Kriza dhe karizma
Dr. Mirela Oktrova
Vatikani pėrjetoi javėn e shkuar pelegrinazhin mė masiv nė historinė e tij. Fluksi i besimtarėve kaloi ēdo parashikim deri natėn e sė enjtes, para trupit tė Atit tė Shenjtė bėnė homazhe 18 mijė besimtarė nė orė, rreth 300 syresh kapėrcyen ēdo minutė pragun e katedrales sė Shėn Pjetrit pas pritjes sė gjatė nė radhėn kilometėrshe. Katėr milionė vetė, ndėr tė cilėt politikanė tė lartė nga rreth 80 vende tė botės dhe pėrfaqėsues tė besimeve tė ndryshme fetare, ndoqėn nga afėr ceremoninė e varrimit papal - dy miliardė tė tjerė iu bashkangjitėn atyre pėrmes ekraneve televizive. Bota i shpėrbleu Fronit tė Shenjtė vėmendjen e dhuruar nė 104 udhėtime dhe mijėra takime. Pėr herė tė dytė pas celebrimit tė meshės pesėmilionėshe dhjetė vjet mė parė nė Manila kisha katolike pėrjetoi njė popullaritet tė paparė. Po kur ceremoniali mbaroi dhe trupi i papės iu dorėzua prehjes, kur tė ftuarit e besimtarėt morėn rrugėn e kthimit dhe qyteti zuri t“i rikthet normalitetit, nė koka mbet pezull njė pyetje: sa do tė ketė jetė ky popullaritet?
* * * * *
Pėrgjigjja e pyetjes sė mėsipėrme do tė varet para sė gjithash prej mishėrimit tė detyrimeve demokratike tė hierarkisė sė Vatikanit nė zgjedhjen e pasardhėsit tė papa Gjon Palit tė Dytė.
Qė prej vitit 1079 papa zgjidhet prej kolegjit tė kardinalėve ose senatit papal. Deri nė mesin e shekullit XX kėshilli pėrbėhej prej 70 anėtarėsh, pjesa dėrrmuese e tė cilėve italianė. Papa Piu XII, papa Gjoni XXIII, papa Pali VI dhe papa Gjon Pali II i ndėrkombėtarizuan dhe i zgjeruan dukshėm radhėt e tij. Aktualisht senati papal pėrbėhet nga 183 kardinalė, 66 prej tė cilėve pėrjashtohen prej votimit, pėr shkak tė moshės (mbi 80-vjeē).
Kompetencat zgjedhore dhe administrative tė kolegjit nė periudhėn e ndėrrimit tė papėve sanksionohen prej Kushtetutės Apostolike tė vitit 1996, Universi Domini Gregis. Nė bazė tė saj, zgjedhja e papės sė ri (konklava) fillon jo mė herėt se ditėn e pesėmbėdhjetė pas vdekjes sė Atit tė Shenjtė dhe jo mė vonė se ditėn e njėzet. Procedura pėr zgjedhjen e pasardhėsit tė papa Gjon Palit tė dytė do tė fillojė tė hėnėn e ardhshme mė 18 prill nė Kapelėn Sikstine tė Vatikanit. Votimet nuk janė tė kufizuara nė kohė. Fituesi duhet tė mbėshtet nga 2/3 e 117 kardinalėve me tė drejtė vote. Nėse shumica absolute ėshtė e pamundur tė arrihet nė 29 votime, nė votimin e 30-tė kandidati fiton dhe me shumicėn e thjeshtė apo matematike.
* * * * *
Detyra e kolegjit ėshtė kėtė herė jashtėzakonisht e vėshtirė. 26 vjetėt e pontifikatit tė Gjon Palit tė Dytė kulmuan shumė parametra vlerėsimi. Angazhimi pėr pėrfundimin e Luftės sė Ftohtė (pritja e Gorbaēovit nė Vatikan - 1989), pėr paqėn nė Lindjen e Mesme (pritja e Arafatit nė Romė - 1982), mbėshtetja e katolikėve nė vendet diktatoriale (Kubė - 1998) apo kundėrshtimi i luftės nė Irak (2002) shėnojnė precendentin e papės diplomat dhe autoritetit tė dėgjuar nė arenėn ndėrkombėtare. Kontaktet me fenė hebreje (vizita nė sinagogėn e Romės - 1986), takimet me klerin mysliman (vizita nė xhaminė e Damaskut - 2001) apo shkėmbimet me fenė ortodokse (vizitat nė Greqi dhe Ukrainė - 2001) shėnuan precedentin e teologut ideolog dhe largpamės. Pontifikati i fundit ia doli tė ruante koherencėn midis parimeve themelore tė besimit katolik dhe politikės ndėrkombėtare tė Vatikanit. Katekizmi i parė botėror nga viti 1566 (1994), 14 enciklikat Redemptor hominis, pranimi i bashkėfajėsisė sė katolikėve nė Holokaust (Pėrsiatje pėr Shoan - 1998), rishikimi kritik i historisė kishtare dhe klasifikimi i kryqėzatave, inkuizicionit dhe pėrndjekjeve si gabime (Mea Culpa-2000) shėnuan precendentin e paimagjinueshėm tė papės vetėkritik, duke kėmbyer mitin e pagabueshmėrisė me rritjen e simpatisė.
Po megjithė kontributin shumėplanėsh prej pionieri, trashėgimia e Gjon Palit tė Dytė ka karakter kontradiktor. Detyrimi pėr tė mbuluar njė ēerek shekulli zhvillimi intensiv shoqėror e vuri personalitetin e tij para sfidash komplekse dhe tė njėkohshme, tė cilat ai as nuk mund dhe as nuk mundi t“i kapėrcente tė gjitha njėsoj. Sfida e pontifikatit tė ardhshėm do jetė sfida e koherencės mes tė shkuarės dhe tė ardhmes. Identiteti i tij do tė pėrcaktohet mes prirjes pėr vazhdimėsi nė planin e jashtėm dhe pėrpjekjes pėr riorientim nė planin e brendshėm. Plakja e klerikėve tė karrierės, shtimi i skandaleve seksuale, tradicionalizmi konsekuent i Gjon Palit tė Dytė nė trajtimin e celibatit, kontrollimit tė lindjeve, abortit dhe vendit tė gruas nė aktivitetin kishtar e vėshtirėsojnė nė maksimum pėrshtatjen me kohėn, ndėrsa largimi i ngadaltė i besimtarėve e bėn atė thuajse urgjente - ideologjikisht dhe financiarisht!
Administratorėt e Vatikanit ka kohė qė u bien kambanave tė alarmit. Nėse kishat nuk frekuentohen, zemėrgjerėsia e besimtarėve shndėrrohet nė njė burim gjithnjė e mė tė pasigurt tė ardhurash. Historikisht financat e shtetit mė tė vogėl tė botės (0,5 km²) mbėshteten nė administrimin e kapitaleve dhe pasurisė sė patundshme (777 milionė euro), kontributin e kishave dhe personave privatė dhe nė Institutin pėr Vepra Fetare. Vitin e shkuar nė arkėn e Vatikanit kishat derdhėn 80 milionė euro - 49 milionė u dhuruan nga persona privatė. Po nėse besimtarėt rrinė larg, dhurimet private i shkojnė Fondit tė Pjetrit, pėr qėllime filantropike dhe tregu i devizave vazhdon lėkundjet (deficiti i vitit 2003 kapi shifrėn 9,6 milionė euro), kriza do tė merrte pėrmasa emergjente. Nėse kreu i ri nuk do gjejė dot burime tė reja tė ardhurash, kishės do t“i lidheshin dikur duart. Shekulli i ri me sfidat e veta ideologjiko-praktike dhe ndėrrimin e ngadaltė tė brezave po e mpreh situatėn drejt paalternativės. Nė kohėt moderne tėrheqja e besimtarėve nuk realizohet dot mė si nė rrėfenjat biblike - kishės i duhen para pėr tė joshur besimtarėt dhe besimtarė pėr tė tėrhequr paranė! Rrethi vicioz do thyer ose menaxhuar.
* * * * *
Ē“profil mendojnė tė sjellin nė Fronin e Shenjtė senatorėt papalė? Teologun apo misionarin, administratorin apo diplomatin, ideologun apo pragmatistin, protagonistin apo modestin? Diskutimet nisėn qė nė gjallje tė Gjon Palit tė Dytė. Shumica e kardinalėve duket tė preferojė modelin e njė udhėheqėsi shpirtėror mė pak dominant, qė mbėshtet ipeshkvitė dhe komunikimin e brendshėm dhe jo mė njė papė energjik, imponues dhe karizmatik. Karizma e papės i dhuroi kishės vėrtet popullaritet tė paparė - udhėtimet ringjallėn njė entuziazėm tė tillė ndėr katolikė, sa kisha u duk tė pėrjetonte rilindjen e besimit. Po vuajtja dhe vdekja publike e ekspozoi Atin e Shenjtė edhe si njė njeri tė zakonshėm, si njė njeri qė heq dhe vuan, qė lufton me fatin dhe ėshtė i detyruar t“i nėnshtrohet atij, qė sėmuret, vdes dhe me siguri edhe gabon. Po a ėshtė njė simbol i tillė nė interesin e kishės? Zėrat kritikė qė nė gjallje tė papės flasin pėr tė kundėrtėn. Papa i pazotė i pashkėve mė shumė se sa simboli i njė njeriu tė paepur nė krye tė kishės, u pa prej tyre si pasqyra e publike e kishės pa udhėheqje dobėsimi i fizikut tė tij si shuarje e energjive pėr t“iu pėrkushtuar kishės vuajtja publike si ekspozim i pafuqisė sė kishės.
Po diskutimet pėr profilin e papės sė ardhshėm nuk prekin vetėm raportin mes prioriteteve tė tij, po para sė gjithash vetė prioritetet. Rezultati i votimeve nė Kapelėn Sikstine do tė reflektojė pėr pasojė luftėn mes krahut tradicionalist dhe atij reformator, drejtuar pėrkatėsisht nga kardinalėt Joseph Ratzinger dhe Carlo Maria Martini. Rezultati s“mund tė parashikohet. Liberalėt, qė gėzojnė shumicėn, i dobėsojnė rivalitetet e brendshme - konservatorėt, ndonėse nė pakicė (30-40 kardinalė) gėzojnė pozicionin e favoritit tė Gjon Palit tė Dytė dhe mbėshtetjen e lobeve tė tij mė tė afėrta, si: Opus Dei me para, pushtet dhe mbėshtetje politike nė Spanjė, Itali dhe Amerikėn latine, Lėvizja fokolare me rreth katėr milionė simpatizantė spiritualistė, Lėvizja Schönstatt propaganduese e katolicizmit tė rreptė dhe urdhrat katolikė, me nė krye Urdhrin e Jezuitėve.
* * * * *
Thėrras Krishtin tė mė jetė gjykatės dhe dėshmitar, se kam zgjedhur atė, qė besoj se duhej zgjedhur sipas vullnetit tė Zotit! me kėtė betim, krerėt e organizatės mė numerike tė botės do tė dorėzojnė votėn e tyre tė fshehtė pėr tė pėrcaktuar tė ardhmen e kishės dhe marrėdhėniet e saj me botėn. Tė mėsuar tė flasin pėr mrekulli hyjnore, pa u besuar iluzioneve tokėsore, prelatėt e kishės institucionit mė rezistent tė tė gjitha kohėrave do tė votojnė me kokė tė ftohtė dhe me bindjen se besimi s“ka rilindur dhe se popullariteti i papės i takoi personit, jo institucionit. Vendimi i tyre kėshtu dhe kėtė herė s“do tė varet prej parametrave tė simpatisė, por tė ideologjisė!
14/04/2005
Krijoni Kontakt