrah persa kohe sa ajo ti sherbeje ndihmeses, sherbeses ndaj te tjereve, njohjes se te tjereve edhe mos izolimit e vetedrejtesise.

    Pa dyshim, nje nga figurat me te medha, mos me e madhja, qe i jep peshe pro ekumenizmit, eshte At John Meyendorf, pa dyshim nje nga Eterit e Kishes moderne.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 27-06-2005 mė 02:44

  6. #6
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Seminarist, faleminderit per informacionin.

    Po bej nje pyetje tjeter.
    Duke ju referuar fjaleve te Kryepeshkopit Anastas :
    Vendi i orthodhoksisė nuk ėshtė nė njė hapėsirė jashtė historisė, por nė qendrėn e brumosjeve sociale, nė pararojė tė progresit
    A mendoni se keto fjale dhe fjalet e Krishtit:
    "Ju nuk jeni nga Bota..."
    perputhen?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #7
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Matrix

    mesazhi i Krishtit, edhe atehere kur ne dukje disa nga fjalet e Tij mund te duken te ashpra, ndarese, ndeshkuese, eshte pikerisht Dashuria per boten qe Ai krijoi.

    Ndarja qe Ai u bene te krishtereve nga bota eshte me teper per ti bashkuar ata, ne fakt, me boten, me ate bote sic duhej te ishte ne Imazh te Zotit, e jo thjesht per ti bere te krishteret disa sektare te vetmuar.
    Mirepo ndarja nga bota, ne emer te dashurise kristiane, ka forma edhe menyra te ndryshme, te shprehura jo medoemos me ndarje fizike, veteizolim, por me mosmarrje pjese ne ate qe bota e rene ben, edhe duke dhene shembullin se si duhet te jete bota sipas asaj per te cilen Zoti e ka krijuar. Mbreteria e qiejve, qe e ka fillesen qe ne kete bote, gjendet brenda kesaj bote edhe aty zgjerohet.

    Zgjerimi i kesaj mbreterie eshte edhe roli social, mesimor qe Kisha duhet te luaje ne bote, si thesari i zgjidhjeve hyjnore per jeten e perditeshme.

    Ne kete aspekt Kisha eshte ashtu sic thuhet ne fjalet qe ti kuoton.

  8. #8
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Jam shume dakord me mendimin qe te krishteret nuk jane te ndare fizikisht nga bota, (duke perjashtuar ketu asketet).

    Por, ndonese jane ne bote, nuk jane te botes.
    Por ajo qe dua te pyes eshte se Cili eshte Ai element qe i ben te krishteret te jene ndryshe?

    Morali me i larte?
    Besimi mendor tek Krishti?

    Apo ka dicka, thelle brenda tyre, qe i ben ate te jene ndryshe?

    Ne jetojme si njerez sepse kemi jeten njerezore brenda nesh. Besoj se e njejta gje eshte dhe me te krishteret, njerezit e rinj.
    Jemi te krishtere, sepse kemi jeten e krishtere brenda nesh.

    Pra ne kete pike, te krishteret jane Adami po te mos kishte ngrene nga Pema e Njohurise se te mires dhe te keqes. Madje me shume, jane Adami po te kishte ngrene nga Pema e Jetes.

    Njeriu i rene ndertoi gjithe kete qyteterim qe ne shohim. Gjithe sistemet filozofike, sociale, ekonomike, arsimore, etj... jane krijuar nga njeriu i rene.

    Njeriu i ri nuk nderton ne kete menyre.

    Si nderton ai?
    Kjo eshte pyetja qe ka nevoje per pergjigje. Besoj se pergjigjen me te mire na e japin "Veprat e Apostujve"...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #9
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Jo Matrix

    pergjigjen nuk na e japin Veprat e Apostojve, ashtu sic e kupton ti si individ ate veper brenda disa fletushkave te nje libri, qofte kjo edhe Bibla.
    Pergjigjen na e jep KISHA qe e perfshin edhe ate te Apostojve, edhe vazhdimesi e se ciles eshte.

    Pra dalim serrish tek ceshtja e Autoritetit. Nuk mund te jete Autoriteti nje aspekt segmentar i Vepres se Apostojve e pare nga nje individ. Ky eshte protestantizem, edhe i destinuar te deshtoje edhe ne "pershpirtshmerine" e vet.

    Kisha, perderisa eshte Hani, ku Samaritani i Mire (Krishti) sjell te plagosurin (Boten e rene) per ta sheruar e per ta risjelle ne jeten e pare, e ka per detyre pra qe ta plotesoje kete rol ne cdo aspekt te jetes se njeriut te rene. Njeriu e Bota nuk ra vetem moralisht, por bashke me moralin, ai ra ne cdo aspekt te jetes, qofte ky edukim, arsimim, ekologji etj etj, e ne te gjitha keto aspekte Kisha ofron miron e vet sheruese.


    Konkretisht, Kisha qe ne fillim eshte mare me veprimtari sociale nga me te ndryshmet. Nje nga Shembujt eshte Shen Vasili i Madh.

  10. #10
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Rreziku i vetem i ketyre aktiviteteve eshte kur vete "Kisha" bie pre e nje rrjeti aktivist burokrat, ku aktivitetet sociale, konferencat etj..behen "sa per tu gjindur Kola ne pune", per te justifikuar punesimin e personave qe merren me keto aktivitete, dmth kur ne vend qe Kisha ta coje boten drejt Mbreterise se qiejve, eshte bota qe e con "Kishen" drejt botes. Ky eshte nje rrezik real pasi idealja edhe realja nganjehere, ose shpeshhere, jane shume larg.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 01:22
  3. Kontributi i Kryepiskopit +Anastas ne ushqimin e tolerances fetare
    Nga ilia spiro nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 07-05-2011, 07:18
  4. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  5. Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 27-08-2007, 09:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •