Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2006
    Postime
    992

    Kisha, katedralja dhe xhamia - Vatikani, Kosova dhe Serbia!

    Kisha, katedralja dhe xhamia - Vatikani, Kosova dhe Serbia!
    Katedralja nė Prishtinė ėshtė pa dyshim politike dhe nuk e ka vendin aty!
    E hėnė, 17 Gusht 2009 12:27
    Reklam



    Autor: Behxhet Sh. Shala


    Shėn Sava nė Universitet:

    Pas suprimimit tė autonomisė, njėri prej mė tė merituarve pėr pavarėsinė e Kosovės e pastaj " pelegrin" nė Hagė ku edhe e pėrmbylli karrierėn prej krimineli ndėrsa pėr disa "miq ndėrkombėtar" cilėsohej si paqebėrės, Sllobodan Millosheviqi e filloi ridisajnimin e Kosovės, si nė aspektin etnik ashtu edhe politik. E vendosi njė sistem diktatorial, racial dhe aparteidin e legalizoi me Kushtetutat nė fuqi. Afrika e Jugut u bė shembull i demokracisė nėse krahasohej me gjendjen nė Kosovė. Rėndėsi shumė tė veēantė i kushtoi faktorizimit dhe fuqizimit tė fesė ortodokse ndonėse hiqej si marksist ortodoks.

    Komisarė dhe kėshilltarė politikė u bėnė murgjit, episkopėt dhe patriarkėt e Kishės Ortodokse Serbe. Kryetar, jo vetėm shpirtėror i Serbisė u bė ati Pavle, i pari i Kishės serbe. Ai ishte hartues i tė gjitha kushtetutave, bekues i tė gjitha betejave qė pėrfunduan me humbje tė grixhės sė " popullit qiellor", pra serbėve. Ishte faturė pėr mbulimin e tė gjitha krimeve qė i bėri regjimi serb, nga Sllovenia, deri nė Luginėn e Preshevės! Krimet nė Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinė dhe Kosovė e kanė vulėn e kishės ortodokse serbe! Triada e krimit ortodoks e pėrbėrė nga Artemije, Amfillohije dhe ati Pavle hapi me qindra-mijėra varre dhe zhduku me mijėra e mijėra individė!

    Nė atė kohė, Kisha ortodokse serbe e filloi njė fushatė tė ndėrtimit tė objekteve fetare nė lokacionet ku mė parė asnjėherė nuk ka pasur kisha dhe ku mė sė paku ka pasur nevojė tė ndėrtohen kishat! Maja e kėsaj histerie dhe paranoje ishte ndėrtimi i kishės sė Shėn Savės nė hapėsirėn e Universitetit tė Prishtinės, nė afėrsi tė Fakultetit Juridik dhe bri Bulevardit "Agim Ramadani".

    Kjo kishė ishte kishė tipike politike dhe askush prej udhėheqėsve politikė kosovarė nuk kishin guxim ta kundėrshtonin kėtė "monstrum tė territ dhe urrejtjes" qė lėshonte shtat nė hapėsirat ku studentėt zėnin dije! Madje, disa prej tyre ndanin kontribut prej rrogave tė tyre pėr ndėrtimin e kishės. Ne qė kundėrshtonim, kontributin pėr ndėrtimin e kishės ortodokse e paguanim me faturat pėr shpenzimin e ujit.

    Pas pėrfundimit tė luftės, askush nuk e bėri ēėshtje kishėn politike sepse ishin tė zėnė me uzurpimin e banesave, shtėpive dhe lokaleve tė serbėve! Udhėheqėsit institucionalė as qė kishin guxim ta bisedonin botėrisht pėr mundėsinė e rrėnimit tė kėsaj kishe e lere mė ta rrėnonin qė do tė ishte njė veprim shumė i ligjshėm. Njė kohė shėrbeu si vendstrehim pėr lypėsit nga Shqipėria deri sa ata u pėrzėnė nga aty dhe kisha u rrethua nga KFOR-i me njė rrethojė me tela xhemborė!

    Aktualisht, Kisha Politike Ortodokse Serbe, sipas pakos sė Ahtisarit mund tė llogaritet si zonė nėn mbrojtje tė veēantė dhe ėshtė mė i sigurt se vet Universiteti i Prishtinės! Kur tė bashkohet me konaqet e kishės serbe qė gjithashtu gjinden nė kompleksin universitar atėherė vėrtet nuk do tė dihet a ėshtė nė atė vend Tempulli i Dijes apo Tempulli i Terri – Ferrit, krejt njėsoj!

    Sulltan Murati dhe Him Gova:

    Besimtarėt islamė nė Republikėn e Kosovės pėrbėjnė, sė paku 93% tė popullatės. Krerėt e Bashkėsisė Islame tė Kosovės patėn bėrė vazhdimisht kėrkesa te autoritetet vendore qė t'u ndahej njė lokacion, dikund nė qendėr tė Prishtinės pėr ndėrtimin e njė objekti fetar, si psh. Qendra pėr Studime Islamike dhe njė xhamie meqė numri i besimtarėve ishte rritur shumė. Pėr kėtė kėrkesė hasėn nė injorim tė plotė tė atyre qė vendosnin. Madje Him Gova asnjėherė nuk e kaloi pragun e Bashkėsisė Islame pėr t' i falėnderuar kėta pėr kontributin e dhėnė nė kohėn e okupimit, gjatė luftės dhe pas pėrfundimit tė saj.

    Qė tė jetė paradoks i llojit tė vet, asnjėherė nuk i vizitoi as pėr festat e Bajramit gjė qė e praktikonin, nė tė shumtėn e rasteve nė formė tė ritualit pėr pėrfitime politike tė gjithė udhėheqėsit parapolitikė dhe institucionalė, tė vendit dhe " miqtė ndėrkombėtarė". Him Gova e trajtonte Bashkėsinė Islame si UĒK-nė, nuk donte tė dėgjonte pėr ta dhe skajshmėrisht i shpėrfillte ata. Ndėrkaq qė votat i fitonte nga elektorati i besimit islam.

    U bllokuan disa projekte tė rėndėsishme dhe nė dobi tė gjithė qytetarėve, pavarėsisht pėrkatėsisė kombėtare dhe besimit. Pėr shkak tė fantazmės sė " fundamentalizmit islamikė" dhe dėshirės pėr rikthim te "rrėnjėt e besimit krishterė". Injorohej njė besim real ekzistues dhe imponohej njė besim tjetėr ndonėse e drejta pėr ushtrimin e fesė ėshtė pjesė e korpusit tė drejtave elementare tė njeriut dhe nuk ėshtė diēka e dhuruar apo e imponuar.

    Nėse sot e bėjmė njė shėtitje tė shkurtėr nėpėr Prishtinė atėherė mund tė shohim se xhamitė e vjetra janė nga koha e Sulltan Muratit ndėrkaq qė tė rejat janė ndėrtuar kryesisht nė periferi tė qytetit dhe nė lagje tė paurbanizuara. Dhe mund ta merrni me mend se ēfarė imazhi krijohet nė kohėn kur feja islame ėshtė nė defanzivė tė plotė e cila identifikohet me dhunėn dhe penalizohet nė shumė shtete nė emėr tė luftės kundėr fundamentalizmit dhe terrorizmit islamik.

    Gjatė pushimeve mė ka rėnė t'i lexoj dy romane qė pėr temė trajtojnė sfondin fetar tė besimit islam, " Xhevahiri i Medinės" nga Sheril Xhons dhe " Otello, Arapi i Vlorės" i shkruar nga Ben Blushi. I pari nė mėnyrė shumė pėrqeshėse tallet me fenė islame dhe shenjtorėt e saj. Ėshtė karikaturė e vėrtetė! Ndėrsa Ben Blushi e vazhdon nė frymėn e njė antiislamisti tė skajshėm duke i forcuar pozitat e atyre qė janė pjesė e kėtij fronti!

    Mosdurimi i Ben Blushit ndaj besimit islam ėshtė diēka patologjike, jonjerėzore! Me moskrijimin e kushteve pėr pėrmbushjen e obligimeve fetare pėr besimtarėt islamė hasim nė situata kur kėta besimtarė ritet e tyre i kryejnė edhe nė rrugė sikur gjatė festave tė Bajramit andaj mund ta paramendoni se ēfarė pamje transmtohet nė mediet botėrore duke e pėrēuar kėshtu mozaikun fetar, nė radhė tė parė por edhe atė politik, socio-ekonomik, etnik dhe socio-psikologjik nė Republikėn e Kosovės!

    Xhevdet Doda dhe Shėn Pjetri:

    Nė Prishtinė, pėrballė kompleksit universitar, deri vonė ka qenė njė shkollė e mesme me emrin " Xhevdet Doda". Njė numėr i madh i nxėnėsve i ka vijuar mėsimet nė kėtė gjimnaz dhe ky institucion arsimor ka dhėnė shumė kuadro tė afta, tė tė gjitha fushave. Dikush e lėshoi njė rrenė tė madhe se nuk ka pavarėsi apo shtet pa katedrale andaj u mor vendimi pėr ndėrtimin e njė katedraleje politike, pikėrisht nė vendin ku mė parė ndodhej objekti i gjimnazit.

    Him Gova e ka dashur mė shumė Sheshin e Shėn Pjetrit nė Vatikan se Llapin me gjithė Gollak nė Kosovė. Him Gova ka rėnė nė gjunjė dhe i ka puthur dorėn Papa Xhon Palit tė Dytė por asnjėherė Baba Adem Jasharit tė Parė, Shenjtorit mė tė Madh dhe tė Vėrtetė tė Shqiptarėve! Him Gova i ka hudhur disa lopata me betone nė themelet e katedrales politike por asnjė guralec tė vetėm nė Prekaz, kryeqytetin dhe Pijemontin e Shqipėrisė Etnike!

    Ishte njė marrėveshje midis Kishės katolike dhe institucioneve arsimore se nuk do tė fillonte ndėrtimi i katedrales pa pėrfunduar ndėrtimi i gjimnazit. E vėrteta ėshtė se gjimnazi " Xhevdet Doda" nuk ka filluar tė ndėrtohet fare ndėrkaq qė katedralja, pėrkundėr tė gjitha rregullave arkitektonike ka lėshuar shtat dhe po i prekė majat e qiellit. Deri sa besimtarėt e besimit katolikė, kanė ku t'i kryejnė ritet e tyre fetare, nxėnėsit e gjimnazit, nė mungesė tė objektit i frekuentojnė kafiteritė e qytetit dhe bredhin rrugėve tė qytetit.

    Afėrsisht 50% tė nxėnėsve nė Prishtinė kanė mbetur pa u regjistruar nė shkollė tė mesme. Ata qė kanė punuar dhe i vijojnė mėsimet nė kėtė gjimnaz, i kanė kushtet mė tė rėnda se nxėnėsit nė sistemin paralel nė Ēagllavicė. Mosndėrtimi i gjimnazit " Xhevdet Doda" ėshtė mospėrmbushje e premtimit dhe marrėveshjes sė " njerėzve tė Zotit" dhe manipulim pėr pėrfitime politike.

    Argumenti se Kosova nuk mund tė bėhet shtet pa ndėrtimin e katedrales dėshmohet se Kosova u bė shtet, pa katedrale. Pohimi se Kosova mė lehtė pranohet nga bota e krishterė me katedrale ėshtė sė paku qesharak ngase kryeqyteti shpirtėror i katolicizmit, Vatikani pra nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės dhe as qė e ka paralajmėruar njohjen! Madje, kryepari i Kishės Katolike, Papa Benedikti i XVI-ė nė njėrėn nga enciklikat e tij shprehimisht ka deklaruar se Kosova ėshtė djep i Serbisė!

    Pėrpos dallimeve fetare, a shihni kėtu ndonjė ndryshim midis pohimit tė Papės dhe zyrtarėve tė Serbisė?! Unė nuk shoh! Papa , nė enciklikat ( fjalimet) e tij drejtuar besimtarėve urbi et orbi solidarizohet me viktimat qė ėshtė krejt nė rregull mirėpo nuk gjykon kriminelėt, qė nuk ėshtė aspak nė rregull! Ndėrtimi i njė xhamie, kishe, katedrale, tyrbeje, sinagoge, pagode ( te budistėt) mbi themelet e njė shkolle ėshtė sakrilegj, ėshtė e barazvlefshme me ndėrtimin e ndonjė objekte mbi varre, apo e zėvendėsimit tė Diellit me Hėnėn!

    Katedralja nė Prishtinė ėshtė pa dyshim politike dhe nuk e ka vendin aty! Edhe nė aspektin arkitektonik ėshtė i papranueshėm! Pėr ta krijuar njė mjedis mė tė rehatshėm dhe vizuelisht tė pranueshėm, zyrtarėt e Kuvendit Komunal kanė vendosur t' rrėnojė sė paku 80 objekte afariste duke i futur nė asistencė sociale edhe sė paku 500 familje! Nė kohėn e kėtij recesioni ekonomik dhe mjerimi ekonomiko-social po pėrballemi edhe me mjerimin shpirtėror dhe ligjor! Ka qenė mė normale dhe e pranueshme qė pronarėt e kėtyre lokaleve afariste tė pajisen me leje ndėrtimi pėr rindėrtimin e objekteve dhe tė bėhet njė qendėr afariste sipas standardeve tė vendeve tė zhvilluara!

    Nėse pas rrėnimit tė kėtyre lokaleve afariste , 80 sosh, do tė ketė objekte tjera qė e pengojnė pamjen dhe punėn e katedrales, pavarėsisht sa larg janė ato, pse mos tė rrėnohen edhe ato! Edhe ashtu nė Prishtinė kemi njė arkitekturė kriminale, njė krim tjetėr nuk do tė thotė asgjė!

    Meqė e kemi njė kishė ortodokse politike, po e ndėrtojmė njė katedrale katolike politike, pse atėherė mos ta kemi edhe njė xhami politike?! Unė fuqishėm e pėrkrah ndėrtimin e njė xhamie politike nė Prishtinė! Kisha ortodokse ėshtė ndėrtuar nė tokėn e Universitetit tė Prishtinės, Katedralja po ndėrtohet nė themelet e gjimnazit " Xhevdet Doda" ndėrkaq qė xhamia politike duhet tė ndėrtohet nė hapėsirėn para fakultetit filozofik! Mendoj se ka hapėsirė tė mjaftueshme dhe se Bashkėsia Islame do tė tregohej qyqare nėse e pranon ndonjė lokacion tjetėr pėr ndėrtimin e xhamisė politike! Kėshtu, sė paku nė turp do tė barazoheshim!

    Pėr veten time nuk kam asnjė paragjykim nė baza fetare. I pėrkas besimit mysliman dhe mundohem, nė kuadėr tė mundėsive t'i pėrmbahem obligimeve fetare. Nuk pajtohem me shumė gjėra qė bėhen nė emėr tė fesė islame dhe besoj se ajo qė bėhet nė emėr tė fesė islame nė disa shtete i bėn dėm mė sė shumti pikėrisht fesė islame! Jo vetėm nė ato shtete por edhe nė Kosovė! Mirėpo nė Republikėn e Kosovės besimtarėt myslimanė janė definitivisht tė diskriminuar!

    A ėshtė normale qė besimtarėt islamė ritet e tyre fetare t'i kryejnė nė rrugė tė pėrbaltura, nė kohė me shi dhe borė, nėn qiellin e hapur, gjykojeni vet, pavarėsisht cilit besim i takoni! Nė radhė tė parė gjykoni si njerėz pastaj si besimtarė!

    (Autori i shkrimit ėshtė drejtor ekzekutiv i KMDLNJ-sė.)
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcėn e njė populli

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e sleep
    Anėtarėsuar
    10-10-2006
    Postime
    114
    Ore sec kam vene re qe ne RTK e Kosoves po dalin shume Hoxhallar neper Emisione,Cfare po behet mer andej ?
    red_dragon

  3. #3
    Citim Postuar mė parė nga sleep Lexo Postimin
    Ore sec kam vene re qe ne RTK e Kosoves po dalin shume Hoxhallar neper Emisione,Cfare po behet mer andej ?
    Qysh cfare behet?! Nuk e ditke ti qe shumica jane muslim ne KS a, pse befasohesh kur sheh hoxhollar ne emisione???
    Paqė

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •