-
Mum2bE
Nëntë muaj HYJNI
1.Java e parë
......
A je nisur?! Dy vija të testit lajmërojnë nisjen tënde, por unë s'jam e sigurtë, më duket se jam në ëndër dhe pres çdo çast të zgjohem. Nisja yte pa paralajmërim më ka hutuar të tërën , më gëlltit si dallga e trazuar e oqeanit. Një fuqi e panjohur po ndryshon qenien time, e panjohura ka në duar fatin dhe jetën time.
Mjeku më tha: nuk duket gjë, është tepër herët për konfirmim, eja sërish pas dy javësh.
Dy javë?! Dy javë pritje, dy jave trishtim, a do të mundem ti përballoj ?!
Nuk mundem më, do ta ndez një cigare!
......
-
-
Mum2bE
2. Java e dytë
......
Pas disa dhimbjesh të kohëpaskohëshme nga fundi i barkut, u detyrova të haroj terminin e caktuar, vizitova një tjetër mjek.
Je shtatzënë- u pergjigj shkurt ajo.
Edhe pse ndjeja ardhjen tënde, sot më jam edhe e sigurtë, sot mbaj në duar fotografinë tënde të parë, ku ti s'ke formë je vetëm një pikë e zezë që nënkupton JETË.
......
Nuk mundem të të emëroj, është shumë herët, ti je ende shumë i vockël, medicina të quan embrion, meqë nuk ke ende forme e as gjini, përkohësisht do të të drejtohem me SHPIRT.
Zoti mbolli kujdesshëm, pa dhimbje e në mënyrë të përsosur shpirtin tënd në mua, ne të dy jemi një, do jetojmë një kohë të gjatë së bashku, do përjetojmë së bashku. Dashurinë, kënaqësitë e dhimbjet, fitoret e humbjet, por ti mos u friko pa këto jeta nuk do të ishte JETË.
Të jetosh do të thotë të përjetosh të gjitha, nëqoftëse në jete ti nuk përjeton dashurinë ti nuk do njohësh dhimbjen e nëse nuk përjeton dhimbjen ti nuk ke jetuar. Fitorja duhet të jetë qëllimi jetësor yti, poqese gjatë asaj rruge ti nuk përjeton humbjen nuk do të njohesh vlerën fitores. Shpirt, gjithcka është e ndërsjelltë.
Që ditën kur ti erdhe në mua, ti jeton! Dikush mund të thotë, ti nuk din, nuk dëgjon, nuk sheh, nuk ndjen, por kjo s’është e vërtetë, edhe pse ti je mbyllur por sigurtë në mua, ti përjeton atë që përjetoj unë, ti ndjen atë që ndjej unë.
Fillimisht ndjeve frikën, frikën që më kaploi nga ardhja yte, ti më erdhe befas atëherë kur s’te prisja, më trondite, ndryshove bindjet e mia, qenien time, planet, ardhmërinë….Po a din sa shumë të kam kërkuar, me vite të tëra shpirt. I lutesha Zotit çdo natë, i lutesha që të të ndjej, ja si sot, por ti nuk vije, më injoronit. Më shkaktonit dhimbje, jetoja në vetminë e madhe me shpresën e cila u venit bashkë me besimin që unë një ditë do të bëhem nënë. Më shoqëronte vetëm durimi, ngushëllim kërkoja tek alkoholi e droga, ato më shtynin në një sferë tjetër ku nuk ndeja dhimbjen dhe përbuzjen, unë isha e vecantë, nuk i takoja femrës normale që lindte. Nuk të kërkoja më, as tek shkenca e as tek parashikueset, thjesht u pajtova me fatin tim, të tille siç ma caktoi Zoti. Askush nuk mund të ndryshojë përveç tij, Zoti është sunduesi ynë, drejtuesi, gjykuesi , dhuruesi. Ne s’jemi asgjë tjetër përpos se duruesit.
Më fal shpirt, nuk të mundoj më me të kaluarën time të idhur, ti sot je ketu, unë jam e lumtur dhe s’jam vetëm. Mbaj mënd shpirt, kurrë mos u mer me të kaluarën, ajo shkon, ik, për të mos u kthyer më prandaj shiko vetëm përpara.
Jeta është e bukur por ndonjëherë edhe e hidhur , kjo varet nga ne, ashtu sic e krijojmë ne, mbitëgjitha duhet VULLNETI, vullneti për jetë, këtë dua të ta dhuroj që sot ty , dua të jetë dhurata yte e parë.
......
-
-
i/e regjistruar
butterfly
ohhhhhh, me qetesove!vetem se te ka shpetuar dicka.dhurata jote e pare per te eshte dashuria.ndihet gjer ne palce.urime,mike!
-
-
Mum2bE
Buna
Faleminderit shume per perkrahjen, zemren. Faleminderit edhe per urimet, do te uroja edhe une ty, por me sa mundem te kuptoj ti ke ndjere ( ate ndjenje qe shkon deri ne palce) bashk me mua....
Buna dashuria nuk dhurohet, ajo eshte aty, ishte aty edhe momentin kur u krijua jeta e re dhe do mbetet aty, e tille sic eshte, pergjithmone!
-
-
Mum2bE
Gjendja momentale
Gjatësia: 13.8 mm
Pesha: 7.6 g
Mosha: 7 javë
-
-
Mum2bE
Java e 23-te
Si nje udhetare i humbur ne shkretetire, udhetova edhe une ne keto javet e veshtira duke mu renduar hapat gjithnje e me shume, por ne supet e mia ende shkelqejne te sperkatuat pika magjie qe me japin vullnetin per te vazhduar me tej, deri ne cakun...DITEN E MADHE.
Po me humb durimi per te pare fytyren tende engjullore, te te ledhatoje e te mos jetoj me friken se e gjith kjo eshte vetem nje ender, te vras trishtimin e zgjimit. Edhe pse ndjej sinjalet qe mi jep nga bota jote e vogel serisht kam frike se mos je nje ender, eshte aq madheshtore sa te besoj qe nga une krijohet nje jete!
-
-
Mum2bE
E përsosura është vet NATYRA, aty jeta dhe vdekja janë një, nga brendësia e saj lind jeta, në sipërfaqe të saj jeton,
në hapësirën e saj vdes për ta thithur vdekjen dhe për ta lindur sërisht. Matematika e saj është më se e qëlluar nuk i mungon asnjë formulë, asnjë zgjidhje.
Përderisa ballafaqohesha me natyrën në sytë e mi pasqyroheshte parasja.
Ndjeja se parajsa jam vet.
Dhimbja ma vdiq jetën time për të krijuar një të re.
Unë do ta vdes dhimbjen për ty,
Për TY që mer frymë me mua, që ushqehesh nga unë, që do të thiresh me emrin tim.
Për Ty që të kërkoja në parajsë e në parajse të gjeta.
Të gjeta aty tek uji kristalor ku nuk pasqyrohet e shëmtuara, te fryma e lehtë që do ti ledhatojë faqet, aty ku do të dëgjosh magjinë e muzikës, ku gurrët e plasaritur e vjetërsuar do të të tregojnë zanafillën e jetës, ku nuk do të guxosh as edhe me një pikë lot të shqetësoshë qëtësinë e ujit të liqenit, aty ku shushurima e gjetheve do ta kompozojnë emrin tënd ……..ATY ku të gjeta unë, vetëm hyjnorja shkëlqen…
-
-
Mum2bE
Shen Valentin
Sot është dita e Sh ë n Valenitnit, dita e të dashuruarve, kështu e quan bota. E unë nuk e kam pranë atë me të cilin duhet ta festoj.Tërë ditën nuk ishte në shtëpi nuk është as tash në këto orë të vona, ku ta di unë ku është dhe me kënd feston, kryesorja nuk është me mua! Në syte e tij nuk shoh më dashurinë, në ata sy fshehet një mister. Gjithcka më rrjedh mekanikisht, edhe pse tani kujdeset më tepër për mua, ngaqë jam shtatzanë, por pa ndjenja, pa zjarr. Oh, sërisht e vetmuar në këtë dhomë të bardhë, as edhe ti o fryt i ri nuk më ngushëllon dot me sinjalet që më jep. Ti më djeg, më dhimbsesh se këto lot të dëmtojnë edhe ty. A është demoni i vetmisë që më shtrëgon për fyti apo jam aq naïve e nuk kuptoj rrjedhën e jetës.
URIME FESTEN TE GJITH TE DASHURUARVE......mos lejoni tju vdes dashuria perpara syve te juaj, eshte e shejte!
-
-
i/e regjistruar
Degjo
...mos harro nje fjale: kush s'me do, s'me meriton dhe ki nje shprese te madhe se njeriu yt eshte diku atje jashte dhe te pret ty ashtu sic pret ti ate.jeto, he per he, per krijesen tende dhe me kujdesjet per veten. per te tjerat mendon me vone
p.s i marr te gjitha mbrapsht, nese mendon se jane keshilla te keqija. pac fat dhe mos ik pa na treguar per ardhjen e Tij...
-
-
Per ardhjen e SAJ Buna... nuk m'u ndenj pa te korrigjuar. Nje shpirt kaq i fuqishem nuk nxjerr gje tjeter ne drite pervecse nje shpirt po aq te fuqishem.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt