Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Postime
    26
    ademur !
    Eshte kenaqesi te lexosh shkrime te logjikshe dhe mire te studjuara si jan shkrimet tuaja,por fatekeqesi qe shume nuk i kuptojne(apo nuk duan ti kuptojne), pasi qe faktet e vetme te kundershtareve te tille jan te sharat dhe ofendimet qe i bejne !

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Exclamation Kufiri i Kosovës


    R. Rosmanin: Kufiri i Kosavës ka qenë i përshkuar me ngjarje që kanë mundur të destabilizojnë situatën


    Gjakovë, 3 maj - Kohët e fundit kufiri i Kosavës ka qenë i përshkuar me ngjarje që kanë mundur të destabilizojnë gjendjen e sigurisë në vend. Mirëpo kjo nuk ndodhi dhe situata mbeti e qetë e stabile. Kështu ka pohuar gjatë qëndrimit të tij në Gjakovë Komandanti i Brigadës Shumëkombëshe Jug-Perëndim të KFOR-it Rihard Rosmanin.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #23
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow Aleatët e natyrshëm dhe lufta speciale kundër spektrit nacionalist politik e ushtarak




    Aleatët e natyrshëm dhe lufta speciale kundër spektrit nacionalist politik e ushtarak

    12 maj 2005 / TN

    Arton Blakaj (ShBA) Ish ushtari i UÇK-së i Brigadës “Atlantiku”


    A thua si do ta komentonte këtë kohë gazetari i ndjerë Ali Ukaj!? Çfarë do të thoshte Adem Jashari?! Apo si do ti komentonte Zahir Pajaziti vrasjet “enigmatike” në Kosovë dhe çfarë porosie do të kishte për mikun e tij Bajram Kosumin, sot Kryeministër i Kosovës?! Disa nga përgjigjet sot dhe menjëherë mund ti dijnë vetëm Hashim Thaqi, Veton Surroi, Baton Haxhiu, Jakup Krasniqi...SHIK-u, SHISH-i dhe UDB-a

    Opinioni publik dhe Kosova, 6 vjet pas luftës, përveç vrasjeve dhe plagosjeve në prita, i janë nënshtruar një lufte të paskrupullt mediale kundër njerëzve më eminentë të spektrit politik e ushtarak që tash e 15 vjet po i prijnë Kosovës drejt mëvetësisë së saj.

    Krrokatjet e pamfleteve të tipit “Epoka e re” apo shpifjet e “Koha ditore” (alias Vreme) dhe të prodhimit “Express” (sipas po të njëjtës gazetë serbe) në kontekstin aktual vijnë tejet të natyrshme duke ditur biografitë e të gjithë atyre që qëndrojnë prapa këtyre gazetave si dhe financimet e donacionet e shoqatave greke, sllave e ruse, pa të cilat vështirë se do të mbijetonin edhe një muaj. Nëse merren parasysh edhe paratë e pista që ato sigurojnë përmes tregtisë së zezë e cila u ka siguruar profit marramendës sidomos pas luftës, komentet dhe marrja me “vezët e ziera” në SHIK e SHISH siç pretendon të luajë rol njëfare Defrim Rifaj, janë më shumë se humbje kohe.

    Ky i fundit, patologjikisht shkruan dhe kështu haptas tregon se ose është vetëm një pioner i SHIK-ut që posa ka dalë nga pampersat dhe nuk e fsheh se është një fotografi tragjike dhe e keqe, ose është një nga sajuesit e web siteve që parapërgatitë atentate, plagosje dhe vrasje makabre të të gjithë atyre që nuk mendojnë njësoj si ai dhe SHIK-u e SHISH-i.

    Megjithate ja vlenë të thuhen dy-tre fjalë për këtë aleancë që të vetmen strategji ka rrënimin e të gjitha të arriturave dhe vlerave në Kosovë.


    vazhdon...
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 12-05-2005 më 08:14
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  4. #24
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow Çka kërkon sot Thaçi ?

    Çka kërkon sot Thaçi duke përsëritur atë që Rugova e ka thënë më 1999?!

    Kjo luftë e ndytë që ka nisur shumë kohë më parë, e elementëve marksistë-leninistë, mori jetën e Jusuf Gërvallës vetëm pse përpjekjet për krijimin e frontit të përbashkët kombëtar për lirinë e Kosovës nuk duronin kurrfarë ideologjie majtiste, pra as të LPK-së dhe fililave të majta që kanë krijuar krijesën më “patriotike” - PDK-në e Hashim Thaqit që lirisht i takon epiteti “Serpent” (gjarpër) nga buron edhe fjala serb, Jakup Krasniqit të varfër shume dje, sot goxha i “trashë” me ndërmarrje private ndërtimi e para të majme, të Xhavit Halitit shumë të përfolur edhe ne vet mesin e PDK-së për krime kundër “armiqëve e tradhtarëve” shqiptarë dhe të shumë sish që, fatkeqësisht kanë mbetur pa asnjë karrige pushteti në Kosovën e cila dot nuk po ndalet në rrugën e pavarësisë.

    Është e tepërt të flitet për gjithë angazhimin e Thaçit e thaqistëve për pavarësinë e Kosovës, kur Presidenti Rugova dhe LDK, këtë e thanë qysh më 1999 dhe e bënë pavarësisht se Kosova u okupua, u përgjak dhe përsëritshëm rezultoi me lirinë e saj që sot e ruajnë miqtë evro-perëndimorë në krye me SHBA dhe NATO-n!

    Trekëndëshi Thaçi-Surroi-Haxhiu apo fataliteti i Kosovës


    Shqiptarëve të Kosovës, nuk do t’u kujtohet Hashim Thaçi më 1999 e pastaj si ndonjë engjëll përveç se gjarpër, ata do ta njohin Veton Surroin kur e pat “varrosur” dhunën serbe bashkë me Adem Demaçin, por jo duke kërkuar pavarësi për Kosovën sikurse që do ta njohin mikun e tij dhe kolegun “gazetar” Baton Haxhiun pas dëshmisë së kryeinspektorit të sigurimit serb Stanishiq.

    Çka i lidhë aq shumë këta “Tre musketarë” përveç ideologjisë majtiste e thellësisht internacionaliste?! Besnike e kësaj ideologjie vrastare në Ballkan dhe Evropë ka mbetur Serbia dhe disa ish shtete aleate të Rusisë. Ajo në Kosovë ka lënë zogjët e saj të tipit të Baton Haxhiut dhe prodhimin e ri “Express” (me politikën serbe) me dezinformata e luftë speciale të trashëguar nga miku i Batonit, kryeinspektorit serb Stanishiq, ndërkaq që logjistikë të përhershme ka produktet Surrosite “Koha ditore” dhe “KTV” si dhe pamfletin e ashtuquajtur “Epoka e re”. Një aleancë tejet logjike që do t’ia kishte lakmi edhe konti Drakulla dhe errësira e Karpateve prej nga vijnë frymëzuesit dhe urdhënësit e krimeve të para dhe pas luftës së fundit në Kosovë.

    Më e keqja e së keqes që mund ti ndodhë Kosovës është gabimi i përfaqësuesit special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, danezit Jensen Petersen që mund ta pasojë Hans Hekerupin fatal. Ai duke rënë pre e politikës “gjithëpërfshirëse” të plasuar nga Surroi e Thaçi tashmë ka bërë hapin fatal që e qon karrierën e tij politike rrugës së parardhësit të tij skandinav Hekerup.

    Krijimi i njëfarë Këshilli për bisedime me Beogradin, ku domosdoshmërisht duhet të jenë edhe Vetoni, Batoni e Hashimi dhe ndonjë piun tjetër pro serb, u tregoi shqiptarëve shumicë të Kosovës se kot mbahen zgjedhjet e lira në të cilat, edhe në liri, shumica e popullit të Kosovës votoi opcionin e vetëm optimal – pavarësinë e Kosovës. Brenga e SHBA-ve për zhytjen e KB të krizë të thellë po tregohet edhe në Kosovë.




    vazhdon...............
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 12-05-2005 më 08:09
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  5. #25
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow PDK-së me SHIK-un dhe dosjet e zeza nuk u intereson pavarësia e Kosovës

    PDK-së me SHIK-un dhe dosjet e zeza nuk u intereson pavarësia e Kosovës
    Krrokatja e PDK-së për hulumtimin e krimeve të pas luftës po tregon se është vetëm një krijim i atmosferës për vrasjet që nuk po ndalen dhe tash së fundi morën jetën edhe të ish ushtarit të UÇK-së, vëllaut të ish Kryeministrit Ramush Haradinaj, 24 vjeçarit Enver Haradinaj.

    PDK ende dhe kurr nuk ka kërkuar të zbulohen vrasësit e Enver Malokut, Afrim Maliqit, Hyzri Tallës, etj. Ata deri më sot nuk kanë kërkuar të zbulohen as vrasësit e Shaban Manajt, Smajl Hajdarajt dhe shumë e shumë veprimtarëve të LDK-së dhe ushtarëve të UÇK-së.

    PDK me Hashimin dhe Jakupin dhe Ora me Surroin, kurr nuk kërkuan të zbulohen këto dhe krime tjera që nuk i përmendëm (dhe i dijnë vetëm ata që dhanë urdhër), sa ishte Qeveria e Bajram Rexhepit, ku morën pjesë edhe Jakup Krasniqi dhe Krasniqë tjerë. Hashimi dhe Vetoni kurr nuk kërkuan të krahasohet pasuria e ish ministrave të ish Qeverisë kur erdhën në pushtet dhe kur kokëulur ikën nga karriget sepse e dijnë mirë çfarë progresioni do të tregonte rezultati. Prandaj shtrohet pyetja pse e bëjnë këtë sot kur Qeveria e re numëron muajt e parë të punës dhe rezultate të cilat për tre vjet nuk i arriti dot ish qeveria e Bajram Rexhepit?!

    Përgjegja është shumë e thjeshtë për të gjithë opinionin publik kosovar. Hashim Thaqi dhe as Veton Surroi ende nuk janë bindur se kanë mbetur “qyqe të rremit” me zgjedhjet e dyta nacionale. Ata i ka vrarë shumë aleanca LDK-AAK që, me ose pa dëshirën e tyre, mbulon gjithë spektrin politik e ushtarak, të cilët me përkushtim po tregojnë se ditën ta udhëheqin Kosovën drejt pavarësisë në të gjitha periudhat, duke u nisur nga rezistenca paqësore, lufta e armatosur dhe tash lufta demokratike për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur.

    Së dyti, mbetja pa pushtet dhe të mos qenit faktor të rëndësishëm në prag të hapjes së negociatave për statusin politik të Kosovës, i ka nervozuar tej mase edhe PDK-në e edhe “Sahatin” e prishur të Surroit që nuk e bëri kryeministër dot as Havier Solana dhe që ishte shumë negociator i pranueshëm për Serbinë e cila nuk e deshti ish kryeministrin Haradinaj.

    Serbia tashmë nuk është e kënaqur as me Bajram Kosumin kryeministër dhe Ibrahim Rugovën kryetar. Ata nuk mund të bisedojnë me një kryetar të cilit ia kanë vrarë të atin pse ishte nacionalist, Serbia nuk dëshiron të nisë bisedat me mikun e ngushtë të Zahir Pajazitit që sakatosi policë serbë dhe spiunë shqipfolës...Serbia nuk dëshiron të negociohet për pavarësinë sepse afro 70% të shqiptarëve votuan për LDK-në dhe AAK-në, dy partitë politike që vendosën koalicion të qëndrueshëm dhe mbulojnë gjithë aspiratën për liri e pavarësi.

    Thirrja e ish Kryeministrit Ramush Haradinaj nga Haga për t’i mbështetur institucionet e Kosovës, vjen më shumë se një klithmë drejtuar shqiptarëve në Kosovë. Ai e njeh veprimtarinë “patriotike e çlirimtare” të Thaçit, sidomos kur deshti të unifikohej faktori ushtarak në Kosovë. Haradinaj në Hagë do të jetë mirë i informuar për lidhjet e Veton Surroit dhe të atyre që pretendojnë të jenë pjesë e atij Këshillit famoz që ka propozuar Petersen.



    vazhdon.........
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  6. #26
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow Epoka, Koha dhe Expresi

    Gjithçka që Beogradi ka publikuar kundër Ramush Haradinajt e kanë transmetuar Epoka, Koha dhe Expresi


    PDK dhe pamfleti i saj “Epoka e re” si dhe “Ora” dhe “Koha ditore” e “KTV” bashkë me aleatin vlla “Express” kanë nisur fushatën më të egër tash duke shpresuar për ndonjë ndryshim të tipit të revolucionit demokratik të vonuar, por pa e pasur idenë se Zgjedhjet dhe vota e lirë e qytetarëve shumicë të Kosovës i ka varrosur për të satën herë dhe për së gjalli këta tipa ambiciozë që nuk zgjedhin mjete as metoda për të rrënuar gjithçka pozitive në Kosovë.

    PDK-Ora dhe Thaqi-Surroi iu gëzuan shumë shkuarjes së Ramush Haradinajt në Hagë dhe punuar natë e ditë që kjo të ndodhë. Si të sqarohet ndryshe që gjithçka që mediat e Beogradit e publikonin kundër Haradinjat, e transmetonin “Epoka e re” dhe “Koha ditore” e së fundi edhe “Expressi” i Baton Haxhiut?! Këta matrapazë pastaj e qajtën me lot krokodili Ramush Haradinajn dhe për më tepër kërkuan nga institucionet e Kosovës dhe Qeveria që ti ndihmohet ish Kryeministrit. Këta dy “politikanë” e “patriotë” shkuan edhe më larg, e vizituan familjen e Ramushit edhe në Glloxhan.

    Mirëpo kjo nuk habitë sepse akte të tilla ata janë mësuar të bëjnë edhe kur e tradhtonin Adem Jasharin që pas vrasjes ta shndërronin në gjeneral dhe legjendë të gjallë. Ndërkaq që Veton Surroi, i fshehur gjatë gjithë luftës në Kosovë nuk dihet nga kush, pa dhënë kurrfarë sqarimi për “shpëtimin e tij hyjnor”, iu qas luftës politike e mediale për fronin që vështirë se do ta mbërrijë ndonjëherë, pa treguar pse pasuria e tij vlenë aq shumë miliona euro dhe nga i ka “siguruar” ato para të majme, pak nga të cilat i kërkuan edhe disa sish që votuan për të dhe piunët e tij. Vetoni dhe Batoni, duke luajtur rolin e strucit dhe duke aktruar “ndarjen” fizike, kurr nuk rastisën të tregojnë edhe më thellë lidhjet me Stanishiqin dhe Beogradin, që së paku populli i Kosovës të mos damkoset se është “shovinist”, etj.

    Pyetje papërgjigje mbeten edhe më. Besoj se Batoni, Vetoni e tash së fundi edhe njëfarë Defrim Rifaj do të dijnë të tregojnë edhe kush e ka kërcënuar Adem Salihajn dhe pse ai kaloi aq vite në burgjet serbe, kush e pse e pat plagosur Ministrin Agim Veliun dhe sa e sa vrasje e plagosje që i përjetuan veprimtarët e LDK-së. Ky farë partizani e di sigurisht edhe pse Sajmon Hazelhoku ka kontribuar aq shumë në gjobitjen e gazetës kombëtare “Bota sot” dhe pse kurr nuk i ndodhi njësoj gazetës për të cilën ai shkruan me pasionin e kriminelit e shpifësit!?

    Gazetarucët pionierë të SHIK-ut



    Si pioner i papërvojë dhe në bazë të fjalës popullore “Çka ka shpia e qet fmia”, Rifaj Defrim (kështu e ka quajtur një faqe interneti serbe) do të na zbulojë edhe shumë gjëra interesante sepse ai po i përcillka Ministrat se ku shkojnë e çfarë bëjnë dhe me kë takohen, padyshim një detyrë që ia ka caktuar SHIK-u e SHISH-i. Policia ndërkombëtare dhe veçantë SHPK-ja, tashmë kanë një emër të qartë për t’u rënë në gjurmë njerëzve që i përcjellin Ministrat për t’u planifikuar ndonjë atentat a pritë si Xhemajl Mustafës, Enver Malokut, e tash së fundi edhe Enver Haradinajt.

    Do të befasohemi edhe po qe se Rifaj mund të jet një nga sajuesit e web faqes të të ashtuquajturës “Sigurimi i atdheut”, meqë shumica e vrasjeve enigmatike para dhe pas luftës, gjithëmonë janë kryer pas krijimit të atmsoferës si kjo tash. Por nuk mund të jetë befasi shpërthimi në lokalet e partisë “Ora” që ka mbledhur nostalgjikët e komunizmit dhe të “vllazrim bashkimit” i cili u sajua mu në ditën kur u varros Enver Haradinaj. Gjurmët e krimit dhe rrjetit mafioz politik nuk mund të mbulohen ndryshe, përveç me improvizime të tilla të mësuara nga KGB-ja ruse.


    vazhdon.................
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  7. #27
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Pseudopatriotë e fraksionistë të LDK-së dhe ish Ministrat

    A kanë gisht në shpifje pseudopatriotë e fraksionistë të LDK-së dhe ish Ministra!?




    Derisa shkruaj këtë ese, e vetmja gjë që më bën përshtypje dhe pyes veten e nuk marr dot përgjigje është: A thua si do ta komentonte këtë kohë gazetari i ndjerë Ali Ukaj!? Çfarë do të thoshte Adem Jashari sot?! Apo si do ti komentonte Zahir Pajaziti vrasjet “enigmatike” në Kosovë dhe çfarë porosie do të kishte për mikun e tij Bajram Kosumin, sot Kryeministër i Kosovës?!

    Pashmangshmërisht edhe pyetjet: Pse LDK në Ferizaj, Kastriot dhe Podujevë, prej nga vijnë zv. kryeministri Adem Salihaj dhe Ministrat Melihate Tërmkolli dhe Agim Veliu nuk reaguan deri më sot ndaj këtyre akuzave e shpifjeve? Apo mos vallë, në këto komuna ka sish që u janë bashkuar shpifjeve të PDK-së dhe kështu kanë gisht në këtë fushatë duke u lidhur me djallin dhe kriminelët, vetëm që të përdhosin figurat me emblematike të LDK-së në Ferizaj, Podujevë e gjetiu, që tashmë po tregojnë se edhe në nivelin qendror dijnë të udhëheqin politikën shtetformuese dhe ndërtuese të Presidentit Rugova?!

    Krejt në fund të këtyre pyetjeve pa përgjigje, është i logjikshëm dyshimi se në këtë fushatë patologjike kundër Qeveritarëve aktual të LDK-së, do të mund të jenë të involvuar edhe ish Ministra që nuk u rizgjodhën për shkaqe të njohura për opinionin e LDK-së dhe të Kosovës përgjithësisht. Ata, duke qenë se janë pronarë të pasurive të paligjshme, kanë aq euro sa të joshin media e gazetarë që po i prijnë valles së djallit, vetëm pse ende nuk mund të binden se postet e Ministrave nuk u janë rezervuar vetëm atyre, pavarësisht se për ato poste kanë ofruar shuma marramendëse në adresa që ata kanë pretenduar se janë të afërta me LDK-në dhe Presidencën.

    Ish Ministri i financave Ali Sadria e pat shndërruar Ministrinë në qerdhe familjarizmi. Pavarësisht se shumë veprimtarë të LDK-së kanë pritur punë, Sadria ka punësuar afro 70% të familjes duke mos marrë parasysh nëse ata janë të PDK-së apo të ndonjë partie tjetër që urren patologjikisht LDK-në dhe Presidentin Rugova. Kështu ishte edhe në Ministrinë për rini, kulturë e sport ku ish Ministri Behxhet Brajshori ka qenë i rrethuar me PDK-istë të palodhshëm që dërgojnë edhe sot raporte te Jakup Krasniqi e Hashim Thaqi.

    Ish Ministri i Arsimit Rexhep Osmani, sipas burimeve në Prishtinë, i ka ofruar njërit nga këshilltarët e Presidentit Rugova qindra mijëra euro që të kthehet në postin që e abuzoi aq keq me amoralitet dhe korrupcion....Jakup Krasniqi “ka të drejtë” që përpiqet ta “thumbojë” Qeverinë e re meqë ja ka hequr nga dora gjithë tenderët e ndërmarrjes “Çlirimi” dhe kështu e ka lënë pa qindra mija euro...edhe Ahmet Isufi pati të drejtë të jap dorëheqje e cila nuk ishte fare e moralshme kur andej nga Gjilani pohojnë se ka në pronësi disa restorante e objekte që i menagjon falë të qenit Ministër... Kësi shembujsh ka me bollëk dhe veç ka ardhë koha që të thuhen me emra njerëzit që kanë gisht në shpifjet dhe dosjen mbi 500 faqëshe që PDK e ka dorëzuar në polici me qëllim që ta shkatërrojë edhe Qeverinë Kosumi siç bëri me Qeverinë Haradinaj.

    Policia duhet ta ketë tashmë të qartë se PDK ka shërbimin e zbulimit dhe të kundërzbulimit që ka emrin SHIK. PDk kurr nuk ka bërë tjetër punë veç se ka përcjellur veprimtarët e LDK-së, disa prej të cilëve nuk janë më, disa janë plagosur dhe kurr nuk janë zbuluar vrasësit. Ja pse PDK ka humbur zgjedhjet dhe kurr nuk do ti fitojë. Ajo nuk është interesuar kurr për mirëqenien dhe pozitën e rëndë sociale të popullatës në Kosovë. Ajo edhe si parti është krijuar me plaçkitjen e diasporës përmes fondit “Vendlindja thërret” si dhe në Kosovën e pasluftës përmes reketit, shantazhit dhe plaqkitjes e vrasjeve të biznesmenëve.

    Në gjithë këtë lojë të pistë, fatkeqësisht kanë marrë pjesë e po marrin edhe sot edhe disa veprimtarë e funskionarë të LDK-së që në gjen kanë karrierizmin që u është shndërruar në sëmundje patologjike. Si është e mundshme që degët më të forta të LDK-së, në Gjilan, Ferizaj e Podujevë të thehen aq keq po të mos kishte individë të tillë?! Krejt problemi qëndron në vet kreun e LDK-së në Prishtinë sepse ka individë në Kryesinë e Këshillin e Përgjithshëm që, për interesa personale, mohojnë interesin e përgjithshëm të Kosovës dhe kështu u kanë dalë në mbrojtje fraksioneve e grupeve që ua lyejnë buzët me gjithë pasurinë e fituar paligjshëm, përmes korrupcionit dhe vjedhjes.

    Veprimtarë të devotshëm të LDK-së tashmë kanë filluar t’i njohin njerëzit si Faik Grainca që u bë kryetar komune me votat e PDK-së, ata i njohin tashmë edhe karrieristët tjerë në Degët e LDK-së që ofruan para të majme dhe poste të mëdha për votat e Hashim Thaçit e Jakup Krasniqit.

    Disa nga përgjigjet sot dhe menjëherë mund ti dijnë vetëm Hashim Thaqi, Veton Surroi, Baton Haxhiu, Jakup Krasniqi...?! Përsëritshëm, disa nga përgjigjet, mund ti japin edhe ata që ditën mburren se janë me LDK-në dhe natën, lidhin koalicione e shkëmbejnë vota e poste me PDK-në, Ora-n e madje edhe me Serbinë?!



    vazhdon................
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  8. #28
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow "Revolucioni i vonuar demokratik"

    Nëse ndodhë kafshimi i “revolucionit të vonuar demokratik” statusi i Kosovës mbetet pezull




    LDK-ja sot duhet të shtojë veprimtarinë e saj në terren. Veprimtarët e mirëfilltë që u angazhuan që në fillim vitet e ’90-ta duhet të mobilizohen dhe të bisedojnë me anëtarësinë për t’i demaskuar qëllimet e Vetonit, Hashimit, Batonit dhe klikës pro serbe e kundërinstitucionale. Ata duhet sqaruar për rrezikun që i kanoset Kosovës nga ata që bënë ngjarjet e marsit të vitit të kaluar e të cilët dështuan ta bëjnë pranverën e nxehtë edhe me shkuarjen në Hagë të z. Haradinaj.

    Zgjedhësit e LDK-së, anëtarët dhe simpatizantët e saj duhet t’i dijnë edhe ndytësitë e “të zhgënjyerve” që i kanë në mes tyre dhe të cilët nga shkaku i të mos qenit në funksione, po bëjnë koalicion me SHIK-un e PDK-në dhe kështu të demaskohen deri në çjerrje fytyrat e tyre të pafytyra dhe të publikohen në mediat djathtiste gjithë ato sorra të zeza në Prishtinë, Ferizaj, Podujevë e gjetiu.

    Një pyetje që do t’i shkonte secilit në mendje është se, nëse ai farë “Sigurimi i atdheut” qenka aq i fortë dhe po i kërcënoka Veton Surroin, Jakup Krasniqin, Faik Graincën pse nuk i publikon dhe nuk i kërcënon edhe shpifësit tjerë në Ferizaj, Prishrtinë e Podujevë?! Apo, për të folur me gjuhën Defrim Rifajt, pse nga radhët e këtyre “të kërcënuarve” nuk ndodhi kur dhe asnjëherë asnjë pritë e vrasje apo qoftë edhe një plagosje?!

    Shqiptarët në Kosovë, veçantë ata që i besuan votës edhe LDK-së e edhe AAK-së, duhet ta dijnë se nëse ndodhë kafshimi surroist apo thaqist i “revolucionit të vonuar demokratik” statusi i Kosovës mbetet pezull ose shtyhet bashkë me qëndrimin e UNMIK-ut këtu, kurse u lëshohet rrugë tipave të atyre që kurrën e kurrës nuk do të vijnë në pushtet me votën e lirë.

    Pastaj bartja e kompetencave dhe krijimi i plotë i sistemeve që bëjnë shtetin e Kosovës dhe plotësimi i Qeverisë edhe me Ministri të rendit dhe të sigurisë e drejtësisë mund të na zbardhë një mëngjes me Veton Surroin kryeministër, Hashim Thaqin Ministër të policisë dhe Baton Haxhiun që kurr nuk e kreu Fakultetin juridik por që mund të bëhet Ministër i Drejtësisë në një Qeveri teknike të cilën aq shumë do ta dëshirojë Beogradi. Një kësi Qeverie kuislinge do t’i mbyllte dosjet e vrasjeve politike përfundimisht dhe më nuk do të vlente fjala e Jusuf Gërvallës “Në qoftë se është shqiptar kurr mos u zbuloftë...”!

    Sigurisht që Kosova pastaj do të mbetej pa dëshmitarin më bravuroz për vrasjet si ajo e Ali Ukajt, Enver Malokut, Shaban Manajt, Komandant Drinit, Shaban Manajt, etj.

    Lufta speciale kundër spektrit nacionalist politik e ushtarak në Kosovë po vazhdon, vrasjet e pandriquara poashtu, por Kosova është në rrugë të pandalshme drejt pavarësisë, dhe, fatkeqësisht këtë nuk do ta ndalin dot as Hashimi e Vetoni e Batoni dhe fare hiq “Epoka e re” apo “Koha” dhe i vëllai “Expressi”!

    Edhe esetë e tilla, përderisa ka ende dëshmitarë të gjallë të këtij shekulli, do të vazhdojnë në funksion të dritës dhe zbardhjes së të vërtetës për fëmijët e atyre që u vranë vetëm pse nuk zbatuan urdhërat e Gjarpërinjëve, Bretkocave, Zhapijve dhe Hienave që ulen sot galuc në “Epoka e re”, “Koha ditore” apo “Expres”...Fati i Kosovës është që të tillë ka pak, krejt pak në krahasimme 70 % të votave përLDK-në dhe AAK-në...

    Prandaj popullata shumicë e Kosovës që i ka besuar LDK-së, por edhe AAK-së nuk duhet të mendojë për shpërngulje masive dhe azil politik në perëndim siç kam bërë unë dhe pse kam kryer obligimin kombëtar edhe para e edhe në luftë. Sepse kështu ua lirojnë vendet çiftave të figurës jo fort komplekse pro jugosllave të Veton Surroit, Hashim Thaçit që nuk mund të ushtrojë zanatin si në Zvicër dhe të “musketarëve” e njerëzve si Xhavit Haliti, Bislim Zyrapi, etj. që me SHIK-un po tentojnë me çdo kusht të mos pavarësojnë Kosovën sepse liria duhet të bëhet sipas kutit të tyre marksisit leninist.

    Shqiptarët në Kosovë të udhëhequr nga Presidenti dr. Ibrahim Rugova mbështeten nga Washingtoni edhe sepse luftuan ideologjinë majtiste dhe shkatërruese që ngriti Mure Berlini, krijoi luftën e ftohtë dhe tash, në shekullin XXI përpiqen të mbijetojnë me rrjete krimi të organizuar dhe metoda sllaviste.

    Mobilizimi i përgjithshëm sikur edhe në vitet e mbijetesës nën okupimin serb duhet të ripërtrihet me gjithë organizimin partiak të LDK-së. Peterseni dhe UNMIK-u e bashkësia ndërkombëtare duhet të ketë të qartë qka nënkupton vota e lirë dhe vullneti politik i shumicës në Kosovë. Në të kundërtën, një protestë e mundshme e 70% të popullatës apo ndonjë formë e padëgjueshmërisë qytetare do ta bllokonte UNMIK-un dhe misioni i OKB-së por edhe i vendeve evro-perëndimore do të pësonte një rezistencë demokratike .


    Ish ushtari i UÇK-së i Brigadës “Atlantiku” Arton Blakaj
    Virginia
    USA
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    DACI, DJE DHUNUES (SIPAS “SIA”-S SË LDK-SË), SOT DHUNUES EDHE I LIRISË SË SHPREHJES



    Shkruan: Nijazi Kryeziu



    Kryetari i Kuvendit, Nexhat Daci, njëri nga figurat kyçe të qeverisjes aktuale në Kosovë, edhe në mandatin e dytë në këtë post, nuk po tregon shenja të një qeveritari dhe politikani të përgjegjshëm në nivelin e postit që ka. Autoriteti i tij mbetet i zbehtë përpara publikut. Mbetet i zbehtë sidomos përpara opinionit qytetar, sepse, z. Daci energjinë e tij politike dhe zyrtare është i prirë ta përhapë mbi bazën e “fjalorthëve” mashtrues dhe diskreditues.

    Përpara deputetëve në Kuvend, ai nuk ka aspak respekt. Ka disa raste në seancat parlamentare kur pa fije ngurrimi, ua merr fjalën deputetëve pa u ndal të shohë e kuptojë se për çka është duke folur deputeti, cila është tema e tij, brenga e tij etj. Në rastet e tjera, ai ua shkyç mikrofonin!

    Prirje tjetër e z. Daci, është sidomos përdorimi i sensit të tij që duke i shfrytëzuar intervistat e ndryshme, kumtesat, deklaratat, të luajë me fjalë, me terma, me formulime të cilat janë synim për të manipuluar publikun, opinionin, elektoratin. “Unë jam shkencëtar, unë jam i prirë, unë jam i bindur të besoj…”, janë disa nga formulimet e z. Daci që t’i përdorë pro et contra problemeve dhe gjendjeve që ka ky vend, problemet e të cilit jo që po zgjidhen por, po shpeshtohen.

    Përdorimi i fjalëve të mëdha vend e pavend, aktrimi i z. Daci kur pret e përcjell mysafir në zyrën e tij, kur pret qeveritarë e diplomatë të jashtëm, aktrimet e tij sidomos përpara kamerave të mediave na lënë përshtypjen se ky politikan, ky zyrtar është i vetmi dhe i gjithëdijshmi në sferën e politikës në Kosovë.

    Nganjëherë, z. Daci duke u përpjekur të imitojë shefin e tij të partisë (Ibrahim Rugovën), ia do zemra të dalë përtej figurës së tij. Kuptohet, në rastet kur duhet të mashtrohet opinioni dhe qytetarët, kur duhet të penetrohet psikologjia dhe politika e “pavarësisë formale” e cila assesi të vijë.

    Kryeparlamentari ynë mendon dhe beson që fjalët i merr era, kurse njerëzit mund të mashtrohen në pakufi. “Autoriteti” i tij i ngritur mbi etosin e rrejshëm shkencor, është larg të qenit autoritet në partinë e tij (LDK), por edhe më larg të qenit autoritet në Parlamentin e Kosovës, ku vazhdimisht shprehet arroganca dhe tipologjia e udhëheqësit autoritar. Në nivelin vazhdimisht anemik, pa shije dhe larg figurës karizmatike që i duhet një drejtuesi të parlamentit, z. Daci është duke mashtruar opinionin dhe qytetarët edhe zyrtarisht: lejon miratime të vazhdueshme të ligjeve, implementimi i të cilave jo që nuk po bëhet, por ka tashmë shumë ligje të cilat janë kopje ose përkthime të ligjeve të marra nga vendet e ndryshme. Rasti i ligjit të ministrit Dugolli që duket të ketë qenë një kopje e ligjit të marrë nga Kroacia, është vetëm një rast! Këto janë precedencë e punës së një parlamenti, kurse ç’farë bën shefi i parlamentit…?

    Nën dy mandatet e tij, problemet po thellohen në maksimum në këtë institucion tepër të rëndësishëm. Propozimet dhe miratimet e ligjeve janë shoqëruar me pak debate, me pak shqyrtime, pothuajse sikur parlamenti të ishte një kryesi partie. Por, e ardhmja e një shoqërie dhe vendi, varet nga struktura, thellësia dhe zbatueshmëria e ligjeve që nxjerr parlamenti. Precedentët në parlamentin e Kosovës nuk mbarojnë me përpilimin dhe miratimin e ligjeve të dobëta. Ka raste kur proceset si decentralizimi, lejohen ose jepen sinjale të lejohen pa ekzistuar fare ligji. Kurse, shefi i parlamentit të Kosovës, i ndikuar nga kushedi se çfarë “muzash politike”, kërkon ndërtimin e një hekurudhe Prishtinë – Selanik. Sepse rrugën për Durrës e kanë përfunduar tashmë, u ka mbetur vetëm ta mbulojnë me xhama.

    Ka shumëçka për t’u thënë kur bëhet fjalë për z. Daci, sepse figura e tij në një post kaq të lartë po zbehet gjithnjë e më shumë jo vetëm nën ritmet e demagogjive të ndryshme politike mbi të cilat ai është ngritur, por edhe nën ritmet e gabimeve dhe të qeverisjes së pagjak që z. Daci i imponon një institucioni vital siç është parlamenti i Kosovës. Daci, demagogjinë dhe jodinamikën qeverisëse është duke na e imponuar të gjithëve në Kosovë. E si? Duke e keqpërdorur postin dhe institucionin që ai kryeson, në mënyrën më të keqe nëpërmjet dhunimit të hapur të lirisë së shprehjes dhe mendimit. Kjo prirje e Dacit duket të mos jetë vetëm rastësi, por një tipar psikologjik i tij. Këtë e nxori këtë ditë në shesh edhe vetë dosja për të e hartuar nga shërbimi sekret e paramilitar i partisë së tij, “Sigurimi i Atdheut”. Sipas “SIA”-s, Daci në karrierën e tij akademike në UP i ka disa njolla të pashlyeshme, që kanë të bëjnë me dhunimin e studenteve. Kështu, dje Nexhat Daci dhunues i studenteve sipas “SIA”-s së LDK-së, sot është kthyer në dhunues të lirisë së shprehjes dhe atë në institucionin më të lartë politik të vendit, në Kuvendin e Kosovës.



    e.r
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow Lufta Civile

    Ndihuni mire!

    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 19-05-2005 më 11:28
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  3. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  4. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  5. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •