Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516

    Kontributi Katolik per tolerance eshte i paarritshem

    Katoliket shqiptare jane te paaritshem ne lidhje me kontributin qe kane dhene ne zhvillimin e kultures shqiptare.Jane komuniteti me tolerant dhe dashamires.Prandaj qe ne kete nenforum meritojne nje teme te vecante per kontributin e tyre.

    AT GJERGJ FISHTA (1871-1940)

    Gjergj Fishta (1871-1940) - Biografi

    Lindi nė fshatin e vogėl Fishtė tė Zadrimės mė 23 tetor 1871. Jetėn e filloi si barģ. Por shumė shpejt , kur ishte 6-vjeēar zgjuarsia e tij i bie nė sy famulltarit tė fshatit, i cili e dėrgon Fishtėn nė Seminarin Franēeskan tė Shkodrės. Mė 1880, kur hapet seminari nė Troshan, ai vijon nė kėtė shkollė. Kėtu ai shfaqi trillin poetik. Mė 1886 dėrgohet pėr studime nė Bosnjė. Vitin e parė e kaloi nė Guējagorė afėr Travanikut. Mėsimet filozofike i mori nė kuvendin e Sutidkės, ndėrsa ato teologjike nė kuvendin e Livnos. Tė kėsaj kohe janė edhe "Ushtrimet e para poetike". Mė 1893 i kreu studimet shkėlqyeshėm.


    I formuar nė periudhėn e Rilindjes sonė kombėtare, poeti ynė Gjergj Fishta ėshtė njė nga vazhduesit mė autentikė dhe tė drejtpėrdrejtė tė saj, shprehės i idealeve atdhetare dhe demokratike nė kushtet e reja qė u krijuan nė shekullin e njėzetė.Mėnyrat e pasqyrimit tė jetės, nė krijimtarinė e tij, janė vazhdim i natyrshėm i teknikės letrare tė Rilindjes, ku mbizotėron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.Deri mė 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip tė franēeskanėve. Nė janar tė atj viti ai bėhet bashkthemelues dhe pjestar aktiv i shoqėrisė "Bashkimi", tė cilėn e drejtoi poeti atdhetar Preng Doēi. Me alfabetin e kėsaj shoqėrie u botuan edhe krijimet e Fishtės tė kėsaj periudhe. Mė 1902 emėrohet drejtor i shkollės franēeskane nė Shkodėr gjer atėherė e drejtuar nga klerikė tė huaj. Menjėherė ai fut gjuhėn shqipe si gjuhė mėsimi nė kėtė shkollė. Arrin tė botojė kėngėt e para tė "Lahutės sė Malėsisė", kryevepėr e poezisė epike shqiptare, mė 1904. Mė 1907 boton pėrmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", mė 1909 pėrmbledhjen lirike "Pika voėset" mė 1913 "Mrizi i Zanave". Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Mė 1908 ai mori pjesė nė Kongresin e Manastirit si pėrfaqėsues i shoqėrisė "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punėn e Komisionit tė Alfabetit. Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė ai e kishte pritur me entuziazėm tė veēantė, por Luftėn Ballkanike dhe Konferencėn e Ambasadorėve me njė brengė tė madhe. Shkodra, qyteti i tij, tė cilin kėrkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte nė duart e fuqive ndėrkombėtare. Brenga dhe entuziazmi duken nė poezitė, por edhe nė shkrimet publiēistike qė boton nė revistėn "Hylli i dritės", revistė letrare-kulturore, tė cilėn e themeloi nė tetor 1913 dhe u bė drejtor i saj. Nėn pushtimin austriak boton gazetėn "Posta e Shypnisė" (1916-1917), mė 1916 themelon, bashkė me Luigj Gurakuqin, Komisinė letrare qė kishte pėr qėllim krijimin e gjuhės letrare kombėtare.
    Mbarimi i Luftės sė Parė Botėrore pėrkon me pjekurinė e plotė tė personalitetit tė Fishtės si poet, si intelektual, si politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatė vitit 1920 ėshtė sekretar i pėrgjithshėm i delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Paqes nė Paris. Nė dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrės. Nė prill 1921, nė mbledhjen e parė tė parlamentit shqiptar zgjidhet nėnkryetar. Si nėnkryetar i Parlamentit kreu veprimtari tė dėnduara politike. Merr pjesė nė Revolucionin e Qershorit 1924. Pėrndiqet pas rikthimit tė Zogut nė Shqipėri. Vitet 1925 e 1926 i kalon nė Itali. Ndėrkohė, krijon, boton e riboton pareshtur. Tė kėsaj kohe janė edhe pjesa mė e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit nė Shqipėri nis etapa e fundit e krijimtarisė sė Fishtės. Kėsaj etape i vė vulėn pėrfundimi e botimi i plotė i "Lahutės sė Malėsisė", (1937).
    Pėr veprimtarinė poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime tė ndryshme. Mė 1931 Greqia i jep dekoratėn "Foenix". Mė 1939 Italia e bėn anėtar tė Akademisė sė saj. Vdiq nė Shkodėr mė 30 dhjetor 1940.


    VEPRA
    Poezinė e parė Fishta e botoi nė "Albania", mė 1899, me peudėnimin E popullit. Gjatė veprimtarisė sė dendur botuese, e cila, pėrveēse nė librat u publikua edhe nė 15 gazeta e revista tė kohės brenda edhe jashtė vendit, veprimatia e tij pėrfshin 40 vite tė jetės, ai pėrdori 24 pseudonime.
    Si krijues Fishta, nė radhė tė parė ishte poet. Pėrkushtimin mė tė madh e pati ndaj epikės. "Lahutės sė Malėsisė", veprės sė jetės, ai i kushtoi 40 vjet punė. Ndėrsa vepra tjetėr epike "Moisi Golemi dhe Deli Cena" u botua jo plotėsisht nė shtypin periodik. Tonet e madhėrishme heroike, burimėsia e papėrsėritshme e pėrfytyrimeve, shqiptarėsia nė dhėnien e mjediseve, heronjve, rrethanave qė kanė bėrė qė Fishta, si epik tė quhej "Homer i Shqipėrisė". Ndėrthurjet e ndryshme tė mitologjisė me realitetin, ashpėrsia e stilit , mendimi i fuqishėm filozofik, dramaciteti i veprės kanė bėrė qė Fishta tė krahasohet nė kėtė lėmė me Gėten e Danten.


    -- pėrgatitur nga: Denis Zavalan
    Marre nga www.shkoder.net
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FLORIRI : 21-04-2005 mė 09:25
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  2. #2
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516

    Gjon Shllaku helenisti i madh.Perkthimi tij i "Iliades" me i arriri ne ballkan

    GJON SHLLAKU
    Profesor Gjon Shllaku, helenisti i madh

    Fadil Kraja

    Nė 80 vjetorin e lindjes sė pėrkthyesit tė mirėnjohur Gjon Shllaku. Kalvari i gjatė i vuajtjeve dhe pėrpjekjet pėr tė nxjerrė nė dritė njė fjalor tė ri latinisht-shqip prej 65000 fjalėsh.

    -shqip-

    ____________________________________

    Ishte vetėm 17 vjeē, student nė Seminarin papnor tė Shkodrės, kur zotėronte shkėlqyeshėm latinishten, greqishten e vjetėr, frėngjishten dhe italishten. Pikėrisht nė kėtė moshė pėrktheu romanin "Ben Hur" tė Wallasit. Ishte njė pėrkthim qė u konsiderua nga profesorėt e tij e mė pas edhe nga lexuesit si i pėrsosur. Ky roman i dha mė tej atij zemėr e forcė pėr t'i hyrė udhės sė vėshtirė dhe fisnike tė pėrkthimit. Udhė e gjatė, tashmė 63- vjeēare. Kėto ditė i shkova nė shtėpi pėr ta takuar, sepse prej kohėsh nuk del nga shtėpia. Tashmė ėshtė 80-vjeēar dhe i sėmurė. E gjej duke punuar. Fjalorė, dosje dhe pirgje letrash dhe diku mė tej makina e vjetėr e shkrimit... Po i hedh dorėn e fundit njė vepre madhore, fjalorit diakronik latinisht-shqip. Ka 16 vjet qė punon pėr kėtė fjalor, origjinal prej 65 000 fjalėsh. Mė tregon dosjen e trashė. Janė 4800 faqe tė daktilografuara nė atė dosje. Ėshtė i zbehtė nė fytyrė, por buzėqeshja plot mirėsi qė nuk iu nda gjithė jetėn, mė bind se terapia mė e mirė pėr tė ėshtė vetėm puna. I shtyn ditėt i kėnaqur me pensionin prej 1800 lekėsh, pension i "posaēėm". Edhe e shoqja ėshtė e sėmurė. E tashmė dy pleqve fisnikė iu shėrben vajza, e cila ėshtė shpėrngulur nė apartamentin e babait sė bashku me burrin dhe fėmijėt.
    * * *
    Profesor Gjon Shllaku, ky mjeshtėr i madh dhe i pashoq qė sapo mbushi 80 vjeē, i bėri tė flasin shqip Homerin, Eskilin, Sofokliun, Euripidin, Virgjilin, Ovidin, Horacin, Shekspirin, Hygoin, Rasinin, Alfred De Musenė, e deri tek papa Gjon Pali i dytė. Ai bėri tė tingėllojė aq bukur ėmbėlsia e vargjeve tė La Martinit, trishtimin e Shatobrianit, gazin e ēiltėr tė Bomarshesė, Ėshtė pikėriasht ai, pra, profesor Gjon Shllaku, pėrkthyesi i pashoq i 50 kryeveprave botėrore, nė tė gjitha gjinitė, tragjedi, komedi, poezi, prozė, esse, mendime filozofike, histori... Gjon Shllaku, helenisti i madh, fitues i diskut tė argjendtė, nga qeveria greke, si njė ndėr pėrkthyesit mė tė shquar tė letėrsisė antike greke, ėshtė nderuar edhe me "Urdhrin Naim Frashėri i artė", dhe i ėshtė dhėnė me tė drejtė titulli "Profesor" nga Kėshilli i Ministrave dhe komisioni i kualifikimit shkencor. Ai ėshtė gjithashtu fitues i "Pena e artė" nė vitin 2001 pėr pėrkthimin "Gjeorgjikat" e Virgjilit.
    * * *
    Tek kujton jetėn e Gjon Shllakut, ndien dhimbje, por edhe krenari njėherėsh. Sa e egėr dhe sa mizore ėshtė treguar jeta me tė. Sa shumė i ka dhėnė Shqipėrisė ky njeri kolos dhe sa pak mori prej saj.
    Kur ishte 22 vjeē, student nė vitin e tretė nė fakultetin teologjik, e arrestuan, nėn akuzėn si anėtar i organizatės "Bashkimi Shqiptar" dhe dėnohet me 101 vjet burgim. Provon tė gjithė kampet famėkeqe tė Shqipėrisė komuniste. Ėshtė djersa dhe puna e tij nė betonin e fushės sė aviacionit nė Rinas, tek Ura Vajgurore, nė tharje kėnetashe nė miniera, nė thyerje gurėsh. Kur ishte nė burgun e Burrelit, natėn, nėn dritėn e zbehtė tė llampės sė kapanonit, mėsonte anglishten, gjermanishten, spanjishten, dhe greqishten e re. Dhe aty nė burg pėrkthente nga tė gjitha kėto gjuhė. Kur del nga burgu nė vitin 1957, nė moshėn 34-vjeēare, ky poliglot, zotėrues tashmė i 18 gjuhėve tė huaja me njė vandak pėrkthimesh, nė dhomėn e tij birucė ku banonte me prindėrit do tė provojė kalvarin e punės poshtėruese nė kooperativėn e artizanatit dhe nė Zukth kashta. Herė ishte punėtor i thjeshtė e kur lufta e klasave gjoja zbutej e bėnin normist. Por ai punonte dhe kurrė nuk ankohej. Itinerari i ditėve tė tij ishte shtėpi-vendpunim. Nė ndėrmarrje gjithmonė djersė dhe fyerje, ndėrsa nė shtėpi pasditeve dhe natėn futej mes studimeve krijimeve e pėrkthimeve tė tij tė dashura. Me ndihmėn e njerėzve tė mirė e sidomos tė Llazar dhe Drago Siliqit (drejtor i shtėpisė botuese "Naim Frashėri") arriti tė botojė kryeveprėn e tė gjithė kohėrave "Iliadėn" e Homerit, botim ky qė bėri bujė tė madhe, megjithėse pėrkthimi ishte nė gegėrisht. Ky pėrkthim u ribotua sėrish nė 1979 nė gjuhėn letrare dhe dy herė nė Kosovė mė 1971-2000. Por u gėzua para kohe Gjon Shllaku, pasi pa tė botuar "Iliadėn" e tij mė 1965 e njė vit mė vonė kur botohet nga Drago Siliqi edhe "Historia e Skėnderbeut" e Sansovinos, pėrkthyer nga origjinali italisht. U gėzua para kohe, sepse nga ai vit e mė pas do t'i mbyllej pėrfundimisht porta e botimeve. Lufta e klasave e dėnoi pėrsėri, kėtė radhė me heshtje e pėrbuzje. As Llazarėt e as Dragot nuk mund ta ndihmonin mė. Pėrkundrazi, kur dėrgoi tragjedinė e Sofokliut nė Akademinė e Shkencave, pasi e lanė katėr orė tė presė, qė tė takohet me drejtuesit, i thonė nė korridor: "Nuk ka nevojė populli pėr pėrkthimet e njė armiku tė klasės". Megjithatė ai sėrish nuk ra nė dėshpėrim. Vazhdoi tė pėrkthejė, tė krijojė (sepse ai ėshtė edhe autor tragjedish. Siē tregon pėrmes butėsisė dhe buzėqeshjes:
    "Dum spiri spero" (sa marr frymė shpresoj).
    "Shpresoja se do tė vinte njė ditė qė puna ime do tė dilte nė dritė". Dhe ajo ditė erdhi pėr Gjon Shllakun. Vitet e demokracisė ia hapėn dyert e botimit gjithė veprave tė tij. Vonė pėr 80-vjeēarin.
    - "Por mė mirė vonė se kurrė!" - pėrgjigjet mjeshtri i madh. Tani veprat e tij botohen nė Itali, Greqi, Francė, Amerikė. E thėrrasin nė konferenca dhe kongrese, e bėjnė anėtar tė komisioneve e kėshillave artistike, e vėnė nė presidiume e tribuna. Por 80-vjeēari ka vetėm atė buzėqeshjen plot mirėsi, si dikur, si nė burg, si nė punėn e rėndė tė mbijetesės... si tani. Ėshtė eliksiri i jetės sė tij, kjo buzėqeshje. Puna, gjithnjė puna.


    Falenderojme gazeten "Illyria",New York
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  3. #3
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    FISHTA DHE TOLERANCA.

    - shkruan Fishta, nė dhjetor tė vitit 1913, me rastin e pėrvjetorit tė parė tė shpalljes sė pavarėsisė, -Shkodra e kremtoi me njė pjesėmarrje, organizim e disiplinė tė jashtėzakonshme 28 nėntorin. Njėzetmijė vetė, pra gati tė gjithė banorėt e qytetit, morėn pjesė nė kremtim. Kėtu mė qartė se kurrė deri atėherė u pa se myslimanė e tė krishterė, katolikė e ortodoksė qofshin, dijnė me u vėllaznue nė idealin kombėtar. Ky vėllaznim, u shpreh edhe nė kėtė natė simbolikisht me drita kandilash, qė si varg yjesh lidhnin minaren e Xhamisė sė Fushės sė Ēelės me kumbanaren e kishės sė Gjuhadolit."
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  4. #4
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516

    Pader Anton Harapi

    I harruari i paharrueshėm: At Anton Harapi ofm,

    martir i fesė dhe i shqiptarizmės sė kulluar



    "A e dini se ēdo ndertese i vihen temelet n'dhe? Edhe pse n'varr,

    ne hijshem duhet t'jemi gurt e temelit t'njiasaj

    binajet'cillin sot e quajm Shqypni"



    At Anton Harapi (1888 - 1946)

    (nga Klajd Kapinova Manhattan, New York)


    Njė sqarim i "vogėl" pėr lexuesit shqiptar

    Kam lexuar para disa kohe me njė kujdes tė veēantė njė shkrim kuptimplotė tė publicistit tė mirėnjohur shqiptaro - amerikan z. Mergim Korēa, nė gazetėn "Illyria" nė Manhattan Neė York.

    Ju pėrgėzoj i dashur bashkatdhetar, qė jeni shumė i shqetėsuar pėr mosfutjen e emrit tė veprės martire tė At Anton Harapit nė fazėn e kanonizimit, qė Selia e Shenjtė nė Vatikan aplikon pėr meshtarėt e Krishtit nėpėr botė. Dhe pikėrisht pėr Atė Ushtar e Dishepull besnik tė Urdhėrit tė Shėn Franēeskut, qė i zbadhur dhe me sandale mes varfėrisė qėndroi pranė e mes popullit tė vet, ku, si gjithnjė pėr te Shqipnia ishte NJI nė Veri e Jug. U privua nga kjo e drejtė e merituar, pikėrisht franēeskani i pėrvujtė, qė u pushkatua barbarisht me fjalėt e Krishtit nė gojė: "Fali o Zot se nuk dijnė ēka bajnė", "Rrnoft Krishti Mbret!", "Rrnoft Shqipnia edhe pa ne!".

    Keni shumė tė drejtė i nderuari z. Korēa, kur thoni, se me At Antonin, do tė ndodhė njėsoj sikurse i ngjau Shėn Padre Piu - t, i cili, kur ishte nė jetėn tokėsore thoshte: "La Benedizione del Signore scenda su di te, sulla tua casa e su tutte le persone a te care".

    Atėherė ē'vlerė ka pendesa, kur veprimi i padrejtė, pėr mosshėnimin e emrit nė listėn e martirėve shqiptarė ėshtė bėrė me dėshirėn e njė individi apo "komisioni" shqiptarėsh. Askush nuk ka drejtė t'i jap tė gatshėm nė tabaka Selisė sė Shenjtė, se ky meshtar e meriton apo jo, qė tė bėhet martir i lterit!

    Me sa di unė, Komisioni i Rishqyrtimit tė Aktit tė Martirizimit tė Klerikėve Katolikė nė kohėn e masakrave tė komunizmit (sikurse nė tė gjithė vendet diktatoriale e komuniste tė ish - Evropės Lindore) nga Vatikani, ka kėrkuar prej Konferences Ipeshkvnore tė Kishės Katolike nė Shqipėri dokumentet (tė marra nga Arkivi Qendror i Shtetit, aktet e gjyqeve), dėshmi me deklarata autentike nga pėrsona, qė dėshmojnė vėrtetėsinė e faktit tė kėrkuar, dhe jo tė paragjykohet nga gjyqi i dytė shqiptar absurd, etj.

    "Komisioni" apo individ, kushdo kjoftė, duhet t'i ketė parė pikturat ose arkivat, qė i kushtohen pushkatimit tė klerikėve katolikė, njė prej tė cilėve ėshtė edhe At Anton Harapi.

    Frati i pushkatuar e i anatemuar pa mėshirė, ka nevojė qė tė qitet nė shesh me dokumente autentike dhe jo tė marrė tė gatshme nga zyrat e ekzekutorėve etėrit dhe bijtė e tė cilėve ende drejtojnė Shqipėrinė. Ata deri mė sot ende nuk kanė bėrė "mea culpa", pėr krimet mosturioze dhe me ndėrgjegje sipėrore, qė kanė bėrė kundėr njerėzimit e popullit tė vet.

    Veprimi i njėanshėm dhe me tendenca diskriminuese, qė kanė pėrdorur sot servilėt e sistemit, qofshin kėto dhe me petk meshtarak, ėshtė njė shkelje e sė drejtės, me njė paragjykim, ndaj martirėve tė krishtėrimit, qė e kanė derdhur gjakun e tyre, pėr ungjillizimin e popullit dhe dashninė e besimtarėve shqiptarė.

    Sikurse po vihet re rėndom, shpesh po abuzohet, pa tė drejtė, pėrmes njė fotografie, ku ka dalė frati At Anton Harapi (qė ka kaluar nė amshim), me njė ushtarak tė lartė gjerman tė quajtur general Fitstum, nė periudhėn e Luftės Dytė Botėrore...

    Mirėpo, kushdo e di, se e gjithė hierarkia e lartė kishtare, qė ka 11 vjet pushtet shpirtėror nė Shqipėri (25 Prill 1993 - 2004), pas vitit 1993 me pėrjashtim tė Shkėlqėsisė sė Tij imzot Zef Simoni Ipeshkėv (qė ka vuajtur kalvarin komunist pėr 12 vjet nė Spaē, Burrel, Sarandė, etj.), pėrsa i pėrket historisė sė martirizimit tė prelatėve tanė, nuk i njohin, dhe mendoj se nuk kanė tė drejtė tė vendosė apriori.

    Mendoj, se nuk ėshtė vonė rivlerėsohet siē i takon realitetit dhe sa mė shpejt tė bėhet dorėzimi i materialeve pėr fratin Anton Harapi nė Vatikan, mbasi drejtėsia herėt ose vonė do tė triumfojė...

    Do tė vijė njė ditė, qė madhėshtia e Pader Anton Harapit tė lartėsohet, ashtu sikurse ngjau pas shumė dekadash me Shenjtin e ditėve tona Shėn Pader Piu - n.

    Faqet e historisė, tė mbushura me male kufomash tė pafajshme nga kmerėt e kuq tė polpotit tė Tiranės sė kuqe tė diktatorit gjirokastrit largkjoft, me heshtjen e tyre stoike po flasin e kėrkojnė drejtėsi. Opurtiniteti e konformizmi me xhelatėt ekzekutorė, qė janė sot nė pushtet, pas revolucionit bolshevik neokomunist tė vitit tė zi 1997, do tė shkrihet si kripa nė ujė...

    Nė njė natė tė errėt e tė vranėt, u hapėn gropa tė mėdha kolektive. U gjakosėn qielli e toka, u thanė trungje shumėvjeēare. U vranė nga komunistėt, bijtė e kėsaj toke, qė shquheshin pėr nga lartėsia shpirtėrore, pėr nga zgjuarėsia e trimėria.

    Shumė klerikė katolikė u pushkatuan me gjyq fars dhe pa gjyq, u burgosėn, internuan dhe zhdukėn pa lėnė asnjė gjurmė. U vranė mizorisht 8 kryeipeshkėvij, 4 ipeshkėvij, 53 priftėrinj dioqezanė, 25 franēeskanė, 10 jezuitė, 10 seminaristė. Ata sėbashku kishin bėrė 881 vjet burg ose gati 9 shekuj vuajtje. Gjithashtu, ata kishin kryer 450 vjet studime akademike nė 24 universitete tė ndryshme botėrore. Kėtė fat tė zi kishte edhe At Antoni. Nė kėtė mėnyrė, historia njerėzore mbetet njė meteor, qė shndritė pėrjetė veprėn e prelatėve tė kishės e nacionitit shqiptar tė mbisalvuar, pėr ideale tė larta e tė pastra shqiptare e fetare.

    Asnjė pėrkujtimore shkencore, letrare, pedagogjike dhe kristiane, nuk ėshtė bėrė pėr pėrkujtimin e veprės e jetės sė tij nė dobi tė shqiptarizmės sė kulluar. Tash 14 vjet nė Shqipėri dhe pėr mė tepėr nė vendlindje nė qytetin e Shkodrės, nuk ėshtė bėrė asgjė, as nga Urdhėri Franēeskan, qė e ka pėr detyrė tė pėrkujtojė pararendėsit martirė tė Shėn Franēeskut, njė shembėlltyrė e tė cilit ishte edhe frati mbarshqiptar At Anton Harapi.

    Kujtoj me respekt, se vetėm para 7 viteve nė Prishtinė, revista letraro - kulturore "Jeta e Re" (Nr. 1, Viti XLIX, Janar - Shkurt), nėn drejtimin e shkencėtarit tė mirėnjohur prof. dr. Anton Nikė Berishės, profesor nė Kozenca tė Italisė, se nė vitin 1997, i ka pėrkushtuar njė numėr tė veēantė At Anton Harapit.

    Asnjė pendesė, nuk ka nga ata autorė, qė dje e mallėkuan me shkrime turpi dhe sot pėrsėri po rishkruajnė me metodėn e ideologjisė sė "socialrealizmit komunist", "Historinė e Letėrsisė Shqipe" (Antologjinė) dhe tė ashtėquajturėn "Histori e Populli Shqiptar" (2002 - 2004), ku, domonojnė "Prof. dr." e komunizmit, qė vijojnė tė ndajnė tė njėjtin mentalitet tė mykur komunist, pėr njė ndėr pėrsonalitetet e larta tė shekullit XX.



    Kush ishte dhe mbeti At Anton Harapi



    "Me fjalė tė tjera, vepra e tij letrare, aq sa tė motivon nė ripėrtritjen dhe kultivimin e cilėsive pozitive tė qėnėsisė shqiptare, qė nuk i vjetron koha, po me aq forcė e ngulm sugjeron nevojėn e frenimit tė destruktivitetit qė individi e ka brenda tij, e qė herė - herė qet krye e shprehet nė forma tė ashpra e tė egra e qė ėshtė me pasoja tė mėdha. Pra, ajo shenjėzon nevojėn e mėsimit nga pėsimet dhe ndėrgjegjėsimin pėr veprim tė arsyeshėm, tė ndershėm e tė denjė, sė pari brenda vetes e pastaj dhe nė marrėdhėnie me tė tjerėt."



    Dr. Anton Nikė Berisha





    Ai lindi nė Shirokė tė Shkodrės, mė 5 janar 1888. I biri i Loros dhe i Ēiles, shtoi gėzimin e familjes qė jetonte buzė valėve tė Liqenit piktoresk. Babai merrej me peshkim, tė cilin e kishte traditė. Nė fėmijėri bashkmoshatarėt e thėrrisnin Gaspėr, sepse ishte i pagėzuar me kėtė emėr. Qė nė moshė tė re, hyri nė Kolegjin e Jezuitėve dhe mė pas nė Kolegjin Franēeskan, qė ishte dhe mbeti shtylla e traditės sė mirėfilltė kombėtare shqiptare, duke qenė pėrherė njė pikė e mirėfilltė referimi, pėr tė gjithė gjeneratat e mėvonshme, qė dolėn nga kjo qendėr e rrezatimit tė fortė tė gurrės sė pashtershme popullore fetare e atdhetare.

    Vocėrraku, aty mori njohuritė elementare tė teologjisė, rriti cilėsinė e mendjes sė vet, duke fisnikėruar zemrėn me kulturė fetare, u mėkua me dashurinė e thellė pėr Atdheun. Si fėmijė dallohej pėr mirėsi, butėsi, pėrshpirtėri, duke qenė njė dashamirės, me vepra tė lloj - llojshme mėshire.

    Rezultatet e larta nė shkollė i mundėsuan adoleshentit tė menēur, tė vijojė studimet e larta nė disa qytete tė rėndėsishme tė Austrisė, qė njihen si metropole tė rrezatimit tė kulturės sė lashtė e bashkėkohore botėrore. Kėtu rregullisht studio nė Villach tė Tirolit, Salezburg dhe Shvarc pėr degėn adhuruese tė tij teologji. Ai ishte njė enciklopedi, qė ecte me dy kėmbė mbasi, preferonte shumė tė ishte nė kontakt me bibliotekat, si njė frekuentues shumė i rregullt dhe i azhurnuar me tė gjithė median e huaj evropiane, qė vinte nė bibliotekė.

    Pranė profesorėve tė mirėnjohur austriakė dhe tė traditės fetare vendase, ku studioi pėr degėt e adhuruara teozofi e filozofi. Ai, menjėherė pėrfitoi njė kulturė tė shėndoshė oksidentale, dije tė qėndrueshme, pėrpikmėri tė dalluar tė stilit gjerman, qendresė tė shpirtit tė hekurt franēeskan.

    Duhet vėnė nė dukje, se pikėrisht nga ky element i vlefshėm franēeskan, rezulton, se franēeskanėt nė tėrėsi, pa kursim derdhin energjitė e tyre nė kulturė, dije, pėrparim, cilėsi me vullnet pune dhe inisiativė tė lirė pėrsonale tė spikatur nė tėrė Shqipėrinė.

    Kėsisoj, mbi tė gjitha nė unitet dominoi bashkimi i tė gjithė virtyteteve pozitive, duke plotėsuar mė tej shpirtin e pastėr franēeskan, me tė cilin frati ynė ishte i edukuar qysh nė fillim.

    Gaspėri i ri, bėhet At Anton Harapi nė Shqipėri. Dijet e thella akademike, qė kishte akumuluar gjatė viteve tė studimeve, nuk do ta tulatshin kujtesėn e tij tė freskėt, por do tė shpėrthenin valė - valė, gjithnjė nė nivele tė reja rritjeje, me njė dinamikė pėr t'u pasur zili, tė cilat, falė aftėsive pėrsonale, do t'i reflektonte me finesė.

    Argumentet, qė buronin nė mėnyrė tė natyrshme, nė ēdo kohė dhe rrethanė, do t'i parashtronte me njė logjikė tė hekurt gjermane. Kjo ishte aftėsi profesionale vetėm e njė gjeniu tė rrallė. Dhe njė njeri i tillė, dy herė nuk do tė pėrsėritet nė tokėn shqiptare. Mbi freskinė dhe mendimin e gėrshetuar filozofik, pėr stilin e matur karakteristik, tė lidhur me rrjedhshmėri, Don Kolec Prenushi, na ofron para 68 vjetėve kėto rradhė vlerėsimi: "... mendje dialektike, qi shkruen kryeartikuj, nder cillt disa janė kryvepra. Dija e thell, arsytimi i lidhun, analizimi i holl, stili i peshuem, dallojn gjith shkrimet e tija. Mund tė jetė i thatė, i ftoht, por ai asht i drejt e i pafajshem". (Shih, "Hylli i Dritės", 1936, fq. 583).

    Pėr tė gjithė ata (Enver Hoxha "Vepra 3", Tiranė 1968, fq. 236; E. Hoxha "Vepra 6", Tiranė 1971, fq. 282 - 283; Ramiz Alia nė librin: "Enveri ynė", Tiranė, 1988, fq. 19; Hulusi Hako me librin: "Akuzojmė fenė", Tiranė, 1968, fq. 79; Ragip Beqja me librin: "Veprimtaria antikombėtare e klerit katolik shqiptar", Pjesa I, Tiranė 1969, fq. 126 - 127, 203, 221; Akademia e Shkencave e R.P.S. e Shqipėrisė me librin: "Historia e Shqipėrisė", Pjesa III, Tiranė, 1984, fq. 553 - 554, 556 - 557), qė hodhėn vrerė, pėr jetėn dhe veprėn e At Antonit, qė vraponte shpejt, pėr tė pėrhapur paqen, dashurinė pėr njeri - tjetrin, e drejtėsinė midis njerėzve, do tė ishte me vend, qė nga thellėsia e shekujve, t'u pėrgjigjemi me njė fjalė tė urtė tė skalitur nga Paskal: "Ndėrgjegja, ėshtė libri mė i mirė moral qė kemi dhe me tė cilin, duhet tė kėshillohemi mė shumė".

    Kujtojmė, se posaēėrisht, pėr tė ulur figurėn e martirit shqiptar franēeskan, pseudoshkrimtari Skėnder Drini, pėr tė pėrfituar poste dhe "merita", zhgarravitė me urretjen e tij latente, romanin: "Shembja e hidhujve" (Tiranė, 1975), e mė pas libretin e dramėn pėrvese me tė njėjtin titull. Autori pėr pėrsonazh kryesor, ka tė ashtėqujtunin "Harapi i Shkodres", duke fyer edhe mė tej me skenarin e filmit me tė njėjtin titull. Tėrė kėto shpenzime nė letra, bojė dhe tė holla, bėhen vetėm e vetėm kundra pėrsonalitetit tė mirėnjohur asokohe, martirit At Anton Harapit.

    Si intelektual model, njeriu i ndritur me veladon Pader Harapi, sillte me vete mentalitetin e misionarėve pėrparimtarė europianė, qė nė shumicė asokohe kishin nė zotėrim shartet e Provincės Franēeskane (shek. XII - XIII), qė po hidhte shtat me palcė e fizionomi shqiptare, tėrėsisht me taban solid, e cila gradualisht kishte ēelur gonxhe, qė shpėrthyen nė tė ardhmen lulėzimin e kulturės amtare shqiptare, ku, nė rezonancė dominonte fryma e ngrohtė franēeskane "lutu e puno".



    Veprimtaria fetare e atdhetare



    Nė vitin 1910, At Antoni kthehet nė Shqipėri dhe shugurohet meshtar, duke qenė deri nė flijim meshtar besnik i zhgunit tė Shėn Franēeskut e popullit, qė e donte dhe e respektonte me veneracion. Ai punon si mėsues nė Kolegjin e Fretėnve, ku, kishte mėsuar qysh i vogėl. Si i ri, kishte ide e objektiva tė veēanta e tė kthjellta pėrparimtare, duke i kanalizuar nė njė shtrat tė vetėm, formimin dituror tė rinisė sė ardhshme, me metoda tė tilla, ku, dallohet universaliteti i dritės perėndimore, pėr t'i ndriēuar tė gjitha sėbashku pa dallim bindjesh, pėrkatėsish, krahinash, origjinė edukimi, lloje shkollash, duke nisur qė tė edukoj kėsisoj njerėz me virtyte, ku, mirėsia, dashuria, feja, nacioni tė jenė bashkudhėtarė tė pandashėm tek shqiptarėt gjatė gjithė jetės.

    Gjatė tetorit tė vitit 1912 deri nė prill 1913 (vite tė trazimeve tė mėdha tė Luftės sė Parė Botėrore), i pėrkushtohet shėrbesave fetare nė kishėn "Zoja Rruzare" nė Arrėn e Madhe nė Shkodėr, ku ishte edhe Kuvendi Franēeskan. Nė kėtė lagje, u njoh dhe ballafaqua me varfėrinė e tejskajshme, tė cilėn e pėrjetonte ēdo ditė vetė, mes banorėve pa dallim feje.

    Viti 1916, pėr banorėt malėsorė tė Dukagjinit, ishte njė vit i vėshtirė, vit i sėmundjes epidemike tė kolerės, ku, njerėzit njeri pas tjetrit vdisnin dhe askush nuk u gjendej pranė nga frika e lėngatės. Por meshtari karizmatik, me shpirt tė pastėr fisniku, u gjend si shėrbetor i grigjės pranė tyre, pėr t'i ngushėlluar dhe ndihmuar. Ai kishte zgjedhur udhėn e vetėflijimit nga sėmundja e mundshme, duke iu gjendur tė lėnduarve, qė kishin mungesė ngrohtėsie prindėrore dhe ilaēe mjekėsore asokohe. Dashurinė dhe humanizmin, si vlera tė larta dhe tė pastra tė doktrinės e jetės kristiane, ai kėrkonte t'i zbatonte nė ditė tė vėshtira me tė gjithė tė prekurit nga sėmundja dhe varfėria e kohės sė vėshtirė, qė shqiptarėt jetonin nė ato vite. Si njė vėlla i pėrkushtuar nė Krishtin nė Kuvend, pėrkrah murgeshave tė heshtura dhe stoike nė misionin e Krishtit, ai lidhi plagė, pastroi me duart e tij trupat qė ishin buzė vdekjes sė sigurtė, u mėkoi dashuri dhe humor tė ngrohtė shkodran besimtarėve tė
    vet, qė ēdo ditė e falėnderonin pėr kurajon dhe respektin qė ushqente nė ēdo kohė e ditė pėr malėsorėt?

    Frati 25 vjeēar, me ndjenja tė holla tė humanizmit, ecte nė kėmbė, nėpėr katunde tė thella e tė ashpra malore, nė tė gjitha shtėpitė e bjeshkėve tė thepisura tė Dukagjinit (Malėsia e Mbishkodrės), pėr tė shpėtuar nga vdekja e sigurtė malėsorėt, duke i ndihmuar drejtpėrdrejtė nga ana profilaksike kundėr kolerės, kėsaj murtaje tė fillmshekullit XX, qė kishte pėrpirė miliona jetė njerėzish nėpėr botė...

    Viti 1918, fratin e Urdhėrit tė Shėn Franēeskut (vendosur nė Arbėri nė shek. XIII), e gjeti famullitar nė katundin Grudė. Binomi "Fe e Atdhe", qe aorta e zemrės sė tij, e Gruda ishte terreni, ku, edhe njė herė shpalosi zgjuarėsinė dhe dituritė e thella enciklopedike, tė cilat, spikaten sipas mendimit tim, nė dy rrafshe: sė pari, nė fushėn e gjėrė politike, ku, pėr interesat e larta tė nacionit pranonte tė flijohej, pėr tė mirėn e pėrbashkėt; sė dyti, spikat me sukses nė lėmin e letrave shqipe, duke pasur pendė e mendim tė mprehtė, tė cilat admiroheshin nga qarqet preferuese tė sferės sė letrave albanologjike.

    Pėr tė tillė mendimtar e publicist prodhues e cilėsor, me polemikė rezultative dhe mendime tė reja, pohohet me tė drejtėn e qytetarisė, se epoka e njerėzve tė mėdhenj vulos me gjurmėt e veta tė pashlyeshme, ku, kėtu dallohen mirė njerėzit e ndritur, qė denjėsisht i pėrfaqėsojnė, nė paradėn e sė cilės, bėn pjesė edhe emri i ndritur i At Anton Harapit.

    Pa hyrė nė hollėsira e zgjatje tė tepėrta, nė kontekstin e kėtij shkrimi modest, dua tė nėnvizoj idenė e ndonjė mediokri, qė e trajton apo vlerėson si sakrilegj bashkėpunimin e Kishės Katolike nė Shqipėri me problemet nacionale, kur dihet historikisht, se nė shekuj kemi tė pėrcaktuar parimet kryesore tė kėtij uniteti nga etėrit dhe dijetarėt e shquar tė Kishės.

    Nė kushtet kur populli ynė jetonte errėsirėn mė tė gjatė mesjetare dhe njėkohsisht tė shoqėruar me plot kalvare pėrsekutimi, nėn pushtimin mė tė egėr tė barbarėve otomanė, nė veēanti klerikėt katolik (nė trojet etnike shqiptare dhe shtetin amė), kanė qenė sistematikisht, gjatė shekujve vetėdija e nacionit shqiptar, duke sjellė pėrherė zgjimin e ndėrgjegjės sė mirėfilltė nacionale. Nė kėtė kohė, shekull pas shekulli, kultura shqiptare u ngrit nė nivele tė reja, brenda kishės sonė, por qė gjatė pėrbuzjes sė gjatė, zėvendėsoi me dinjitet Akademinė e Parė Shqiptare brenda universit shqiptar.

    Sa pėr ilustrim, po sjellim njė shembull, tė cilin esencialisht po e trajtoi mė poshtė. Nė veprėn mė tė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės: "Angazhimi ynė shoqėror", nė mėnyrė filozofike, autori i saj, prof. Giorgio La Piera (1904 - 1977), nėnvizon: "Nga pikėpamja katolike, politika ėshtė veprimtaria udhėheqėse e jetės njerėzore, qė ushtrohet nga shteti, gjinia ose nga klasat me plotėsinė e problemeve shpirtėrore dhe materiale tė individit dhe komunitetit".

    Kėto dije tė kohės, i kishte si vizione tė kjarta At Anton Harapi dhe po udhėtonte nė rrugė tė sigurtė. Ai, pėrherė mendonte e vepronte nėn shembullin e idealeve, qė i kishte si pika referimi, se "... njerin e ban shpirti dhe ndergjegja, e paraqet sjellja, e vlerson puna; apostullin e rrit ideali, qendresa e guximit; bamirsin e krijon zemer-gjansija e vetmohimi. Para plumbit, qi e rrzoi perdhe, shqiptoi pa za: "Lumin e ep deka kunoren e ven varri", - shkruan nė parathanien e vepres "Andra e Pretashit", studiuesi i afėrt i tij Gjin Duka (alias At Daniel Gjeēaj)...

    Ai njohu me tė gjitha pėrmasat e saj zonėn e Grudės sė Malėsisė sė Madhe, koloritin e gjallė tė zakoneve, vajet, dasmat, epiken, psikologjinė origjinale tė trevave kreshnike tė marra nė studim, pra tėrėsinė klasike tė kulturės sė pasur nacionale ende tė palėvruar asokohe...

    Nė kėtė mjedis tė ri dhe tė pėrshtatshėm pėr mendjen dhe punėn e tij me pasion lindi dhe u rrit romani "Andra e Pretashit", qė vlerėsohet nga vetė biografėt mė tė afėrt tė autorit, si njė ndėr kryeveprat e dorėshkrimeve, qė i la si pasuri tė paēmuar Atdheut tė vet. Ai ruajti me mjeshtėri kompozimin unik tė njė vepre letrare.

    Midis malėsorėve tė zonės sė Vajzės sė Kastratit (Malėsi e Madhe), spikat njohja e hollė e psikologjisė sė njerėzve, kultura e pasur dhe e gjerė fetare, si bari i popullit, duke qenė pėrherė nė shėrbim tė tij, pėr t'i pajisur ata me nivele tė reja tė civilizimit pėrparimtar. Zelli pėr kulturė qytetare, ishte pjesė e edukatės, falė aftėsive tė lindura dhe tė kultivuara nė fushėn pedagogjike, pėr rininė shqiptare brenda famullisė, ku, ai posaēėrisht kontribuoi ēdo ditė nė formimin e tė krishterėve katolikė tė ndėrgjeshėm, tek e ktheu atė nė qendėr tė rėndėsishme tė akumulimit tė diturive tė reja perėndimore.

    Nė rrafshin politik, mbeti njė zbulues i gjallė i fatit tė popullit shqiptar. Nė kujtesėn e historisė, kanė mbetur tė pashlyera shumė ngjarje, qė gjithsesi kanė emrin e kontributit tė meshtarit tė shqiptarizmės.

    Nė kohėn e turbullirave politike, midis tė cilave ishte mbėrthyer kontinenti i Europės, Fuqitė e Mėdha, hartonin harta tė reja, ku, pa tė drejtė, Shqipėrisė sė vogėl gjeografikisht, i cungoheshin arbitrarisht, njėra pas tjetrės disa treva tė trungut amė.

    A mund tė heshte frati i urtė, pėrballė kėsaj masakre, qė u bėhej ditėn pėr diell tokave shqiptare!? Normalisht, qė jo.

    I veshur me zhgun, me nismėn e vet, organizon menjėherė tre bajrakė, si: Gruda, Hoti e Triepshi dhe pėrmes tyre, i dorėzon Memorandumin e pėrgatitur nga ai vetė nė vitin 1918, komandantit francez nė Shkodėr (asokohe nė Shkodėr, kishin zyren e tyre konsullore 7 pėrfaqėsi tė huaja). Nė bashkėpunim me liberatorin e madh Luigj Gurakuqin dhe "Poetin Nacional" At Gjergj Fishta O.F.M., harton njė Peticion, tė nėnshkruar nga 200 pėrfaqėsues tė tre bajrakėve, drejtuar pėrkatėsisht Konferencės sė Paqes nė Paris, Ministrave tė Jashtėm tė ShBA-sė, Anglisė, Francės dhe Italisė.

    Nė pėrkrahje tė negociatave diplomatike, pėrfaqėsuesit e Grudės, Hotit e Triepshit nė Shkodėr, organizuan demostratėn te Ura e Maxharrit, duke brohoritur:


    "Hot e Grud kekan betue
    Pa gjak malet mos me i l'shue..."





    Frati ynė, kishte miq e dashamirė, duke bashkėpunuar ngushtė me At Marin Sirdanin, At Shtjefen Kryeziu Gjeēovin, Ēerēiz Topullin, Isa Boletinin, Fan Stilian Nolin, At Gjergj Fishtėn, Imzot Vinēenc Prennushin, At Donat Kurtin, Dr. At Gjon Shllakun, Don Ndre Zadejen, Hilė Mosin, Mehmet Shpendin, etj., nė Jug e Veri tė Shqipėrisė.



    Cicėroni i oratorisė

    nacionale nė ligjeratat fetare e nacionale



    "Kjo ishte edukata harapiane. Ai ishte i kryqzuem n'Kryq per Fe e Atdhe"


    At Daniel Gjeēaj (1913 - 2002)





    Nė ligjeratat e tij tė famshme, tė mbajtura nė "Parisin e vogėl", sikurse njihej nga intelektualėt asokohe qyteti kulturdashės Korēa, ndėr tė tjera At Anton Harapi u shpreh: "Jam fetar, por kam tager dhe detyr shoqnor". E rėndėsishme pėr At Antonin, ishte fati i nacionit dhe i martirėve, tė cilėt pėr vemendjen qė i kushtonte rėndėsisė sė tyre, ishin pjesė e jetės sė tij.
    Populli i Shkodrės, kurrė s'do ta harrojė pėrshėndetjen e fundit tė titulluar: "Dy lotet e nji betimi", si shembull i oratorisė klasike shqipe, nė pėrcjelljen e eshtrave tė martirėve nacionalė Mustafė Qullit dhe Ēerēiz Topullit, shtrėnguan duart nė shenjė betimi nacional: "Pėr nji Shqipni tė bashkueme e tė lidhun me idealin e herojve".

    Ajo qė i jep konture tė plota portretit tė tij, ėshtė se ishte e mbeti si teolog, konferencier me mendim tė freskėt e cilėsi tė spikatur, ku, nė mėnyrė tė dukshme shquhet nė drejtime parėsore fetare e nacionale. Gojėtaria e tij, ishte pėrherė e kjartė nė mendimet e shprehura, arsyetimin e lidhur mbi bazėn e njė logjike tė kristalizuar e tė ngjeshur mirė, ku, ēfarėdo qė tė lexosh nga erudicioni solid, tė bie nė sy tema e kuptueshme dhe e pėrshtatshme e veprave qė shkroi dhe kumtesave historike qė ligjėroi para njerėzve me nivel pėrgatitjeje e dije tė ndryshme kulturore.

    Frati stoik, vazhdimisht ishte i pritur pėr njė bashkėjetesė paqėsore, vėllazėrore nė katėr besimet fetare (bektashi, myslimanė, ortodoksė dhe katolikė), ashtu sikurse ka vlerėsuar me tė drejtė biografi i pasionuar At Daniel Gjeēaj, ku, nėnvizon: "Kjo ishte edukata harapiane. Ai ishte i kryeqzuem n'Kryq pėr Fe e Atdhe".

    Viti 1920, mbetėt pėr meshtarin e Shėn Franēeskut, kohė e pėrfshirjes me lėvizjen atdhetare shqiptare, nė kushte e rrethana tė reja, falė enėrgjive tė pashtėrshme tė prelatit, mori njė shtytje dhe organizim tė ri. Mė 1921 - 1924, bėhet drejtues i grupit tė njohur atdhetar "Ora e Maleve", sėbashku me poetin e njohur At Gjergj Fishtėn (1870 - 1940), demokratin liberator Luigj Gurakuqin, Don Lazėr Shantojėn, duke qenė njėkohsisht themelues, drejtues e botues i aftė i fletores "Ora e Maleve", qė rregullisht filloi tė nxirrte grupi nė fjalė.

    Pėr mė tepėr, liberatorit tė madh Luigj Gurakuqit, i pėrkushton veprėn e vet tė titulluar: "Andra e Pretashit", ku shkruhet: "Luigj Gurakuqit- burrit vėrtetė burrė".

    Mė 1924, u zhvilluan zgjedhjet e para nė Shqipėri, ku, gjendet mes "opozitės" sė kohės pėrkrah Gurakuqit, Fishtės, Bajram Currit, At Benardin Palaj, Nolit etj. , qė ishin pararoja e kėsaj lėvizjeje, duke sjellė njė mendim tė epėrm e veprim mė tė pėrshpejtuar racional pėr nacionin shqiptar.

    At Anton Harapi, ka meritė pėr organizmin politik tė kristiandemokratėve shqiptarė (1920) dhe qė lidhen pastaj me pėrpjekjet mė fisnike tė njė partie tė re Demokristiane shqiptare, mė 1930, e cila shquhej me programin e saj bashkėkohorė, pėr palcėn me tipare tė thella atdhetare e humanizmi, duke pėruar dhe reflektuar parime tė shėndosha tė burime kristiane, duke mos qendruar pas nacioneve civilizuese me tradita tė lashta politike, si italianėt e gjermanėt, nė pėrputhje me nevojat e kohės.

    Me logjikė mė tė zhvilluar, demokristianėt e parė shqiptarė nė ide e shpirt, mė 1946, ishin tė njėkohshėm me De Gasperi - n nė Itali dhe Audenhaurin nė Gjermani, ku, shqiptarėt kristiandemokratė, paraqiten si alternativa mė shpresėdhėnėse nė periudha tė ndezura antifashiste e antikomuniste tė nacionit tonė tė rrėnuar nga Lufta e Dytė Botėrore...

    Pas rrėzimit tė Qeverisė sė Nolit, pėr shkaqe, qė tashmė dihen mirė, sikurse shumė tė tjerė, frati demokrat arrestohet 3 herė dhe burgoset sėbashku me At Benardin Palaj e mė vėllezėr tė tjerė nė Krishtin tė Urdhėrit tė Shėn Franēeskut, mbasi kishin pėrkrahur alternativėn e demokracisė liberale tė popullit, "Pėr njė Shqipni t'Lir e t'Perparueme".

    Mbasi lirohet nga burgu, me vendosmėri dhe kjartėsi ideore, vijon pa ndėrprerje misionin e shenjtė, duke predikuar doktriminėn e krishtėrė. Si i Derguari i Franēeskanėve tė Veriut, i kėrkon Qeverisė sė Tiranės haptazi: "Flamurin Kuq e Zi, Gjuhėn Nacionale, Lirin e Pavarsin e plot t'popullit".

    Edhe pse kishte detyren e rėndėsishme tė Provincialit, nuk e shkėpuste pėr asnjė ast veprimtarinė adhuruese atdhetare.

    Mė 1933, ishte drejtues i Kolegjit Franēeskan (Rektor), drejtor i Liceut "Illyricum" dhe pedagog nė Shkollėn Normale Femrore tė Motrave Stigmatine nė qytetin e Shkodrės (Gjuhadol).

    Nė harkun kohor tė viteve 1930 - 1936, ėshtė drejtori i sė pėrkohshmes prestigjioze revistes sė mirėnjohur nė Ballkan "Hylli i Dritės" (Botuar pėr herė tė parė mė 1913), bashkėdrejtues i gazetės "Posta e Shqypnisė", revistės fetaro - kulturore "Zani i Shna Ndout" etj.





    Me pendėn e fuqishme nė fushėn e letrave shqipe





    Frati, krahas pėrkushtimit fetar dhe vlerave tė ēmueshme sociale tė komunitetit, dallon me po atė madhėshti, nė filozofi, teologji, pedagogji, sociologji, publicistikė dhe letėrsi artistike.

    Homelitė e kėndshme, qė mbajnė peshėn e fjalėve frymėzuese tė At Antonit, si vlerė autentike zbukurojnė letėrsinė e pasur fetare tė traditės gegė, ku, nė tėrėsi kulmoi erudicioni esencial plot elokuencė elegante e me njė diksion tė kjartė.

    Nė mėnyrė tė rregullt, ndiqte rrymat e letėrsisė botėrore, lexonte nė origjinal autorėt e famshėm tė pedagogjisė moderne tė kohės, si: Pestaloc, Hergert, Frobel, Herbart, Forster etj. Midis librave dhe pėrherė pranė librave, mendonte se mendja e tij dhe e ēdo njeriu, nė pėrgjithėsi, duke lexuar bėn njė gjimnastikė tė mirė, sepse zgjeron dritaret e diturisė njerėzore, tė cilat pėrherė duhet tė jenė tė interesuara, pėr tė lejuar depėrtimin e njohurive tė reja bashkėkohore.

    Shpesh, At Antoni porosiste: "Gjimnastika e mendjes, me ushtrimin e vullndeses, duhet tė shkojė krahas me penden, si krahet e shqipes, qi ket e naltojn n'ajer dhe e mbajn n'drejtpeshim". Si pasojė e njė akumulimi tė dijeve dhe tė pėrvojės si pedagog, nė vitin 1925 boton veprėn e parė pedagogjike, e cila njiherazi mund tė cilėsohet, njė pėrshtatje tė leksioneve tė pedagogut A. Hergert, njė punim i mirėfilltė shkencorė, tė cilin e kishte pagėzuar me emrin: "Edukata ose mirėrritja e fėmijėve".

    Nga analiza e leksioneve me dije tė thella shkencore, shohim se synimi fisnik dhe final i tij, ishte qė brėnda lėvizjeve tė reja reformatore, tė krijohen hapėsira pėr modernizimin e metodave mėsimdhėnėse, didaktika e shkollės sė re shqiptare. Nė veēanti, kėtė rrymė tė kohės, kėrkonte ta shpėrndante me pasion nė veēanti midis moshės sė re, duke i pajisur nė kėtė mėnyrė, me njė kujdes e maturi, me parimet progresiste tė shkollės sė traditės sė hershme demokratike e kulturore tė Evropės Perėndimore.

    Pėr ēudi, sot ende studiohen nė universitetet e vendlindjes autorėt e pedagogjisė sovjetike (pedagogė pedantė komunistė rusė) dhe jo pedagogėt e traditės shqiptare nė trojet etnike shqiptare.

    Siē pohojnė biografėt, meshtari shkrimtar e studiues i vėmendshėm, nuk harronte tė ishte i kujdeshėm, kur analizonte, se mė e rėndėsishme nė shpirtin e shqiptarit ėshtė bindja, si akti mė cilėsor dhe frytdhėnės, se sa dajaku e frika.
    Pikėrisht pėr kėtė edukatori At Anton Harapi, duke qenė mė pranė rinisė e kuptonte krejt mirė, se forca fizike e thyen shqiptarin, por nuk e lakon, porsi butėsia, si njė mirėsi e pėrhershme.

    Duke qenė drejtues pėr shumė vjet me radhė i disa revistave, me dorėn e vet nėnshkruan mbi 50 artikuj, editoriale, qė tė ndara nė disa tematika i pėrkasin disa lėmive shkencore.

    Ajo qė e lartėson mė shumė martirin At Anton Harapin, sipas mendimit tim, ėshtė elokuenca nė gojėtari dhe filozofi, aftėsi tė cilėn, nė mėnyrė tė merituar e shfaqi nė qytetin e Korēės, ku, spikati dukshėm para intelektualėve. Me anė tė 6 ligjeratave tė mprehta tė kohės, analizoi tė gjitha dukuritė e kohės, qė e shqetėsojnė shqiptarin. Sot pėr fat tė mirė, dhe falė vullnesės sė Zotit, ata gjenden tė ruajtura nė veprėn "Vlerė Shpirtnore".

    Duhet vėnė nė dukje, se shtysė pėr autorin e kėsaj nisme tė guximshme, ishte ēasti i njė krize shpirtėrore nė Shqipėri, dukuri kjo me rrjedhime negative dhe shkatėrrimtare. Aty autori referues, analizoi me hollėsi shkaqet e kėsaj krize, duke bėrė gradualisht njohjen me etilogjinė dhe terapinė e kėsaj sindrome kanceroze, ku, si epidemi e rrezikshme kishte nderhyrė ideologjia shterpe dhe vdekje prurėse e marksizmit (Marx - it) edhe nė vendin tonė, shenjat e sė cilės u importuan nė Shqipėri nga Rusia dhe revolucioni bolshevik i Tetorit te vitit 1917...

    Tashmė ndėrgjegja shqiptare ishte paralajmėruar nga frati At Anton Harapi, qė ndiqte me kujdes vėrshimet marramendėse tė reve tė zeza komuniste, qė mbillnin obskurantizėm, gjak, dhunė dhe ateizėm tė shfrenuar. Me deklaratėn e tij, franēeskani shkodran, zbuloi se: "Por u pa n'Rusi, se si parimi i komunizmit, nė vend qė tė zhdukte tė zezat, u ba burim mjerimi".

    Duke nuhatur dhe studiuar me kujdes rrezikun e shtrirjes sė kėsaj epidemie asfikėsuese nė Shqipėri, shpejt e kuptoi se Ballkani, i lodhur nga luftrat do tė pushtohet, mbasi po vėzhgonte lajmet, qė vinin me shpejtėsi nga Evropa Perėndimore, si alarme tė kobshme, se ēfarė po ndodhte nė stepat e Siberisė Lindore nė Rusi, ku, miliona rusė tė pafajshėm, atdhetarė, filozofė e kundėrshtarė tė regjimit tė sovjetėve po rezistonin si antikomunistė, klerikė tė besimeve tė ndryshėm, po pėrsekutoheshin pa mėshirė nga gijotina e armėve tė vdekjes, qė ishte ateizmi dhe diktatura e proletariatit me hekur dhe litar...

    At Antoni, kėrkonte tė ndėrtonte godinėn e re tė mendimit mė pėrparimtar nacional shqiptar. "Njė frat i thjeshtė, renditet pėrkrah mendimtarėve tė mėdhenj nacionesh tė tjera", vlerėsin studiuesi e kritiku bashkėkohor Prof. Dr. Aurel Plasari.

    Frati ynė kishte shumė pasion letėrsinė e traditės dhe atė bashkėkohore tė shkruar nga Fishta, Naimi, Poradeci etj. Ai shkruante nė prozė tė ėmbėl, nė gjuhėn e bukur dhe tingėlluese gegė, me njė stil tė kėndshėm, tė latuar e fin, ku shquhet larmia e argumenteve qė parashtronte. Kushdo sot kundron me kėnaqėsi thjeshtėsinė e tė shkruarit. Vepra e dytė "Andra e Pretashit", si roman u botua pjesė - pjesė prej vitit 1933 - 1942, nė revistėn e njohur kulturore "Hylli i Dritės", ne nėntituj: "Urti e Burrni nder banorėt e Cemit" dhe "Valė mbi valė". Ajo u dėrgua pėr botim nė mėrgim, sėbashku me veprat e tjera tė letėrsisė sė kohės, pranė Insitutit tė Studimeve Shqiptare, nė Shtėpinė Botuese "Valecchi" tė Firencės (Itali), por shkaku i Luftės sė Dytė Botėrore, bėri qė kjo nismė qėllimmirė tė mbetet e paplotėsuar. Disa vjet mė vonė, nė vitin 1959, veprat nė fjalė u botuan nė Romė, nė saj tė kujdesit tė drejtpėrdrejtė tė albanologut tė shquar italian Prof. At Zef Valentinit dhe nga prozatori i
    famshėm dhe shkrimtari i shquar i traditės ish - Ministri i Kulturės Prof. Ernest Koliqi dhe franēeskani i pėrkushtuar kulturės shqiptare At Daniel Gjeēaj O.F.M.




    Shqipėria dhe 72.000 izraelitėt

    qė u mbrojtėn nga merita e At Anton Harapit





    Shpesh servilėt tė ashtėquajtur as profesorė dhe as doktorė tė regjimit tė polpotit tė Shqipėrisė, i kanė ofruar dhe vėrbuar sytė brezave tė tėrė shqiptarėsh, me njė foto, ku, shquhet njė takim i At Antonit me gjeneralin gjerman Fitsum, si ndėr "trathtitė" mė tė mėdha qė paska bėrė Kleri Katolik dhe prelati i lartė franēeskan dhe prandaj tė gjithė duhet tė pėrshkohen nė litar dhe tė kalben nėpėr burgje.

    Gjatė seancave tė gjyqit, pas shumė dekadave, duke biseduar me njerėz, qė e kanė njohur nga afėr Pader Anton Harapin ofm dėshmojnė sot, se njė pjesė e "prof. dr.", pėrveē se pėrvetėsuan shumė dorėshkrime origjinale tė klerikėve katolikė franēeskanė nė kohėn e kataklizmave tė tyre (morėn gradat e pamerituara shkencėrisht nga "veladonėt e zi" siē i quanin ata), filluan nė ish - kinema "Rozafat" tė lėshonin britma pėr gjak dhe litar, me thirrje histerike: "Trathtar!", "Tė gjithė nė litar!", "Plumbin ballit!", "Hakmarrje - Hakmarrje!".

    Me njė terror tė shfrenuar, sikurse vlerėson prof. dr. Simon Pepa pėr komunistėt qė erdhėn dhunshėm nė pushtet nė vitin e zi (28 nėntor 1944) dhe pushteti i pushtave tė kuq (1944 - 1990) nga gjaku i derdhur i njerėzve tė pafajshėm, me njė urretje patologjike dhe ashpėrsi tė pashembullt, nisėn tė shkatėrronin nė pak vite ato gjėra qė kishin dashur shekuj tė ndėrtohen. Me dhjetra kuvende u mbyllėn, me dhjetra kisha u shkatėrruan, bibliotekat e famshme u hodhėn nė zjarr ose u groposėn. Mbi tė gjitha nisi martirizimi i klerit katolik, qė ishte shtylla e ndėrtesės sė dijės dhe tė fesė. Dhe dihet, se kur bijnė shtyllat, ndėrtesa rrėzohet vetvetiu. Ne po pėrmendim vetėm atė ēka u bė te jezuitėt: u pushkatua: At Daniel Dajani (Rektori i shkollės), At Gjon Fausti (Zv. provincial), Mark Ēuni (seminarist). Qė tė tre u dėnuan me vdekje nė njė gjyq tė pėrbashkėt nga prokurori kriminel, Aranit Ēela. Nga ish - nxėnėsit e kėsaj shkolle, mė vonė klerikė, u pushkatuan: Dom Mark Dushi, Dom Dedė Maēaj,
    Dom Zef Bici (famullitar i Tiranės), Dom Pjetėr Ēuni (e mbytėn nė gropėn e zezė tė njė WC - je, duke e shtyrė me cfurk), Dom Mark Gjani (pasi e mbytėn kufomėn e tij ia hodhėn qenve tė katundit Shėn Pal Mirditė, pėr ta hangėr). Bėnė sa e sa vite burg At Anton Luli, Pader Gjergj Vata etj. E duke vazhduar sado pak me fretėr e famullitar: u pushkatuan filozofėt At Gjon Shllaku ( i lauruar dy herė, nė Belgjikė dhe nė Francė) etj. Vdiq nė tortura At Benardin Palaj. At Serafin Koden e mbytėn duke ia zhgulur gabzherin me thonj. Pader Gjon Karmen e lanė 25 ditė tė mbyllur nė arkivol (merrte frymė vetėm nga njė vrimė e qė ai s'e dinte) e sa e sa tmerre tė tjera?". (Prof. Dr. Simon Pepa, "Gjurmime kulturore", studime, artikuj, kumtesa, Shkodėr, 2000, fq. 219 - 221).

    Sot, kėta tė "rinj" militantė komunistė, qė kanė kryesuar edhe tė ashtėquajturin "revolucioni kulturor kinez" nė Shqipėri, shtypin komunist, si: "Ze(h)ri i popullit", "Bashkimi", "Puna", "Drita", "Hosteni" etj., dhe si kryetar komisionesh, pėr sekuestrimin e Bibliotekave tė Kuvendit Franēskan dhe Jezuitėve, Seminarit tė Troshanit (janė pėrvetėsuar pa tė drejtė mbi 60.000 ekzemplarė libra dhe shumė prej tyre antikuare tė rrallė me vlera historike, pėr popullin e Arberit) dhe "luftėn kunder fesė dhe zakoneve prapanike", janė nė pension dhe gėzojnė tė gjitha tė drejtat dhe privilegjet, si shėrbestorė besnik tė regjimit, qė i lindi dhe i rriti pėr vete...

    Asnjėherė, sikurse vė nė dukje publicisti z. Mėrgim Korēa, pseudoshkenca komuniste dje e sot, nuk flet dhe shkruan, se ēfarė i ka thėnė gjeneralit gjerman At Anton Harapi, ku, ai i kujtoi ushtarakut tė lartė pushtues se: "Marrėveshja me Reichun, ishte qė trupat gjermane do tė kishin territorin shqiptar vetėm si urė kalimi pėr nė Greqi, pa i cėnuar dhe pa ndėrhyrė nė ēėshtjet e brendshme shqiptare!".

    Ėshtė e drejtė tė mendohet, se vetėm Shqipėria (72.000 ēifutė) dhe Danimarka, janė dy shtet nė botė, qė nuk kanė dorėzuar asnjė ēifut (izraelit) nė duart e shumė kėrkuesve gjermanė. Pse heshtet pėr ketė aspekt tė rėndėsishėm dhe si njė meritė e Kėshillit tė Lartė tė Regjencės Shqiptare, ku, njė meritė ka edhe antari i saj At Anton Harapi!? Po jetė shqiptarėsh nuk janė shpėtuar nė kėtė rast!? Sigurisht qė shumė dhe historia herėt ose vonė do ta ndriēojė kėtė aspekt tė rėndėsishėm human tė fratit shqiptar e nacionalist.

    Komunistėt gjithnjė dhe pėrherė, sipas profesionit tė tyre leninist "shpif shpif se diēka do tė mbijė", pėrhapėn njė propagandė tė shfrenuar vetėm nė klishenė zi, pėr tė justifikuar dashurinė, qė ata kanė pėr simotrėn e saj Jugosllavinė komuniste asokohe, e cila porosiste polpotin e kuq tė Tiranės, se "nėse doni qė tė qeverisni gjithnjė, pa asnjė ferrė nė kėmbė, duhet tė zhdukni me rrėnjė ēerdhen e saj, klerin katolik dhe besimtarėt e saj besnik nė Shkodėr e gjetkė".

    At Anton Harapi, shprehet hapur, pse e pranoi detyrėn e regjentit: "E pranova detyrėn se nuk mujshem m'e pamun Shqypninė tė pushtueme prej anarkijet... nuk dojshem tė krijohej nji Babiloni shqyptare me luftė vllavrase qi zhgatrronte katundet, tė humbej bagtija e tė zhgatrroheshin familjet... ndjeva mėshirė, si pėr popull e gjithashtu edhe pėr Shqypni... Si mund tė preferojshem m'e pshtue jetėn t'eme pėr ēashtjen e perbashket? Le tė ndodhė ajo qi ka me ndodh, thashė, me vedi, rrnoftė populli edhe pa mue, rrnoftė Shqypnia!... E fillueme me nji poezi e po e perfundojmė me nji tragjedi me iu dhimbtė kujdo... e vetmja gja m'u bamun asht m'e pshtuemun Shqypninė edhe popullin. Mjafton t'i paralizojmė fajtorėt tė mos bajnė ma dame... Nuk duhet tė ekzistojnė filogjerman, anglofila apo italofila. Duhet t'jena veē shqyptarė...".





    At Anton Harapi - martir i shqiptarizmės tė kulluar



    "Shqipnia u fitue me gjak; me gjak dhe po mbahet e robnueme. Do tė vij dita e me Paqe e Drejtsi do t'fitohet"


    At Anton Harapi



    Martirizimin e klerikut tė nderuar, veēse Shekspiri i madh do tė gjente forcė pėr ta pėrshkruar nė mėnyrė mė dramatike, si njė tabllo e vėrtetė e njė historie tė trishtuar, tė shkaktuar nga komunistėt, tė cilėt, nuk deshtėn fjalėn e lirė tė klerikėve katolikė. Nė njė ēast tė caktuar tė historisė, pėr ridimendionimin e lirisė dhe tė drejtave tė njeriut nė tėrėsi, buri i shquar amerikan George Ėashington, u shpreh haptas para bashkėkombasve tė vet: "Njė komb, duhet tė jetė i virtytshėm, po tė dojė tė jetė i lirė".
    Por koj fjalė "liri", aq e shtypur dhe e nėpėrkėmbur nė Shqipėri, gjatė monizmit kishte njohur veēse barbari. Kėsisoj, frati atdhetar e largpamės, analizonte ngjarjet e historisė sonė: "Vllavrasja, asht rrėnimi ynė fizik, moral, ekonomik dhe politik... Tė dhunoj shqiptari - shqiptarin nuk asht zakon...".

    E ashtėquajtuna lufta "Nacional - Ēlirimtare" e internacionalistėve partizanė, nė vend qė tė bėnte ēlirimin e vendit, u kthye nė njė luftė tė kobshme vllavrasėse, ku skenaristėt e tragjedisė ishin projektuesi e drejtuesi i drejtpėrdrejtė Enver Hoxha me klikėn e tij sadiste.

    Mirėpo martiri ynė, shtronte kushtrimin, qė ēdo shqiptar i ēdo krahine, besimi ose shkalle civilizimi, t'i thėrrasin arsyes, tė mos humbasim si komb e shtet, por tė ndiejmė me zemėr, se jemi vėllezėr tė njė gjaku e gjuhe, miq, dashamirės, shokė. Ne duhet tė na bashkojė njė shpirt i vetėm, shpirti shqiptar: njė vend, njė zakon, njė interes dhe njė flamur.

    Gjuetinė mė tė madhe kryefashisti i kuq Enver Hoxha e filloi me meshtarėt katolikė e intelektualė. Albanologu i mirėnjohur italian Prof. At Zef Valentini shkruan: "Duke kenė tė kulturuem me arsim, shumė tė ngritun, katolikėt shqiptarė gjithmonė u patėn ngjallė zili disave... Vranėsi antikatolik Hoxha e pranonte kėtė, duke i ba nder katolicizmit, por katolicizmi dhe nė veēanti kleri katolik, ishin pengesa ma e madhe pėr triumfin e komunizmit".





    Anton Harapi*





    I ka mbetė Shqiptarit se āsht gjakmārrės, e se kėjo āsht prova mā e kjarta e egėrsis sė tij. Vrasja e njerit nė parim e nė punė āsht imorale e antinjerzore, sidomos kur bāhet pėr inįd. Kėjo āsht e vertetė, as s'luen ndryshej. Ēashtja āsht kur Shqiptari qet pushkė pėr nevojė d.m.th. kur i cenuem prej tjetrit nė jetė, nė nderė a nė gjā, as mos tė ketė nji organ publik ligjuer qi t'a mbrojė mjaftueshėm ndėr tė drejta tė veta njerzore, shka do tė bājė? ... M'e falė bākeqin pėr hatėr tė Zotit, si mbas fjalės sė Krishtit qi tha: "Po tė rį kush nė njanė anė tė fytyrės, sjelli edhe tjetrėn", moralisht e krishtenisht kėshtu āsht mirė. Por nė themelin juridik tė drejtėsķs, pėr me dashtė me e gjikue Shqiptarin mbas kėtij fenomeni tė kobshėm qi tfaqė, thue parimisht do tė dėnohet Shqiptari pėr vrasje si barbįr e antinjerzuer? Qe kur thotė ai: "Ka qit pushkė pėr nevojė, e ka pasė rrezik me rį nė gjak etj." don me thanė se Shqiptari, parimisht, nuk āsht pėr vrasje. Po t'u gjindshin njerzė tė
    qytetnuem ndėr rrethana shoqnore e politike si u gjet Shqiptari, lidhem me krye, se do tė kishin bā mā zķ. Vertč se shum herė Shqiptari e tepron edhe e shpėrdoron tė drejtėn e mbrojtes sė vetvetit, por kėta ndodhė ndėr tė gjitha ligjėt e ndėr tė gjitha ēetat njerzore. - Kur i rįsh njanit pėr me e falė pėr hatėr tė Zotit, gjakun qi kishte nė mend m'e marrė, a e din shka mė tha? - Ju meshtarėt doni me na qitė fare. - Po si, morč Sokol, burrė i ndershėm si jé, m'a thue kėtė fjalė se na meshatėrt orvatemi pėr tė keqe tė juej, e jo pėr tė mirė e juej? - Po, tha, zontķ, se e treta herė qi falim pėr hatėr tė Zotit, e qe tash janė ēue e mė kanė vrį nipin e pa - babė, tue thanė: Do t'a vrasim dé t'a qesim fare Sokolin, se tash na falė prap pėr hatėr tė Zotit. Mos kujtņ, zotni, mė tha, se mirakande due tė qes vetin nė mal e tė marr nė qafė njizet e dy rob qi kam: jo, se mė dhimbet vehtja e mė dhimben robt, por, po nuk e mora gjakun as kėso here, janė nė kuti me ardhė e me mė djegė mbrendė me
    gjith rob. - Nuk due t'a justifikoj vrasjen, due tė merret vrasja e Shqiptarit me tė gjith ata elementa, e ndėr tė gjitha ato rrethana, tė cilat dishmojnė se malsori ynė, parimisht nuk vret pėr egėrsi, por pėr nevojė. Vertč se Shqiptari ka shum ignorancė nė kėtė pikė morale, vertč se pasjoni e zotnon shum herė, vertč se edhe qet pushkė pėr namė e nemuz, por me pasė pėr t'a pvetė, gjithmonė ka pėr tė gjegjė se, āsht mėkat me rrxue binįn (njerin) e Zotit, por si me bā. -

    Kaq sa pėr dijenķ t'atyne qi nuk e dijnė ase nuk duen me dijtė se si āsht vertč palci i shpirtit tė Shqiptarit.






    * Pjesė prej librit tė Pater Antonit,

    "Andrra e Prźtashit",
    Romė, 1959.




    Si e zbuluan komunistėt

    ku strehohej Pader Anton Harapi





    Gajtė njė bisede tė zhvilluar nė qytetin e Shkodrės nė vitin 1996 me z. Gjon Verri, ish - banor nė katundin malor Plan tė Dukagjinit, mėsova shumė detaje tė tjera tė jetės dhe misionit tė Pader Anton Harapit. Ai, nė fillim tė kujtimeve tė tija, pėr mysafirin e ri tė shtėpisė sė tyre, kujton portretin e tij, qė i ka mbetur nė kujtesė kur nuk ishte mė shumė se 15 vjeē.

    Ndėr tė tjera ai kujton: "Mbaj mend shumė mirė, se At Antoni, gjithnjė mbante me vete njė "Ditar personal", ku, ēdo ditė shėnonte, por pa treguar asnjėherė, se ēfarė kishte nė faqet e shkruara tė shėnimeve tė tij. Njė ditė, si fėmijė qė isha e pyeta: "- Ēfarė tė duhen kėto shėnime At Anton?!" Ai m'u pėrgjigj: "- Se mund tė vijė dita dhe mund tė duhen".

    Pikėrisht, kėto shėnime tė pėrditshme tė meshtarit nga Shkodra, i kisha ruajtur me kujdes nė shtėpi, mbasi ai m'i kishte dhėnė qė t'i ruaja. Komunistėt, tė cilėt erdhėn nė shtėpinė tonė, e dogjėn tri herė banesėn dhe se kėtė fat tė keq ka patur edhe blloku i shėnimeve tė At Anton Harapit O.F.M. Nė dimėr, ai mbante tė veshur njė gozhup (triko te leshtė), kurse nė krye njė kapuē dhe se nė dorėn e vet kur delte nė mal kishte njė kėmesė. Lexonte shumė dhe librat i kishte miq tė vėrtetė".

    I zhytur nė vorbudhen e kujtimeve tė shkruara Gjoni, pasi pushon pak e rinisė bisedėn, sikur ngjarja tė ketė ndodhur dje. Ai shton, se: "Njė ditė, mė kujtohet si sot, ishte ditė e premte dhe nė faqet e tij pashė lot mallngjimi dhe keqardhjeje. Duke e parė nė kėtė gjendje si asnjė herė tjetėr gjatė gjithė kohės, qė qėndroi nė shtėpinė tonė e pyeta: "Pse po merzitėsh? Nė atė gjendje tė thellė shpirtėrore siē ishte mė tha: "Dėgjo kėtu: - Kjo nuk asht punė ditėsh, as muajsh, as vjetė, por nji kohė e gjatė. Unė kam ndjet me vdek si shqiptar, se si kam ba keq kujt. Nji gja mė shqetson ma shum pėr ty, se ke me vujt tan jetėn dhe se djali yt, ka me u rrit dhe kan me ta vy edhe yllin".

    Malėsori bujar Verri, shton pėr pader Antonin, se: "Ai kurrė nuk ka dėgjuar pėr tė ikur jasht Atdheut, sepse shpesh mė pėrshpėriste, se "gjithēka e kam ba vetėm pėr Shqipnin".

    Megjithsė, kanė kaluar shumė vjet dhe ju po mė pyesni, se kur ka ardhė pėr herė tė parė At Antoni nė shtėpinė tonė. E kam shumė tė freskėt nė mendje, se At Anton harapi pėr herė tė parė nė shtėpinė tonė ka ardhur me 5 dhjetor, e cila pėrkon me ditėn e Shėn Kollit dhe ne, si shtėpi, ishim pėrgatitur pėr ta festuar. Pra, ishte viti 1944. Unė kam punuar si ekonomist pranė Kuvendit tė Motrave Stigmatine nė rrugicėn e njohur Gjuhadol tė Shkodrės. Kjo punė mė ka krijuar shansin e mirė qė tė njihem nga afėr me pėrsonalititetin e shquar klerikal e inteleaktual tė vendit tė paharruarin At Anton Harapin. Shumė muaj me vonė mė 8 qershor tė vitit 1945, ai ėshtė arrestuar. Pėrpara se tė vinte nė shtėpinė tonė, ka kaluar njė natė nė katundin Prekal dhe njė natė tjetėr nė katundin Kir, derisa me 5 dhjetor tė vitit 1945 erdhi nė shtėpinė tonė.

    Franēeskani ose Frati ynė, ka qėndruar pranė nesh nėn dijeninė e disa banorėve, siē ishte nė asokohe katundari Prek Ndou, asokohe me detyrėn e Kryetarit tė Kėshillit dhe Bajraktari i katundit Mark Kola, qė ishte dhe kushėriri i Kryetarit dhe ne tė gjithė antarėt e familjes tonė.

    Pra, rrethi i njerezve qė ishte nė dijeni, pėr vendin, se ku ishte strehuar Franēeskani i nderuar ishte shumė i ngushtė dhe konspiracioni nė kėtė rast ishte shumė i madh. Ishte koha, kur nė shtėpitė e ēdo katundari shpėrndaheshin pėr tė bujtur partizanėt. Kryetari, qė merrej me organizimin e tyre, asnjėherė nuk caktonte partizanė nė shtėpinė tonė, mbasi e dinte se tek ne ishte Pader Antoni.

    Nė kėtė rast, ai ruante veten, detyren, fratin mik dhe familjen tonė, qė ishte berė njė streh e sigurtė e meshtarit qė pėrndiqej nga forcat e Sigurimit komunist pėr ta arrestuar me ēdo ēmim, porosi kjo qė kishte ardhur drejtpėrdrejtė nga Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu.

    Kishte raste, qė pėr tė mos rėnė nė sy tė shtėpive tė tjera tė katundit dhe tė banorėve qė bėnin vizita mes njeri tjetrit, pėrpara se tė sillte partizanė nė shtėpinė tonė, Preka, nė fillim na vinte nė dijeni dhe ne menjėherė merrnim masat, pėr t'a ruajtur ose fshehur nė podrum At Antonin, qė tė mos diktohej nga partizanėt.

    Podrumi ishte i tillė, ku poshtė fshihej franēeskani dhe sipėr shtronim sanė dhe lidhnim lopėn, e cila kulloste e qetė. Nė shtėpinė tonė kabė kontroll mbi 15 herė partizanėt dhe ai nuk ėshtė zbuluar asnjėherė.

    Nė katundin tonė, nė Plan tė Dukagjinit (Malėsi e Madhe), si famullitar ishte At Daniel Gjeēaj, dhe se ai e dinte shumė mirė se frati tjetėr ishte strehuar tek ne. Shpesh organizonim takime dhe vėllezėrit e Urdhėrit Franēeskan shkėmbenin korrespondenca".

    Gjatė bashkėbisedimit me Gjon Verrin, dėshmitar okular i mbetur gjallė nga pjesėtarėt e familjes sė tij, pėr tė saktėsuar edhe mė tej pyetjen se cilat janė rrethanat, qė sollėn zbulimin dhe mė pas arrestimin e Fratit, dėshmitari kujton me hollėsi:

    "Kam mendimin, se At Anton Harapi, nuk ėshtė arrestuar pėr shkak tė pretenzėn sė dhėmbėve, por se ngjarja ėshtė zhvilluar ndryshe nga sa shkruhet nė njė sėrė artikujsh qė janė botuar kohėt e fundit pėr jetėn e pėrsonalitetit At Anton Harapi. Me kujtohet se asokohe me njė mision tė veēantė batalioni i partizanėve, ėshtė nisur nga qyteti i Shkodrės pėr tė arrestuar patjetėr At Anton Harapin. Mbas mend, se nga ora 11:00 e natės, shtėpia e jonė ka qenė e rrethuar nga ndjekėsit komunistė. Ata, mbasi kanė qėlluar qenin nė oborr, kanė hyrė nė shtėpinė tonė dhe menjėherė mė kanė kapur mua dhe tė gjithė antarėt e tjerė tė familjes. Mė kanė pyetur, se ku ėshtė prifti? Unė u thashė, se kėtu nuk kemi prift dhe menjėherė kanė nisur tė qėllojnė pa mėshirė mbi mua.

    Nėna dhe vėllai, qė ishin nė dhomėn tjetėr, mbasi kanė dėgjuar pėrplasjen e derės sė shkelmuar janė habitur. Mė pas, kanė thyer derėn tjetėr dhe kanė arrestuar vėllanė e madh, duke i ėnė menjėherė nė duar prangat. E kanė pyetur edhe atė, se ku ėshtė prifti? Nė kėtė mėnyrė, kanė filluar tė veprojnė, duke kontrolluar tėrė shtėpinė, por jo nė mėnyrė tė imėt. Kėshtu, pėr vėllanė e madh kanė nisur torturat, ndėrsa mua mė kanė arrestuar, duke mė lėnė nė pyll, kurse nėnėn e kanė lėnė nė shtėpi.

    Komandanti partizan i ndjekjes, i pohoi me gojėn e vet Kryetarit tė Kėshillit tė katundit tonė, se At Anton Harapi ėshtė i paditur (spiunuar) dhe se nuk shkojmė nė Shkoder pa e gjetur atė kudo qė tė jetė futur. Kėshtu ata kėrkonin, qė tė na detyronin tė flisnim ne, mbasi Frati ishte i paditur prej dikujt tjetėr.

    Unė e kam nxjerrė priftin nė njė pyll, por pasi mua mė arrestojnė, siē tregova mė lart, frati gjatė rrugės mė tha: "E kam llogarit kur kam ardh ktu". Kėmi shkuar nė pyll dhe ata e kanė marrė meshtarin dhe e kanė hypur nė njė mushk dhe nė njė mushk tjetėr kanė hypur Prekėn. Kėshtu sėbashku i kanė ēuar deri nė kishėn e Planit. Tė nesėrmen e kanė dėrguar nė Kodren e Shėn Gjergjit. Me datėn 10 kanė ndalur edhe nanėn time, Mark Kolėn dhe Prek Ndoun (ku tė dyve ua morėn edhe armėt), motrėn dhe vėllanė tim. Mė pas komunistėt na inati kanė djegur shtėpinė tonė, kanė marrė me vete lop, dhi dhe gjithēka tjetėr qė gjendej nė shtėpinė tonė.

    Nė hetuesi kemi qėndruar rreth 5 muaj, pra e gjithė familja ime, Kryetari i Kėshillit dhe kushėriri ynė, qė sėbashku me nėnėn kanė dalur nė gjyq nė vjeshtėn e vitit 1945. Pretenca e prokurorit, ka qenė e menjėhershme dhe me dėnim kapital, pra me vdekje, kurse vendimi pėr dy burrat e mėsipėrm ishte 101 vjet burg, ndėrsa nėna jonė 60 vjet. Franēeskani At Anton Harapi, hetuesinė speciale e ka bėrė nė Tiranė. E kanė pyetur pėr armėt, se ku i ka fshehur dhe At Antoni, mėnjeherė ėshtė pėrgjigjur, duke nxjerrė librin e Urat-ve ka thėnė: "Kėto janė armėt e mia?".

    Portreti i tij fizik, ka qenė ky: i gjatė, i thatė, zeshkan, me ballė tė gjėrė dhe hundėn pak tė madhe. Pėlqente shumė tė vishej me kostum malėsorėsh, njėsoj sikur kishte lindur mes kėtyre malėve tė ashpra tė Alpeve. Nuk rruhej shpesh. Ka pasur dhomen mė vete dhe kėnaqej kur prehej i qetė nė botėn e tij nė vetminė ėndrrimtare, duke shkruar pesh deri nė orė tė vona nėn dritėn verbuese tė kandilit. Ishte i mėrzitur dhe pėrherė mbante njė heshtje. Ai me sa dukej merzitej pėr ēorrsokakun, ku e kishte futur ideologjia komuniste dhe ateiste vendin e qytetin e tij tė dashur Shkodren e vlerave tė larta tė qytetėrimit perėndimor. Meshėn e thoshte shpesh nė shtėpi, nė prani tė njerėzve tanė tė familjes. Pėr mė tepėr, letėrkėmbimin e kryente shtėpia e jonė si nga Kuvendi Franēeskan nė Shkodėr nė vendin ku ishim ne dhe anasjelltas?

    Historia e vrasjes sė At Anton Harapit ėshtė sa e dhimbshme, aq edhe e lavdishme. Fratin e Shėn Franēeskut deri nė flijim, e kėshillojnė qė tė ikė nga Shqipėria, sikurse bėnė shumė njerėz kundėrshtarė tė rregjimit tė diktatorit stalinist Enver Hoxha, qė dhunshėm dhe me mashtrime erdhi nė pushtet. Fakti ėshtė, se Frati, kėtė kėshillė dashamirėsie e hodhi poshtė prerazi, duke thėnė me krenari: "Kam punue pėr Shqipni ballfaqas. Nuk pres shpėrblim, por as denimi nuk ka pse m'pret. Bashkatdhetart e dinė fort mir se kurr nuk i trathtova. Me ta vuajta, me ta punova, me ta qindrova, me ta gzova. Me ta edhe do des. Eshtent e mi, n'token e t'parve t'jen testamendi em".

    Nė muajt e fundit tė jetės sė tij, ai u strehua nė katundin Kir (Malėsia e Mbishkodrės), mė parė, duke u shoqėruar nga martiri i nacionit Lef Nosi dhe pastaj nė katundin Plan, nėpėr malet e ashpra tė Veriut, nė mes tė tė cilave kishte punuar gjatė viteve, kur ishte meshtar nė famulli. Kėshtu i ndjekur nga kriminelet e kuq tė veshur me ngjyrėn e barit dhe njė yll nė ballė, frati ynė At Antoni, u strehua nėpėr shpellat e maleve, pėr njė kohė tė gjatė, duke qendruar me uratė nė duar dhe me njė bllok ditari me shėnime... Befasisht u zbulua... nė njė shtėpi nga "pretenza e dhėmbėve"...





    Epilogu





    Ai i gjykua dhe u dėnua nga Gjyqi Ushtarak nė Tiranė, ku, kryesonte procesin gjyqėsor kryetari i saj Koli Xoxe dhe si prokuror pėrgjithshėm ishte Bedri Spahiu (tė cilėt, e pėsojnė nga bisha komuniste, qė hante kėlyshėt e vet)... Kjo u realizua nė mėnyrė tė pėrpiktė, me porosi tė drejtpėrdrejtė tė kryexhelatit antishqiptar Hoxha, qė ēdo ditė jetonte mes ekstanzave dhe sadizmit perves dhe kishte vėnė shuma tė mėdha pėr ta kapur tė gjallė ose tė vrarė pa dalur jashtė Shqipnisė...

    Pretenca e gjyqit ishte kulmi i njė poshtėrsie dhe fabrikimi tė pashoq, tė njė sistemi qė i lindi. Por ēudia nuk soset me kaq. Dosja e fratit tė urtė, ėshtė e mbushur fill e mbarim me akuza shpifėse, trillimi i sė cilės ishte pėrgatitur me kohė nga kuzhina ndėrkombėtare jugosllave e shqiptare, qė asnjėherė nuk deshtėn nacionin dhe fytyrat e ndritshme tė nacionalizmit shqiptar.

    Ishte mėngjez i vranėt. Binte shi. Nė orėt e para tė datės 14 shkurt 1946, u nxor nga qelia e burgut tė vogėl, frati fisnik, qė me duart e bashkuara nė parzėm, me krye tė varur dhe sytė gjysmė tė mbyllura nga torturat e rėnda , ndaj tė cilit me intensitet tė lartė ishin ushtruar pa ndėrprerje nga gardianėt xhelatė, qėndronte me stoicizėm, si sfidė, duke thėnė Lutjet e fundit, kur e ēuan nė periferi tė Tiranės pėr ta ekzekutuar...

    Frati i pėrvujtė, por krenar hidhte hapat me kujdes, duke ngritur herė-herė kindet, pėr tė mos u stėrpikur nga balta qė e rrethonte. Njė prej ekzekutorėve barbarė i tha: "Mos ki dert, o prift reaksionar, se te balta ke me perfundue. Nė ēast reagoi nga drita shpirti i tij shėmbullor: "Atje tek shkoj biri im, dua tė shkoj i panjollė, siē jam kenė tanė jetėn".

    I bekoi vrasėsit e tij, i fali pėr aktin qė do tė kryenin nėn shembullin e Jezu Krishtit. Kėtė dėshmi feje tė dėshmitarėve martirė, ku asnjė nuk e mohoi fenė, e pasuruan librin e "Martirologjisė Romane", duke i shtuar njė faqe tė shkėlqyer fesė sė Kishės sė Shenjtė Katolike nė Shqipni.

    Ky Dishepull i pėrvujtun i Shėn Franēeskut, qė i ka tė tretuna eshtnat e tij, nėpėr zallishtet e Tirones, i fliste shqiptarėve me kėtė vepėr tė martirizimit pėr "Fe e Atdhe": "Po tė mos i zeni besė fjalve t'mia, ja tek keni vepren teme pėr peng sigurie".







    Shkrimi origjinal i At Anton Harapit

    pėr ta pėrkujtuar si patriot tė shquar





    Ishin ēaste nga mė tė vėshtirat, qė po kalonte Shqipėria. Nga njera anė, vėndi ishte i pushtuar nga forcat gjermane. Nga ana tjetėr, lufta vėllavrasėse po merrte pėrpjesėtime tashmė tė pakontrollueshme. Dhe nuk mjaftonte me kaq, por propaganda aq joshėse e partisė komuniste qė propagandonte "parrajsėn tokėsore", i kishte ē'orientuar mėndjet shqiptare, kė mė shumė e kė mė pak. Nė kėto kushte i propozohet Patėr Anton Harapit tė bėhet anėtar i Kėshillit tė Naltė tė Regjencės. Dhe ai, pėr hir tė vėndit pranon, por pranon me njė kusht : t'i miratohej emėrimi nga Vatikani. Mbas miratimit ai e merr postin dhe mban njė fjalim programatik me rastin e betimit tė tij pėrpara parlamentit me 13 janar tė 1944 - ės.

    Ka ardhur koha pėr tė folur me gjuhėn e fakteve dhe jo ipoteza e supozime tė improvizuara, sikurse ka ndodhur gjithnjė nga historiografia komuniste, pėrfaqėsuesit e sė cilės ende sot mendojnė e shkruajnė me gjuhėn e sistemit qė perendoi. Ndonėse kanė dalė nė qarkullim fakte dhe dėshmi tė reja, tė kundėrta me ato qė janė keqpėrdorur nga tė ashtqaujturit historianė, pėrsėri Frati ynė shihet e trajtohet si "trathtar", "fashist", "kolaboracionist", kur dihet se i tillė ka qenė dhe mbetet dikatori Enver Hoxha, i cili me njė urretje latente kėrkoi me ēdo kusht eleminimin fizik tė Klerit Katolik dhe njė ndėr pėrfaqėsuesve mė tė denjė dhe tė lartė tė saj diturakut dhe shqiptarit tė kulluar At Anton Harapit.

    Ndėrkohė fundi i Luftės sė Dytė Botėrore bėri qė ajo llavė e , qė pėrfshiu Europėn Lindore, tė rridhte drejtė jugut duke djegur ē'gjente pėrpara, derisa u nguros nė brigjet e Adriatikut si edhe nė kufirin tonė jugor me Greqinė. Mjer ata qė ishin intelektualė e mjer edhe ata qė nuk ishin internacionalistė. E pėr Pater Antonin shto kėtu edhe: mjer ai qė ishte edhe klerik. Historia dihet. Patėr Antoni u pushkatua nga diktatura komuniste si tradhėtar i atdheut. Si tė tillė diktatura e futi figurėn e tij edhe nė tekstet e historisė. Pa i dalė zot Patėr Antonit si avokatė, le t'i a lemė atij vetė tė mbrohet me betimin e tij dhe lexuesi tė jetė jurķa qė t'a gjykojė.

    Me sa duket shekulli i ri, ku historianėt komunistė kanė futur trupin, por jo mendjen e shėndoshė, nuk i lė qė tė shohin pėrtej rrymės sė tyre tė socialrealizmit qė krijoi idhulli i tyre Enver Hoxha dhe qė e zbatuan me fanatizėm shkrimtarėt dhe studiuesit me "vepra dhe "buletine shkencore", qė veē tė tilla nuk ishin asnjėherė? Pėr fat tė mirė Pader Antoni ka lėnė shumė gjėra tė shkruara qė nuk kanė nevojė pėr shumė koment, njė prej tė cilėve ėshtė edhe shkrimi qė po botojmė tė plotė mė mėnyrė origjinale?





    Fjalimi i Shkėlqesisė Patėr Anton Harapi O.F.M.





    Tash sa kohė publiku shqiptar ka pritė me ndie nji fjalė prej meje. Megjithėse parashoh se do tė kuptohem keq dhe do tė komentohem ndoshta edhe mā keq, due t'i a ēoj nė vend dishirin: due t'a thom fjalėn t'źme. Por, vall, shka tė thom, kurse me fjalė jemi ngi? A kemi kund ndonji punė tė mbarė, pse sa pėr fjalė tė bukura nuk jemi ngusht aspak!



    1- Ja, pra, se nji punė e parė u bā : mbas sa muejėsh anarkije, sa tė frikėshme aq edhe tė rrezikėshme, sot - mirė a keq- kemi nji Kėshillė tė Naltė, kemi nji Parlament, kemi nji Qeveri, kemi nji auktoritet shqiptar. Kėtė vepėr dikush e shikon me sy tė mirė e dikush me sy tė keq, aq sa edhe miq e dashamirė tė mij mrrijtėn me thanė: Shka i u desht Pater Antonit me i a hy kėsaj pune? Kėtyne due t'i u pėrgjegjem, jo si zyrtįr, por si mik, jo pėr tė pėrligjė vehten, por pėr tė ndritun mendimin t'em dhe tė tyne.
    Mė rrenė mendja se nuk ka zog shqiptari qė tė mendojė se unė e mora kėtė barrė pėr kulltuk, pėr interesė a pėr ndonji intrigė. Mundet veē me drashtė ndokush mos qe ndonji manķ e emja qė mė shtyni deri kėtu. Edhe unė po u a vėrtetoj fjalėn dhe po u thom se po : manija e Shqipnis, po, qe ajo qė mė vuni dilemėn : a me anarkista pėr tė bā gjak, ase me hjekun dore prej ēashtjes kombtare. Dhe mbasi shpirti nuk m'a tha tė bāj as njenėn, as tjetrėn, qeshė i shtėrnguem tė zgjedhi njenėn dysh : a tė baj nji marrķ tue e pranue kėtė zyrė, ase tė tregoj nji dobėsi tue u largue. Vendova mā mirė tė bāj nji marri : ase - sikurse thonė ata shqiptarė qė duen tė ruhen tė pastėr - desha tė komprometohem.



    2- Ja arsyeja pėr tė cilėn pranova tė marr pjesė n'auktoritetin shqiptįr : pse nuk mujta t'a shoh Shqipnin n'anarki. Nė kėtė kohė dhe ndėr kėto rrethana, pėr né shqiptarėt anarkija āsht nji turp dhe nji delikt : po, turp āsht tė ngatrrohemi shoq me shoq dhe vetė tė krijojmė Babylonin shqiptare, pa qenė tė zotėt t'i a gjejmė fijen lamshit; delikt āsht nė kėtė moment kaq kritik pėr botėn mbarė tė vejmė pėr ideal vllavrasjen, pėrmbysjen e katundevet, humbjen e gjās dhe shkatrrimin e familjevet. Kėsaj i thonė rrokoll mė rrokoll! Pra, m'u dhimbt populli e m'u dhimbt Shqipnija.



    3- Manķ ? E po, si kujton Pater Anton Harapi se ai po e shpėton Shqipnin?! ? Jo, zotni! Asnjeni nesh, qė kemi marrė zyrėn e Kėshillit tė Naltė, nuk e kemi pretenzjonin tė mbahemi shpėtimtarėt e popullit. Dhe atėhere, pra? ? Shqipnin do t'a shpėtojė Zoti, kurse na i kemi vu vehtes nji misjon: tė pėrpiqemi me tė gjitha fuqit pėr t'a pakėsue mjerimin dhe shėmtimin shqiptar. Na e kemi ndėrgjegjen tė kjartė se jemi njerėz nevoje, d.m.th. se vetėm nevoja e kohės na ngrehi nė kėtė shkamb; as nuk kemi fjalė tė mdhaja dhe premtime tė bukura, por, po mujtėm t'i a lehtėsojmė popullit sado pak ata shka vuen, dhe po mujtėm tė vejmė nji gur sado tė vogėl pėr konsolidimin e ēashtjes shqiptare, do tė jemi tė lumtun.



    4- Pėrveē kėtij misjoni, nji tjetėr arsye e fortė mė shtyni t'a baj kėtė hap : Qaje, Zot, tė keqen - thashė me vehte - si mos me u gjetun nė Shqipni burra tė zotėt, qė tė marrin pėrgjegjsi publike dhe tė flijojnė vehten pėr kolektivitetin?! Mospranimi i bashkėpunimit nė kėtė rasė - me e shikue hollė - pėr mue do tė kishte qenė nji spekulacion : unė, i grishun botnisht tė jap kontributin t'em pėr ēashtjen e kombit dhe pėr ndihmėn e popullit, mā parė do t'anojshem tė ruej kryet dhe prestigjin t'em personal, se sa me rrezigue vehten pėr ēashtjen e pėrbashkėt. Anishka - thashė - rroftė populli edhe pa mue, rroftė Shqipnija!



    5- Edhe komunistavet due t'u a tham nji fjalė , por kjartė e shkurt. Unė jam i bindun se pak janė ata shqiptarė, tė cilėt vėrtet e kuptojnė doktrinėn komuniste, por, tashmā tė gjithė po e shohin dhe po e njohin organizatėn dhe veprėn komuniste nė Shqipni. Kjo āsht vėrtetė, e kjo don me thānė se gadi tė gjithė komunistat shqiptarė veprojnė me krye nė thes pa dijtė shka bājnė dhe pėr shka veprojnė. Por, po thonė se e kanė pėr Shqipni, e vetėm pėr Shqipni. Unė due t'u besoj, por ky dallim midis doktrinės komuniste dhe veprės komuniste me formėn kombtare - sikurse i kam ndigjue unė dhe vetė tue dishmue organizatorėt komunista -- mue mė ban me dyshue pėr sinqeritetin e kėsaj rryme shqiptare: Pse, vall, komunistat veshen e ngjeshen me zellin atdhetar, kurse atyne mbi tė gjitha u intereson doktrina dhe jo atdheu? Masat terroristike, mandej, vllavrasja, lidhnija e ngushtė deri nė dependencė tė plotė prej dorės sė huej, dhe pėrdorimi i ēdo mjeti pėr qėllim, nuk i lānė vend dyshimit. More, me
    kobure nė gjoks nuk bāhet kush as vllį, as shoq, por ja skllav, ja mizuer apo hypokrit. Gjithėmonė tue rrenue, nuk ndėrtohet.
    Porse, mbas gjase, komunizmi sot ndėr ne e ka lānė m'anash doktrinėn dhe don tė justifikohet me veprėn politike atdhetare. Kjo pėr mue āsht nji kontrast. Nuk due tė bjerri kohė tue polemizue me komuista, vetėm po thom se kėtu nė Shqipni palla nė thes nuk hyn. Nuk kemi si t'andrrojmė me ngrehė republikėn e Platonit, kurse jemi ende nė gjendjen primitive; nuk kemi sot si tė kapėrcejmė n'internacionalizėm kurse ende nuk e kemi formue si duhet ndėrgjegjen kombtare. E pse atyne u āsht mbushė mendja se luftėn e fitojnė udhėheqėsit e sė tretės internacjonale, nuk āsht kjo nji arsye, qė na qysh tash t'i a nxjerrim sytė shoqishoqit dhe tė krijojmė hekatomba shqiptare.
    Pater Anton, ti me atė prizmėn t'ande a e shef kund Shqipnin? ? Kėshtu mė shkruente tash sė voni nji mik i pėrzemėrt: kėshtu e dij se mė pyet zemra e popullit shqiptar. Ku jemi? Ku vemi? ? Pėrgjigja duket si tė ishte e lehtė, por āsht shumė e vėshtirė. Lufta botnore e shtini ndėr gjire tė veta rrėmbyese edhe Shqipnin. Kolosėt mā tė mdhejt tė botės, si - ēė mos mbahet mend kurr - po gjuehen shtjelma dhe po vriten shoq me shoq aq rreptas, sa me u dridhun fėmija nė zemėr tė nānės. Ēfarė politike do tė ndjekim tash na mizat e vogla pėr tė shpėtue? Kush thotė se i vetmi shpėtim pėr né, āsht tė vehemi me luftue krahas me njenin a me tjetrin vigan, kurse unė mendoj, se e vetėmja rrugė shpėtimi āsht, tė ruhemi, mos tė marrim ndonji shtjelm andej a kėndej, prej njenit a prej tjetrit, dhe tė bāhemi tė paqenun : tė hupim pa shenjė, pa dukė. Ja, nė dy fjalė politika pėr ne nė kėtė kohė: t'a ruejmė vehten moralisht dhe materjalisht sa mā tė bashkuem dhe sa mā tė fuqishėm, gati pėr ēdo
    eventualitet.



    Sa pėr politikėn e mbrendshme, unė jam i bindun se gjindemi nė nji kaos mendimi dhe nė nji kontrast flagrant veprimi; dhe po tė vijojmė nė kėtė rrugė, do t'i a bājmė vorrin vehtes, do t'i a vejmė kazmėn Shqipnis. Ja, edhe se pėr ē'arsye:


    1- Disorjentimi i ynė nė mendim dhe nė punė, fill ēon nė vend planet e anmiqvet, tė cilėt duen me na pa tė humbun. Qe sod: sa kapadajķ, aq rryma e aq parti!


    2- Demoralizimi i ynė ka vojtė ke s'vé mā: nė njenėn anė, aq e kemi humbė besimin nė shoqishoqin, sa nė mendje tė shumkuj āsht hjekė mundėsija e altruizmit dhe e mirėsis shoqnore. N'anėn tjetėr na ka ra zemra nė bark: gadi tė thuejsh e kemi bjerrė ndėrgjegjen dhe besimin nė vetvehte si kolektivitet; mandej edhe sot, qė pėr ne āsht jeta a vdekja si komb e si shtet, gjithėnji vijojmė nė shpinė tė Shqipnis, tė bājmė spekulacjone, tė krijojmė partķ, tė ndjekin krahinarizėm, fanatizėm, akraballek, dhe - mā tepėr se kurrgjā - t'i hjekim politikė njeni tjetrit. Shpirti i shqiptarit njitash mā duket se āsht lodhė pėrnjimend. Puna ka vojtė nė te, dhe nuk ka tjetėr, por njena dysh: a tė bashkuem, a tė mbaruem.



    3- Reaksjoni nacionalist, aq pėr t'u levdue nė moshėn e ré, nisi me tė vėrtetė me nji ideal, por mjerisht degjeneroi nė pasjon, i cili e verboi aq keqas, sa kemi sy dhe nuk shohim, kemi mendje dhe nuk bindemi se vllavrasja, qė dita me ditė po merr pėrpjestime dhe mėnyrė aq tė tmerrshme, ajo āsht rrenimi i ynė fizik, moral, ekonomik dhe politik.

    T'i nxjerrim syt shoqishoqit, t'i presim veshė e hundė, t'a sakatojmė kambėsh e duerėsh, t'a dhunojė shqiptari shqiptarin nė mėnyrėn mā barbare, kėta nuk janė zakone shqiptarėsh; as nuk āsht ideal e nacjonalizėm, por āsht egėrsi, degjenerim, turp dhe faqe e zezė. Patėm fillue me nji poezi dhe po mbarojmė me nji tragjedi, sa me i u dhimbtė gurit e drunit. Nuk āsht dita sot tė likuidojmė fajet e fajtorėt; sot na duhet tė bājmė nji punė tė vetme: tė shpėtojmė kapitalin e parė, qė āsht Shqipnija dhe populli. Fajtorėt mjaft t'i paralizojmė qė mos tė jenė tė damshėm e mandej nesėr do t'i thrrasim me na dhanė arsye.



    4- Rrymėt e soēme po bājnė nji gabim tė randė: ato po ndėrlikojnė vendin ndėr idé dhe ndėr punė. Susheptibiliteti i shumėanshėm na bāni tė harrojmė realitetin e punės, ēashtjen kombėtare dhe shpėtimin e popullit, edhe jemi kapun fyta - fyt dhe po pėrleshemi pėr ēashtje formash e reformash dhe ende nuk e dijmė me siguri ku e kemi Shqipnin dhe kryekreje zihemi pėr formėn shtetnore; ende nuk e dijmė si do tė pėrfundojė lufta pėr Shqipnin t'onė, dhe qė me tash duem t'u vejmė reforma shqiptarėvet. Ja, po mbetemi pa popull, pa fshate, pa troje. Ja, po shpenzojmė mija njerėzish, miljona pasunish, tė gjithė kapitalin moral dhe financjar shqiptar! E po pėr shka? Jo sigurisht pėr Shqipni, pse nė kėtė pikė jemi tė gjithė njij mendjeje, por vetėm pse nė kėtė kohė, e cila āsht kriza e fundit, duem t'imponojmė, kush reformėn shoqnore, kush formėn shtetnore. Po a tė vdekunvet, nji populli tė fikun dhe tė mbaruem do t'i ndjellim kohėn e Arit apo Parrizin Shqiptar?! ...

    Mos druej, djalėri; mos u frigoni udhėheqės shqiptarė, idealista, a shka jeni a i thoni vehtes! Zot, shpėtoftė Shqipnija dhe populli, pse unė mā i pari - ju a dhashė besėn e Zotit - do t'a qes kushtrimin dhe do tė prij pėr reformėn shoqnore, pse tashma e kanė pa, edhe miopėt shqiptarė, se me systemet e deritanishme nuk kemi si tė rrojmė mā nė Shqipni. Po nuk na patėn mėsue dhe ēelė sytė tridhetė e sa vjete provash e rreziqesh, as treqind vjetė tė tjera nuk do tė munden me na regjė. Veē tė shpėtojmė, pse i gjalli ka derman.



    5- Mbas gjithė sė keq, kėto janė dame dhe gabime qė shihen e dihen, prandej mund tė ndiqen e mund tė ndreqen. Unė gjej shka t'admiroj edhe ndėr kundėrshtarė: vendimin e prém, sakrificėn e qindresėn. Nuk jam me ta as nė parim as nė metodė, as pėr shka bājnė e si bājnė, por atyne disi mund t'u bāhet hallall mbassi luftojnė pėr dishka. Por shka t'u bājsh gjymsakėvet, abstensjonistėvet, indiferentėvet, shqiptarėve tė vdekun nė shpirt, tė cilėt - a prej frige, a prej egoizmi vehtjak qė mos t'i qesin trazim vehtes, ku edhe pėr t'u mbajtun elitė dhe esnafė nė sferėn e atyne qė nuk duen tė pėrzihen - e kanė vu pėr nderė e vlerė qė mos tė deklarohen nė kurrnji mėnyrė as pėr qeverķ e as pėr anarkķ. Kėta janė parasitėt e Shqipnis; pėr ta pasiviteti dhe negativiteti janė ideal; nuk duen tė vehen nė rrezik as sa tė zit e thonit, por tė rrojnė dhe tė gėzojnė nė shpinėn e tė tjerėve. Dobėsi mendore! Dobėsi morale! Dobėsi shoqnore! Po qe kush pėr plumb, patjetėr kėta kishin me qenė mā tė parėt.

    Nė luftėn e Waterloo-s i qe paraqitun Napoleonit nji kryetar komuneje, i cili, tue e deklaruem vehten asnjanės, mendoi tė justifikohej. Vranje, -- tha Napoleoni - venje nė plumb meniherė, pse anmikut qė tė del pėrballė i qoftė falė, por ky qė rrin i mėshefun n'apathin e vet, ky āsht mā i rrezikshėm, pse jo vetėm āsht anmik, por edhe spekulator i dobėt.

    E mjerisht, shtatėdhetė pėrqind tė shqiptarėvet janė tė tillė. Si do t'u bāhet? Ēonju tė vdekun se na mbytėn tė gjallėt! Ēou, Vaso Pashė Shkodrani, e qaj, pse nuk paska qenė pėr t'u qa Shqipnija atėherė, kur ti me shokėt e tś pėrpiqeshit t'a shpėtojshit prej kthetravet tė hueja, por sot, por sot me lotė gjaku do tė dertojmė, se shqiptarėt me duerėt e veta janė tue rrenue kulm e themel:



    O moj Shqipnķ e mjera Shqipnķ,
    Kush tė ka qitun me krye nė hķ ?





    Tepėr pesimist, Patėr Anton, kanė pėr tė mė thanė shumė zemra qė ndiejnė, na me fjalė tė tjera paskemi mbarue?!

    Jo. Me tė vėrtetė nuk kemi mbarue. Kemi ende kohė. Mjaft tė duem se mundemi; mjaft mos tė pėrtojmė se dijmė; mjaft t'i vehemi sinqerisht[/b], se me sigurķ i a dalim. Ja edhe se si:



    1- [u]T'a krijojmė nji fuqķ morale nė Shqipni. Edhe nė mos gjźjshim nji njeri qė sot t'a pėrvetėsojnė tė tānė idén, vullnetin dhe pėrpjekjet e jetės shqiptare, kemi mā shumė se nji asish, tė cilėt randojnė moralisht aq, sa me bā pikėn e gravitetit tė jetės s'onė kombtare. Duhet tė besojmė nė dikend, tė besojmė nė vitalitetin shqiptar, tė besojmė nė fuqķn e vullnetit t'onė, por tė besojmė pėrnjimend. Po nuk i besuem vehtes sa duhet, nuk ka pse tė besojė kush nė né. Lypet t'a rindėrtojmė ndėrgjegjen t'onė vehtjake dhe kolektive.



    2- T'a krijojmė fuqķn shtetnore me nji mobilizim shpirtnuer dhe trupuer tė tė gjithė shqiptarėvet, me nji dishiplinė tė shtėrngueshme dhe me nji organizim tė vėrtetė.

    Nė kambė, ju oficerat! Shka pritni? Shka droni? Shka shtirateni? A sot a kurr, ju tė parėt pėr t'a shpėtue popullin, pėr t'a shpėtue Shqipnin. Pėr shka ju rriti, pėr shka ju mbajti dhe ju pregatiti Shqipnija ne mos pėr kėtė ditė rreziku? Dam pėr ju me u strukun si pula tė lagta sot, qė tmera dhe potera vlon anė e kand nėpėr viset shqiptare. Kush pėrveē jush do tė prij nė logun e fatosavet ? Ky āsht profesjoni i juej, pėr njikėte ditė jeni betue; sedra juej nuk do tė durojė kurrsesi t'u a kalojnė sot varzat e grįt nė vendim, nė guxim dhe nė sakrificė. Jam i bindun se me dhetė oficera tė venduem, por qė kanė qitun cekėn tė vdesin pėrnjimend, i a vźjmė bazat organizatės shqiptare.

    Ku jeni, ju zyrtarė, qė Shqipnķs m'i merrni rrogat dhe i prishni punėn, dhe jo vetėm punėn, por i cėnoni edhe ekzistencėn? Ku āsht ndėrgjegja, karakteri dhe prestigji i juej? Si u a jep shpirti tė merrni rrogat e Shqipnķs, kurse ju dhe askush tjetėr, ēuet popull e Komb me i u dhimbėt gurit e drunit?! ? Mos mė qit arsye as shkaqe, ti zyrtar! Detyra pėr detyrė, ky āsht nderi, kjo āsht vlera e njij zyrtari. Tė ka kapun friga se po vdes ūni a pushke? Po ti me atė zemėr lepuri dhe atė vepėr tė pajetė, ti vdekė se vdekė - vdis tė paktėn nė detyrė dhe pėr detyrė! Po t'a kishte kaq fuqķ morale secili zyrtar, ja se u bā organizata dhe fuqija shtetnore. A nuk e ndjen vehten as pėr kaq? Hesht, pse ti kėshtu si e ke bjerrė tė drejtėn me qenė, e ke bjerrė tė drejtėn dhe me folė! ? Por ka edhe ndėr zyrtarė pėrjashtime. Ka pėrnjimend njerėz detyre, por nuk kanė ku me qenė, pėrse nji gśr nuk ban mśr.



    3- Tė gjitha kėto ēohen nė vend dhe plotsohen me nji fjalė dhe me nji vepėr tė vetme: tė sakrifikohemi. Mjaft kemi sakrifikue tė tjerėt: sot t'i a nisim nga vehtja jone. Ju atdhetarė, qė levdoheni se bāni vdekjen pėr Shqipni, tė jeni tė zotėt tė sakrifikoni pikėpamjet dhe pasjonet , rrymėt dhe idét, oportunitetin dhe komoditetin vehtjak, po deshėt t'i shpėtojmė rrezikut qė na rrin mbi krye. Kėtu i due idealistat, udhėheqėsit, intelektualėt: salus rei publicae suprema lex est! Ky āsht imperativi i ditės pėr tė gjithė ata qė ndjejnė pėrmbrenda si njerėz dhe si shqiptarė. Shpėtimi i ēashtjes sė pėrbashkėt āsht bashkimi, por nuk kemi si tė bashkohemi deri sa tė mbajė sejcili tė vetėn. Ase kemi sakrifikue pikėpamjet t'ona, ase do tė sakrifikojmė Shqipnin. Kjo āsht sakrifica shpirtnore e vetėmja pėr t'i a mrrijtė qėllimit.

    Por edhe mos tė kujtojė kush - si qe partish, elementash, krahinash - se e bān Shqipnin hajmalķ apo privativė tė vetėn, pse Shqipnija āsht nji mollė e tharbėt, sa nuk ka burrė qė i ngjet dhambėt, pa i u pķe keqas; jo qė shqiptari pėr nji plesht e djegė jorganin ?

    Ka, po, nė Shqipni vehtje dhe ēeta, qė pėr hatėr tė ēashtjes sė pėrbashkėt, mbyllin nji sy dhe tė dy, dhe bāhen si t'ishin tė verbėt, shurdhė e tė pagojė. Kultura e shpirtit tė tyne i shtyn tė sakrifikohen, por jo tė bāhen budallej; prandej, sidomos nė kėtė kohė kaq kritike, do t'i ruhemi fort nji gabimi tė damshėm, qė u bā nė kohėt e kalueme: durimin, karakterin dhe ndėrgjegjen e atdhetarėvet vėrtč burra, t'i zamė ligėshtķ dhe mbi te tė marrim guxim, pse gjithėshka shkon deri nė nji masė, dhe kur vjen shpirti me dalė, atėbotė as ai fatosi nuk din shka bān ? Tė pikon zźmra gjak tue pį symptome dhe tue ndigjue ankime tė forta mbi sa ndasķ dhe vėshtirėsķ tė mdhaja qė deri dje i patėm kujtue tė kapėrcyeme!?

    Kush, mandej, don dhe kėrkon prej shqiptarėsh prap e mā gjak, mā shėmtim, ai don tė na shohė tė humbun. Pėr nji miljon e sa njerėz qė jemi, kemi derdhė gjak mjaft; nuk kemi shka tė japim mā tepėr, veē edhe shpirtin e egzistencėn.

    Kushtrim, djalėri; kushtrim, burra tė pjekun; qytetas e katundarė kushtrim, shqiptarė, tė ē'do krahine, tė ē'do besimi a shkalle shoqnore!

    Lėshoni armėt, pashi Zotin, pse mjaft gjak āsht derdhun, mjaft shėmtim āsht bā, mjaft futa e zezė āsht vū. Ja, se mija dyerėsh u mbyllėn me ferrė, qinda e qinda votrash mbetėn shkret e qyqja po kėndon mbi trojet shqiptare. Ndigjoni gjāmėt e nānavet, njehsoni lotėt e bijavet shqiptare, shikoni atė hije vdekjeje qė āsht shtri mbi familjet t'ona, kundroni se si po humbasim si komb e si shtet dhe, po nuk patėt mźnde me u kujtue, tė keni sė paku zźmėr me ndie. Tė huej po t'ishim shoq me shoq, do t'i dhimbeshim vetvehtes, e jo mā vllazėn njij gjaku dhe njij gjuhe, miq e dashamirė e shokė, tė cilėt i bashkon nji shpirt i vetėm, shpirti shqiptar; nji vend, nji zakon, nji interesė dhe nji flamur! Me ndie si njerėz nuk āsht dobėsķ, me i u shtrue arsyes nuk āsht ligėshtķ, me lėshue armėt e pasjonit dhe armėt e krahut - pėr tė ra nė godi si bijshin burrat motit - nuk āsht mungesė gjallnije pėr Shqiptarėt e sodit, por āsht vitalitet dhe fuqķ morale, qė tregon fisnikķ, urtķ e burrnķ si tė parėt na
    e lanė trashigim.

    Sod qė jemi mė kufķ tė pėrmbysemi me t'egėr e me tė butė, nė kėtė pėrmbytje tė fundit, pėr ne nuk do tė ketė germanofila, anglofila, italofila; s'ka njerėz tė djeshėm e tė nesėrm, sot do tė jemi shqiptarė e vetėm shqiptarė, tė zot tė ēveshemi e tė harrojmė gjithshkafen, vetėm e vetėm pėr tė shpėtue komb, shtet e popull. Urrah tė bashkohemi, se mbaruem: Tė prājnė fjalėt e arsyetimet. T'a bājmė monumentin kombėtar: bashkimin e shqiptarve.

    marre nga http://www.alb-net.com/pipermail/alb...attachment.htm
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FLORIRI : 21-04-2005 mė 09:49
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  5. #5
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516

    Pader AMBROZ MARLASKAJ Politikani dhe Mesuesi i popullit

    Ambroz Marlaskaj


    Nė nėntor tė vitit 1884 nė Kushnen tė Mirditės do tė lindte Lleshi, emri i pagėzimti qė mė vonė do tė njihej Ambroz Marlaskaj.


    Mėson nė fillim nė Kuvendin Franceskan tė Rubikut e mė pas nėUniversitet nėAustri ku diplomoh4et pėr teologji e filozofi. punon si pedagog nė Austri e Ceki kthehet nė Atdhe. Menjėherė pėrvec punėve baritore u angazhua nė lėvizjen kulturore tė kohės. Mė 1916 zgjidhet anėtar Komisise Letrare krahas Luigj Gurakuqit, Gj. Pekmezi, sh., Gjecovit etj. Nė vitet 20 pėr ndihmesė nė mėsuesi e pedagogji zgjihdet kryetari i organizatės "Lidhja e mėsuesve tė Prefekturės sė Shkodrės". Revista "Hylli i Dritės bėhet tribunė e ideve dhe polemikave tė tij pėr probleme tė aktualitetit politik, social.


    Nė vitin 1923 ėshtė deputet i Mirditės nė parlamentin Shqitpar njė nga polemistėt e flaktė tė krahut tė opozitės por dhe njė nga polemistėt e spiaktur tė shtypit tė kohės. Nė kėtė periudhė Ambroz Marlaskaj ka bėrė emėr si njė intelektual i zoti nė disa fusha tė dijes, arsimit politikės etj. Nė dhjetor tė vitit 1924 sė bashku me Nolin detyrohet tė largohet nga atdheut. Emigron nė itali. Punon si rektor universiteti nė Romė profesor nėparis e Luver ( Belgjikė) detyrė tė cilėn e kreu deri sa mbylli sytė nė qershor tė vitit 1939 nė moshėn 54 vjecare.


    Nuk rreshti asnjėherė tė shkruarit dhe punėn shkencore,e kėsisoj la trashėgimi njė sėrė veprash tė botuara ap nė dorėshkrim si "Mbi monizimin dhe materializimin ( filozofi)"Historia e pedagogjisė dhe Psikologjisė". Njė pėrmbledhje e historisė sė Shqipėrisė. ( histori). Ka botuar njė gramatikė altine njė fjalor latin njė studim "mbi ortografinė e sotme" e shumė artikuj e studime tė fushave tė ndryshme.


    Gjon Kamsi me rastin e vdekjes sė tij nė "Hylli i Dritės: shkruante njė nekrologji ku thuhejL:.... mėsues rriti nji djelmni n'idealet e shejta t'Atdheut. Predikator i fuqishėm, pat fjalėn e rrjedhtė e tė bindshme. Prekte e ngjiste fjala e tij... tė gjithė i ndezte nė dashtni pėr Atdhe e vepra fisnike... luftėtar me tė vetmen armė tė tė drejtit, atdhetar i kulluet. Pėr kėto virtyte tė larta, mirditas i asaj mirdite qi nėpėr kohė ė zeza mbet forcomje lirije pėr tokėn shqitpare... s'kish shqiptar qėnuk e njihte... si atlet bese e atdhetarie"

    Marre nga gazeta 55
    pergatiti Bardhok Pulaj
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

Tema tė Ngjashme

  1. Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  2. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  3. Bashkimi Katolik i Publicisteve Shqiptare - UCIP
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-03-2006, 18:17
  4. Shqiptar: Qendrimet e klerit katolik mbi pavaresine
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-04-2002, 03:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •