Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324

    Historia e shkurter e xhamise Al-Aksa

    Histori e shkurtėr e Xhamisė el-Aksa



    Gjuhėsisht, El-Aksa do tė thotė “e largėt” ndėrsa ka opinione tė ndryshme pėrsa i pėrket asaj se pse i ėshtė dhėnė ky emėr. Ebu Hijani ka thėnė: “I ėshtė dhėnė pėr shkak tė faktit qė ėshtė xhamia mė e largėt nga Kaba”. Nė anėn tjetėr, Ibėn Atijje ka thėnė: “Nuk i ėshtė dhėnė ky emėr pėr ēdo arsye tė lidhur me virtytshmėrinė e saj. Ndryshe, i ėshtė dhėnė ky emėr pėr tė treguar sesa madhėshtore ishte ngjarja e Israsė nė njė Natė”.


    Historia e Xhamisė el-Aksa


    El-Aksa ėshtė xhamia e dytė e ndėrtuar nė tokė pėr adhrumin e Allahut pas Qabes. Allahu thotė: “Shtėpia (xhamia) e parė e ndėrtuar pėr njerėz, ėshtė ajo nė Bekė (Mekė), e dobishme udhėrrėfyese pėr mbarė njerėzimin”. [Ali-Imran: 96]

    Ishte Ibrahimi dhe djali i tij Ismaili, paqja qoftė mbi tė dy ata, tė cilėt ndėrtuan Qaben, Allahu thotė: “Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtėpisė (Qabes - luteshin): “Zoti ynė, pranoje prej nesh, se me tė vėrtetė Ti je qė dėgjon dhe di!” [el-Bekare:127]

    Xhamia e el-Aksasė ėshtė ndėrtuar katėrdhjetė vjet pas Qabes ashtu siē ėshtė e konfirmuar nga hadithi i Ebu Dherrit, radijallahu anhu, kur ai e pyeti pejgamebrin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: ”Cila ėshtė xhamia e parė e ndėrtuar mbi tokė? Ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem u pėrgjigj: “Xhamia e Haremit (Qabeja)”. Ebu Dheri pastaj e pyeti: ”Pastaj cila xhami?”. Ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, u pėrgjigj: ”Xhamia e el-Aksasė”. Ebu Dheri pėrsėri e pyeti: “Sa vjet ka midis tė dyjave”. Ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem u pėrgjigj: ”katėrdhjetė vite”. Pėrshkak tė periudhės sė shkurtėr midis ndėrtimit tė tė dyjave xhamijave, disa dijetarė mbėjnė mendimin qė Pejgamberi Ibrahim i ka ndėrtuar tė dyja ato. Shejhul Islam Ibėn Tejmijje ka thėnė: “El-Aksa ėshtė ndėrtuar nė kohėn e Ibrahimit dhe Sulejmani e zgjeroi atė. Si rezultat secila nga tre xhamijat e shenjta ishte e ndėrtuar nga pejgamberėt nė mėnyrė qė tė faleshin me njėrėzit e tyre”. Gjithashtu, historianėt kanė pėrmendur qė pejgamberi Jakub, alejhis selam, e ndėrtoi xhaminė afėr gurit prej tė cilit Pejgamberi, Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, u ngrit nė qiejt.

    Pejgamberi Sulejman, alejhis selam, rindėrtoi strukturėn e xhamisė el-Aksa, tė cilėn ēifutėt e pėrdorėn pas vdekjes sė tij si njė tempull pėr tė adhuruar idhuj, tė cilat ata i pranojnė nė tevratin e tyre tė fabrikuar.


    Nė 587 PES Buhtanasari, mbreti i Babilonit pushtoi Jeruzalemin (El-Kudsin) plaēkitėn ēdo gjė dhe rrėnuan strukturėn e xhamisė el-Aksa. Ai i mori skllevėr tė gjithė ata qė nuk u vranė dhe i mori nė Babiloni. Kjo ishte njė dėnim pėr ēifutėt pėr korrupsionin qė ata sollėn dhe pėr fabrikimin e fesė sė tyre. Allahu thotė qė :”... “Ju do tė bėni shkatėrrime dy herė nė tokė dhe do tė tejkaloni duke bėrė zullum tė madh”. [el-Isra:4]

    Nė 538 PES ēifutėt u kthyen nė Palestinė dhe e rindėrtuan strukturėn dhe e quajtėn ate, tempulli i dytė.

    Nė 20 PES Pushtetari romak Hirodes e rikonstrukturoi dhe kjo qėndroi pėrmes kohės sė Profetit Jahja dhe Isa alejhumus selam, tė cilėt ishin bashkėkohės, kjo ėshtė e konfirmuar nė hadithin ku Allahu i urdhėroi Jahjas alejhis selam pėr tė pėrcjellur pesė gjėra beni Israilėve ashtu siē Profeti Muhammed ka thėnė: “Ai (Jahja) i grumbulloi njerėzit nė Jeruzalem deri nė atė kohė qė xhamia el-Aksa u mbush aq shumė sa njerėzit qėndronin nė ballkane e tij”.[Tirmidhiu]

    Nė vitin 70 Perandori Titus e shkatėrroi strukturėn dhe e dogji tėrė qytetin e Jeruzalemit. Ai i la rrėnojat e strukturės ashtu siē ishin.

    Nė vitin 135 Perandori Adriano i pastroi rrėnojat dhe ndėrtoi njė tempull nė vend tė saj pėr adhurimin e idhujve. Ai e quajti atė “Jupiter” i cili ishte emri i njėrit nga zotrat e Romakėve.

    Kur krishterimi u pėrhap shumė nė Palestinė, nė fillim tė shekullit tė katėrt tė erės sonė, Perandori Konstantin, i cili themeloi krishtėrimin atje, e shkatėrroi tempullin e Jupiterit dhe ndėrtoi njė strukturė tjetėr nė vend tė saj, e cila ishte ajo godinė tė cilėn Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ua pėrshkroi politeistėve Kurejshit pėr t’i provuar atyre qė ai me tė vėrtetė e bėri udhėtimin e natės nė Jeruzalem dhe pėrmes qiejsh.

    Kjo strukturė ishte Kibla e parė ose drejtimi i muslimanėve pėr falje. El-Bera Ibėn Azib ka transmetuar qė: “Kur Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka ardhur nė Medine, ai qėndroi me xhaxhallarėt e tij dhe u fal drejt xhamisė el-Aksa pėr 16 muaj”.[Buhari] Kur muslimanėt e morėn Palestinėn, ata panė qė romakėt e kishin kthyer ndėrtesėn nė njė rrėnojė pėr t’i zemėruar ēifutėt. Si rezultat, kur Omer Ibėn Hatabi, radijallahu anhu, i cili ishte lideri i muslimanėve nė atė kohė, erdhi nė Jeruzalem, ai e pyeti Ka’b el-Ahbarin, i cili ishte njė nga ushtarėt aty ku vendi i gurit ndodhej. Kėshtu Ka’b tregoi nė drejtim e rrėnojės dhe Umari i hoqi mbeturinat me ndihmėn e muslimanėve.

    Omeri, radijallahu anhu, vendosi ta rindėrtonte xhaminė dhe pyeti pėr konsultim Ka’bin ku ta ndėrtonin. Ka’bi sugjeroi ta ndėrtonin prapa Gurit kėshtu qė do tė ishte nė tė njėjtin vend qė pejgamberi Musa, alejhis selam, ėshtė falur. Por Omeri vendosi kundėr kėsaj, pasi dėshironte tė ndryshonte nga ēifutėt, dhe kėshtu ai vendosi ta ndėrtonte pėrballė Gurit.

    Gjatė mbretėrimit tė Abdul Melik Ibėn Mervan e tėrė ndėrtesa u rinovua. Midis gjėrave qė u sistemua ishte xhamia dhe Kupola e Gurit. Kėto u ndėrtuan nėn mbikqyrjen e njė dijetari tė madh me emrin Raxha Ibėn Hajua. Mbreti Abdul Melik veēoi tė ardhurat e shtatė viteve veēanėrisht pėr projektin e rinovimit e cila u pėrfundua nė vitin 73 hixhri.

    Nė 154 hixhri gjatė mbretėrimit tė Ebu Xhafer el-Mansur, njė tėrmet e goditi Jeruzalemin dhe shkatėrroi disa pjesė tė xhamisė, kėshtu qė ai urdhėroi rindėrtimin e saj.

    Nė 158 hixhri, gjatė mbretėrimit tė El-Mehdit disa renovime u bėnė tek xhamija dhe ajo u zgjerua.

    Nė 198 hixhri nė kohėn e El-Memunit disa renovime ju bėnė xhamisė.

    Nė 1967 izraelitėt pushtuan Jeruzalemin lindor, ku el-Aksa ndodhej, po e mbajti territorin e xhamisė nėn mbikėqyrjen e ministrisė sė punėve fetare, kėshtu qė tė mos zemėronin muslimanėt nė mbarė botėn, por nuk ishte gjatė pėrpara se tė fillonin tė pėrpiqeshin ta pushtonin atė dhe pėr tė ndėrtuar nė vend tė saj njė tempull ēifut.
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ja edhe nje foto e Xhamise Al-Aksa...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Davius ajo nuk eshte xhamia El-Aksa ajo eshte xhamia sakra ose ne shqip xhamia e shkembit kur profeti .a.s lidhi burakun kafshen me te cilen shkoi ne ne mirazh.Xhamia qe ti ke paraqitur eshte ndertuar nga Umeri kurse Xhamia El-aksa eshte ndertuar nga Sulejmani .a s.

    Kjo eshte Xhamia El-Aksa




    Eshte i gjithe ky sheshi ku futet brenda saj dhe xhamia e Shkembit qe ti ke paraqitur.Keto dite hebrejte i kane ndaluar muslimanet te hyjne ne kete xhami ndoshta do kemi nje tjeter masaker izraelite dhe cnderim te faltoreve islame




    Rėndėsia dhe vlera e Kudsit



    Pėrsa i pėrket rėndėsisė sė Bejt el-Makdis (Jeruzalemit), ju duhet tė dini – Allahu ju bekoftė – qė virtytet e Bejt el-Makdis janė tė shumta:


    Allahu e ka pėrshkruar atė nė Kur’an si tokė e bekuar. Ai ka thėnė:

    “Pa tė meta ėshtė Lartėmadhėria e Atij qė robin e Vet e kaloi nė njė pjesė tė natės prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer nė Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinėn e tė cilės Ne e kemi bekuar, (ia bėmė kėtė udhėtim) pėr t'ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vėrtet, Ai ėshtė dėgjuesi (i fjalėve tė Muhamedit), pamėsi (i punėve tė Muhammedit)”. [el-Isra:1]


    El-Kudsi ėshtė pjesė e rrethinave fqinje tė xhamisė dhe ėshtė pra e bekuar.


    Allahu e ka pėrshkruar atė si tė shenjtė, ashtu siē Ai thotė:

    “O popull imi, hyni nė tokėn e shenjtė, tė cilėn All-llahu ua premtoi, dhe mos u ktheni mbrapa, pse atėherė khteheni tė dėshpruar”. [el-Maide: 21]


    Nė El-Kuds gjendet xhamia e el-Aksasė dhe njė falje ėshtė e barabartė me dy qind e pesėdhjetė falje nė vende tė tjera. ثshtė transmetuar se Ebu Dheri, radijallahu anhu, ka thėnė:

    “Ne ishim duke diskutuar nė prezencėn e Pejgamberit, salallahu alejhi ve sel-lem, cila prej tyre ishte mė e virtytshme, xhamia e Pejgamberit, salallahu alejhi ve sel-lem, apo Bejt el-Makdisi (Xhamia el-Aksa). I dėrguari i Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Njė falje nė xhaminė time ėshtė mė mirė sesa katėr herė atje, por megjithatė ėshtė ende njė vend i mirė pėr tu falur. Sė shpejti do tė vijė njė kohė kur nėse njė njeri do tė ketė njė copė tokė tė madhe sa litari i njė kali, nga e cila mund tė shikojė Bejt el-Makdisin ajo do tė jetė mė mirė pėr tė, sesa e tėrė bota.

    [Transmetuar dhe i klasifikuar si sahih nga elHakimi, 4/509. Edh-Dhehebi dhe Albani kanė rėnė dakord me tė, shih el-silsilah el-Sahihah, nė fund tė diskutimit tė hadithit nr. 2902]

    Njė falje nė xhaminė e Pejgamberit ėshtė e barabartė me njė mijė falje nė vendet tė tjera, kėshtu njė falje nė xhaminė e el-Aksasė ėshtė e barabartė me dyqind e pesėdhjetė falje nė vend etė tjera. Pėrsa i pėrket hadithit meshhur i cili thotė qė falja nė xhaminė el-Aksa ėshtė i barabartė me pesėqind falje tjetėr kund, ky ėshtė i dobėt (daif). (shih, Tamam el-Minah nga Shejh Albani rahimehullah, f. 292]

    Dexhali me njė sy nuk do tė hyjė aty (nė Bejtul Makdis), nga hadithi:


    “Ai do tė sundojė tėrė tokėn, pėrveē el-Haremit (nė Meke) dhe bejt el-Makdisit”. [Transmetuar nga Ahmedi, 19665. I klasifikuar si sahih nga Ibėn Huzejme, 2/102]


    Dexhali do tė vritet afėr el-Kudsit. Ai do tė vritet nga Mesihu, Isa Ibėn Merjem, ashtu siē ėshtė dėshmuar nė hadithin:

    “Djali i Merjemes (Isai) do ta vrasė Dexhalin nė Babu Luddit”. [Transmetuar nga Muslimi, 2937, nga hadithi i el-Nevas Ibėn Saman]

    Ludd ėshtė njė vend afėr Bejt el-Makdisit. I dėrguari i Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, ėshtė ngritur nga bejt el-Makdisi nė udhėtimin e tij tė natės (el-Isra) nga xhamia e Haremit tek xhamia el-Aksa. Allahu thotė:


    “Pa tė meta ėshtė Lartėmadhėria e Atij qė robin e Vet e kaloi nė njė pjesė tė natės prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer nė Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinėn e tė cilės Ne e kemi bekuar, (ia bėmė kėtė udhėtim) pėr t'ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vėrtet, Ai ėshtė dėgjuesi (i fjalėve tė Muhamedit), pamėsi (i punėve tė Muhammedit)”.[Surah el-Isra:1]


    El-Kudsi ishte Kibla e parė e muslimanėve, ashtu siē ėshtė raportuar nga el-Bara, radijallahu anhu:

    “I dėrguari i Allahut salallahu alejhi ve sel-lem ėshtė falur nė drejtim tė el-Bejt el-Makdisit pėr gjashtėmbėdhjetė ose shtatėmbėdhjetė muaj”.

    [Transmetuar nga el-Buhari, 41, ky version ėshtė i treguar nga ai, dhe nga Muslimi 525]


    ثshtė vendi ku ka ardhė shpallje dhe ėshtė vendlindje e pejgamberėve. Kjo ėshtė e mirėnjohur. ثshtė njė nga xhamiat pėr vizitėn e tė cilave njerėzit udhėtojnė. Ebu Hurejre, radijallahu anhu, ka raportuar qė Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

    “Asnjė udhėtim (udhėtim i veēantė pėr vizitė sh.r.) nuk duhet tė ndėrmerret pėrveē pėr nė tre xhamia, xhamia e Haremit (Kaba), xhamia e Tė Dėrguarit, salallahu alejhi ve sel-lem dhe xhamia el-Aksa”.

    [Transmetuar nga el-Buhari, 1132. Gjithashtu ėshtė i transmetuar nga Muslimi, 827, nga hadithi i Ebu Said el-Kudri, me fjalėt, “Mos udhėtoni pėrveē....”]

    Nuk ėshtė e lejueshme pėr tė udhėtuar nė asnjė vend tė tokės pėr arsye adhurimi pėrveēse nė tre xhamiat.

    I Dėrguar i Allahut i udhėhoqi Pejgamberėt nė njė falje nė el-Aksa, ashtu siē ėshtė e raportuar nė njė hadith tė gjatė: “...Koha pėr falje erdhi dhe unė i udhėhoqa ata nė falje”.

    [I transmetuar nga Muslimi, 172, nga hadithi i Ebu Hurejres]

    Fakti qė Jakubi e ndėrtoi xhaminė el-Aksa nuk do tė thotė se ēifutėt kanė mė tė drejtė ta marrin xhaminė mė shumė sesa muslimanėt sepse Jakubi ishte njė monoteist dhe ēifutėt mushrikė. Fakti qė babai i tyre Jakubi e ndėrtoi xhaminė nuk do tė thotė se ajo i pėrket atyre. Ai e ndėrtoi atė pėr monotesitėt pėr tė adhuruar aty, edhe nėse ata nuk janė fėmijė tė tij dhe ai nuk lejoi asnjė mushrik tė hynte nė tė, madje edhe nėse ata ishin fėmijėt e tij, sepse thirrja e Pejgamberėve nuk ka tė bėjė me racėn, por ėshtė e bazuar mbi takva (frikėn dhe devotshmėrinė ndaj Zotit).

    Fakti qė Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, i udhėhoqi Pejgamberėt e mėparshėm nė falje pėr tė treguar bashkimin e mesazhit dhe tė gjitha shpalljeve hyjnore ėshtė nga pikėpamja e origjinės sė fesė dhe akides (besimit) tė Pejgamberėve. Tė gjithė pejgamberėt e morėn mesazhin nga njė burim, e cila ishte shpallja dhe ata tė gjithė kishin tė njėjtėn akide, e cila ėshtė besimi nė Teuhid (Njė njėsimin e Allahut tė vetėm) dhe adhurimit tė Allahut tė vetėm, megjithėse ka patur ndryshime nė detajet e ligjeve tė tyre. Kjo ėshtė konfirmuar nga Pejgamberi jonė salallahu alejhi ve sel-lem, kur ai ka thėnė:

    “Unė jam mė afėr nga krejt njerėzit tjerė ndaj Isa Ibėn Merjemit, nė kėtė botė dhe tė tjetrėn. Pejgamberėt janė vėllezėr megjithėse kanė nėna tė ndryshme dhe feja e tyre ėshtė njė”.

    [Transmetuar nga el-Buhari, 3259, Muslimi 2365]


    Fraza “vėllezėr megjithėse kanė nėna tė ndryshme “ gjuhėsisht do tė thotė vėllezėr qė kanė tė njėjtin babė por kanė nėna tė ndryshme, pra fėmijėt. Kėtu ne ia kujtojmė lexuesve qė tė kenė kujdes ndaj tė besuarit se ēifutėt, tė krishterėt dhe muslimanėt janė duke ndjekur tė njėjtat principe tė sotme sepse ēifutėt e kanė ndryshuar fenė e Pejgamberėve tė tyre. Me tė vėrtetė, pjesė nga feja e Pejgamberit tė tyre ėshtė ajo qė ata duhet tė ndjekin Pejgamberin tonė dhe tė mos e refuzojnė atė, por ata nuk besuan nė pejgamberinė e Muhammedit, salallahu alejhi ve sel-lem, dhe Allahut i shoqėruan tė tjerė nė adhurim.


    اifutėt nuk kanė asgjė nė el-Kuds, sepse edhe pse kanė jetuar aty mė pėrpara, ajo tokė tani i pėrket muslimanėve nga dy pikėpamje:

    1. اifutėt nuk besuan dhe mė nuk ndjekin fenė e besimtarėve nga Beni Israilėt tė cilėt ndjekėn Musain, alejhis-selam dhe Isain, alejhis-selam.

    2. Ne msulimanėt kemi mė tė drejtė pėr tė sesa ata sepse vendi nuk i pėrket njerėzve qė kanė jetuar aty mė pėrpara por atyre qė vendosin ligjet e Allahut aty. Allahu e ka krijuar tokėn dhe Ai i ka krijuar njerėzit ta adhurojnė Allahun nė vend dhe pėr tė vendosur fenė aty, ligjet dhe parimet e Allahut. Allahu thotė:

    “Popullit tė vet Musai i tha: “Kėrkoni ndihmė prej All-llahut dhe keni durim. S'ka dyshim se toka ėshtė e All-llahut, ia lė nė trashėgim atij qė do nga robėt e tij, e ardhmja e lumtur ėshtė pėr tė devotshmit”. [el-Araf: 128]

    Nuk ėshtė ēėshtje e racės apo etnicitetit, ėshtė ēėshtje e Teuhidit dhe islamit.

    Pra ėshtė e qartė se ēifutėt nuk kanė tė drejtė as sipas ligjeve fetare as edhe nė termat se kush ka jetuar aty i pari dhe ka poseduar tokėn. Ata janė agresorė tė cilėt e kanė marrė tokėn me dhunė. Ne i kėrkojmė Allahut ta pastrojė Bejt el-Makdisin nga ata herėt ose mė vonė, sepse Ai ėshtė i aftė ta bėjė atė dhe Ai ėshtė mė Bujari nė pėrgjigje. Falenderimi i takon Allahut, Zotit tė tė gjitha botėve.


    Shejh Muhammed Salih el-Munexhid

    Pėrktheu: Ammar AbdulXhelil


    Muhammed Salih el-Munexhid,
    6.5.2005

  4. #4
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Xhamia EL-Aksa




    Jeruzalemi (Kudsi) amaneti i Omerit nė pritje tė Salahudinit




    Kananitėt1, nė mijėvjeēarin e katėrt p.e.s. ndėrtuan qytetin e "Jurd-salim" ose "Jur-shalim" dhe nga ky emėr rrodhi emėrtimi i tij i sotshėm nga ana e perėndimorėve "Jeruzalem", ndėrsa nė Dhjatėn e Vjetėr quhet "Ur-shalim". Kontaktet e para tė Jehudive me pushtetin nė kėtė qytet kananit janė nė kohėn kur Daudi a.s. arriti ta zotėronte atė nė shekullin e 10-tė p.e.s., pra, rreth 3.000 vjet pas themelimit tė kėtij qyteti nga kananitėt. Ata e sunduan kėtė qytet pėr afro 4 shekuj me radhė - 415 vjet - deri nė kohėn kur babilonasit e shkatėrruan qytetin dhe zhdukėn mbretėrinė jehude nė vitin 588 p.e.s., duke filluar periudha e robėrimit babilonas pėr jehuditė. Me kalimin e shekujve persianėt lejuan qė njė pjesė e jehudive tė kthehen nė kėtė vend, por vetėm si banorė pa tė drejtėn e pushtetit nė kėtė qytet. Kjo prezencė e jehudive e shqetėsonte Perandorinė Romake, tė cilėt e shkatėrruan kėtė qytet dy herė, duke zhdukur edhe ēdo shenjė qė e lidhte me tė kaluarėn. Herėn e parė nė vitin 70 tė e.s. nė kohėn e perandorit Titus dhe herėn e dytė mė 135 tė e.s. nė kohėn e perandorit Hadrian, i cili jo vetėm zhduku ēdo shenjė tė sė kaluarės por edhe ia ndėrroi emrin duke e quajtur "Ilia Kapitol - Ilia Madhėshtore". Me kėtė emėr vazhdoi tė njihej deri nė kohėn e ēlirimit islam tė tij, nė vitin 15h - 636 e.s., nga dora e udhėheqėsit tė drejtė, kalifes, Omer ibn Hatabit r.a. Gjatė 400 vjetėve qė jehuditė sunduan nė kėtė qytet monopolizuan shenjtėrinė e tij dhe vendet e shenjta, duke mos i lėnė asnjė tė drejtė popujve qė jetonin aty nė aty vend qysh 3.000 vjet pėrpara se Daudi ta shtinte nėn sundimin e tij. Jehuditė vazhduan ta ushtrojnė kėtė monopol edhe mė pas, madje edhe me krime e tortura tė ndryshme siē bėnė me Krishterimin dhe me pasuesit e Isait a.s. Pasi Perandoria Romake nė shek. IV pranon pėr fe zyrtare Krishterimin, e bėri kėtė qytet - Jeruzalemin - pronė tė kėsaj feje duke torturuar dhe masakruar jehuditė, ndėrsa vendet e tyre tė shenjta - Tempullin Hejkel - pasi e shkatėrruan e bėnė vendgrumbullimi plehrash pėr banorėt e qytetit dhe ato jashtė tij. Madje nė kohėn kur ia dorėzuan kalifit Omer r.a. qytetin, i kėrkuan kėtij tė fundit qė tė mos i lejonte jehuditė tė banonin nė tė. Kjo, pra, ėshtė historia e kėtij qyteti para islamit. Pas ēlirimit islam tė tij - Jur-salim, Ur-shelim, Ilia - hapet njė faqe e re nė historinė e kėtij qyteti. Islami dhe muslimanėt ishin ata qė i dhanė shenjtėrinė e vėrtetė kėtij qyteti. Biles e quajtėn me njė emėr tė ri - Bejtul Makdes ose Shtėpia e Shenjtė, apo edhe Kuds, Qyteti i Shenjtė -. Qė nga kjo kohė, pėr herė tė parė nė historinė e tij fetare bėhet i shenjtė pėr tė gjithė pasuesit e shpalljeve qiellore - Judaizmin, Krishterimin dhe Islamin - duke mos qenė monopol tashmė pėr pasuesit e njė feje kundrejt tė tjerave. Vendet e shenjta tė jehudive, tė cilat tė krishterėt nė periudhėn romako-bizantine i kthyen nė vend plehrash, kalifi Omer ibn Hatabi r.a. kur e mori nė dorėzim qytetin, shkoi te vendi ku kishte qenė tempulli - Hejkel2 - i jehudive dhe filloi ta pastrojė atė, gjė tė cilėn bėnė edhe muslimanėt e tjerė tė pranishėm aty. Dalngadalė muslimanėt pastruan dhe sistemuan tė gjitha vendet nė tė cilat ishin varrosur Profetėt, njėkohėsisht garantuan shenjtėrinė e kėtij qyteti ndėr shekuj. Muslimanėt i dhanė qytetit njė vend tė veēantė duke e dalluar atė nga tė gjitha qytetet e tjera tė ēliruara prej tyre.
    Marrja e ēelėsave tė qytetit nuk u bė nga komandanti i ushtrisė muslimane qė gjendej nė periferinė e tij, Ebu Ubejde ibn Xherrah r.a.3, siē kishte ndodhur edhe me qytete tė tjera, por dorėzimi i qytetit do t'i bėhej vetėm udhėheqėsit tė muslimanėve Omer ibn Hatabit r.a. ky jo vetėm qė u shkėput nga Medineja e Ndritshme pėr tė marrė nė dorėzim qytetin por edhe nėnshkroi traktatin e famshėm me patriarkun e krishterė Sofronin, duke i garantuar tė njėjtat tė drejta atyre me muslimanėt, por edhe tė drejtėn e ushtrimit tė besimit dhe ruajtjen e vendeve tė shenjta. Ky qytet, ndryshe nga tė gjitha qytetet e tjera u bė amaneti i Omerit r.a. pėr tė gjithė brezat e muslimanėve. Zbatimin e kėtij akti madhėshtor filloi ta praktikojė vetė nėnshkruesi i tij. Ndėrsa ndodhej nė "Kishėn e Ringjalljes" i shoqėruar nga patriarku Sofron, nė qytet thirret ezani dhe Omeri r.a. kėrkon leje qė tė largohet pėr tė falur namazin.

    Megjithė kėmbėnguljen e patriarkut qė hazreti Omeri r.a. dhe shokėt e tij ta falnin namazin aty ku ishin, ai nuk e pranon kėtė duke dashur nė kėtė mėnyrė tė eleminojė ēdo hamendje apo ambicie tė brezave tė mėvonshėm pėr mosprekjen e vendeve tė kultit tė feve tė shpallura dhe me sjelljen e tij nuk tregoi gjė tjetėr veēse cilėsitė e larta tė njė besimtari tė devotshėm qė bdjek rrugėn e Shpalljes sė Zotit dhe tė Profetit tė Tij Muhamedit a.s.

    "Ky ėshtė libri qė nuk ka dyshim nė tė (sepse ėshtė prej Allahut) ėshtė udhėzues pėr ata qė janė tė devotshėm. Tė cilėt e besojnė tė fshehtėn, e kryejnė faljen (namazin) dhe prej asaj qė Ne u kemi dhėnė, ata japin (zeqatė, sadaka etj.). Dhe ata, tė cilėt besojnė nė atė qė t'u shpall Ty, dhe nė atė qė ėshtė shpallur para Teje dhe qė janė tė bindur plotėsisht pėr (jetėn e ardhshme nė) botėn tjetėr (ahiretin). Tė tillėt janė tė udhėzuar nga Zoti i tyre dhe vetėm ata janė tė shpėtuarit". El Bekare: 2-5. "I dėrguari i besoi asaj qė iu shpall prej Zotit tė Tij, e ashtu edhe besimtarėt. Secili i besoi Allahut, engjėjve tė Tij, shpalljeve tė Tij, tė dėrguarėve tė Tij. Ne nuk bėjmė dallim nė asnjėrin nga tė dėrguarit e Tij dhe thanė: Iu pėrgjigjėm (thirrjes) dhe respektuam (urdhėrin). Kėrkojmė faljen tėnde o Zoti Ynė! Vetėm te Ti ėshtė ardhmėria jonė". El Bekare: 285. "(U lejuan tė luftojnė) Ata, tė cilėt vetėm pse thanė: Allahu ėshtė Zoti Ynė! U dėbuan prej shtėpive tė tyre pa kurrfarė tė drejte. E sikur Allahu tė mos i zmbrapste disa me disa tė tjerė, do tė rrėnoheshin manastirėt, kishat, havrat e edhe xhamiat qė nė to pėrmendet shumė emri i Allahut". Haxh: 40.

    Kjo sjellje e lartė e muslimanėve vėrtetoi edhe njė herė tjetėr se ata janė populli i shpalljes sė fundit, duke trashėguar kėshtu gjithēka qė vinte nga Profetėt dhe shpalljet e mėparshme. Duke ditur qė gjithēka vjen nga Allahu Fuqiplotė dhe se besimi nė tė ėshtė njė pėr tė gjithė, pavarėsisht nga ndryshimi i legjislacioneve. Kjo sjellje e veēantė e muslimanėve me Kudsin kishte tė bėnte edhe me vlerėsimin e pozitėn qė Allahu i Madhėruar i ka bėrė kėtij qyteti nė Kuranin Fisnik, duke e pėrmendur atė nė ngjarjen e Israsė dhe Miraxhit sė bashku me Xhaminė e Shenjtė nė Meke. "Pa tė meta ėshtė Lartmadhėria e Atij qė robin e Vet e kaloi nė njė pjesė tė natės prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer nė Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinėn e sė cilės Ne e kemi bekuar,…". Isra: 1. Kjo shpėrngulje e Profetit a.s. nga Xhamia e Qabes nė Aksa dhe mė pas ngritja e tij nė Prezencėn Hyjnore nuk ishte gjė tjetėr veēse shpallje qiellore pėr pėrfundimin e profecisė dhe detyrimin e kėtij populli _ muslimanėve - pėr ruajtjen e gjithēkaje tė mirė tė trashėguar nga brezat e mėparshėm.

    Nė periudhėn Islame qyteti i Jeruzalemit pėrjetoi njė lulėzim tė gjithanshėm, por mė i veēanti ėshtė ai i lirisė fetare dhe praktikimi i riteve dhe ndėrtimi i objekteve tė kultit, gjė tė cilėn herė njėri dhe herė tjetri prej besimeve pėrpara ardhjes sė Islamit ia ndalonte tjetrit. Madje tė krishterėt arritėn deri aty saqė ruajtjen e vakėfeve tė kishave ia dorėzuan familjeve muslimane tė kėtij qyteti. Allahu me Madhėshtinė e Tij i sprovon njerėzit dhe ndėrmjet kėtyre sprovave nxjerr nė shesh tė vėrtetėn. Nė njė ēast dobėsie pėr muslimanėt, Kryqėzatat dhe Kalorėsit e saj bėnė atė qė do tė quhej "Njolla eZezė e Njerėzimit" dhe pėr tė cilėn ata u shprehėn me mburrje. Njė pjesėmarrėsit nė kėto kryqėzata mė pas do tė shkruante me mburrje: Ne derdhėm aq gjak sa mund tė lageshin barqet e kuajve. Ky dobėsim i muslimanėve erdhi si pasojė e ndarjes sė pushtetit ndėrmjet tre forcave kryesore, abasidėve, fatimidėve dhe selxhukėve, qė u shfrytėzua maksimalisht nga Perėndimi nėn udhėheqjen e Papės Urbani II (1088-`99). Ky papė pati edhe ndihmėn financiare tė qyteteve bregdetare italiane nga ku organizua edhe Kryqėzata e parė kundra territoreve muslimane. Nė fjalėn e tij pėrshėndetėse nė vitin 1095, pėrpara ushtrisė kryqėtare nė qytetin e Klermontit, Papa Urbani do tė thoshte: "Ju jeni kalorės tė fortė, por ju grindeni dhe luftoni njėr-tjetrin. Hajdeni tė gjithė sė bashku tė luftojmė mosbesimtarėt (muslimanėt). O ju qė ishit tė pėrēarė, bashkohuni. Shkoni drejt Jeruzalemit dhe merreni e ruajeni atė pėr vete. Nėse ju do tė fitoni kundėr armikut tuaj, do tė trashėgoni pasuritė e Lindjes". Megjithėse qėllimi zyrtar i Kryqėzatės ishte ai fetar, nga vetė fjalėt e Papės kuptohet qėllimi fetar mbulon interesat politike dhe ekonomike. Historianėt e asaj kohe thonė qė shumė prej fisnikėve dhe aristokratėve filluan ta konsiderojnė luftėn nė Lindje (Jeruzalem dhe vendet pėrreth) si profesion fitimprurės ku grumbulloheshin para me thes dhe rrėmbehej gjithēka qė dilte pėrpara. Nė tė vėrtetė kėto veprime tė tyre treguan edhe njė herė se ato s'ishin gjė tjetėr veēse hajdutė tė kthyer nė ushtarė. E kundėrta e saj ishte ajo qė ndodhi kur nė qytet rihynė muslimanėt me nė krye komandantin e famshėm legjendar Salahudin Ejubin, jo vetėm qė s'u vra njeri por tė gjithė robėrve dhe ato qė u dorėzuan, iu fal jeta dhe u lanė tė lirė. Sot Jeruzalemi prźt njė tė ngjashėm me Salahudinin qė ta shpėtojė nga rrethimi, nė mėnyrė qė tė plotėsojė amanetin e Omer ibn Hatabit r.a.

    Marrė nga revista "Rabita", revista mujore e Lidhjes Botėrore Islame, mars 2001.

    Pėrktheu nga arabishtja Bledar Myftari

    1) Emri i vjetėr i popullsisė palestineze.

    2) Hejkel _ Tempulli i nisur nga Daudi a.s. dhe i ngritur nga Sulejmani a.s. kushtuar Zotit Njė.

    3) Sahabe i shquar i Profetit a.s., i mbiemėruar nga sahabėt Emin El-Umme, ose Besniku i Umetit.

  5. #5

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Mesxhid Al Aksa


    Kohet e fundit po behet nje propagande per te lene ne harrese kete xhami,duke publikuar fotot e xhamise Sakra.


    "I Lavderuar qofte Ai qe e mbarti robin e Tij(Muhamedin)naten nga Xhamia e Shenjte (ne Meke) ne Xhamine e Larget (te Jeruzalemit),rrethinen e te ciles e kemi bekuar,per ti treguar atij disa nga mrekullite Tona.Ai,me te vertete,degjon cdo gje dhe sheh cdo gje" (El - Isra:1)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga La_Lune : 23-07-2007 mė 04:31

Tema tė Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Teori te besimit per bektashijte
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 05-06-2006, 13:34
  4. Genocidi serb nė Kosovė
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14
  5. Gjenocidi kundėr shqiptarėve
    Nga Fjala e drejte nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-03-2004, 07:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •