Vende tė virgjėra, qė "flenė" ende tė patrazuara nga bota moderne, nė pritje qė njė ditė edhe ato do tė zgjohen


Toka nuk ėshtė njė planet kaq i eksploruar sa ē‘mund tė mendojmė. Fakti qė popullsia e botės, nė shekullin e fundit ėshtė rritur nga njė miliard nė gjashtė, tė bėn tė mendosh qė planeti ynė ėshtė i mbushur me njerėz dhe i njohur nė ēdo cep tė saj. Ashtu siē kanė treguar edhe njė sėrė artikujsh tė revistės shkencore "New Scientist", gjėrat nuk janė ashtu siē duken. Nė planetin tonė ekzistojnė ende shumė rajone, ku njeriu nuk ka shkelur kurrė mė parė, apo pėr tė cilat nuk ekziston njė hartė e posaēme, ose ku jetojnė njerėz qė nuk janė ballafaquar me qytetėrimin.

Sipas kėrkimeve bėhet fjalė pėr mė shumė se 100 fise, me njė total prej rreth 40 mijė personash, tė cilėt ende nuk kanė hyrė nė kontakt me pjesėn tjetėr tė botės. Vendi i fundit ku nuk ka shkelur njeri Gangkar Puensum, nė Butan, me lartėsi 7541 metra, ėshtė vendi i fundit me lartėsinė mė tė madhe nė botė, ku nuk ka shkelur ende kėmba e njeriut. Alpinistėt janė munduar tri herė tė arrijnė kėtė majė tė lartė, por qė nga viti 1994, qeveria e krahinės aziatike, i ka ndaluar ekspeditat, pėr tė respektuar traditat fetare tė popullsisė sė vendit. Por edhe aty ku nuk ekzistojnė ndalimet "politike", janė tė panumėrta malet ende tė virgjėra. Ato ndodhen nė rajonin aziatik, nė Nyainqentanglha Lindore (qė do tė thotė "Zoti i tokės sė gjelbėr"). Lartėsia e kėtyre vargmaleve arrin nė 6 mijė metra mbi nivelin e detit dhe ato nuk janė shkelur kurrė mė parė nga kėmba e njeriut. Vendet e tjera ndodhen nė Groenlandė, pėr tė mos folur mė pas pėr ato qė gjenden nė Antarktidė. Tė tjera zona ende tė pashkelura nga kėmba e njeriut janė edhe ato qė ndodhen nėn sipėrfaqen e tokės. Njė prej tyre ėshtė edhe shpella mė e madhe e Anglisė, e pagėzuar "Titan", nė Derbyshire. Kjo shpellė u zbulua nė 1999-ėn dhe speleologėt janė tė bindur se kanė ende shumė rrugė pėr tė bėrė, para se tė thonė qė nuk ekzistojnė shpella tė panjohura. Vendi i fundit pa njė hartė Njeriu bėn e zhbėn shumė gjėra. Nė kėtė rast e kemi fjalėn pėr detin Aral. Ky det nuk ekziston mė dhe nė vendin e tij shtrihet njė shkretėtirė prej 50 mijė kilometrash katrorė. Ky ėshtė vendi i fundit i Tokės pėr tė cilin nuk ekziston njė hartė, pėrveē disa fotove satelitore.

Deri 40 vite mė parė, Muynak, i cili ndodhet nė Uzbekistan, ishte njė nga zonat turistike mė tė rėndėsishme tė ish-Bashkimit Sovjetik dhe njė qendėr e zhvilluar peshkimi. Tani nga Muynak, sipėrfaqja e liqenit qė ishte ndėr mė tė mėdhenjtė nė botė, pothuajse nuk ekziston mė. Nė vendin e tij ka mbetur vetėm rėrė. Rrjedha e degėzuar e dy lumenjve "Ama Darya" dhe "Syrdarya" e gjatė 40 mijė kilometra, qė lag fushat e mėdha tė pambukut dhe orizit, ėshtė zbuluar me kalimin e viteve nga origjina e njė shkatėrrimi mjedisor, pėrllogaritjet e sė cilit ende nuk janė matur deri nė fund. Gjithashtu dihet se ushqimi i keq, zija e bukės, mungesa e ujit tė pijshėm dhe ndryshimet klimatike kanė bėrė qė tė vdesin dhjetėra e mijėra persona. Njė kėrkim i "Medicins Sans Frontieres" mes popullsisė sė zonės dokumenton se kjo ėshtė bėrė zona mė e madhe e botės, me numrin mė tė madh tė tė infektuarve nga tuberkulozi, ku shumė prej tyre e kanė tė pamundur tė kurohen. Vendi i fundit qė ka hyrė nė kontakt me qytetėrimin Filadelfia dhe Paraguai janė dy shtete tė cilat kufizohen me xhunglėn. Rreth 100 kilometra larg tyre ndodhet vendi i fundit i Tokės, ku njė grup njerėzish qė askush nuk i kishte vėnė re mė parė, mė 3 mars tė vitit 2004, mendoi se kishte ardhur momenti pėr tė shuar hamendėsimet e tyre. Shtatėmbėdhjetė vendas Ayoreo dolėn nga vegjetimi, tė shtyrė nga etja, sepse rritėsit e kafshėve kishin pėrvetėsuar burimet e tyre ujore. Nėse nuk do tė gjunjėzoheshin pėr shkak tė kushteve tė jashtme dhe ekstreme, "njerėzit e egėr" do tė kishin hyrė me vėshtirėsi nė kontakt me pjesėn tjetėr tė botės. Madje nė vitin 2006 ruajtėsit, vendas qė jetojnė nė ishujt e vegjėl Andaman, vranė dy peshkatarė, tė cilėt u afruan shumė pranė brigjeve dhe menjėherė pas ngjarjes sė cunamit tė vitit 2004, gjuanin me shigjeta nė drejtim tė helikopterėve qė fluturonin mbi ishullin e tyre. Ministri brazilian pėr Ēėshtjet Indigjene ka pėrcaktuar edhe njė herė vlerėn e fiseve ende tė panjohura nė territorin e tyre dhe ka rritur numrin nga 40 nė 67.



Gazeta Ndryshe