Shqiptare... deri ne ekzagjerim
E Merkure, 20 Prill 2005
Cili nerv mbizoteron tek Alicka: a eshte me shpesh realist sesa satirik apo eshte me shpesh satirik sesa realist, a eshte kronikan i diktatures tragjike, apo shkrimtar i komizmit carmatoses te se tashmes.

Michal Tabaczynski*



1.

Irealizmi i Shqiperise ka ne ligen e irealizmit nje rival te frikshem - irealizmin e letersise shqiptare. Kotesia shqiptare, boshlleku shqiptar, Shqiperia e vdekur, nje shkretetire e vogel e rrethuar nga nje kordon i hekurt bunkeresh - keto jane gjera te cilat jemi ne gjendje te besojme. E vetmja gje qe do te mund ta perligjte sadopak ekzistencen e Shqiperise eshte letersia e saj; porse letersia shqiptare, ajo qe ne njohim deperton ose prej Frances, (kuptohet Kadareja), apo nga Kosova, qe e perkeqeson edhe me ceshtjen. Dalja ne gjuhen polake (qe do te thote ne ndergjegjen polake) e nje shkrimtari shqiptar nga Shqiperia perben nje rrethane shokuese. Ajo qe e ben nje gje te tille edhe me shokuese eshte fakti se ky shkrimtar eshte me te vertete i shkelqyer.

2.Mjeshteria e kesaj sipermarrjeje prej shkrimtari, sikunder jane tregimet e Ylljet Alickes, qendron ne faktin se keto jane pikerisht tregime shqiptare, tmerresisht shqiptare, shqiptare deri ne ekzagjerim. Ne prizmin e asaj qe u tha me siper, kjo lloj krijimtarie fiton nje karakter gati heroik. Fakti, se pavaresisht perpjekjeve te autorit, Shqiperia nuk na duket aspak me reale, - mos ndoshta ky ishte dhe qellimi - vetem sa e shton heroizmin. Ekzistences se nje vendi, sipas pershkrimit te Alickes, perfytyrimi yne i ben nje rezistence te madhe. Ekzistenca e nje vendi te tille eshte nje e pangjare kaq e sigurte, saqe nuk provokon as kundershtimin me te vogel.

Ylljet Alicka eshte moshatar i planeve madheshtore (sepse edhe shumevjecare) te ekonomise shqiptare. Ai ka lindur ne vitin 1951 - gje qe duke njohur fundin e palavdishem te ketyre planeve - mund te jete nje rrethane qe e shpeton kete vit prej harreses (apo edhe mallkimit). Koheve te erreta te Shqiperise, qe mundohet te realizoje keto plane, Alicka i kushton nje pjese te madhe te krijimtarise se vet. Dhe ato mund te kishin qene memuare te kendshme - aventura dashurie, telashe femijesh, grindje ne bar, - pikerisht mund te kishin qene, nese tregimet e tij nuk do te kishin ate sfond te tmerrshem. Sepse, aventurat e dashurise, jane ne te vertete tentativa te deshperuara te nje jete normale ne skenografine e nje province, ku mesuesit duhet te thurin me gure te bardhe parrullat qe jane reklame absurde e shtetit totalitar. Sepse telashet shkollore te femijeve burojne prej faktit se padashur kane shqiptuar se Kina eshte shtet revizionist, ne vend qe te njohin si te tille - kuptohet Bashkimin Sovjetik. Sepse grindja ne bar perfundon per njerin prej anetareve me kater vjet burg, per shkak se gjate saj fyen me nje fjale te trashe deputetin e Kuvendit Popullor.

3.

Alicka eshte ne gjendje te jete prekes. Pa u hequr tregimeve te veta ngrohtesine, eshte ne gjendje qe ne sfondin e tyre, te tregoje te verteten brutale per jeten ne Shqiperi; megjithate mallengjimi qe na ofron nuk eshte aspak i mbushur me ndjeshmeri sentimentale. Sa prekes mund te duket historia e njeriut qe pershkruhet ne "Histori fshati", sa veshtire eshte te pajtohesh me nje paradoks te tille. Ja pra, tek nje mesues fshati vjen nje i pastrehe me emrin Mark me lutjen qe ky t'i shkruaje nje leter (vete Marku eshte analfabet), nje peticion per dhenie te nje apartementi vullnetar. Mesuesi ia shkruan letren, ne te cilen fshatari gjen veten e tij, varferine e vet, por edhe njefare - sidoqe ta quash - konstatim te ekzistences mizerabel, njefare krenarie. Nje peticion banal drejtuar qeverise, te cilen dicka e brendshme i thote ta rilexoje vazhdimisht, dhe te cilen nuk do e dergoje kurre eshte nje konfirmim i rendesise se fjales se shkruar, konfirmim i rendesise se ekzistences se nje njeriu tjeter, i cili vuri re ekzistencen e dikujt tjeter. Qofte edhe rastesisht. Dhe akoma me tej eshte perfundimi i kesaj historie ku Marku vdes dhe kur njerezit e gjejne te vdekur ne kasollen e tij, ne dore mbante (nuk e vlen me te vertete te nuhatet ketu asnje lloj mediokriteti)... abetaren. Alicka eshte ne gjendje te jete serioz dhe prekes. Kuptohet qe si shkrimtar eshte gjithnje i guximshem. Edhe nese veshtron friken e tij e veshtron seriozisht (tregimi i nenes)

4.

Nje pjese te tregimeve te tij Alicka ja kushton Shqiperise se re (e kam perdorur ketu shprehjen Shqiperia e re, nga ndjenja e pafuqise - por a eshte me te vertete e re?). Pra, kjo Shqiperia e re, kjo qenka nje rezervuar i vertete i qesharakes. Poetet, per te fituar disa para, thurrin bejte, shqiptaret e kamur, u shesin te huajve, tituj fisnikerie (kjo do te mund ta kundershtonte tezen e irealizmit te Shqiperise, por ne fakt provon vetem budallallekun e pashembullt te bleresve), apo sektet fetare u bejne gare kush ti jape shqiptareve me shume dhurata qe me pas ata te behen dishepuj te rinj fetare. Natyrisht, qe edhe historite e treguara per Shqiperine e vjeter, po ashtu vlojne me humor absurd, i cili mund te shtyje ne mendime: Cili nerv mbizoteron tek Alicka, a eshte me shpesh realist sesa satirik apo eshte me shpesh satirik sesa realist, a eshte kronikan i diktatures tragjike, apo shkrimtar i komizmit carmatoses te se tashmes. Keto supozime, pa dyshim shterpe, jane supozime te mundshme vetem per dike, qe jo vetem beson ne realizmin e Shqiperise, por qe per kete realizem eshte i bindur. (le te themi per dike qe kete realizem e ka provuar). Por ama - ajo qe flet me ne favor per leximin e ketyre tregimeve eshte fakti, se Alicka nuk eshte as realist dhe as satirik. Eshte perkundrazi, shkrimtar qe eshte ngarkuar me barren e pervojes se totalitarizmit (qe per te gjithe eshte joreal) dhe si I tille e trajton me seriozitet kategorine e fatit. Dhe se fundi, fati eshte realist tmerresisht konsekuent. Por, ai eshte natyrshem nje satirik i skalitur dhe i perkryer.

P.S.

"Nje incident..fatkeq (?) - eshte edhe publikimi me i ri i Alickes ne gjuhen polake (numri gjashtembedhjete "Krasnogruda"). Ai eshte pothuaj aq i mire sa c'kishin premtuar edhe tregimet e "Kompromisit". Nje skene fantastike e varrimit te njerit prej anetareve te ushtrise se spiuneve, varrim, te cilin e nderpret pikerisht nje incident fatkeq.

Kjo nuk e ndryshon aspak (pothuajse aspak) gjendjen e ndergjegjes sone. Dhe ndergjegja jone jane bunkeret e Enver Hoxhes se madh - nuk te shtyn perpara dhe as te kthen mbrapa, gje qe pak te gezon.

Ndonje shkrimtar tjeter shqiptar? Shqiptar? Ismail Kadare.



Shkrimtar botuar ne UNDERGROUND" Nr 3, 2004- Reviste letrare polake

Perktheu nga polonishtja Edlira Llohja. Titulli origjinal eshte Tregime shqiptare, tmerresisht shqiptare, shqiptare deri ne ekzagjerim


Marre nga Korrieri.